Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 13

Shperndarja dhe përdorimi i energjise elektrike 2

Tiranë 2023

Leksion: KOEFICIENTI I FUQISË NË RRJETET ELEKTRIKE SHPËRNDARËSE.

1. Njohuri të përgjithshme
Në rrjetet elektrike shpërndarëse të TU, vazhdimisht gjenden në punë elektromotorë të mekanizmave
dhe pajisjeve të ndryshme të përdoruesve të cilët marrin nga rrjeti një rrymë e cila përvec përbërëses
aktive përmban dhe përbërësen induktive. Kjo rrymë është e shfazuar nga tensioni në një kënd 𝜑 si
paraqitet në fig. XVI-1.
Funksioni trigonometrik, kosinusi i këtij këndi (cos𝜑), quhet koeficienti i fuqisë dhe jep madhësinë e
raportit të përbërëses aktive të rrymës, ndaj rrymës së plotë që kalon në rrjet; ose më qartë ky koeficient
jep madhësinë e raportit të fuqisë së dobishme (P) që zhvillon rryma elektrike, ndaj fuqisë së plotë (S)
që miret nga rrjeti.

Koeficienti i fuqisë shprehet me anë të formulës:

Në vartësi të llojit të përdoruesve, koeficienti i fuqisë ka vlera të ndryshme. Vlera maksimale e


koeficientit të fuqisë (vlera 1), arrihet kur ngarkesa është vetëm aktive.
Sa më i lartë të jetë koeficienti i fuqisë, aq më e madhe është pjesa e fuqisë së plotë që kryen punë të
dobishme, dhe e kundërta. Në uljen e vlerës së cosinusit në rrjet, përveç elektro-motorëve asinkron, në
të cilët kjo vlerë në funksion të ngarkimit të tyre varion nga 0.2 deri në 0.88, ndikojnë edhe aparatet e
saldimit ku arrihet vlera 0.3 deri 0.4, furrat me induksion sidomos ato me frekuencë të lartë ku arrihet
Shperndarja dhe përdorimi i energjise elektrike 2
Tiranë 2023

vlera nga 0.1 deri në 0.7, ndriçuesit me llampa floureshente dhe me shkarkim në gas (neon, avuj sode,
avuj zhive) me ndezës induktiv ku arrihet vlera 0.45 deri 0.55 etj .
Koeficienti i lartë i fuqisë është tregues i rëndësishëm për rrjetet shpërndarëse dhe për sistemin
energjetik mbasi:
1.1-Zvogëlon rrymën elektrike që kalon në rrjetet elektrike.
Koeficienti i lartë i fuqisë së përdoruesve zvogëlon rrymën e plotë që kalon në rrjetet elektrike për
rrjedhojë edhe seksionet e përcjellësve që furnizojnë këta përdoruesa, mund të merren më të vegjël. Në
se në një linjë të dhënë me seksion s, koeficientii fuqisë i përdoruesve ka vlerën 1, ajo linjë për ngrohje
të lejuar lejon të kalojë një fuqi aktive P të caktuar.
Në se në atë linjë koeficientii fuqisë i përdoruesve do ketë vlerën 0.8, në atë linjë për ngrohje të lejuar
lejohet të kalojë vetëm 80 % e asaj fuqie aktive dhe në se në atë linjë koeficientii fuqisë së përdoruesve
ka vlerën 0.6 në atë linjë për ngrohje të lejuar lejohet të kalojë vetëm 60% e saj.
1.2-Zvogëlon humbjet e tensionit dhe të energjisë në rrjetet elektrike.
Kur përdoruesit kanë koeficient të lartë fuqie, zvogëlohet rryma e plotë që kalon në rrjetet elektrike, pra
zvogëlohen edhe humbjet e tensionit në to duke përmirësuar kështu punën e përdoruesve dhe duke
zvogëluar humbjet e energjisë, pra duke zvogëluar shpenzimet vjetore të shfrytëzimit të rrjeteve. Në
tabelën XVI-1 jepen humbjet e energjisë në rrjet për vlera të ndryshme të koeficientitë fuqisë.

Siç shihet nga tabela, ndryshimi i cos𝜑 së rrjetit nga 0.7 në 1, zvogelon mbi 2 herë humbjet e energjisë
në rrjet.
1.3- Shfrytëzohet më mirë fuqia e plotë e makinave elektrike.
Si gjeneratorët ashtu dhe transformatorët projektohen në bazë të fuqisë së plotë. Kur përdoruesi ka
koeficient fuqie të lartë, makinat elektrike shfrytëzohen shumë mirë pasi sa më e vogël të jetë fuqia
reaktive aq më e madhe është fuqia aktive e shfrytëzuar e tyre ose thjeshtë për rrymën nominale, puna
që kryhet prej tyre është më e madhe.
1.4-Impianti elektrik shpërndarës (transformatorë, pajisje komutuese, përcjellësa etj) llogariten që
në projektim në mënyrë optimale duke ulur dhe koston e objektit.
Shperndarja dhe përdorimi i energjise elektrike 2
Tiranë 2023

1.5- Zvogelon koston dhe çmimin e energjisë.


