Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Karli qe i biri i Andreas të Tanush Topisë, kont i Matit, dhe të bijës natyrore[2] (una figliuola bastarda) të

mbretit të Napolit, Robertit I të Anzhuve. E bija jashtëkurore e mbretit i ishte premtuar bajlozit të
Moresë, ishte dërguar për në Durrës ku u njoh me Andrean; jo shumë kohë më pas u thirrën në Napoli
me shkasin për t'u pajtuar dhe t'u pranohej bashkimi, por u ekzekutuan.[1] Në mbishkrimin trigjuhësh,
greqisht, latinisht e serbisht, të manastirit të Shën Gjonit më 1381, Karli ka lënë të shkruar se rrjedh
"prej gjakut të mbretit francez".[3] Karli me të vëllanë, Gjergjin, u rritën në Krujë.[1]

Karli doli në pah më 1358 pasi korri një fitore spektakolare me arbërorët e vet në betejën e Akelout
kundrejt despotit të Epirit, Niqefor Orsinit II; i cili donte t'i dëbonte arbërorët nga zotërimet e veta, por
ra në betejë. Prej këtu e tutje iu drejtua vetes si "Princeps Albaniae".[1]

Pavarësisht se u mëshonte lidhjeve me Anzhuinët, kishte vendosur t'u shkëpuste atyre Durrësin prandaj
e sulmoi në vitin 1362, por nuk e mori dot.[4] Rreth 1365 zotërimet e tij përfshinin thuajse gjithë
Shqipërinë e sotme të Jugut, e për një periudhë të shkurtër zotëroi edhe Janinën.[2] Më 1366 iu dha
qytetaria venedikase.[1] Më 1368 Durrësi ra në duart e tij,[5] pasi bëri flotën e vet i përkrahur nga
venedikasit, u njoh prej tyre "dominus Albanie in partibus versus maritimam de Durachio".[1] Më pas ra
sërish kaloi në duart e Anzhuinëve të Napolit.[6]

Më 1380 ai u përpoq për një aleancë me Luigjin I të Hungarisë, i cili e konfirmoi në zotërimet që kishte
në Durrës dhe rrethina. Aleancë kjo që nuk përshëndetej as nga venedikasit e as nga Kuria Romane,
përderisa mbreti hungarez mbështeste antipapën e Avinjonit. Duke refuzuar legjitimitetin e Karlit mbi
Durrësin, Papa ndërseu kunatin e tij Balshën II kundër tij.[1]

Më 1383 Karl Topia e bleu atë kundrejt një shume të madhe të hollash.[6] Më 1384 Balshajt ia pushtuan
dhe dëbuan nga zotërimet e tij. Pas një viti, Karli së bashku me disa fisnikë të tjerë thirrën osmanët, të
cilët luftuan me Balshajt në betejën e Savrës ku fituan. Pas humbjes së rivalëve dhe largimit nga Durrësi,
Karli hyri prapë në Durrës,[1][6] pas gjase nën syzerenitetin osman.[7] Më 18 gusht 1386 nënshkroi një
pakt me Republikën e Shën Markut, në të cilin zotohej se do të ndihte Venedikun me 600 dukate në vit
në çdo luftë, ta furnizonte me grurë dhe t'u garantonte tregtarëve venedikas privilegje tregtare. Në
këmbim iu dha një galerë me një ekuipazh lufte dhe të drejtën që të rekrutonte mercenarë në territoret
venedikase.[1] a (1335-1372) ishte despot dhe themelues i principatës së Muzakajve.

Dikur para vitit 1335, Andrea II, mori titullin e lartë despot, i cili vinte i dyti, pas atij të perandorit, në
shkallën e hierarkisë bizantine.
Nën drejtimin e tij, Muzakajt u vunë në krye të lëvizjeve antibizantine të viteve 1335-1341, që përfshiu
trevat shqiptare jugore. Me atë rast, despot Muzaka lidhi edhe një aleancë me anzhuinët e Napolit. Në
paktet e nënshkruara në Durrës më 30 dhjetor 1336 me Luigj Anzhunë, nip i mbretit Robert, Andrea II
Muzaka njohu për kryezot mbretin e Napolit, i cili nga ana e tij i konfirmoi fisnikut shqiptar pronat, titujt
e gradat e dhuruara nga perandorët e Bizantit. Si peng të besnikërisë ndaj sovranit anzhuin, Andrea II
Muzaka duhej të linte në Durrës, pranë përfaqësuesit të mbretit të Napolit, njërin prej djemve të tij.

Shtypja e kryengritjeve antibizantine të jugut më 1336 u shoqërua me shpronësimin dhe me dëbimin e


mjaft fisnikëve të familjes Muzakaj, të cilët u strehuan në Greqi, posaçërisht në Peloponez.

Edhe në kohën e pushtimit serb të Stefan Dushanit (1345-1355) Muzakajt ishin frymëzuesit e qëndresës
dhe ishin vazhdimisht në luftë me qeveritarin sllav të zonës së Beratit e të Vlorës, despotin Ivan Komnen
Asenin.

You might also like