Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 7

NEWSBOMB SHPK

NIPT:L42417011Q
Adresa:Rr.Emin Duraku Tirane
_____________________________________________________________________________________

Tiranë, më 21/06/2023

Lënda:

Kërkesë për informacion Zyrës Qendrore Federale të Taksave –


(Bundeszentralamt für Steuern), lidhur me aktivitetin e kompanisë “Acromax
Media” Gmbh.

Drejtuar:

Ministrisë Federale të Financave

Zyrës Qendrore Federale të Taksave

Të nderuar/a autoritete shtetërore Gjermane,

Media që përfaqësojmë me emrin “NEWSBOMB”, themeluar në 2014, njihet


gjerësisht në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe atë ndërkombëtar, për
botimin e rregullt të një reviste dhe portali me të njëjtin emër, sikurse të
ushtrimit të aktivitetit me profil gazetarie, kundrejt respektimit rigoroz të ligjeve
shqiptare.

Portali “NEWSBOMB”, prej 20 ditësh është vendosur nën një sulm total
elektronik që po cenon rëndë interesat e kompanisë sonë, por më shumë se sa
kaq, po godet lirinë e medias1 në Shqipëri, pasi ky nuk është sulm sporadik kryer
vetëm ndaj nesh. Sulmi elektronik ka bllokuar dhe zhdukur të treja platformat
e shpërndarjes së postimeve tona në rrjetin social “Instagram”, “Tik-Tok”, dhe
“Facebook”/Meta.

Kemi identifikuar se sulmi është bërë nga kompania “Acromax Media” GmbH
me seli në Hamburg (Gjermani), me numër tatimor identifikimi VAT-ID:
DE256031030, regjistruar nga Gjykata e Hamburgut me numër HRB 150385.

Ne po kryejmë një investigim të thelluar mbi këtë kompani, për të identifikuar


individët e vërtetë që qëndrojnë pas saj dhe interesat që përfaqësojnë ata, ndërsa
prej disa vitesh po godasin në të njëjtën formë median e lirë në Shqipëri.

1
Për më shumë, mund të njiheni me Letrën e Hapur Publike në link-un: https://newsbomb.al/acromax-mashtrimi-me-
7-shkronja/

1
NEWSBOMB SHPK
NIPT:L42417011Q
Adresa:Rr.Emin Duraku Tirane
_____________________________________________________________________________________

Në këtë fazë të investigimit, po kërkojmë të marrim informacion zyrtar nga


institucionet shtetërore kombëtare dhe ndërkombëtare, që kanë përgjegjësinë
ligjore të kontrollit, parandalimit dhe penalizimit të shkeljeve në fushën tatimore,
të kompanisë “ACROMAX MEDIA” GmbH (Hamburg/Germany) që nga të dhënat
tona lidhet direkt me aktivitetin e dy shoqërive “FABER DIGITAL” sh.p.k
(Tiranë/Shqipëri) dhe “ACROMAX” sh.p.k (Tiranë/Shqipëri).

Nga të dhëna paraprake, informohemi se “ACROMAX MEDIA” GmbH, është


krijuar në 2007 nga shtetasi gjerman (lindur në Shqipëri), z. Aldor Nini dhe
shtetasja shqiptare (lindur në Egjipt), znj. Anxhela Faber. Dy të rinj të moshës
24 dhe 16 vjeç supozohet se kanë krijuar kompaninë në Hamburg (Gjermani), e
cila mund të ofronte “Mbrojtje të markës”, “Ndalim të publikimit të lajmeve, të
publikuara kundër rregullave të pronësisë intelektuale”, duke kontraktuar vitet
e fundit media televizive, artistë, këngëtarë, parti politike dhe çdo të interesuar
që siguronte shërbim nga kompania për “Dërgimin e njoftimeve kundër
shkeljeve”, në platformat më të mëdha të botës si Google, YouTube, Facebook,
Instagram, Spotify, Apple, Deezer dhe Soundcloud.