Nga sa më sipër shihet se koeficienti i ulët i fuqisë rrit koston e transmetimit dhe shpërndarjes së
energjisë deri te përdoruesit. Për rrjedhojë nga ndërmarrjet shpërndarëse për përdoruesit aplikohen
tarifa edhe për konsumin e energjisë reaktive. Vlera e koeficientit të fuqisë së përdoruesve të veçantë si
dhe e ndërmarrjeve të ekonomisë, në vartësi të proçesit të prodhimit, ndryshon gjatë gjithë kohës. Për
këtë arsye, te përdoruesi dallohet:
• koeficienti i çastit dhe
• koeficienti mesatar i fuqisë.

Vlera e çastit e koeficientit të fuqisë. Kjo vlerë lexohet drejt për drejt nga aparati kosinus-fi-metër dhe
në mungesë të tij ai llogaritet në bazë të vlerës së tregimeve të ampermetrit, voltmetrit dhe watmetrit
sipas formulave: Për rrjetin një fazor:
𝑃 𝑃
cos𝜑çast =Uf∗I dhe për rrjetin tre fazor: cos𝜑çast =√3∗U∗I

Vlera e çastit e koeficientit të fuqisë cos𝜑 tregon shfrytëzimin e makinave elektrike dhe të rrjeteve
elektrike në atë moment kohe. Vlera e çastit e koeficientit të fuqisë është e rëndësishme të jetë e lartë në
periudhën e ngarkesës maksimale të një ndërmarrjeje.
Vlera mesatare e koeficientit të fuqisë. Kjo vlerë llogaritet për një periudhë kohe të caktuar (ditore,
mujore, vjetore) në bazë të tregimeve të matësve të energjisë aktive dhe reaktive për atë periudhë kohe
me formulën:

ku:
Ea është energjia aktive e harxuar gjatë asaj periudhe kohe në kWh dhe
Er është energjia reaktive e harxhuar po gjatë asaj periudhe kohe në kvarh.

Madhësia e koeficientit mesatar të fuqisë të një ndërmarjeje nuk tregon shfrytëzimin e makinave
elektrike dhe të rrjeteve elektrike në pikun e ngarkesës së saj. Koeficienti i fuqisë i përdoruesve kur ata
nuk përdorin pajisje kompensuese, quhet koeficient natyral i fuqisë. Për rastet kur koeficienti natyral
mesatar i fuqisë është më i ulët se vlera e normuar , është e detyrueshme të bëhet përmirësimi tij.
Përmirësimi i vlerës së koeficientit të fuqisë mund të bëhet në dy mënyra:
• Pa përdorur pajisje kompensuese ose “Përmirësimi i koeficientit të fuqisë në mënyrë natyrale”
• Duke përdorur pajisje kompensuese ose “Përmirësimi i koeficientit të fuqisë në mënyrë
artificiale”
Shperndarja dhe përdorimi i energjise elektrike 2
Tiranë 2023

