Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 54

Leksioni 1: Hyrje ne Komunikimin Mjekesor

1) Kuptimi i Komunikimit
Rrenja e fjales: Communicare (lat.) – „te ndash me te tjeret“ edhe „te besh te perbashket“ jep
kuptimin e pare.

Kuptimi i dyte jo – literal lidhet me „informacionin“ dhe „te kuptuarit“. Informacioni dhe te
kuptuarit lidhen me njeri tjetrin, por nuk jane e njejta gje.

!!!Informacioni ka gjithnje kuptim, por jo gjithmone te njejte per njerez te ndryshem.

Aftesite e komunikimit jane mjetet (instrumentet) qe ne perdorim per hequr barrierat dhe
pengesat per nje komunikim efektiv.

Nje studim i Universitetit te Pitsburgut (SHBA) gjeti qe faktori me i rendesishem ne zgjedhjen e


menaxhereve drejtues ishin aftesite e komunikimit!

2) Tre perkufizime te komunikimit

!!!Komunikimi eshte shperndarja e informacionit.

!!!Komunikimi eshte dhenia dhe marrja e mesazheve.

!!!Komunikimi eshte transferimi i informacionit nga nje ose me shume persona, te nje ose me
shume persona te tjere.

!!!Komunikimi eshte arti dhe procesi i krijimit dhe shperndarjes se ideve. Komunikimi

efektiv varet nga pasuria dhe vlerat e ketyre ideve.

3) Komunikimi Mjekesor
!!!Komunikimi Mjekesor shfrytezon parimet e Shkences se Komunikimit per aftesimin e
ofruesve te kujdesit shendetesor, vecanerisht mjekeve, per te identifikuar me saktesisht
problemet e pacienteve, per t‘i ndihmuar pacientet per te kontrolluar me mire stresin e
shkaktuar nga semundja e tyre, c‘ka ben qe pacientet te jene me te kenaqur me kujdesin e
marre dhe te ndjekin me mire keshillat mjekesore dhe regjimin e mjekimit; nderkohe qe edhe
mjeket kane keshtu me shume kenaqesi nga puna dhe me pak stres.

!!!Komunikimi efektiv mjekesor eshte kyci i cilesise se kujdesit shendetesor ndaj pacientit.
4) Disa vecori te komunikimit

-Ne cdo situate komunikimi kemi te bejme me kuptim dhe domethenie.

-Nderkohe qe kuptimi dhe te kuptuarit per dicka jane gjithnje te pranishem ne mendjen e
individit, ato nuk jane kurre plotesisht te transferueshem te te tjeret – ky eshte nje kufizim i
pranishem ne te gjitha llojet e komunikimit.

-Komunikimi nuk eshte nje aktivitet vetiak dhe kerkon gjithnje te pakten nje person tjeter;
zakonisht behet ndermjet grupeve dhe organizatave te ndryshme shoqerore.

-Te njeriu, te menduarit, te folurit dhe shkrimi e gjejne shprehjen permes gjuhes se folur dhe
te shkruar.

!!!Gjuha eshte mjeti i pare dhe me universal i komunikimit.

-Substrati morfologjik i gjuhes dhe procesimit te saj ne organizmin e njeriut eshte sistemi
nervor qendror dhe korteksi cerebral.

5) Gjuha dhe Njeriu

Gjuha, te folurit dhe njeriu jane aq te lidhura, sa shume studiues e konsiderojne gjuhen si
karakteristiken thelbesore qe e dallon specien humane nga pjesa tjeter e botes se
gjalle.Padyshim ekzistojne sisteme komunikimi dhe shkembimi te informacionit ndermjet
qenieve tegjalla, por tek njeriu, gjuha ne te gjitha format ekspresive te saj (e folur, e shkruar
etj.) perben sistemin me te shpejte dhe komod te shkembimit te informacionit dhe
eksperiences ne pergjithesi. E pare nga ky kendveshtrim, gjuha paraqitet si maja e evoluimit te
sistemeve biologjike te shkembimit te informacionit (komunikimit).

6) Gjuhesia Strukturale

Themeluesi i gjuhesise moderne dhe strukturalizmit gjuhesor eshte Ferdinand de Saussure


(1857 – 1913) me botimin pas vdekjes (1916) te vepres „Kurs I Gjuhesise se Pergjithshme“.

7) Strukturalizmi Gjuhesor (1)

Parimi baze: „Shenja gjuhesore nuk bashkon nje emer me nje send, por nje imazh akustik
(tingull) me nje koncept.“ Semiotika (gjuhesia e pergjithshme): gjuha e pare si nje bashkesi
shenjash. Shenjuesi eshte imazhi akustik (tingulli) qe prodhon folesi, ndryshe FJALA. I shenjuari
eshte KONCEPTI, qe ekziston ne mendjen e atij qe e flet gjuhen.Lidhja mes shenjuesit dhe te
shenjuarit eshte arbitrare; kjo mund te evoluoje, por ne nje moment te caktuar subjekti qe i
perdor nuk mund t‘i ndryshoje dot.
8) Strukturalizmi Gjuhesor (2)

Gjuhesia ndahet ne tre disiplina kryesore:

Fonetike: zhvillimet dhe dinamika e shenjuesit (tingullit te fjaleve).

Sintakse: merret me shenjat (fjalet) qe vijne njera pas tjetres dhe kombinimin e tyre.

Semantike: ka te beje me pjesen kuptimore te gjuhes, pra me te shenjuarin.

Analiza gjuhesore mundeson ndertimin e nje modeli abstrakt per shpjegimin e gjuhes dhe
anasjelltas njohja e sistemit te gjuhes mundeson te kuptohet funksionimi I fjaleve ne jeten e
perditshme. Gjuha funksionon si nje system kompleks dhe shenjat kane kuptim vetem ne
marredhenie me elementet e tjere te sistemit.

9) Parimet baze te Strukturalizmit gjuhesor

Cdo subjekt perdor per te komunikuar sisteme shenjash (germa dhe fjale), te cilat nuk mund t‘i
ndryshoje.

Cdo shenje permban dy ane: shenjuesin, i cili ka nje perberes material (akustik, te shkruar,
vizual etj) dhe te shenjuarin, qe eshte perfytyrimi mendor i shenjes.

Lidhja mes shenjuesit dhe te shenjuarit eshte arbitrare.

Semiotika ose shkenca e shenjave („semeion“ (Gr.) = shenje) permbledh studimin e nje gjuhe
qe eshte izomorfe me te.

Komunikimi eshte nje proces konjitiv i analizes se shenjave.

Lidhja e integruar dhe dinamike ndermjet fonetikes, sintakses dhe semantikes mundeson
komunikimin njerezor dhe sherben si matrice universale e informacionit, per cdo gjuhe.

10) Bihejviorizmi dhe gjuhesia.

Bihejviorizmi (nga „behaviour (Angl.) = sjellje) studion sjelljen sociale te njeriut.

Parimi baze i bihejviorizmit: Cdo mesim dhe informacion shtese perkon me nje modifikim dhe
ndryshim te dallueshem te sjelljes.
Modifikimi shkaktohet nga stimuj te brendshem dhe te jashtem. Modeli me i thjeshte i
modifikimit te sjelljes eshte teoria Pavllovit per reflekset e kushtezuara.

Te mesuarit gjate gjithe jetes perben thelbin e permiresimit te vazhdueshem te sjelljes sociale
dhe profesionale.

Komunikimi i informacionit eshte nje nga stimujt me te fuqishem per ndryshimin e sjelljes
njerezore dhe shoqerise ne pergjithesi.

!!!Strukturalizmi eshte nje model statik i komunikimit, ndersa bihejviorizmi eshte model
dinamik dhe i ndryshueshem.

11) Kritika e Bihejviorizmit – Noam Chomsky

Sipas Chomsky-t bihejviorizmi nuk shpjegon aftesine e femijes qe te prodhoje dhe dhe kuptoje
fraza te padegjuara me pare, duke fituar aftesine e shprehjes permes gjuhes. Mesimi i gjuhes
nuk eshte rezultat I kushtezimit, por i nje aftesie te lindur dhe trasheguar gjenetikisht per te
krijuar fjale dhe fjali ne nje numer te pafund. Kjo aftesi e lindur quhet gramatike gjenerative
universale.

12) Gjuhesia ne epoken e informacionit

Teoria e informacionit, shkenca e komunikimit dhe gjuhesia bashkeveprojne sipas parimeve te


meposhtme:

-Kushtezimi bihejviorist mbetet themelor ne cdo veprimtari te mesuari.

-Komunikimi eshte element qendror i kushtezimit.

-Ekziston nje aftesi universale, e pavarur nga kulturat,gjuhet, mjediset sociale etj, e cila ben te
mundur mesimin dhe artikulimin e gjuhes.

-Veprimtaria cerebrale, te menduarit dhe arsyetimi abstrakt,formalizohen permes gjuhes se


folur dhe te shkruar.

-Nga modeli konjitiv gjuhesor mund te ndertohen modele informatike dhe kompjuterike
funksionale.

-Modeli fonetik dhe sintaksor i gjuhes perkon me nje strukture te thelle origjinuese semantike.
13) Tiparet strukturale te gjuhes sipas Hockett (1)

-Prania e nje kanali vokal-auditiv; te folurit lidhet me te degjuarit.

-Direktiviteti apo transmetimi ne nje drejtim te caktuar i mesazhit verbal.

-Zhdukja (sfumimi) e shpejte; tingulli i fjales nuk mbetet stacionar.

-Shkembimi i ndersjellte; te gjithe individet e rritur te nje komuniteti te caktuar jane ne menyre
te ndersjellte transmetues dhe marres te sinjaleve gjuhesore.

-Prapaveprimi i plote; personi qe flet kupton gjithcka qe thote.

-Specializimi verbal - efektet energjitike te drejtperdrejta te sinjaleve gjuhesore jane pa asnje


rendesi ne planin biologjik; vetem pasojat e ngacmimit qe krijon fjala ne planin social, duke
nxitur sekuenca te ndryshme komportamentale, jane te rendesishme.

!!!!-Karakteri semantik; sinjalet gjuhesore funksionojne duke krijuar lidhje dhe duke organizuar
jeten sociale te nje komuniteti te caktuar, sepse ekziston nje lidhje asociative arbitrare
ndermjet sinjaleve elementare gjuhesore dhe sendeve e fenomeneve te mjedisit rrethues.

!!!!-Arbitrariteti; lidhja ndermjet nje elementi gjuhesor kuptimor te nje gjuhe te caktuar dhe
objektit qe ky perfaqeson eshte e pavarur nga çdo lloj ngjashmerie fizike dhe gjeometrike mes
tyre, pra eshte lidhje arbitrare.

14) Tiparet strukturale te gjuhes sipas Hockett (2)

!!!!-Karakteri diskret dhe sekuencial; ne cilendo gjuhe, çdo mesazh gjuhesor i mundshem
perfaqeson nje repertor diskret, jo te vijueshem.

-Zhvendosja e lire ne hapesire dhe kohe; mund te flasim per gjera ne hapesire dhe kohe ne çdo
moment dhe vend.

-Kreativiteti i lire – mesazhe te reja linguistike mund te krijohen lirshem dhe pa veshtiresi dhe
ne kontekstin e tyre, te kuptohen lehtesisht nga te gjithe.

