Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Revolucioni industrial

Revolucioni industrial ishte tranzicioni në një industri të re prodhuese e cila përfshinte periudhën
në mes të viteve 1750-1850. Kjo periudhë përfshinte kalimin nga puna e dorës në punë me
makineri, risi në prodhimtarinë kimike dhe në proceset e prodhimit të hekurit, rritjen e përdorimit
të energjisë së avullit, zhvillimin e makinave të punës dhe ngritjen e sistemit të fabrikave.
Tekstili ishte industria dominuese e Revolucionit Industrial në aspektin e punësimit, vlerës së
prodhimit dhe kaptalit të investuar. Gjithashtu industria e tekstilit ishte e para që përdori metoda
moderne të prodhimtarisë.
Revolucioni Industrial fillet e saja i ka në Britaninë e Madhe, dhe shumica e risive ishin me
origjinë britanike. Në mes të shekullit XVIII Britania ishte shteti më i fuqishëm tregtar, duke
kontrolluar një perandori globale të tregëtisë me koloni në Amerikën Verirore dhe në Afrikë, dhe
me disa ndikime poltike në gadishullin e Indisë, kryesisht përmes veprimtarive të kompanisë
East India. Zhvillimi i tregtisë dhe ngritja e biznesit ishin shkaqet kryesore të Revolucionit
Industrial.
Revolucioni Industrial shënon një kthesë të madhe në histori; në një mënyrë jeta e përditshme
ishte ndikuar gati në çdo aspekt. Veçanërisht, të ardhurat mesatare dhe popullsia filluan të
shfaqnin një rritje të papritur. Disa ekonomistë thonë se impakti kryesor i Revolucionit Industrial
ishte se standardi i jetesës për pjesën më të madhe të popullsisë kishte filluar të ngritej
vazhdimisht.
PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) për kokë banori ishte kryesisht i qëndrueshëm para
Revoluciont Industrial dhe shfaqjes së ekonomisë moderne kapitaliste, gjatë Revolucionit
Industrial filloi një epokë e rritjes ekonomike për kokë banori në ekonominë kapitaliste.
Historianët ekonomik janë në pajtim se fillimi i Revoluciont Industrial është ngjarja më e
rëndësishme në histornë e njerëzimit që prej zbutjes së kafshëve dhe të kultivimit të bimëve.
Megjithëse ndryshimi në strukturë nga agrokultura në industri ishte kryesisht i shoqëruar me
Revolucionin Industrial, në Britaninë e Madhe ishte pothuajse e përfunduar pranë vitit 1760.
Fillimi dhe përfundimi i saktë i Revolucionit Industrial është ende i diskutueshm nga historianët,
ashtu si edhe ritmi i ndryshimeve shoqërore dhe ekonomike. Eric Hobsbawm konsideronte se
Revolucioni Industrial filloi në vitet 1780 dhe nuk ishte ndjerë plotësisht deri në vitet 1830 dhe
1840, derisa T. S. Ashton konsideronte se ngjarjet me të mëdha ndodhën në mes të viteve 1760
dhe 1830. Industrializmi i shpejtë së pari filloi në Britani, duke filluar me tjerrjen mekanike në
vitet 1780, me përdorim të lartë të energjisë së avullit dhe prodhimitarisë së hekurit që ndodhën
pas vitit 1800. Prodhimet nga tekstili i mekanizuar u përhapën nga Britania e Madhe në Europën
kontinentale dhe në Shtetet e Bashkuara në fillimet e shekullit 19, me qendra të rëndësishme të
tekstilit, hekurit dhe qymyrit në Belgjikë dhe në Shtetet e Bashkuara, si dhe tekstilit të vonshëm
në Francë.
Komunikacioni

Komunikacioni është sistemi i rrugëve


dhe i llojeve të ndryshme të ndërlidhjes
tokësore, detare dhe ajrore në një vend
ose ndërmjet disa vendeve. Ajo është
tërësia e mjeteve që sigurojnë lëvizjen e
njerëzve dhe të mallrave.
Bujqësia
Bujqësia ose agrikultura është lëmi që merret me
studimin e kulturave bujqësore si edhe kafshëve të
zbutura me qellim ushqimin e njeriut. Mbjellja e
prodhimi i bimëve bujqësore si edhe mbajtja e rritja
e kafshëve te zbutura janë edhe dy drejtimet
kryesore të bujqësisë. Vështruar nga ana ekonomike,
në historinë e njerëzimit, bujqësia paraqitet si shkallë
e zhvillimit pas futjes në përdorim të plugut, kosës
dhe të kafshëve tërheqëse.

You might also like