2. Përmirësimi i koeficientit të fuqisë në mënyrë “natyrale”.


Për rritjen e koeficientit të fuqisë në mënyrë natyrale përdoren këto metoda:
1- Përmirësimi i regjimit energjetik të punës së pajisjeve. Për të përmirësuar koeficientin e fuqisë
bëhet përmirësimi i proçesit teknologjik të prodhimit në një mënyrë të tillë që elektromotorët e
pajisjeve të punojnë vazhdimisht me ngarkesë optimale.
2- Zëvendësimi i elektromotoreve të nën-ngarkuar, me elektromotor me fuqi nominale më të vogël.
Elektromotori punon me koeficient fuqie maksimal për ngarkesë rreth 75% të fuqisë nominale të tij.
Kur elektro-motorët punojnë të nën-ngarkuar, koeficienti i fuqisë së tyre zvogelohet shumë. Për këto
raste për të rritur koeficientin e fuqisë, elektromotori i nënngarkuar zëvendësohet me një elektro-motor
tjetër me fuqi më të vogël.
Në bazë të rregullave në fuqi të vendit tonë, vlera e normuar e koefiçentit mesatar mujor të fuqisë që
duhet të arrijë përdoruesi është cos𝜑  0.9. Për përdoruesat të cilët nuk arrijnë këto vlera, ndërmarrja
shpërndarëse e energjisë, bazuar në leximet e matësave të energjisë aktive dhe reaktive, aplikon edhe
faturimin mujor të energjise reaktive, sipas çmimeve të vendosura nga organizmat përkatëse.
Ky zëvendësim bëhet pa qenë nevoja e kryerjes së ndonjë analize tekniko ekonomike në ato raste kur
ngarkesa është më e vogël se 40% e fuqisë nominale të elektromotorit. Kur ngarkesa është 4070% e
fuqisë nominale të elektromotorit, duhet të bëhet analiza tekniko ekonomike e zëvendësimit dhe
veprohet në bazë të konkluzioneve të kësaj analize. Kur ngarkesa është mbi 70% e fuqisë nominale, ky
zëvendësim nuk nevoitet të bëhet.
3- Ulja e tensionit ushqyes të elektromotorit asinkron që punojnë vahdimisht në nën ngarkesë.
Duke zvogëluar tensionin ushqyes të këtyre elektromotereve, rritet koeficienti i fuqisë pasi zvogëlohet
konsumi i fuqisë reaktive. Për uljen e tensionit të këtyre elektromotoreve përdoren dy mënyra:
3.1 Lidhja në yll e elektromotoreve të nëngarkuar që punojnë normalisht në trekëndësh. Kur
pështjellës së statorit të elektromotorit i ndryshohet lidhja nga trekëndësh në yll, tensioni që ushtrohet
në pështjella zvogëlohet √3 herë, ndërsa momenti rotullues zvogëlohet 3 herë. Kjo metodë mund të
zbatohet në ata elektromotorë të cilët të lidhur në trekëndësh punojnë rregullisht me 3540% ngarkesë.
Kthimi i lidhjes së pështjellave të elektromotorit nga trekëndësh në yll mund të bëhet në daljet e
elektromotorit ose duke përdorur çelësa me dy pozicione. Kthimi direkt në morseteri bëhet për ata
elektromotorë që lëshohen pa ngarkesë ndërsa kthimi i lidhjes me anë të çelësave me dy pozicione
përdoret kur elektromotori lëshohet në ngarkesë. Duke kaluar lidhjen e pështjellës nga trekendëshi në
yll, koeficienti i fuqisë së këtyre elektromotoreve i afrohet vlerës së tyre nominale.
3.2 Ndryshimi i skemës së lidhjes së seksioneve të pështjellës.

Në ato raste kur statori e ka pështjellën të seksionuar, mund të ndryshohet skema e lidhjes së seksioneve,
gjë që sjell uljen e tensionit në to. Për shëmbull një elektromotor që e ka pështjellën e statorit në tre degë
paralele me nga dy seksione secila, i ndryshohet lidhja në dy degë paralele me nga tre seksione secila.
Shperndarja dhe përdorimi i energjise elektrike 2
Tiranë 2023

Në këtë rast tensioni në çdo seksion të pështjellës zvogëlohet me 1/3. Me zvogëlimin e tensionit,
koeficienti i fuqisë do të rritet.

Ulja e tensionit me anë të kësaj mënyre mund të bëhet sipas disa varianteve të lidhjes së seksioneve. Në
skemën që do te zgjidhet duhet të merren parasysh kushtet e nisjes së elektromotorit. Në rast se ulja e
tensionit nuk siguron nisjen e elektromotorit, përdoren çelësa komutatorë të cilët gjatë nisjes e lidhin
pështjellën e motorit sipas skemës normale dhe pas nisjes e lidhin atë sipas skemës me tension të ulur.
Kjo mënyrë ka vështirësitë e veta dhe përdoret shumë rrallë.

4- Kufizimi i punimit pa ngarkesë të elektromotoreve.


