Pasoja Politike e Një Shkaku Tërësisht Ekonomik, Rei Bala

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 6

PASOJA POLITIKE E NJË SHKAKU TËRËSISHT EKONOMIK

OSE NJË KURS TEPËR I SHKURTËR HYRËS NË EKONOMI

“Nga data 1 Prill paga minimale si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat do të jetë 40 mijë lekë, si një
premtim i mbajtur.”1, thotë ministrja e nancave dhe ekonomisë, duke na kujtuar se fjalën e ka mbajtur.
Sigurisht, diçka, që shumëkush e pret krahëhapur, meqë, në fjalët e vetë ministres, përballemi me
“vështirësitë e paparashikuara, që janë krijuar kudo prej in acionit të lartë të shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë2”.
Kjo rritje e menjëhershme me 17% është edhe më e larta ndonjëherë. Rritja e pagës minimale ka
ardhur gradualisht gjatë vitit 2022 dhe është shoqëruar nga politika të tjera monetare të bankës qendrore3.
Gradualiteti i rritjes ka implikime të forta teorike, meqë pasojat e një çekuilibrimi ekonomik zakonisht
shfaqen katër deri në tetë tremujorë pas llimit të krizës. Prandaj, ndërmarrja e ngadaltë e masave për
stabilizimin e një krize ekonomike është në interes të një shteti; siç do të ishte në interes të një mjeku
kurimi i shtruar i pacientit të vet — bombardimi me aspirinë mund të kurojë migrenën, por njëkohësisht
të të shkatërrojë mëlçinë. Pse? Sepse trajtimi i menjëhershëm kërkon masa jashtëzakonisht të rrepta, të
cilat mund të ndikojnë në mënyrë direkte tek pritshmëritë dhe potenciali i prodhimit, ç’ka për pasojë
ndikojnë tek prodhimi aktual4.

1 Ibrahimaj, Delina.
2 Diku tjetër, ministrja e ndryshon narrativën e luftës duke thënë: “…përgjigje e menjëherehme ndaj vështirësive të paparashikuara që
janë krijuar kudo prej agresionit të Putinit dhe in acionit të luftës”.
3 Sipas vendimit të Bankës së Shqipërisë më 23 Mars 2023 norma bazë e interesit u rrit nga niveli 2.75% në nivelin 3%.

4 Blanchard, Oliver.

fl
fi
fi

fl

Duhet thënë se masat e ndërmarra shquajnë përgjithësisht prodhimin5. Padyshim, jo çdokush është
prodhues, por, në një mënyrë apo tjetër, të gjithë aktorët ekonomikë e lidhin veprimtarinë e tyre me
kushtet e prodhimit. Por çekuilibrimi ekonomik, shkaktuar nga destabiliteti tregtar — dhe politik —, si
pasojë e agresionit rus në Ukrainë, pati efekte të menjëherëshme; në përballimi ynë ishte dinjitoz, kjo i
ngelet veçse kohës për ta rrëfyer e meqë askush nga ne s’mund të kontrollojë kohën, do të na duhet ta
shtyjmë për një herë tjetër këtë çështje.
Publiku meriton, megjithatë, të sqarohet në lidhje me një sërë faktorësh, që ndikojnë te rritja e
çmimeve, meqë kjo e fundit është në thelb të rritjes së pagave. Assesi ndonjë premtim dashamirës i
qeverisë. Në pyetet atëherë Ç’i rriti çmimet?, çdokush, me të paktën një vesh funksional, edhe pa i ndjekur
një ditë të vetme në jetë lajmet, do të kishte dëgjuar e qartazi do të përgjigjej se Rritja e çmimeve buroi nga
rritja e menjëhershme e çmimit të naftës në Mars të vitit të kaluar. Le të pyetet atëherë: Ç’rol luan nafta tek
çmimet? Përgjigjia është: Një rol jo më të ndryshëm se çdo faktor tjetër në prodhim. Mirëpo sa peshë ka?
Momentalisht6, jashtëzakonisht shumë.
Një rritje e çmimit të naftës mund të krahasohet me rritjen e asaj, që në ekonomi e quajmë mark-up7.
Pse ky krahasim?
1. Sepse e konsideruam naftën një faktor jashtëzakonisht të rëndësishëm për çdo hallkë të
prodhimit dhe se
2. në i shkojmë nga pas zinxhirit, që lidh produktin nal me faktorin e prodhimit në fjalë,
pra naftën, dikush realisht duhet të ketë rritur të vetin mark-up e sakaq të jenë rritur edhe
sivëllezrit e tij. Primum movens.
Le ta shënojmë me m. Në ekuilibër, gjatë periudhave të stabilitetit, pagat dhe çmimet janë në raport
Paga
të barabartë dhe konstant. Këtë supozim mund ta paraqesim matematikisht edhe si = 1. Një rritje
Çmime
çmimesh ( g.1) atëherë paraqitet si një raport i barabartë me më pak se një, sepse emëruesi është rritur,
ndërkohë që numëruesi jo. Kësisoj pagat reale bien, kur çmimet rriten.

