Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 98

HYRJE NË METODA TË HULUMTIMIT

Çfarë është njohja?


Çfarë është hulumtimi?
Pse hulumtohet?
Cili është motivi i hulumtimit shkencor?
Çfarë është njohja shkencore e botës?
Cilat janë kriteret dhe standardet shkencore që duhet t’i plotësojë një
hulumtim?
Çfarë është një hulumtim shkencor dhe çka e përcakton cilësinë e tij?
Katër mënyrat e njohjes së botës sipas sociologut Charles Pirs
këmbngulja në disa të vërteta historike ose të trashëguara;
e vërteta që buron nga pranimi i një autoriteti si mënyrë e njohjes;
metoda aprioristike e njohjes;
metoda shkencore.
Njohuria në bazë : të vërtetat e trashëguara, gojëdhënat, mitet etj.
Pranimi i të vërtetave të një autoriteti (fetar, politik, shoqëror, intelektual,
artistik etj)
Mbështetja e njohjes dhe besimi i të vërtetave që proklamojnë autoritetet
fetare .
Ndikimi nga të vërtetat që promovojnë idhujt publik dhe masmedia.
Njohja aprioristike apo logjike
Disa gjëra mund të kuptohen apo njihen logjikisht, pra pa pasur nevojë të
testohen, eksperipemtohen apo të bëhen hulumtime për to.
Mënyra shkencore e njohjes
Mbështetja tek librat dhe dituritë e shkruara në libra.
Mbështetja tek metodat dhe teknikat shkencore të hulumtimit.
Metoda shkencore e njohjes

• Standardet shkencore të hulumtimit


• 1. Objekti – punimi duhet të ketë objekt të dallueshëm, të
përkufizuar qartë të hulumtimit;
• 2. Risitë – punimi duhet të sjellë gjëra të reja, që nuk janë thënë më
parë;
• 3. Vlefshmëria e përdorimit – një punim shkencor duhet t’u vlejë të
tjerëve. Puna shkencore është, në analizë të fundit, punë, punë e
dobishme shoqërore;
• 4. Referencat – një punim shkencor duhet të ketë elementë të
mjaftueshëm për verifikimin apo përgenjeshtrimin e atyre që
parashtron!
• HULUMTIMI SHKENCOR
Hulumtimi është proces që e marrim përsipër ta kryejmë kur:
• kemi pyetje që lidhen me një çështje të caktuar dhe që duam t’u
përgjigjemi;
• na duhet të fitojmë njohuri të reja mbi çështje, fenomene e aspekte
që lidhen me fushën tonë studimore;
• duam ta zgjerojmë të kuptuarit e botës përmes studimit dhe
hulumtimit shkencor.
• Ç’është Hulumtimi ?
• Hulumtimit i referohemi si një kërkim për njohuri. Sidoqoftë, ai mund
të definohet edhe si një kërkim sistematik shkencor për informacion
të rëndësishëm në një temë specifike. Në fakt, hulumtimi është një
art i kërkimit (hetimit) shkencor.
• Ne të gjithë posedojnë një instikt të kurreshtjes, kur konfrontohemi
me diçka të panjohur, pikërisht kjo kurreshtje na bën neve të
kuptojmë plotësisht të panjohurën. Kjo është nëna e të gjitha
njohurive dhe metoda, që njeriu shfrytëzon për të marrë njohuri për
çfarëdo të panjohure, dhe që mund të përkufizohet si hulumtim.
• Ç’është Hulumtimi ?
• Objektivat e Hulumtimit
• Objektivat e Hulumtimit
• Motivi I hulumtimit shkencor
• Çfarë i shtyn njerëzit për të bërë hulumtim?
• Ky është një problem specifik. Motivet e mundshme për të bërë
hulumtim mund të jenë të mëposhtmet:
• Dëshira për të bërë një shkallë hulumtimi me përfitimet
përkatëse
• Dëshirë për t’u përballur me sfida në zgjidhjen e
problemeve të pazgjidhura (si për shembull probleme
praktike mund të inciojnë hulumtimin)
• Dëshirë për marrë kënaqësi intelektuale nga kryerjes së
punës creative
• Dëshirë për t’i shërbyer shoqërisë
• Dëshirë për të përfituar respekt
• Motivi i hulumtimit shkencor
• Përgjithësisht thuhet se qëllimi i hulumtimit shkencor është njohja e
botës. Pra motivi i kërkimit shkencor është dëshira për njohjen e
realitetit natyror apo realitetit social. Por motivi themelor i çdo
kërkimi shkencor është e vërteta dhe njohuria e re.
• P.SH - Studiuesit mjekësor interesohen për ato fenomene dhe dituri
te cilat lidhen me gjendjen shendetesore , dukuri apo probleme
sociale për të cilat janë të interesuar edhe njerëzit e zakonshëm.
• Për shembull: Pse ka diferencim ne mes të paraqitjes së semundjes
sipas gjinise, shtresave social?
• Pse nje trajtim eshte me i mire se tjetri ?
• Pse disa njerëz janë të pasur dhe të tjerët – ende shumica- kanë një
nivel mesatar apo janë të varfër?
• Pse janë shtuar rastet e semundjeve malinje?
• Pse janë shtuar rastet e divorceve?
• Pse vetëvriten njerëzit?
• Pse një numër i konsiderueshëm janë përdorues abuzivë të drogave?
• Pse e në ç’rrethana trafikohen qeniet njerëzore?
• Pse ka kaq shumë dhunë në familje?
Pra, “pse”, “si”, “në çfarë kushtesh”? Pyetje të tilla shtron çdo njeri normal
dhe secili kërkon të japë një përgjigje subjektive.
• Motivi i hulumtimit shkencor
• Të tilla pyetje shtrojnë edhe studiuesit socialë, por ata nuk mjaftohen
me kaq por dëshriojnë zbërthimin e çështjeve dhe hulumtimin e
thelbit të shkaqeve të tyre.
• Studiuesi social kërkimin e tij e mbështet në përgatitjen e tij të më
hershme teorike e praktike, duke ndërtuar metodologjinë dhe
logjikën e kërkimit për problemin e caktuar. Sepse, pa teori nuk ka
metoda dhe anasjalltas, pa metoda nuk ka as aplikim të teorisë, as
zhvillim të saj.
• Studimi shkencor, ndryshe nga ai i rëndomtë (joshkencor) bazohet
në një procedurë të dhënë, apo në një strategji kërkimi, i cili bazohet
në metoda dhe teknika të paracaktuara që janë të përshtatshme për
kërkimin në fjalë.
• ÇfarË ËshtË hulumtimi shkencor?
• është hetim sistematik, i kontrolluar, empirik dhe kritik kundrejtë një
apo disa hipotezave të ngritura (pohuara);
• është proces hap pas hapi që merret me shqyrtimin dhe përpunimin
e të dhënave kërkimore;
• është proces që synon zbulimin e fakteve të reja përmes shqyrtimit
kritik të çështjeve, fenomeneve e proceseve humane e të shkencave
tjera etj;
• është proces që synon përmirësimin dhe përditësimin e njohurive në
fushën përkatëse studimore.
• Hulumtimi shkencor*
Natyra e hulumtimit nuk është:
• - mbledhje e thjeshtë informacionesh ose faktesh;
• - e shkëputur nga jeta e përditshme.
Ç’farë e përcakton cilësinë e hulumtimit?
• - bazueshmëria dhe mbështetshmëria;
• - besueshmëria dhe vlefshmëria;
• - përgjithshmëria.
• Kërkimi shkencor dhe e vërteta
• Kërkimi shkencor përfaqëson një rrugë për njohjen e botës, për të
zbuluar të vërtetat rreth saj.
• E vërteta është pasqyrim relativisht i saktë i realitetit objektiv në
ndërgjegjen e njeriut.
• Hulumtimi dhe kerkimi ne Infermieri
• Clark & Keeble, theksojnë se infermierët mund të jenë të angazhuar
në kërkime me bazë aktiviteti në nivele të ndryshme.
• Në përputhje me raportin Briggs, ata mbrojnë idenë që të gjitha
infermierët “zhvillojnë vetëdijen kërkimore”. Ata thonë se të gjithë
infermierët duhet “të kontribuojnë në axhendën e kërkimit dhe të
përdorimit të kërkimit në praktikë”.
• Disa infermierë, mjekë, menaxherë e infermierë të arsimuar, mund të
jenë më të përfshirë në identifikimin e temave të rëndësishme
kërkimore, në mbështetjen e projekteve kërkimore dhe në zbatimin
e tyre.
• Njohuritë ndryshojnë ?
• Gjithashtu duhet të mbahet mend që të gjitha njohuritë, qoftë të
fituara nëpërmjet arsimit apo kërkimit shkencor ose përvojës, janë të
kufizuara dhe të përkohshme: ka gjithmonë gjëra për të cilat mund të
dini në lidhje me një subjekt dhe atë që konsideroni të jetë “e
vërtetë”, mund të ndryshojë me kalimin e kohës
• Ushtrime dhe Diskutime
• Diskutoni mbi problemat infermierore që ekzistojnë në shoqërinë
tonë e të cilat mund të bëhen tema për hulumtim shkencor.
• Çfarë i motivon studentët e shkencave humane (infermierore) për të
hulumtuar?
1. Analizimi i rasteve me Hipertensioni Arterial në QKMF Rahovec
per vitin 2017-2018
2. Rastet me Infertilitet të trajtuara në Kliniken “ XY” për dy
vitet e fundit
3. Rastet me Diabet te femijët e trajtuar në repartin e
endokrinologjise per vitet 2017-2019
4. Analizimi i rasteve me Hepatit B në Klinikën Infektive për 5
vitet e fundit

Variablat, dhe metodat e grumbullimit të të dhënave


Pse kemi nevojë për statistikë në hulumtim?
Ndihmon në kuptim të të dhënave

Ndihmon për t'iu përgjigjur pyetjeve si kjo:


Cili nga trajtimet është më i mire trajtimi A apo B të rekomandohet për të
përmirësuar cilësinë e jetës së një pacienti me kancer?

A ka një marrëdhënie në mes të presionit të gjakut dhe goditjes në tru?


Dukuri masive janë një numër i madh i njësive ose i ndodhive si p.sh.
popullsia, shkollat, lindjet, kurorëzimet, vdekjet, etj
Masa statistikore-është bashkësi, grup, apo tërësi e njësive, dukurive
apo rasteve të njejta.
Përbëhët nga shuma e rasteve individuale në të cilat përcjellët apo
vrojtohet variabiliteti i atributeve.
Sa më i madh të jetë numri i vrojtimeve ose rasteve do të fitohet edhe
saktësia e rezultateve.
Pra statistika është vrojtim masovik, ligjshmëria e dukurive zbulohet
vetëm në masë.
Masa statistikore është pjesë e dukurisë masovike e përcaktuar në kohë
dhe hapsirë (p.sh. popullsia) që përbëhet prej njësive statistikore, p.sh. individi
ose personi.
Variablat numerike
Të dhëna numerike kontinuele
Gjdo vlerë e definuar mire
P.sh. Temperatura, pesha, mosha,gjatesia
Të dhëna numerike diskontinuale
Si psh numri dhëmbeve, numri I eritrociteve, numri I Mjekeve, numri I
infermiereve,
P. sha numri I veturave në rruge për muaj
Variablat kategorike
grupe të ndryshme të përgjigjeve
Pirja e duhanit 1.Po
2.Jo
• Tiparet statistikor mund të ndahën në disa grupe:
• konkrete apo reale (atributive dhe numerike),
• hapsinore,
• Kohore.
• Tiparet numerike ndahen në:
• Kontinuele dhe diskontinuele.
Tiparet atributive (përshkruese) i quajmë edhe kualitative më që shprehin
dallimet kualitative të njësive të vrojtimit siç janë psh. ngjyra e flokëve,
meshkuj-femra, punëtor, mjek, etj.
Tiparet numerike në mënyrë numerike çfaqin dallimet kuantitative të tipareve
statistikore prandaj edhe quhen tipare kuantitative tek të cilat vijmë duke
numëruar apo me anë të matjeve. Në varshmëri se a bëhet fjalë për tërë
intervalin numerik gjegjësisht për vlerat e intervalit, apo me vetëm disa vlera,
tiparet numerike ndahen në:
• a. Kontinuele apo të vazhdueshme që mund të shprehen me çfarëdo
rradhitje të pandërprerë të numrave, pra që mund të kenë çfarëdo vlere
në hapsirën prej dy numrave të tërë psh. tek gjatësia trupore në
intervalin prej 170-172 cm mund të jetë gjatësia trupore edhe 171;
171.4; 170,06 cm etj.

• Tiparet numerike kontinuele përvec njësive themelore shprehen edhe


me njësi më të vogla p.sh. pesha trupore jo vetëm që shprehet me
kilogram, ajo shprehet edhe me gram, etj. pra mund të shprehen me
numër decimal në shkallë të ndryshme të precizitetit.
b. Diskontinuele janë ato tipare numerike tek të cilat madhësia mund të
paraqitet vetëm me numër të tërë psh. vizitat mjekësore, ditët e shërimit,
numri i të punësuarve, numri i lëndimeve, numri i anëtarëve të familjes.
Rëndësia e dallimit të tipareve, vjen në shprehje kur bëhet grumbullimi i të
dhënave, për caktimin e mesit të intervaleve i cili dallon varësisht prej llojit të
tipareve.
p.sh. te intervalet e peshës trupore mesi gjindet kur i mbledhim vertikalisht dy
shifrat e para dhe i pjestojmë me 2 fitojmë mesin e intervalit; kurse tek të
dhënat diskontinuele p.sh. ditët e mjekimit, mblidhen vlerat e intervalit
horizontalisht dhe pjestohen me 2 duke na dhënë mesin e atij intervali.
1. Cila nga këto të dhëna është dukuri kontinuele ?
a. Numri i studentëve të pranuar
b. Te rrahurat e zemres
c. Gjatësia e kockave
d. Numri i femrave te cilat kane abortuar
e. Të lindurit gjallë
 
3. Metoda parciale të grumbullimit të të dhënave janë:
 
a. Regjistrimi i popullsise
b. Regjistrimi i vizitave mjekesore
c. Anketa
d. Regjistrimi i lindjeve
Çdo dukuri statistikore që paraqitet si objekt studimi duhet të kaloj nëpër disa
faza paraprake përgaditore të kërkimeve statistikore.
Së pari përpilohet plani i punës apo programi, në të cilin detalizohet procesi i
fazave të veprimit kërkimor.
Kryesisht, janë tri burime themelore nga të cilat nxjerren apo ekstraktohen të
dhënat e që përdorën në varëshmëri nga kushtet ekzistuese dhe rrethanat.

Këto burime mund të i shfrytëzojmë ose si të vetme ose të kombinuara.


