Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

Administrimi i medikamenteve. Injeksionet.

Nje nder pergjegjesite kryesore infermierore eshte dhe administrimi i medikamenteve per
pacientet e saj. Infermierja jo vetem qe i jep ilacet pacientit por eshte dhe ne rolin me te mire per
te pare efektet e tyre tek pacienti.

Rregullat e medikamenteve
Eshte pergjegjesi e mjekut te planifikoje terapine medikale te pacientit. Ai duhet te dokumentoje
cdo gje me shkrim ne menyre qe te shmangen gabimet e mundshme. Ne kartelen e pacientit
shkruhen :
1. Emri i pacientit
2. Dita dhe ora kur eshte shkruar udhezimi
3. Emri i medikamentit
4. Doza e administrimit te medikamentit
5. Rradha e dhenies se medikamentit
6. Koha dhe shpejtesia e administrimit
7. Firma e mjekut qe ka shkruar udhezimin

Menyrat e administrimit te medikamentit


1. Administrimi oral – dhenia nga goja.
2. Inhalacioni – dhenia nepermjet traktit respirator.
3. Parenteral – dhenia nepermjet injeksioneve muskulare, venoze, dermale dhe subkutane.
4. Administrimi topikal – dhenia nga lekura dhe membranat mukoze. Ketu futen administrimi
transdermal (vendosja e medikamenteve ne lekure ku absorbimi behet per 24 ore) dhe vaginal
(inserimi i medikamenteve ne vagine).

Guida baze per pergatitjen dhe administrimin e medikamenteve


Ekziston nje guide specifike per pergatitjen dhe administrimin e medikamenteve orale dhe
parenterale. Infermierja perpara pergatitjes se medikamenteve per administrim duhet te njohe :
- Anamnezen medikale.
- Diagnozen e pacientit, planin e kujdesit dhe rezultatet e pritshme nga kjo terapi.
- Indikacionet, kunderindikacionet dhe efektet anesore te medikamenteve.
- Te kontrolloje me kujdes pershkrimin e mjekut qe te evitoje gabimet.
- Te kontrolloje dozen ne menyre te vecante kur pacienti trajtohet me shume medikamente.
- Dhenia e medikamenteve ne kohen e duhur.
- Mos jep nje medikament qe eshte pergatitur nga nje person tjeter.
- Mbaj me vete medikamentet kunder reaksioneve.
- Identifiko pacientin te cilit do ti administrohet terapia.
- Dokumento menjehere ne kartele nese pacienti refuzon terapine.

Administrimi oral i medikamenteve

Veprimet qe sugjerohen :
- Respekto praktikat e asepsise medikale nderkohe qe ben pergatitjen dhe administrimin e
medikamenteve orale.
- Vendos kapsulat dhe tabletat brenda nje mbajtesje plastike. Hedhja e medikamenteve ne dore
kontaminon kapsulat dhe tabletat.
- Vendos etiketen me emrin e medikamentit ne menyre qe te evitohen gabimet.
- Poziciono pacientin dhe jepi secilin medikament vecmas. Nga bashkimi i kapsulave me tabletat
mund te kemi ndryshime kimike. Efekti eshte me i mire kur ato jepen te ndara.
- Ofroi uje perpara dhenies ose lengje sipas llojit te medikamentit. Uji ose lengjet zbusin
membranat dhe ndihmojne pacientin te gelltise medikamentin. Nese nuk merret ne sasine e
caktuar (1 gote) medikamenti ngelet ne ezofag dhe irriton membranen mukoze.
- Qendro tek pacienti deri sa ai te kete gelltitur medikamentin. Pacienti mund te mos i marri fare
medikamentet ose nuk i merr ato ne kohen e duhur.

