Paln Biznesi Erald

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES

FAKULTETIT I INXHIENERISE ELEKTRIKE


DEGA: ENERGJGITIKE

KLASA: IB
LENDA: EKONOMI DHE ADMINISTRIM BISNEZI
DETYRE KURSI : PLAN BIZNESI

PUNOI: PRANOI:
ERLAD METALIAJ BORA HIDA
Komapnia “Metaliaj Hotel” do te filloj punen ne vilen turistike ne qershor te vitit 2024 me
qellim qe tju ofroje vizitoreve nje qendrim sa me te mire e komod gjate pushimeve te tyre.
Pronesia e kompanise
Emri i biznesit : “Metaliaj Hotel” (MH)
Emri i pronareve : Erald Metaliaj
Eli Metaliaj
Adresa : Tropoje, Dragobi , Rruga Metaliaj
Nr.telefoni: 0676907979
E-mail: eraldmetaliaj4@gmail.com
Numri i rregjistruar ne MIT:34421788
Statusi i kompanise : Shoqeri aksionere
Hollesi per partneritetin ne biznes
Pjesmarrja ne perqindje per pronaret e biznesit eshte 50 % me nje investim ne para ne
shumen prej 20000 eurosh secili .
Emri Pjesmarrja ne % Kapitali i investuar ne €
Erald Metaliaj. 50%. 20000€
Eli Metaliaj. 50%. 20000€

Vizioni i kompanise tone : Te jemi zgjedhja me e mire e klienteve per pushimin e tyre.

Ne kete plan biznesi une kam zgjedhur te hartoj nje plan qe teme ka hotelerin dhe turizmin
malor .Lloji i ndertimit te hotelit qe do te bej do te jete i tipit vila e bere nga druri dhe adresa
ku do te behet eshte ne Tropoje ne fshatin Dragobi qe poashtu eshte pjese e Parkut Kombetar
te Valbones ,gje qe e ben biznesin tim te kete nje avantazh te madhe sepse vendi ku ndodhet
eshte nje atraksion turistik qe vizitohet nga mijera turist çdo vit . Arkitektura te cilen do te
kete vila do te jete model “A” dykateshe ,ku ne katin e par do te jet nje sallon dhe nje banjo
nderso ne katin e dyte do te jene dy dhoma gjumi dhe ballkoni .
(Modeli A i viles qe do te ndertohet)
Persa i perket mobilimit vila do te jete e kompletuar ne imtesi dhe cdo mobilje brenda saj do
te jete e cilesise me te mire ne treg e duke ju mundesuar keshtu klienteve nje pushim sa me
luksoz . Vila do te ndertohet ne nje lendine me nje peisazh te mrekullueshem do te kete nje
rrethim prej druri per te ndaluar edhe afrimin me shum seç duhet te kafsheve te egra , brenda
rrethimit poashtu do te kete nje hapsire parkingu per dy makina , oborri do te jete i mbjellur
me lule dhe peme te ndryshme dhe pervec bukurive natyrore qe do te shijojne pushuesit do te
kene shume privatesi dhe qetesi pasi vila ndodhet ne nje zone larg qendrave te banuara .

Misioni i kompanise time eshte qe te ofroje sherbimin me te mire te mundshem , te thithe sa