1. Vështrimi i drejtëpërdrejtë dhe zgjedhja, që mbështetet në faktin se
të dhënat zgjidhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga njësitë statistikore
(personat fizikë apo juridik).
Kjo është mënyra më e sigurtë e marrjes së të dhënave mirëpo, nuk
është e mundur që gjithnjë të përdoret në hulumtimet statistikore;
2. Dokumentacioni ekzistues, ku bëhet fjalë për shënime nga
dokumentacioni siç janë të dhënat nga protokolet, librat amzë për të lindur, të
vdekur, të kurorëzuar, librat e katastrit, inventarit, kartotekat, etj. që mund të
shfrytëzohen si burim i të dhënave në raste kur nuk paraqesin ndonjë sekret;
3. Hulumtimi i personave, që bazohet në hulumtimin e personave të
cilët i dijnë të dhënat për të cilat interesohemi ne gjatë hulumtimit.
Më së shpeshti i qasemi në raste kur nuk mundemi drejtëpërsëdrejti të
bijmë në kontakt me njësitë statistikore apo kur natyra e dukurisë na imponon
një burimit të tillë të të dhënave.
Në këto raste më së shpeshti shfrytëzohen personat profesional dhe të
informuar mirë që mund të na ofrojnë informata korrekte dhe të sakta.
Grumbullimi i të dhënave statistikore bëhet me anë të :
1. Regjistrimit të njëkohëshëm,
2. Regjistrimit kontinuel-protokolimit,

3. Anketimit,
4. Mostrës,
5. Intervistes.
Anët e vështira
Është mjaft glomaze, e shtrenjtë dhe kërkon angazhim të numrit të madh të
kryerësve të detyrave gjatë grumbullimit të të dhënave si dhe pastaj gjatë
fazave tjera të hulumtimeve statistikore e sidomos në rast se grupimi,
përpunimi dhe analiza e materialit të grumbulluar duhet të bëhet në mënyrë
manuele.
Karakteristikë e regjistrimeve të njëkohëshme është se janë aksione periodike
statistikore dhe se vrojtojnë dhe regjistrojnë të dhënat për njësitë e masës në
një moment të caktuar.
Ky moment që definon objektin e regjistrimit në një moment të caktuar kohor
quhet moment kritik dhe paraqet kohën e definuar për inçizim apo "
fotografim " të objektit që regjistrohet.
• Është e rëndësishme, për regjistrim, të përcaktohet koha " ideale " ose
momenti kritik i cili supozon se në këtë periudhë kohore dukuria e cila
vështrohet nuk ka lëvizje të mëdha gjegjësisht është relativisht statike.
• Për regjistrim të popullsisë psh. mirret data 31.03.ora 24oo dhe intervali
10 vjeçar, ku data dhe koha janë zgjedhur për shkak të supozimit të
ndrimeve më të vogla në dukurinë e cila hulumtohet, ndërsa periudha
10 vjeçare është marrë për shkaqe ekonomike më që bëhet fjalë për një
procedurë mjaft të shtrenjtë.
• Për këtë arsye në periudhat në mes të dy regjistrimeve zakonisht
shërbehemi me prognozimin e dukurive si psh. numrit të banorëve,
ekonomive shtëpiake, etj.
Në këtë mënyrë fitohen të dhënat rregullisht, pa u pritur periudhat më të gjata
kohore.
Shembuj të këtij grumbullimi kemi shumë, psh. lindjet, vdekjet, kurorëzimet,
vizitat mjekësore, injeksionet, etj.
Në krahasim me regjistrimin e momentit ku përcaktohet momenti kritik,
grumbullimi i të dhënave bëhet me sistem të rregullt të grumbullimit të të
dhënave i cili pastaj raportohet, prandaj këtë sistem edhe e quajmë sistem të
raportimit.
Anketa duhet të siguron anonimitetin e individit sidomos në raste kur bëhet
fjalë për grumbullimin e të dhënave që kanë të bëjnë me jetën intime të
personave që anketohen. Në këtë mënyrë sigurohet edhe kualiteti i të dhënave
të cilat bëhen më besnike.
Për tu lehtësuar anketimi e më këtë edhe të zvogëlohen gabimet eventuale, në
anketa mund të ipen modalitetet e gatshme të përgjigjeve si psh. po; jo; ka;
nuk ka; shkolla fillore; e mesme; fakulteti; etj. gjë e cila njëkohësisht e shpejton
marrjen e të dhënave gjatë anketës dhe numrin e përgjigjeve që të zvogëlohet
humbja e kohës.
1.Mostra e rastit :

fitohet me anë të tabelës së numrave të rastit që ka këto numra, si dhe


me anë të sistemit të llotarisë. Për këtë mënyrë të fitimit të mostrës duhet të
themi se i mundëson të gjithë anëtarëve të masës statistikore shansa të
barabarta për pjesëmarrje në mostër. Pra të gjithë anëtarët e masës kanë
shansa të bëhen anëtar të mostrës së fituar.
Për këtë lloj të mostrës ekzistojnë tabelat me numrat e rastit, p.sh. masa
20000, mostra 5% pra n=1000, në tabelat e numrave të rastit i gjejmë dhe i
veçojmë anëtarët e serisë statistikore p.sh. 3304; 7656; 401; etj.
2.Mostra sipas sistemit të caktuar- mostra sistematike

ku nga një regjistër përcaktohet vetëm një rast e pastaj me sistemin e


caktuar më parë, zgjidhen anëtarët e tjerë të mostrës.
Me anën e kësaj mënyre ekziston shansa e kufizuar e anëtarëve të masës
statistikore për të u bërë pjesë të mostrës së zgjedhur, me që të gjithë anëtarët
nuk kanë shansa të barabarta për tu bërë anëtarë të mostrës dhe kjo varet prej
zgjedhjes së anëtarit të parë, i cili dikton pastaj zgjedhjen e të tjerëve.
P.sh. N=20000, n=1000; pra N/n=20000/1000=20. do të thotë se çdo i 20
mirret ose prej 1-20 duhet të mirret 1 e kështu me rradhë prej 20-40 edhe një;
etj., ose mirren numrat prej 1-20 dhe përzihen, pastaj tërhiqet një numër dhe
prej tij fillohet, pra e kemi numrin e parë, pastaj ia shtojmë 20 dhe e fitojmë
numrin tjetër, etj. E metë e këtij sistemi është se është kusht që masa të mos
jetë e rradhitur.
3.Mostra në stratume
fitohet në atë mënyrë që masa së pari ndahet në stratume apo shtresa sipas
karakteristikave të caktuara psh. mosha; pesha; profesioni; etj. e pastaj, nga
secili stratum në mënyrë proporcionale, me metodë të rastit bëhet zgjidhja e
njësive të mostrës.
Mostra në stratume më së shpeshti përdoret kur masa përbëhet nga grupe që
janë të shtresuara dukshëm (psh. shtresime moshore, vendbanimi, etj.), dhe
masa nuk është homogjene.
• Përpunimi i materialit hulumtues
• 2.1. Grupimi i të dhënave statistikore
• Pas kontrollit, fletëzat që nuk i plotësojnë kushtet i largojmë, fitohet një
masë e re e fletëzave që kanë mbetur të cilat i grumbullojmë dhe kështu
fitohet një masë e re e të dhënave.
• Tani bëhet grupimi, me të cilin kuptojmë klasifikimin e të dhënave të
grupuara sipas modaliteteve të ndryshme duke konkluduar kështu për
masën. Pra, me grupim kuptojmë ndarjen e dukurisë masive sipas
tipareve të përbashkëta, në grupe homogjene.
• Modaliteti i tiparit statistikor zakonisht shënohet me X. Nëse ka më tepër
modalitete për të njejtën dukuri, shënohen me X, Y, Z, ose X1, X2, X3.
Numri i rasteve shënohet me f dhe paraqet frekuencën.
• Shpërndarja e anëtarëve në grupe quhet distribucion (shpërndarje)
statistikor.
• Nëse të dhënat nuk kanë frekuencë për secilin modalitet kemi nga një
rast ato quhen të dhëna individuale, kur i kemi disa të dhëna për një
grup quhen të dhëna të grupuara kurse kur të dhënat i kemi të
paraqitura nëpër intervale (prej deri) quhen të dhëna në intervale.
• Renditja dhe mbarshtrimi i të dhënave të grumbulluara mund të bëhet
në mënyra të ndryshme.
• Kryesisht përdoren:
• mënyra manuele, mekanike (me anën e fletëzave të shpuara),
kompjuterike dhe e kombinuar.
• Grupimi i të dhënave statistikore mund të bëhet edhe me intervale ku
tentohet që numri i parë- fillestar i intervalit të jetë i plotëpjestueshëm
me gjërësinë e intervalit psh.
• 30 - 34
• 35 - 39
• dhe tani jemi përcaktuar që gjërësia e intervalit të jetë pesë ( 5 ) njësi
dhe 30 : 5 = 6.
• Tek seritë kontinuele mbarimi i intervalit nuk është i prerë me vlerën e
fundit të dhënë në interval, por ai vazhdon gjerë tek fillimi i intervalit të
ardhshëm (dukuria kontinule kupton edhe njësitë më të vogla që
përmban dukuria e dhënë në interval psh. në rast se është pesha
atëherë, edhe pesha prej 34 kilogram e 999 gramëve hynë në intervalin e
parë pra prej 30 – 34).
• Prandaj, tek rasti konkret, mesi i intervalit 30 - 34 nuk është 32 siç fitohet
në dukje të parë, sepse dukuria e cila është e parashtruar është
kontinuele dhe mesi i saj është në vlerën 32.5
• Tek dukuritë me karakter diskontinuel (numri i shtretërve, ditët e
hospitalizimit e të ngjashme), mesi i intervalit është në mes të dy vlerave
horizontale të intervalit psh. numri i ditëve të shërimit të një sëmundjeje
ka qenë:
• 10 - 14 ditë
• 15 - 19 ditë
• pra, mesi i intervalit të parë është 12 ditë sepse, nuk ka vazhdim të
intervalit pas 14 ditëve (nuk ka mjekim gjysëm ditor apo me orë, që janë
njësi më të vogla të ditës së mjekimit - prandaj edhe thuhet se kemi të
bëjmë me një dukuri diskontinuele, pra që ndërpritet, konkretisht në
ditën e 14-të).
• Do të thotë se te dukuritë diskontinuele dihet saktë kufiri i njërit interval
prej tjetrit.
• Kemi edhe raste të intervaleve të ndryshme, ndoshta edhe për shak të
natyrës së hulumtimit ndonjëherë kërkohet që të jetë ashtu, si p.sh.
grupet moshore të fëmijëve prej 0-11 muaj janë foshnjet, prej 1-3 vjet
janë fëmijët e vegjël, prej 4-6 vjet janë fëmijët parashkollor, prej 7-14
fëmijët shkollor, prej 15-26 rinia; ose kemi grupacionin e femrave të
moshës fertile ku hyjnë femrat e moshës prej 15-49 vjeçare; e kështu me
rradhë.
• Zakonisht përdoren dy lloje të sortimit: Manuel dhe Mekanik.
• Që të dy llojet edhe sot përdorën në varshmëri prej kushteve dhe
mundësive të hulumtuesit. Mënyra manuele nuk është aq e sigurtë si ajo
mekanike, mirëpo në hulumtime të cilat nuk përfshijnë numër të madh
të rasteve (njësive statistikore) kjo metodë mund të përdoret.
• Teknika e sortimit manuel bëhet në dy mënyra:
• a. Me anën e vijave dhe
• b. Me anën e skajimit (grupimit sipas tiparit të përbashkët).
• c. Kompjuterik

 Me përparimin e teknologjisë është ardhur gjërë tek një mënyrë e re


sortimit e më vonë edhe përpunimit definitiv të të dhënave.
• Kjo është bërë me përpunimin automatikë të të dhënave,gjë e cila bëhët
me makinat llogaritëse.
• Një përpunim i tillë i të dhënave quhet përpunim mekanikë më që pos
njeriut në këtë proqes merr pjesë edhe maqina.
Llojet e makinave të cilat janë përdorur kanë pësuar ndrime me kalimin
e kohës dhe përparimin e teknologjisë së përpunimit automatikë të të
dhënave.
Databazat dhe Analizimi I të dhënave përmes excel programit
Databaza në excel- për krijimin e tabelave në Pivot
Hap i parë është organizimi i të dhënave në faqen e excelit
Çdo kolonë në databazën e excelit duhet të jetë e plotësuar me pyetjet
apo të dhënat nga libri i protokolit
Nëse të dhënat janë nga pyetsorët, atëhere çdo pyetje duhet të
shënohet në një kolonë
Modalitetet e pyetjeve si psh vendbanimi I ka dy modalitete: 1.Fshat
2.Qytet, duhet te shenohen në të njejten kolone ku shënohet
vendbanimi po lartë ndersa posht ne kolonen e vendbanimit shenohet 1
apo 2
Databaza në excel- për krijimin e tabelave në Pivot
Çdo rend në faqen e eksellit përmban shënimet e një ankete, shënimet e
një pacienti nëse të dhënat janë nga libri I protokolit apo te dhenat tjera
te cilat mblidhen per hulumtim.
Poashtu kolona e pare duhet te shenohet me Frekuencen dhe në të
duhet të plotesohet me numrin 1.
Pastaj kolona afër frekuences duhet te jete Numri rendor ku shenohet
numri rendor I anketave te cilat plotesohen ne database (1,2,3).
Shikoni sllajdin e ardhshëm
Hapi tjeter është selektimi i bazës së shënimeve si më poshtë, ku nuk
selektohen pjeset e siperme te modaliteteve te pyetjeve po vetem nga
frekuenca dhe poshte deri ku ka shenime.
Hapat e tjerë pas selektimit të të dhënave
Hapi tjeter është të shkohet pas selektimit të të dhënave në shiritin e
sipërm de klikohet ne INSERT dhe aty ne anen e majtë zgjedhet opcioni
INSERT PIVOT TABLE

Selektimi dhe klikimi në shiritin Insert klikojmë në ikonën e Pivot Table


Pastaj del kjo dritare dhe klikojmë OK
Pastaj paraqitet kjo dritare ku në anën e majtë është tabela Pivot dhe në
anën e djathtë të gjitha pyetjet e databazës
Hapi tjeter

Hapi tjetër është që të klikojmë me të djathten mbi opcionin Pivot Table dhe
del opcioni Pivot table option dhe klikojmë në ate opcion
Pastaj aty klikojmë në Display dhe e bëjmë tikun (√) te Classic PivotTable Layot
Ju del kjo formë ku pastaj nga ana e djathte e vendosim frekuencen te Droup
Value Field Here e tabelës në anen e majtë duke e terhjek me maus dhe
leshuar aty
• Pse kërkojmë literaturë
• Informatat në temë të veçantë
• Qartësimi
idetë
mendimet
besimet
• Për diskutim rreth temës
• Për njohuri më të përsosura

Qëllimi i kërkimit të literaturës shkencore

• Komunikimi në mes hulumtuesve shkencor

• Shikimi historik i zhvillimit të shkencës

• Mundesia e largimit nga duplifikimi i rezultateve

• Nuk egziston ndonje Revistë me Rezultate negative andaj qe disa


studime te mos duplifikohen

Pasi kemi identifikuar idenë hulumtimit apo ndonjë problem të


përgjithshëm që na intereson, hapi tjetër është njohja me literaturën
dhe informatat e botuara lidhur me temën e hulumtimit

Mbledhja dhe shqyrtimi i literaturës do të :

Ndihmojë për të parë nëse tema e juaj tashmë është hulumtuar,

Ndihmojë të rishikoni idenë e juaj të hulumtimit,

Ndihmonë rreth teknikave dhe metodologjisë së hulumtimit

Ndihmojë në dizajnimin e një studimi

Më e rëndësishmja, pas kryerjes së një analize të plotë të literaturës,


pyetjet e juaja kërkimore dhe hipotezat do të bëhen më të qarta për ju
Shqyrtimi i literaturës mund të jetë i ndryshme varësisht nga lloji i
hulumtimeve a janë ato cilësore apo sasiore:

• Në hulumtimin cilësor pak literaturë paraprake mund të jetë në dispozicion.


