Leksion Ee261 Java e Katert

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

LEKSION java e katert : Parimet e shnderimit elektromekanik të energjisë koncepte bazë te

makinave rrotulluse.Fusha magnetike rrotulluese

Qellimi I makinave elektrike rrotulluese eshte te konvertojne energjine elektrike ne


mekanike ose anasjellat

p.sh
Motori elektrik nepermjet shnderimit te energjise elektrike ne mekanike ,realizon levizjen e
pompave ,transportjereve ,kompresoreve , etj
Gjeneratori sherben per shnderimin e levizjes rrotullese energjise mekanike (levizjes rrotulluese)
ne energji elektrike

Eshte e rendesishme te mesojme :


si gjenerohet nje tension ne nje kontur te mbyllur ne nje fushe magnetike uniforme
si gjenerohet nje moment rrotullues ne nje kontur te mbyllur ne te cilen kalon rryme dhe gjendet
brenda nje fushe magnetike uniforme
si te krijojme nje fushe magnetike rrotulluese nga nje stator trefazore
te kuptojme :
si rotori qe rrotullohet ne nje fushe magnetike indukton nje tension AC ne peshtjellen e statorit
si prodhohet momenti rrotullues ne nje makine elektrike

Makinat AC jane dy lloje


1. Asinkrone ose induktiv
2. Sinkrone
Makinat sinkrone jane motor dhe gjenerator fusha magnetike ne rotorin e tyre krijohet nga nje
burim I jashtem ndersa makinat inductive jane motor dhe gjenerator rryma e te cileve krijohet
nga induksioni magnet i krijuar brenda peshtjellave te tyre .

Kujtese :
https://www.youtube.com/watch?v=gQyamjPrw-U
 Tensioni I induktuar ne nje kontur te mbyllur te thjeshte

Nqs rotori i nje makine rotullohet brenda nje fushe magnetike uniforme ne te do te induktohet nje
force elektromotore .Per te percaktuar amplituden dhe formen e fem shohim figuren
Konturi eshte katerkendor ab dhe cd jane pingul me planin e faqes ndersa bcdhe da paralel me
planin e faqes . Fusha magnetike uniforme ka drejtimin e treguar ne figure

Dime qe fem e , jepet


eind =(vxB).l
per te percaktuar totalin e fem te induktuar ne do te shohim cfare ndodh ne secilin segment
1. Segmenti ab ,cd kur ai eshte pingul me vijat e fushes magnetike ne te induktohet max i
fem
eindab =(vxB).l*sinθab
ku θab eshte kendi qe formon percjellsi me vijat e fushes magnetike
2. Segmenti bc dhe ad kur ab dhe cd jane pingul me vijat e fushes magnetike I bie qe keto
jane paralel me vijat e fushes ,kendi qe formohet midis vektorit te shpejtesise lineare dhe
induksionit magnetik do te jete zero dhe 180 grade prandaj forca elektromotore do te jet
ee barabarte me zero
Prandaj

Dhe duke qene se sinθab = sin(180o-θcd) atehere

Nqs konturi rrotullohet me shpejtesi kendore konstante atehere kendi θ do te rritet


linearisht me kohen sipas ekuacionit

Dhe shpejtesia tangenciale do te shprehet

Ku r eshte rezja nga aksi i rrotullimit deri ne brinjet e konturit


Si rrjedim forca elektromotore e induktuar ne konturin e dhene do te jete :
Duke pare nga figura qe siperfaqja e konturit A jepet 2rl mund te shkruajme

Duke patur parasysh qe AB eshte max i fluksit qe pershkon siperfaqen e konturit dhe kjo ndodh
kur konturi eshte pingul me vijat e fushes magnetike kemi qe

Pra , tensioni i gjeneruar ne kontur eshte sinusoidal me amplitude te barabarte me


prodhimin e fluksit brenda ne makine me shpejtesine e rrotullimit te makines . Kjo eshte
e vertet gjithashtu per makinat reale . Ne pergjithesi ,
tensioni ne cdo makine reale do te varej nga tre faktore
1.fluksi ne makine
2. shpejtesia e rrotullimit
3. nga nje konstante qe lidhet me konstruksionin e makines ( numrin e kontureve dhe te
tjera qe do ti shohim ne vijim )

 Momenti rrotullues i induktuar ne konturin qe kalon rryme

Do te supozojme qe rotori I perfaqesuar nga nje kontur I mbyllur formon nje kend θ referuar
drejtimit te fushes magnetike dhe ne kontur rrjedh rryma i si ne figure

Nqs rryma rrjedh ne kontur nga bashkeveprimi i fushes magnetike uniforme me fushen
magnetike te krijuar nga kalimi i percjellesit do te krijohet moment rrotullues .
Per te percaktuar max dhe drejtimin e momentit rrotullues i referohemi figures se
mesiperme .forca qe do te veproje mbi cdo segment te konturit do te jepet nga ekuacioni

Ku , i = amplituda e rrymes ne segment ne kontur


l= gjatesia e segmentit , drejtimi i l duhet te jete I njejte me drejtimin e rrymes
B = vektori I densitetit te fushes magnetike
Duke u bazuar ne rregullen e dores se majte percaktojme drejtimin e forces qe do te
veproje mbi percjelle referuar drejtimit te rrymes dhe drejtimit te fushes magnetike

