Ese Banka e Shqiperise

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

UNIVERSITETI LUARASI

FAKULTETI I DREJTËSISE

MASTER I SHKENCAVE

“E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE”

LËNDA: E Drejtë Bankare

Pedagog: Doc. Valentina KONDILI Punoi: Rea HOXHA


Ese: Banka e Shqipërisë si person juridik

Paraja është mjeti lëvizës i botës së sotme, ashtu siç ka qenë për shumicën e historisë së
njerëzimit. Mirëpo evolimi i botës ka pasjellë edhe evolimin e mënyrës së menaxhimit të parasë
e për më tepër kontrollit të saj. Në krye të sistemit të mbikëqyrjes së çdo gjëje të lidhur me
sistemin monetar qendron për secilin shtet të zhvilluar banka e tij shtetërore. Në Shqipëri, këtë
rol e kryen Banka e Shqipërisë e ideuar fillimisht në 4 tetor të vitit 1913, kur Qeveria e Ismail
Qemalit nënshkroi me përfaqësuesit e dy prej grupeve financiare më në zë të kohës, “Wiener
Bank Verein” dhe “Banca Commerciale Italiana”, koncesionin e parë për krijimin e “Bankës
Kombëtore të Shqypëniës”. Arriti të konkretizohej kjo ide në themelimin më 2 shtator 1925 dhe
në shkurt të vitit 1926 iu emetua monedha e parë kombëtare shqiptare, "frangu ar", me nënfishat
e tij, "lekë".

Tashmë ne njohim Bankën e Shqipërisë, e krijuar me miratimin e ligjit nr. 7559 "Për Bankën e
Shqipërisë", datë 22 prill 1992. Banka e Shqipërisë parashikohet në Kushtetutën e Republikës së
Shqipërisë dhe rregullohet me ligj. Ligji përcakton se Banka e Shqipërisë është e pavarur nga çdo
pushtet tjetër gjatë realizimit të veprimtarisë së saj. Banka e Shqipërisë ka si objektiv kryesor
arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Ligji përcakton statusin juridik të Bankës së
Shqipërisë si person juridik publik, përcakton drejtimet kryesore të veprimtarisë, funksionit dhe
qëllimeve të saj, dhe përcakton pozicionin e Bankës së Shqipërisë në nivelin e parë të sistemit
bankar duke i dhënë kompetencën e organit licencues dhe mbikëqyrës të të gjithë sistemit bankar
në Shqipëri.

Nëse do të marrim nën shqyrtim Bankën e Shqipërisë si person juridik në të gjithë elementët e
personit juridik të parashikuar në legjislacionin shqiptar nisim me faktin që ajo gëzon emrin e saj
identifikues “Banka e Shqipërisë” dhe shpesh përdoret akronimi referues BSH. Është person
juridik publik. Qendra e BSH është në Tiranë dhe e ka fituar zotësinë e saj juridike në çastin e
krijimit të saj. Për sa i përket faktit që personi juridik vepron nëpërmjet organeve të tij duhet
thëne se organet kryesore të BSH janë Këshilli i Mbikëqyrjes dhe Guvernatori. Këshilli
mbikqyrës përbëhët nga 9 anëtarë. Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimmarrës dhe
mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Ai është përgjegjës për hartimin e politikës monetare dhe për
miratimin e udhëzimeve për zbatimin e saj. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vendos mbi politikat
e administrimit, si dhe përcakton mënyrat ose procedurat për realizimin e veprimtarisë operative
të Bankës së Shqipërisë. Guvernatori është organi ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar
për mbarëvajtjen e veprimtarisë së saj dhe është gjithashtu Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të
Bankës së Shqipërisë.

Ai përgjigjet për zbatimin e vendimeve të miratuara, duke përfshirë zbatimin e politikës


monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe për drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen
mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë. Këto janë dy organet kryesore
përbërëse të unitetit organizativ, si karakteristikë përbërëse e personit juridik ndërkohë që pjesë
të tjera të tij është edhe inspektori i përgjithshëm dhe drejtoritë e tjera që funksionojnë Brenda
BSH.

Pavarësia pasurore e BSH përbëhët nga fakti se Banka e Shqipërisë ka një fond themelimi prej
750 milion lekësh dhe ndërkohë ka edhe një fond rezervë. Fondi rezervë formohet nëpërmjet
fitimit vjetor të Bankës. Çdo vit 25% e fitimit vjetor të bankës shkon për të formuar dhe mbushur
fondin rezervë të Bankës së Shqipërisë. Ky fond duhet të arrijë masën 500 fish të 25%.

Si përfundim mund të konkludojmë se, si rrallë herë në funksionimin e institucioneve të vendit


tonë, Banka e Shqipërisë ja del të përmbushë detyrat e saj duke ju përmbajtur parashikimeve
ligjore dhe rrallë herë ka ceduar në përmbushjen e objektivave të saj. Roli i saj del edhe më i
madh në një kohë paqendrueshmërie dhe krize si kjo që po jetojmë tani, ku prevalon nevoja që
BSH të kryejë më së miri rolin e saj si stabilizuese e sistemit monetar në çdo hallkë të tij.

You might also like