Literatura paraprake është veçanërisht e rëndësishme gjatë fazave të
mëvonshme te këto lloje të hulumtimeve p.sh., për të interpretuar rezultatet
dhe te diskutimi.

Megjithatë, për shumë hulumtime kualitative, shqyrtim i literaturës është


zhvilluar për të parë se çfarë është bërë dhe për të siguruar sensibilizimin e
koncepteve.

Në hulumtimet kuantitative (sasiore), studiuesi drejtpërdrejtë "ndërton" në


hulumtimet e kaluara. Prandaj, shqyrtimi i literaturës paraprake nga ana e
hulumtuesit (studjuesit) lidhur me temat përkatëse duhet të jetë bërë para se
të filloje realizimin e hulumtimit .

Në hulumtim kuantitativ (sasior), shqyrtimit literaturës do t'ju ndihmojnë për


të parë nëse tema e juaj e hulumtimit tashmë është bërë, ju tregon
instrumente e mbledhjes së të dhënave që janë përdorur, tregon disajnin e
hulumtimit dhe tregojnë çështjet teorike dhe metodologjike që janë nxjerrë
nga hulumtimi.

Burim i informatave janë dokumentet (nga fjalë latine) me kuptimin mjet për
arritjen e qëllimit, mjet për mësim, libër shkollor, shkresë zyrtare.

Dokumentet si burim i informatës mund të jenë:

dokumente të shpallura dhe të pashpallura.Dokumentet e shpallura mund të


jenë:

- konvencionale që lexohen pa mjete mdihmëse, tekste të shtypura, fotografi,


vizatime,- jokonvencionale për të cilat nevojiten mjete ndihmëse për lexim,
mikrofilm, shiritat magnetik, pllakat e gramafonit, etj.
Burimi i informatave

Burimi i vetëm është njeriu.

Ai krijon me:

Mendjen krijuese

Intelekt

Intuitë

Mjeshtri

Energji të punës.

Njeriu si :

Krijues

Punëtor shkencor dhe profesional

Shkenctar dhe shkrimtar

është prodhues i çdo informate.

Burimet kryesore të informatave gjatë shqyrtimit të literaturës :

• Librat- janë një pikënisje e mirë e shqyrtimit të literaturës duke na dhënë


një pasqyrë dhe një përmbledhje të kërkimeve relevante dhe njëkohesisht
edhe një prapavije teorike.

• Revista shkencore është një tjetër burim i shkëlqyer i informatave dhe i cili
siguronë informacion më të fundit me aktual se sa librat. Gjithashtu ato
përmbajnë artikujt të plotë shkencorë dhe shumë të rendësishëm për shumë
çeshtje .
• Bazat e të dhënave kompjuterike janë burime tjetër shume me rëndësi për
gjetjen e informacionit.

Ne fuqimisht rekomandojmë që ju të mos e kufizoni kërkimin tuaj në një bazë


të dhënash të vetme kompjuter, gjithashtu, rekomandojmë që ju të mos
kërkoni vetëm për-artikuj me tekstin e plotë, sepse kjo do të eliminojë
kërkimin më të mirë të botuar.

Burimet e informacionit janë primare, sekondare dhe terciare

Publikimet primare janë punime origjinale, burimore, të përpunuara dhe të


botuara në tërësi.

Burimet më të rëndësishme primare janë:

Revistat,

botimet periodike,

përmbledhjet e punimeve nga kongreset, tubimet shkencore dhe profesionale,


seminare, simpoziume, konferenca shkencore,

Monografia,

Raportet e kërkimeve-projekteve,

Teza e magjistraturës,

Disertacioni i doktoraturës.

Përparësitë
Vetëm artikujt apo publikimet primare mund të merren si burime të sigurta,
relevante dhe të vlefshëm të të dhënave.

Përjashtim bëjnë edhe burimet sekondare të cilat do të jenë të besueshme në


ato raste për të cilat egziston një realitet objektiv, andaj edhe ato sekondare
mund të shfrytëzohen
Burimet sekondare

Revistat të indeksit, index medicus

vetëm të dhënat elementare për punimin

Revistat e indeksit me abstrakt, edhe rezime në excperta medica

Bibliografia

Burimet terciare

Enciklopedia

Leksikoni

Pasqyra statistikore

Fjaloret e ndryshem

Çfarë literature ju duhet?

Kërkimi bazë

Objektiv, shkencor

Anekdotal

subjektiv, personal

Pse kërkimi duhet të ketë kohë të kufizuar?

Shënimet vjetërohen shpejt

Njohuria shkencore shpesh vjetërohet pas 5 viteve

Procesi
Cila është tema zgjedhur

- p.sh.alkooli ne mesin e nxënësve të shkollave të mesme

Ndajeni në fjalë kyçe (hartimi mendor)

- p.sh.alkooli, nxënësit, shkollat e mesme

alchool, adolescent, secondary school

Veni kohën e kufizuar në kërkim

- p.sh.informatat nga 5 vitet e fundit

Gjeni literaturën që ka të bëjë më temën tuaj

Përdorni të gjitha burimet për të kërkuar të dhëna

Gjetja e burimeve

· Vendi i burimit

Libraritë

Media

Internet

Ndërtesat e shërbimeve publike

Kërkimi i literaturës
Nxjerrja e literaturës nga burime të ndryshme

Libra

Revista

Bazat e të të dhënave nga interneti

Gazeta

Institucione

Udhezues apo protokol

Dokumenta qeveritar

Tri bazat e shënimeve me interes primar

Evidence-Based Medicine (mjekësia e bazuar në fakte )

Cochrane database of Systematic Reviews

PubMed

Webi i shkencës (Web of Science)

Bazat e të dhënave që kanë qasje të lire, por duhet vetë vlerësim i vlefshmërisë
dhe relevancës së fakteve janë baza e MEDLINE me verzionin e saj PubMed
respektivisht me pyetjet kyqe klinike dhe filtrim të hulumtimeve më të mira
lidhur me etiologjinë, mjekimin, prognozën dhe me metodat e diagnostikës,

si dhe SUM kërkimi dhe TRIP baza e shënimeve

Qasje të lire :

PubMed Clinical Queries (Pyetjet klinike):

http://www.ncbi.nlm.nih.gov/entrez/query/static/clinical.shtml):

Përmbanë një numër të madh abstrakte mjekësore dhe punime nga revistat e
ndryshme mjekësore të recenzuara, shpeshherë me qasje të lire në gjithë
revistën dhe punimet.
PubMed përfshin më shumë se 19 milion citate nga artikujt biomjekesore nga
MEDLINE dhe revistave shkencore te mjekesisë. Citate mund të përfshijnë
lidhje të plotë me tekstin e artikujve nga PubMed qendrore ose web faqet të
botuesit.

SUM Search (http://sumsearch.uthscsa.edu/)

Kërkues i librave, MEDLINE-a,

shqyrtime sistematik (Systematic Review) nga revistat më të rëndësishme


mjekësore

TRIP Database (http://www.tripdatabase.com)

përmbanë 15000 lidhje nga 61 burime siq janë revistat British Medical J,
JAMA (Jurnal of American Medical Association), New Eng J Med, të drejtimeve
klinike, si dhe qasje ne librat elektronik e-librat etj.
Pjesët e Artikujve shkencor dhe publikimeve shkencore
“Puna shkencore është joshëse deri pafund. Të shkruarit është punë e
vështirë. Ai i cili duhet të ulet për të shkruar, duhet ta transformijë mendimin
në fjali të lexueshme, të rrjedhshme, interesante, që kanë kuptim dhe që e
detyrojnë lexuesin ta shfletojë librin fletë pas flete. Është një punë e vështirë, e
lodhshme, e ngadalshme, shpeshherë e dhembshme, e ndonjëher agoni. Kjo
do të thotë rirregullim, rishikim, shtim, shkurtim.

Mirëpo kjo shkakton edhe emocione, pothuajse ngazëllim; shkakton momente


në parajsë. Shkurtimisht një akt krijimi.” Barbara W. Tuchman

Profesioni shkencor është ndër profesionet më të larta që njeriu e dëshiron


dhe e zgjedhë, meqë kushdo që kontribon sadopak njohurive dhe thesarit të
dijës ka bërë diçka të rëndësishme në jetë dhe për këtë mund të jetë krenar.

Poashtu profesioni shkencor është edhe një ndër profesionet më të rënda


meqë preokupon tërë qenien e njeriut, preokupon të gjitha mendimet e tij,
angazhon të gjitha forcat e tij shpirtërore dhe fizike.

Shkencë nuk janë vetëm të dhënat. Të dhënat janë lëndë e parë e shkencës, që
duhen të përpunohen mirë.

Mendoni për një moment, sikur ju të ishit lexues.

Çfarë lloj punimi dëshironi të lexoni?

Sigurisht se dëshironi të lexoni një punim të shkurtër, me përmbajtje dhe të


qartë. Prandaj edhe punimet shkencore duhet të jenë të shkurtra dhe me
përmbajtje të qartë.

Çdo punim shkencor dhe profesional duhet të ketë strukturën e pjesëve të


veçanta të punimit shkencor ( hyrjen me qëllim, materialet dhe metodat,
rezultatet, diskutimin, përfundimin) pra kapituj të caktuar që me rënditjen
logjike të tyre e lehtësojnë ndjekjen dhe kuptimin e problemit të parashtruar.

Mënyra më e shpeshtë e parashtrimit të materies ka këtë rënditje:


Titulli (versioni i ngjeshur i abstraktit)

Autori (ët)

Hyrja (shqyrtimi i literaturës-kërkimet e deritanishme, qëllimin dhe hipotezat)

Metodologjinë e punimit

Rezultatet

Diskutimet

Konkluzat

Propozimi i masave

Abstrakti (versioni i ngjeshur i tekstit-punim ne miniaturë)

Regjistri i literaturës

Aneksi

Kjo rënditje e parashtrimit të materies ndryshon, varësisht nga lloji i punimit.


p.sh. tek artikujt shkencor është rrënjosur thellë ndarja e artikullit në disa
pjesë, ku secila shërben për qëllim të veçantë:

Titulli

Autori(ët)

Abstrakti- duke përfshirë fjalët bosht

Hyrja me qëllimin

Materialet dhe metodat

Rezultatet

Diskutimi

Konkluzat, me propozim të masave


Regjistri i literatures

Titulli

Sipas autorit T.Clifford Allbutt

“Përshtypja e parë është mbresa më e thellë: prandaj titulli duhet të


komponohet mirë, dhe sa të jetë e mundshme të jetë pasqyrë e shkurtër dhe e
qartë e temës në vazhdim”

Titulli duhet të jetë:

Shkurtër

Specifik

Saktë

Qartë

Plotë

Interesant (sa joshës aq edhe informativ)

Veqoritë e titullit të mirë janë se ai :


Mbahet mend lehtë
Tërhjek vëmendjen e lexuesit

Zgjon interesim per lexim

Titulli duhet të jetë i shkurtër , meqë titulli i gjatë është i paqartë.P.sh.

“Raporti për thyerjen e kalkuluseve renale me përdorim të ultratingullit” në


vend se

“Thyerja e gurëve në veshka me ultratingull”


Apo :

“Studimet për vlerësimin e incidencës së sëmundjes së arterieve koronare në


grupin e trajnerëve të Shkollës së Lartë të Futbollit” në vend;

“Sëmundja e arterieve koronare te trajnerët e Shkollës së Lartë të Futbollit”

Titulli poashtu mund të jetë indikativ dhe informativ.

Indikativ – jep informata vetëm mbi lëminë që hulumtohet

Informativ - jep përgjigje që ofron punimi

Në titull nuk duhet të përdoren shkurtesat

Autori (ët)

Çdo punim shkencor mund të ketë një autorë apo më shumë se një autorë. Në
kohën e sotme gjithnjë e më shumë punimet shkencore po shkruhen në
bashkëpunim me disa autorë.

Autori i parë duhet të jetë ai i cili ka punuar dhe kontribuar më së shumti.

Kur merret parasysh çështja se kush mund të jetë koautorë i punimit, grupi i
Vancouverit është për masa kufizuese

Hyrja

Hyrja, që shkruhet në kohën e tashme , duhet të jetë e shkurtër dhe tërheqëse


dhe të ju tregojë lexuesve pse saktësisht ju jeni marrë me këtë studim.

Hyrja e mirë duhet ti ketë tri pjesë:

Në pjesën e parë përshkruhet lëmia e përgjithshmme e hulumtimit

Në pjesën e dytë janë të dhënat e autorëve tjerë që do të vërtetohen ose do të


jenë pikënisje për hulumtime të reja.
Në pjesën e tretë është pyetja së cilës duhet përgjigjur, por mund të
përmenden edhe parimet e metodave.

Hyrja ka dy funksione: të zgjojë interesimin e lexuesit dhe të jetë mjaft


informative për të përgaditur lexuesit, pa marrë parasysh a janë specialistë në
lëminë tuaj që ta kuptojnë punimin.

Abstrakti

Pas titullit abstrakti është pjesa e dytë e rëndësishme e leximit të punimit.


Gjithashtu është pjesa e parë e punimit që redaktori e lexon me kujdes. Në
abstrakt punimi duhet të jetë gjithëpërmbledhës dhe të përmbajë thelbin e tij.
Ai është punim në miniaturë, është përfaqësues origjinal i punimit në formë të
shkurtër. Në fund ka fjalët bosht (kyçe).

Abstrakti duhet të jetë i shkurtër, i kuptueshëm, informativ dhe interesant.

Ai konsiston në katër pjesë bazike:

Pse është bërë ajo që është punuar? (qëllimin e punimit)

Çfarë është e punuar? (materialin dhe metodat –shkurtimisht)

Çka është gjetur? (rezultatet e punimit)

Çka mund të konkludohet? (porosinë e punimit, dhe propozimin e masave)

Materiali dhe metodat

(Metodologjia e punimit)

Kjo pjesë e punimit shkruhet në kohën e kaluar dhe përshkruhet mënyra e


zbatimit të hulumtimit.
Lexuesi dëshiron të lexon saktësisht se si ka punuar autori, përkatësisht
dëshiron të dijë hollësitë për mjetet dhe metodat në mënyrë që të mund të
vlerëson dhe vërteton punimin tuaj, por edhe të mund të përsërisë të gjitha
metodat e përshkruara e të arrijë rezultate të ngjajshme.

Një ndër karakteristikat e punimit të mirë shkencor është se ai mund të


përsëritet.

Metodat:

Informatat thelbësore janë:

Çka keni bërë (planin e studimit)

Me çfarë rendi

Si e keni bërë atë

Pjesët e artikujve shkencor (Rezultatet , diskutimi , përfundimet dhe regjistri I


literatures)
Rezultatet

Janë pjesa kryesore e punimit meqë përmbanë rezultatet e reja të hulumtimit


të zbatuar.