Gjatë proçeseve të punës, ka intervale kohe kur elektromotori punon pa ngarkesë. Në qoftë se gjatë
këtyre intervaleve elektromotori do shkyçej nga rrjeti atëhere konsumi i energjisë reaktive do të
zvogëlohej. Për një sërë elektromotoresh, koha e punimit pa ngarkesë zë mbi gjysmën e kohës së punës
prandaj zvogëlimi i kësaj kohe është shumë i rëndësishëm. Ky zvogëlim arrihet ose me kujdesje nga
personeli ose duke përdorur kufizuesa (shkyçje) automatike të elektromotorit në rast të punimit pa
ngarkesë për më gjatë se një kohë e caktuar.
5- Ngritja e cilësisë së remonteve të elektromotorit asinkron.
Ky ndikim është i lidhur më tepër me ndryshimin e hapësirës midis rotorit dhe statorit nga mungesa e
mirëmbjtjes. Përmirësimi i koeficientit të fuqisë për këto raste realizohet me kryerjen me cilësi dhe në
kohë të remonteve të tyre.
6- Zëvendësimi i transformatorëve të nën-ngarkuar me transformatorë me fuqi më të vogël.
Fuqia e instaluar e transformatoreve në sistemin energjetik të vendit tonë, është shumë e madhe dhe e
kalon mbi 4 herë fuqinë që arrihet gjatë pikut të ngarkesës. Transformatorët gjatë punës së tyre
kërkojnë fuqi reaktive e cila zë një përqindje të madhe të fuqisë reaktive të prodhuar nga sistemi
energjetik. Duke racionalizuar punën e këtyre transformatoreve mund të arrihen rezultate në
përmirësimin e koeficientit të fuqisë. Kjo gjë arrihet:
• Duke zëvendësuar transformatorët e nën-ngarkuar me transformatorë me fuqi më të vogël,
• Duke i shkyçur ata kur punojnë pa ngarkesë,
• Duke shkyçur njërin prej tyre në periudhën e ngarkesës minimale për rastet kur dy
transformatorë punojnë në paralel, etj.
7- Zëvendësimi i elektromotorit asinkron me elektromotor sinkron.
Në disa raste për mekanizma të fuqishëm, kur e lejon proçesi teknologjik mund të bëhet zëvendësimi i
elektromotorit asinkron me elektromotorsinkron. Elektromotorët sinkron mund të punojnë me
koeficient fuqie të lartë bile duke u mbieksituar ato mund të japin dhe fuqi reaktive duke kompensuar
edhe një pjesë të fuqisë reaktive që kërkojnë përdoruesit e tjerë. Zëvendësimi i motorëve asinkron me
ata sinkron duhet të bëhet mbas një analize tekniko-ekonomike sepse motori sinkron kërkon pajisje
shtesë për lëshimin dhe eksitimin e tij si dhe kërkon mirëmbajtje dhe personel më të kualifikuar.
Shperndarja dhe përdorimi i energjise elektrike 2
Tiranë 2023

3. Përmirësimi i koeficientit të fuqisë me mënyra artificiale.


Me gjithë masat e marra nga ndërmarrjet e ekonomisë për përmirësimin e koeficientit të fuqisë me
mënyra natyrale, vlera e tij zakonisht është më e ulët se vlera e kërkuar, prandaj në mjaft ndërmarrje
nevoiitet të bëhet përmirësimi i koeficientit të fuqisë me mjete artificiale.
Përmirësimi i koeficientit të fuqisë me mënyra artificiale, realizohet duke instaluar në rrjet mjete
kompensuese si kondensatorët statikë dhe në raste të veçanta edhe kompensatorë sinkronë.
Kondensatorët janë përdorues të fuqisë kapacitive (mund të thuhet edhe që janë gjeneratorë të fuqisë
reaktive) dhe të lidhur në paralel me ngarkesën prodhojnë një pjesë të fuqisë induktive të kërkuar nga
përdoruesi.
Në figurën XVI-2 paraqitet diagrami vektorial i rrymës I1 që kalon në rrjet për furnizimin e një
përdoruesi para vendosjes së kondensatorit dhe i rrymës I2 mbas vendosjes së tij.

Në regjimin e parë (pa përdorur mjete kompensuese), përdoruesi merr rrymën I1; e cila përbëhet nga
komponentja aktive Ia dhe komponentja induktive I1r. Me kyçjen e kondensatorit të vendosur pranë
përdoruesit, ai merr nga rrjeti rrymën kapacitive që paraqitet me vektorin Ic duke zvogëluar kështu
rrymën induktive të marrë nga rrjeti nga vlera I1r në vlerën I2r.
Zvogëlimi i rrymës induktive që përdoruesi merr nga rrjeti, sjell dhe zvogëlimin e rrymës së plotë nga
vlera I1=√𝐼𝑎2 + 𝐼1𝑟 2 në vlerën I2= √𝐼𝑎2 + 𝐼2𝑟 2 Për rrjedhojë dhe këndi i shfazimit të rrymës me
Ia
tensionin nga 𝜑1, do të zvogëlohet në 𝜑2, duke rritur kështu koeficientin e fuqisë nga vlera cos𝜑1=I1 ,
Ia
në vlerën cos𝜑2 =I2
Shperndarja dhe përdorimi i energjise elektrike 2
Tiranë 2023

