Professional Documents
Culture Documents
Detyra e Xhonaldes
Detyra e Xhonaldes
Detyra e Xhonaldes
KOR4W 2022
METAMORFOZA
Franc Kafka, kritiku i heshtur i të gjitha skemave qytetëruese dhe letrare, në
letrën e 27 janarit të vitit 1904 shkruan se do të duhej të lexoheshin vetëm ata
libra që vërsulen mbi ne, që na shkaktojnë dhimbje dhe huti, librat që mu si
sëpata, e copëtojnë akullin në vetëdijen tonë.
* * *
Por, deformimet nuk janë vetëm fiksion i Kafkës. Ato janë edhe vizion i tij për
vetëdijen e ardhshme njerëzore. Në veprën “Biseda me Kafkën” (Gespräche
mit Kafka – Conversation with Kafka, 1951), poeti çek Gustav Janush (Gustav
Janouch, Maribor, Slloveni, 1903 – Pragë, 1968) shkruan për reagimet e
Kafkës lidhur me piktorin, skulptorin dhe dizajnuesin spanjoll Pablo
Pikaso (Pablo Picasso, 1881-1973) në një ekspozitë arti figurativ
bashkëkohor. Ndaj konstatimit të Janushit se Pikasoja i shtrembëron objektet,
Kafka përgjigjet: “Nuk mendoj të jetë ashtu. Ai i paraqet vetëm deformimet të
cilat ende nuk kanë depërtuar në vetëdijen tonë.” Në vijim, artin e krahason me
pasqyrën të cilës i duhet “të nxitojë, të zgjohet herët” mu si ora.
Edhe pse Kafka për shkak të ndodhive fantastike, groteskut, ekstremit vihet në
botën e ekspresionistëve, me gjuhën asketike të përmbajtur, në të njëjtën
kohë largohet nga letërsia ekspresioniste që vërshon me ngritjet figurative,
metaforike. Kafka largohet edhe nga arti figurativ ekspresionist dhe fovist* që
përcëllon prej ngjyrave, që fare nuk përkon me konstruksionin e tij, kryesisht
bardhë e zi të, botës absurde.
* * *
* * *
Por, pikturat nuk përkthehen. Ato janë për t’i parë. Ndërkaq gjuha e kursyer
dhe e përpiktë me të cilën Kafka e përcjell imagjinatën e vet të rrëmbyeshme,
gjithmonë ka paraqitur sfidë për përkthyesit. Në veprën e përbashkët “Kafka –
kah letërsia e vogël”, filozofi francez Zhil Dëlez (Gilles Deleuze, 1925-1995)
dhe psikanalisti, filozofi, semiotiku dhe skenaristi francez Pjerë Feliks
Guatari (Pierre Félix Guattari, 1930-1992) pohojnë se Kafka fare s’ka shkruar
aq neveritshëm dhe me përvuajtje siç kemi mësuar prej interpretimeve
shkollore të “Metamorfozës” apo të “Procesit”. Përkundrazi, Kafka ka qenë i
kthjellët, mjaft i prirë për humor, natyrisht, për humor të zi dhe mazohist.
Biblografia: https://tetovanews.info/2021/02/vizioni-kafkian-i-metamorfozes-se-
botes/.
Libri metamorfoza, franc kafka.