Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

6.

ESE-Misteret e Xhubletit

Shumë kultura në mbarë botën kanë kostume tradicionale që datojnë mijëra vjet më parë. Ne si
dizajnerë bashkëkohorë të modës shpesh frymëzohemi dhe krenohemi me këtë trashëgimi, por ne
gjithashtu duam të modernizojmë dhe rishpikim veshjet tradicionale. Nga hixhabet tek kimonot e
deri te sari dhe më shumë, ne stilistët e sotëm mundohemi që të nderojmë traditat, ndërkohë që
i bëjmë gjërat në mënyrën tonë.

Koleksioni i modës “ Misteret e Xhubletes”, është koleksion pranverë-verë 2022. Ky koleksion


përfshinë veshje për femra. Unë jam inspiruar më shumë nga veshja tradicionale xhubleta.
Xhubleta është veshja më e vjetër në historinë shqiptare, kemi nje fat të madh që .është ruajtur
ende pasiqë është njëra ndër veshjet të punuara me shumë zell nga shumë vajza, gra në kohët e
më hershme. Unë e kam përzgjedur xhubleten edhe me qëllimin që cdo xhublete e punuar është
një histori në vete e treguara nga vajza apo gruaja që e ka punuar. Është e cuditshme sesi femrat
në atë kohë kanë arritur të bëjnë thurje e figura aq të bukura e të renditura sikur të mos i kishte
bërë dora e njeriut. Për të qënë artiste vërtetë është dhunti, e për të përsosur dhuntinë vërtetë
duhet pune, mirepo gratë e asaj kohe na tregojnë që artiste lind e nuk bëhesh. Une në punimet e
mia jam munduar të i paraqes më shume pjesën se si është bërë qendisja e xhubletes si dhe
perdorimin e penjëve dhe thurjen e tyre në formë të bistekut.

You might also like