Duke ditur qe momenti rrotullues eshte force e aplikuar *distancen pingule do te kemi qe
τ = Frsinθ
Ku θ eshte kendi midis vektorit r dhe vektorit F . Drejtimi i momentit do te jete ne kahun
orar nqs ai shkakton nje rrotullim ne kahun orara dhe anasjelltas .
Momenti i rrotullimit eshte max kur plani I konturit eshte paralel karshi fushes magnetike
dhe eshte zero kur plani i konturit eshte pingul me fushen magnetike
Ne pozicioni e treguar ne figure
Momenti i plote i rrotullimit qe krijohet ne kontur do te jete

Dhe perseri duke ditur qe sinθab = sin(180o-θcd) do te kemi

Pra momenti rezultant do te jete sinusoidal ne lidhje me kendin e rrotullimit


Ekziston nje menyre tjeter per te shprehur momentin e rrotullimit .Duke qene se ne
kontur kalon rryme ajo krijon nje fushe magnetike me densitet Bk. Kjo fushe magnetike
do te shprehej
Bk= μi/G
Ku G eshte koeficent qe mer parasysh gjeometrine e konturit . Duke ditur qe siperfaja
A=2rl duke vendosur ne vend te i(rrymes )
Do te kemi
τind=AGBkBsinθ/μ=kBkBsinθ
ku k=AG/μ eshte faktor qe varet nga konstruksioni i makines
B eshte fusha magnetike uniforme brenda se ciles ndodhet konturi dhe Bk eshte fusha
magnetike e konturit
Kendi θ eshte kendi midis fushes magnetike uniforme dhe asaj te konturit qe tek makinat
keto do ti quajme perkatesisht fushem magnetike te statorit dhe fushen magnetike te
rotorit
Nga ekuacioni τind = kBkBsinθ themi se ne kontur prodhohet nje moment rrotullues me
max kBkB
Momenti qe induktohet ne kontur eshte propocional me fortesine e fushes magnetike te
konturit , me fortesine e fushes magnetike uniforme dhe me sin e kendit θ mids tyre
Kjo eshte e vertet edhe per makinat reale .
Do te thoshim qe per makinat reale momenti I rrotullimit do te varej nga kater faktore :
1. Nga fuqia e fushes magnetike te rotorit
2. Nga fuqia e fushes magnetike te jashtme (fusha magnetike e statorit )
3. Nga sin i kendit θ midis fushave magnetike te siperpermendura
4. Nga nje konstante qe varet nga konstruksioni i makines

 Fusha magnetike rrotulluese

Ne thame me siper se nqs ne stator eshte prodhuar nje fushe magnetike dhe nje tjeter
eshte prodhura ne rotorin e makines elektrike atehere do te induktohet nje moment
rrotullimi ne rotor dhe kjo do te shkaktoje rotullimin e rotorit dhe drejtimin e rrotullimit
do ta kemi sipas drejtimit te fushes magnetike ne stator
Nqs ne do te kemi mundesi qe te krijojme nje fushe magnetike rrotulluese ne stator
atehere momenti rrotullues i induktuar ne rotor do te shkaktoje ne menyre te
vazhdueshme ndjekjen e fushes magnetike te statorit sipas nje rruge te mbyllur (rrethi)
Por duke ditur qe statori eshte ajo pjese e makines e palevizshme si mund te krijojme
fushe magnetike rrotulluese ?
Principi kryesor i funksionimit te makinave rrotulluese te rrymes alternative eshte sistemi
tre fazor I rrymave me amplitude te njejte dhe me nje zhvendosje fazore nga njera tjetra
prej 120 grade te cilat rrjedhin ne nje peshtjelle trefazore
Peshtjella trefazore konsiston ne tre peshtjella te ndare me 120 grade nga njera tjetra ne
hapesiren e makines elektrike

Fusha magnetike rrotulluese ilustrohet ne nje rast te thjeshte nga nje stator bosh i cili
permban tre bobina secila e vendosur 120 grade larg tjetres .
Supozojme se rrymat ne te tre bobinat jepen me ane te ekuacioneve te meposhtme

Rryma qe kalon ne bobinen aa‘ futet ne a dhe del ne a‘ . Ajo prodhon nje fushe
magnetike me intesitet

Ku 0o eshte kendi ne hapesire sipas drejtimit x sic tregohet ne fig b . Drejtimi I intesitetit
Haa’ eshte gjetur me rregullen e dores se djathte . vlera e intesitetit Haa’eshte sinusoidale
ne kohe por drejtimi I saj eshte I njejte .

Ne menyre te ngjashme do te gjenim edhe Hbb‘ dhe Hcc‘

Prej vleres se gjetur te intesitetit te fushes magnetike mund te gjejme edhe induksionin
magnetik nisur nga shprehja
Ne caste kohe te ndryshme ne mund te percaktojme fushen magnetike rezultante ne stator
psh ne kohen ωt=0o fusha magnetike ne aa‘ do te jete 0

ndersa ne bobinat e tjera do te jete

Fusha magnetike totale ne te tre bobinat do te jete

Ku simboli I x dhe y prezantojne vektoret njesi sipas drejtimit te x dhesiaps drejtimit te y

Rezultati I fushes magnetike rezultante tregohen ne fig a


Marim nje shembull tjeter , shohim fushen magnetike rezultante ne momentin e kohes kur
ωt=90o
ne kete kohe rrymat jane

Ndersa fushat magnetike jane

Ndersa fusha magnetike rezultante eshte :

Fusha magnetike rezultante qe tregohet ne figuren b tregon qe drejtimi ndryshon por


madhesia e saj eshte konstante . pra fusha magnetike ngelet konstante ndersa rrotullohet
ne drejtimin kunderorar

Per te kuptuar edhe me shume ne lidhje me fushen magnetike rrotulluese ndiqni


https://www.youtube.com/watch?v=h-BIHJM-IGQ&t=322s

You might also like