!!!!-Tradita: konvencionet dhe termat e çdo gjuhe transmetohen nga brezi ne brez nepermjet
te mesuarit aktiv, por jo me rruge trashegimie gjenetike.

-Repertori i dyfishte; çdo gjuhe permban nje organizim te vetin ne formen e sinjaleve
elementare – alfabeti; gjithashtu ka edhe nje organizim ne forme te kombinimeve me kuptim
minimal te ketyre sinjaleve – rrokjet.
!!!!-Aberracionet – mund te themi gjera te gabuara, absurde dhe pa kuptim.

!!!!-Refleksiviteti: gjuha na lejon te diskutojme dhe per vete sistemin me te cilin komunikojme;
pra te diskutojme per gjuhen, fjalen, trurin etj.

-Aftesia e te menduarit ne çdo gjuhe – dihet se folesi i nje gjuhe mund te mesoje çdo gjuhe
tjeter.

15) Substrati morfologjik i Komunikimit

Tradicionalisht eshte hipotalamusi dhe disa struktura te trurit te zgjatur, qendra e lidhur me
instinktet baze (gjumi, te ushqyerit, instinkti seksual dhe ruajtja e vetvetes).

Emocionet dhe sjellja seksuale, afektive dhe eksplorative jane te lidhura me sistemin limbik, qe
perbehet nga gyrus cinguli, hipokampusi, amygdala dhe disa struktura te tjera, si hipotalamusi
dhe lobet frontale, qe lidhen ngushte me sistemin limbik.

Te menduarit dhe shprehja verbale, universalisht lidhen me korteksin cerebral. Korteksi lidhet
me strukturat subkortikale me ane te rrugeve te ndryshme.

Sipas Papez, ekziston nje qark i mbyllur ndermjet strukturave limbike dhe diencefalonit,
nepermjet te cilit korteksi cerebral ndikon ne gjendjen emocionale te organizmit permes
lidhjeve te tij me hipotalamusin; nderkohe qe lidhjet reciproke „vene ne dijeni“ korteksin mbi
gjendjen emocionale. Truri ka dy menyra te te shprehurit, nje emocionale dhe tjetra verbale.

16) Substrati morfologjik i gjuhes: qendra kortikale e Broca

Gjuha eshte funksioni i pare kortikal i lidhur gjeresisht me nje hemisfere te caktuar te trurit. Tek
personat qe punojne me doren e djathte, funksionet cerebrale te gjuhes jane te lidhura me
hemisferen e majte dominante, ndersa tek mengjarashet funksionet gjuhesore jane te
shperndara ne te dy hemisferat.

Nder zonat kortikale le lidhura me gjuhen dhe te folurin do te dallojme qendren e Broca-s, qe
eshte korteksi asociativ gjuhesor i te folurit, i vendosur ne girusin frontal inferior, perpara zones
se motorikes se fytyres. Qendra e Broca-s jep sekuenca impulsive per muskujt fonatore dhe
luan nje rol te rendesishem ne formimin dhe te kuptuarit e sintakses gjuhesore komplekse.

17) Qendra kortikale e Wernicke dhe Gyrus Angularis

Qendra kortikale e Wernicke eshte korteks auditiv asociativ i vendosur ne pjesen e pasme te
gyrus temporalis superior, shume prane me korteksin auditiv primar; ndryshe kete qender
mund ta quajme qendra e te kuptuarit te te folurit. Zona e Wernicke-s merret me te kuptuarit
e gjuhes se folur dhe te shkruar.

Qendrat e Broca-s dhe Wernicke-s lidhen me njera-tjetren me ane te fasciculus arcuatus.

Nje qender tjeter e rendesishme e gjuhesore ndodhet ne gyrus angularis, ne lobin parietal
prane gyrusit temporal superior. Gyrus angularis eshte korteks asociativ i nje shkalle te larte
kompleksiteti dhe ka lidhje me qendrat kortikale asociative somestezike vizuale dhe auditive.
Ne hemisferen dominante (zakonisht te majte) gyrus angularis luan nje rol te rendesishem ne
leximin, shkrimin, llogaritjet, levizjet e vullnetshme, emertimin e objekteve etj.

18) Roli i gjuhes ne komunikim (1)

Gjuha dhe te menduarit linguistik kane perparesine e madhe sepse sherbejne per te pershkruar
vetveten

(unin). Gjuha e shkruar dhe e folur perforcon kujtesen dhe ndihmon ne zgjidhjen e problemeve,
pra realizon trajtimin dhe sistemimin e brendshem te informacionit ne kujtese, gje qe sistemi
emocional nuk e ben dot. Sipas hipotezes se Papez ekziston nje lidhje e ngushte midis ketyre dy
sistemeve te informacionit, atij verbal dhe emocional, te cilet plotesojne ne menyre te
ndersjellte njeri-tjetrin. Sipas teorise se informacionit ne shkencen e komunikimit, perkufizimi
me i sakte per gjuhen eshte cilesimi i saj si nje kod semantik arbitrar, sipas te cilit çdo ideje dhe
koncepti i vendosen ne korrespondence nje ose disa grupe fonemash.

19) Roli i gjuhes ne komunikim (2)

Ne te njejten menyre, edhe procesi i te menduarit behet mbi bazen e gjuhes; pra ekziston nje
trinom gjuhe e folur-gjuhe e shkruar-gjuhe e menduar qe jep tablone e plote te shprehjes
kortikale. Sistemit cerebral te kujteses sot i shtohen edhe sistemet mekanike te kujteses.
Kujtesa mekanike gjuhesore fillon me fjalen e shkruar dhe perfundon me kujtesen e
ordinatoreve, Internetit dhe sistemeve optoelektronike te ruajtjes se informacionit. Duke lene
menjane spekullimet teorike, sistemet mekanike jane ne fakt nje zgjerim i kapacitetit cerebral
njerezor si rezultat i bashkeveprimit psiqik njeri-mjedis.

19) Konteksti dhe impakti i gjuhes ne shoqeri

Strukturalizmi nuk i merr parasysh kontekstin dhe ndikimin social te gjuhes, duke e prezantuar
komunikimin si simetrik mes marresit dhe dhenesit, te cilet ndryshojne vetem pozicionet.

Konteksti real i komunikimit jane elementet sociale.

Gjuha eshte nje mjet identifikimi per grupet e ndryshme shoqerore, klasore dhe profesionale,
qe formojne bashkesi gjuhesore.
Bashkesite gjuhesore; norma gjuhesore; stili gjuhesor dhe pasiguria gjuhesore jane koncepte
themelore te socio-linguistikes.

Hymes ka propozuar si model studimi socio-linguistik modelin S.P.E.A.K.I.N.G

20) S. P. E. A. K. I. N. G

S.(Setting) kuadri material dhe psikologjik I komunikimit;

P. (Participants) teresia e subjekteve te pranishem;

E. (Ends) qellimet e komunikimit;

A. (Acts) Prodhimi dhe formati i komunikimit;

K. (Key) toni i komunikimit;

I. (Instrumentalities) mjetet dhe instrumentat e perdorur ne komunikim;

N. (Norms) normat qe rregullojne nderveprimin;

G. (Genre) lloji i ligjerimit (leksion? rit?) te perdorur.

21) Disa perfundime

Komunikimi, informacioni dhe gjuha jane produkti I unifikuar me i rendesishem i trurit


njerezor.

Epoka e informacionit digital e ka lehtesuar komunikimin dhe mundeson modelimin


antropomorfik.

Funksionimi i mendjes dhe qenies njerezore eshte pafundesisht me kompleks se cdo model
teorik dhe informatik.

Konteksti shoqeror eshte thelbesor ne komunikim dhe semantike.

Komunikimi ndikon shoqerine njerezore dhe anasjelltas, duke ushtruar pushtet real.

Komunikimi Mjekesor ka ne baze te tij optimizimin empatik dhe profesional te marredhenies


mjek – pacient.
Leksioni 4: Komunikimi ndermjet grupeve
1. Tre nivele studimi te Komunikimit

• Niveli Mikro: permbledh individet dhe menyren sesi ata bashkeveprojne me njeri-tjetrin ne
jeten e perditshme; si bashkeveprojne me teknologjine, dhe si perpunojne informacionin e
marre. Niveli mikro perfshin dhe komunikimin mjek – pacient.

• Niveli Mezo: permbledh organizatat dhe menyren si individet komunikojne me to dhe brenda
tyre, si edhe me menyrat me te cilat organizatat bashkeveprojne me shoqerine per te, dhe duke
optimizuar performancen e tyre.

• Niveli Makro permbledh shoqerine ne pergjithesi dhe menyres se si shoqeria bashkevepron


me teknologjine e informacionit dhe komunikimit (ICT)

2) Komunikimi si nje teresi nderveprimesh

• Gjithcka ne jeten njerezore lidhet me komunikimin.

• Teoria e pergjithshme e sistemeve (ndergjegjes), teoria e pergjithshme e evolucionit dhe


teoria e pergjithshme e komunikimit jane te ndervarur si perberes teorike te nevojshem per
sociologjine (Luhmann, 1975).

• Komunikimi nuk riprodhohet vetvetiu, dhe evolucioni i tij shkon paralel me zhvillimin e
shoqerise dhe teknologjise.

• Analiza sociologjike shfrytezon metodologjine kerkimore te shkencave te komunikimit.

!!!!3) Eksperienca kubane: „The six star doctor“

• Dhenes i kujdesit shendetesor;

• Vendim-marres;

• Komunikues;

• Lider i komunitetit;

• Menaxher;

• Mesues.
4) Bashkeveprimi ndermjet pacienteve dhe ofruesve te sherbimit shendetesor

• Perceptimi nga pacientet i cilesise te kujdesit shendetesor varet ne nje shkalle te larte nga
cilesia e komunikimit me ekipet mjekesore.

• Nje mjek klinicist mund te realizoje mesatarisht 150.000 vizita mjekesore gjate

gjithe karrieres!

• Kerkimi shkencor sugjeron se ekziston nje lidhje e forte midis aftesive te komunikimit te
mjekut dhe pershtatjes se pacientet ndaj trajtimit te caktuar (aderences).

!!!!5) Parametrat e kujdesit shendetesor qe ndikohen nga komunikimi:

• Saktesia e diagnozes;

• Aderenca;

• Kenaqesia e pacienteve;

• Siguria e pacienteve;

• Kenaqesia e ekipit mjekesor;

• Rreziqet e praktikes se keqe mjekesore.

6) Saktesia e diagnozes

• Saktesia e diagnozes varet nga aftesia e marrjes se anamnezes.

• Shpesh here pacientet nuk lejohen te marrin kohen e duhur per te treguar problemet e

tyre, shpesh per shkak te nderprerjeve.

• Anamneza e paplote prodhon te dhena te mangeta, c‘ka cenon saktesine e diagnozes.

• Nderprerja e pacientit eshte nje barriere ndaj komunikimit normal.

