Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 11

1.Cfare jane sistemet e furnizimit me uje ?

2.Sistemet e furnizimit me ujë (SFU) të cilat përbëhen nga elementët, makineritë, veprat
dhe ndahen në pjesë si më sipër, kategorizohen gjithashtu edhe sipas:
a) qëllimit të përdorimit të ujit:

i. SF me ujë të pijshëm për nevoja komunalke,

ii. SF me ujë teknologjik për nevoja të prodhimit,

iii. SF me ujë për përdorime të tjera, si: shuarje zjarri, ujitje lulishtesh, ujitje tokash bujqësore, larje rrugësh, larje
automjetesh, etj.

b) mënyrës së transportimit të ujit:


i. SFU me vetërrjedhje;
• I cili ndërtohet kur kuota e burimit është më e lartë se kuota e rezervuarit rregullues, apo qendrës së
banuar.
• presioni minimal relativ eshte rreth 5 m mbi pikën më të lartë të tubacionit,
• shfrytëzohet energjia potenciale, si dhe ndikimi i forcës së rëndesës, për
lëvizjen e ujit nga kuota më e lartë në kuotën më të ulët, pa pasur nevojën e energjive shtesë nga
burime të tjera.

ii. SFU me ngritje mekanike;


• ndërtohet kur kuota e burimit është më e ulët se kuota e rezervuarit rregullues, apo edhe e qendrës së
banuar.
• Në këtë sistem, masa e ujit ka energji potenciale më të vogël, se kuota e pikës ujëkërkuese
• Për këtë arsye, nevojiten energji të tjera shtesë, për të bërë të mundur dërgimin e ujit në pikën
ujëkërkuese I cili sigurohet nga impianti me ngritje mekanike,

3. Profilet skemave të SFU

……Elementët përbërës të SFU

• Burimi (lumë, liqen, përrua, ujëra nëntokësore, burime natyrore ,dalje uji nga toka )
• Vepra e marrjes –shërben për kapjen e ujit në burim dhe futjen e ujit të kapur në
SFU
• Linja e transportimit të ujit (ujësjellësi) – tubacion që transporton ujin nga
vepra e marrjes e deri tek depoja e rregullimit në nënsistemin e shpërndarjes.
• Puseta e shuarjes së energjisë –ndërtohet për uljen e vijës së energjisë kur
disniveli i burimit me pjesë të tubacionit është shumë i madh
• Shkarkuesi i ujit – saraçineskë e vendosur në pikën më të ulët të linjës së
transportimit me diametër minimal sa 2/3 e diametrit të linjës së transportimit
• Ajruesi – pajisje me një ose dy dhoma, me një ose tre funksione e pozicionuar në majat e
tubacioneve të linjave të transportimit dhe ka diametrin minimal sa ½ e diametrit të tubacionit të
linjës së transportimit.
• Puseta e manovrimit – vepër B/A, brenda së cilës vendosen saraçineska për ndalimin e rrjedhjes në
rast të bashkimit të dy linjave në një ,apo ndarjes së linjës në dy të tjera.
• Impianti i trajtimit të ujit –përbëhet nga vepra hidroteknike dhe civile si dhe një pajisjem të
ndryshme të vëna në funksion nëpërmjet një rrjeti elektrikdhe një sistemi elektronik të komandimit të
tyre.
• Depoja rregulluese -llogaritet të mbajë vëllimet e ujit për: rregullimin e prurjeve nga
linja e transportimit me prurjen e kërkuar nga qendra e banuar ,shuarjen e zjarrit, rezervën e ujit që
plotëson prurjen nga linja e trasnportimit .
• Rrjeti shpërndarës – tërësia e tubacioneve, pajisjeve të komandimit dhe kontrollit të rrjedhjes, si dhe
e veprave të tjera hidroteknike prej B/A, e shtrirë në pothuajse të gjitha rrugët e qendrës së banuar
për të dërguar ujin me prurjen e kërkuar dhe presionin e nevojshëm, në të gjithë përdoruesit e ujit në
këtë qendër të banuar.

4. Tipet e ndryshme të përdoruesve të ujit(perdoruesit e qendres se banuar)


• përdoruesit e ujit në ndërtesat e banimit ( ose popullsia): përdorim i ujit kryesisht për nevoja
komunale si: ushqimi, pirja e ujit, higjiena personale etj, por edhe jo për nevoja komunale, si ujitja e
luleve, e kopshteve të gjelbëruara
• përdoruesit e ujit në ndërtesat e institucioneve shoqërore (publike dhe private), të cilat kryejnë
përdorim të ujit kryesisht për nevoja komunale
• përdoruesit e ujit për shërbime hoteliere, turistike dhe tregtare: si hotelet,
kampingjet, restorantet, bar-kafetë, të cilat kryejnë përdorim të ujit kryesisht për nevoja komunale.
• përdoruesit e ujit për shërbime publike si: shuarja e zjarreve, larja e rrugëve, ujitja e lulishteve apo
sipërfaqeve të gjelbra publike,
• përdorues të ujit për industri dhe prodhime të ndryshme: të cilat kryejnë përdorim të ujit
kryesisht për nevoja të prodhimit dhe/ose teknologjik si: industri të vogla prodhimi ushqimor, apo
punishte artizanale

….Kështu, nga sa u tha më sipër, uji në qendrën e banuar mund të përdoret kryesisht
sipas nevojave të mëposhtme, në mjediset e secilit nga përdoruesit e ujit:
- përdorim i ujit për nevoja komunale;
- përdorim i ujit për shërbime të ndryshme, si shuarje zjarri, ujitje, larje, etj.
- përdorim i ujit për nevoja teknologjike.