3.1 Përmirësimi i cosφ në rrjetin e TU


Kondensatorët statikë të TU prodhohen një fazor me fuqi nga 2,5 deri në 25kvar dhe tre fazor me fuqi
nga 5 deri në 50kvar për njësi dhe instalohen në grupe (bateri kondensatorësh).
Humbjet e energjisë në kondensatorë variojnë nga 0.1 deri 0.4W për 1kvar të dhënë në rrjet. Ato
prodhohen për tu instaluar si në rrjetin e TU ashtu dhe në atë të TM.
Në rrjetin tre fazor të TU, në shumicën e rasteve, kondensatorët lidhen në trekëndësh. Vend vendosja e
kondensatorëve dhe lidhja e tyre me rrjetin bëhet në tre mënyra;
• Vendosje e grupuar e kondensatorëve, pranë kabinës së transformimit dhe lidhja me linjë
dalëse të posaçme direkt nga kuadri kryesor i TU, si paraqitet në fig.XVI-3/a;
• Vendosje pranë grupeve të përdoruesve dhe lidhja me rrjetin me linja të veçanta nga linjat e
furnizimit të përdoruesve, si paraqitet në fig. XVI-3/b;
• Vendosje e kondensatorëve pranë çdo përdoruesi dhe lidhja e tyre me rrjetin me të njëjtën
linjë të përdoruesit si paraqitet në fig. XVI-3/c.
Mënyra e parë përdoret kur ndërmarrja ka një numur relativisht të madh të elektromotorësh të
shpërndarë në ambientet e ndërmarrjes. Me këtë mënyrë instalimi, puna e kondensatorëve është e
pavarur nga puna e përdoruesve.
Mënyra e dytë përdoret më shumë kur ndërmarrja ka një numer të konsiderueshëm elektromotorësh të
grupuar në disa ambiente të ndërmarrjes. Në këto raste bëhet vendosje e grupuar e kondensatorëve për
disa grupe makinerish. Edhe me këtë mënyrë instalimi, puna e kondensatorëve është e pavarur nga puna
e përdoruesve.
Shperndarja dhe përdorimi i energjise elektrike 2
Tiranë 2023

Mënyra e tretë përdoret kur numri i elektromotereve të instaluar në ndërmarrje është i kufizuar dhe me
fuqi të konsiderueshme Një shembëll i kësaj mënyre kompensimi është dhe vendosja e kondensatorëve
në ndriçuesit me llampa lumineshente.
Përmirësimi i koeficientit të fuqisë sipas kësaj mënyre, realizohet duke i instaluar kondensatorët pranë
makinerisë dhe duke i lidhur ato në bornat e elektromotorit asinkron. Kjo mënyrë ka këto anë pozitive:
• Zvogelohen humbjet e energjisë edhe në kabllot e TU;
• Zvogelohet seksioni i kabllit dhe rryma nominale e automatit;
• Nuk bëhen investime shtesë për linjën e furnizimit dhe komandimin e kondensatorëve mbasi
kondensatori vihet në punë dhe del nga puna së bashku me pajisjen. Si anë negative kjo mënyrë
ka kosto më të lartë sidomos në se këto pajisje punojnë për periudhe të shkurtër kohe.

3.2 Përmirësimi i cos𝝋 në rrjetin e TM.


Përveç përmirësimit të koeficientit të fuqisë që duhet të realizohet nga vetë përdoruesit dhe që bëhet
kryesisht në anën e TU të rrjetit, në ndonjë rajon, për shkak të fuqive reaktive të përdoruesve dhe fuqive
reaktive të transferuar , mund të lindë nevoja e përmirësimit të koeficientit të fuqisë edhe në rrjetet e
TM . Për fuqi kompensuese mbi 1000kvar, kompensimi rekomandohet të realizohet në anën e TM. Ky
përmirësim realizohet duke instaluar kondensatorë statikë të TM në n/st apo dhe në kabina të TM.
Përdorimi i kondensatorëve statikë është me efektivitet, kur fuqia kompensuese e nevojshme është deri
rreth 5000kvar. Për fuqi më të mëdha, rezulton më me leverdi përdorimi i kompensatorëve sinkronë.
Kondensatorët statikë gjatë shfrytëzimit nuk kanë nevojë për personel të vazhdueshëm shërbimi.
Kompensatorët sinkronë janë motorë sinkronë me konstruksion më të lehtë, të cilët në regjim të
mbieksituar marrin energji kapacitive nga rrjeti (prodhojnë energji elektrike reaktive) duke përmirësuar
në këtë mënyrë koeficientin e fuqisë të rrjetit. Këto pajisje përdoren në sistemin energjetik si dhe në
kombinate që kanë elektromotorë me fuqi shumë të mëdha. Prodhohen me fuqi deri 100,000kvar dhe
konsumojnë reth 20W për 1 kvar fuqi të prodhuar.
Si kompensatorë sinkron mund të shërbejnë edhe gjeneratorë të atyre TEC-eve që nuk prodhojnë
energji elektrike por shërbejnë si prodhues avulli për qëllime teknollogjike dhe ngrohje si dhe
hidrocentralet lokalë në periudhat e mungesës apo pakësimit të sasisë së ujit.
Duke qenë se kompensatorët sinkronë janë makina rrotulluese, ata kanë nevojë për shërbim të
vazhdueshëm dhe më të kualifikuar se kondensatorët.
Rregullimi i koeficientit të fuqisë nëpërmjet kompensatorëve bëhet në mënyrë të vijueshme në funksion
të ngarkesës induktive që duhet të kompensohet. Në regjim të nëneksituar ato kthehen në konsumatorë
të energjisë reaktive dhe aplikohet në rastet kur gjenerimi i rrymave kapacitive nga linjat e TL tejkalon
kërkesën e sistemit për ngarkesë kapacitive.
Shperndarja dhe përdorimi i energjise elektrike 2
Tiranë 2023