Paga 1
( g. 1) =
Çmime (1 + m)
“Të rriten pagat!”, thërret atëherë qeveria bashkë me punëtorët. Por a rriten pagat vërtetë? Këtu duhet
bërë një dallim midis termave pagë nominale dhe reale. Me termin nominal do të kuptojmë vlerën e
barabartë me numrin mbishkruar kartmonedhës. Vendosja e pagave, çmimeve, fashave, buxhetit bëhet
gjithnjë në terma nominalë; po këtu përfshihet edhe kartoni me çmimin, që bën banjo dielli mes qepëve
në pazar. Çfarë na intereson ama është sasia e produkteve — pyetja përgjithësisht është “Me sa e ke kilen e
qepëve?” —, që mund të këmbejmë për një sasi të caktuar parashë — apo edhe sasinë e orëve të punës, që
fshihen pas tyre. Na intereson, pra, vlera reale e parasë.
A mund të itet atëherë për një rritje të pagës minimale? Po, për aq sa i referohemi pagës minimale
nominale. Po ajo realja? Këtu çështja ndërlikohet. Pse? Sepse rritja e pagës minimale përkon ekzaktësisht
me rritjen e çmimeve të ushqimeve8. Paga minimale, së pari, shërben si mjet në ndihmë të shtresës me të
ardhurat më modeste; ligji i Engel9-it thotë “Sa më e varfër të jetë një familje, aq më e madhe është pjesa e totalit

5 “Ne jemi këtu për të vazhduar mbështetjen për biznesin e vogël, jo vetëm duke mos i prekur taksat, por duke vazhduar t’i paguajmë pjesën më
të madhe të faturës së energjisë elektrike, në mënyrë që të mbajmë sa më shumë të jetë e mundur nën kontroll efektet e luftës dhe të
in acionit.”, Ibrahimaj.
6 Momentalisht, meqë nuk ka asnjë siguri se nafta do të jetë gjer në shterim të njerëzimit faktor i prodhimeve të tija.

Momentalisht, meqë asgjë s’është e përjetshme, as kohërat e bukura, as ato, të këqijat; as nafta e as qeveria.
7 Marx-i përdor termin Mehrwert, Sulvaleur, Surplus Value; në Shqipëri përdoret ngjashmërisht edhe marzh timi.

8 Publikimi mujor “Indeksi i Çmimeve të Konsumit”, INSTAT.

9 Engel, Ernst. (26 Mars 1821 – 8 Dhjetor 1896).


fi
fl

fi
fl

fi

fi
të shpenzimeve të familjes, që i dedikohet ushqimit”10. Ushqimi dhe konsumi jetik përbëjnë, jo vetëm thuajse të
gjithë konsumin e një familjeje me të ardhura të ulëta, por njëkohësisht edhe pjesën më të madhe të
konsumit të përgjithshëm familjar në Shqipëri.11 Kësisoj një përshtatje e pagës reale minimale me nivelin
real të çmimeve do të ishte termi i duhur. E shënojmë normën e përshtatjes me p. Kësisoj:

( g. 2) Paga 1+p
= p≥m
Çmime (1 + m)

Kur p > m, mund të asim realisht për një rritje reale pagash, ama të dhënat asin vetëm për një
ekuivalencë të përllogaritur mes p dhe m. Paga është indeksuar; ka shkuar aty, ku, deri ca muaj më parë,
qëndronte. Ku gjendet atëherë rritja e pagave? Vetëm në narrativën e qeverisë, e cila shfrytëzon
analfabetizmin ekonomik të alemit e polemit e iu hedh kësisoj hi syve. Thënja — deviza e pavdekshme,
“memorizo autorët, që citohen më shumë, dhe citoji edhe ti.”12 — , shkon pak a shumë kështu: “Çdo paqartësi, çdo
keqkuptim çon në vdekje; shpëtimi i vetëm nga kjo vdekje janë gjuha e qartë dhe fjalët e thjeshta.”13 Ky citim s’më
intereson; më tepër më intereson shënimi në fund të faqes: “Vlen të përmendet se gjuha tipike për doktrinat
totalitare është gjithmonë skolastike ose administrative.”14
Ndonëse rritjes së çmimit të naftës mund t’ia ndjejmë thuajse që të gjithë efektet, jo çdo kush i sheh
qartazi disfatat, që një krizë sjell me vete. Mbi të gjitha, rritja e pagës minimale nuk do të thotë rritje
pagash për të gjithë. Asimetria është e qartë. Nga rritja e pagës minimale për tojnë në mënyrë direkte
vetëm ata, që deri dje tonin sikur 1 lek më pak se 40’000 lekë. Ky grup, sidoqoftë, përbën vetëm një pjesë
të së gjithë shoqërisë, një sasi të konsiderueshme, por jo domosdoshmërisht shumicën. Sipas INSTAT,
“Paga mesatare mujore bruto p r nj t pun suar me pag , gjat tremujorit t kat rt 2022, sht 66.014 lek .”
Ndonëse një pagë ulët, një shpërndarje normale e të ardhurave do të tregonte qartë se pjesa më e madhe e
të punësuarëve në Shqipëri tojnë mesatarisht në muaj diçka më tepër se paga minimale. Ky grupim, që
përbën edhe shumicën, nuk për ton thuajse asgjë nga rritja e pagës minimale e përballet me rritjen e
çmimeve pa asnjë llojë ndihme. Realiteti i shumicës është varfërimi real.

Paga minimale si baticë fiktive


Por ç’ka është vërtetë djallëzore, do të thoja, është se krizat janë të shtresëzuara. Plagët rrallë herë
prekin një organ pa ia hedhur sytë edhe organit tjetër. Ndryshimet ekonomike, qofshin këto pasojë e krizës
apo e politikave të qeverisë, veprojnë te të gjithë parametrat e njohur, të cilat na shpallen çdo tremujorë
nëpër konferencat me-ujë-në-shishe-qelqi për shtyp. Çështja e pagës minimale nuk duhet konsideruar
aspak si thjesht një përshtatje të të ardhurave për grupin më të lënguar të shoqërisë, por edhe si një
mundësi për fabrikimin e një narrative tërheqëse, me të cilën mospropagandizimi do të ishte haram. Kjo
s’është asgjë e re, e përsëri poeti thotë:
Ç’ka mbetur për mua pa thënë?
Por ju shumë gjëra s’i dini.15

10 Carle C. Zimmerman, Ernst Engel's Law of Expenditures for Food, The Quarterly Journal of Economics, Volume 47, Issue 1,
November 1932, Pages 78–101.
11 “Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”… z nj pesh prej 41,3 % n buxhetin familjar.”, Rezultatet e Anketa e Buxhetit të Familjes, 2022,

INSTAT.
12 Self Made Radio, Si te behesh nje analist shqiptar i shquar dhe i pavdekshem: nje manualth.