Dy të rinjtë, prej vitit 2013, njihen në Shqipëri si protagonistë të kontraktimit të


shumë artistëve (këngëtarë) shqiptarë, të mbylljes së disa mediave ose faqeve on-
line dhe bllokimit të shumë lajmeve me karakter politik, që demaskonin me fakte
aktivitetin e qeverisë qëndrore shqiptare dhe aferat e kryetarit të Bashkisë së
Kryeqytetit, Tiranë. Të gjitha veprimet e tyre janë prezantuar si aktivitet që bëhet
në Gjermani nga “ACROMAX MEDIA” GmbH.

Duke investiguar rreth aktivitetit të z. Aldor Nini dhe znj. Anxhela Faber në
Shqipëri, mësojmë se ata kanë krijuar “ACROMAX” sh.p.k dhe “FABER DIGITAL”
sh.p.k, dy kompani të deklaruara para organeve shtetërore shqiptare,
përkatësisht me adresat e kontaktit elektronik: af@acromax.de dhe
an@acromax.de (duke paraqitur akronimet e shoqërisë “Acromax Media” GmbH),
ashtu si adresa e-mail: info@acromax.de që paraqet “Acromax Media” GmbH
para autoriteteve gjermane.

Jemi informuar se, aktiviteti në Shqipëri i “FABER DIGITAL” sh.p.k me numër


tatimor/NIPT L62207020H, krijuar në 7 Tetor 2016, drejtohet dhe ka aksionere
të vetme, znj. Anxhela Faber. Kësaj kompanie nuk i lejohet, sipas ligjeve
shqiptare, të kryejë aktivitet që lidhet me kontraktimin e subjekteve për “Mbrojtje
të markës” apo “Dërgimit të njoftimeve kundër shkeljeve”, që pretendohen se
kryhen në platforma elektronike.

2
NEWSBOMB SHPK
NIPT:L42417011Q
Adresa:Rr.Emin Duraku Tirane
_____________________________________________________________________________________

Jemi informuar gjithashtu se, aktiviteti në Shqipëri i “ACROMAX” sh.p.k, me


numër tatimor/NIPT M22128032O, është krijuar vetëm në 28 Shtator 2022 dhe
ka administrator dhe aksioner të vetëm, z. Aldor Nini. Edhe kjo kompani nuk ka
të drejta dhe as nuk lejohet, sipas ligjeve shqiptare, të kryejë aktivitet që lidhet
me kontraktimin e subjekteve për “Mbrojtje të markës” apo “Dërgimit të
njoftimeve kundër shkeljeve”, që pretendohen se kryhen në platforma
elektronike.

Mësuam se, z. Aldor Nini i është prezantuar autoriteteve shqiptare si shtetas


gjerman me profesion “arkitekt” dhe është lejuar prej tyre të qëndrojë
periodikisht me leje qëndrimi të tipit B, në Tiranë (Shqipëri).

Përkundër të dyjave, kompania “ACROMAX MEDIA” GmbH, me adresë në Neuer


Wall 6320354 Hamburg (Deutschland) dhe drejtor ekzekutiv, z. Aldor Nini, ka të
drejta sipas deklarimit të aktivitetit në faqen zyrtare që:
- Të mbrojë të drejta ndaj palëve, nëse një faqe interneti (portal) shkel të
drejtat e subjekteve të ndryshme duke dërguar njoftime për heqjen e
përmbajtjeve të padëshiruara nga i dëmtuari;
- Të mbrojë klientët nga përmbajtje publikimesh të padëshiruara sipas
metodës së “skanimit automatik” dhe “manual”;
- Të mbrojë “markat dhe patentat” e klientëve duke dërguar njoftime kundër
shkeljeve, që i bëhen atyre në platformat e shërbimeve elektronike të
internetit, si Google, YouTube, Facebook, Instagram, Spotify, Apple, Deezer,
Soundcloud duke kërkuar dhe bllokimin e ofruesve të faqeve të paligjshme.

