Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Kompjuteri 

(lat. computere - mbledh, njehsoj) është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të
dhënat sipas një liste udhëzuese. Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili
transformon një njësi impulsive (quajtur informacion, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një
njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje).
Funksionimi i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv midis elementeve harduerik
dhe atyre softuerik.
Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të ndryshme, duke filluar nga superkompjuterat që i përdor
ushtria ose NASA, pastaj kompjuterat personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht, e deri te
kompjuterat e dorës që janë sa madhësia e një çokollate.

Historia e kompjuterit
Artikulli kryesor: Historia e kompjuterit.

Llojet
Llojet dhe format e kompjuterve janë të ndryshme.
Ka tre lloje kompjuterash: analogë, shifrorë (ose siç quhen ndryshe digjitalë) dhe hibridë.
Superkompjuterat
Superkompjuterat janë kompjuterat më të fuqishëm që janë krijuar nga dora e njeriut. Ata
kushtojnë dhjetëra e ndonjëherë edhe disa qindra milionë dollarë, ndërsa përdoren për
gjurmimin e klimës, tërmeteve, simulimin e shpërthimeve bërthamore, të ADN-së së njeriut, etj.
Kompjuterët Mainframe
Artikulli kryesor: Kompjuterët mainframe.
Këta janë kompjuterat më të mëdhenj për përdorim të përgjithshëm dhe shërbejnë për
përpunimin e centralizuar dhe për ruajtjen e të dhënave. Zakonisht përdoren për qëllime
afariste, por mund të shërbejnë edhe për qindra konsumatorë të cilët kanë nevojë për qasje
të shpejtë të ato informata. Këta kompjutera përdoren në banka, nëpër kompani
aeronautike, nëpër kompanitë e sigurimeve, në universitete, në kompani tregtare etj.

You might also like