4. Përcaktimi i fuqisë së mjeteve kompensuese dhe i mënyrës së vendosjes së tyre.


Përmirësimi i koeficientit të fuqisë të rrjeteve të TU të shpërndarjes mund të bëhet duke vendosur
kondensatorë statikë në përdoruesit e TU, ndërsa përmirësimi i koeficientit të fuqisë të rrjeteve të TM
mund të bëhet duke vendosur kondensatorë statikë si në rrjetin e TM ashtu dhe në atë të TU(te
kombinuar nese eshte nevoja).
Fuqia e mjeteve të kompensimit, vendi i vendosjes, fuqia nominale e njësisë së kondensatorëve dhe
sasia e tyre, përcaktohen në bazë të një analize tekniko- ekonomike duke marrë parasysh shpenzimet
fillestare si dhe të gjitha shpenzimet vjetore të shfrytëzimit të tyre.
Për të përcaktuar fuqinë e nevojshme të mjeteve kompensuese për përmirësimin e vlerës së koeficientit
të fuqisë deri në vlerat e kërkuara, analizojmë një përdorues me fuqi aktive P1 dhe fuqi reaktive Q1.
Fuqia e plotë S1 që përdoruesi merr nga rrjeti, gjëndet duke mbledhur vektorialisht fuqinë P1 dhe Q1
(fig. XVI-4). Nga diagrami vektorial i paraqitur në figurë, gjëndet koeficienti i fuqisë së këtij
përdoruesi, cos𝜑1= 𝑃1/ 𝑆1 dhe këndi 𝜑1 i shfazimit ndërmjet tensionit dhe rrymës për këtë përdorues.

Në rast se pranë përdoruesit vendosim mjete kompensuese me fuqi Qk atëhere, duke mos i marrë
parasysh humbjet e fuqisë aktive në këto mjete kompensuese, fuqia aktive që do të marrë përdoruesi do
të jetë po P1, ndërsa fuqia reaktive do të jetë: Q2=Q1-Qk. Fuqia e plotë S2 që përdoruesi do marrë nga
rrjeti mbas vendosjes në punë të mjeteve kompensuese, gjëndet duke mbledhur vektorialisht fuqinë
aktive P1 me fuqinë reaktive Q2. Kështu këndi i shfazimit ndërmjet rrymës dhe tensionit pas
kompensimit do të jetë 𝜑2 dhe koeficienti i fuqisë së përdoruesit pas kompensimit do të jetë më i madh
𝑷𝟏
dhe gjëndet: cos𝜑2= 𝑺𝟐 .

Për përcaktimin e fuqisë së mjeteve kompensuese të nevojshme për rritjen e koeficientit të fuqisë nga
cos𝜑1 në cos𝜑2, veprohet në këtë mënyrë:
Nga trekëndëshi i fuqisë së fig. XVI-4 shkruajmë: Qk=Q1 - Q2=P1*tg𝜑1-P1*tg𝜑2 =P1(tg𝜑1-tg𝜑2)
Shperndarja dhe përdorimi i energjise elektrike 2
Tiranë 2023

ku:
Qk- është fuqia e mjeteve kompensuese që duhet të instalohet për të arritur koeficienti i fuqisë
në vlerat e kërkuara; në kvar;
P1- është fuqia aktive e përdoruesit në kW;
tg𝜑1- është tangenti i këndit që i përgjigjet koeficientit të dhënë të fuqisë dhe
tg𝜑2- është tangenti i këndit që i përgjigjet koeficientit të fuqisë që duhet të arrihet.

Për të thjeshtuar veprimet formula e mësipërme shkruhet: Qk= k*P1 ku: k=(tg𝜑1-tg𝜑2) është një
koeficient i cili për vlera të ndryshme të cos𝜑1 dhe cos𝜑2 ka vlerat që i paraqesim në tabelën XVI-2.