13 Camus, Albert. Njeriu i revoltuar, Fan Noli, 2017.

14 Po aty.

15 Gentjan Tufa.

fi



fl
fi


fi



fi















fl
fi





Fenomeni ekonomik, por edhe sociologjik, më i përhapur në Shqipëri mund të jetë, pas
korrupsionit, informaliteti. Dukuria mund të burojë nga kultura jonë jo fort e hapur, nga hartimi i dobët i
ligjeve në Shqipëri, nga ndonjë ves latin16 apo nga ndonjë kombinimi i të trejave a më shumë arsyeve. E
ç’rëndësi ka kjo, kur, këtu, gjetja e gjenezës pas fenomenit të fshehjes nuk është në interesin tonë. Mirëpo,
në mos qoftë ky, në interesin tonë është fare mirë njohja e marrëdhënies mes informalitetit, ekonomisë,
dhe pagës.
Situata shkon pak a shumë kështu: Për një punë të caktuar, një punonjës në Shqipëri paguhet një x
vlerë; konsiderojmë se kjo vlerë është më e lartë se paga minimale. Mirëpo, nisur nga kushtet politike e
historiku abuziv me të ardhurat publike, punonjësi beson se taksat, që ai do të duhet të paguaj, në vend që
të përdoren për krijimin e shërbimeve më të mira publike në dobi të tij, shpërdorohen nga
taksambledhësit. Ai krijon pritshmëri17. Punonjësi ndihet sikur i bëhet një padrejtësi, me të drejtë, meqë
nuk ka asnjë dallim mes grabitjes së të ardhurave dhe shpërdorimit të taksave nga qeveria e tij. Kësisoj, ai e
sheh më me leverdi mos-deklarimin e të ardhurave, me qëllim evitimin e kësaj grabitjeje zyrtare, meqë
çfarë ai do duhej ta për tonte publikisht është inekzistente; shërbimet e tij “publike” i merr më mirë duke
paguar privatisht. Por ç’e privon atë nga mosdeklarimi i plotë i të ardhurave është ekzaktësisht paga
minimale, e cila, megjithëkëtë, nuk taksohet. Punëtori zgjedh atëherë të tërheqi në bankë pagën minimale,
ndërkohë që pjesën tjetër të parave e merr në dorë. Ç’deklaron ai për ekonominë, është pasojë e
rastësishme e qënies së bankës; çfarë ai nuk e deklaron, është çdo gjë tjetër. Ky është, pra, vetëm një nga
mijëra rastet e përditshme të evazionit skal, i cili kontribuon jashtëzakonisht shumë tek informaliteti i
ekonomisë shqiptare.
Konsiderojmë tani se ministria vendos të rrisi vlerën e pagës minimale me 17%. Çfarë i shkakton kjo
punëtorit? Meqënëse vlera e pagës minimale nominale rritet e meqë ajo mbetet e pa-taksueshme, punëtori,
për të cilin folëm më sipër, nuk ndryshon asgjë tek sjellja e tij. Ai shkon në bankë, tërheq pak më tepër se
muajin e kaluar nga të ardhurat e tij e diferenën e merr në dorë. Tani ai deklaron më shumë dhe fsheh më
pak. Kësisoj informaliteti bie automatikisht, meqë një pjesë e padeklaruar e pagës përfundon e deklaruar
në regjistrat e bankës. Por kjo është gjë e mirë apo jo? Absolutisht, për aq sa deklarimi i ndihmon ekonomistët
të kenë të dhëna më të sakta në lidhje me parametrat ekonomikë. Por çdo medalje ka dy anë e ana tjetër e
tonës është vërtetë me vlerë për tu parë.
Le të rikujtojmë se te shembulli më sipër punëtori vetëm deklaroi ca më tepër nga të ardhurat e tij.
Mirëpo për të përllogaritur vlerën e GDP-së së famshme ekzistojnë disa mënyra; njëra prej tyre është edhe
si shuma e të gjitha të ardhurave. Tek vlera përfundimtare e GDP-së, porse, llogaritet vetëm ekonomia
formale, ose ndryshe ekonomia e deklaruar. Ç’është e padeklarueshme mbetet gjithnjë e tillë. Por rritja e
pagës minimale, siç thamë, e ul informalitetin, kësisoj edhe treguesi më i preferuar i çdo kabineti qeverisës
rritet. A s’është rritja e GDP-së diçka e mirë?18 Po, por rritja në fjalë është tërësisht arti ciale. Ekonomia
kurrësesi nuk “rritet”, por vetëm deklarohet. Paga x e punëtorit mbetet po e njëjta, vit pas viti, ndërkohë që
atij i thuhet se, çdo vit e më tepër, vjen e pasurohet. Shifrat nuk gënjejnë kurrë, përveçse, sigurisht, kur
shifrat nuk paraqesin të vërtetën. Por kush për ton nga kjo baticë ktive? Askush tjetër, përveçse atyre, që i

