Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 10

See discussions, stats, and author profiles for this publication at: https://www.researchgate.

net/publication/257308076

Qefsere Gjonbalaj, Luigj Gjoka “Improving Mathematic teaching to Engineering


Students by adding some modern methods and ideas”

Article · January 2007

CITATIONS READS

0 727

1 author:

Qefsere Doko Gjonbalaj


University of Prishtina
56 PUBLICATIONS   22 CITATIONS   

SEE PROFILE

Some of the authors of this publication are also working on these related projects:

“Hulumtim rreth aspekteve metodologjike, kurikulare, teknologjike dhe shkencore të matematikës inxhinierike” View project

Environmental medicine: social, instrumental and medical aspects (i.e. Delta dilemma, One health concept, Zero waste) View project

All content following this page was uploaded by Qefsere Doko Gjonbalaj on 04 February 2014.

The user has requested enhancement of the downloaded file.


Revista “TEKNIKA”‐Universiteti i Prishtinës; Viti V nr.1 – 1/07 
 

TE PËRMIRËSOJMË MËSIMËDHËNJEN E MATEMATIKËS PËR 
STUDENTET E INXHINIERISË DUKE SHTUAR DISA METODA DHE 
IDE MODERNE  
Improving Mathematic teaching to Engineering Students by adding 
some modern methods and ideas 
Qefsere GJONBALAJ 1, Luigj GJOKA 2

1.Departamenti i Matematikës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike


Universiteti i Prishtinës, Kosovë; E-mail: qefseregj.gjonbalaj@gmail.com

2. Departamenti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike,


Universiteti Politeknik, Tiranë, Shqipëri; E-mail: luigjgjoka@ymail.com

Abstrakti:

Problemet e mësimdhënies janë të hershme dhe ato do të na përcjellin vazhdimisht. 
Ato  kanë  lindur  së  bashku  me  mësimdhënien,  prandaj  përpjekjet  tona  duhet  të 
synojnë  për  ti  zbutur  sa  do  pak  këto  probleme.  Qëllimi  i  ynë  kryesor,  i  të  gjitha 
përpjekjeve në këtë drejtim, është zhvillimi i mëtejshëm i kulturës së përgjithshme 
të mësimdhënies në lëndën e matematikës. 
Një individ përfiton nga një proces i caktuar mësimor ose shkencor vetëm atëherë kur 
ai bëhet pjesë e këtij procesi. Vetëm kështu ai mund të fitojë dije të qëndrueshme, fiton 
pavarësi të menduari e të vepruari.   

Fjalë kyçe: mësimdhënia e matematikës 

Hyrje
Që t'iu mundësojmë studentëve një qasje sa më të mirë dhe ti bëjmë ata pjesëmarrës 
aktivë gjatë përvetësimit të koncepteve matematike, duhet bërë një kalim i butë nga  
konceptet e njohura në përkufizimet rigoroze të koncepteve të reja. Për këtë, është 
mirë të fillohet me paraqitjen numerike të konceptit të caktuar, të vazhdohet, nëse 
është e mundur, me interpretimin gjeometrik,  dhe, së fundi, të kalohet në dhënien e 
përkufizimit  rigoroz  të  tij  .  Në  këtë  mënyrë,  kur  të  arrijmë  te  përkufizimi  rigoroz, 
studenti do ta ketë të qartë se për çfarë bëhet fjalë dhe do ta kuptojë më lehtë atë. 
Gjithashtu  është  mirë  të  merren  disa  shembuj  të  paraqitur  me  anë  të  softeve 
matematike,  që  përdoren  më  së  shumti  në  inxhinieri  si  dhe  ndonjë  animacion,  në 
mënyrë  që  të  zgjojmë  kureshtjen  e  studentëve  dhe  të  rrisim  interesimin  për 
Revista “TEKNIKA”‐Universiteti i Prishtinës; Viti V nr.1 – 1/07 
 
matematikën.  Po  ashtu,  është  e  nevojshme  të  ndryshojmë  edhe  karakterin  e 
detyrave të cilat ua parashtrojmë studentëve. Detyrat duhet të jenë logjike, të kenë 
kryesisht karakter zbatues, pa harruar ushtrimet me përmbajtje teorike.   