Funksioni i pjesës së rezultateve është paraqitja e rezultateve të


eksperimenteve të përshkruara në pjesën e materialit dhe metodave.

Kjo pjesë e udhëzon lexuesin në tabela dhe diagrame që paraqesin të dhënat


mbështetëse.

Pjesa e rezultateve rradhitet duke u bazuar në pyetjet qe ju si autorë i keni


parashtruar në hyrje dhe qëllim të punimit.

Duhet raportuar vetëm rezultatet të cilat kanë të bëjnë me pyetjet e


parashtruara në hyrje dhe qëllim. Poashtu duhet të përfshihen edhe rezultatet
të cilat e mbeshtesin apo nuk e mbështesin hipotezën tuaj.

Rezultatet ndryshojnë nga të dhënat.

Të dhënat janë fakte shpeshherë numra të përfituara nga eksperimenetet. Të


dhënat mund të jenë, të përmbledhura dhe të transformuara.

Rezultatet në përgjithësi janë formulime që interpretojnë të dhënat


psh”propranololi që jepet gjatë ventilimit normal ulë përqëndrimet e
fosfolipideve”

Pjesë shumë e rëndësishme janë tabelat dhe grafikonet.

Paraqitja tabelare shpeshherë është zemra ose më mirë truri i punimit


shkencor -Peter Morgan

Tabelat duhet të komentohen e jo të lexohen, pra të ceken vetëm gjërat e


rëndësishme e jo të gjitha të dhënat, duke shfrytëzuar metodën induktive apo
deduktive.

Derisa hyrja përcakton pyetjet, metodat rrugët për tu arritur te përgjigjet ,


rezultatet janë përgjigjet në këto pyetje.
Diskutimi

Funksioni i diskutimit është t’i përgjigjet pyetjes së parashtruar në hyrje.

Pjesa e diskutimit që shkruhet në kohën e tashme jo më pak e rëndësishme se


pjesët e tjera të punimit është një ushtrim i logjikës dhe disiplinës. Kjo pjesë
duhet të parashtrojë konstatimin kryesor të studimit.

Pra detyra kryesore është vënja në peshojë e rezultateve konstatimeve tuaja


me ato nga literatura.

Diskutimi është pjesa më profesionale, ku jepen gjykimet dhe parapregaditen


konkluzat.

Konkluzat

Kjo pjesë e punimit mbështetet në rezultatet e autorit. Duhet të shkruhet sa


më shkurt, në mënyrë taksative, pa citime nga literatura dhe pa tabela dhe
grafikone.

Duhet të ketë sa më pak numra, kurse rënditja e konkluzave bëhet sipas


qëllimit , hipotezës.

Propozimi i masave

Propozimi i masave nuk është pjesë obligative e punimit por e dëshirueshme.


Masat nuk mbështeten vetëm në rezultate por mund të përfshijnë edhe
propozimet tjera që kanë lidhje me temën. Kur masat e propozuara janë pak
atëherë ato mund të parashtrohen në fund të konkluzioneve.

Citimi dhe shënimi i literaturës

Citimi dhe shënimi i literaturës shkencore-profesionale në thelb është obligim


moral dhe ligjor i autorit të punimit shkencor profesional që t’i përmend të
gjitha ato burime, të cilat i ka shfrytëzuar me rastin e hartimit të punimit.

Përveç këtij aspekti thelbësor, ekziston edhe ai formal, që autori duhet ta


respektojë, e që qëndron në obligimin e tij se citimi dhe shënimi duhet t’i
përshtatet rregullave të miratuara të përgjithshme për këtë lloj literature.

Këto rregulla i përcakton Komiteti Ndërkombëtar i Botuesve të Revistave


Mjekësore (International Steering Committee of Medical Editors). Këshilli
Drejtues Ndërkombëtar i botuesve Mjekësor ka harmonizuar propozimet për
stilin e njëtrajtshëm të citimit dhe të shënimit të literaturës sipas dokumentit
origjinal të Vankuverit (më 1979 ).

Shembuj

1. Baird (2002) thotë se

“Me një mesatare prej £3200 deri në £5000 për çdo rast kjo shkakton
implikime për përkujdesje të ardhëshme të këtij grupi të pacientëve" (Baird
2002 fq.79).  

Në përdorim janë disa mënyra të citimit të literaturës:

Sistemi alfabetik ( i Hardverit) i citimit të literaturës bëhet duke shënuar në


tekst mbiemrin e autorit (pa iniciale) dhe vitin, kurse në regjistrin e literaturës
në fund të tekstit referencat shënohen sipas rënditjes alfabetike të autorit të
parë.

Sistemi numerik i citimit të literaturës kërkon citimin sipas rënditjes së


shfaqjes, përkatësisht sipas përdorimit të referencave në tekst (1,2,3). Në tekst
shënohet vetëm numri arab në kllapa, kurse të dhënat e referencave, në
regjistrin e literaturës, shënohen sipas numrave.

Përparësia kryesore është organizimi i thjeshtë i referencave në tekst.

Sistemi alfabetik-numerik i citimit të literaturës është kombinim i dy sistemeve


të përmendura, shënimi i numrit arab në kllapa në tekstin e punimit, kurse të
dhënat në regjistër radhiten sipas sistemit alfabetik.

Regjistri i literaturës

Shkruhet në letër të veçantë. Autorët (referencat) të cilat përmenden me


shifra arabe në kllapa në tekstin e punimit, në regjistër të literaturës radhiten
sikurse janë përmendur në tekst. Shënohet numri rendor arab, pastaj të gjithë
autorët e referencës, përveç nëse janë më shumë se 6 autorë, kur do të
shkruhen vetëm 3 autorët e parë me shkurtesa të bp. Pika nuk përdoret pas
inicialeve të emrave të autorëve

Revista
Autori (ët).Titulli i punimit.Emri i revistës(shkurtesa sipas Index Medicus) viti;
vëllimi:(numri):Faqet (faqja e parë dhe e fundit)

Yazigi.Breast cancer metastazing to the uterine cervix.Cancer 1998; 61:


(12):558-60

Librat referuese

Mbiemrat e autorëve bashkë me inicialet. Ndarja e autorëve bëht me presje


(viti i botimit) Titulli i librit. (Botimi) vetëm nëse nuk është botimi i parë
shkruhet vendi i publikimit: Botuesi.

Shembull

Blow, W.T. (2003) bazat biologjike për infermieri: shëndeti mental. Londer:
Routledge.

Çdo autor në të njëjtin vit

Nëse citoni dy referenca nga i njëjti autor në të njëjtin vit një shkronjë e vogël
duhet të shtohet pas datës.

Shembull:

Upenieks (2002a) diskutonë…. apo në studime të më tutjeshme


Upenieks (2002b) përshkruan….

Tre apo më shumë autor,

Nëse janë tre apo më shumë punëtorë, thjeshtë futeni nën thonjëza mbiemrin
e të parit përcjellur nga "etj" që do të thotë “etjerë".

shembull Jamieson etj. (2002) shkroi se...

Lista Referuese/Bibliografia

Lista referuese duhet të përmbajë nëse ndonjë artikull është cituar në tekst.
Bibliografia përmbanë artikujt e lexuar por jo të cituar në tekst.

Të dy këto lista duhet të jenë në radhë alfabetikore

Çka është Plagjiarizmi

Nëse shkruani fjalët e thëna apo të shkruara pak a shumë si ata kanë përdorur
pa e përmendur atë person.

Përdorimi i ideve dhe teorive të personave të tjerë pa përmendur emrin e tyre.

Fjalët tua janë më të mira sesa teksti i kopjuar!

CITIMI

Përdorni me kujdes

Vetëm nëse ia vlejnë të citohen

Ji i shkurtë

Përdorni pak fjalë, më së shumti disa rreshta

Shkrimi i citimit

Kopjo fjalët dhe qëllimin saktësisht

Përdorni tri pika (…) të shenjosh fjalët që mungojnë

Vendosni ‘shenjat e thonjëzave’ në fjalët që i citoni

Thuani saktësisht se prej ku vjen citimi (si u paraqit në referim)

Si ta shmangim plagjiatimin

Shkruani shënimet me fjalët tua

Shkruani prej nga është marrë shënimi

Atëherë jeni referuar drejtë


Parafrazimi

Rishprehja e fjalëve të tjetrit person në fjalet tuaja por ende me përmbajtje të


njëjtë si në origjinal dhe njohja e burimit.

Shembull

Andrew Northedge 1992

Mësimi i ideve është proces i komplikuar, i cili nuk shfaqet në ate moment apo
në atë veprim. Zhvillohet jorastësisht me kohën dhe me veprime të shumta,
duke lëvizur përpara ndonjëherë dhe varur nga të tjerët.

Northedge(1992) sugjeronë se mësimi i ideve është proces i ndërlikuar.


Zhvillimi i tij mund të jetë i shpejtë apo i ngadalëshëm dhe ndodhë pas një
kohe të gjatë.

Llojet e hulumtimeve shkencore


Hulumtimet e zakonshme shkencore

Objektive Të zakonshme

Prevalenca Cross -sectional

Incidenca Cohort

Shkaku Cohort, case control, cross -


sectional

Prognoza Cohort

Efektet e tretmanit RCT

Përvoja e pacientit Kualitative

Studimet deskriptive (përshkruese) dhe Eksperimentale

Llojet e hulumtimit

Hulumtimet Deskriptive (përshkruese)

Studimi i Rastit

Studimi Cross sectional (transversal)

Studimi cilësor

Hulumtimet Eksploruese

Studimet kohorte

Studimi Rast Kontrolle

Hulumtimet eksperimentale

Hulumtimet e vërteta eksperimentale

Hulumtimet quasi - eksperimentale

Planifikimi i hulumtimit
Është qëllimi i studimit, të përshkruaj ose të krahasoj

A do të jetë planifikimi i hulumtimit observues ose intervenues

Orientimi i studimit në kohë dhe bazuar në proces

Nëse qëllim është përcaktimi i shkakut,cilat shkëputje duhet shikuar?

Pyetjet

Të lidhura me:

diagnozë dhe prognozë

intervenime

perspektivën e pacientit dhe klientit

efikasitetin dhe efektivitetin

zhvillimin profesional

Llojet përshtatshme të studimeve

Çfarë lloji i pyetjes shëndetësore është kjo?

Cili është studimi më i përshtatshëm që i përgjigjet kësaj pyetjeje?

Llojet e ndryshme të hulumtimeve dizajnohen që tu përgjigjemi llojeve të


ndryshme të pyetjeve.

Studimet deskriptive
5 lloje kryesore:

Case reports

Cross-sectional

Case-control

Cohort bazohen ne numra

Qualitative nuk bazohen ne numra

Qëllimet e studimeve deskriptive

Cilat janë karakteristikat prezente te anëtarët e grupit apo individi

Si janë të shpërndara këto karakteristika

Si mund të paraqiten dhe krahasohen më vonë

Studimet: Case studies


Studimet Cross- sectional
Janë studimet më të mira për determinimin e prevalencës

Relativisht të shpejta, lira

Mund të hulumtojnë rezultate multiple

Nuk është e rëndësishme të bëjnë dallim mes shkakut dhe efektit ose rastit
dhe ngjarjes
Studimet Case-control
(Rast Kontroll)

Hulumtime eksploruese (lidhjen shkak pasojë)

Hulumtojnë krahasimin në mes të rasteve me sëmundje dhe atyre pa


sëmundje ose kontroll.

Matet niveli i ndikimit të ekspozimit të faktorëve në dy grupet dhe krahasohet.

Nëse prevalenca e të ekspozuarve është më e lartë tek rastet me sëmundje se


sa tek ato kontrolle ekspozimi mund të jetë faktor risku.

Hapat në dizajnimin e studimeve case control

Zhvillimi i hipotezës

Përkufizimi i definicioneve

Zgjedhja (selektimi) e rasteve

Zgjedhja e grupit kontroll

Përkufizimi i ekspozimit
Studimet Rast Kontrollë (Case-control)

Populacioni definohet si grupi me problem dhe grupi kontroll.

Niveli i ekspozimit të nokseve dëmtuese matet në të dy grupet dhe krahasohet.

Cili faktor dëmtues ka shkaktuar rastet ose problemin

Nuk kushtojnë shumë, mostra e vogël

Studimet Cohort
Populacioni i studimit definohet nga ekspozimi nokseve dëmtuese
Kohë pas kohe përcjellet incidenca në mes të ekspozuarve dhe kontrollës

Subjektet zgjedhen para se të dihet rezultati i studimit


Përcaktohet rendi i ndodhive
Mund të studiohen shumë përfundime
Janë shumë të përshtatshme për analizimin e incidencës
Janë shumë të përshtatshme për determinimin e shkakut/sëmundjes
Nëse janë prospektive kushtojnë dhe zgjasin shumë

Randomised controlled trial RCT

Studim eksperimental ku pjesëmarrësit randomizohen në njerin grup testues


ose grupin tjetër kontroll.

RCT
Studimet kualitative

Mundohen të interpretojnë ose kuptojnë procesin (ecurinë) e sëmundjes më


tepër se sa ta shprehin me numra. Të nevojshme kur sfera e interesit vështirë
kuptohet ose matet Shfrytëzojnë shumë teknika si observim direkt, intervista,
analiza e teksteve, dokumenteve, shprehive

Llojet e ndryshme të studimeve

Case study

Cross sectional study

Case-control study

Cohort

Randomised controlled trial

Qualitative
Nivelet e evidences
BICEP

Bias/Anësia,paragjykimi

Internal validity/Validiteti i brendshëm

Confounding/Hutimi

External validity/Validiteti i jashtëm

Power/Fuqia
Verbimi/Blinding

Blinding = participantët nuk e dijnë cilit grup I takojnë

Verbimi i dyfisht/Double blinding = ofruesit e shërbimeve shëndetësore nuk e


dijnë se cilit grup i takojnë pacientët
Lënda : Hulumtimi në Infermieri

KËRKIMI SHKENCOR NË INFERMIERI

- Hulumtimi është një mënyrë sistematike e gjetjeve të përgjigjeve për


pyetje/çështje të parashtruara.

- Hulumtimi është një kërkim sistematik, i qëllimshëm dhe i precizuar për


njohuri të reja, shkathtësi, qëndrime dhe vlera ose për ri-interpretimin e
njohurive, shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave ekzistuese.

Ç’është Hulumtimi ?

Zhvillimi i praktikës profesionale të bazuar në evidencën e kujdesjeve të


shëndetit e shtyrë nga njohuritë e infermierëve ndodhen para sfidava
konstante për të zbuluar mënyra të reja dhe më të mirat për të dhënë disa
kujdesje të bazuara në njohuritë e reja dhe provat e përfituara nëpërmjet
kërkimit shkencor.

Kërkimi shkencor është metoda që përdor shkencën për gjenerimin e njohurive


dhe teorive që mund të aplikohen në praktikë për zgjidhjen e problemeve
specifike .

