2023, Punimi Perfundimtar, Redaktim Gjuhesor

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Lënda: Redaktim gjuhësor

Pedagogu i lëndës:Prof,as,dr, Elona Çeçe


Programi MP-Gjuhë-Letëesi
Detyra përfundimtare:70 pikë
Emri:
Mbiemri:
Viti akademik:2022-2023
Data: 24.1.2023
Tabela e vlerësimit:
Nr.i Kërkesat e Pikët
ushtrimi ushtrimit
t
1 a/b
2 a/b
3 a.b
4 1” 2”3”4”
5 Nota:
6
7

1. Redaktoni tekstin: “Kujtuan se valiu i ri do t’i ndërronte nëpunësit por ai ndonëse vonoi
gjersa të vinte dhe zakonisht për valinjtë që vononin të vinin ashtu si për një dënim kur vononte
bëheshin parashikime të këqija....................................mbërriti në fillim të verës nuk bëri asnjë
ndryshim midis nëpunësve të vegjël apo të lartë përveç Sheme Turtullit mbikëqyrësit të tregut
posti i të cilit mbeti ca kohë pa njeri gjersa u emërua po Sheme Turtulli. ( 10 pikë)
(I.Kadare, Breznitë e HankonatëveOnufri, Tiranë, 200, f. 68)
Kujtuan se valiu i ri do t’i ndërronte nëpunësit, por ai ndonëse vonoi gjersa të vinte mbërriti në
fillim të verës. Ai nuk bëri asnjë ndryshim midis nëpunësve të vegjël apo të lartë, përvec Sheme
Turtullit, mbikëqyrësit të tregut. Posti, i të cilit mbeti ca kohë pa njeri, gjersa u emërua po Sheme
Turtulli. Zakonisht për valinjtë që vononin të vinin, ashtu si për një dënim bëheshin parashikime
të këqija.
2. Shkruani ç’ndërtim sintaksor ka fraza dhe e rishkruani atë: “Duke marrë parasysh se
Gjermania, pas humbjes së luftës ishte ndarë më dysh, njëra e keqe e tjetra e mirë, doktor
Gurametoja i madh dilte pak a shumë asnjanës, në kohën që Italia, duke mos qenë aq e keqe sa
Gjermania Perëndimore, por as po aq e mirë sa Gjermania Lindore, nuk i jepte doktor
Gurametos së vogël veçse të njëjtin status asnjanës.” (I,Kadare, Darka e gabuar, Onufri, T. 2008,
f. 100)
______________________________________________________________________________
_(1 5 pikë).
Ndërtimi sintaksor
1.Duke marrë parasysh se Gjermania-pjese e nënrenditur foljore
2.Pas humbjes së luftës ishte e ndarë më dysh-pjese e nënrenditur rrethanore- kohore
3.njëra e keqe e tjetra e mire- pjesë e nënrenditur mënyrore, folja është e nënkuptuar.
4.Doktor Gurametoja i madh dilte pak a shumë asnjëanës- pjesë kryesore
5.në kohën që Italia, duke mos qenë aq e keqe sa Gjermania Perëndimore- pjesë e nënrenditur
përcaktore
6.por as po aq e mirë sa Gjermania Lindore, nuk i jepte Doktor Gurametos së vogël vecse të
njejtin status asnjanës -pjese e bashkërenditur kundërshtore.

Doktor Gurametoja i madh dilte pak a shumë asnjëanës, duke marrë parasysh se Gjermania,
pas humbjes së luftës ishte e ndarë më dysh, njëra e keqe e tjetra e mire, në kohën që Italia,
duke mos qenë aq e keqe sa Gjermania Perëndimore, por as po aq e mirë sa Gjermania
Lindore, nuk i jepte Doktor Gurametos së vogël vecse të njejtin status asnjanës.