Në disa raste, metodat tradicionale të mësimdhënies i bëjnë studentët të ndihen keq. 
Për  të  përmirësuar  mësimdhënien  e  matematikës,  duhet  të  marrim  parasysh 
principet  bazë  të  mësimit.  Është  i  nevojshëm  ndryshimi  i  mësimdhënies,  ku  në 
qendër  të  vëmendjes  është  mësimdhënësi,  me  atë,  ku  në  qendër  është  studenti. 
Qëllimi ynë është të kombinojmë metodat tradicionale të mësimdhënies me ide dhe 
teknika  të  reja  dhe  të  themelojmë  një  metodologji  të  mësimdhënies,  të 
përshtatshme  për  universitetin  tonë.  Nuk  mund  të  supozohet  se  ato  mund  të 
zbatohen  në  të  gjitha  disiplinat,  gjithkund  dhe  në  çdo  kohë.  Për  arsye  të 
karakteristikave  të  matematikës,  mendojmë  se  metodat  tradicionale  nuk  duhet  të 
përjashtohen  krejtësisht.  Nga  metodat  e  reja  ne  mund  të  huazojmë  të  zhvilluarit  e 
orës së mësimit në mënyrë sa më interesante dhe sa më interaktive (ndërvepruese).  

Duhet  të synojmë që studentët të ndjejnë se matematika ka karakter zbatues dhe se 
është  shumë  e  afërt  me  jetën  reale.  Është  i  përhapur  mendimi  se  mungesa  e 
motivimit për lëndën e matematikës është kudo në rritje. Kjo mungesë e motivimit 
çon  te  përvetësimi  sipërfaqësor  i  lëndës.  Kjo  mund  të  shmanget  deri  diku  me 
integrimin  e  matematikës  me  lëndët  inxhinierike.  Për  shembull,  është  mirë  të 
hartohen  detyra  dhe  projekte  (individuale  ose  në  grup),  ku  studentit  i  duhet  të 
përballet me problemet reale dhe ku  ai  duhet të përdorë njohuritë matematikore e 
fituara, me qëllim që të arrijë në rezultatet e duhura. 

Departamenti i matematikës ka detyrën e vështirë për t’u adaptuar dhe për të zënë 
vendin e vet në strukturën e fakulteteve inxhinierike, e cila pritet të ketë ndryshime 
të  ndjeshme.  Si  nevojë  e  domosdoshme  e  integrimit,  matematika,  e  konceptuar  si 
deri më sot, duhet të shndërrohet në matematikë inxhinierike.   

Është  e  qartë  se  mësimdhënësit  (ligjëruesit)  kanë  ndikim  shumë  të  madh  në 
procesin e mësimit të matematikës. Prandaj, janë bërë përpjekje të konsiderueshme 
dhe shumë kohë është kaluar duke u munduar për të kontribuar në zhvillimin dhe 
përmirësimin e mësimit bazik të matematikës në institucionet e shkollimit të lartë 
teknik  në  Europë.  Çfarëdo  lloj  teknologjie  të  sjellim  në  mësimdhënie,  kurrsesi  nuk 
mund  ta  zëvendësojë  mësimdhënësin;  teknologjia  duhet  konceptuar  si  një  mjet 
ndihmës me anën e të cilit mësimdhënësi krijon raporte sa më reale, njerëzore dhe 
efektive me studentët.  
Duke  folur  në  përgjithësi,  mësimdhënësit  e  matematikës  në  inxhinieri  kanë 
menduar se transmetimi i informacionit ka qenë misioni i vetëm i profesionit të tyre. 
Kjo  për  arsye  se  ata  kryesisht  janë  formuar  (edukuar)  me  metodat  klasike  të 
mësimdhënies  dhe  vetëm  i  kanë  përsëritur  temat  e  njëjta  duke  përdorur  metodat 
tradicionale. Për fat të mirë, kjo situatë ka ndryshuar në vitet e fundit, kryesisht në 
bazë të ndryshimeve të vazhdueshme të përmbajtjes së lëndëve të inxhinierisë. Për 
më tepër, përdorimi i kompjuterit si një mjet shumë i rëndësishëm në mësimdhënie 
në  ditët  e  sotme,  është  aq  i  zakonshëm,  sa  që  zhvillimi  i  praktikës  me  anë  të 
Revista “TEKNIKA”‐Universiteti i Prishtinës; Viti V nr.1 – 1/07 
 
