Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Kriteret e suksesit:

Përshkruaj perhapjen, vetitë fizike dhe kimike të metaleve alkaline


Paraqit reksionet që tregojnë matalet alkaline me elemente të tjera
Trego ku përdoren metalet alkaline dhe komponimet e tyre
Metalet alkaline
Metalet alkaline janë elementet e grupit te parë të sistemit periodik të elementeve. Në këtë grup të elementeve bëjnë pjesë : litiumi , natriumi, kaliumi ,
rubidiumi, cesiumi dhe franciumi.

Gr.1
3
Li
6.941
Litium

11
Na
22.989
Natrium

19
K
39.098 Metalet
Kalium alkaline
37
Rb
85.467
Rubidium
Quhen metale alkaline sepse me ujin reagojnë vrullshëm duke liruar hidrogjenin. Pra, janë elemente nga të cilat formohen baza
55
Cs të forta. Të gjitha elementet e grupit të parë të sistemit periodik në nivelin e jashtëm energjetik kanë nga një elektron çka i bënë
132.9
ato të jenë shumë reaktive. Për shkak të aktivitetit kimik të shprehur ato në natyrë gjenden vetëm në formë të komponimeve, me
Cezium
përjashtim të franciumit i cili është përfituar artificialisht. Në gjendje elementare ato mund të përfitohen me reduktimin e
87
Fr kationeve të tyre nga tretësirat përkatëse. Ato mund të përfitohen edhe me elektrolizën e shkrirjes së kripërave ose të
223
Francium
hidroksideve të tyre. Të gjitha metalet alakaline karakterizohen me shkëlqim të fortë metalik, me fortësi të vogël, me
përcjellshmëri të lartë të elektricitetit dhe nxehtësisë , tempertaurë të ultë të shkrirjes dhe të vlimit si dhe densitet të vogël.
Rektiviteti rritet duke shkuar grupi poshtë.

Litiumi
Litiumi bënë pjesë në grupin e elementeve biogjene. Në natyrë është mjaftë i përhapur në formë të komponimeve. Gjendet edhe në disa ujëra mineral të cilat
kanë përdorim edhe në mjeksi. Litiumi është element reaktiv , reagon me hidrogjenin duke formuar hidrudrin e litiumit, LiH:

2Li + H2→2LiH

Reagon me oksigjenin duke formuar oksidin e litiumit, Li2O:

4Li + O2 → 2Li2O

Po ashtu reagon edhe me azotin duke formuar nitritin e litiumit Li3N , me klorin duke formuar klorurin e litiumit LiCl.

Përdoret në industrin e qeramikës, të qelqit, në metalurgji ,etj.

Natriumi

Natriumi në natyrë paraqitet në formë të kripërave minerale si : kripa e gurit NaCl, shalitra kiliane NaNO 3, kriolit Na3AlF6. Por natriumi gjendet edhe si pjesë
përbërse e organizmve të gjallë, si dhe edhe si pjesë përbërse e ujit të pijes në gjendje jonike, por e gjejmë edhe në ushqimin që konsumohet. Natriumi është
element biogjen i cili luan rol të shumfishtë në funksionimin e organizmave të gjallë. Natriumi është elemnt i cili përfitohet me elektrolizën e tretësirave të
klorurit të natriumit dhe hidroksidit të natriumit. Natriumi është metal i butë qe prehet me thikë, oksidohet lehtë prandaj edhe ruhet ne enë të mbyllura me
vajgurmbajtës.Natriumi është element shumë rekativ, reagon me halogjenure , me sulfur, me fosfor, me hidrogjen dhe me elemente të tjera. Me oksigjenin
reagon vrullshëm duke formuar oksidin e natriumit.

2 Na + Cl2 →2 NaCl
2Na + H2 → 2NaH

2Na + 2H2O → 2 NaOH + H2

Komponimet më të rëndësishme të natriumit janë: peroksidi i natriumit Na2O2 , hidroksidi i natriumit NaOH, kloruri i natriumit NaCl, karbonati i natriumit
Na2CO3, NaHCO3, nitrati i natriumit NaNO3, sulfati i natriumit Na2SO4.

Natriumi elementar ka përdorim të gjerë ,sidomos në industrinë kimike për përfitimin e komponimeve të tij , pastaj të kauçukut sintetik , për sinteza të
ndryshme organike dhe në industri të ngjyrave . Natriumit përdoret edhe në teknikln e ndriçimit . Llambat e mbushra me avuj natriumit japin dritë më të fortë
sesa llambat e volframit. Natriumit përdoret si reduktues , sidomos për përftim të borit dhe të silicit nga oksidet e tyre. Hidroksidi i natriumit është bazë e fortë
që përdoret më së shumti në industrinë e letrës. Nitrati i natriumit gjithashtu është një aditiv ushqimi, që përdoret si mbrojtës dhe rregullues ngjyre te mishi i
konzervuar. Karbonati i natriumit përdoret për pastrimin e xhamave, letrave, si sapune dhe detergjente. Gjithashtu, përdoret edhe si zbutës i ujit. Është aditiv i
ushqimit, përdoret si rregullator i aciditetit. Bikarbonati i natriumit përdoret në gatim, por edhe te perimet. Gjithashtu pastat e dhëmbëve përmbajnë bikarbonat
natriumi.

Kaliumi

Kaliumi është element i cili në natyrë gjendet në formë të komponimeve të tij. Përfitohet me elektrolizën e hidroksidit të kaliumit, KOH. Ka ngjyre te bardhë si
të argjendit , është i butë , oksidohte shpejtë ne ajër dhe vepron vrullshëm me ujin. Reagon me elementet halogjene, me hidrogjenin, me sulfurin dhe me
fosforin. Kaliumi është element i domosdoshëm për veprimtarin e muskujve . komponimet më të rëndësishme të kaliumit janë: hidruri i kaliumit KH, oksidi i
kaliumi K2O, peroksidi i kaliumit K2O2 dhe hidroksidi i kaliumit KOH. Një komponim shumë me rëndësi praktike në mjeksi i kaliumit është joduri i kaliumit i
cili perdoret ne rritjen e tajimit te bronsheve dhe te disa gjëndrave, dhe si mjet preventiv në rast të hemimit me plumb dhe merkur, permanganat i kaliumit i cili
perdoret per shpërlarjen e fytit, plagëve dhe si mjet dezinfektues.

Detyre shtepie:

Pergjigjuni ne pyetjet:
1. Numro elementet e grupit te pare te sitemit periodik te elementeve?

2. Si quhen ndryshe keto elemente dhe pse quhen ashtu?

3. Cila eshte karakteristike e perbashket e elemnteve te grupit te pare?

4. Si perfitohen elementet e grupit te pare?

5. Cilat jane mineralet kryesore te natriumit?

6. Ku perdoret natriumi?

7. Shkruaj formulat kimike te kompnimeve te natriumit?

8. Ku perdoret bikarbonati i natriumit?

9. Shkruaj disa rekasione te elementeve te grupit te pare me hidrogjen , elemente halogjene , oksigjen dhe uje.

10. Cka jane metalet biogjene?

Meteriali u pergadit nga arsimtarja e lendes se kimise: Adriana Mustafa Pajazit

You might also like