Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

DHOMA E NOTERËVE
Nr...............REP
TIRANË
Nr…………...KOL

KONTRATË DEPOZITE

E lidhur në Tiranë sot , ditën e premte , datë 07.07.2022 , ndërmjet palëve :

Palët:
1. Marjus Kurti, i biri i Sajmirit dhe Enteles, me datëlindje 13.04.1977, lindur dhe banues në
Tiranë, në adresën : Rruga"Ismail Qemalo'" ; , Nd.8, H.1, Ap.9 Njësia Baskiake Nr.3 Kodi
Postar 1003 ,me numër personal D12131509S :
2. Marjus Kurti që në vijim të kësaj kontrate do të quhet : DEPOZITUESI.
1 Ardit Kulli, i biri i Ermirit dhe Marës, me datëlindje 20.12.1990, lindur në Elbasan dhe
banues në Tiranë, në adresën : Rruga"Naim Frasheri", Nd.9, H.4, Ap.3 Njësia Bashkiake Nr.5
,Kodi Postar 1002 , me numër personal M67023017A :
2. Ardit Kulli që në vijim të kësaj kontrate do të quhet : DEPOZITËMARRËSI.

BAZA LIGJORE: Neni 982 e vijues të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.

Palët me marrëveshje, me vullnetin e tyre të lirë dhe në përputhje me dispozitat e Kodit Civil
të Republikës së Shqipërisë.
VENDOSËN

Të lidhin këtë kontratë me kushtet e mëposhtme:

NENI 1
Objekti i kontratës

Objekti i kontratës është depozitimi i bizhuterive në pronësi të DEPOZITUESIT, me


detyrimin për tu ruajtur dhe për ta kthyer në natyrë kundrejt shpërblimit nga
Depozitëmarrësi.
Bizhuteria konsiston në një set me 8 varëse ari, secila 34 gram, 18 karat, vlera e të cilave
është 15.000 (pesëmbedhjetë mijë) €.

NENI 2
Qëllimi i kontratës

Me anë të kontratës synohet ruajtja e bizhuterive nga ana e Depozitëmarrësit .Bizhuteritë


mbeten gjithmonë në pronësi të Depozituesit ,ndërsa Depozitëmarrësi ka të drejtën e
nëdorësisë së tij , pa pasur si rregull të drejtën e përdorimit apo gëzimit të sendit .
NENI 3
Afati i kontratës

Kontrata e depozitës quhet e lidhur nga çasti që është dorëzuar sendi për ruajtje.
Kjo kontratë lidhet me një afat 1 vjeçar i cili fillon të llogaritet që nga dita e
depozitimit të objektit të kontratës tek Depozitëmarrësi.

NENI 4
Çmimi

Kontrata e depozitës është me shpërblim.


Çdo datë 5 të secilit muaj do të paguhet një shumë prej 2016(dymijë e
gjashtembedhjetë) € në llogarinë e Depozitëmarrësit.
Në qoftë se depozitimi i shumës mujore nuk do të kryhet brenda afateve të
parashikuara në kontratë pa shkaqe të justifikueshme e të paraqitur paraprakisht në formë
të shkruar nga Depozituesi, atëherë kamat vonesa do të llogaritet 90€ për çdo ditë.
Dorëzimi i mandat pagesës do të dorëzohet fizikisht/postë ose nëpërmjet fax-it nga
Depozituesi.

NENI 5
Dorëzimi i sendit

Dorëzimi i objektit të kontratës do të kryhet personalisht ndërmjet palëve në magazinën


e Depozitëmarrësit me adresë rruga "Asdreni”, pallati nr 10, kati 2, Tiranë.
Sendi do të dorëzohet në gjendje të mirë dhe Depozituesi para dorëzimit ka detyrim të
tregojë nëse ka dijeni mbi ndonjë të metë të fshehtë të mundshme.
Depozitëmarrësit i lind e drejta që në prani të Depozituesit, pas marrjes së objektit ta
kontrollojë e të mbajë të dokumentuar gjendjen, cilësinë dhe karakteristikat e
përgjithshme të tij në momentin e depozitimit.
Në mënyrë periodike depozituesit i lind e drejta që të kontrollojë ecurinë e gjendjes së
objektit të kontratës.