Sipas të dhënave të kësaj faqeje zyrtare, “ACROMAX MEDIA” GmbH, ka klientë


të saj:

Këngëtarët:
Alban Furtuna, Alban Skënderaj, Albërie Hadërgjonaj, Alex Mica (1 am), Ardian
Bujupi, Baba Stars, Blasta, Blunt & Real, Ҫiljeta Xhilaga, Dafina Dauti, Dalool,
Dony, Dhurata Dora, Edi Balili, Fjolla Morina, Gent Fatali, Gent Myftaraj,
Gramoz Kozeli, Ingrit Gjoni, Labinot Rexha, Luana, Mimoza Shkodra, Miriam
Cani, Pandora, Sabiani, Samanta Karavello, Seldi Qalliu, Silva Gunbardhi, Sinan
Hoxha, Soni Malaj, Stresi, Teuta Selimi, Tuna, Valter Beqo, Valton Krasniqi dhe
“2 Ton”.

Studiot muzikore:
Arkiva Shqip, Elrodi Music, As Records, Boja Production, Superstar dhe
Emracom.

3
NEWSBOMB SHPK
NIPT:L42417011Q
Adresa:Rr.Emin Duraku Tirane
_____________________________________________________________________________________

Televizionet:
ABC, Alsat M, Channel 1, Digitalb, News 24, Ora News, Report TV, Syri Vision,
Top Channel, Tring, TV Klan, Vizion Plus, Zjarr TV.

36 këngëtarë, grupe muzikore shqiptare, 6 studio muzikore dhe 13 televizione


(përfshirë dy TV kryesore kombëtare në Shqipëri), figurojnë të reklamuara në
faqen zyrtare të “Acromax Media” GmbH, si klientë të kontraktuar prej saj.

Të gjithë këngëtarët, studiot muzikore dhe televizionet janë shqiptare, asnjë i


huaj, asnjë gjerman, ndërkohë që kompania “Acromax Media” GmbH, zhvillon
biznesin në Hamburg (Gjermani) sipas ligjeve gjermane, dhe raportimit
para Zyrës Qendrore Federale të Taksave/Bundeszentralamt für Steuern, të
Republikës Federale të Gjermanisë.

Mësojmë se këngëtarët, studiot dhe TV-të shqiptare kanë lidhur një “Kontratë
mbi të drejtat e përdorimit” me “Acromax Media” GmbH, dygjuhëshe,
gjermanisht dhe shqip. Një shembull të saj po e dërgojmë tek ju, ku vihet re në
përmbajtje të saj, një mangësi e theksuar tek çështja e pagesës së shërbimit.

Asnjë nen i ligjit shqiptar nuk është përfillur, kur këngëtarët dhe studiot
muzikore shqiptare, bashkë me Tv-mediat kryesore, janë kontraktuar nga
“Acromax Media” Gmbh (Gjermani), por që në të vërtetë aktiviteti zhvillohet në
Tiranë (Shqipëri). Nuk dimë nëse ato janë deklaruar në Gjermani dhe sa e
respektojnë legjislacionin gjerman.

Ne kemi verifikuar se sot aktiviteti i kompanisë “Acromax Media” GmbH bëhet


shumë afër godinës së qeverisë qëndrore shqiptare në Tiranë, brenda një
apartamenti ku punojnë 22 vajza, e nga ku mbahet korrespondenca me Google,
YouTube, Facebook, Instagram e TIK-TOK, për mbylljen e platformave
elektronike të medias së lirë në Shqipëri, si është dhe rasti i “NEWSBOMB”, por
dhe korrespondenca me “Acromax Media” GmbH me adresë në Neuer Wall
6320354 Hamburg – Deutschland.

Ne po e investigojmë rastin pranë shtetit gjerman, për të vërtetuar nëse ekziston


(ose jo) lidhje ndërmjet “mëmës”-shoqërisë “Acromax Media” GmbH dhe dy
shoqërive të krijuara në Shqipëri “FABER DIGITAL” sh.p.k dhe “ACROMAX”
sh.p.k.