7) Aderenca

• Aderenca: perfaqeson shkallen e ndryshimit pozitiv te sjelljes se pacientit ne permbushje te


rekomandimeve dhe keshillave te mjekut. Sipas nje studimi te kryer ne SHBA, rreth 25% (!) e
pacienteve jane jo-aderente ndaj keshillave te mjekut per arsyet e meposhtme:

1. 39% nuk ishin dakord me vendimin klinik;


2. 27% nuk ishin dakord me koston e mjekimit;

3. 25% i gjenin instruksionet shume te veshtira per t‘u ndjekur;

4. 20% i gjenin keshillat kunder bindjeve te tyre personale;

5. 7% nuk kuptonin fare cfare ju kerkohej.

8) Kenaqesia e pacienteve

• Pritshmerite: te mund te tregojne historine e tyre.

• Komunikimi: kenaqesia rritet kur mjeku i merr seriozisht; shpjegon qarte, shpreh empati dhe
jep zgjidhje te mira.

• Kontrolli: kenaqesia rritet kur pacientet nxiten te shprehin idete, shqetesimet dhe
pritshmerite.

• Vendim-marrja: kenaqesia rritet kur vleresohet logjika, eksperienca dhe pozicioni social.

• Koha e shpenzuar: kenaqesia rritet ne perpjesetim te drejte me kohen e vizites.

• Ekipi mjekesor: pavaresisht se vemendja e tyre perqendrohet tek mjeku, pacientet vleresojne
dhe ekipin mbeshtetes.

• Referimi: referimin pacientet e kerkojne nga mjeku, nuk e duan kete pergjegjesi ta mbajne
vete.

• Vijimesia e trajtimit: vleresohet shume vijimesia e trajtimit nga i njejti mjek.

• Dinjiteti: respektimi dhe ftesa ne vendim-marrjen e trajtimit vleresohen shume.

9) Siguria e pacienteve

• Rreth 1/3 e nderlikimeve shkaktohen nga gabimi njerezor dhe i sistemit!

• Ne nje studim 10-vjecar (1995 – 2005) ne SHBA eshte vertetuar se 66% e gabimeve
mjekesore ishin per shkak te komunikimit.

• Komunikimi jo i sakte i personelit mjekesor shkakton vuajtje tek pacientet.

• Mundesia per gabime e personelit mjekesor rritet nen stres, ne detyra te veshtira dhe kur

komunikojme ne menyre te paqarte apo jo- efektive.


10) Kenaqesia e ekipit mjekesor

• Komunikimi i mire ndermjet pjesetareve te ekipit mjekesor permireson cilesine dhe


kenaqesine e punes dhe ndikon pozitivisht ne sigurine e pacienteve.

• Nje komunikim i mire shoqerohet me nderrim me te rralle te vendit te punes nga personeli
mjekesor.

• Eshte gjetur nje lidhje e forte mes nivelit te kenaqesise te mjekut dhe kujdesit te mire dhe
empatise ndaj pacientit.

Faktoret qe ndikojne ne kenaqesine e mjekut:

1. Mbeshtetja administrative dhe nder-personale;

2. Respekti;

3. Vleresimi;

4. Te kuptuarit;

5. Te degjuarit;

6. Qartesia e rolit ne ekip;

7. Barazia e punes;

8. Kompensimi i pershtatshem.

11) Rreziqet e praktikes se keqe mjekesore

• Sipas studimeve perkatese, shkaku kryesor I praktikes se keqe mjekesore eshte prishja e

komunikimit mjek-pacient.

• Mbi 71% e kallezimeve penale ndaj mjekeve ne SHBA e kane origjinen ne prishjen e
komunikimit.

• Shumica e kallezimeve ishin bere nga paciente qe e perceptonin mjekun e tyre si te


pakujdesshem dhe qe i kishte lene pas dore (‚uncaring‘).
• 25% e kallezuesve raportonte mosdhenie te informacionit mjekesor dhe 13% raportonte
mosdegjim te ankesave te tyre nga ana e mjekut.

12) Vendim-marrja e shperndare – ‚Shared Decision Making‘ ( SDM )

• Vendimmarrja e shperndare (SDM) eshte perberes kyc i kujdesit shendetesor te fokusuar tek

pacienti.

• Mjeku dhe pacienti punojne bashke si nje ekip per te marre vendimet klinike, planin e
analizave dhe

ekzaminimeve dhe planin e trajtimit, duke u bazuar ne Mjekesine e Bazuar ne te Dhena (EBM)
dhe vleresimin e riskut

SDM eshte vecanerisht e vlefshme:

1. Kur ekziston me shume se nje opsion i arsyeshem;

2. Kur asnje opsion ka perparesi te qarte;

3. Kur perfitimet dhe demet e mundshme te cdo opsioni ndikojne ndryshem tek pacientet.

!!!!13) Perparesite e pacientit SDM ( Vendimmarrje e shperndare )

• Meson me shume rreth gjendjes se tij shendetesore;

• Njeh nevojen e marrjes se nje vendimi dhe informohet per opsionet;

• Kupton pro- dhe kundrat e cdo opsioni;

• Ka informacionin dhe instrumentat e nevojshem per vleresimin e opsioneve;

• Eshte i pergatitur me mire per te biseduar me mjekun;

• Bashkepunon me ekipin mjekesor per te marre vendimin e duhur;

• Ndjek nje aderence te plote ndaj trajtimit

14) Perparesite e mjekut SDM ( Vendimmarrje e shperndare )

• Pacientet jane me te ditur dhe me te pergatitur per diskutimin;

• SDM i ndihmon pacientet per te kuptuar cfare po behet per ta;


• Krijon nje lidhje besimi te qendrueshme;

• Mjeket dhe pacientet jane shume te kenaqur.

15) Metodologjia e SDM ( Vendimmarrje e shperndare )

1. Ftohet pacienti per te marre pjese ne SDM,

2. Prezantohen opsionet;

3. Paraqitet informacioni mbi perfitimet dhe risqet;

4. Ndihmohen pacientet ne vleresimin e bazuar ne qellimet dhe preokupimet e tyre;

5. Lehtesohet vendim – marrja;

6. Ndihmohet pacienti per te mberritur tek vendimi i perbashket.

16) Keshillimi dhe edukimi i pacienteve dhe familjeve te tyre

• Vleresohet kultura shendetesore e pacientit; te kuptuarit e instruksioneve; shpjegimi i


problemeve te

shendetit; rreziqet; opsionet e trajtimit dhe aftesia per te kryer manipulime (vete-injeksione;
perdorim

te nebulizatoreve; perdorim te Glukotestit etj.)

• Instruktohet dhe edukohet individualisht pacienti;

• Dokumentohen aktivitetet e edukimit te pacientit.

• Komunikimi me pacientin behet me nje gjuhe te thjeshte, koncize, duke shmangur perdorimin
e terminologjise mjekesore te nderlikuar.

• KUJDES! Ne SHBA(!) vetem 12% e adulteve kane kulture shendetesore.

17) Komunikimi sugjestionues

• Sugjestionet jane mesazhe verbale ose jo-verbale qe marresi i pranon dhe ndjek ne menyre
te pavullnetshme.

• Mesazhi sugjestionues mund te jete fjale e folur ose e shkruar; kontakt synor; prekje etj.

• Marresi eshte shume i ndjeshem ndaj mesazhit sugjestionues kur gjendja e tij mendore eshte
e alteruar, cka ndosh zakonisht gjate nderhyrjeve mjekesore.
• Metodat induktive te hipnozes e bejne marresin me te ndjeshem ndaj sugjestioneve.

• Pacientet ne gjendje te rende shendetesore e pranojne sugjestionin pozitiv si nje realitet


subjektiv dhe jane te bindur emocionalisht per vertetesine e ketij; per pasoje gjendja e tyre
permiresohet.

Leksioni 5:Komunikimi Mjekesor dhe Mjekesia e Bazuar ne te Dhena


(EBM)
1) Mjekesia e Bazuar ne te
Dhena(EBM)

„Mjekesia e bazuar ne te dhena eshte integrimi i te dhenave me te mira te kerkimit shkencor


me ekspertizen klinike dhe vlerat e pacienteve“ David Sackett (1934 – 2015).

2) Procesi i EBM - Mjekesia e Bazuar ne te Dhena

• „Praktika e Mjekesise te Bazuar ne te Dhena eshte nje proces qe zgjat gjithe jeten, i
vetedrejtuar, i te mesuarit te bazuar ne probleme dhe raste klinike, ne te cilin perkujdesja per
pacientin, krijon nevojen per informacion te rendesishem klinik te lidhur me diagnozen ,
prognozen , terapine dhe ceshtje te tjera klinike dhe te kujdesit shendetesor“

3) Procesi i EBM

Pacienti-Problem klinik apo pyetje gjate kujdesit per pacientin.

Pyetja-Ndertohet nje pyetje e strukturuar mire.

Burimi- Gjendet burimi i informacionit dhe behet kerkimi.

Vleresimi-Vleresohet informacioni per vertetesine dhe vleren ne praktiken klinike.

Pacienti- Integrohet informacioni i marre me ekspertizen klinike, preferencat e pacientit dhe


aplikohet ne praktike.

Vete-vleresimi-Vleresohet performanca personale per pacientin.


4) Ndertimi I pyetjes klinike - PICO

!!!!5)Llojet e pyetjeve qe marrin pergjigje nga EBM

• Mbi Terapine;

• Mbi Prognozen;

• Mbi Diagnozen;

• Mbi Demin / Rrezikun e mundshem.

!!!Kriteret e Oxford (2001) per EBM


Shkallet e rekomandimeve sipas Oxford (2001)

!!!!6) Nje skeme e thjeshte e Niveleve te te Dhenave

Niveli 1- Review sistematike (Meta-analiza) te SPRK (Studime Perspektive te Randomizuara


Klinike)

Niveli 2- Studime kohort

Niveli 3- Studime Rast - Kontroll

Niveli 4 -Seri Rastesh Klinike

Niveli 5- Opinion Ekspertesh

7) Disa perkufizime

• LOE – ‚ Level of Evidence ‘ - zakonisht per nje studim.

• SOR – ‚ Strength of Reccommendation ‘ – rekomandime te mbeshtetura ne shume studime.

• POEM s – ‚ Patient Oriented Evidence that Matters ‘ – te dhena te rendesishme nga


pikepamja e pacienteve dhe sigurise se tyre.

8)Klasifikimi i SOR (Shkalleve te Rekomandimeve)

Shkalla Pershkrimi

A-Ekzistojne te dhena te mbeshtetura ne kerkim te nivelit te larte shkencor per ta mbeshtetur


rekomandimin.
B- Ekzistojne te dhena te mbeshtetura ne kerkim te nivelit te mjaftueshem shkencor per ta
mbeshtetur rekomandimin.

C- Rekomandimi mbeshtetet ne opinion eksperti dhe konsensus paneli ekspertesh.

X- Ka te dhena qe nderhyrja ose trajtimi jane te demshme.

9) Parimet e Praktikes se Mire Klinike ( GCP – Good Clinical Practice )

• GCP perkufizohet si standardi per projektimin, sjelljen,performancen, monitorimin,


auditimin, rregjistrimin, analizen dhe raportimin e kerkimeve apo studimeve klinike.

• Ndjekja dhe zbatimi i parimeve te GCP krijon bindjen e publikut qe te drejtat, siguria dhe
mireqenia e subjekteve humane te perfshire ne kerkim shkencor mbrohen dhe respektohen.