NENI 6
Të drejtat dhe detyrimet e Depozitëmarrësit

Depozitëmarrësi duhet t’i kthejë sendin depozituesit, pa qenë nevoja që depozituesi të


provojë se është pronar në afatin e përcaktuar në këtë kontratë.
Depozitëmarrësi duhet ta ruajë sendin me kujdes, gjithashtu ai nuk mund ti përdorë
vetë ose ti kalojë në përdorim të personave të tretë.
Në qoftë se sendin e përdor pa pëlqimin e depozituesit, depozitëmarrësi është
përgjegjës për humbjen ose dëmtimin e tij deri në shkakun fator.
Depozitëmarrësi mund të mbajë sendin që është në privilegj derisa të shpërblehet për
kredinë e tij dhe mundet edhe ta shesë sipas dispozitave për pengun.
Kur sendi i lënë depozitë nuk është tërhequr në afatin e caktuar në kontratë ose pas
lajmërimit që i ka bërë depozitëmarrësi, ky nuk përgjigjet për humbjen ose dëmtimin e
sendit që ngjan pas kalimit të afatit, përveç kur humbja ose dëmtimi është shkaktuar me
dashje ose nga pakujdesia e rëndë e tij.

NENI 7
Të drejtat dhe detyrimet e Depozituesit

Depozituesi duhet të paguajë sipas afatit të përcaktuar në këtë kontratë në nenin 3.


Depozituesi është i detyruar të shpërblejë dëmin që i është shkaktuar depozitarit nga
të metat e fshehta të sendit, në qoftë se, duke i ditur këto, nuk ia ka njoftuar
depozitëmarrësit.
Depozituesi do të marrë personalisht objektin e kontratës në mbarim të afatit ose në
rastet kur gjatë kontrollit të sendit ai vëren se gjendja e tij është përkeqësuar në saj të
neglizhencës ose për fakte të tjera në ngarkim të Depozitëmarrësit, duke njoftuar me
shkrim në lidhje me prishjen e kontratës 30 ditë para.

NENI 8
Zgjidhja e kontratës

Kjo kontratë do të zgjidhet:


Në përfundim të afatit të parashikuar në nenin 2 të kësaj kontrate.
Për shkak të mospërmbushjes së dukshme të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata.
Me marrëveshje ndërmjet dy palëve.

NENI 9
Dispozita të tjera

Për çështje të cilat nuk rregullohen shprehimisht nga kjo kontratë, do të zbatohen akte
të tjera rregullatore që lidhen me Depozitimin si dhe dispozitat e Kodit Civil.

NENI 10
Hartimi i Kontratës
Kjo kontratë u redaktua në gjuhën shqipe, në tre kopje origjinale me përmbajtje të
njëjtë për secilën prej palëve dhe mua, noteren.
Kontrata nënshkruhet pa vërejtje pasi lexohet dhe palët shprehen se përmbajtja e saj
përputhet me vullnetin e tyre të lirë e të plotë.

NENI 11
Shpenzimet e kontratës

Me marrëveshje ndërmjet palëve, shpenzimet për lidhjen e kontratës dhe çdo


shpenzim tjetër që nuk është parashikuar në këtë kontratë do të ndahen në mënyrë të
barabartë mes Depozituesit dhe Depozitëmarrësit.

NENI 12
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Palët duhet të respektojnë detyrimet që rrjedhin për ta nga kjo kontratë deri në
përfundim
të afatit të kësaj kontrate , në të kundërt për ta do të lindin pasojat që parashikohen në këtë
kontratë si dhe në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë.
Për çdo problem palët duhet të komunikojnë me njëra -tjetrën dhe të mundohen t'i
zgjidhin me mirëkuptim mosmarrëveshjet e tyre dhe vetëm në pamundësi për t'i zgjidhur me
mirëkuptim t'i drejtohen Gjykatës së Tiranës .

PALËT KONTRAKTUESE

DEPOZITUESI:
Marjus Kurti
DEPOZITËMARRËSI:
Ardit Kulli

NOTERE:
Matilda Bicaku

You might also like