Kërkimi në infermieri e ka origjinën që në vitin 1859 kur Florence Nightingale


mblodhi dhe analizoi të dhëna mbi faktorët ambientalë që favorizojnë aspektin
fizik dhe emocional ( të shëndetit ) , duke plotësuar të dhënat kuantitative /
sasiore me observimet dhe përdorimin e teknikave kualitative / cilësore . Midis
1900-1923 kërkimi në infermieri u orientua drejt edukimit dhe në 1940 drejt
formimit të infermierëve.
NJË HISTORI KËRKIMORE INFERMIERORE

Kur filloi kërkimi i infermierisë?

Florence Nightingale prezantoi konceptin e kërkimit shkencor si bazë të një


kuptim themelor të kërkimit praktikë në infermieri. Ajo filloi të mblidhte
informacione dhe të bënte vëzhgime rreth vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë
së ushtarëve gjatë Luftës së Krimesë. Me këto të dhëna shkencore, ajo luftoi
për ndryshimet në praktikën infermierore që ndikuan në rezultatet për
ushtarët në luftë (Houser, 2008). Puna e saj për të përmirësuar kushtet
sanitare në vitet 1800 ishte një nga herët e para që infermierja lidhi kushtet
mjedisore (variablat) me rezultatet klinike ose të pacientit. Nightingale
gjithashtu mbajti shënime të hollësishme mbi pacientët e saj.

IDENTIFIKIMI DHE PRIORITIZIMI I PROBLEMIT NË KËRKIMIN SHKENCOR

Kërkimi shkencor është një kërkim sistematik që synon të sjellë njohuri të reja
të infermierisë në të mirë të pacientit , familjes dhe komunitetit .

Promocioni I shëndetit dhe Parandalimi I sëmundjeve

Kujdesi I personave të të gjitha moshave gjatë sëmundjes dhe rikuperimit ose


për një vdekje paqësore dhe të denjë të personave të të gjitha moshave dhe
nga kontekstet të ndryshme

Përfshin të gjithë aspektet e shëndetit siç janë :

1. Procesi shëndet dhe sëmundje


2. Sigurimi i kujdeseve

Shëndeti dhe sëmundja:

Kërkimi shkencor në infermieri merret me sektorë të ndryshëm , midis tyre


promocioni shëndetësor , parandalimi i sëmundjeve , kontrolli i simptomave
jetesa me sëmundjet kronike dhe promovimi i cilësisë së jetës ; kujdesi ndaj
individëve që përjetojnë ndryshime në shëndet dhe në sëmundje ; vlerësimi
dhe vigjilenca e problemeve të individëve dhe kolektivit të ndërhyrjeve që
sigurojnë kujdesin infermieror , verifikimi dhe matja e rezultateve të kujdesjeve
Prioritetet e rekomanduara për kërkimin shkencor në infermieri në lidhje me
shëndetin dhe sëmundjen janë :

probleme të tilla si HIV / SIDA dhe sëmundjet e tjera seksualisht të


transmetueshme , sëmundjet kronike , lufta kundër infeksioneve , problemet e
shëndetit të gruas dhe shëndetit mendor

2. Sigurimi i kujdesit infermieror

Ky prioritet përqëndrohet në cilësinë dhe ekonominë e kujdesjeve , në


kujdesjet e bazuara në komunitet , në fuqinë punëtore të infermierisë dhe në
reformën e kujdesit për shëndetin .

Tematikat e rekomanduara janë :

efektet që kanë ndërhyrjet infermierore ,

praktika e infermierisë e bazuar në evidencë ,

kujdesi parësor i shëndetit , kujdesi në shtëpi ,

cilësia e jetës në punë e infermierëve ,

siguria në punë ,

pasojat e reformës në politikat shëndetësore

planifikimi dhe vlerësimi i programeve ,

ndikimi në barazi dhe akses të kujdesjeve infermierore dhe efektet e saj në


shëndet si dhe

finalizimi i kujdesit shëndetësor

Qëllimi themelor i hulumtimit infermieror

Është të krijojë dhe të mbajë një bazë të fortë shkencore për praktikën e
infermierisë , e cila promovon rezultate më të mira në kujdesin ndaj pacientit
( Talbot ) .
Kërkimi në infermieri përqëndrohet paraprakisht në zgjerimin e

njohurive mbi infermierinë dhe ushtrimin e saj , ku përfshihet kujdesi

ndaj personit të shëndoshë dhe të sëmurë .

Drejtohet në të kuptuarit e mekanizmave thelbësorë që prekin aftësinë e

personave dhe familjeve për të mbajtur apo rritur një aktivitet optimal dhe për
të minimizuar efektet negative të sëmundjes ( C.I.E. ) .

Rëndësia e kërkimit në praktikat

inferimerore

KNI beson së kërkimi infermieror duhet të jetë i rëndësishem për

shoqerine. Ajo duhet të fokusohet në të ardhmen, duke u

mbështetur në të kaluaren dhe duke u shqetësuar me të tashmen.

Rezultatet e kërkimit shkencor duhet të shpërndahen plotësisht

me qëllim shfrytëzimin e tyre dhe të inkurajohen në zbatimin kur

është e përshtatshme.

Pjesët e punimit

Të shkruarit është punë e vështirë ai i cili duhet të ulet për të shkruar një
punim shkencorë, duhet ta transformijë mendimin në fjali të lexueshme, të
rrjedhshme, interesante, që kanë kuptim dhe që e detyrojnë lexuesin ta
shfletojë punimin fletë pas flete.
Rënditja e artikujve shkencorë

Titulli

Autori(ët)

Abstrakti- duke përfshirë fjalët kyçe

Hyrja me qëllimin

Materialet dhe metodat

Rezultatet

Diskutimi

Konkluzat dhe Rekomandimet

Regjistri i literaturës

Anekset

Titulli

“Përshtypja e parë është mbresa më e thellë: prandaj titulli duhet të


komponohet mirë, dhe sa të jetë e mundshme të jetë pasqyrë e shkurtër dhe e
qartë e temës në vazhdim”

Titulli duhet të jetë:

- Shkurtër

- Specifik

- Saktë

- Qartë

- Plotë

- Interesant
Veqoritë e titullit të mirë janë se ai :

Mbahet mend lehtë

Tërhjek vëmendjen e lexuesit

Zgjon interesim per lexim

Titulli duhet të jetë i shkurtër , meqë titulli i gjatë është i paqartë.

P.sh.“Raporti për thyerjen e kalkuluseve renale me përdorim të ultratingullit”


në vend se

“Thyerja e gurëve në veshka me ultratingull”

Apo :

“Studimet për vlerësimin e incidencës së sëmundjes së arterieve koronare në


grupin e trajnerëve të Shkollës së Lartë të Futbollit” në vend;

“Sëmundja e arterieve koronare te trajnerët e Shkollës së Lartë të Futbollit”

Titulli poashtu mund të jetë indikativ dhe informativ.

- Indikativ – jep informata vetëm mbi lëminë që hulumtohet

- Informativ - jep përgjigje që ofron punimi

Në titull nuk duhet të përdoren shkurtesat


Abstrakti

Pas titullit abstrakti është pjesa e dytë e rëndësishme e leximit të punimit.


Gjithashtu është pjesa e parë e punimit që redaktori e lexon me kujdes. Në
abstrakt punimi duhet të jetë gjithëpërmbledhës dhe të përmbajë thelbin e tij.
Ai është punim në miniaturë, është përfaqësues origjinal i punimit në formë të
shkurtër. Në fund ka fjalët kyçe.

Abstrakti duhet të jetë i shkurtër, i kuptueshëm, informativ dhe interesant.

  - Ai konsiston në katër pjesë bazike:

- Pse është bërë ajo që është punuar? (qëllimin e punimit)

- Çfarë është e punuar? (materialin dhe metodat –shkurtimisht)

- Çka është gjetur? (rezultatet e punimit)

- Çka mund të konkludohet? (porosinë e punimit, dhe Rekomandimeve )

Hyrja

Hyrja, që shkruhet në kohën e tashme , duhet të jetë e shkurtër dhe të ju


tregojë lexuesve pse saktësisht ju jeni marrë me këtë studim.

Hyrja e mirë duhet ti ketë tri pjesë:

Në pjesën e parë përshkruhet lëmia e përgjithshmme e hulumtimit

Në pjesën e dytë janë të dhënat e autorëve tjerë që do të vërtetohen ose do të


jenë pikënisje për hulumtime të reja.

Në pjesën e tretë është pyetja së cilës duhet përgjigjur, por mund të


përmenden edhe parimet e metodave.
Hyrja ka dy funksione: të zgjojë interesimin e lexuesit dhe të jetë mjaft
informative për të përgaditur lexuesit, pa marrë parasysh a janë specialistë në
lëminë tuaj që ta kuptojnë punimin.

Qëllimet e hulumtimit

• Me një paragraf, paraqiten qëllimet kryesore të hulumtimit.

• Qëllimet duhet të jenë të definuara qartë dhe të korrespondojnë me


kontekstin e hulumtimit

• Në shkencat shoqërore: 3-5 qëllime/objektiva

• Secila objektivë shprehet me një fjali apo një paragraf

Hipotezat e hulumtimit rrjedhin nga këto objektiva

• Hipotezat duhet të mbështeten në teori dhe në studimet paraprake në


fushën përkatëse

• Por tani ju i testoni ato hipoteza në një ‘rrethinë të re’ apo janë të formuluar

në mënyrë inovative

Materiali dhe metodat

- Metodologjia e punimit

Kjo pjesë e punimit shkruhet në kohën e tashme dhe përshkruhet mënyra e

zbatimit të hulumtimit.
Lexuesi dëshiron të lexon saktësisht se si ka punuar autori, përkatësisht

dëshiron të dijë hollësitë për mjetet dhe metodat në mënyrë që të mund të

vlerëson dhe vërteton punimin tuaj, por edhe të mund të përsërisë të gjitha

metodat e përshkruara e të arrijë rezultate të ngjajshme.

Metodat:

Informatat thelbësore janë:

- Çka keni bërë (planin e studimit)?

- Me çfarë rendi ?

- Si e keni bërë atë ?

Rezultatet

Janë pjesa kryesore e punimit meqë përmbanë rezultatet e reja të hulumtimit


të zbatuar.

Funksioni i pjesës së rezultateve është paraqitja e rezultateve të


eksperimenteve të përshkruara në pjesën e materialit dhe metodave.

Kjo pjesë e udhëzon lexuesin në tabela dhe diagrame që paraqesin të dhënat


mbështetëse.

Pjesa e rezultateve rradhitet duke u bazuar në pyetjet qe ju si autorë i keni


parashtruar në hyrje dhe qëllim të punimit.
Duhet raportuar vetëm rezultatet të cilat kanë të bëjnë me pyetjet e
parashtruara në hyrje dhe qëllim. Poashtu duhet të përfshihen edhe rezultatet
të cilat e mbeshtesin apo nuk e mbështesin hipotezën tuaj.

Rezultatet ndryshojnë nga të dhënat.

Të dhënat janë fakte shpeshherë numra të përfituara nga eksperimenetet. Të


dhënat mund të jenë, të përmbledhura dhe të transformuara.

Rezultatet në përgjithësi janë formulime që interpretojnë të dhëna.

Pjesë shumë e rëndësishme janë tabelat dhe grafikonet.

Paraqitja tabelare shpeshherë është truri i punimit shkencor

Tabelat duhet të komentohen e jo të lexohen, pra të ceken vetëm gjërat e


rëndësishme e jo të gjitha të dhënat, duke shfrytëzuar metodën induktive apo
deduktive.

Derisa hyrja përcakton pyetjet, metodat rrugët për tu arritur te përgjigjet ,


rezultatet janë përgjigjet në këto pyetje.

Diskutimi

Seksioni i diskutimit shpesh konsiderohet si pjesa më e rëndësishme e


hulumtimit tuaj sepse kjo është ajo ku ju:
1. Më efektivisht demonstroni aftësinë tuaj si studiues për të menduar në
mënyrë kritike rreth një çështjeje, për të zhvilluar zgjidhje kreative ndaj
problemeve të bazuara në një sintezë logjike të gjetjeve dhe për të formuluar
një kuptim më të thellë të problemit të hulumtimit,

2. Prezantoni kuptimin themelor të hulumtimit tuaj, shënoni implikimet e


mundshme në fusha të tjera të studimit dhe shqyrtoni përmirësimet e
mundshme që mund të bëhen për të zhvilluar më tej shqetësimet e hulumtimit
tuaj,

3. Theksoni rëndësinë e studimit tuaj dhe se si mund të jetë në gjendje të


kontribuojë dhe/ose të ndihmojë plotësimin e boshllëqeve ekzistuese në këtë
fushë. Nëse është e përshtatshme, seksioni i diskutimit është gjithashtu pjesa
ku ju tregoni se si gjetjet nga studimi juaj zbuluan boshllëqe të reja në
literaturë që nuk ishin ekspozuar ose përshkruar në mënyrë adekuate më parë.

4. Angazhimi i lexuesit në të menduarit në mënyrë kritike për çështjet që


bazohen në një interpretim të gjetjeve të bazuara në dëshmi; nuk rregullohet
rreptësisht nga raportimi objektiv i informacionit.

Konkluzat ( Përfundimi )

Kjo pjesë e punimit mbështetet në rezultatet e autorit. Duhet të shkruhet sa


më shkurt, në mënyrë taksative, pa citime nga literatura dhe pa tabela dhe
grafikone.

Duhet të ketë sa më pak numra, kurse rënditja e konkluzave bëhet sipas


qëllimit , hipotezës.

 
Rekomandimet

Propozimi i masave nuk është pjesë obligative e punimit por e dëshirueshme.


Masat nuk mbështeten vetëm në rezultate por mund të përfshijnë edhe
propozimet tjera që kanë lidhje me temën. Kur masat e propozuara janë pak
atëherë ato mund të parashtrohen në fund të konkluzioneve.

Citimi dhe shënimi i literaturës

Citimi dhe shënimi i literaturës shkencore-profesionale në thelb është obligim


moral dhe ligjor i autorit të punimit shkencor profesional që t’i përmend të
gjitha ato burime, të cilat i ka shfrytëzuar me rastin e hartimit të punimit.

Përveç këtij aspekti thelbësor, ekziston edhe ai formal, që autori duhet ta


respektojë, e që qëndron në obligimin e tij se citimi dhe shënimi duhet t’i
përshtatet rregullave të miratuara të përgjithshme për këtë lloj literature.

Citimi brenda tekstit

Mbiemri i autorit dhe iniciali i emrit , viti i publikimit


Nëse autori nuk përmendet në filllim të citatit, citim në tekst vendoset brenda
kllapave në fund të fjalisë si në shembullin më poshtë

Shembull:
Pra "Studentët shpesh kishin vështirësi në përdorimin e stilit APA, veçanërisht
kur ishte hera e tyre e parë" (Jones. A , 1998).

Lista e referencave

Lista e referencave duhet të vendoset në fund të punimit.


Kjo listë siguron informacionin e nevojshëm për një lexues për të gjetur çdo
burim që citoni .