3. Gjeni ku duhet hapur kllapa në frazën e mëposhtme dhe vini edhe shenjat e pikësmit :
“Qëllonte që porositësit e bejtes për shkaqe të ndryshme kërcënime për shembull ose prishje e
fejesës për të cilën bejtja ishte krijuar kërkonin heqjen e asaj nga repertori gjithmonë kundrejt
pagesës madje më të shtrenjtë se asaj të porositjes.(I.Kadare, Darka e gabuar...f. 83)
“Qëllonte që porositësit e bejtes, për shkaqe të ndryshme (kërcënime për shembull ose prishje e
fejesës për të cilën bejtja ishte krijuar), kërkonin heqjen e asaj nga repertori, gjithmonë kundrejt
pagesës, madje më të shtrenjtë se asaj të porositjes.
( 5 pikë)
4. Tregoni çfarë ligjërate është dhe kthejeni në tjetrën. Argumentoni.
Unë kisha një letër nga Marika. E kam lënë në hotel. Në s’të takofsha këto ditë që jam këtu me
shërbim, do të ta dërgoj. Por edhe mund të ngjitem vetë në fshat. Të këshilloj të kesh mendjen. Ti
e di se ku punoj unë! – tha ai si një këshillues me përvojë dha, pa ia dhënë dorën, u largua.
(D.Agolli, Dështaku, Shtëpia botuese “Dritëro”, T. 2000, f. (10 pikë).
Kemi te bëjmë me një tekst në ligjëratën e drejtë, sepse fjalët janë riprodhuar në formë të
pandryshuar.
Ai i tha se kishte një letër nga Marika, të cilën e kishte lënë në hotel. Ai i tha se do t’ia dërgonte
letren, nëse nuk do ta takonte ato ditë që ishte aty në shërbim, por edhe mund të ngjitej vetë në
fshat.E këshilloi që të kishte mendjen dhe si një këshillues me përvojë ju drejtua se ajo e dinte se
ku punonte dhe pa ia dhënë dorën u largua.
Në këtë mënyrë e kemi kthyer tekstin nga ligjerate e drejte në ligjeratën e zhdrejte. Peremri vetor
ndryshon (une-ai,ajo), (ti-ai,ajo). Koha e foljeve ndryshon: e kryera kthehet në mëse të
kryer,koha e tashme e mënyrës deshirore në të tashme të mënyres kushtore. Ndajfolja ketu
kthehet në aty. Përemri deftor për afër kthehet për larg (këto ditë-ato ditë). Gjithashtu kemi
baskimin e pjesës lajmuese dhe pjesës përmendëse në një fjali të përbere me nënrenditje dhe
bashkërenditje.

5. Zëvendësoni fjalët e huaja me fjalë shqipe duke i përdorur në kontekst:


fasilitet _lehtësim_, fasilitoj lehtësoj__, fertil-e pjellor-e_, fidbek- përmbledhje e shkurter_
fiktiv-e _i/e rremë, filaturë - tjerrje_, filtër – kullore,sitë_, final-e –pjesa e fundit, perfundim
finish -mbërritje_ , flagrant-i hapët. (10 pikë)
Ajo pajisje që bleva me solli një lehtësim të madh dhe me ndihmoi të ngreh kompaninë time
modeste.
Tani për tani dëshiroj të lehtësoj punën e prindërve duke i ndihmuar sadopak.
Këtë bimë duhet ta kultivojmë në një tokë pjellore.
Profesori realizoi një përmbledhje të shkurtër të leksionit duke përcaktuar pikat kryesore.
Ajo solli një dokument të rremë, sikur kishte mbaruar studimet në Itali.
Ajo ishte një mjeshtre në tjerrje dhe punimet e saj bliheshin nga turistet.
Mendoj se na nevojitet një sitë/kullore për pastrimin e ujit, sepse ky paska një ngjyre të
cuditshme.
Sot do të jepet përfundimi i Këngës Magjike.
Pas shume përpjekjesh ai arriti në mbërritjen e maratonës dhe e fitoi atë.
Ai ishte një rast i hapët, por fatmirsisht policia arriti ta kapte.