Dhenia e medikamenteve nga tubi nazo-gastrik


Pervec rruges orale te dhenies se medikamenteve ekziston dhe ajo nazo-gastrike. Perpara
administrimit te tyre infermierja duhet te kete parasysh :
- Te mos i jape medikamentet se bashku me ushqimin nepermjet tubit nazo-gastrik, vetem kur
rekomandohet.
- Te kontrolloje nese medikamentet japin reaksion me ushqimet qe pacienti merr me ane te tubit
nazo-gastrik.
Plani i nderhyrjes :
1- Pergatit medikamentin e pershkruar. Nese do te jene tableta ose kapsula duhet bere tretja e
tyre ne 30 ml uje te ngrohte sepse vetem keshtu ato mund te kalojne neper tubin nazo-gastrik.
2- Merr medikamentet, 30-50 ml uje, peshqir te paster, shiringe, nje hinke dhe vendosi ne anen e
krevatit te pacientit.
3- Vendos pacientin ne pozicionin Fowler.
4- Futja per here te pare e medikamenteve ne traktin e poshtem respirator ne vend te vendosjes
ne stomak mund te shkaktoje pasoja te renda. Vendosja e pacientit ne pozicionin ulur ndihmon
kalimin e medikamenteve ne stomak dhe parandalon regurgitacionin.
5- Bej lidhjen e shiringes me tubin nazo-gastrik dhe hidh medikamentet ne shiringe.
6- Hap tubin dhe lejo kalimin e medikamenteve ne stomak. Shto 30-50 ml uje. Nderprit dhenien
e medikamenteve nese pacienti ndien diskomfort.
7- Mbyll tubin, hiq shiringen, vendos pacientin ne pozicionin ulur per 30 min ose shtrire ne anen
e djathte me koken e krevatit lehtesisht te ngritur. Duke qene pjesa e siperme e trupit pak me e
ngritur se stomaku ndihmon parandalimin e regurgitacionit dhe boshatisjen e stomakut.
8- Nese medikamenti (p.sh. antiacid) duhet te qendroje ne stomak per efektin lokal te tij, pacienti
pozicionohet ne te majte.
9- Regjistro administrimin e medikamenteve, cileso se dhenia e tyre eshte bere me ane te tubit
nazo-gastrik.

Administrimi parenteral i medikamenteve

Perdorimi i teknikave sterile. Duke perdorur teknikat sterile minimizohet rreziku i futjes se
mikroorganizmave ne indet trupore.
Zgjedhja e mjeteve te punes. Numri i ageve eshte i varjueshem. Aget me lumen te madh
nevojiten kur materiali qe do te injektohet eshte i trashe ose vajor. Aget me lumen te vogel
perdoren per pacientet qe kane pak ind dhjamor, ndersa tek pacientet me ind dhjamor te
konsiderueshem perdoren aget me lumen me te madh me qellim qe agia te arrije pjesen
subkutane ose indin muskulor.
Numrat e shiringave dhe te ageve qe perdoren per injeksione te ndryshme.
Tipi i injeksionit Numri i shiringes Numri i ages
Subkutan 2ml; 2.5ml ; 3ml ; e 23, 25, 26 gauge
shkallezuar ne 0.1ml
Intramuskular 5ml e shkallezuar ne 0.2ml 20, 21, 22 ose 23 gauge
Intradermal 1ml e shkallezuar ne 0.1ml 25, 26 ose 27 gauge

1- Sigurohu qe shiringa dhe agia te jene sterile.


2- Kontrollo shiringen.
3- Kontrollo agen.
4- Bashko shiringen me agen pa e prekur bekucin e shiringes me dore sepse humb steriliteti.

Medikamentet i kemi ne flakona dhe ne ampula. Kur duam te thithim medikamentin nga flakoni :
- Hiq pjesen metalike te shishes.
- Pastro pjesen e gomes se ekspozuar me pambuk me solucion antiseptik.
- Mbush shiringen me ajer me te njejten sasi qe ka medikamenti ne flakon. Kjo e ben me te lehte
terheqjen. Nese nuk kemi ajer krijohet vakum dhe terheqja behet me e veshtire. Nese futet me
teper ajer se c’duhet do te kemi ushtrimin e nje force mbi flakon dhe solucioni terhiqet me me
veshtiresi.
- Terhiq masen e deshiruar te solucionit.
- Hiq ajrin nga shiringa.
- Dezinfekto zonen ku do te behet injektimi me pambuk me antiseptik. Dezinfektimi behet ne
menyre rrethore duke filluar nga pika ku do te behet injektimi.
Thithja e medikamentit nga ampula :
- Thyhet me dore maja e ampules mbi vizen qe ka ajo.
- Me anen e nje pambuku me antiseptik pastrohet zona e siperme e ampules ne pjesen qe ajo
eshte thyer.
- Fut agen ne ampule pa e prekur pjesen anesore te saj dhe terhiq medikamentin me shiringe.