10) Qellimet e GCP – Good Clinical Practice

• Te mbroje te drejtat, sigurine dhe mireqenien e subjekteve humane, qe marrin pjese ne nje
kerkim shkencor eksperimental.

• Te siguroje cilesine, besueshmerine dhe integritetin e te dhenave te mbledhura.

• Te krijoje standarde dhe udherrefyes per zhvillimin e kerkimit shkencor.

• Praktika e Mire Klinike (GCP) = Etike + Te dhena cilesore.

11) 13 parimet e GCP

ETIKE

1. Zhvillim etik i studimeve;

2. Perfitimi perligj rreziqet;

3. Mbizoterojne te drejtat, siguria dhe mireqenia e subjekteve.

PROTOKOLLI DHE SHKENCA

4. Informacioni klinik dhe jo-klinik mbeshtet studimin;

5. Kompliance me nje protokoll te detajuar shkencor.

PERGJEGJESITE

6. Miratim nga organet lokale dhe nderkombetare te Etikes;


7. Kujdesi mjekesor/vendimet klinike jepen nga mjeke te kualifikuar;

8. Cdo individ pjesemarres ne projekt eshte I kualifikuar (edukim, trajnim, eksperience) per
detyren e tij/saj.

KONSENSUSI I INFORMUAR

9. Eshte dhene lirisht nga cdo subjekt perpara pjesemarrjes.

CILESIA DHE INTEGRITETI I TE DHENAVE

10. Raportim, interpretim dhe verifikim i sakte i te dhenave;

11. Mbrojtje e konfidencialitetit te te dhenave.

PRODUKTI I STUDIMIT

12. Duhet te jete ne pershtatje me parimet e Praktikes se Mire Mjekesore dhe protokollit te
zbatuar.

KONTROLLI DHE SIGURIMI I CILESISE

13. Sistem me procedura qe sigurojne cilesine ne cdo aspekt te studimit.

12) Parimet e Praktikes se Mire Mjekesore (GMP – Good Medical Practice)

DIJET, AFTESITE DHE PERFORMANCA

1. Zhvillim dhe ruajtje e performances profesionale;

2. Aplikim i dijeve dhe eksperiences ne praktiken klinike;

3. Rregjistrim i punes se bere qarte, sakte dhe lexueshem.

SIGURIA DHE CILESIA

4. Kontribut dhe pershtatje me sistemet e mbrojtjes se pacienteve;

5. Pergjigje me ofrim sigurie ndaj rreziqeve;

6. Mbrojtje e pacienteve dhe kolegeve nga rreziqet qe mund t‘ju vijne nga shendeti i mjekut;

KOMUNIKIMI, PARTNERITETI DHE PUNA NE GRUP

7. Komunikim me efektivitet;

8. Pune e perbashket me koleget per ruajtjen dhe permiresimin e kujdesit per pacientet;
9. Mesim, trajnim, mbeshtetje dhe vleresim per pacientet;

10. Vijimesi dhe koordinim i kujdesit per pacientet;

11. Vendosje dhe ruajtje e partneritetit me pacientet.

RUAJTJA E BESIMIT MJEK-PACIENT

12. Respekt per pacientet;

13. Trajtim i ndershem dhe pa diskriminim I pacienteve dhe kolegeve;

14. Ndershmeri dhe integritet moral ne ushtrimin e profesionit.

12) Parimet e projektimit te kerkimit shkencor

• Ekselenca dhe integriteti i kerkimit shkencor;

• Respekt, etike dhe standarde te larta profesionale;

• Ndershmeri dhe transparence;

• Hapje ndaj hetimit dhe transparence financiare;

• Mbeshtetje per trajnimin dhe permiresimin e aftesive (‚skills‘);

• Planifikim dhe mireadministrim i fondeve financiare;

• Integritet ne ruajtjen dhe perpunimin e te dhenave;

• Pune ne grup;

• Minimizim i riskut te keqperdorimit te studimit;

• Siguri maksimale per te gjitha grupet e interesit te perfshira;

• Publicizim adekuat ne respekt te ruajtjes se pronesise intelektuale;

• Shmangje e konfliktit te interesit.


Leksioni 7: Telemjekesia dhe Mediat Sociale ne Komunikimin
Mjekesor
1 ) Perkufizimi i Telemjekesise (‚ Telemedicine ‘)

• Telemjekesia eshte ofrimi ne distance I sherbimeve te kujdesit shendetesor, si psh. vleresimi


i shendetit apo konsultimet, nepermjet struktures se telekomunikimit.

• Telemjekesia u mundeson ofruesve te kujdesit shendetesor mundesine per te vleresuar,


monitoruar, diagnostikuar the trajtuar pacientet, pa nevojen e pranise dhe vizites personale.

2) Teleshendeti ( Telehealth‘; ‚e-health‘)

• Teleshendeti eshte aplikimi i teknologjive per te ndihmuar pacientet te menaxhojne


semundjet e tyre nepermjet vete-kujdesit te permiresuar dhe pjesemarrjes ne sisteme
telekomunikimi edukimi dhe mbeshtetjeje

!!!!• Telemjekesia eshte pjese e teleshendetit.

3)Mundesite e perdorimit te Telemjekesise

• Menaxhimi dhe trajtimi i semundjeve kronike

• Monitorimi i pacienteve pas daljes nga spitali.

• Aksesi i zgjeruar i pacienteve ne kujdesin shendetesor.

• Trajtimi multidisiplinar me baze ekipi i pacientit.

• Shtimi i efikasitetit te resurseve te kujdesit ambulator specialistik.

• Permiresimi i Shendetit te popullsise.

• Monitorimi dhe konsultimi ne distance i rasteve kritike te kujdesit shendetesor.

• Aplikim ne shkalle te gjere i teleshendetit.

4 ) Objektivat e perdorimit te Telemjekesise

• Ofrimi i konsultave te specializuara te kujdesit shendetesor ne zona te largeta.

• Lehtesimi i video konferencave ndermjet eksperteve te kujdesit shendetesor per nje trajtim
dhe kujdes me te mire.
• Ofrimi i mundesive per edukimin ne vazhdim te personelit shendetesor.

5) Rendesia ose arsyet e perdorimit te Telemjekesise ne Shqiperi

• Infrastruktura e pamjaftueshme ne spitalet rajonale dhe bashkiake.

• Numri i madh i pacienteve qe kerkojne konsulta specialisti ne spitalet universitare te Tiranes.

• Numri i paket i specialisteve eksperte mjekesore ne spitalet rajonale dhe bashkiake.

• Mundesite e pakta per edukimin ne vazhdim te mjekeve dhe personelit shendetesor ne


spitalet rajonale dhe bashkiake.

6) Perparesite e Telemjekesise:

PER PACIENTET

• Akses per sherbim specialistik cilesor ne zonat e largeta;

• Akses tek specialistet te shume pacienteve, pa nevojen e referimit;

• Ngarkese me e ulet e spitaleve per ndjekjen afatgjate te te moshuarve dhe te semureve


terminale.

PER MJEKET

• Diagnoze dhe trajtim me i mire;

• Akses me i mire tek te dhenat e pacienteve;

• Ndjekje e shpejte e pacienteve te dale nga spitali;

• Edukim ne vazhdim nepermjet videokonferencave.

PER SPITALET

• Ulje e numrit te vizitave dhe konsultave te panevojshme;

• Diteqendrim spitalor me i ulet dhe dalje me e shpejte e pacienteve;

• Zgjerim ne distance i sherbimeve, pa nevojen e ndertimit te infrastructures

7) Mediat Sociale
• Mediat sociale jane nje grup aplikimesh te mbeshtetura ne Internet mbi bazen ideo-
teknologjike 2.0, te cilat lejojne krijimin dhe shkembimin e ‚ permbajtjes se gjeneruar nga
perdoruesi ‘ (‚ user-generated content ‘).

• Mediat Sociale jane komunikim elektronik permes te cilave perdoruesit krijojne komunitete
online per te shkembyer informacion, ide, mesazhe personale dhe permbajtje te tjera.

Telemjekesia: Modeli
8) Mediat Sociale me te njohura

• Facebook (social networking)

• YouTube (video)

• Twitter (microblog)

• Linkedin (business networking)

• Foursquare (location)

• Pinterest (photographs)

Mediat Sociale ndryshojne vazhdimisht ne menyre dinamike mbi bazen e teknologjive dhe
websiteve te reja. Te gjitha Mediat Sociale kane aplikacione (Apps) per pajisjet mobile.

9) Tipat e Mediave Sociale

KOMUNIKIM

• Blogs (‚ web logs ‘)

• Social networking

• Microblog (‚ Twitter ‘ – mesazhe deri 140 karaktere )

BASHKEPUNIM

• Wikis

• Opinion/Ratings

MULTIMEDIA: Audio/Video/Fotografi

10) Disa mundesi perdorime te Mediave Sociale ne mjekesi

GRUPET MBESHTETESE TE SEMUNDJEVE KRONIKE

• Ndergjegjesim , mbeshtetje , edukim;

• Komunitet bloggers.
STILET E JETES DHE MBESHTETJE PER RUAJTJEN E SHENDETIT

• Plane dietash, seanca ushtrimore fizike.

GRUPET MBESHTETESE TE KUJDESIT SOCIAL

• Kujdes per te moshuarit dhe familjaret me semundje kronike.

11) Perdorimi i Mediave Sociale nga mjeket

• Prezantimi i praktikes dhe rekrutimi I pacienteve;

• Identifikimi i sherbimeve qe deshirojne pacientet;

• Komunikimi me mjeket e tjere;

• Komunikimi me pacientet;

• Perditesimi dhe edukimi ne vazhdim me te rejat mjekesore; me impaktin e teknologjise mbi


shendetin dhe ofrimin e sherbimit shendetesor;

• Rekrutimi i subjekteve te kerkimit shkencor

12) Informacioni shendetesor online

• 80% e perdoruesve te internetit mbledhin informacion shendetesor online.

• Mjeku duhet te edukoje pacientet sesi ta gjejne informacionin online.

• Mjeku duhet te listoje websidet e besueshme ne websitin e institucionit/klinikes.

• Mediat Sociale ofrojne mundesi te mira per mjeket per te pasur informacion te besueshem
online:

1. Nepermjet postimeve ne Twitter, faqen e Facebook ose Blog;

2. Kontributit ne website te rekomanduara, artikujve cilesore, blog-e, ne tema apo pyetje me


interes.

13) Parimet dhe etika e komunikimit ne Mediat Sociale

• Ruajtja e privatesise se pacientit dhe konfidencialitetit te te dhenave ne lidhje me te, ne


postimet online.
• Perdorje e profileve te ndara personale – profesionale.

• Shmangja e kerkesave per keshillim mjekesor online.

• Shmangja e kontakteve dhe komunikimit me pacientet aktuale apo te shkuar ne profilet


PERSONALE; cdo komunikim mjekesor duhet bere ne profilet PROFESIONALE!

• Diskutimet online per raste klinike konkrete duhen bere ne sisteme komunikimi te mbrojtura
me fjalekalim nga publiku.

• Asnje informacion i hedhur online nuk duhet te permbaje te dhena qe mund te identifikojne
pacientet.

• INFORMACIONI I HEDHUR NJE HERE ONLINE, MBETET ATY PERJETESISHT!