kompjuterit,  duke  përdorur  softe  të  ndryshme    matematikore,  nuk  shihet  si  një 
metodë  e  jashtëzakonshme  ose  si  një  eksperiment  i  ri.  Megjithatë,  një  gjë  shumë  e 
rëndësishme nuk ka ndryshuar ende; ne vazhdojmë të zhvillojmë konceptet në çdo 
kapitull,  duke  filluar  me  përkufizimet,  mandej  rezultatet  dhe  në  fund  teknikat  për 
zgjidhjen e problemeve. Në këtë punim do të përshkruajmë eksperimentin tonë në 
ndryshimin  e  kësaj  rutine  në  lëndët  e  matematikës  në  Fakultetin  e  Inxhinierisë 
Elektrike  dhe  Kompjuterike  në  Prishtinë.  Besojmë  se,  madhështinë  e  matematikës 
mund ta theksojmë duke hedhur një vështrim prapa në historinë e saj, duke u lejuar 
studentëve  që  të  kuptojnë  se  matematika  dhe  shkenca  janë  kontribut  i  të  gjitha 
gjeneratave. Kjo është edhe arsyeja kryesore që shumë autorë i shoqërojnë trajtesat 
e  koncepteve  të  reja  me  një  hyrje  të  shkurtër  historike.  Gjithashtu  do  të 
konsiderojmë  disa  shënime  biografike  të  matematikanëve  më  të  shquar  në  fushat 
për të cilat bëhet fjalë. Si shembull, në këtë punim ne do të zhvillojmë historinë në 
lidhje me integrimin dhe disa shënime biografike. 
 

Mbi historinë e integralit të caktuar 
Historia  e  llogaritjes  së  integralit  ka  një  zhvillim  shumë  interesant,  e  cila  ka  filluar 
prej para 2500 vitesh. Ajo fillon në Greqinë antike dhe përfundon në shekullin e 19‐
të në Evropë.  
Civilizimi i parë që është marrë me studimin e sipërfaqeve është padyshim ai Grek. 
Në fakt, grekët kanë qenë të parët që kanë studiuar matematikën si lëndë më vete. 
Ka  pasur  nga  ata  filozofë,  si  Platoni  ,  që  matematikën  e  vështronin    si  pjellë  të 
mendjes  së  njeriut,  si  diçka  që  qëndron  mbi  botën  reale.  Matematikanët  grekë,  që 
kanë  të  bëjnë  më  së  shumti  me  llogaritjen  e  syprinave,  janë  Antifoni,  Eudoksi, 
Euklidi dhe Arkimedi. Secili prej tyre, në bazë të njohurive ekzistuese që ka pasur, ka 
kontribuar me diçka të re në këtë fushë.  
Para  më  shumë  se  2000  vjetësh,  Arkimedi  (287‐212  P.E.)  ka  gjetur  formulat  për 
llogaritjen  e  syprinës  së  sipërfaqes  të  kufizuar  nga  sfera,  koni,  paraboloidi  etj. 
Metoda e tij e integrimit ka qenë çuditërisht moderne, duke pasur parasysh se nuk 
ekzistonte  algjebra,  koncepti  i  funksionit,  madje    as  koncepti  i  numrit  dhjetor. 
Gjithsesi, kjo paraqet një shembull të hershëm të integrimit, i cili jep përfundime të 
përafërta.  

OA = 1 , AB = sin "( k ) , AT = tan(" k ) ,K = 3 # 2 n$1

!
Revista “TEKNIKA”‐Universiteti i Prishtinës; Viti V nr.1 – 1/07 
 

Mandej, asnjë progres i dukshëm nuk është bërë deri në shekullin e 16-të, kur mekanikët
kanë filluar të nxisin matematikanët të zgjidhin probleme, si për shembull, përcaktimi i
qendrës së gravitetit. Luca Valerio (1552-1618) ka publikuar “De quadratura parabolae”
në Romë (1606), e cila ka qenë vazhdim i metodave greke për problemet e llogaritjes së
syprinave.
Roberval (1602-1675), syprinën e figurës ndërmjet një lakoreje dhe një drejtëze ( trapezi
vijëpërkulur ), e ka shqyrtuar si një numër të pafundmë të shiritave të ngushtë në formë
drejtkëndëshi. Ai e ka zbatuar këtë fakt në integralin e funksionit x m nga 0 në 1 dhe ka
fituar vlerat e përafërta