Ne dyshojmë se të treja shoqëritë kanë pronarë të njëjtët persona, por për këtë
duhet të informohemi nga burime serioze të nevojshme, siç është dhe autoriteti

4
NEWSBOMB SHPK
NIPT:L42417011Q
Adresa:Rr.Emin Duraku Tirane
_____________________________________________________________________________________

që kryen mbikëqyrjen e çdo aktiviteti tregtar dhe biznesi të regjistruar në


Republikën Federale të Gjermanisë, të personave individë, ashtu dhe kompani,
si në rang kombëtar, ashtu dhe ndërkombëtar.

- Ne kërkojmë të informohemi, nëse të treja kompanitë dhe/ose njëra prej


tyre, a kanë lidhje me njëra-tjetrën sa i përket aktivitetit të tyre tregtar,
apo jo?

- Ne kërkojmë të informohemi nëse Zyra Qendrore Federale e


Taksave/Bundeszentralamt für Steuern, e Republikës Federale të
Gjermanisë, si autoriteti që kryen mbikëqyrjen e çdo aktiviteti tregtar dhe
biznesi të regjistruar në Gjermani, si në rang kombëtar, ashtu dhe
ndërkombëtar, në respektim të Aktit të Administrimit Financiar (FVG), ka
dijeni ose jo që “Acromax Media” GmbH, zhvillon biznes vetëm me subjekte
të aktivitetit artistik dhe mediatik shqiptar, ashtu si tregohet në faqen
zyrtare dhe nëse legjislacioni gjerman lejon që ky aktivitet të kryhet
faktikisht në Shqipëri?

- Ne kërkojmë të informohemi nga Zyra Qendrore Federale e


Taksave/Bundeszentralamt für Steuern, e Republikës Federale të
Gjermanisë, se si subjektet tregtare të regjistruara sipas legjislacionit
gjerman, deklarohen për shërbimet që i ofrojnë entiteteve të huaja. Çfarë
mekanizmash kontrolli përdor administrata tatimore gjermane në këtë
rast, për të garantuar se kompanitë gjermane përmbushin plotësisht dhe
me transparencë paguajnë detyrimet tatimore në Republikën Federale të
Gjermanisë?
- Ne kërkojmë të informohemi nga Zyra Qendrore Federale e
Taksave/Bundeszentralamt für Steuern, e Republikës Federale të
Gjermanisë nëse kontratat e të drejtave që “ACROMAX MEDIA” GmbH,
mund të ketë lidhur me platformat e njohura Google, YouTube, Facebook,
Instagram dhe TIK-TOK, a i nënshtrohen respektimit të legjislacionit
gjerman, ose legjislacionit të shteteve ku ato kanë selitë kryesore?

Për të marrë informacion zyrtar lidhur me këtë investigim mediatik, i jemi


drejtuar autoriteteve shqiptare dhe do i drejtohemi zyrtarisht edhe platformave
të Google, YouTube, Facebook, Instagram dhe TIK-TOK.

Ne kemi indicie se kompania “Acromax Media” GmbH dhe personat që luajnë


fijet pas saj, ushtrojnë aktivitet në mënyrë të dyshimtë prej disa vitesh të

5
NEWSBOMB SHPK
NIPT:L42417011Q
Adresa:Rr.Emin Duraku Tirane
_____________________________________________________________________________________

pashqetësuar në Shqipëri nën maskën e një aktiviteti që e ka bazën në Hamburg


(Gjermani).

Për këtë arsye kërkojmë verifikimin e të dhënave që po ju servirim, informimin


rreth pyetjeve tona dhe bashkëpunimin tuaj të shpejtë lidhur me to.

Në pritje të përgjigjes suaj,

Për “NEWSBOMB” sh.p.k

Drejtore e Përgjithshme

Anila BASHA

You might also like