Inflamacioni

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Shtatzënia dhe rubeola

Idealisht, gratë që duan të mbesin shtatzënë duhet të bëjnë testin e gjakut për të parë nëse janë
imunë ndaj rubeolës përpara konceptimit të fëmijës. Nëse ato nuk janë imunë, ato duhet të
imunizohen por njëkohësisht duhet të shmangin të ngelurin shtatzënë në 28 ditët e ardhshme të
vaksinimit.
Gratë shtatzëna duhet të kontrollohen për imunitetin e rubeolës–një test i zakonshëm gjaku në
fillimet e shtatzënisë. Edhe nëse testi i gjakut i kryer në shtatzënitë e hershme
tregon imunitet ndaj rubeolës, testi duhet të përsëritet në çdo shtatzëni. Nëse mendoni se mund të
jeni shtatzënë dhe imuniteti juaj nuk është testuar, kontrollohuni tek doktori.
Nëse jeni shtatzënë dhe jeni të ekspozuar ndaj rubeolës, duhet të shihni doktorin tuaj sa më
shpejt që të jetë e mundur.

FRUTHI

Fruthi është një infeksion viral që prek rrugët e frymëmarrjes por që mund të parandalohet
nëpërmjet vaksinimit.

Fruthi i njohur ndryshe edhe me termin Rubeola mund të kthehet në një gjendje tejet serioze deri
në fatale për fëmijët e vegjël. Pavarësisht se, si pasojë e vaksinimit dhe sensibilizimit mbi këtë
sëmundje kemi një rënie të numrit të të prekurve nga Fruthi, kjo sëmundje vazhdon të godasë
sërish duke prekur më së shumti fëmijë nën moshën 5 vjeç.

Në rast se një person preket nga kjo sëmundje, duhet të bëjë vaksinën e fruthit brenda 72 orëve,
për të parandaluar infeksionin.

Simptomat
Shenjat dhe simptomat e Fruthit fillojnë të jenë të dukshme afërsisht pas ditës së 10-14 pasi
organizmi është ekspozuar ndaj virusit. Shenjat dhe simptomat e Fruthit zakonisht janë:

 Temperaturë
 Kollë e thatë
 Rrjedhje hundësh (shtim i sekrecioneve nazale)
 Dhimbje fyti
 Sy të skuqur (koniuktivit)
 Njolla të vogla të bardha në gojë
 Skuqje të lëkurës (rash kutan) që përhapet në të gjithë trupin. Fillimisht, pra në ditët e para
përhapet në fytyrë dhe kokë dhe më pas në pjesët e tjera të trupit.
Infeksioni kalon në disa etapa të ndryshme të cilat në total zgjatin për një periudhë kohore nga 2-
3 javë.
 Infektimi dhe Inkubacioni: Në 10-14 ditët e para pasi personi është ekspozuar ndaj virusit
është periudha që virusi inkubohet. Kjo është periudha që nuk shoqërohet me shenja dhe
simptoma të dukshme.
 Shenjat dhe simptomat jospecifike: Fruthi zakonisht në momentin e shfaqjes shoqërohet
me temperaturë nga të lehtë në të moderuar, e shoqëruar kryesisht me kollë e vazhdueshme,
rrjedhje të hundëve, sy të skuqur (koniuktivit) dhe dhimbje fyti, gjendje kjo që mund të
zgjasë 2-3 ditë.
 Gjendja akute e sëmundjes dhe skuqja: Skuqja e lëkurës (rash kutan)konsiston në
shfaqjen e pullave të vogla të kuqe disa prej të cilave janë paksa të fryra, të cilat fillimisht
prekin fytyrën. Në ditët në vijim këto skuqje prekin pjesët e tjera të trupit si krahët, kofshët
dhe duke zbritur poshtë te këmbët  dhe shputat e këmbëve, dhe ndërkohë temperatura vijon të
rritet duke arritur deri në 40-41C.
 Periudha e transmetimit të virusit te të tjerët: Personi i prekur nga Fruthi është rrezik për
transmetimin e virusit (infektimin) e personave që e rrethojnë, rrezik ky që zgjat rreth 8 ditë,
pra katër ditë përpara shfaqjes së skuqjeve në lëkurë dhe 4 ditë pas shfaqjes së tyre.
Kur duhet të drejtoheni te mjeku
Telefononi menjëherë mjekun nëse dyshoni se keni shenja apo simptoma të fruthit, apo nëse nuk
jeni të vaksinuar ndaj fruthit dhe keni rënë në kontakt me një person të sëmurë.