Menjanimi i diskomfortit nga nje injeksion


- Njofto pacientin per proceduren qe do te kryhet.
- Siguro relaksin e pacientit perpara injektimit sepse tendosja e muskujve e ben te veshtire
injektimin.
- Perdor nje age me lumen te pershtatshem per vendin e injektimit dhe per solucionin qe do te
injektohet.
- Zgjidh nje vend pa irritime te lekures.
- Dezinfekto lekuren.
- Fut agen pa hezitim.
- Injekto solucionin ngadale, sidomos kur ai eshte ne sasi te madhe. Kjo lejon perhapjen e
solucionit ne indet perreth.
- Hiq agen me shpejtesi, nderkohe ushtro presion ne zonen e injektimit me anen e nje pambuku
me antiseptik.
- Masazho vendin e injektimit me perjashtim te rasteve kur nuk keshillohet.

Injeksionet intramuskulare

Injeksioni intramuskular eshte administrimi i nje solucioni me permbajtje medikamentoze ne


brendesi te nje muskuli ose nje grupi muskujsh. Ne rruge intramuskulare jepen zakonisht 2 ml –
5 ml solucion medikamentoz. Kur doza e rekomanduar eshte mbi 5 ml atehere rekomandohet te
ndahet ne dy doza, njera te injektohet ne njeren ane dhe tjetra ne anen tjeter. Kur eshte e
nevojshme te injektohet e gjithe doza ne njeren ane duhet te behet ngadale qe te lejohet nje
shperndarje me e mire ne indet perreth. Kendi qe perdoret per injektim eshte zakonisht 90 grade.
Per aplikimin e injeksioneve intramuskulare sherbejne disa vende.
1. Muskuli gluteal.
- Vizato nje vize imagjinare diagonale nga trokanteri i madh i femurit deri tek spina iliake
posterior superior.
- Injektimi behet ne pjesen e siperme dhe te jashtme te vijes diagonale.
2. Pjesa ventrogluteale.
- Poziciono pacientin ne kurriz me pjesen e siperme te gjurit te perkulur dhe kemben e shtrire
lehte ne drejtim te gishtit te madh. Ky pozicion ndihmon relaksimin e muskujve ku do te kryhet
injektimi.
- Palpo per te gjetur trokanterin e madh, spinen iliake anterior superior. Per te gjetur vendin e
duhur te injektimit perdor doren e djathte kur injeksioni behet ne anen e majte, dhe e kunderta
kur ai behet ne anen e djathte. Leviz gishtin e mesit ne drejtim te gishtit tregues pergjate kristes
iliake.
- Injektimi do te behet ne mesin e trekendeshit qe formohet nga gishti i madh dhe ai tregues me
kristen iliake.
3. Pjesa vastus laterale.
- Poziciono pacientin shtrire ne kurriz me pjesen e ekspozuar mire.
- Bej nje vize imagjinare mbi kofshe, nje mbi pjesen e mesme anteriore te kofshes perballe me
kemben, nje mbi pjesen e mesme anesore.
- Injektimi behet ne mesin e drejtekendeshit te formuar.
- Muskuli vastus lateralis perdoret me shpesh sepse eshte nje muskul i trashe qe nuk ka shume
nerva dhe vaza gjaku.
4. Muskuli deltoid.
- Poziciono pacientin ulur, ne kembe ose shtrire me pjesen e ekspozuar mire.
- Vizato nje vize imagjinare pergjate buzes se poshtme te akromionit ne ane te shpatulles, nje
vize ne ane te krahut ne te kundert te aksiles dhe dy viza paralele ne 1/3 dhe 2/3 rreth pjeses se
jashtme te krahut.
- Injektimi behet ne mes te drejtekendeshit te formuar.
- Mblidh muskulin para injektimit per te shmangur prekjen e kockes se humerusit kur pacienti ka
nje muskul te vogel deltoid.
Muskuli deltoid nuk perdoret shpesh pasi eshte nje muskul relativisht i vogel dhe vetem nje sasi
e vogel substance medikamentoze mund te injektohet ne kete vend. Ky muskul nuk duhet te
perdoret per injeksione te shpeshta.
5. Muskuli femoral.
- Poziciono pacientin te shtrire ne kurriz me pjesen ku do te behet injektimi te ekspozuar.
- Vizato nje drejtkendesh imagjinar ne 1/3 e mesme te pjeses se perparme te kofshes.
- Mblidh muskulin femoral me dore per te shmangur prekjen e femurit ne vecanti kur pacienti ka
muskul te vogel.
- Injektimi behet ne mes te drejtekendeshit.
Ky muskul perdoret vetem kur nuk mund te perdoren pjeset e tjera sepse eshte shume e
besdisshme per shume paciente. Megjithate perdoret tek ata paciente qe bejne vete injeksionet
intramuskulare sepse eshte e lehte per te pare manipulimin.