Referencat duhet të mbështesin argumentin

Ato janë tregues së punës tuaj kualitative

01

Ato njohin punën e autorëve të tjerë

03

Përdorimi i referencave shmangë plagjiatizmin

04

Kjo dëshmi mund të kontrollohet dhe vërtetohet

Rëndësia e referencave

Kur të referohemi

Kur ju duhet burim për ndonjë teori

Kur ju duhet mbështetje për ndonjë të dhënë apo pikëvështrim

Kur të përdorim fjalët e dikujt tjetër

Rregullat bazike në referencim


Mbiemri i autorit vendoset i pari e pastaj iniciali i emrit. Jepni mbiemrin dhe
inicialet për të gjithë autorët e një libri të caktuar për deri në shtatë autorë.
Nëse puna ka më shumë se shtatë autorë, rendisni gjashtë autorët e parë dhe
pastaj përdorni tre pika pas emrit të gjashtë të autorit dhe pas tre pikave
vendosni emrin e autorit të fundit të punimit.

Për artikuj të shumëfishtë nga i njëjti autor, ose autorët e listuar në të njëjtin
rend, shënoni shënimet në mënyrë kronologjike, nga më të hershme në më të
fundit.

Prezantoni plotësisht titullin e punimit.

Aneks

Ne kete pjese duhet te vendoset pyetesori te cilin keni perdorur ne hulumtimin


tuaj .

Variablat dhe metodat e grumbullimit të të dhënave


STATISTIKË

Shkenca që studion ndryshimet sasiore në zhvillimin e shoqërisë, të


ekonomisë, të kulturës etj., duke mbledhur të dhëna numërore për to të cilat
grupohen e përpunohen me metoda të veçanta.

Tërësia e të dhënave numërore të mbledhura nga një fushë e jetës dhe


veprimtarisë në mjekësi, të dhënat demografike, lindjet, vdekjet, indikatorët
mjekësor:

Nataliteti, Mortaliteti, Mortaliteti i foshnjave, mortaliteti specifik sipas


sëmundjes, moshës, gjinisë.

Sikur se edhe shkencat tjera edhe statistika ka metodologjinë e vet principet e


të cilës mundësojnë që çdo hulumtim i kryer në çfarëdo kohe, në çfarëdo vendi
dhe me çfarëdo qëllimi, të kaloj nëpër të njejtat etapa të punës.

Ajo veçohet nga shkencat tjera me studimin e dukurive masive, pra objekt i
studimit të statistikës janë dukuritë masive apo tërësitë statistikore dhe
karakteristikat e variacionit të tyre.

Objekt i studimit të statistikës janë dukuritë masive. Masa statistikore


përbëhët nga shuma e rasteve individuale në të cilat përcjellët apo vrojtohet
variabiliteti i atributeve , Masa statistikore është e definuar në hapsinë dhe
kohë.

Ajo duhet të ketë këto veçori:

Masa statistikore

Është bashkësi, grup, apo tërësi e njësive, dukurive apo rasteve të njejta.

Përbëhët nga shuma e rasteve individuale në të cilat përcjellët apo


vrojtohet variabiliteti i atributeve.
Sa më i madh të jetë numri i vrojtimeve ose rasteve do të fitohet
edhe saktësia e rezultateve.

Pra statistika është vrojtim masovik, ligjshmëria e dukurive zbulohet


vetëm në masë.

Masa statistikore është pjesë e dukurisë masovike e përcaktuar në


kohë dhe hapsirë (p.sh. popullsia) që përbëhet prej njësive statistikore, p.sh.
individi ose personi.

Njësitë statistikore

Tipari i njësisë

Dallohen në mes veti sipas karakteristikave ose tipareve.

Si njësi statistikore mundë të jenë: Individët, gjësendet,

makinat, ndërtesat,ndodhitë apo fenomenet që ndodhin në rrethin tonë si për


shembull lindjet, vdekjet, ditët e mjekimit në spital, etj.

Paraqet veçorinë e përbashkët që e posedojnë të gjitha njësitë e objektit të


vrojtuar, por vlerat e tyre nëpër njësi në veçanti ndryshojnë.

03

Me të cilën përcaktohet vendi i ngjarjës së dukurisë të cilën e përcjellim si psh.


vendi i lindjes, vendi i punës, etj.

04

Tiparet statistikor mund të ndahën në disa grupe duke u bazuar në shumë


kriteriume.

Të cilat bëjnë fjalë për vlerat esenciale ose atributet e njësive statistikore,
3. Tiparet kohore

Të cilat tregojnë për kohën kur njësia statistikore vështrohët si psh. data e
lindjes,të punësuarit sipas viteve, etj.

Tiparet konkrete apo reale


ndahen ne dy nentipe

Tiparet atributive (përshkruese)

I quajmë edhe kualitative më që shprehin dallimet kualitative të njësive të


vrojtimit siç janë psh. ngjyra e flokëve, meshkuj-femra, punëtor, mjek, etj.

Tiparet numerike

Në mënyrë numerike çfaqin dallimet kuantitative të tipareve statistikore


prandaj edhe quhen tipare kuantitative tek të cilat vijmë duke numëruar apo
me anë të matjeve. Në varshmëri se a bëhet fjalë për tërë intervalin numerik
gjegjësisht për vlerat e intervalit, apo me vetëm disa vlera.

Diskontinuele

Janë ato tipare numerike tek të cilat madhësia mund të paraqitet vetëm me
numër të tërë psh. vizitat mjekësore, ditët e shërimit, numri i të punësuarve,
numri i lëndimeve, numri i anëtarëve të familjes.

Rëndësia e dallimit të tipareve, vjen në shprehje kur bëhet grumbullimi i të


dhënave, për caktimin e mesit të intervaleve i cili dallon varësisht prej llojit të
tipareve.
Si psh numri dhëmbeve, numri I eritrociteve, numri I Mjekeve, numri I
infermiereve,

P.sh numri I veturave në rruge për muaj

1. Cila nga këto të dhëna është dukuri kontinuele ?

a. Numri i studentëve të pranuar

b. Te rrahurat e zemres

c. Gjatësia e kockave

d. Numri i femrave te cilat kane abortuar

e. Të lindurit gjallë

Llojet e të dhënave (variablave )

Termi variable më së shpeshti përdoret për tërësin e të dhënave të të njëjtit


lloj, dmth variabla është sinonim për shumë të dhëna jo vetëm për një të
dhënë –vlerë apo rezultat.

Ekzistojnë disa lloje të variablave të cilat janë klasifikuar në:

1.Variablat kategorike (kualitative, nominale)

Variablat kategorike binare ose dihotome -jane ato variabla te cilat kanë vetëm
dy gjendje.

Gjinia : 1.Femër ,
2.Mashkull;

Statusi martesor : 1.I martuar

2.I pamartuar;

Prezenca e kancerit : 1.Po,

2.Jo,

Pirja e duhanit 1.Po

2.Jo

b) Variablat multikategorike te cilat kanë më tepër se dy gjendje si raca, grupi i


gjakut; tipi i sëmundjes; barerat etj.

2. Variablat ordinale

Janë variabla në mesin e të cilave egziston rënditje natyrore, por nuk është në
mënyrë precize e caktuar sa këto variabla ndryshojnë në mes veti.

Shembull të variablave ordinale janë shtresat shoqërore 1= I varfër, 2=


Mesatar, 3= I pasur; pastaj stadet e metastazës së tumorëve 1= pa metastaza,
2= metastazat lokale, 3= metastazat e pranishme në organet e largëta, 4=
metastazat ne shume organe, gjithashtu edhe shkallët e ndryshme te
lëndimeve, djegjeve apo sëmundjeve i përkasin të dhënave ordinale
(shkallëzuara).

Eshtë karakteristikë se këto variabla shpesh janë subjektive sepse nuk ekziston
një kufi i përcaktuar.

3.Variablat kuantitative
Janë të dhëna në fakt numerike dhe janë numra real. Këtu hyjnë të gjitha
madhësitë natyrore dhe të cilat nuk mund të shprehen me fjalë po me numra,
shembull koha, ora, data e lindjes, viti, parametrat e ndryshëm biologjik si
tensioni arterial, numri i eritrociteve, te rrahurat e zemrës në minutë, gjatësia
trupore, pesha trupore etj.

Variablat kvantitative ndryshe quhen variabla numerike dhe të cilat mvaresisht


a mund të shprehen vetëm me numra të plotë apo edhe me njësi më të vogla
mund të jenë kontinuele (të vazhdueshme) dhe diskontinuele (jo të
vazhdueshme)

METODOLOGJIA E HULUMTIMIT STATISTIKOR

01

02

04

03

OUR CENTER

Venus has a beautiful name and is the second planet from the Sun, but it’s
terribly hot

Rruga prej mbledhjes së të dhënave deri te përpunimi definitiv i tyre është e


gjatë dhe ndahet në 4 etapa:

Hap i parë i çdo aktiviteti statistikor është mbledhja e shënimeve (të dhënave)
të njësive statistikore, pra vrojtimi dhe grumbullimi i të dhënave statistikore.
Nga ky hap e gjerë te zbulimi i ligjëshmërive apo rregullave duhet të aplikohen
metodat e vrojtimit dhe hulumtimit statistikor. Tek disa autor hasim në ndarje
të hulumtimit statistikor në shumë etapa. Disa të tjerë hulumtimin statistikor e
ndajnë në katër etapa. Kësaj ndarje do të i përmbahemi edhe ne.

Etapat:

1. METODAT E GRUMBULLIMIT TË SHËNIMEVE (TË DHËNAVE) VROJTIMI


STATISTIKORE

Burime themelore të të dhënave

01

Vështrimi i drejtëpërdrejtë dhe zgjedhja, që mbështetet në faktin se të


dhënat zgjidhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga njësitë statistikore (personat
fizikë apo juridik).

Kjo është mënyra më e sigurtë e marrjes së të dhënave mirëpo, nuk është e


mundur që gjithnjë të përdoret në hulumtimet statistikore;

Dokumentacioni ekzistues, ku bëhet fjalë për shënime nga dokumentacioni siç


janë të dhënat nga protokolet, librat amzë për të lindur, të vdekur, të
kurorëzuar, librat e katastrit, inventarit, kartotekat, etj. që mund të
shfrytëzohen si burim i të dhënave në raste kur nuk paraqesin ndonjë sekret;

Hulumtimi i personave, që bazohet në hulumtimin e personave të cilët i dijnë


të dhënat për të cilat interesohemi ne gjatë hulumtimit. Më së shpeshti i
qasemi në raste kur nuk mundemi drejtëpërsëdrejti të bijmë në kontakt me
njësitë statistikore apo kur natyra e dukurisë na imponon një burimit të tillë të
të dhënave. Në këto raste më së shpeshti shfrytëzohen personat profesional
dhe të informuar mirë që mund të na ofrojnë informata korrekte dhe të sakta.

02
03

Grumbullimi i të dhënave statistikore bëhet me anë të :

Regjistrimi i njëkohëshëm

Anët e vështira

Është mjaft glomaze, e shtrenjtë dhe kërkon angazhim të numrit të madh të


kryerësve të detyrave gjatë grumbullimit të të dhënave si dhe pastaj gjatë
fazave tjera të hulumtimeve statistikore e sidomos në rast se grupimi,
përpunimi dhe analiza e materialit të grumbulluar duhet të bëhet në mënyrë
manuele.

Karakteristikë e regjistrimeve të njëkohëshme është se janë aksione periodike


statistikore dhe se vrojtojnë dhe regjistrojnë të dhënat për njësitë e masës në
një moment të caktuar.

Ky moment që definon objektin e regjistrimit në një moment të caktuar kohor


quhet moment kritik dhe paraqet kohën e definuar për inçizim apo "
fotografim " të objektit që regjistrohet.

Është e rëndësishme, për regjistrim, të përcaktohet koha " ideale " ose
momenti kritik i cili supozon se në këtë periudhë kohore dukuria e cila
vështrohet nuk ka lëvizje të mëdha gjegjësisht është relativisht statike.
Për regjistrim të popullsisë psh. mirret data 31.03.ora 24oo dhe intervali 10
vjeçar, ku data dhe koha janë zgjedhur për shkak të supozimit të ndrimeve më
të vogla në dukurinë e cila hulumtohet, ndërsa periudha 10 vjeçare është
marrë për shkaqe ekonomike më që bëhet fjalë për një procedurë mjaft të
shtrenjtë.

Për këtë arsye në periudhat në mes të dy regjistrimeve zakonisht shërbehemi


me prognozimin e dukurive si psh. numrit të banorëve, ekonomive shtëpiake,
etj.

Regjistrimi kontinuel-protokolimi

Është metodë komplete, e tërësishme, e regjistrimit, por këtu të dhënat


grumbullohen në mënyrë kontinuele (të pandërprerë ose permanente) në
momente të caktuara psh. çdo ditë, javë apo muaj dhe të dhënat e grupuara
dërgohen në intervale kohore të caktuara në institucionet gjegjëse.

Në këtë mënyrë fitohen të dhënat rregullisht, pa u pritur periudhat më të gjata


kohore.

Shembuj të këtij grumbullimi kemi shumë, psh. lindjet, vdekjet, kurorëzimet,


vizitat mjekësore, injeksionet, etj.

Në krahasim me regjistrimin e momentit ku përcaktohet momenti kritik,


grumbullimi i të dhënave bëhet me sistem të rregullt të grumbullimit të të
dhënave i cili pastaj raportohet, prandaj këtë sistem edhe e quajmë sistem të
raportimit.

Regjistrimi është metodë e tërësishme e grumbullimit të të dhënave kurse


metoda të pjesërishme të grumbullimit të të dhënave janë anketa dhe mostra.

Është metodë parciale e grumbullimit të të dhënave statistikore ku me anën e


formularëve special të quajtur pyetsor grumbullohen të dhënat për një grup të
caktuar të masës statistikore dhe atributët e caktuara të kësaj mase. Anketa
duhet të jetë e përgaditur me kohë, mund të jetë anonime.
Anketa ka dy faza:

Fazën e përgaditjes (caktohet njësia statistikore, kush anketohet, numri i të


anketuarve, cilat pyetje, kush e mban anketën, etj.) dhe

Fazën e kryerjes së anketës

Anketa duhet të siguron anonimitetin e individit sidomos në raste kur bëhet


fjalë për grumbullimin e të dhënave që kanë të bëjnë me jetën intime të
personave që anketohen. Në këtë mënyrë sigurohet edhe kualiteti i të dhënave
të cilat bëhen më besnike. Për tu lehtësuar anketimi e më këtë edhe të
zvogëlohen gabimet eventuale, në anketa mund të ipen modalitetet e gatshme
të përgjigjeve si psh. po; jo; ka; nuk ka; shkolla fillore; e mesme; fakulteti; etj.
gjë e cila njëkohësisht e shpejton marrjen e të dhënave gjatë anketës dhe
numrin e përgjigjeve që të zvogëlohet humbja e kohës

Mostra

Është metodë parciale e grumbullimit të të dhënave statistikore, ku pjesa e


masës statistikore e prezenton masën, gjegjësisht, pjesa e masës e nxjerrur nga
masa si mostër e saj, përmban në veti tiparët e masës. Sa më tepër tipare të
përbashkëta të ketë mostra me masën aq më reprezentative do të jetë mostra,
gjegjësisht, mostra në këtë rast do ta prezenton në mënyrë të denjë masën
statistikore nga e cila është "nxjerrë". Në kohë të fundit kjo metodë është
përpunuar mjaft në teoritë statistikore dhe është bërë metodë dominuese në
hulumtimet statistikore të cilat mund të përcjellen me anë të kësaj metode..