Në mjaft përdorues, përdorimi i pajisjeve elektrike si inverter, radrizatorë statikë, motorë me shpejtësi
të rregullueshme etj; krijon në rrjetin elektrik të tyre qarkullimin e harmonikave të rrymës.
Kondensatorët janë pajisje të ndjeshme nga harmonikat e rrymës.
Si rrjedhojë e qarkullimit të harmonikave në atë rrjet, zvogelohet ndjeshëm rezistenca e kondensatorëve
dhe për pasojë rritet rryma që kalon në to dhe nëpër rrjetin ushqyes të tyre. Në se frekuenca e
rezonancës ndërmjet kondensatorëve dhe rrjetit është e përafërt me frekuencën e harmonikave prezente
në rrjet atëhere harmonikat mund të amplifikohen dhe të verifikohen mbitensione të mëdha. Për
mbrojtjen e kondensatorëve, kabllove dhe pajisjeve shkyçëse nga këto mbirryma dhe mbitensione
merren masa dhe konkretisht:
Seksioni i kabllove që furnizojnë kondensatorët për të përballuar prezencën e harmonikave të treta,
duhet të llogariten për një rrymë maksimale Im, 30% më të madhe se rryma nominale e tyre. Gjithashtu
duhet parashikuar edhe një rrymë shtesë prej 10% si rrjedhojë e
Shperndarja dhe përdorimi i energjise elektrike 2
Tiranë 2023

devijimit gjatë prodhimit të fuqisë së kondensatorëve nga fuqia e tyre nominale. Atëhere rryma
maksimale Im e kondensatorëve rezulton të arrijë:
ku:
Ink - është rryma nominale e kondensatorëve e llogaritur për tensionin nominal dhe
Qk - është fuqia e mjeteve kompensuese e llogaritur si më sipër për arritjen e vlerave të kërkuara
të koeficientit të fuqisë.

Rryma për të cilën duhet të llogaritet seksioni i kabllit furnizues të kondensatorëve llogaritet:
Inkabllit ≥1.43 Ink
Çelësat automat që mbrojnë kondensatorët, duhet të zgjidhen për rrymë nominale In që llogaritet:
In ÇA ≥1.5 Ink

Tensioni nominal i kondensatorëve Unk të përdorur në këto rrjete zgjidhet për një vlerë 10% më të lartë
se tensioni nominal i rrjetit Un. Në këto raste fuqia e kondensatorëve Qnk për përmirësimin e cos𝜑 në
parametrat e kërkuar duhet të merret:

ku:
Qk - është fuqia e mjeteve kompensuese e llogaritur si më sipër për arritjen e vlerave të kërkuara
të koeficientit të fuqisë.
Mbas përcaktimit të fuqisë së nevojshme kompensuese, përcaktohet mënyra e vendosjes së tyre në
rrjetin e ndërmarrjes, zgjidhet fuqia nominale e njësisë standarte të kondensatorëve dhe sasia e tyre.
Duke qenë se në ndërmarrjet e ekonomisë koeficienti i fuqisë ndryshon në mënyrë të vazhdueshme në
vartësi të fuqisë motorike që aktivizohet në punë, edhe fuqia e mjeteve kompensuese që duhet kyçur në
rrjetin e ndërmarrjes duhet të ndryshojë në vartësi të tyre. Për këtë qëllim realizohet përmirësimi i
centralizuar automatik i cos𝜑
Realizimi i kyçjes së numrit të nevojshëm të mjeteve kompensuese për mbajtjen e koeficientit të fuqisë
në vlerat e kërkuara, bëhet në mënyrë automatike me anë të rregullatorit automatik të cos𝜑 duke kyçur
apo shkyçur shkallë - shkallë grupe të kondensatorëve me fuqi prej afro 3050kvar seicili. Skema
elektrike e rregullimit automatik të koeficientit të fuqisë paraqitet në fig.XVI-5.
Shperndarja dhe përdorimi i energjise elektrike 2
Tiranë 2023