Per aplikimin e injeksionit intramuskular :


- Agia futet pothuajse e gjitha ne muskul.
- Terhiqet lehtesisht pistoni i shiringes per te observuar nese agia ka prekur ndonje vaze gjaku.
- Nese verejme gjak terheqim agen lehtesisht siper dhe behet injektimi nese nuk verejme me
gjak.
- Nese perseri verejme gjak injektimi behet ne nje vend tjeter me nje age tjeter sterile. Ky veprim
behet per arsye se barnat e injektuara direkt ne vene absorbohen me shpejt se ato te injektuara
intramuskul dhe kjo mund te jete e rrezikshme nese ato injektohen ne vene. Nese gjaku aspirohet
ne age dhe pastaj injektohet ne indin muskulor mund te formohet abces ose hematome.
Gjithashtu nese ne gjak gjenden mikroorganizma dhe aspirohen ne age e me pas injektohen ne
muskul mund te kemi nje infeksion serioz te muskulit.
- Injekto ngadale solucionin medikamentoz.
- Terhiq agen me shpejtesi, nderkohe ushtro presion ne pjesen e injektimit me pambuk te njomur
me alkool.
- Masazho perreth 2 minuta zonen e injektimit sepse ndihmon ne shperndarjen e medikamentit.

Teknika Z ose zigzag


Kjo teknike perdoret me shpesh per injektimin ne muskul te nje substance medikamentoze
shume irrituese per indin subkutan. Me ane te kesaj teknike medikamenti futet ne brendesi te
muskulit dhe nuk lejon kthimin e tij ne indin subkutan nepermjet ages. Teknika :
- Zgjidh vendin ku do te injektohet medikamenti intramuskul.
- Terhiq lekuren anash rreth 2.5 cm pa prekur zonen ku do te behet injektimi.
- Bej injektimin duke mbajtur lekuren perseri ne kete pozicion me gishtin tregues dhe me gishtin
e madh kontrollo nese agia eshte ne vene. Nese jo shty pistonin me gishtin e madh dhe bej
injektimin.
- Prit 10 sekonda perpara se te terheqesh agen ne menyre qe medikamenti te thithet.
- Terhiq agen dhe menjehere lesho lekuren. Medikamenti tani eshte brenda muskulit.
- Mos masazho zonen e injektimit.
Injeksionet subkutane

Injeksioni subkutan eshte injektimi i nje substance medikamentoze nen lekure. Vendi me i
zakonshem per kete lloj administrimi eshte pjesa e siperme e krahut, por mund te perdoren dhe
abdomeni, shpina dhe kofsha. Kur pacienti duhe te marre ne menyre te perseritshme injeksione
eshte e rendesishme qe te nderrohen vendet e injektimit qe te shmangen demtimet e indeve. P.sh.
pacientet diabetike qe marrin insuline subkutane rregullisht, sa here qe infermierja ben
injeksionin ajo shenon ne skice vendin ku eshte bere injeksioni. Kur infermierja meson pacientin
te beje injeksionin e insulines ajo duhet te jete e afte ti tregoje atij per rendesine e nderrimit te
vendit te injektimit. Pacienti gjithashtu mund te perdore nje skice ku mund te shenoje vendet e
berjes se injeksionit.
Per te arritur indin subkutan me nje age te shkurter injektimi behet me kend 90 grade, ndersa per
nje age te gjate kendi i injektimit duhet te jete 45 grade. Tek nje pacient me ind te madh
infermierja perdor kendin 90 grade, ndersa tek nje pacient me ind te vogel perdor nje kend me te
vogel. Per pacientet e dehidruar, shume te dobet, per femijet dhe per infantet preferohet mbledhja
e indit duke mbledhur lekuren.
Teknika e administrimit te injeksioneve subkutane :
- Laj duart.
- Zgjidh vendin e pershtatshem per berjen e injeksionit.
- Dezinfekto zonen ku do te behet injektimi me antiseptik.
- Mblidh lekuren me gishta.
- Injekto agen me kend 45 ose 90 grade ne varesi te gjatesise se ages.
- Lesho lekuren.
- Terhiq pistonin e shiringes per te pare nese je ne vene.
- Injekto ngadale solucionin medikamentoz.
- Terhiq agen me shpejtesi duke ushtruar presion mbi vendin e injektimit.
- Masazho vendin pas kryerjes se injektimit.