Shkaktarët
Fruthi është një sëmundje virale shumë ngjitëse, dhe në rastet kur i prekuri nga fruthi kollitet,
teshtin apo flet, mikrobet e infektuara që lëshohen në ajër prej tij mund të infektojnë personat e
tjerë përreth. Po kështu këto mikrobe të infektuara mund të depozitohen në sipërfaqe të
ndryshme me të cilat është në kontakt i infektuari, si në: tavolina, karrige, dyer, etj, duke
qëndruar aktive dhe rrezik për infektim në rast kontakti deri në 2orë. Pra ju mund të infektoheni
me këtë virus nëse prekni me gishta këto sipërfaqe të kontaminuara dhe më pas i fusni në gojë,
në hundë apo fërkoni sytë. Vlerësohet se rreth 90% e personave të cilët janë ekspozuar ndaj këtij
virusi, pra kanë patur kontakt me persona të infektuar, të jenë infektuar edhe ata me këtë virus.

Faktorë rreziku
Konsiderohen si faktorë rreziku për Fruthin:

 Mosvaksinimi – Në rast mosvaksinimi kundër Fruthit rriten ndjeshëm shanset për t’u prekur
nga ky i fundit
 Udhëtimet jashtë vendit – Në rast se udhëtoni në vendet e konsideruara në zhvillim, ku
edhe Fruthi është një semundje që haset më shpesh, atëherë rriten shanset për t’u prekur nga
kjo sëmundje.
 Defiçenca e Vitaminës A në organizëm: Nëse nuk keni nivelin e nevojshmë të vitaminës A
të përfshirë në dietën tuaj ushqimore, atëherë shanset janë që të jeni më të rrezikuar të
përjetoni simptoma dhe komplikacione më të rënda nga kjo sëmundje.
Komplikacionet
Fruthi mund të cojë në komplikacione në të gjitha moshat por gjthsesi komplikacionet më të
shpeshta hasen te fëmijët më të vegjël se 5 vjeç apo personat më të mëdhenj se 20 vjeç.
Komplikacionet nga Fruthi hasen më së shumti te fëmijët nën 5 vjeç përfshijnë:
 Infeksion në vesh dhe diarre – 1 në 10 fëmijë të prekur nga Fruthi mund të kenë humbje
permanente të dëgjimit si rrjedhojë e infeksionit në vesh.
 Bronkit & Laringit – Fruthi mund të çojë në inflamacion të laringsit ose inflamacion të
tubave bronkialë.
 Pneumoni – është ndër komplikacionet e rënda të Fruthit, haset në rreth 1 nga 20 fëmijë të
prekur. Konsiderohet edhe si një nga komplikacionet që mund të çojë edhe në vdekje.
 Encefalitis (inflamacion i trurit) – Ky komplikacion haset në afërsisht 1 në 1.000 fëmijë të
prekur nga Fruthi, duke shkaktuar konvulsione që çojnë në humbje të dëgjimit ose më vonë
mund të lënë pasoja të rënda në sistemin nervor.
 Probleme me shtatzëninë – Nëse jeni shtatzënë duhet të merrni masa specifike për të
evituar infektimin nga Fruthi për arsye se mund të çojë në lindje të parakoshme, foshnje me
peshë të vogël deri në vdekje të nënës.
Parandalimi
 Fakti që Fruthi është shumë ngjitës sidomos, 4 ditë përpara se të shfaqen njollat e kuqe në
lëkurë dhe 4 ditë pas, personat e prekur gjatë kësaj periudhe kohore rekomandohen që të mos
frekuentojnë ambiente publike apo vende ku mund të ndërveprojnë me të tjerë, pra të mos
rimarrin aktivetet e tyre ditorë.
 Primare për të parandaluar këtë sëmundje ështëvaksinimi i fëmijëve. Vaksina MMR është
95% efektive në mbrojtjen e fëmijës ndaj Fruthit.
Vaksina e MMR aplikohet te fëmijët në dy doza dhe përkatësisht:
 Doza e parë aplikohet rreth muajit të 12-15 të foshnjes
 Doza e dytë aplikohet rreth moshës 5 vjeç

You might also like