Secila bateri lidhet në rrjet nëpërmjet një kontaktori të komandueshëm nga rregullatori automatik i
cos𝜑 i cili merr informacion nga tensioni dhe rryma e përdoruesit. Duke qenë se të dy këto madhësi
janë vektoriale, rregullatori automatik njeh këndin midis tyre dhe në çdo moment llogarit fuqinë aktive
dhe reaktive të përdoruesit dhe kyç apo ç’kyc grupe të ndryshëm kondensatorësh.
Vitet e fundit përdoren rregullatorë automatikë elektronik, analog apo dhe dixhitalë. Në mjaft raste
realizohet një sistem i përzier i përmirësimit të cos𝜑 i cili konsiston në instalimin e një fuqie minimale
kondensatorësh që qëndrojnë vazhdimisht të kyçur në rrjet dhe të një fuqie tjetër me rregullim të
centralizuar.
Fuqia që qëndron e kyçur në rrjet shërben për kompensimin e energjisë reaktive të transferuar dhe të një
ngarkese reaktive minimale të pajisjeve të ndërmarrjes që qëndrojnë vazhdimisht në punë. Për
ndërmarrjet e mëdha, nuk duhet të lejohet instalimi i kondensatorëve pa rregullim automatik të
centralizuar, mbasi lënia e kondensatorëve të kyçur në rrjet gjatë periudhës mbas mbarimit të punës si
dhe në ditët e pushimit javor, nxjerr vlerë të lartë të koeficienti mesatar mujor të fuqisë duke mos
pasqyruar vlerën reale të koeficientit të fuqisë të asaj ndërmarrje në pikun e ngarkesës. Gjithashtu lënia
e kondensatorëve në punë edhe kur ndërmarja nuk punon, ndikon negativisht në nivelin e tensionit në
përdoruesit e tjerë të rrjetit shpërndarës
Qëndrimi i kondensatorëve të kyçur gjatë gjithë kohës (edhe për periudhën kur ndërmarrja nuk ka
konsum të energjisë reaktive) nuk është i këshillueshëm sepse përveç humbjeve të energjisë që ato
kanë, në periudhën e ngarkesës minimale të rrjetit ndikojnë edhe në rritjen e tensionit të tij mbi vlerat e
normuara., sidomos në orët mbas mesnatës kur është periudha e ngarkesës minimale e rrjetit.
Shperndarja dhe përdorimi i energjise elektrike 2
Tiranë 2023

5. Zgjedhja e pajisjeve të komandimit dhe mbrojtjes së kondensatorëve.


Bateritë e kondensatorëve që shërbejnë për përmirësimin e cos𝜑 duhet të mbrohen dhe pajisjet e
komandimit të tyre duhet të zgjidhen që të plotësojnë kërkesat e kërkuara nga rregullat në fuqi.
Pajisjet kyçëse.
Çelësat automat që mbrojnë kondensatorët, duhet të zgjidhen me rrymë nominale si u tregua më sipër;
mbrojtja e tyre termike duhet të vendoset 1.43In; ndërsa mbrojtja elektromagnetike duhet të zgjidhet me
mundësi tarimi në kohë, mbasi kyçja e tyre shoqërohet me rryma të mëdha të cilat vazhdojnë për një
kohë jo të shkurtër.
Shkarkimi i kondensatorëve.
Një kondensator i lidhur në rrjet, kur shkyçet ruan për kohë të gjatë vlerën e tensionit në të cilin
ndodhet në momentin e shkyçjes. Ky fenomen mund të shkaktojë pasoja të rrezikshme për jetën e
njerëzve që prekin në to prandaj ato mbas shkyçjes duhet të lidhen automatikisht me një qark elektrik
për realizimin e shkarkimit të tyre. Sipas normave të KE qarku elektrik llogaritet që shkarkimi i
kondensatorëve të TU të realizohet brënda një kohe prej 60 sekonda, ndërsa shkarkimi i kondensatorëve
të TM të realizohet brënda një kohe prej 5 minutash. Qarku elektrik i shkarkimit të kondensatorëve
përbëhet nga rezistorë që lidhen me kondensatorët në momenin e shkyçjes së tyre nga rrjeti.
Mbrojtja e kondensatorëve.
Mbrojtja e kondensatorëve realizohet nëpërmjet siguresave. Siguresat shërbejnë vetëm për mbrojtjen
nga lsh mbasi kondensatorët nuk mund të kenë mbingarkesë. Për zgjedhjen e siguresave duhet të
merren parasysh rrymat e mëdha të kyçjes të cilat për kondensatorët e TU arrijnë deri 2.5 In ndërsa për
ato të TM deri në 1.6In.

6. Përfundime

Në rrjetet shpërndarëse për përmirësimin e koeficientit të fuqisë, vendosen kondensatorë statik në disa
pika të ndryshme të rrjetit si në zbarat e TU të kabinave TM/TU të transformimit, gjatë rrjetit të TM si
dhe në zbarat e TM në n/st TL/TM të ndërmarrjes shpërndarëse.

Këto kondensatorë kyçen dhe shkyçen automatikisht në vartësi të koeficientit të fuqisë. Duke patur
parasysh gjëndjen e tensioneve në rrjetet tona shpërndarëse gjatë periudhës së ngarkesës minimale,
kondensatorët duhet të komandohen edhe në vartësi të nivelit të tensionit në rrjet.

Kur tensioni në rrjet është i lartë mbi një vlerë të caktuar nga tensioni nominal, pamvarësisht nga
koeficienti i fuqisë, kondensatorët e vendosur në atë rrjet duhet automatikisht të mos kyçen në rrjet,
mbasi do ndikonte në rritjen akoma më të madhe të nivelit të tensionit. Përcaktimi i nevojës së
vendosjes, vendit të vendosjes si dhe i fuqisë së pajisjeve kompensuese bëhet mbas një analize tekniko
ekonomike për çdo rrjet.

You might also like