Injeksionet intradermale

Injeksioni intradermal eshte injektimi i nje substance medikamentoze ne derme. Keto injeksione
perdoren zakonisht per qellime diagnostikuese si testi i tuberkulines. Vendet e administrimit te
injeksionit intradermal jane pjesa e jashtme e krahut dhe pjesa e brendshme e parakrahut. Kendi
qe perdoret per injektim eshte zakonisht 10-15 grade.
Teknika e veprimit :
- Laj duart.
- Dezinfekto vendin e injektimit me antiseptik, lejo lekuren te thahet.
- Terhiq lekuren me gishtin e madh.
- Fut agen ne lekure.
- Injekto ngadale, nderkohe prit nese shfaqet ndonje topth ne lekure, nese kjo nuk ndodh terhiq
pak agen.
- Terhiq agen shpejt me te njejtin kend qe eshte bere injektimi.
- Mos masazho vendin e injektimit.
- Observo zonen per ndonje shenje reaksioni.

Injeksionet intravenoze

Injeksionet intravenoze jane administrimi ne rruge venoze i medikamenteve, likideve izotonike,


hipotonike dhe hipertonike me sasi te ndryshme sipas pershkrimit te mjekut, eshte nje injeksion
qe zakonisht zgjat dhe eshte i ngadalshem. Kendi qe perdoret per injektim eshte zakonisht 25
grade.
Teknika e veprimit :
- Vendos pacientin ne pozicionin Fowler ose shtrire ne shpine.
- Zgjidh vendin e pershtatshem per aplikim.
- Vendos krahun mbi nje mbeshtetese.
- Pergatit infuzionin dhe aparatin e infuzionit, nxirr ajrin deri sa te mos kete asnje flluske.
- Palpo venen ku do te behet injektimi.
- Vendos zhgutin 2-3 cm mbi vendin ku do te behet aplikimi.
- Dezinfekto duart dhe pastaj vendin e aplikimit ne menyre rrethore me qender piken e injektimit.
- Lejo te thahet lekura per 1 minute.
- Fut agen ne lekure me vrimen e ages lart. Kur agia te kete hyre ne lekure ul kendin pothuajse
paralel me lekuren 10-15 grade.
- Ndiq venen per nje distance te shkurter pastaj fut agen ne vene. Thuaji pacientit te marre fryme
thelle nderkohe qe agia pershkon lekuren.
- Pas inserimit nese gjaku kthehet nepermjet ages ne pjesen e siperme, insero pothuajse te gjithe
gjatesine e ages ne vene.
- Zgjidh zhgutin.
- Fillo dhenien e infuzionit.
- Siguro agen me nje leukoplast qe te mos levize gjithashtu dhe tubin e aparatit pak cm larg
vendit te injektimit.
- Nderprit perfuzionin duke mbyllur tubin e perfuzionit.
- Lehtesisht shtyp me nje pambuk me antiseptik siper ages ne zonen hyrese.
- Hiq agen pa hezitim.
- Apliko nje presion ne vendin e injektimit per 30 sekonda dhe thuaji pacientit te mbylle krahun.
Kjo ndihmon qe gjaku te mos rrjedhe nga zona e injektimit, pastaj fshije me nje pambuk te thate.