(0 m
+ 1m + 2 m + ...+ (n "1) m )
n!
m +1

Roberval ka theksuar se kjo vlerë tenton në 1 m + 1 kur n " # , që paraqet edhe


syprinën e kërkuar.
!
Leibnici (1646-1716) dhe Njutoni (1642-1727), në mënyrë të pavarur nga njëri tjetri,
kanë zbuluar "Njehsimin diferencial" !
! dhe "Njehsimin integral". Ideja kryesore e tyre ka
qenë se derivimi dhe integrimi janë veprime "reciprokisht të anasjellë të njeri- tjetrit".
Duke përdorur këtë lidhje simbolike, ata kanë qenë në gjendje të zgjidhin një numër të
madh problemesh të rëndësishme për matematikën, fizikën dhe astronominë.
Gausi (1777-1855) ka krijuar tabelën e parë të integrimit. Koshi (Cauchy) (1789-1857)
është marrë me integralet e funksioneve komplekse. Rimani (1826-1866) dhe Lebegu
(Lebesgue) (1875-1941) kanë themeluar integralin e caktuar.
Hermiti (1822-1902) ka gjetur algoritmin për integrimin e funksioneve racionale.
Ostrogradski e ka zgjeruar këtë algoritëm në shprehjet racionale, duke përfshirë edhe
logaritmin.
Në vitin 1969, Ritzi ka bërë një zbulim të madh në algoritmin e integralit të pacaktuar për
funksionet elementare. Në vitin 1980, gjithashtu ai ka bërë një progres tjetër, duke
zgjeruar metodën e tij në klasa të caktuara të funksioneve speciale.
Në vitin 1988, për herë të parë u përdor programi "Mathematica", i cili i rriti aftësitë për
llogaritjen e integralit të caktuar. Ajo mundësoi llogaritjen e një numri të madh të
integraleve të reja, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në tekstet e publikuara.

1. Paraqitja numerike e konceptit të integralit (Llogaritja e


përafërt e suprinave)
Një  metodë  për  të  llogaritur  syprinat  në  mënyrë  të  përafërt  është  përdorimi  i 
drejtkëndëshave të brendashkruar dhe të jashtëshkruar. 
Së pari, bëhet përafrimi i syprinës me anë të drejtkëndëshave të brenda shkruar dhe 
mandej me ato të jashtëshkruar. E mesmja aritmetike e këtyre dy shumave paraqet 
Revista “TEKNIKA”‐Universiteti i Prishtinës; Viti V nr.1 – 1/07 
 
syprinën  e  kërkuar.  Sa  më  i  madh  të  jetë  numri  i  drejtkëndëshave  (numri  n  i 
segmenteve ndarës) aq më i madh do të jetë përafrimi (gabimi është më i vogël). 
Shembull:  Të  gjendet  syprina  A  e  kufizuar  me  lakoren  y = sin x  dhe  boshtin  x  nga 
x = 0 ne x = " . 
Zgjidhje:  Në  figurat  në  vazhdim  (me  anë  të  prezantimit,  në  animacion),  mund  të 
vërehet  se  me  rritjen  e  numrit  të  intervaleve 
! me  madhësi  të  njëjtë,  shuma  e 
! syprinave  të  drejtkëndëshave  të  brendashkruar  i  afrohet  syprinës  A  (fig.  1).  Në 
vazhdim, mund të vërejmë të njëjtën gjë për drejtkëndëshat e jashtëshkruar (fig. 2). 

  

 
Fig. 1 

 
Fig. 2 

Tabela në vazhdim tregon shumën e syprinave në të dy rastet e drejtkëndëshave së 
bashku me mesataren e tyre. (Shkronja n tregon numrin e drejtkëndëshave). 
Revista “TEKNIKA”‐Universiteti i Prishtinës; Viti V nr.1 – 1/07 
 
 

n  Shuma e syprinave të  Shuma e syprinave të  Mesatarja e të dy 


drejtkëndëshave të  drejtkëndëshave të  shumave 
brendashkruar  jashtëshkruar 

2  0  3.14159265  1.57079633 

4  1.11072073  2.68151706  1.89611890 

8  1.58153252  2.36693068  1.97423160 

16  1.79722080  2.18991988  1.99357034 

32  1.90021859  2.09656813  1.99839336 

64  1.95051100  2.04868577  1.99959839 

128  1.97535591  2.02444329  1.99989960 

256  1.98770306  2.01224674  1.99997490 

512  1.99385780  2.00612964  1.99999372 

1024  1.99693047  2.00306640  1.99999844 

 
Mund të vërejmë se mesatarja e të dy shumave mund ta ketë 2 si “limit të vetë”. 
Gjithashtu mund të vërejmë se me rritjen e vlerave të n  fitojmë përafrim më të mirë 
të syprinës. 
Pas  paraqitjes  numerike  dhe  grafike  do  të  kalojmë  në  përkufizimin  rigoroz  të 
integralit, sipas mënyrës tradicionale. Në këtë mënyrë, studenti do ta ketë shumë të 
qartë se për çka bëhet fjalë dhe do ta kuptojë më lehtë atë. 

