Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE


DEPARTAMENTI I ELEKTROTEKNIKËS

PUNË LABORATORI NR. 2


Ligji i Kirchhoff-it për rrymën.
Lidhja në paralel dhe pjestuesi i rrymës.

Lënda: Elektroteknika

Pedagogu: Studenti: __________


Grupi: __________

TIRANË 2021

1
I- PROGRAMI I PUNËS

1. Të provohet eksperimentalisht vërtetësia e ligjit të Kirkoff-it për rrymën dhe parimi i


pjestimit të rrymës.

II- NJOHURI TEORIKE

Ligji i Kirchhoff-it për rrymën bazohet në ligjin e ruajtjes së ngarkesave, i cili pohon se
shuma algjebrike e ngarkesave në një sistem nuk mund të ndryshojë.
Ligji i Kirchhoff-it për rrymën pohon se shuma e rrymave që hyjnë në një nyje (dhe në
çfarëdo sipëfaqe të mbyllur) është e barabartë me shumën e rrymave që dalin nga nyja.
Rasti më i thjeshtë i aplikimit të ligjit të Kirchhoff-it për rrymën është kur dy rezistorë të
lidhur në paralel (fig.1) ushqehen nga një burim. Tensioni i aplikuar në to është i njëjtë.
𝑖 = 𝑖1 + 𝑖2 (1)
𝑅2 𝑅1
𝑖1 = 𝑖 , 𝑖2 = 𝑖 (2)
𝑅1 +𝑅2 𝑅1 +𝑅2

Fig.1
Ekuacioni (2) tregon se rryma i ndahet në të dy rezistorët në përpjestim të zhdrejtë me
rezistencën e tyre. Ky njihet si parimi i pjestimit të rrymës dhe qarku në figurën 1 njihet si
pjestues rryme. Theksojme se rryma më e madhe rrjedh në rezistencën më të vogël.

III- PËRSHKRIMI I SKEMËS DHE KRYERJA E EKSPERIMENTEVE

Eksperimentimi do të kryhet duke përdorur qarkun e paraqitur në figurën 2.


I. Vendosen kursorët e të dy reostateve në një pozicion të caktuar, gjë që rezulton në vlerat e
rezistencave përkatësisht R1’ dhe R2’. Për një vlerë të caktuar të burimit të ushqimit dc,
maten rrymat I’, I1’, I2’ duke lexuar përkatësisht tregimet e ampermetrave A, A1, A2, si
dhe tensioni V i ushqimit. Rezultatet pasqyrohen në tabelë. Përseritet matjet për disa vlera
të ndryshme të burimit të ushqimit.

2
II. Përseritet eksperimenti i mësipërm duke vendosur kursorët e të dy reostateve në një pozion
të dytë, gjë që rezulton në vlera të reja të rezistencave, përkatësisht R1” dhe R2”.

Fig.2 Qarku për kryerjen e eksperimentit

Tabela e matjeve dhe llogaritjeve

Eksperimenti I - Pozicioni 1 i kursorëve Eksperimenti II - Pozicioni 2 i kursorëve

Matjet Llogaritjet Matjet Llogaritjet

V I I1 ’ I2 ’ R1’ R2’ V I I1’’ I2’’ R1’’ R2’’

IV- PËRPUNIMI I REZULTATEVE

Në përputhje me njohuritë teorike, për çdo eksperiment të kryer të llogariten vlerat e


rezistencave R1, R2 bazuar në marrëdhëniet:
𝑉 𝑉
𝑅1 = 𝐼 dhe 𝑅2 = 𝐼
1 2

Të llogaritet vlera mesatare e secilës prej rezistencave R1 dhe R2.

Për çdo matje, të verifikohet vërtetësia e ligjit të Kirchhoff-it për rrymën përmes leximit të
ampermetrave; leximi i ampermetrit A duhet të jetë i barabarte me shumën e leximeve të
ampermetrave A1 dhe A2.

You might also like