16 Të gjitha ekonomitë e Europës jugore paraqesin një nivel informaliteti më të lartë se fqinjët e tyre verior.
17 Pritshmëria është një nga faktorët më të rëndësishëm në aspektin afatgjatë të makroekonomisë. Është ajo, që dikton si
konsumin ashtu edhe investimin, si krizën ashtu edhe bollëkun. Për më tepër, shih edhe Blanchard, O., Macroeconomics, Global
Edition. 7th ed. Essex: Pearson Education Limited.
18 Një nga keqkuptimet më banale, por edhe më të përhapura, në ekonominë tonë është ai i madhësisë, si njësi matëse e të mirës.

Sa më shumë, aq më mirë. Kësisoj GDP e Shqipërisë konsiderohet në masë si matësja e nivelit të mirësisë ekonomike në vend, GDP
mat se sa mirë po shkojnë gjërat apo se sa më mirë a më keq jemi se fqinjët tanë. Por mendoj se është e paqartë dhe, aq më tepër, e
pakontestuar për shumicën se si shkohet nga një mori të dhënash tek vlera përfundimtare GDP-së. Pa u konsideruar aspak kjo e
fundit, shkohet tek një besim dhe interesim i verbërt i shumëkujt në lidhje me të mirën, që rritja e GDP-së me vete sjell. Kjo
mënyrë e të arsyetuarit rrjedh sa nga mungesa e njohurisë së termave dhe formulimeve ekonomike, po aq edhe nga një gabim i
përhapur logjik. Për më tepër, shih edhe: Moore, G.E. Principia Ethica § 10 ¶ 3, 1903.

fi
fi

fi
fi
fi
vendosin të dhënat në shërbim të fabrikimit të iluzionive. Propagandimi i begatisë ekonomike mbetet
detyra më lehtë e pushtetit, për aq kohë sa ai shfrytëzon paqartësitë statistikore dhe delikatesën e një
identiteti fare të thjeshtë ekonomik, i cili duket se më tepër politizohet, se ç’studiohet, në një kohë, kur
pjesës më të madhe të popullatës iu brehen vaktet, sikur t’iu ishin sulur kandrrat mizëri.

