Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit


Dega Ekonomiks i Aplikuar
Lënda: Sociologji

TEMA: Sociologjia Urbane

Punoi: Ensa Deliallisi Pranoi: Jeta Lila


Ermelinda Satka

Tiranë, 2023
Sociologjia Urbane

Sociologjia urbane studion strukturën, marrëdhëniet dhe mënyrën e jetës të


grupeve sociale në tërësinë e tyre, po kështu edhe qytetin në tërësi. Sociologjia urbane është
një nga dispilinat e veçanta të sociologjisë, e cila nga aspekte të ndryshme, studion qytetin si
një organizim dhe organizëm i jetës në tërë dimensionet e saj, si dhe të punës, në këtë
kontekst edhe të të grupeve të ndryshme sociale të ndërlidhura me te. Qyteti është një
strukturë komplekse materiale dhe humane. Sociologjia e qytetit apo sociolgjia urbane
studion qytetin si tip i vendbanimit dhe ndikimin e tij në shoqëri në tërësi.

Njëherësh, sociologjia urbane studion esencën shoqërore të ndërtimit dhe rregullimin e


qyteteve. Pra, qyteti duhet parë sipas sociologëve në marrëdhënie specifike shoqërore, se
vetëm në këtë mënyrë mund të kuptohet struktura dhe jeta në te.

Krahas sociologjisë së qytetit (urbane) është zhvilluar edhe Sociologjia e fshatit(rurale), e cila
po kështu studion marrëdhëniet specifike shoqërore, strukturën dhe jetën në fshat.
Qyteti është një vend i populluar me dendësi shumë më të madhe se sa fshati.

Në qytete janë të koncentruara institucionet kryesore shoqërore, politike, ekonomike dhe


kulturore.

Funksionet e qytetit përmblidhen në këta faktorë: banim, arsim, kulturë; shëndetësi, siguri,
komunikime, administratë, prodhim, furnizim, solidaritet.

Tezat themelore të zhvillimit të qytetit u orientuan në zhvillimin teorik të faktorëve:


-ekologjikë,
-historikë,
-institucinalë,
-socio-gjeografikë,
-shoqëror-morfologjikë etj.
VENDBANIMI (konsiderohet njesi e veqante territoriale) strukture shume funksionale
shoqerore-hapsinore i cili krijohet per arsye te lidhjeve te perhershme te individeve dhe te
grupeve per nje territor te caktuar

Vendbanime janë zhvilluar kryesisht në vende ku ka pasur mundësi më të mira për jetë: pranë
lumenjve, në udhëkryqe, ku ka pasur më shumë kushte për tregti dhe po kështu ku janë
vendosur objekte të rëndësishme shoqërore, politike dhe kultrore

Përqëndrimi i popullsisë në vendbanimet urbane sot është më i madh se në kohët e


mëparshme të historisë së botës. Në 1800, 22 milion njerëz jetonin në qytete me të paktën 20
mijë banorë. Por në 1950 kemi 500 milion banorë në qytete që përbënin 1/5 e popullsisë së
botës. Në 1970, kemi 800 milion banorë ose ¼ e gjithë popullsisë së botës.

Në vitin 2000 p.sh 1 në 3 veta në të gjithë botën banonin në vende që kishin jo më pak se
20.000 njerëz. Kjo tendenc shpjegon se shumë vende dhe kombe kanë arritur nivele më të
larta urbanizimi. Si një ndër shtetet me urbanizim më të rënduar është SHBA, pritet të jetë në
udhëheqje të këtyre ndryshimeve dhe lëvizjeve që do të vazhdojnë.

Tendenca urbane
Në fund të shekullit të 20 më shumë se ¾ e popullsisë amerikane banojnë në vende me të
paktën 25.000 vetë. Rajonet botërore që janë sot më pak urbane si Afrika, Azia e Jugut do të
kenë një rritje të shpejtë ndoshta më të madhe sesa zonat e urbanizuara të Amerikës së Veriut
dhe Europës Perëndimore. Ende përqëndrimi i nivelit të popullsisë në fund të shekullit 20
mbeten më të larta në Amerikën e Veriut dhe në Europën Perndimore se sa ajo e Afrikës dhe
Azisë. Përveç tendencës së përgjithëshme drejtë një urbanizimi më të madh, shoqëria
moderne gjithashtu lidh egzistencën e rritjes së numrit të qyteteve të pa zakonshme me numër
të madh popullsie. Në 1900 kanë qenë në botë vetëm 11 qytete me një milion banorë ose me
shumë. Në 1960, 14 qytetet më të mëdha të botës ( të numëruara në kufijt e tyre politikë, nuk
përfshijnë popullsinë e zonave të rrethinave) kanë më shumë se 3 milion banorë secila. Në
vitin 1985 kemi 273 super qytete nga madhësia, pra me fjalë të tjera, të paktën 1 milion, kurse
në 2000 kemi 50 qytete më të mëdha të botës, ku asnjë prej tyre me më pak se 2.3 milion
banorë.