Monitorimi i perfuzionit
Monitorimi i perfuzionit eshte pergjegjesi infermierore ne menyre qe pacienti te ndjehet komfort
dhe i sigurte. Mjeket vendosin per numrin e pikave dhe sasine qe do te jepet per nje periudhe te
caktuar kohe. Pikat llogariten nga infermierja. Nuk ka ndonje numer standart per pikat, por kjo
varet nga lloji i perfuzionit dhe qellimi i tij. Per te caktuar numrin e pikave infermierja duhet te
percaktoje sasine e perfuzionit qe do te jepet per nje ore, sasia totale e mililitrave qe do te jepen
pjestohet me oret ne te cilat do te jepet perfuzioni, kjo eshte e barabarte me mililitrat qe do te
jepen per 1 ore. Shembull :
Pershkrimi i mjekut eshte dhenia e 3000 ml per 24 ore. 3000 ml / 24 ore = 125 ml/ore. Pastaj
infermierja percakton numrin e pikave per minute. Mililitrat qe do te jepen per 1 ore shumezohen
me faktorin e pikave dhe pjestohet me 60 minuta. P.sh. do te jepen 125 ml/ore dhe faktori i
pikave eshte 20, do te kemi 125 x 20 / 60 = 41-42 pika/min.

Kujdesi dhe observimi i pacientit


- Siguro komfortin e pacientit. Nese pacienti nuk ndjehet komfort kontrollo nese perfuzioni eshte
ne vene, nese rrjedhja e likidit eshte e rregullt dhe pozicioni i pacientit eshte i pershtatshem.
- Ndihmo pacientin te ece nese lejohet.
- Nese perfuzioni nuk shkon ne vene atehere rrotullo pak agen ose shtyje pak me perpara dhe
nese perfuzioni vazhdon rregullisht atehere vendosim nje pambuk poshte ages per ta mbajtur ne
kete pozicion.
- Perpiqu te shmangesh irritimin nderkohe qe leviz agen ne vene. Nese gjaku ka bllokuar agen
perfuzioni kalon me veshtiresi ne sistemin qarkullues dhe mund te kemi pasoja serioze.
- Nderro shishen e perfuzionit kur eshte e nevojshme.

Observimi i pacientit per komplikacione


- Infermierja duhet te observoje pacientin per komplikacione te ndryshme gjate terapise
intravenoze.
- Te dokumentoje menjehere simptoma te tilla problematike si : dispnea, frymemarrja e
zhurmshme dhe kolla.
- Te kontrollohen shenjat vitale dhe te dokumentohen.
- Problemet respiratore zakonisht shkaktohen nga marrja e tepert dhe me shpejtesi e fluideve.
Komplikacioni eshte serioz dhe perfuzioni duhet nderprere menjehere.
- Kontrollo infiltrimin e solucionit qe eshte dalja e solucionit ne inde. Nje age qe ka penetruar
muret e venes ben qe fluidet te dalin ne indin subkutan. Simptomat perfshijne rrjedhje te ngadalte
te solucionit, dalje te solucionit, ndjesi djegese, zbehje te lekures, nxehtesi dhe dhimbje ne zonen
e injektimit. Mund te perdoren kompresa te ngrohta perreth zones se injektimit rreth 20 minuta,
3-4 here ne dite per 1-2 dite.
- Kontrollo per flebite.
- Sigurohu te mos kete hyre ajer ne vene sepse ai mund te qarkulloje ne gjak dhe eshte shume e
rrezikshme.
- Observo pacientin per shenja reaksioni nga solucioni. Kjo eshte e rralle, por kur ndodh eshte e
rrezikshme dhe duhet bere nderprerja e perfuzionit, pacienti ne kete rast ka te perziera, dhimbje
koke etj.
- Nese pacienti merr medikamente ne rruge intravenoze jepi keshilla rreth medikamentit.

Regjistrimi i perfuzionit intravenoz


Dokumentohen ne dosjen e pacientit :
- Data dhe ora e fillimit dhe e mbarimit te perfuzionit.
- Lloji dhe sasia e solucionit te dhene.
- Emrat dhe sasite e ndonje medikamenti te shtuar ne solucion.
- Emri i infermieres qe beri perfuzionin.
- Shuma totale e solucioneve te marra ne rruge intravenoze.

You might also like