6. Përgatitni për botim shkrimin: “I elozhuar nga tifozët në Principatë për cilësitë teknike dhe
deçiziv në EuropaLeague i vlersuar nga Konte edhe në kuadër të Europianit 2016, Stefan
ElSharaui ende s’ka fituar besimin e trajnerit të tij tek Monako LeonardoZhardin. “Gazzettadello
Sport” shpjegon se faraoni nuk shihet si zgjedhje e parë dhe është lënë jashtë në sfidën e fundit
ndaj Bastia për arsye taktike dhe teknike jo dënim. Por, Milani nis të shqetësohet sepse duhen
edhe tre ndeshje që të përmbushet akordi për shitjen e tij duke kaluar 15 milion euro në arkat
kuqezi. Ekziston frika që ai nëse nuk i luan ato tre ndeshje mund të kthehet në Milano.”
(10 pikë)

Trajneri i “Monakos”, Leonardo Zhardin, është shprehur për gazetën “Gazzettadello Sport” se
futbollisti Stefan ElSharaui ende nuk e ka fituar besimin e tij edhe pse ka qenë i lavdëruar(i
elozhuar) nga tifozët në “Principatë” për cilësitë teknike dhe vendimtare(deciziv) në “Europa
League”. Ndonëse është vlerësuar nga Konte në kuadrin e “Europianit 2016”, ai nuk shihet si
zgjedhje e parë dhe është lënë jashtë në sfidën e fundit ndaj skuadrës “Bastia”. Ai është shprehur
se ky vendim ka ardhur për arsye taktike dhe teknike dhe jo si një dënim për lojtarin. Ndërkohë
skuadra e “Milan”-it është shqetësuar sepse atyre u duhen dhe tre ndeshje që të përmbushej
marrëveshja (akordi) për shitjen e tij, duke kaluar pesëmbëdhjetë million euro në arkat kuqezi.
Në përfundim, ekziston përsëri frika se nëse Stefan ElSharaui nuk i përmbush kushtet, ai mund të
kthehet në skudrën e “Milanos”.

(Fjalet ne kllapa janë zëvendësuar me fjalë në gjuhën shqipe.)


7.Hartoni një ese argumentuese me temë: “Redaktimi i tekstit”.*Punimi të shoqërohet edhe
me refenca të mundshme. (10 pikë)