URBANIZMI
Zhvillimi industrial ndikoi qe te rriten shpejt edhe qytetet dhe te krijohen qendrat e medha te
urbanizuara.
Urbanizmi eshte nje proces i rritjes se popullesise ne qytete dhe krahas kesaj,behet edhe
zvogelimi i popullsise ne fshat dhe i bujqve

MEGAQYTETET
Zhvillimi eksplozim i popullesise se qytetit solli krijimin e megaqyteteve (qe ne shek.XX)
Rritja e qyteteve ben qe ato ndermjet tyre shpesh te humbin kufinjte dhe keto qytete te vogla
te bashkohen ne nje qytet te madh te cilin sociologet e kan quajtur MEGAPOLIS
(megaqytete)
Raporti i Sociologjisë urbane me Sociologjinë e përgjithshme

Problemet e kulturës , politikës, ekonomisë, roli i hapësirë dhe i aktorëve social janë elementë
të lidhur me jetën urbane. Këto janë objekt studimi jo vetëm i sociologjisë urbane por edhe i
shkencave të tjera shoqërore:

Demografët- masin numrin dhe rritjen e banorve në vendet e populluara.

Gjeografët – shpjegojnë hapsirat e qëndrave të lokalizimit të popullsisë.

Historianët – shikojnë evolimin e qyteteve

Ekonomistët- e shohin qytetin si një burim shpërndarje të të mirave materiale, dhe


shërbimeve.

Psikologët- shikojnë fenomenet e komunikimit, formimit, udhëheqjes, lidhjet emocionale


ndërmjet njerzëve në qytet.

Studimi i jetës urbane është sociologjik d.m.th trajtimi i qytetit dhe i shoqërisë urbane si një
sistem shoqëror i lidhur me densitetin e popullsisë e karakterizuar dhe e përcaktuar nga
modelet kulturore.

Një lidhje vihet re edhe midis disiplinës universitare urbanistikës dhe sociologjisë urbane.

Urbanistika e shikon qytetin si një hapësir që duhet rregulluar dhe ndryshuar. Ndoshta
sociologut do ti duhet që të testojë aftësit e banorëve të pranishëm për ndryshimin e dekorit
dhe zakoneve, gjeografit për të dhënë mendimin e tij mbi llojin e veprimtarië që mund të
kryhet në vendin e ri. Sociologjia sjellë dije dhe teknika që ndikojnë në gjendjen e vendeve,
urbanistika propozon një ose më shumë skema të shndërrimeve të mundshme që mund të
sjellë në hapsirën egzistuese.

Sociologjia urbane ka vecori nga fushat e tjera të sociologjisë nga fakti se ajo nuk i ndan
dukuritë shoqërore nga hapësirat ku ato zhvillohen, jo se fushat e tjera të sociologjisë nuk
interesohen për hapësirat, por sociologjia urbane bën lidhjen e shoqërores me hapësinoren
kushtin dhe boshtin e analizave të saj.

Sociologjia e vendbanimit shfrytëzon të gjitha të arriturat e sociologjisë së përgjithshme. Ajo


shfrytëzon të gjitha metodat sociologjike.

Gjeografia- faktorët gjeografikë që ndikojnë në jetën shoqërore dhe të vendbanimit.


Përcaktimi i konceptit mjedis është shumë i rëndësishëm.

Ekologjia- studimi i faktorëve ekologjikë. Dallojnë ekologjia njerëzore dhe natyrore.

Njerëzore - varshmëria ndërmjet institucioneve njerëzore dhe mjedisit.


Në sociologjinë e vendbanimit veçmas studiohet ndikimi i hapësirës dhe natyrës me njeriun,
si dhe ndikimi i njeriut në natyrë.
Kriteret sociologjike për të definuar dallimin mes fshatit dhe qytetit

Ferdinand Tenis i ndanë shoqëritë në dy forma themelore:

 Bashkësia, Fshati dhe familja


 Shoqëria (qyteti dhe shoqëria aksionare)

Tiparet kryesore të bashkësisë janë solidariteti i natyrshëm, prona e përbashkët, vullneti i


përbashkët, kolektivizimi, tradita, zakonet, besimi etj. Ndërsa tiparet e shoqërisë janë:
solidariteti me marrëveshje, prona private, individualizmi, interesi personal dhe opinioni
publik.
Verner Zorvart është marrë me kontekstin social të vendbanimit. Ai thekson se në qytet për
shkak të shtrirjes së tij, njërzit nuk njihen mes tyre dhe kanë shumë rrallë raporte sociale. Por
nga sociologët amerikanë kjo nuk është pranuar, pasi vlerësohet se vlerat tradiocionale të
fshatit dhe qytetit janë të përafërta. Piter Sorkini, vlerëson disa dallime të fshatit dhe qyteti si:
profesionet e banorëve, organizimi i hapsirës, madhësia e bashkësisë, dendësia e banorëve,
homogjeniteti i banorëve dhe ndërveprimi social i tyre.

Lindja dhe zhvillimi i vendbanimeve

Në zhvillimin e vendbanimeve vlerësohet se kanë luajtur rol katër ngjarje;


1. Revulocioni agrokultural, që mundëson lënien e mënyrës së jetës në pjesë
shumë të vogla prone. Me këtë revulucion u mundësua të krijohen vendbanime të mëdha dhe
janë të njohura që para 20 mijë vjetëve, ato në Egjipt dhe Mesopotami të jugut.
2. Revulucioni urban, është epoka e formimit të qyteteve në Anadoll para 7000 vjetëve.
3. Revulucioni industrial, që lidhet me tipin e qyteteve industriale. Paraqitja e
revulucionit industruial bëri të mundur koncentrimin e fuqisë punëtore në qytete. Kështu
qyteti fillojë të marrë funksione edhe të vendbanimit edhe të prodhimit.

You might also like