14) Perdorimi i pajisjeve mobile te komunikimit ne mjekesi

• Menaxhimi i informacionit ;

• Menaxhimi i kohes:

• Aksesi dhe ruajtja e te dhenave shendetesore;

• Komunikimi dhe konsultimi;

• Mbledhja dhe referimi i informacionit;

• Vendim-marrja klinike;

• Monitorimi i pacientit;

• Trajnimi dhe edukimi mjekesor.

Leksioni 6: Komunikimi Vizual ne Mjekesi


1)Forca e komunikimit vizual

„Nje pikture baraz me njemije fjale?“ – ne epoken e multimediave dhe komunikimit masiv ky
eshte realitet. Kerkimi shkencor mbeshtet idene se komunikimi vizual eshte me i fuqishem se ai
verbal, dhe qe njerezit e mesojne dhe ruajne informacionin e paraqitur vizualisht shume me
mire se sa fjalen. Ne komunikimin mjekesor ky parim eshte shume i rendesishem.

2)Komunikimi vizual

• Njerezit sot jo vetem komunikojne me shume vizualisht, por komunikojne edhe me mire
keshtu.

• Ndersa ne vecanti komunikimi vizual eshte me i mire se komunikimi verbal; kombinimi i te dy


menyrave te komunikimit eshte metoda me optimale, si psh. prezantimet e tipit MS Power
Point.

3. Perberesit e komunikimit vizual

• Grafiket, diagramat, skemat, tabelat, jane nje menyre e thjeshte e vizualizimit te


informacionit.

• Leksionet dhe prezantimet MS Power Point jane nje nga menyrat baze te kombinimit verbal
– vizual.

• Ngjyrimi, zakonisht me te kuqe eshte nje menyre e mire per te rritur deshiren per te lexuar
mbi 80% dhe ndikon pozitivisht ne motivimin dhe pjesemarrjen.

• Ngjyra e duhur ndikon ne masen deri ne 60% ne pranimin ose mos-pranimin e nje prezantimi
vizual.

• Imazhe vizuale te importuara si ikona, fotografi, piktura, video, animacione etj.

4) Parimet e Komunikimit Vizual

• Parimi Vijimesise – informacioni perthithet dhe ruhet me mire kur ne ekran kemi tekst dhe
imazhe.

• Parimi i Koherences – kujtesa e punes (afatshkurter) tek njerezit eshte shume e kufizuar,
keshtu ne cdo paraqitje duhet shmangur informacioni i parendesishem dhe duhet paraqitur ai
thelbesor.

• Parimi i Sinjalizimit – nepermjet nje sistemi shenjash, degjuesit drejtohen ne pikat me te


rendesishme te prezantimit.

• Parimi i Segmentimit – ndahet informacioni I nderlikuar ne pjese perberese te thjeshta.


5)Llojet e te menduarit

Te menduarit kreativ Te menduarit kritik

6) Teknikat e te menduarit kreativ

•‚ Brainstorming ‘ – ‚ Vrarja e mendjes ‘ –percakton teresine e problematikes dhe optimizon


rruget e zgjidhjes permes ideve te reja;

•‚ Bridging ‘ – ‚ Urezimi ‘ – i konsideron idete si trafikun ne nje ure, qe mund te shpejtohet,


ngadalesohet apo devijohet.

•‚ Six Thinking Hats ‘ – Teoria e Gjashte Kapeleve

7) Disa strategji te te menduarit kreativ

• Reflektimi ;

• Racionaliteti ;

• Vete-ndergjegjshmeria (‚ Self-awareness ‘);

• Ndershmeria ;

• Mendja e hapur dhe receptive `( Open-mindedness ‘)

• Disiplina ;

• Gjykimi i shendoshe .
8) Gjashte nivelet e sjelljes intelektuale

• DIJA E KUJTUAR

• TE KUPTUARIT

• APLIKIMI

• ANALIZA

• VLERESIMI

• SINTEZA KRIJUESE

9) Fushatat mediatike mjekesore

PUBLIKIMET MEDIATIKE

• Intervista mediatike me specialiste;

• Website informative dhe interaktive mjekesore;

• Numra telefonike apo Website emergjence apo takimi konsultash.

FUSHATA PROMOCIONALE

• Edukimi Mjekesor ne Vazhdim;

• Fushata ndergjegjesimi per publikun;

• Programe te ‚Check-up‘per publikun ;

• Organizim eventesh ne ditet e ndryshme nderkombetare te shendetit.

10) Barrierat e Komunikimit Mjekesor

• Informacion mjekesor i pamjaftueshem ;

• Shpjegim mjekesor i pamjaftueshem ;

• Mjekesi parandaluese dhe ‚ Check-up ‘ te pamjaftueshem ;

• Deshtim ne ndertimin e nje raporti komunikimi personal afatgjate mjek-pacient ;

• Ndryshimet socio-intelektuale ne menyren e komunikimit ;

• Mungese e komunikimit mjekesor empatik ne spital ;


• Mungese e respektit per privatesine.

11) Strategjite per tejkalimin e barrierave ne Komunikimin Mjekesor

• Perdorimi i nje gjuhe te thjeshte ne komunikim dhe simboleve dhe tabelave shpjeguese;

• Te degjuarit aktiv me vemendje, asistence dhe simpati;

• Krijimi i kushteve komode mjedisore institucionale dhe sociale per te gjitha kategorite e
personave, pa zhurma, ne respekt te tradites dhe diversitetit social dhe kulturor ;

• Ruajtja e strukturave organizative te thjeshta te sistemit shendetesor;

• Perdorim i mediave vizuale ne ndihme te promocionit te shendetit;

12) Disa teori te dizajnit vizual

• Teoria e ‚Gestalt‘ – ku shuma eshte me e madhe sesa pjeset e vecanta te marra sebashku,
proces qe truri e ploteson nepermjet afersise, ngjashmerise, vijimesise dhe plotesimit.

• Teoria e Semiotikes nepermjet natyres se trefishte: Ikone, Simbol dhe Tregues (‚Index‘).

• Teoria e Konstruktivizmit – krahasim ne kohe reale i nje objekti qe shikojme; me kujtesen


tone dhe objekte te tjera.

• Teoria Ekologjike – interpretimi i pamjes behet permes interpretimit te kodifikimit te


pejsazhit dhe lojes se drites.

• Teoria Konjitive – imazhet procesohen nepermjet nje procesi njohes dhe krahasues
identifikimi.

• Modeli Huxley- Lester – sipas te cilit mendimi dhe te paret (shikimi) jane nje proces i vetem e
i pandashem.

13)Disa mjete matese te efektshmerise se mesazhimit vizual

• Intervista me pacientet e grupit te interesit.

• Perdorimi i pyetesoreve ne lidhje me problemin perkates.

• Krahasimi statistikor i te dhenave mbi dijen e pacienteve para dhe pas kontaktit me mesazhin
vizual (poster, etj.).
• Numri i vizitave ne nje website mjekesor.

• Numri i aksesit ne nje media sociale.

Leksioni 8:Nocioni biologjik i semundjes dhe fusha me


interes te veçante te problemeve te shendetit
1) Shendeti &Vdekja-Definicioni
• Sipas ,World HealthOrganization (WHO) qe nga 1948, shendeti definohet si “gjendje e
mireqenies fizike, mentale, sociale dhe jo thjesht mungese e semundjeve apo dobesive”.
• Dy komponentet kryesore jane shendeti fizik dhe shendeti mendor.
• Vdekja definohet si nderpreje e pakthyeshme e funksioneve vitale, si ndalim permanent i punes
se zemres, frymemarrjes dhe aktivitetit biologjik te trurit.

2) Termi “Shendet ” i referohet:


• Statusit fizik;
• Mireqenies emocionale;
• Relacioneve nderpersonale;
• Funksionit intelektual;
• Gjendjes shpirterore;
• Seksualitetit.

3) Semundja: Definicioni
• Definicion: Semundja eshte nje gjendje jonormale, crregullim i nje strukture ose
funksioni, qe prek pjese ose nje organizem teresisht.
• Semundja eshte crregullim ose keqfunksion i trupit ose i mendjes, qe mund te shkaterroje
shendetin .
• Gjendje jonormale e nje organizmi, qe nderpret funksionet normale te trupit dhe manifestohet
me shenja dhe simptoma.

4) Semundjet Infektive
• Semundjet infektive shkaktohen nga mikroorganizma patogjene, si bakterie, viruse, parazite
ose mykoza; semundjet infektive mund te perhapen direkt ose indirekt, nga nje person te tjetri.

5) Metodat e transmetimit te semundjeve infektive


• Kontakti me sperkla
• Njihet edhe si rruga respiratore dhe eshte rruga me e zakonshme e transmetimit te shume
agjenteve infektive. Nqs. nje pacient me infeksione, kollitet ose teshtin prane nje individi tjeter,
mikroorganizmat patogjene mund te depertojne nepermjet siperfaqes mukoze te hundes, gojes
dhe syve.
• Semundjet e perhapura ne kete forme jane, Meningiti bakterial, Gripi, Tuberkulozi, Rubeola,
Shytat, Fruthi,Lija e dhenve etj.

6) Semundjet infektive: Transmetimi seksual


• Transmetimi ne kete rruge i referohet cdo semundjeje qe merret gjate aktivitetit seksual me nje
person tjeter, perfshire seksin anal, vaginal dhe me pak seksin oral. Transmetimi i semundjes
mund te perhapet nepermjet siperfaqes se kontaktit, nepermjet sekrecioneve dhe nepermjet
gjakut.
• Disa semundje qe perhapen ne kete rruge (te pakten): • HIV/AIDS • Klamydia • Verruket
gjenitale • Gonorrea • Hepatiti B • Sifilizi • Herpesi

7) Semundjet infektive: Transmetimi me kontakt direkt


• Semundjet qe transmetohen me kontakt direkt quhen semundje kontangioze.
• Keto semundje mund te transmetohen kur dy a me shume persona perdorin te njejtet rroba,
peshqire, shezlonge etj.
• Disa semundje qe mund te perhapen ne kete menyre jane: • Athlete's foot - Infeksion mykotik i
kembes • Impetigo • Sifilizi (rralle) • Lythat

8) Semundjet Infektive: Transmetimi Vektorial


• Nje vektor eshte nje organizem qe nuk shkakton vete semundje, por mund te transmetoje
infeksion, nepermjet patogjeneve nga nje bartes te nje i shendoshe.
• Psh, pickimi i mushkonjave, pickimi apo kafshimi i kafsheve, paraziteve (‘Deer ticks’) etj.

9) Semundjet jo - Infektive
• Semundjet jo infektive (njihen ndryshe si Noncommunicable diseases )jane semundje qe
nuk shkaktohen nga patogene dhe nuk transmetohen nga nje person te tjetri.
• Semundjet jo infektive mund te shkaktohen nga ambienti, deficiencat nutricionale, stili i
jeteses, trashegimi gjenetike etj. Ne krahasim me semundjet infektive, keto semundje nuk
transmetohen te te tjere me perjashtim te tejcimit gjenetik ne disa semundje te caktuara.

