Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

PLANIFIKIMI I AKTIVITETIT

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË AKTIVITETIT


Fusha kurrikulare: Gjuhët dhe komunikimi Shkalla e kurrikulës: Klasa përgatitore
Tema: Rezultati i të nxënit të temës:
Dëgjimi me kujdes -të dëgjojë me kujdes dhe vëmendje

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): V.2


Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.6; 6.2
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Tema e aktivitetit: Kujdes në fjalë
Fjalët kyçe:
Rezultati/et e të nxënit të aktivitetit:
-të jetë i vëmendshëm
-të dallojë nëse udhëzimi dhe veprimi bien ndesh
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet:
Lidhja me fushat e tjera dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situatat jetësore: Edukata fizike, sportet dhe
shëndeti
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME FËMIJËT GJATË AKTIVITETIT
Hajmë mëngjes dhe kthehemi në dhomë, qëndrojmë në këmbë dhe formojmë rrethin. Unë u jap udhëzime dhe
veproj në të njëjtën kohë, psh : ‘Ngrihni duart lart, ulini duart poshtë, vendosni duart para’, në të njëjtën kohë
unë edhe flas edhe veproj. Pastaj unë them ‘Ngritni duart lart’ ndërsa duart i lë poshtë, kështu vazhdoj dy ose tri
herë. Veprimet e mia nuk bien dakort me fjalët e mia. Fëmijët bëjnë atë që bëj unë me duar. Kështu që unë u
them atyre t’i ndjekin udhëzimet e mia e jo veprimet e mia. Kur unë them duart lart ju i ngritni duart lart, edhe
nëse edukatorja i mban duart poshtë. Aktiviteti vazhdon derisa fëmijët ta mësojnë mirë atë. Nëse e vërej që e
kanë kuptuar mirë, atëherë i vendos edhe fëmijët të marrin rolin e edukatores dhe të luajnë lojën.
Pas përfundimit të këtij aktiviteti fëmijët ndahen nëpër qendra dhe luajnë me lodra.

VLERËSIMI I FËMIJËVE
Vlerësimi përmes vëzhgimit
Reflektimi për rrjedhën e aktivitetit:
Aktiviteti ishte gazmor për fëmijët ngase kënaqeshin duke bërë lëvizje, por ishte pakëz i vështirë për t’u kuptuar
lehtë, gjysma e fëmijëve e kuptuan por duhet ende punë. Do kërkoj nga prindërit që ta zhvillojnë këtë lojë edhe
në shtëpi në mënyrë që fëmija ta përvetësoj sa më shpejt dëgjimin me kujdes.

You might also like