Anti-Ginsberg
Për ta mbyllur këtë shkrim denjësisht mendoj se duhet edhe një rrokme e fundit aventureske në
artin e të logjikuarit sipas ekonomisë. Rritja e çmimeve është ndoshta e dhimbshme për të gjithë, si për
jetesën e punëtorit të nënpaguar, ashtu edhe për pasigurinë e prodhuesit; mbi të gjitha është e
dhimbshme, meqë natyra e saj është asimetrike. Shpata qëllon lik në zemër, por jo të gjithë përgjaken
ngjelthi.
Rritja e çmimeve, ama, nuk ka ndikim vetëm në ekonominë e përgjithshme. Ajo së pari ndikon tek
individët, te dëshirat, preferencat e tyre, te produket, që zgjedhin të konsumojnë. Janë këto mikro-
ndryshime në sjelljet e aktorëve ekonomikë, ato të cilat diktojnë më pas edhe të gjithë ekonominë e një
vendi, ashtu siç një vepër teatrale diktohet vetëm falë veprimit dhe bashkëveprimit të të gjithë
personazheve të saj. Thamë se produktet e prekura më tepër nga rritja e çmimit të naftës janë produket
jetike të konsumit të përditshëm. Veçanërisht sot, kur i gjithë konsumi i një familjeje varet nga tregtia
ndërkombëtare, ushqimet e pijet lidhen fort me transportin apo prodhimin bujqësor e industrial. Në
kohëra stabiliteti të gjithë do të kishim për tuar nga tregëtia, por paqendrueshmëria e kohës, ku jetojmë,
vërshoi me një mori pikëpyetjesh, së pari, mbi çështjen e jetikes. Pa diçka më tepër, cilësia e jetesës së këtij
apo atij personi do të mbetej thuajse e palëkundur, ndërkohë që, pa jetiken, çdokujt i lëkunden mendtë
nga uria.
Duke qenë se in acioni bën që pagat reale të shumicës së popullatës të bien, ndryshimet ndikojnë
në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek zgjedhjet e konsumatorit. Duhet thënë, ama, se rritja e çmimeve nuk ka
qenë e njëjtë për të gjitha produktet e konsumit. Ato nuk i kërrusin gjithnjë të ardhurat në të njëjtën gradë.
Le të pranohet se ekziston, pra, akoma një produkt i përditshëm, vlera e të cilit nuk është rritur aspak;
ndodh që produkti të jetë gjithashtu aq i dëshiruar nga konsumatori shqiptar, sa ai nisi me të ditën e të
mbylli mbrëmjen; produkt, i cili vlen, sa si supresant i urisë, aq edhe si motiv për të marrë një pushim të
shkurtër. E kam fjalën për duhanin. INSTAT dhe shitësi tek dyqani i Tobaccos bien dakord se të gjitha
çmimet janë rritur, vetëm çmimi i cigareve jo. Ç’rëndësi ekonomike ka kjo për ne?
Kur hamendësojmë një teori të zgjedhjes për konsumatorin në ekonomi, ne kundrojmë posaçërisht
marrëdhëniet e çmimeve, që ndikojnë tek zgjedhja e tij. Janë ushqimet ato, të cilat janë bërë më të
kushtueshme, një paketë Marlboro, përkundrazi, relativisht më e lirë. Theksi duhet të bjeri tek relativja, pra
tek marrëdhënia e çmimeve. Kështu, rënia e fuqisë blerëse i shtynë individët të kundrojnë duhanpirjen si
një alternativë më të leverdisshme se sa të ngrënit; i shtyn ata, me pak fjalë, drejt lënjes së vaktit për tre a
katër Slimsa më tepër; shtyn drejt përqa mit të një industrie, që Allen Ginsberg19 e quante “droga zyrtare”.
Por absolutisht që nuk mund ti konsiderojmë cigaret dhe ushqimet si produkte të zëvëndësueshme,
mirëpo implikimet pas këtij arsyetimi, nuk janë aspak ato të ekuivalencës. Në rastin e produkteve
zëvëndësuese20, rritja e vlerës së një produkti, shoqërohet me një konsum më të ulët të tij, por me konsum
më të lartë të një produkti tjetër të ngjashëm me të. Jemi në këtë situatë vetëm kur të ardhurat qendrojnë
konstante. Në situatën tonë, ama, janë të ardhurat ato që janë prekur, më saktë, ulur. Konsumatori kësisoj

19 Ginsberg, Allen. Put Down Your Cigarette Rag.


20 Flasim këtu për portokalle e mandarina, gjalp e margarinë.

fl

fi
fi

priret drejt produkteve inferiore, produkteve relativisht më të lira, të cilat paraqiten si të tilla prej
shtrejntimit të një produkti tjetër.
Ka arsye të forta përse mund të besojmë se duhani është një produkt inferior. Së pari dhe mbi të
gjitha, sepse të dhënat asin për një konsum më të lartë të duhanit ndër ato grupe shoqërore, ku të
ardhurat janë më të ulta. Këtu ndikon sa mungesa e shërbimit- dhe edukimit shëndetsor, po aq edhe prirja
drejt stimulantëve, si alkoli apo duhani. Ndonëse ka një-mijë-e-disa të zeza shëndetësore, si rrjedhojë e
konsumimit të duhanit, këtë temë nuk jam i gatshëm ta marrë përsipër; jam në dijeni se dikush si Arben
Dedja, i lëmit të shëndetësisë, do të ishte më i përshtatshëm — ja pasoj, kësisoj, atij dhe mbetem tek
ekonomia.