Redaktimi (fr. rédaction nga lat. redactus - i vënë në rregull) është një koncept
shumëdimensional që ka këto kuptime kryesore: lloji i veprimtarisë profesionale (kryesisht në
fushën e periodikëve, botimit të librave, kinematografisë, televizionit, transmetimit radiofonik)
që lidhet me përgatitjen për publikimin e botimeve të shtypura, programeve televizive dhe
radiofonike, filmave; pjesë përbërëse e procesit të botimit, përmbajtja e së cilës është puna
krijuese e redaktorit (zakonisht së bashku me autorin) në dorëshkrimin e veprës për të
përmirësuar përmbajtjen dhe formën e saj, përgatitjen për shtypje riprodhimi dhe botimi; duke
sjellë përmbajtjen dhe formën e çdo dokumenti të shkruar ose të përgatitur nga kushdo, në
përputhje me kërkesat dhe normat e pranuara përgjithësisht ose të përcaktuara posaçërisht.
1
Redaktimi është proces që kalon në disa faza. Së pari, kontrolli i fjalorit që përfshin gabimet
leksikore dhe shkeljen e normave të përdorimit të fjalëve). Gabime të zakonshme në fjalor:
zgjedhja e gabuar e fjalëve nga një numër njësish që janë të afërta në kuptim ose formë, duke
përfshirë përzierjen e paronimeve, zgjedhje e pasaktë e një sinonimi; përdorimi i fjalëve në
kuptime joekzistente; shkelje e normave të përputhshmërisë leksikore; përdorimi i
anakronizmave; përzierja e realiteteve gjuhësore; përdorimi i gabuar i njësive frazeologjike.
Redaktimi stilistik i tekstit është eliminimi i fjalëve të përdorura në mënyrë të paarsyeshme të një
ngjyrimi të ndryshëm stilistik. Gabime të zakonshme: papërshtatshmëria stilistike për një tekst të
caktuar, përzierja e stileve, përdorimi i pullave, përdorimi i metaforave të pasakta ose të rënda;
pamjaftueshmëria leksikore dhe teprica leksikore; paqartësia e tekstit. Redaktimi stilistik është i
nevojshëm për çdo tekst. Redaktori duhet të shohë nevojën ose përshtatshmërinë e shënimeve ose
komenteve, për t'u siguruar që ato lidhen drejtpërdrejt me tekstin kryesor, janë të sakta, të
besueshme, të shkurtra dhe në të njëjtën kohë të mjaftueshme. Për këtë qëllim, referenca në
shënimet ose komentet përkatëse përdoren në tekstin kryesor. Redaktimi letrar është një lexim i
tillë i tekstit që mund të kërkojë jo vetëm korrigjimin e gabimeve individuale, por edhe
ndryshimin e fragmenteve të tëra të tekstit, ristrukturimin e fjalive, heqjen e përsëritjeve të
panevojshme, eliminimin e paqartësisë etj. në mënyrë që forma e tekstit të përputhet më së miri
me përmbajtjen e tij. Redaktimi letrar përfshin korrigjimin e të metave stilistike. Gabimet
stilistike kuptohen si lloje të ndryshme gabimesh që lidhen me shkeljen e stilit dhe në përgjithësi
të normës letrare, duke përfshirë zgjedhjen e gabuar të formës së një fjale, zgjedhjen e një
varianti stilistik të papërshtatshëm që nuk korrespondon me stilin e përgjithshëm të fjalës. teksti
etj. Në varësi të ndryshimit të tekstit shkencor ose letrar, në procesin e redaktimit të tij dallohen
këto lloje të redaktimit: Redaktimi-korrigjimi është forma më “e lehtë” e redaktimit redaktues;
rakordimi me origjinalin. Redaktimi-shkurtesa është zvogëlimi i sasisë së tekstit pa humbur
kuptimet kryesore. Reduktohen përsëritjet, frazat e pakuptimta, numrat dhe detajet shtesë, provat

1
“Redaction.” Merriam-webster.com Dictionary, Merriam-Webster, https://www.merriam-
webster.com/dictionary/redaction. Accessed 24 Jan. 2023.
e dobëta, faktet e ngjashme. Përpunimi i redaktimit është një përmirësim në stilin e dokumentit. 2
Redaktimi-ndryshimi është një përpunim i plotë i një teksti të tillë që nuk i përshtatet plotësisht
klientit ose botuesit. Është e zakonshme në rastet kur informacioni është shumë interesant për
lexuesin, por autori, për arsye punësimi personal ose mosnjohje me veçoritë e veprës letrare, nuk
mund ta përgatisë tekstin për botim. Çdo lloj redaktimi përfshin: kontrollimin e unitetit stilistik,
eliminimin e gabimeve leksikore; verifikimi i fakteve, datave, citimeve etj.; zvogëlimi i vëllimit
nëse është e nevojshme; eliminimi i pasaktësive kuptimore, keqpërdorimi i fjalëve; përmirësimi i
përbërjes së tekstit, strukturës së fjalive individuale, paragrafëve, kapitujve. Duke filluar një
bisedë rreth redaktimit shkencor, le të mendojmë për tekstin në përgjithësi. Teksti kuptohet si një
grup fjalish midis të cilave ekziston një lidhje semantike dhe gramatikore. Koncepti i redaktimit
përfaqësohet nga studimi i materialit tekstual të propozuar, për të kontrolluar kriteret për
qëndrueshmëri, qartësi dhe korrektësi. Korrigjimet në tekstin përfundimtar nuk duhet të
shtrembërojnë kuptimin e veprës së autorit.

2
Phillip Bandy, How to Redact Documents (Text or Images) in a PDF, 04 June, 2020, www.sharevault.com.

You might also like