Mostra e rastit

Fitohet me anë të tabelës së numrave të rastit që ka këto numra, si dhe me


anë të sistemit të llotarisë. Për këtë mënyrë të fitimit të mostrës duhet të
themi se i mundëson të gjithë anëtarëve të masës statistikore shansa të
barabarta për pjesëmarrje në mostër. Pra të gjithë anëtarët e masës kanë
shansa të bëhen anëtar të mostrës së fituar.
Për këtë lloj të mostrës ekzistojnë tabelat me numrat e rastit, p.sh.
masa 20000, mostra 5% pra n=1000, në tabelat e numrave të rastit i gjejmë
dhe i veçojmë anëtarët e serisë statistikore p.sh. 3304; 7656; 401; etj.

2.Mostra sipas sistemit të caktuar- mostra sistematike

Ku nga një regjistër përcaktohet vetëm një rast e pastaj me sistemin e caktuar
më parë, zgjidhen anëtarët e tjerë të mostrës.

Me anën e kësaj mënyre ekziston shansa e kufizuar e anëtarëve të masës


statistikore për të u bërë pjesë të mostrës së zgjedhur, me që të gjithë anëtarët
nuk kanë shansa të barabarta për tu bërë anëtarë të mostrës dhe kjo varet prej
zgjedhjes së anëtarit të parë, i cili dikton pastaj zgjedhjen e të tjerëve.

P.sh. N=20000, n=1000; pra N/n=20000/1000=20. do të thotë se çdo i 20


mirret ose prej 1-20 duhet të mirret 1 e kështu me rradhë prej 20-40 edhe një;
etj., ose mirren numrat prej 1-20 dhe përzihen, pastaj tërhiqet një numër dhe
prej tij fillohet, pra e kemi numrin e parë, pastaj ia shtojmë 20 dhe e fitojmë
numrin tjetër, etj. E metë e këtij sistemi është se është kusht që masa të mos
jetë e rradhitur.

Mostra ne stratume

Fitohet në atë mënyrë që masa së pari ndahet në stratume apo shtresa sipas
karakteristikave të caktuara psh. mosha; pesha; profesioni; etj. e pastaj, nga
secili stratum në mënyrë proporcionale, me metodë të rastit bëhet zgjidhja e
njësive të mostrës. Mostra në stratume më së shpeshti përdoret kur masa
përbëhet nga grupe që janë të shtresuara dukshëm (psh. shtresime moshore,
vendbanimi, etj.), dhe masa nuk është homogjene.

Saktësia e mostrës varet nga:

Mënyra e zgjedhjes (me dhe pa përsëritje)

Madhësia e mostrës

Variabiliteti i masës

Madhësia e mostrës

Mostra më e madhe –më representative;

Mostra më e vogël – më ekonomike.

Madhësia e mostrës varet nga: variabiliteti, preciziteti, besueshmëria

Mostrat e vogla janë ato mostra te të cilat numri i anëtarëve N < 30 ose
N1+N2<60

Mostra të pavarura janë ato mostra tek të cilat njësit e njërës mostër nuk kanë
kurfar ndikimi në zgjedhjen e njësivwe të tjetrës mostër.

Qellimi I kerkimit te literatures shkencore

Komunikimi në mes hulumtuesve shkencor

Shikimi historik i zhvillimit të shkencës


Mundesia e largimit nga duplifikimi i rezultateve dhe metodave

Nuk egziston ndonje Revistë me Rezultate negative andaj qe disa studime te


mos duplifikohen

Burimet e informacionit janë primare, sekondare dhe terciare

Publikimet primare janë punime origjinale, burimore, të papërpunuara, të


botuara në tërësi.

MJAFT DIJE, që fitohet me LITERATURË,

Të caktohet roli dhe rëndësia e problemit dhe të analizohen mundësitë e


realizimit, mundësitë teknike dhe materiale, literatura, mjetet, paisjet, kuadri,
koha.

Formulimi:

duhet të jetë i qartë dhe të kuptohet lehtë,

duhet të arrihet qartësia e terminologjisë së përdorur,

të përcaktohet për çka është fjala-individ, organizëm, organ, grup,

lokacioni, KU,

periudha- KUR,

cilat dhe çfarë reaksionesh priten, PËRSE.

Burimet më të rëndësishme primare janë:

Revistat,

botimet periodike,
përmbledhjet e punimeve nga kongreset, tubimet shkencore dhe profesionale,
seminare, simpoziume, konferenca shkencore, këshillime,

Monografia,

Raportet e kërkimeve-projekteve,

Teza e magjistraturës,

Disertacioni i doktoraturës.

Burimet sekondare

Revistat të indeksit, index medicus

vetëm të dhënat elementare për punimin

Revistat e indeksit me abstrakt, edhe rezime në excperta medica

Bibliografia

Burimet terciare

Enciklopedia

Leksikoni

Pasqyra statistikore.

Fjaloret e ndryshem

Përparësitë

Vetëm artikujt apo publikimet primare mund të merren si burim i sigurtë,


relevant dhe të vlefshëm të të dhënave.
Përjashtim bëjnë edhe burimet sekondare të cilat do të jenë të besueshme në
ato raste për të cilat egziston një realitet objektiv, andaj edhe ato sekondare
mund të shfrytezohen

Cfare literature ju duhet ?

Kërkimi bazë

Objektiv, shkencor

Anekdotal

subjektiv, personal

Pse kerkojme literature ?

Informatat në temë të veçantë

Qartësimi

idetë

mendimet

besimet

Për diskutim rreth temës

Për njohuri më të përsosura

Procesi :

Cila është tema zgjedhur p.sh.kujdesi ndaj të moshuarve

Ndajeni në fjalë kyçe (hartimi mendor) p.sh.i moshuar, në moshë, i vjetër,


ageing,aged, elderly, caring, care provision

Veni kohën e kufizuar në kërkim p.sh.informatat nga 5 vitet e fundit

Gjeni literaturën që ka të bëjë më temën tuaj.


Përdorni të gjitha burimet për të kërkuar të dhëna

Identifikimi i një teme të rëndësishme për praktikën tuaj klinike

Mundohuni të mendoni për kushte të ndryshme që mund të përcaktojnë


temën tuaj të interesit, të tilla si“kujdesi i zonave të presionit” ose “presioni i
ulçerës”. Identifikimi i kushteve të lidhura që mund të jenë të rëndësishme, të
tilla si “kontrollit të infeksionit”, “fashimi” dhe “kujdesi i plagës”. Provoni që të
keni ide, diskutoni temën me kolegët dhe / ose përdorin një fjalor për të
identifikuar sinonime.

Koha e përdorur për identifikimin e kushteve alternative dhe të ngjashme me


to duhet të jetë e shfrytëzuar mirë, pasi ajo mund të çojë në një kërkim të
plotë të literatures

Gjetja e abstrakteve, revistave të indeksuara dhe veprave të tjera për


referenca Indeksimi është punë e referencave që ju lejon të kërkoni në një
indeks subjekti për detajet e materialeve relevante për temën e zgjedhur.

Ju mund të përdorni termat tuaja kërkimore (p.sh. “ presioni i ulçerës” dhe /


ose “kujdesi për plagën”) për ta bërë këtë. Ju gjithashtu mund të kërkoni në një
indeks autorësh për dokumente nga autorë të veçantë.

Abstraktet e revistave janë të ngjashme me indekset, ku mund te ketë një


përmbledhje të shkurtër dhe shpesh të dobishme të secilit dokument. Indekset
dhe abstraktet e revistave mund të jenë në formën e librit,

Ju mund të gjeni edhe artikuj relevant/përkatëse nga skanimi nga kopjet e


gazetave. Disa revista kanë më shumë mundësi për të siguruar artikuj
relevant/përkatëse se të tjerët. Për shembull, artikulli/gazeta për kujdesin e
plagës mund të përmbajë artikuj relevant/përkatëse për temën e identifikuar
më lart.

Pse kerkimi duhet te jete I kufizuar ?

Shënimet vjetërohen shpejt


Njohuria shkencore shpesh vjetërohet pas 5 viteve

Kerkimi I literatures:

Nxjerrja e literaturës nga burime të ndryshme

Libra

Revista

Bazat e të të dhënave

Gazeta

Institucione

Udhezues apo protokol

Dokumenta qeveritar

Për një artikull të revistës ju nevojitet:

Emri (emrat) dhe inicialet e autorit ose autorëve;

Viti i botimit;

Titullin (dhe çdo nëntitull) të këtij artikulli;

Emri i revistës në të cilën është botuar;

Vëllimi dhe numrat pjesë e revistës në të cilën ajo u botua dhe

Numrat e faqeve

Për një libër ju nevojitet:

Emri (emrat) dhe inicialet e autorit ose autorëve;

Viti i botimit;

Titullin (dhe çdo nëntitull) të librit;

(për çdo libër i cili është një botim i dytë apo i mëvonshme) numrin e ribotimit

Vendi i botimit dhe - emrin e botuesit.


Aplikacioni më prominent në internet është World-Wide Web.
World-Wide Web (WWW) është një sistem dokumentash on-line që mbështet
lidhjet ndërmjet dokumentave.

Egzistojnë disa klient aplikacione të quajtura Browers (kërkues) (psh Nescape


Navigator, MS explorer) të cilat mundësojnë lidhjen në rrjet me WWW serverët
dhe afishojnë dokumentet e ofruara nga një WWW server.

Meqë W.W.W është treguar tejet i sukseshëm dhe meqë ofron qasje për një
publik të gjërë, pothuajse të gjithë ofertuesit e informatave on-line kanë vënë
informatat e tyre në ndonjë W.W.W server.

Një shembull është MEDLINE, PubMed, një bazë e madhe të dhënash me


abstrakte të të gjithë artikujve medicinal të cilët botohen në revista medicinale
me recension ndërkombëtar.

Tri bazat e shënimeve me interes primar

Evidence-Based Medicine (mjekësia e bazuar në fakte )

MEDLINEPlus : Ovid, PubMed

Webi i shkencës (Web of Science)

Qasje të lire :

PubMed Clinical Queries (Pyetjet klinike):


http://www.ncbi.nlm.nih.gov/entrez/query/static/clinical.shtml):
Përmbanë nje numër të madh abstrakte mjekesore dhe punime nga revistat e
ndryshme mjekesore të recenzuara, shpeshherë me qasje të lire në gjithë
revistën dhe punimet
SUM Search (http://sumsearch.uthscsa.edu/)
Kërkues i librave, MEDLINE-a,
shqyrtime sistematik (Systematic Review) nga revistat më të rëndësishme
mjekësore
TRIP Database (http://www.tripdatabase.com)
përmbanë 15000 lidhje nga 61 burime siq janë revistat BMJ, JAMA, N Eng J
Med, të drejtimeve klinike, si dhe qasje ne librat elektronik e-librat etj.
Dy web faqe te njohura ku mund të gjinden udherrëfyesit tek të cilët mjekësia
është e bazuar në fakte janë :

The National Guideline Clearinghouse (NGC) (http://www.guideline.gov)


National Institute for Health and Clinical Excellence (NHS),
http://www.nice.org.uk/.

Principet e mjekimit të sëmundjeve të caktuara kryesisht janë të bazuara në


udhëzues (protokole).

Protokolet - paraqesin porositë të cilat janë dizajnuar në bazë të të dhënave


(fakteve ) më kualitative me qëllim që të ndihmojnë mjekun në trajtimin dhe
shërimin e pacientëve
 
Disa shembuj të kërkimit të literaturës në PubMed dhe hapat se si kërkojmë
literaturën për problemin dhe çështjen të cilën jemi duke e hulumtuar dhe për
te cilën jemi të interesuar
 

Llojet dhe metodat e hulumtimit shkencorë


Qëllimet, pyetjet kërkimore dhe hipotezat duhet të riparaqiten para fillimit të
seksionit të metodës së një dokumenti shkencor.

Kjo duhet t'ju ndihmojë për të vlerësuar nëse metodat e zgjedhura nga
kërkuesit janë të përshtatshme për të përmbushur qëllimet e studimit.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të hulumtimeve shkencore të cilat ndahen duke ju


referuar rolit dhe drejtimit të studimit .

Lloje e studimeve

STUDIMET DESKRIPTIVE DHE ANALITIKE

STUDIMET DESKRIPTIVE
Janë studime të cilat përshkruajnë karakteristikat e përgjithshme të
shpërndarjes së një sëmundje veçanarisht në lidhje me karakteristikat e
personit, vendit dhe kohës.

Karakteristikat e personit lidhen me përshkrimin e sëmundjes në bazë të


moshës, gjinisë, racës, gjendjes civile, konsumimit të ushqimit, barërave dhe
shprehive jetësore.

Karakteristikat e vendit zakonisht i referohen përshkrimit të sëmundjes sipas


vendit, zonave të qytetit, fshatit si dhe ndryshimeve që kanë të bëjnë me
paraqitjen e sëmundjes brenda apo jashtë vendit

Karakteristikat e kohës egzamionojnë fillimin e sëmundjes sipas viteve,


respektivisht krahasojnë paraqitjen e sëmundjeve para 5 vite, 10 vite, apo 100
vjet më parë apo sipas orëve

STUDIMET DESKRIPTIVE -> STUDIMET KORRELATIVE -> RAPORTI I RASTEVE DHE


SERITE E RASTEVE

STUDIMET KORRELATIVE

Te këto studime bëhet krahasimi i frekuencës së paraqitjes së sëmundjes

ndërmjet grupeve të ndryshme gjatë të njëjtës periudhë kohore ose në po atë


popullatë por në momente kohore të ndryshme dhe duke përdorur të dhënat

nga popullata në tërësi. Në këto hulumtime për të përshkruar sëmundjennë

raport me ndonjë faktorë që na intereson si mosha, gjinia, koha kalendarike,

permisimi i shërbimeve shëndetësore, konsumimi i ushqimeve, marrja e

medikamenteve etj përdorën madhësi që përfaqësojnë karakteristikat e një

popullate të tërë.

Si shembull i hulumtimeve korrelative janë hulumtimet të cilat analizojnë

shfaqjen e sëmundjes ne lidhshmëri me konsumimin e ushqimit të cilët

shpesh përbëjnë faktorë të rrezikut për paraqitjen e shumë sëmundjeve

dmth kanë lidhshmëri qoftë pozitive apo negative me shfaqjen e sëmundjes

dhe frekuencën e saj

RAPORTI I RASTEVE DHE SERITE E RASTEVE

Derisa te hulumtimet korelative marrin në shqyrtim popullatat në tërësi


raportet e rasteve përshkruajnë eksperiencën e një pacienti ose të një
grupipacientësh me diagnozë të ngjashme.

Është tipi më klasik i studimeve deskriptive të individëve, që kosiston në


njëraport të detajuar e të kujdeshëm nga një apo më shumë klinicistë të profilit
të ndryshëm mbi një pacienti të vetëm.

Raporti individual i rastit mund të shtrihet në një seri rastesh të cilat


përshkruajnë karakteristikat e një numri pacientësh me një sëmundje të
dhënë.