“America loses hope


The president smokes tobacco votes”

Por rasti i duhanit është paraqet dy anët e medaljes së çdo marrëdhënje asimetrike tregtare. Prekje
dhe indinjatë, edhe dy pika lot, që bien nxitimthi mbi shaminë, që ende se ka prekur fytyrën. Përse? Për
fjalën krizë, si fqinje e fjalës, ekonomike; ama lërë krizën të vazhdojë. Në mos gaboj, ishte Sartre-i ai, që tha
“Ndalni luftën, përveçse në faqen e parë të gazetës.”; e pra, ku ka vend për të tuar nuk do të mungojë kurrë
lakmia.
Kriza ka gjithnjë dy anë. Ka humbës, por edhe tues; djem e vajza të reja, që, përpara duarve,
barkun ia u mban nikotina / nga ana tjetër, ata, që hanë prej urisë së tyre. Le të pyetet: Kush ha në Shqipëri
duke shitur bishta cigaresh? “Akciza e duhanit është 48% e vlerës së çmimit të shitjes ose 44.7€ për 1000 cigare.”21
Dijeni se gjysma e kostos së paketës tuaj i shkon Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë! Por çfarë thamë?
Varfërimi real i shumicës së shqiptarëve, atij grupi, i cili nuk preket nga asnjë rritje page apo lehtësimi
ekonomik, vetëm sa i jep shtysë konsumit të produkteve më inferiore. Prej vetëm një ndryshimi fare të vogël
ekonomik, një rritjeje çmimesh, që trajtohet më tepër si tematikë e bisedës së mbrëmjes, se sa si lëvizëse e
të gjithë parametrave shoqërorë, disfata e dikujt paraqet shanc për dikë tjetër. Mundësi të pafundme për të
gjeneruar time marramëndëse falë një droge zyrtare, e cila, prej varfërimit, bëhet më e lakmuar. Nuk dua
këtu të kritikoj korporatat e mëdha ndërkombëtare të cigareve, ndonëse kritika ndaj tyre është edhe më e
domosdoshmja; jam i vetëdijshëm se do të isha një zë i imët ndër ata, që e kanë marrë përsipër t’iu bëjnë
gjyqin; por, në rastin tonë, është më se e denjë të kritikohen koniunkturat politike, të cilat për tojnë nga
varësia e një popullate tymuese, jo sepse do, por sepse, në mungesë të ndihmës ekonomike, shtyhet në
vetëdije a pavetëdije drejt përqa mit të një alternative, që i qaset relativisht më pranë se dje.

“Pay your two bucks


for a deathly pack”

Allen Ginsberg e dinte se uria dhe pezmi nuk do të ta mohojnë kurrë një cigare, qoftë kjo e ofruar,
apo e vetë-ofruar. Ama kjo s’e ndali përpjekjen e tij për të nxjerrë në pah se arti i dredhjes së një cigareje
nuk konsiston thjesht tek duhani i grirë apo eleganca e gishtave në mbështjellje. Rrjeta e merimangës
është më e madhe se ç’duket. Të treguarit me gisht për tuesit prej duhanshitjes e duhanpirjes, të atij
pushteti mbi jetën, nuk di të jetë bërë tek ne deri më sot, meqë indinjata ndjek menjëherë e endet
përjetësisht pas tymit në eter. Siç djalli gjendet në fund të shishes22, njëjtë gjendet edhe në majë të ltrit.

21 Gjika A, Zhllima E, Rama K, Imami D. Analysis of Tobacco Price Elasticity in Albania Using Household Level Data. Int J Environ
Res Public Health. 2020 Jan 9;17(2):432.
22 “Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt.”

fi

fl

fi

fi
fi
fi

fi
fi

You might also like