10) Semundjet infektive vs Jo-Infektive


• Historikisht, semundjet infektive kane qene shkaku kryesor i vdekjeve dhe vazhdojne te mbeten
te tilla ne disa vende te pazhvilluara ose ne zhvillim.
• Me zhvillimin e antibiotikeve dhe programeve vaksinuese, semundjet infektive nuk jane me
shkaku kryesor i vdekjeve ne vendet perendimore.
• Semundjet jo-infektive jane kthyer tani ne shkaktaret kryesor te mortalitetit ne vendet ne
zhvillim dhe ato te zhvilluara.
• Shkaqet kryesore te semundjeve jo-infektive jane gjenetike, ambientale, ose se bashku.

11) Semundjet gjenetike


• Cregullimet gjenetike shkaktohen nga gabime ne informacionin gjenetik, qe mund shkaktojne
semundje ne personat e prekur. Keto crregullime mund te jene:
• Ndryshime ne numrin e kromozomeve si psh. Sindroma Down.
• Nje defekt gjenetik shkaktuar nga mutacioni, si psh. Fibroza Kistike.

12) Semundjet Mjedisore


• Semundjet mjedisore jane nje kategori shume e gjere qe mund te vijne nga shkaktare te
evitueshem ose jo ambientale.Te tille faktore jane ushqimi, ndotja, rrezatimi diellor, stili jeteses
etj. Keto semundje nuk jane infektive dhe perfshijne:
• Shume tipe te semundjeve kardiovaskulare.
• Semundjet obstruktive pulmonare kronike qe shkaktohen nga duhanpirja.
• Diabeti i sheqerit i tipit 2.
• Malnutricioni I shkaktuar nga ushqimi i paket, ose ngrenia e ushqimeve te gabuara (psh
skorbuti; semundje qe vjen nga mungesa e vitamines C)
• Kanceri i lekures qe shkaktohet nga rrezatimi diellor.

13 )Semundjet e zemres
• Sipas Mayo Clinic semundjet kardiovaskulare jane vrastaret kryesore te shendetit ne vendet e
zhvilluara.
• Semundjet me te shpeshta kardiovaskulare perfshijne ataket kardiake, goditjet vaskulare te
trurit, hipertensioni arterial, aritmite, semundjet e lindura te zemres dhe disa semundje tjera jo
infektive te zemres.

14)Semundjet e veshkave
• Semundjet kronike te veshkave (IRK) jane semundje jo infektive qe kane prekur rreth 26
milion amerikane (rreth 8% e popullsise).
• Keto semundje vijne si rezultat i lodhjes dhe pamjaftushmerise se veshkave per te eliminuar
lendet e demshme nga trupi.
• Semundje te tilla si diabeti, hipertensioni arterial,l upusi,guret ne veshka, reni polikistik etj,
mund te demtojne strukturen dhe funksionin e veshkave dhe te shkaktojne IRK.

15)Semundjet mendore
• Semundjet mendore jane nje spekter i gjere semundjesh jo-infektive qe prekin cdo grupmoshe.
• Autizmi, ataket e panikut, semundjet maniako depresive, narkolepsia, depresioni, bulimia
nervoze, crregullimi bipolar dhe sindroma Asperger jane disa entitete te semundjeve mendore.

16)Semundjet kockore
• Semundjet jo infektive te kockave perfshijne osteoporozen, Semundjen Paget dhe
osteogenesis imperfecta.
• Osteoporoza paraqet kocka me densitet te ulur, fragile; me risk te larte per fraktura.
• Semundja Paget prezantohet me kocka qe rriten me teper dhe jane me te dobeta se normalisht.
• Osteogenesis imperfecta (OI) eshte semundje gjenetike joinfektive qe paraqitet kryesisht me
fraktura te shumta (kocka vulnerabile).
17)Semundjet e Muskujve&Artikulacioneve
• Semundjet e sistemit artikulo-muskular jo-infektive perfshijne fibromialgjine, artritin
reumatoid dhe guten.
• Fibromialgjia eshte semundje kronike e identifikuar me dhimbje dhe pika te ndjeshme ne te
gjithe indet e buta te organizmit.
• Artriti reumatoid prek mbi 1% te popullates boterore dhe prezantohet me dhimbje te
moderuara apo te renda artikulare.
• Guta eshte semundje jo-infektive e shkaktuar nga nivele te larta te acidit urik ne artikulacione
dhe manifestohet me dhimbje te forta artikulare; te shoqeruara shpesh me ethe dhe dobesi
trupore.

18)Diabeti i Sheqerit
• Diabeti eshte semundje e metabolizmit te karbohidrateve.
• Prek afro 10% te popullates boterore.
• Shkak i rritjes se sheqerit ne gjak behet pamjaftueshmeria e prodhimit dhe e veprimit te
insulines.
• Eshte semundje invalidizuese, nese nuk trajtohet ne kohen e duhur.
• Komplikacionet kronike te diabetit ndodhin me shpesh ne zemer, ene gjaku, nerva, sy, veshka
melci etj.

19)Semundjet Malinje
• Kanceri eshte semundje jo-infektive qe prek miliona njerez ne mbare boten. Ne SHBA (2016) u
shfaqen1.7 million raste te reja ne vit me 600,000 vdekje.
• Globalisht : 14milion raste te reja (2012)
Prevalenca e kancerit ne teresi -Kanceri i mushkerive - Kanceri i gjirit -Kanceri kolorektal -
Kanceri i lekures, -Ca prostates, -Ca tiroides, -Leukemia, -Ca pankreasit, -Ca veshkave.

20)Cfare eshte kanceri?


• Kanceri definohet si rritje e pakontrolluar qelizore.
• Karcinomat jane procese malinje te qelizave epiteliale dhe perbejne 90% te proceseve malinje.
• Sarkomat jane procese malinje te indit lidhor, muskular dhe kockor; jane te rralla.
• Leukemite dhe limfomat perbejne 8% te proceseve malinje me origjine nga qelizat e gjakut dhe
imunitare.
• Tumori eshte proliferim jo normal qelizor.
• Tumoret beninje zakonisht qendrojne ne vendin e origjines.
• Tumoret malinje zakonisht invadojne strukturat perrreth ose gjithe organizmin.

21)Biologjia e kancerit
• Keqfunksionim i sistemeve qe kontrollojne rritjen dhe vdekjen qelizore.
• Keqfunksionimet lidhen kryesisht me mutacionet gjenike qe kodojne keto sisteme.
22)Proliferimi qelizor & vdekja qelizore te Adultet
• Trupi njeriut (~70kg) permban1 x 1014 qeliza (100trilion).
• Cdo dite nga proceset apoptike vdesin 50 deri 70 bilion qeliza.
• Cdo dite ne humbim dhe zevendesojme rreth 1.5% te mases trupore. .
• Disa tipe qelizash intestinale mund te nderrohen rreth 4,400 here gjate jetes tone, cka perben
rreth 25 milje intestine.
• Qelizat epidermale nderrohen rreth 1,000 here dhe indi lidhor rreth 400 here gjate jetes.
• Palca kockore peshon rreth 1,5kg, koha e nderrimit eshte vetem 2 jave. Gjate gjithe jetes trupi
jone prodhon rreth 3 ton palce kockore.

!!!!Kush kontrollon rritjen dhe vdekjen qelizore?

Proteinat: -ONC (Oncogjenet) prodhojne protein (onkoproteina) qe promovojne rritjen.

-TS Supresoret Tumorale= protein qe inhibojne rritjen ose stimulojne vdekjen qelizore.

23)Cilet jane shkaqet e mutacioneve qe sjellin kancer?


• Viruset: HPV --> kancer cervical
• Bakteriet: H. pylori --> kancer gastrik
• Substancat kimike --> B[a]P -->kancer pulmonar.
• Rrezatimi UV dhe i jonizuar --> kancer lekure Mutacionet gjenetike mund te afektojne
onkogjenet ose supresoret tumoral; ose te dy se bashku.

24)Shumica e mutacioneve qe shkaktojne kancer nuk trashegohen


• Incidenca e kancerit ndryshon me moshen.
• Migrimi dhe ndryshimi i ambientit dhe stilit jetes mund te alteroje incidencen e kancerit.
• Binjaket identike nuk zhvillojne te njejtin tip kanceri.
• World Health Organization dhe American Cancer Society vlersojne se 60-90% e gjithe rasteve
me kancer jane nga faktore ambientale. [substancat kimike, dieta, aktiviteti fizik, rrezatimi
diellor, duhanpirja etj].
25)Mekanizmat mbrojtes biologjike te organizmit
• Mbrojtja biologjike ndaj semundjeve perfshin:
• Linjen e pare mbrojtese, ose rezistenca e jashtme Lekura, lotet, mukusi, peshtyma, ciliet,l
engu acid i stomakut dhe bakteriet e dobishme te traktit tretes.
• Linja e dyte mbrojtese ose rezistenca jospecifike: Trupi asgjeson cdo lloj agjenti te jashtem
qe invadon ne brendesi, psh. procesi I fagocitozes.
• Linja e trete mbrojtese ose rezistenca specifike: eshte pergjigja e sistemit imunitar ndaj
agjenteve specifike.

26)Ko-evolucioni Human-Mikrobial
• “Homo sapiens” (kane qene ) jane vulnerabel ndaj mikrobeve prej shekujsh.
• Evolucioni human ka qene i bashkeshoqeruar me evolucionin mikrobial.
• Fatkeqesisht njerezimi ka njohur humbje dhe katastrofa nga epidemite infektive .
• Edhe pse humanet kane evoluar se tepermi, aktualisht mbeten akoma vulnerabel ndaj
semundjeve. Kurre nuk mund t’i fshijme limitet ne ekosistem. Na pelqen ose jo, jemi pjese e
zinxhirit ushqimor.

27)Ko-evolucioni Human-Mikrobial
GJAHTARE/GRUPE Parazitoza, Zoonoza
VENDOSJA NE FSHATRA Intensifikim i infektimit nga zoonozat.
QYTETE PREINDUSTRIALE Endemi,fillimet e Epidemive.
QYTETE INDUSTRIALE Endemi, Epidemi, Pandemi.
SOT Semundje te lidhura me moshen, Semundje te reja

28)Malnutricioni
• Mireushqyerja eshte element shume i rendesishem per nje shendet te mire.
• Malnutricioni perfshin procesin e kequshqyerjes dhe marrjen me pakice dhe tepri te ushqimeve.
• Nenushqyerje konsiderohet deficienca e nje apo me shume elementeve ushqyes. Semundjet
tipike jane Marasmus qe ndodh te motaket ( deficience e rende energjitike) Kwashiorkor
(deficience e rende ne proteina).
• Kequshqyerja mund te jete e lehte, e moderuar dhe e rende.
• Organizmi pershtatet per nje periudhe te shkurter kohore me mungesat.
• Femijet e vuajne me shume nenushqyerjen energjitike, proteinike dhe vitaminike.