HULUMTIMET TRANSVERSALE
Lloji i tretë i studimeve deskriptive janë vrojtimet apo hulumtimet transversale,
në të cilën gjendja e një individi, grupacioni të popullatës, për sa i përket
pranisë apo mungesës së sëmundjeve si të ekspozimit ashtu edhe të
sëmundjes vlerësohet në një moment kohor.

Vrojtimet transversale sigurojnë informata për frerkuencën, karakteristikat e


sëmundjes apo çështjeve të tjera të hulumtuara duke dhënë një fotografi të
çastit të gjendjes shëndetësore dhe problemeve të hulumturara në një kohë të
dhënë. Këto studime mund të përdore për të grumbulluar informacion mbi
prevalencën e sëmundjeve ose për pasojat tjera shëndetësore. Mangësia e
këtyre hulumtimeve qëndron në faktin se është e pamundur të përcaktohet
nëse ekspozimi i paraprinë sëmundjes ose rrjedh prej saj.

STUDIMET ANALITIKE

STUDIMET RAST - KONTROLLE

Këto hulumtime përfaqësojnë një lloj të hulumtimeve vrojtuese analitike ku


subjektet zgjidhen në bazë të faktit nëse ata janë të sëmurë (rastet ) ose jo të
sëmurë (kontrollet) me sëmundjen e caktuar që është duke studjuar.Gjithashtu
grupet krahasohen per sa i përket numrit të atyre që kanë një histori ekspozimi
apo një karakteristikë që na intereson. Përparësia e ketyre hulumtimeve
qëndro në faktin se mund të vlerësojnë lidhjen në mes faktorit të rrezikut dhe
paraqitjes së sëmundjes- problemit.

Te hulumtimet Rast – Kontrollë popullata për studim është grupacioni i


njerëzve-individëve apo seri e pacientëve që ka një sëmundje që na intereson
dhe një grup krahasimi- individë pa sëmundje dhe bëhet krahasimi i numrit të
personave me ekspozim që na intereson për sejcilin grup. Shembull nëse na
intereson a egziston lidhshmëria e paraqitjes së kancerit të fshikëzës urinare
dhe konsumimit te embëlsirave artificiale atëher nxirret nje moster me te
sëmurë nga ajo sëmundje të cilët kanë qenë të hospitalizuar dhe grupi
kontrollë pa kancer te fshikëzës urinare te cilet janë nxjerrë nga popullata e
përgjithshme, të gjithë pjesëmarrësit në hulumtim janë intervistuar në lidhje
me konsumimin e ushqimit te embël artificial dhe faktorëve tjerë te rrezikut.

Studimet Rast Kontrolle (Case control)

Avantazhet e studimit Rast-kontrolli.

-Kerkojn pake subjekte për tu realizuar

-Jane efektive në studimet e sëmundjeve të rralla

-Mund të studjohen shume faktore ekspozimi per nje sëmundje të caktuare.

Disavantazhet e studimit Rast-kontrolli.

Shpeshtësia e semundjes nuk mund të njehsohet

Mbartin gabimet në perzgjedhjen e kontrolleve si dhe në memorijen


selektive

Lidhja shkak pasoje është e vështire për tu interpretuar

STUDIMET-KOHORTE

Te studimet kohorte subjektet klasifikohen mbi bazën e pranisë ose jo

të ekspozimit ndaj një faktori të veçantë dhe pastaj ndiqen për një
periudhë kohore të caktuar për të përcaktuar zhvillimin e sëmundjes në

sejcilin grup. Periudha e ndjeksjes në shumicën e rrethanave duhet të jetë

të paktën disa vite për të bërë të mundur zhvillimin e pasojës në një

numër të mjaftueshëm subjektesh me qëllim që të mundësohet krahasimi

domethënës i frekuencës së sëmundjes midis individëve të ekspozuar ose jo.

Shembull i studimeve të tilla mund të jetë nëse për një periudhe te caktuar

kohore për disa vite përcjellim shprehitë jetësore dhe paraqitjen e sëmundjes
ne

varësi nga faktorët e rrezikut të përcjellur.

Skema e studimeve kohort

STUDIMET PROSPEKTIVE
Te studimet kohorte prospektive grupet e subjekteve të ekspozuara

dhe jo të ekspozuara kanë qenë zgjedhur por sëmundja nuk është shfaqur

akoma, kështu që hulumtuesi bënë ndjekjen në vazhdimësi gjatë një intervali

kohor të mjaftueshëm për tu siguruar për pasojën që i intereson (sëmundjen).

Shembull. Nese zgjedhim një grupacion te madhë të njerzve të moshës 30 deri

59 vjet dhe të cilët nuk kanë sëmundje kardiovaskulare dhe mbledhim të

dhenat mbi variablat demografike, historitë mjekësore, shprehitë jetësore

(pirjen e duhanit, konsumimn e ushqimit, yndyrnave etje) dhe një numër të

parametrave klinik duke i përcjellur ne periudha kohore të rregullta dhe

monitorojmë shfaqjen e problemeve kardiovaskulare qysh nga ajo kohë, nga

këto të dhena bëhet e mundur identifikimi i shume faktorëve të rrezikut për

SKV.

STUDIMET RETROSPEKTIVE

Te studimet kohorte retrospektive hulumtimi fillohet nga një pikë kohore kur
të dyja (ekspozimi dhe sëmundja ) tashmë kanë ndodhur.

Shembull.që të vlerësohej nëse punëtorët e ndërtimit të shëndetseve


bërthamore ishin në rrezik të rritur të vdekjes nga leukemia ose kancere të
tjera u bë anketimi i personelit që punonin ne keto anije, u formua kohorti i
përbër nga nje numer I madh i të punësuarve ne keto vende të punës në kohë
të ndryshme gjatë viteve 1952-1977

STUDIME EKSPERIMENTALE

Këto studime ndryshe quhen edhe studime e ndërhyrjes apo sprova klinike

te cilat mund të jenë të tipit kohort prospektiv sepse pjesmarrësit në hulumtim


identifikohen mbi bazën e gjendjes së tyre dhe vazhdojnë të përcillen

nëse zhvillojnë sëmundje ose jo sëmundjen. Karakteristikë ehulumtimeve


eksperimentale është se te këto hulumtime

gjendja e ekspozimit të secilit pjesmarrës përcaktohet nga vet hulumtuesi.

STUDIME EKSPERIMENTALE

Nje hulumtim eksperimental (sprovë) parandaluese (ose profillaksi primare)


nënkupton vlerësimin e faktit nëse një agjent, ose proçedur e caktuar,
zvogëlon riskun e zhvillimit të sëmundjes tek ata që në kohën e regjistrimit nuk
vuanin nga kjo semundje.

Kështu sprovat preventive mund të bëhen mbi individet e shëndosh me risk te


zakonshëm ose mbi ata qe dihet se jane me risk te lartë të për zhvillimin e
sëmundjes .

VLERSIMI I BIASIT

BIASI- parqet gjdo gabim sistematik i cili i cili sjell në një vlerësim jo të saktë të
shoqërimit midis ekspozimit dhe sëmundjes.

Meqense hulumtimet kanë të bëjnë me qenjet njerëzore sado që hulumtimi


është planifikuar ne mënyrë precise prap se parp egziston mundësia për një
ose më shumë lloj bias-i (gabimi) gjë që dalin qoftë nga mënyra e zgjedhjes së
subjekteve në hulumtim, marrja e informatave nga l burimet e ndryshme apo
si rezultat i interpretimit jo adekuat apo lojit te testeve statistikore të aplikuara
dhe deri te rezultatet e gabuara.

Zgjedhja e metodave

HULUMTIMET KUANTITATIVE- Në kerkimet kuantitative kërkohet që t'iu


përgjigjemi pyetjeve "sa?"dhe “si?" ka të bëjë me marrëdhëniet në mes të
variablave
HULUMTIMET KUALITATIVE- Në kërkimet kualitative kemi të bëjmë me një
matricë "kush, pse, kur dhe ku?" pyetje me eksplorimin e çështjeve.

Zgjedhja e metodave

Kërkimi kuantitativ shpesh merr formën e eksperimenteve, pseudo-


eksperimenteve dhe të observimeve, të cilat gjenerojnë të dhëna numerike për
nxjerrjen e rezultateve dhe testimet statistikore.

Kërkimi kualitativ përdor intervistat e pastrukturuara apo gjysëm të


strukturuara, vëzhgimin e pjesëmarrësëve dhe analizën e dokumenteve dhe
bisedave, shpesh në kombinim.

Të dhënat cilësore/kualitative janë në formën e fjalëve, të tilla si


procesverbalet dhe shënimet e studiuesve, intervistë në fushën përkatëse.

Kërkimi shkencor kuantitativë


Kërkimet shkencore eksperimentale

Eksperimentet janë një mënyrë e fuqishme e testimit të shkakut dhe pasojes,


marrëdheniet midis variablave) përshkruajnë tre karakteristikat e një
eksperimenti të vërtetë ( njerëzit që marrin pjesë në eksperimente janë
pershkruar shpesh si “subjekte”.)

------ Manipulimi- Drejtuesi i eksperimentit duhet të bejë dicka për të paktën


disa nga subjektet në studim.

-------- Kontrolli- Drejtuesi i eksperimentit duhet të aktivizoj një ose më shumë

kontrollues mbi situatën eksperimentale, duke perfshirë përdorimin e një grup


kontrolli

------Randomizim- Drejtuesi i eksperimentit duhet të caktojë subjektet për një


grup kontroll apo eksperimental në mënyrë të rastësishme.Eksperimentet e
vertete janë të njohur ndonjëhere si kontrolli rastesor I mostrës

Kërkimet shkencore pseudo- experimentale

Kërkimet shkencore pseudo- experimentale


Pseudo-eksperiment nuk disponojnë tri atributet kryesore të një eksperimenti
të vërtetë, pasi këtij i mungon randomizimi, ose një grup kontrolli. Ka shumë
pyetje të shumta me vlerë kërkimore ku randomizimi nuk është i mundur p.sh
një studim ku dëshirojmë të përcaktojmë efektet fiziologjike dhe psikologjike
të një sistemi të ri turnesh tek infermierët që punojnë në një spital të veçantë.

Kërkimet shkencore observuese

Observimet mund të përdoren për të mbledhur informacion në lidhje me


variablat dhe nganjëherë, për të provuar marrëdhëniet midis variablave.

Nuk ka asnjë ndërhyrje eksperimentale në punën observuese, më tepër


informacion mblidhet si për shembull për statusin e shëndetit të njerëzve,
kushtet e jetesës, besimet e shëndetit ose kënaqësinë me shërbimet.

Informacioni është kthyer në të dhëna numerike, të cilat mund t'i nënshtrohet


analizave statistikore.

Të dhënat e observimeve janë të marra me anë të pyetësorëve apo


intervistave, duke përdorur një orar shumë të strukturuar gjatë intervistës.

Intervistat mund të bëhen ballë për ballë ose me telefon.

Kërkimi shkencor kualitativ

Kërkimi kualitativ është i lidhur me një numër të filozofive të mbivendosjes


dhe metodologjive të tilla si, natyralizmi, interpretivismi, etnografia dhe
fenomenologjia.

Nuk është e pazakontë për kërkuesit kualitative të shfrytëzojnë të gjitha këto


dhe nuk mund të jetë e lehtë, për shembull, për të përcaktuar se pse një
studim që është përshkruar si etnografike e jo si fenomenologjike.
Kërkuesit kualitativ shpesh të nxjerrin në teorinë e bazuar , veçanërisht kur
ndërmerren procedurat e marrjes së mostrave, mbledhja e të dhënave dhe
analiza e të dhënave.

Procedurat e zgjedhjes së mostrave

Procedurat e zgjedhjes së mostrave ndryshojnë në kërkimet sasiore dhe


cilësore.Ndërsa qëllimi i mostrës në kërkimet sasiore është të zgjidhet një
mostër që është përfaqësuse e popullatës në studim, qëllimi në kërkimet
cilësore është të zgjidhen pjesëmarres që mund të lejojnë një eksplorim të
drejtuar dhe të thellë të çështjeve që po studiohen.

Mostrat ne kërkim sasior:

Mostra propabilitare është mënyra më efektive e zgjidhjes së një mostre që


është përfaqësuese e popullatës nga e cila është marrë. Në marrjen e mostrës
propabilitare çdo element (person ose dicka) në popullatën e marrë në studim
ka shance të barabarta që të zgjidhet në monstër. Ka tre lloje kryesore të
mostrës propabilitare.

1.Mostra e zgjedhur rastësore - përdoret kompjuteri dhe numrat apo tabelat,


zgjidhen rastësisht duke formuar një mostër nga kufiri i mundshëm.

2.Mostra e zgjedhur e shtresëzuar e ndan popullatën në dy ose më shumë


shtresa p.sh mashkull /femër dhe pastaj një mostër rastësore zgjidhet nga cdo
shtresë.
3.Mostra në grupe: përdoret në studimet me shkallë të gjerë ku llogaritjet e
kufirit të mostrës së të gjithë popullatës mund të jetë e kushtueshme, veshtirë
ose e pamundur

Mostra e përgjithshme: përfshin personat që janë më të lehtë për tu përfshirë


në mostër. Kështu që një infermiere që është duke zhvilluar një vezhgim,
mund të vendosë të shpërndaj pyetësorë në 200 pacientët e parë me ulcera
në këmbë të vizituar në shtëpi ose klinikë.

Mostra përfshirëse: vë në punë një pyetësor ose kërkes për pjesëmarrje.Ky


pyetësor i dërgohet njerëzve të njohur, të cilve u kërkohet të japin emrat e
personave të tjerë që mund të jenë dakord të marrin pjesë. Këta pyeten
përsëri për emra të tjerë e kështu me radhë.

Mostra kuote kërkon që kërkuesit të identifikojnë shtresa në popullatë dhe të


zgjedhin një mostër të përshtatshme që reflekton përpjestimet e këtyre
shtresave.

Kështu që një popullatë e veçantë përbëhet nga 400 meshkuj dhe 600 femra,
kërkuesit mund të kenë për qëllim të vëzhgojnë 40 meshkuj dhe 60
femra.Gjithashtu mund të jenë 500 infermier,250 fizioterapistë dhe 250 mjek,
në këtë rast merren 50 infermier, 25 fizioterapist 25 mjek.

Qëllimi është që një mostër të jëtë aq përfaqësuese sa do ishte një mostër e


përshtatshme.

Sa më e madhe të jetë mostra,aq më shumë gjasa ka që të jetë përfaqësuese e


popullatës nga e cila është marrë.

Megjithatë, sa më e madhe mostra aq më të mëdha do jenë burimet e


nevojshme për mbledhjen e të dhënave dhe analizën e tyre.

Mostra në kërkimin cilësor (kualitativ)

Kërkuesit kualitativ shumë rrallë aplikojnë teknika të mostrave të rastësishme,


por asnjë nuk pretendon se të dhënat dhe interpretimet përgjithësohen në
popullatat më të mëdha.
Por megjithatë përpjekjet për të gjetur dhe eksploruar problemet që mund te
jenë interesante dhe të jenë të përshtatshme në njerëz dhe situata konkrete
përveç atyre ku është aplikuar kërkimi shkencor.

Në studimet cilësore,mostra zakonisht përshkruhet si e qëllimshme ose


mostër sipas gjykimit.

You might also like