Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

BAKTERET

RENDESIA E TYRE DHE SEMUNDJET QE SHKAKTOJNE

Bakteret janë kudo! Por jo ndaj të gjithave duhet të friksohemi.


Me siguri keni dëgjuar shumë herë se bakteret janë shkaktarë të shumë sëmundjeve tek njerëzit.
Pikërisht në këtë tekst do të prezantojmë disa prej tyre.
Por para se të hyjmë në temë, është e rëndësishme të sqarojmë se çfarë janë bakteret. Disa prej
tyre janë vërtet të dëmshme, por disa baktere janë gjithashtu të nevojshme/të dobishme për ne.
Bakteret janë mikroorganizma, të përbëra nga një qelizë e vetme, dhe karakterizohen nga aftësia
për t’u riprodhuar/shumëzuar me shpejtësi dhe për t’u përshtatur në mjedise të ndryshme dhe në
kushte të ndryshme. Bakteret gjenden kudo, ato mund të kolonizojnë pothuajse çdo mjedis, duke
përfshirë brendësinë e trupit tonë, ku jetojnë në mënyrë simbiotike, jetojnë në marrëdhënie
përfitimi të ndërsjellë me personin mbartës.
Shembull për këtë është numri i madh i baktereve që jetojnë në zorrët tona, duke përmbushur
funksione të rëndësishme metabolike si sinteza e vitaminës K, biotinës, acidit folik, madje edhe
fermentimi i fibrave të patretshme, ndër të tjera.
Ka kaq shumë baktere në gojë, në lëkurë, në hundë, në flokë, madje edhe në veshë, aq shumë
sa nuk dihet saktësisht se sa baktere ka brenda trupit që jetojnë dorë për dore me qelizat tona!
Madje ka baktere me të cilat mund të përgatisim ushqime të shëndetshme, si p.sh. bakteret
fermentuese të përfshira në prodhimin e djathit dhe kosit.
Por “bakteret e dobishme” mund të jenë gjithashtu të dëmshme në një moment. Çdo baktere kur
gjendet në një vend/ind ku nuk është pjesë e florës normale, mund të shkaktojë sëmundje të
rënda. I tillë është rasti kur bakteret nga trakti intestinal hyjnë në qarkullimin e gjakut, duke
krijuar sepsë ose septikemi, një gjendje që mund të çojë në vdekje.
Ka baktere që janë gjithmonë patogjene dhe prania e tyre në trupin e njeriut shkakton sëmundje.
Disa nga bakteret patogjene kanë aftësinë të sekretojnë toksina dhe kështu të shkaktojnë
intoksikim dhe sëmundje të rënda.

Si funksionojnë ato në trupin tonë?

Një studim zbuloi se bakteret patogjene veprojnë duke u lidhur me gjene të caktuara në bujtësin
(personin bartës) ku jetojnë, në mënyrë që të fitojnë një avantazh të përkohshëm që i lejon ata të
qëndrojnë brenda bujtësit për një kohë të mjaftueshme për t’u riprodhuar, për të shkaktuar
sëmundje dhe më pas ekskretohet (zakonisht në formën e diarresë), gati për të infektuar një
bujtës tjetër në strategjinë e tyre të kolonizimit.
Trajtimi i zakonshëm për infeksionet bakteriale është antibiotiku. Por bakteret kanë mekanizma
të përsosura për tu mbrojtur kundër efekteve të antibiotikëve dhe bëhen rezistente ndaj disa
antibiotikëve të përdorur ose grupeve të shumta të antibiotikëve. Në këtë mënyrë shumë prej
antibiotikëve bëhen të paefektshëm, dhe kështu jemi të kufizuar në zgjedhjen dhe mundësinë e
trajtimit të duhur të infeksioneve.

Pesë bakteret patogjene më të rrezikshme për njerëzit

Streptococcus pneumoniae: I konsideruar si një prioritet mesatar (bakteret që tregojnë


rezistencë të shtuar ndaj barnave dhe shkaktojnë sëmundje të zakonshme hyjnë në këtë kategori),
kjo Gram- baktere pozitive tashmë ka zhvilluar rezistencë ndaj penicilinës. Shkakton infeksione
të vogla si otitis media akut dhe sinusit; por edhe gjendje më serioze dhe invazive si pneumonia,
meningjiti dhe ndonjëherë peritoniti.

Haemophilus influenzae: Konsiderohet gjithashtu me prioritet mesatar. Është shkaktar i disa


sëmundjeve tek fëmijët si konjuktiviti, sinusiti dhe epiglotiti, bronkiti, pneumonia dhe
meningjiti. Sa për të sqaruar, kjo baktere nuk duhet të identifikohet me shkaktarin e gripit, sepse
është një etiologji virale – virusi i influencës.

Helicobacter pylori: Kjo baktere hyn në grupin me prioritet të lartë sepse është bërë rezistent
ndaj klaritromicinës, ndaj ky antibiotik nuk është më efektiv kundër sëmundjeve të shkaktuara
nga H. pylori, pra çrregullimeve gastrointestinale si gastriti, ulçera gastroduodenale dhe disa lloje
të kancerit të stomakut.

Staphylococcus aureus: Renditet në grupin me prioritet të lartë të baktereve. Është bërë


rezistent ndaj meticilinës dhe ndjeshmëria ndaj vankomicinës është vënë në dyshim.
Kjo baktere shkakton disa sëmundje të lëkurës, por nëse hyn në qarkullimin e gjakut rreziku i tij
rritet dhe mund të prekë pothuajse çdo pjesë të trupit, veçanërisht valvulat e zemrës dhe kockat.

Pseudomonas aeruginosa: Kjo baktere është në listën e prioriteteve kritike, pra është


multirezistente, veçanërisht e rrezikshme në spitale (baktere intraspitalore) dhe mund të
shkaktojë infeksione vdekjeprurëse, si pneumonia e shoqëruar me ventilim mekanik dhe
bakteremi/sepsë.
Aktualisht, trajtimi për P. aeruginosa konsiston në dhënien e antibiotikëve të kombinuar,
megjithëse kjo metodë ka pasoja të mëdha, si rreziku i superinfektimit të mikroorganizmave
superrezistente si dhe toksiciteti nga vetë trajtimi.

Si përfundim, është e rëndësishme të theksohet se të gjithë ekspertët e kësaj teme bien dakord se
mënyra më e mirë për të ndaluar rritjen e shpejtë të rezistencës bakteriale ndaj lëndëve
antimikrobike ose antibiotikëve është zbatimi i politikave të përdorimit racional për të
parandaluar marrjen e tyre të papërshtatshme dhe të tepruar.

You might also like