Në krijimin e nje plani biznesi eshte e rendesishme te analizojme strukturen ligjore
dhe organizative te biznesit qe kemi zgjedhur,ne kete rast kemi te bejme me nje mink farm. Korporata ka organizim që dallon nga firma individuale dhe firma me ortakë, me strukturë më të ndërlikuar të organizimit. Kjo formë e firmave përbëhet nga aksionarët. Aksionari është pronar i aksioneve, pra vlerave që i ka investuar në ndërmarrje. Me ato vlera aksionari bëheët një prej bashkëpronarëve te firmës.Meqenëse korporatat përbëhen nga aksionarët, ndryshe emërtohet shoqëri aksionare. Aksionarët kanë përgjegjësi te kufizuar dhe përgjigjen vetëm për shumën që e kanë ivnestuar në firmë. Aq sa i kanë përgjegjësitë, po aq do t'i kenë të drejtat dhe obligimet. Aksionari e ka të drejtën e votës dhe pjesëmarrjes në fitimin e realizuar. E drejta dhe fuqia e votës ndryshon, varësisht sa është nurmi i aksioneve. Emetimi dhe blerja e aksioneve rregullohet me dispozita ligjore. P.sh. një aksionar i ka blerë 100 aksione, me vlerë nominale të një aksioni prej 1'000€. Nëse një votë është barazi me 1'000€ të depozituar, ashtu siç i përcaktojnë dispozitat e rregulloreve, aksionari do të ketë te drejten për 100 vota. Edhe aksionerët e tjerë të drejtën për votë e gëzojnë aq sa kanë aksione të depozituara në firmë. organizimi i koorporates. zakonisht ,koorporatat e medha kane forma organizimi standarte: - Statuti dhe rregullorja paraqesin nje teresi rregullash sipas te cilave duhet te funksionoje koorporata dhe te veprojne anetaret e saj ose aksioneret. -Aksioneret jane bashkepronare te kooorporates.Numri i aksionereve ne koorporatat e hapura mund te shkoje deri ne qindra mijera. -Bordi i drejtoreve eshte ai i cili i merr vendimet mbi te ardhmen dhe planifikimet e kompanise.Drejtori i zgjedhur nga Bordi i Drejtoreve e ka per detyre qe te i permbushe te gjitha detyrat/kerkesat e parashtruara ne planin operativ nga Bordi drejtoreve. Nje forme organizimi e biznesit sic eshte korporata ka edhe disa te meta te cilat renditen me poshte: Organizimi i korporates eshte i veshtire dhe i kushtueshem.Prandaj zakonisht kerkohet ndihme juridike. Korporatat jane subjekt i taksave speciale,taksimit te dyfishte.Qeverite dhe pushtetet lokale vendosin taksa mbi te ardhurat e korporates dhe aksionereve te cilat i marrin ne formen e dividenteve. Rregullimi shteteror.Disa agjensi shteterore nepermjet ligjit u kerkojne korporatave te japin nje informacion te plote per financat dhe veprimet e tyre ndaj cdo personi qe deshiron te njihet me to. Vendndodhja. Per krijimin e nje plani biznesi eshte e nevojshme te kemi nje vendndodhje ne te cilen biznesi jone do te zhvilloje aktivitetin e tij. Procedurat për të marrë të gjitha lejet e nevojshme janë si më poshte: Regjistrimi në gjykatë. Regjistrimi në gjykatë është kusht i domosdoshëm për marrjen e liçensës. Të gjithë ata që duan të merren me biznes, pra të kryejnë çdo lloj aktiviteti tregtar, duhet të regjistrohen pranë zyrës së tatimeve për marrjen e certifikatës tatimore.Pra,ne menyre qe biznesi jone te kryeje aktivitetin e tij,duhet te marrim nga institucionet perkatese,lejet specifike .
Nese siperfaqja e tokes ku do te zhvilloje aktivitetin e tij biznesi,merret me
qera,eshte e nevojshme te dime disa procedura:
I interesuari paraqet kërkesën për marrje toke me qira (aplikimi
fillestar), të shoqëruar me dokumentacionin përkatës . Kryetari i Bordit të Qiradhënies së Tokës Bujqësore, kur kërkesa e paraqitur është në përputhje me kërkesat e VKM nr. 460, datë 22.05.2013, bën verifikimin e të dhënave pranë ZVRPP-së dhe DAMT-së, brenda 15 ditëve nga data e marrjes së kërkesës. Kryetari i Bordit të Qiradhënies së Tokës Bujqësore organizon procedurën për dhënien me qira të tokës në pronësi të shtetit. Pas kryerjes së verifikimeve, nga Komisioni i Vlerësimit bëhet përcaktimi i vlerës fillestare të qirasë për hapjen e procedurës konkurruese. Publikohet njoftimi për zhvillimin e procedurës së konkurrimit për dhënien e tokës me qira. Njoftimi publikohet në një gazetë kombëtare me tirazh të lartë për tri ditë radhazi, në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë, pranë komunës ose bashkisë ku ndodhet sipërfaqja e kërkuar, si dhe pranë ambienteve të drejtorive rajonale të bujqësisë në qarqe. Afati i paraqitjes së ofertave zgjat 30 ditë që nga data e publikimit të parë të njoftimit për procedurën konkurruese. Bordi i Qiradhënies së Tokave, brenda 10 ditëve nga data e hapjes së procedurës konkurruese, shqyrton ofertat e kualifikuara si të rregullta, vlerëson me pikë ofertën, sipas kritereve të vlerësimit, dhe harton vendimin për renditjen e ofertueseve. Vlerësimi me pikë bëhet në bazë të Udhëzimit nr.6, datë 05.06.2013 "Për kriteret e vlerësimit dhe mënyrën e përllogaritjes së kritereve të vlerësimit të ofertave për marrjen me qira të tokës në pronësi të shtetit". Subjektet pjesëmarrëse në konkurrim kanë të drejtë të ankohen, me shkrim, pranë Ministrit, kundër vendimit të Bordit, brenda 5 ditëve nga data e marrjes së njoftimit të vendimit. Në përfundim të afateve të ushtrimit të së drejtës së ankimimit, kryetari i Bordit i paraqet Ministrit, një raport përmbledhës dhe i propozon për miratimin e fituesit të procedurës konkurruese për dhënien me qira të tokës. Në rast të miratimit të propozimit të Bordit, Ministri urdhëron lidhjen e kontratës së qirasë me subjektin fitues dhe nënshkruan kontratën përkatëse.