29)Malnutricioni
• Mbiushqyerja reflekton teprice energjetike kalorive qe merren me ushqim dhe atyre qe digjen.
• Mbiushqyerja sjell mbipeshe dhe obeziet, si forma me e rende e mbipeshes.
• Obeziteti po kthehet ne epidemi ne vendet e zhvilluara dhe ne zhvillim.
• Konstatohen 700 milion raste ne bote, nder te cilat 80 milion ne USA ose 33% e popullates.
• Obezieti eshte shkaktari i dyte per semundje malinje pas duhanpirjes.
• Obezieti eshte shkaku kryesor i semundjeve kardiovaskulare, aparatit lokomotor, diabetit, etj.
30)Efektet e ekspozimeve Respiratore
• Ekspozimi ndaj agjenteve te shumte ambientale shkakton demtime te renda te mushkerive dhe
aparatit respirator.
• Ndotja e ajrit me dioksid karboni, dioksid silici, monoksid karboni dhe hidrokarbure.
• Ekspozimi i gjate ndaj tymit te duhanit edhe pasivisht mund te shkaktoje semundje respiratore.
• Thithja e grimcave te pluhurit, te fibrave te ndryshme, te asbestit dhe te reres mund te japin
semundje inflamatore & profesionale pulmonare.

31)Rezistenca ndaj Antibiotikeve


• Rezistenca mikrobike eshte mospergjigja ndaj agjenteve antimikrobial ne doze standarte.
• Fenomen biologjik natyral i pashmangshem.
• Rezistenca mikrobike eshte proces i ngadalte, i kthyeshem ose i pakthyeshem.
• Shkaku me i shpeshte qe ndodh eshte keqperdorimi i antibiotikeve.
• Moszgjedhja e antibiotikut korrekt, mosmarrja e dozes se duhur, moszgjatja e duhur ne kohe,
aderenca e keqe nga perdoruesit.

32)Plakja: Karakteristikat e procesit te plakjes


–Eshte proces universal;
–Ndryshimet ndodhin ne vete organizmin;
–Procesi ndodh ngadale;
–Procesi kontribuon ne deficite.

33)Plakja biologjike e ndare ne 3 tipe:


– Plakja primare
• Eshte bazike, ndodh te te gjithe, e pashmangshme dhe specifike nga gjenetika dhe proceset e
programuara te plakjes.
– Plakja sekondare
• Eshte produkt influences ambientale, veseve te ndryshme, ose semundjeve jo te
pashmangshme, qe nuk prekin gjithe popullaten.
– Plakja terciare
• I referohet deficitit te shpejte ne vitet e fundit para vdekjes.

!!!! Teorite Biologjike te Plakjes : Plakja e programuar dhe Eventet e rastesishme


Leksioni 9: Krijimi i nje marredhenieje korrekte Mjek –
Pacient
1)Faktoret Sociale dhe Kulturale ne Kujdesin Shendetesor
Sistemet efektive te kujdesit shendetesor marrin parasysh:
1. Perceptimin njohes te njerezve per semundjen dhe shendetin;
2. Sjelljet dhe zakonet individuale qe ndikojne shendetin;
3. Perceptimin e ofruesit te kujdesit shendetesor nga komuniteti ku punon;
4. Bashkeveprimin e kultures me mjedisin, ekonomine dhe politiken per te ndikuar mbi
shendetin.

2)Perkufizimi i kultures
• Kultura eshte nje sistem te integruar te mendimeve dhe sjelljeve te perbashketa per nje grup
njerezish.
• Kultura ndryshon ne grupe te ndryshme lokale dhe bashkejeton me ndryshime individuale ne
persona te ndryshem.
• Kultura vetevleresohet dhe eshte e qendrueshme, duke evoluar njekohesisht.
• Kultura ka ndikim te madh ne jeten personale dhe kontribuon ne pasurimin e eksperiences
njerezore.

KULTURA SHERBEN SI NJE PLATFORME PER ORGANIZIMIN E PROCESEVE


SOCIALE DHE PSIKOLOGJIKE; NJELLOJ SI SISTEMI GJENETIK OFRON NJE
PLATFORME TE TILLE PER ORGANIZIMIN E PROCESEVE ORGANIKE.

3)Faktoret sociale
Jane tregues qe percaktojne ndryshimet madhore ndermjet grupeve te njerezve ne nje shoqeri te
dhene:
• Edukimi;
• Te ardhurat dhe punesimi;
• Prejardhja etnike dhe raca;
• Feja;
• Perkatesia Politike;
• Rajoni gjeografik.

4)Pabarazia shoqerore
• Kultura dhe mireqenia sociale nuk jane e njejta gje.
• Nje shoqeri mund te perbehet nga shume kultura.
• Te gjithe njerezit kene nevoje per:
1. Ushqim
2. Veshje
3. Mjedis banimi
4. Paqe dhe drejtesi shoqerore
5. Dashuri
• Aksesi ne faktoret e mesiperm ndikon drejt per drejt shendetin dhe kujdesin shendetesor

5)Ndikimi i faktoreve sociale dhe kulturale mbi semundjen dhe shendetin


Sociologet pervijojne qarte dallimin ndermjet te qenit i semure dhe semundjes:
1. Te qenit i semure perben ndikimin e faktoreve sociale dhe kulturale ne perjetimin e
crregullimeve, patologjive dhe semundjeve.
2. Semundja eshte procesi fiziologjik i patologjise (fiziopatologjia).
3. Platforma ideore qe perqendrohet tek te qenit i semure (‚illness‘) quhet modeli socio-
kultural.

6)Modeli socio-kultural i shendetit


Faktoret socio-kulturale te lartpermendur ndikojne ne:
1. Eksperiencen dhe perkufizimin personal te shendetit dhe te te qenit i semure.
2. Aksesin ne kujdesin shendetesor.
3. Pergjigjen ndaj semundjes, dhimbjes, paaftesise dhe sherimit.
4. Pritshmerite ndaj opsioneve te ndryshme te trajtimit.
5. Ecurine e shendetit.
Faktoret socio-kulturale ndikojne ne te njejten mase edhe mbi metodiken e punes te ofruesve te
kujdesit shendetesor

!!!!Njohja e sjelljes humane !!!Teorite e njohjes ne kontekstin socio-kultural

7)Parimet e Natyralizmit
• Shendeti dhe semundja jane shume faktoriale dhe percaktohen nga nje individ apo grup
shoqeror duke ndervepruar me gjithe mjedisin.
• Ka shtigje te shumefishta dhe te njekohshme qe konvergojne dhe nderveprojne per te
percaktuar ecurine e shendetit.
• Te dhenat, si psh. incidenca e semundjeve jane indikatore te proceseve shume komplekse, qe
nuk mund te maten me saktesi.

8)Pozitivizmi – Modeli i Semundjes


• Mbeshtetet ne metodat shkencore, matjet e sakta dhe statistiken.
• Sheron duke pershkruar me hollesi sesi funksionon organizmi dhe si shfaqen semundjet.
• Evidenton shtigje dhe mekanizme qe jane qartas te modelit shkak – pasoje.
• Perdoret nga mjekesia e pergjithshme, farmacia, infermieria dhe kerkimi i mirefillte shkencor.
• Sistem racional qe i ka dhene kujdesit shendetesor besueshmeri dhe efektivitet, duke
parandaluar dhe ulur semundshmerine dhe vdekshmerine ne gjithe boten.

9)Kufizimet e modelit te semundjes


• Metodologjia sasiore laboratorike aplikohet me veshtiresi ne studimin e faktoreve komplekse,
si psh. sjellja e njeriut.
• Njerezit mund te mos i pranojne teorite shkencore te semundjeve apo mjekimit.
• Pozitivizmi nuk trajton faktoret e paparashikueshem qe ndikojne shendetin, si psh. historine
dhe politiken.
• Pozitivizmi nenvlereson organizimin shoqeror si faktor kryesor ne perhapjen e semundjeve.

10)Modeli i perzier – Mjekesia Ndersdisiplinare


• Shkencat e shendetit bashkojne modelin socio-kultural me semundjen:
Mjekesia Sociale
1. Aplikon mjekesine, antropologjine, ekonomine, politiken, shkencat e mjedisit dhe gjeografine;
2. Studion barazine dhe drejtesine sociale dhe kushtet ekonomike shoqerore te lidhura me
shendetin dhe semundjet.
Mjekesia Bihejviorale (e sjelljes)
1. Perdor metoda psikologjike per permiresimin e sjelljes dhe mendimeve;
2. Synon ndryshimin pozitiv te menyres te jeteses, keshillimin psikologjik dhe mbeshtetjen
edukuese sociale.
Shendeti Publik
1. Promocioni i shendetit;
2. Parandalimi i semundjeve;
3. Edukimi shendetesor;
4. Politikat shendetesore.

11)Analiza e perqasjeve te ndryshme kulturale ne mjekesi


• Ecuria e shendetit percaktohet nga nje konvergim faktoresh sociale, kulturale dhe biologjike.
• Marredhenia korrekte Mjek – Pacient mund te pasurohet shume duke marre parasysh kuptimin
e pacienteve per shendetin dhe te qenit i semure.
• Ka shume perqasje antropologjike per pershkrimin e percaktuesve sociale dhe kulturale dhe
raportit te tyre me shendetin.
• Mjekesia eshte vete nje kulture e vecante me rolet e veta sociale; besimet dhe praktikat e veta.
12)Ndjeshmeria kulturale dhe multikulturalizmi
• Ndjeshmeria kulturale eshte aftesia per te qene i hapur ndaj te mesuarit dhe pranimit te
grupeve te ndryshme kulturale.
• Multikulturalizmi eshte njohja e faktit qe shoqeria eshte multikulturale. Mbi kulturen
dominante mund te ekzistojne shume kultura te bazuara mbi grupet etnike; te orientimit seksual,
gjeografise, fese, gjinise dhe klasave shoqerore.

13)Perqasja kulturale racionale ndaj pacienteve (1)


1. Metoda e komunikimit: Identifikohen metodat e preferuara te komunikimit te pacientit;
perfshire edhe pranine e perkthyesit, apo simboleve vizuale ikonike, kur eshte e nevojshme.
2. Barrierat gjuhesore: identifikohen barrierat e mundshme gjuhesore, alfabetizmi; duke ofruar
edhe zgjidhjet.
3. Identifikimi kultural: pas te cilit kerkohet ndihma e strukturave te specializuara, shoqatave
etj.
4. Te kuptuarit: eshte proces i dyfishte qe perfshin pacientin dhe te afermit ne lidhje me te
kuptuarit prej tyre te situates shendetesore te pacientit.

14)Perqasja kulturale racionale ndaj pacienteve (2)


5. Besimi fetar dhe shpirteror: identifikohet dhe kontaktohet e sigurohet mbeshtetja e
nevojshme.
6. Marredhenia e besimit: verifikim i dyfishte nese pacienti dhe te afermit kane besim tek
ofruesit e kujdesit shendetesor, duke vleresuar edhe gjuhen verbale dhe ate jo-verbale (trupore).
7. Konvaleshenca dhe sherimi: verifikim i dyfishte nese pacienti dhe te afermit kane
keqinterpretime apo pritshmeri jo-realiste mbi personelin shendetesor, trajtimin apo procesin e
sherimit.
8. Dieta: Dhenia e zgjidhjes per tiparet diverse te lidhura me kulturen te dietes.

15)Perqasja kulturale racionale ndaj pacienteve (3)


9. Vleresimi i gjendjes se pergjithshme: duhet bere gjithnje me ndjeshmeri kulturale.
10. Vleresimi i gjuhes trupore nepermjet kontaktit synor dhe ruajtjes se hapesires personale dhe
privatesise/modestise.
11. Gabimet e personelit shendetesor: gjithnje ekzistojne paragjykime dhe njeanshmeri tek
personeli, te cilat duhen njohur dhe ekzaminuar me kujdes.
Komunikimi efektiv, njohja dhe leximi i gjuhes trupore, marrja parasysh e kendveshtrimit te
pacientit per semundjen mbeten aspekte shume te rendesishme te kujdesit mjekesor bashkekohor.