5.Cilat jane prurjet e kërkesës për ujë dhe si llogariten ato?


• - 𝑄𝑚𝑒𝑠 𝑑𝑖𝑡𝑜𝑟𝑒 [m³/ditë] – prurja e ujit të kërkuar mesatarisht në çdo ditë të vitit
• - 𝑄𝑚𝑎𝑘𝑠 𝑑𝑖𝑡𝑜𝑟𝑒 [m³/ditë] – prurja maksimale e ujit të kërkuar të paktën në një ditë të vitit
• - 𝑄𝑚𝑒𝑠 𝑜𝑟𝑎𝑟𝑒 [m³/orë] – prurja e ujit të kërkuar mesatarisht në çdo orë të ditës
• - 𝑄𝑚𝑎𝑘𝑠 𝑜𝑟𝑎𝑟𝑒 [m³/orë] – prurja maksimale e ujit të kërkuar të paktën në një orë të ditës
- 𝑞𝑚𝑎𝑘𝑠 𝑠𝑒𝑘 [l/sek] – prurja e ujit në një sekondë të orës me kërkesë maksimale

6.Llojet e rrjetit shperndares dhe çfare jane ?

Rrjetet shpërndarëse, sipas konfiguracionit dhe lidhjes së linjave të tyre ndahen në:
1. rrjete shpërndarëse të hapura (ose të degëzuara);
• janë rrjete me një linjë kryesore, nga e cila dalin tubacionet shpërndarëse ku lidhen tubacionet e
hyrjes së ujit në ndërtesa.
• ndërtohet kryesisht në qendra rurale apo edhe në qendra urbane të vogla, të cilat zhvillohen kryesisht
përgjatë një rruge, në bregun e një lumi,
• janë më pak të kushtueshme se rrjetet e tjera dhe llogariten më lehtë se rrjetet e
tjera.
• uji në çdo pikë të rrjetit shkon nga vetëm një drejtim ose rrugë furnizohet nga vetëm një drejtim.

2. rrjete shpërndarëse të mbyllura (ose unazore);


• janë rrjete të përbëra nga një ose më tepër unaza të krijuara nga trasimi i tubacioneve në rrugët e
qendrës së banuar.
• Këto tubacione bashkohen në pikat fundore, duke u zgjeruar në të gjitha
drejtimet në formë rrezore.
• Perdoren me se shumti në qendrat e mëdha të banuara, por edhe në qendrat e vogla,
• është më i kushtueshëm nga ana financiare, dhe është më i vështirë në llogaritje, sepse drejtimi i
rrjedhjes së ujit në një linjë çfarëdo,nuk është i njëjtë gjatë ditës, dhe për më tepër nuk dihet as
drejtimi i rrjedhjes së ujit në linja të ndryshme.
• Rrjeti shpërndarës i mbyllur ka avantazhin kryesor sepse krijon mundësinë e
furnizimit me ujë të çdo pike të rrjetit nga më shumë se një drejtim,
• Shperndan ne menyre te njetrajtshme presionet me nje siperfaqe piezometrike.
3. rrjete shpërndarëse të përziera (ose miks)
• janë të përbëra nga një unazë e vetme, e cila ndërtohet duke përfshirë brenda saj një pjesë të mirë
të qendrës së banuar, dhe nga kjo unazë dalin tubacionet sekondare ose dhe tubacionet
shpërndarëse
• garanton siguri më tepër sesa rrjeti i hapur, pasi dëmtimi i tubacionit kryesor në një pikë, nuk
pengon furnizimin e pjesëve në të dy anët e ndërprerjes, pasi uji mund të vijë nga dy drejtime.
• saraçineska, rekomandohet të vendosen 250 ÷ 400 m larg njëra tjetrës në
linjë të drejtë dhe pa degëzime tubacionesh
• për të rritur sigurinë e furnizimit me ujë të qendrës së banuar, linja e përcjelljes së ujit bëhet e
dyfishtë me dy tubacione, ku secila prej tyre projektohet të përcjellë prurjen me vlerë nga 50 % ÷
100% tëkërkesës për ujë të qendrës së banuar .
7.Cila eshte proçedura e llogaritjes se rrjetit shperndares te hapur?

• Ndarja ne pjese llogaritese

(pjesët llogaritëse të rrjeteve shpërndarëse në qendrat e banuara shpërndajnë ujin në përdorues të ndryshëm,

të cilët kërkojnë ujin me prurje të ndryshme.)