me shume klientele dhe te shnderrohet ne nje
kompani konkuruese ne tregun kombetar por
edhe nderkombetar . Emri i kompanise do te
jete “Metaliaj Hotel” . Fondi i cili duhet per
ndertimin e viles sipas perllogaritjes se bere
duke perfshire çmimin e materialeve te
ndertimit , te mobilimit dhe pagesat e
punetoreve shkon rreth 35000 mije euro por
gjithashtu do te le edhe nje fond rezerve prej
2500 eurosh per çdo te papritur qe mund te
ndodhe gjate rruges . Pra kostoja totale e
fillimit te biznesit shkon nga 35000-37500
euro. Buxheti qe une posedoj eshte 20 mije
euro te cilat i kam kursyer ndersa pjesen tjeter
prej 17500 eurosh do ta mbuloje vellai im i cili
do te jete me mua ne ndertimin dhe
menaxhimin e kesaj vile .
(Pamja qe ofron vila per pushuesit)
Arsyeja e fillimit te ketij plan biznesi eshte deshira ime e madhe per te hapur nje rrjet
hotelerie pikerisht ne vendlindjen time qe eshte nje destinacion turistik shume i preferuar dhe
meqense zoteroj edhe pronen ko do te behet ndertimi nje siperfaqe prej 1 hektare eshte nje gje
qe me frymezon per hartimin e ketij plani biznesi . Per ndertimin e viles duhet te pajisem me
nje leje ndertimi te cilen e terheq ne Bashkine Tropoje dhe pas ndertimit do te duhet te
rregjistroj biznesin ne Qendren Kombetare te Biznesit (QKB) ne menyre qe te marr liçensen .
Gjithashtu viles pas perfundimit do te duhet ti bej nje sigurim full kasko , i cili ne rast djegie ,
shkaterrimi apo fatkeqsie te cilat i shkaktojne deme fizike prones , kontrata e sigurimit do te
mundesoj kompensimin e vleres se demit te krijuar . Shifra e kontrates te sigurimit full kasko
eshte 1500 euro dhe kohezgjatja e saj eshte nje vit kete pagese e ka marre persiper ortaku im .
Zhvillimi i madh qe ka kjo zone qe eshte park kombetar te ofron nje treg klientele te
konsiderueshem por gjithashtu edhe nje prani te madhe te konkurrences . Ajo çfare e ben
konkurues planin tim eshte modeli i arkitektures te viles , dizejnimi dhe mobilimi lluksoz
dhe pozicioni ku eshte i vendosur . Arkitektura e modelit e ben te veçante dhe unike ne zone
pasi shumica e ndertimeve te konkurrenteve jane prej guri ndersa vila ime eshte prej druri dhe
lloji i modelit “A” e ben shume te rralle ne krahasim me te tjeret dhe ne fakt klientet
preferojne me shume ndertimet prej druri kur behet fjale per turizem malor . Dizejnimi dhe
mobilimi lluksoz iu ofron klienteve nje ambient ku nuk ju mungon asgje dhe i plotson te
gjitha kerkesat e tyre . Pozicioni ku eshte i ndertuar mundeson qetesi dhe privatsi pasi eshte e
distancuar nga zonat e banuara ndryshe nga ndertimet e konkurrenteve te mi qe i kane
ndertuar hotelet afer rruges kryesore te makinave dhe ngjitur me njeri tjetrin . Personeli qe me
duhet per mireadministrimin e viles nuk eshte shume i madh duke qene se si fillim kemi
vetem nje vile , do punesoj dy persona te cilet do te jene familjare te mi , njeri do te meret me
pastrimin e ambjenteve te brendshme te viles ndersa tjetri do kujdeset per mirembajtjen e
oborrit dhe ambjentin perreth viles . Persa i perket pjese se recepsionisti qe ju tregon vilen
dhe ju jep celsat klienteve dhe ne fund merr edhe pagesen eshte pjese qe do ta mbuloj vet .
Nje aspekt shume i rendesishem i ecuris se nje biznesi eshte padyshim marketingu . Si fillim
do te hap nje faqe te biznesit ne rrjetet sociale kryesore qe jane facebook dhe instagram ku do
te ndaj me ndjekesit foto dhe vidjo te ambjenteve qe ofron vila dhe te pikave turistike qe
mund te vizitoni gjate qendimit ne vilen time . Gjithashtu do te vendos lokacionin e sakte te
viles ne programin e google maps qe perveç se reklamon biznesin e ben edhe me te lehte
gjetjen e vendodhjes per klientet . Poashtu regjistrimi ne programe reklamuese qe te cilat
çojne ne zmadhimin e klienteles siç jane Airbnb dhe Booking qe mundesojne rezervime
shume thjesht direkt nga telefoni jane programe shume te rendesishme dhe jane nje marketing
i mir per biznesin tim . Te gjitha keto strategji marketingu do ti menaxhoj une . Me kalimin e
kohes kam planifikuar edhe reklamimin ne televizione te ndryshme te biznesit. Gjate sezonit
te veres ne zonen e Parkut Kombetar te Valbones ka nje dyndje shume te madhe te turisteve
dhe pushuesve dhe jam i bindur qe pergjate ketyre tre muajve nuk do te jete asnje date e lir
por te gjitha datat do te rezervohen . Çmimi te cilin do ta vendos eshte 120 euro nata duke
marre parasysh te gjitha gjerat qe ofron vila ime dhe poashtu duke marre parasysh edhe
cmimet e konkurrenteve qe eshte i perafert me cmimin tim por krahasuar me çfare ofrojne ata
ne hotelet e tyre dhe çfare ofron vila ime ateher biznesi im do te kete shum perparesi na
marrjen e klienteve. Parashikimi i te ardhurave gjate nje muaji shkon ne 3360-3600 euro qe
eshte nje shume goxha e konsiderueshme . Duke llogaritur rrogat e dy punetoreve qe jane nga
250 euro secili qe do punojne mesatarisht tre ore ne dit dhe taksat qe duhen paguar shtetit si
uji, dritat poashtu edhe internetin qe mesatarisht mund te shkojne deri ne 100 euro ne muaj , i
zbresim nga shuma mesatare e te ardhurave mujore qe jane 3400 euro atehere fitimi mujor i
bie te jete 2800 euro . Ndersa fitimi minimal qe kam parashikuar qe mund te jete gjate
periudhes se dimrit qe zakonisht ka ulje te numrit te vizitoreve kap vleren e 1700 eurove te
ardhura mujore . Çmimi prej 120 euro nata eshte me perfekti pasi eshte çmim konkurues dhe
mjaftueshem per te mbuluar kostot dhe per te gjeneruar nje fitim te konsiderueshem . Persa i
perket klienteles mendoj se ata qe do ta rezervojne do te jene familjare dhe njerez serioz te
cilet jane me te ndergjegjshem sesa jane pershembull grupet e te rinjve dhe ka me pak
mundesi te demtojne mjedisin e viles por nese ndodh demtimi atehere klientet jane te
detyruar te demshperblejne me vleren monetare te kostos se demit te shkaktuar . Nje pengese
e vogel per zhvillimin e biznesit mund te jene kushtet atmosferike duke qene se eshte nje
vend alpin dhe ka reshje te shumta te debores dhe dimer te gjate mund te veshtiresoje levizjen
e makinave te klienteve qe vijne drejt viles e ndonjeher si pasoje e motit te keq ka edhe
munges te energjise elektrike por qe jane problematika qe zgjidhen shpejt nga autoritet
shteterore me perjashtim te rasteve kur ka kushte te jashtezakonshme te motit duan me shume
kohe per tu zgjidhur por qe zakonisht keto raste jane te rralla. Ndersa objektivat qe dua te
arrij eshte zgjerimi i kompanise “Metaliaj Hotel” ne Parkun Kombetare te Valbones ne nga
nje vile qe kam palnifikuar ne fillim ne shtat vila e duke sjelle keshtu edhe me shume te
ardhura dhe çdo klient qe viziton vilat te mbetet i kenaqur nga sherbimi i ofruar nga
kompania ime . Keto jane dy objektivat kryesore ndersa biznesin tim pas dhjete vitesh e shoh
te zgjeruar edhe ne shume pika te tjera turistike malore siç jane pershembull Thethi dhe Boga
ne Shkoder , ne Voskopoj dhe ne Dardhe te Korçes , ne Kolashin ne Malin e Zi , ne Rugove
dhe Boge te Pejes dhe ne Brezovice e duke arritur keshtu qellimin kryesor te kompanise
“Metaliaj Hotel” te zgjerimit ne shume pika te ndryshme dhe krijimin e nje rrjeti hotelerie qe
do te jete lider ne Ballkan e me gjere .
Analiza SWOT .
Perparesite :1.Çmim i volitshem 2.Ambient i kompletuar dhe lluksoz 3.Peisazh i bukur
4.Privatesi dhe qetesi 5.Korrektesia dhe komunikimi.
Mundesite : 1.Zgjerimi i kompanise ne vende te ndryshme 2.Rritja e kushteve dhe
standarteve te te mjedise te hotelerise 3.Rritja e numrit te punetoreve.
Rreziqet :1.Konkurrenca 2.Taksat e larta