 
Krahasimet  grafike  të  gabimeve  për  rregullat  e  ndryshme  të  integrimit  me 
metodat numerike 
Këto  krahasime  grafike  janë  bërë  me  softin  "MAPLE",  i  cili  i  ka  të  programuara  të 
gjitha rregullat për integrimin numerik. 

 
2
Shembull:  I = " ln( x 2
+ 1) dx = 2ln5 # 4 + 2arctg2 ose I " 1.433173260
0

!
!
Revista “TEKNIKA”‐Universiteti i Prishtinës; Viti V nr.1 – 1/07 
 
1. Gabimet e bëra gjatë rregullës së majtë dhe të djathtë 

2. Gabimet e bëra gjatë rregullës së pikës së mesit dhe rregullës së Trapezit. Mund 
të vërehet se sa më të vogla janë gabimet në krahasim me rastin e parë. 
 

 
 

3. Gabimet e bëra gjatë rregullës së Simpson‐it. Vlerat janë aq të vogla sa që në dy 
grafet e përparshme ato as që do të vëreheshin. 
 
Revista “TEKNIKA”‐Universiteti i Prishtinës; Viti V nr.1 – 1/07 
 
Te rregulla e Simpson‐it gabimi i afrohet shumë shpejt zeros.  

KONKLUZION: Duke pasur parasysh fondin e kufizuar të orëve të matematikës në 
fakultetet tona inxhinierike, këto shtesa në kurikul ndoshta dikujt do ti dukeshin të 
tepërta.  Mirëpo,  kam  menduar  që  pjesa  e  historisë  dhe  paraqitja  numerike  e 
konceptit të integralit të bëhet vetëm brenda një ore mësimi. Kjo për arsye se, sa i 
përket historisë, mund të përmendet në pika të shkurtra nga ana e mësimdhënësit, 
ndërsa  pjesa  tjetër  i  lihet  studentit  ta  lexojë  vetë.  Pjesa  e  paraqitjes  numerike  të 
bëhet me anë të prezantimit, kështu që llogaritjet i përgatit mësimdhënësi më herët 
dhe u prezantohet studentëve, mundësisht me animacione.  
 
CONCLUSION:  Having  in  mind  the  limited  number  of  mathematic  lessons  in  our 
engineering faculty, these additions in curriculum for some one could be overmuch. 
However,  I  think  historical  part  and  introduction  to  numerical  concept  of  integral 
has  to  be  introduced  during  one  lesson.  Teacher  can  mention  history  of  integral 
shortly, and the other part is left to the student to study by himself. While numeric 
introduction  has  to  be  proceeding  with  presentations,  thus,  lessons  are  prepared 
earlier by teacher and represent to the students, enabled with animations.     
 

LITERATURA
[1]. Eames, C. (1966) Men of Modern Mathematics: A history chart of mathematicians from 1000
to 1900, New York : IBM

[2]. Swetz, F.J. (1997) Mathematicians and Mathematics History (set of 12 posters),

Portland : J.Weston Walch

[3]. T Guitard, On an episode in the history of the integral calculus, Historia Mathematica 14 
(2) (1987), 215‐219. 

[4]. Jones, P.S. (Ed.). (1970). A History of Mathematics Education in the United States and
Canada. (32nd Yearbook). Reston, VA: National Council of Teachers of Mathematics.

[5]. 28.  D T Whiteside, Patterns of mathematical thought in the later seventeenth century, 
Archive for History of Exact Sciences 1 (1960), 179‐388. 

[6]. A. Morgan and L. Beaty, The ëorld of learner, in The Experience of Learning (ed. F. Marton,

D. Hounsell and N. Entëistle), pp. 217±237 (1997).

[7]. L. Beaty, G. Gibbs and A. Morgan, Learning orientation and study contracts, in The
Experience of Learning (ed. F. Marton, D. Hounsell and N. Enteistle), pp. 72±86 (1997)
Revista “TEKNIKA”‐Universiteti i Prishtinës; Viti V nr.1 – 1/07 
 
[8]. Ambrus A.: The theoretical background of problem solving, Új Pedagogiai Szemle, 2002.

[9]. Artique, M., Learning mathematics in CAS environment: the genesis of reflection about
instrumentation and the dialectics between technikal and conceptual work. International Journal
of Computers for Mathematical Learning, 7, pp. 245-274, 2002

       

View publication stats

You might also like