• Percaktimi I prurjes specifike,


Prurje specifike q0 –quhet prurja e dhënë në çdo metër gjatësi të pjesës(-ëve) llogaritëse të rrjetit me njësi

[litër/sekondë për metër gjatësi] = [l/sek x ml].

∑ lx-y – shuma e linjave të rrjetit, të cilat shpërndajnë ujin në mënyrë të njëtrajtshme [m]

• Percaktimi I prurjes rrugore,


Prurje rrugore eshte prurja qe shperndahet nga nje linje.

• Percaktimi I prurjes llogaritese


Prurja që kalon në pjesën llogaritëse dhe që shërben për përmasimin e tubacionit të
pjesës llogaritëse quhet prurje llogaritëse. Prurja tranzite është shumatorja e prurjeve rrugore dhe të
përqendruara të pjesëve llogaritëse dhe nyjeve pas pjesës llogaritëse .
8.Si gjendet kuota e tabanit te themelit?
Kuota e tabanit të rezervuarit gjendet me shprehjen e ekuacioni të Bernulit

9.Si behet permasimi I linjave ?


Permasohet ne funksion te prurjes dhe shpejtesise se rekomanduar.

10. Skemat e vendosjes së kolektorëve kryesorë:


a) Skema pingule, e cila ndërtohet në rastet kur pjerrësia e terrenit është shumë e vogël kundrejt aksit të
lumit apo bragut të liqenit . Tubacionet e kolektorëve kryesorë vendosen sipas drejtimit më të
shkurtër,pingul ose pothuajse pingul me aksin e lumit,
b) Skema e kryqëzuar ndërtohet në terrene pak a shumë të njëjta, me rastin e skemës pingule, por pjerrësia
e terrenit në drejtim të rrjedhjes së lumit, lejon edhe ndërtimin e një kolektori kryesor.Edhe në këtë skemë,
vendosen puseta kapërderdhëse për largimin e ujërave të tepërta
c) Skema paralele ndërtohet në ato raste kur pjerrësia e terrenit kundrejt aksit të lumit apo bregut është e
madhe.

11.Cilet jane rrjetet e sistemit te kanalizimit?


- Rrjetet e mbledhjes së ujërave;
• ndërtohet në pjesën e pasme të fasadës se objektit
• tubacionet trasohen kryesisht paralel me faqen e fasadës.
• Largësitë e pusetave të lidhjes nga fasada e ndërtesës rekomandohet të jenë minimalisht 1.50 ÷ 2.00 m
• Këto tubacione vendosen me thellësi minimale hmin ≥ 0.70 m, dhe me pjerrësi minimale it = 0.008 ÷ 0.01
m/m

- Rrjetet e largimit të UN;


• Kryesisht vendosen ne aks te rrugeve ose andej nga ka me shume ndertesa
• Thellesia minimale eshte thuajse njesoj si tek rrjeti I oborrit por gjithsesi ai llogaritet
• Merr ujerat e rrjeteve te oborrit dhe I derdh ne kolektore.

- Kolektorët kryesorë të largimit të UN;


• Mbledhin ujerat e rrjeteve rrugore dhe I dergojne ne stacionin e pompave apo I derdhin ne lumen
perkates,

12. Llojet dhe skemat e sistemeve të kanalizimeve


a) Sisteme të bashkuara të kanalizimeve të UN;
• Sistemet e KUN quhen të bashkuara, nëse të treja llojet e UN transportohen me të njëjtin tubacion
• prurja e reshjeve atmosferike të pranohet me vlerë 2.5 ÷ 5 herë prurjen maksimale të UN komunale dhe
teknologjike të marra së bashku.
• Këto sisteme projektohen kryesisht për prurjet e reshjeve atmosferike të cilat janë më të mëdha sesa
prurjet e UN komunale apo edhe teknologjike të marra së bashku

b) Sisteme të ndara të kanalizimeve të UN:


i. Sisteme plotësisht të ndara;
ii. Sisteme joplotësisht të ndara;
Sistemet e KUN quhen të ndara kur ujërat e ndotura të të treja llojeve nuk transportohen në të njëjtin
tubacion si në sistemin e bashkuar.
Sistemi quhet plotësisht i ndarë, nëse secili lloj i UN transportohet me tubacione të
veçanta deri në pikat e derdhjes .
Sistemi quhet joplotësisht i ndarë, nëse dy prej llojeve të UN, të cilat kanë karakteristika të përafërta fizike,
transportohen me të njëjtën linjë, kurse lloji I tretë transportohet me linjë të veçantë .
Ky lloj sistemi është sistemi i cili rekomandohet gjerësisht nga standardet e projektimit të SKUN në vende të
ndryshme.
Në sistemin e ndarë këto ujëra derdhen direkt në pellgun e trupit ujor duke shkaktuar probleme nga
pikëpamja mjedisore, pasi shkaktohet ndotja e ujërave të trupit ujor

You might also like