Pozicioni ne treg : Kompania “Metaliaj Hotel” pozicionohet ne nder kompanite e para dhe me
te mira ne treg aktula duke ofruar sherbim krejtesisht cilesore . Edhe pse nje kompani e re ne
treg ka arritur qe te jete e preferuar nga turistet dhe pritet qe te kryesoj nga konkurrentet e saj
pasi ofron sherbimin me te mire ne zone.
Strategjia e çmimit /Politika e çmimit
“Metaliaj Hotel” ndjek politiken e çmimeve sipas shpenzimeve dhe konkurrentevete saj apo
ashtu siç ofron tregu .Çmimi eshte i pershtatshem dhe ne rastin kur klienti vendos te rezervoje
per nje jave do te kete 10% zbritje .

Struktura e pagave
Dy te punesuar njeri eshte pastrues dhe numri i oreve ditore qe do te punoj edhe 3 ore , numri
i oreve ne muaj eshte 90 ore , paga per muaj eshte 250 euro , paga vjetore eshte 3000 euro
I punesuari tjeter eshte mirembajtes dhe numri i oreve ditore qe do te punoj edhe 3 ore ,
numri i oreve ne muaj eshte 90 ore , paga per muaj eshte 250 euro , paga vjetore eshte 3000
euro
Oret e punes
Te dy punetoret do te paraqiten ne pune ne orarin 8:00 deri 11:00 çdo dite gjate sezonit te
veres ndersa gjate dimrit diten e diel do jene te lire .

Analiza dhe plani finaciar (investimet dhe shpenzimet)


Per te filluar biznesin “Metaliaj Hotel” ka nevoje per 40000 mije euro te cilat jane siguruar
nga investimet e dy ortakeve
Shpenzimet te cilat i kemi jane :1. Shpenzime per ndertimin e viles 2.Shpenzime per
mobilimin dhe dizejnimin 3.Shpenzime per pagat 4. Shpenzime per taksat e shtetit 5.
Shpenzime per siguracioni e viles 6. Shpenzime per internetin 7. Shpenzime per tatimin .

You might also like