16)Perqasja kulturale racionale ndaj pacienteve (4)


• Verifikohet me kujdes prania ose jo e handikapeve dhe paaftesive.
• Verifikohen dhe adresohen me kompetence ndjeshmerite/besimet e lidhura me:
1. Lindjen, vdekjen;
2. Disa mjekime, produktet e gjakut;
3. Lutjen; meditimin dhe adhurimin;
4. Pergatitjen e ushqimit; veshjen; objekte te vecanta dhe praktikat gjinore.

17)Tiparet e kujdesit shendetesor te bazuar ne respektimin e kultures dhe diversitetit


• I sigurt • Efektiv • I fokusuar tek pacienti • Ne kohe reale • Efikas • I barabarte per te gjithe

18)Kompetenca kulturale e mjekut


• Ndergjegjesimi kultural (vete-reflektim per njeanshmerine personale)
• Dija kulturale (marrja e informacionit per kultura te ndryshme)
• Aftesia (‚skills‘) kulturale (vleresim i kultures se pacientit)
• Takimet kulturale (eksperienca personale me paciente te kulturave te ndryshme)
• Deshira kulturale (per te punuar me efektivitet me kulturen e pacientit)

19)Shprehjet e qarta te diversitetit kultural


• Feja • Grupi etnik • Raca • Kombesia (gjuha) • Gjinia

20)Shprehjet me pak te qarta te diversitetit kultural


• Mosha
• Edukimi dhe shkollimi
• Levizshmeria dhe handikapet e mundshme.
• Perkatesia klasore shoqerore
• Orientimi seksual

21)Kompetenca rreth diversitetit kultural


Vemendje dhe ndjeshmeri per praktikat dhe besimet personale te pacientit rreth:
• Ushqime, pije,veshje ose objekte te vecanta;
• Shmangje e disa ushqimeve, njerezve apo vendeve;
• Rituale zakonore per trajtimin e semundjeve;
• Pranon pacienti te marre mjekime, edhe nese nuk e ndien veten te semure?
• A merr pacienti vete mjekime, apo dicka tjeter qe e ndihmon te ndihet mire?
• Cili i merr vendimet rreth kujdesit per shendetin ne familjen e pacientit?
• A trajtohen semundjet ne shtepi apo nga nje anetar i komunitetit?

Leksioni 10: Komunikimi i riskut ne mjekesi dhe


praktiken e kujdesit shendetesor
1)Perkufizimi i Komunikimit te Riskut
• Komunikimi i Riskut eshte nje perqasje e bazuar ne te dhena per te komunikuar me publikun
per situata te rrezikshme.
• Ne situatat e rrezikut shendetesor, informacioni i shperndare mund te jete veshtire te
kuptohet apo aksesohet.
• Ne situatat e rrezikut shendetesor, publiku behet konfuz mbi nivelin e besueshmerise dhe
gjetjen e informacionit, si edhe veprimet e duhura ne situaten konkrete.

2)Komunikimi i Riskut ne situatat jo-emergjente


• Masat mbrojtese paraprake (‚ Precaution Advocacy ‘): institucionet e shendetit publik
synojne te rrisin profilin dhe pranine mediatike te rrezikut; psh. ne lidhje me nevojen e
vaksinimit. Kjo strategji kerkon t‘i beje njerezit me te ndergjegjshem per nevojen e veprimeve
konkrete per rreziqet qe ata nuk i marrin seriozisht.
• Menaxhimi i Cenimit (‘Outrage Management’): Publiku mund te jete i shqetesuar per
rreziqe shendetesore, qe nuk jane serioze. Teknika te ndryshme komunikimi kane si qellim te
pakesojne friken dhe shqetesimin e publikut, duke shperndare informacion te sakte dhe lehtesisht
te aksesueshem.

3)Detyrat e mjekut ne raport me shendetin publik


• Te komunikoje efektivisht me individet, familjet, grupet shoqerore, komunitetet dhe koleget.
• Te interpretoje dhe te shpjegoje informacionin per audiencat profesionale, jo-profesionale
dhe komunitare.
• Te mobilizoje individet dhe komunitetin duke perdorur mediat e duhura, perfshi edhe ato
sociale; resurset e komunitetit dhe teknikat e marketingut social.
• Te perdore me efikasitet teknologjine bashkekohore per te komunikuar me efektivitet.

4)Objektivat ne situatat e riskut shendetesor


• Te rritet te kuptuarit e rrezikut nga audienca dhe te informohet per veprimet e duhura:
rritja e te kuptuarit pakeson friken, qeteson apo parandalon cenimin e publikut dhe i nxit per
veprimin e pershtatshem.
• Te ndertohet nje nivel i larte besueshmerie me kalimin e kohes: njerezit zakonisht e marrin
informacionin mbi rreziqet e shendetit nga miqte, familja dhe te afermit, fqinjet, mediat, grupet e
interesit mediat sociale dhe agjensite shteterore. Keto burime te ndryshme shpesh jane
kontradiktore dhe niveli i besueshmerise ka shume rendesi per te ndikuar pozitivisht tek
publiku

5)Parimet baze te komunikimit te riskut shendetesor


• Vertetshmeria: lajmet e rreme e rritin cenimin dhe shqetesimin e publikut dhe pakesojne
besueshmerine ne te gjitha nivelet (personale, institucionale; te informacionit dhe te procesit).
• Dobia: i referohet pergjigjes ndaj shqetesimeve te audiences me informacion te pershtatshem
dhe kuptueshem. Komunikimi i paefektshem, ne te kundert, e rrit shqetesimin e publikut.
• Qartesia: mesazhi komunikues informativ duhet te jete i thjeshte, konciz dhe i qarte, duke
theksuar veprimin e duhur dhe pasojat e mosveprimit.
• Bashkeveprimi aktiv: mjeku duhet te ndertoje marredhenie afatgjata komunikimi korrekt me
publikun.
• Dispozicioni: Mjeku duhet te jete gjithnje ne dispozicion te publikut per te ofruar ne cdo kohe
sqarime dhe interpretim mbi informacionin; vecanerisht ate online.

6)Struktura e Komunikimit te Riskut


Identifikimi dhe te kuptuarit e publikut;
Analiza e Informacionit;
Organizimi i informacionit;

Perfshirja e publikut.
Bilanci dhe rivleresimi i strategjise se komunikimit

7)Identifikimi dhe te kuptuarit e publikut


• Studimi i nen-popullatave; grupeve demografike; zonave gjeografike etj.
• Studimi i dijeve bashkekohore per problemin (rrezikun).
• Burimet kryesore te informacionit.
• Perceptimet, prioritetet dhe vlerat.
• Faktoret ndikues te besueshem.
• Barrierat per komunikimin e efektshem.

8)Analiza e informacionit
• Shqetesimet kryesore te publikut.
• Historiku i rrezikut.
• Burimet e informacionit: aksesi dhe besueshmeria.
• Perceptimet e gabuara, legjendat urbane etj.
• Informacioni konfuz.
• Pikepamjet e kunderta.

9)Organizimi i informacionit
• Protokollet e zedhenesve dhe lektoreve.
• Deklarimet kryesore te mbajtura.
• Zhvillimet e mesazhit kryesor te fushates.
• Magazinimi dhe ruajtja e informacionit.
• Trajnimi dhe pergatitja e zedhenesve dhe lektoreve.

10)Perfshirja e publikut
• Mjetet e komunikimit (mediat, Interneti, takimet individuale ose publike, telefonatat, letrat
dhe mesazhet per njerezit e prekur, intervistat ne radion dhe TV, etj.).
• Komunikimi verbal dhe jo-verbal.
• Marrja parasysh e llojeve te ndryshme te te mesuarit.
• Marrja dhe pergjigjja ndaj feedback-ut.
• Pergjigjet ndaj shqetesimeve te publikut.
• Ndjekja e bashkeveprimeve, problemeve dhe zgjidhjeve.
11)Pergatitja etike e procesit te Komunikimit te Riskut
Komunikimi i Riskut eshte nje proces; jo nje event dhe ka keto pjese perberese etike:
• Pergatitja
• Praktika dhe trajnimi mbi parimet e meposhtme:
1. Njohja e thelle e problemit;
2. Pergatitja e mire;
3. Percaktimi i mundesive te komunikimit;
4. Ndershmeria, lirshmeria dhe sinqeriteti;
5. Te qenit i dobishem, bashkepunues dhe ne kohen e duhur;
6. Empatia, mos te gjykuarit dhe pranimi i shqetesimit;
7. Fokusimi perpara, drejt se ardhmes;
8. Te qendruarit brenda zones se ekspertizes;
9. Te kuptuarit se cdo gje ‚rregjistrohet‘ nga publiku;
10. Menaxhimi i komunikimit jo-verbal dhe besueshmerise;
11. Kombinimi i te folurit dhe te degjuarit

12)Perkufizimi i eventeve te krizes ne Shendetin Publik


Kercenimi i Shpejte i Shendetit Publik: eshte nje incident, gjendje apo agjent, qe me pranine e
tij ofron mundesine te demtoje shpejt popullaten e ekspozuar; mjaftueshen sa per te shkaktuar nje
krize shendetesore.
Kriza e Shendetit Publik: eshte nje rrjedhe ngjarjesh pas kercenimit te shendetit publik, ku
koha e kufizuar e pergjigjes dhe shkalla e larte e paqartesise con ne mbingarkesen e sistemit
shendetesor dhe cenimin e autoritetit shendetesor

13)Disa perkufizime shtese


• Te gjitha krizat e shendetit publik jane gjithashtu edhe kriza te komunikimit mjekesor.
• Epidemite mund te zhvillohen pa shkaktuar krize, dhe krizat mund te zhvillohen pa u
shkaktuar epidemi.
• Kriza terheq vemendjen e tepruar te publikut dhe mediave sepse ekziston nje paragjykim
rreth ‚ tolerances zero ‘ per infeksionet dhe shendeti perceptohet si perparesia absolute
sociale; shoqeruar me friken nga pasojat afatgjata dhe rrezikun e pandemive globale.

14)Pranimi i rrezikut dhe siguria


Pranimi i rrezikut eshte funksion i:
• Perceptimit individual;
• Perceptimit shoqeror;
• Mjedisit kultural;
• Perfitimeve nga rreziku;
• Kostos se parandalimit te rrezikut.
Siguria eshte relative: • Eshte nje gjykim mbi pranueshmerine e rrezikut.
‚Nje aktivitet konsiderohet i sigurt kur rreziqet e tij konsiderohen te pranueshme‘.
15)Karakteristikat e krizes te Shendetit Publik
• Paqartesia mbi shkakun, evoluimin dhe rreziqet.
• Parimi parandalues: parandalimi i rrezikut nepermjet masave te marra, edhe perpara studimit
shkencor te rrezikut.
• Gjasat dhe besueshmeria biologjike: shkaku i hamendesuar quhet ‚fajtor, deri sa te provohet
pafajesia‘.
• Amplifikimi mediatik: shendeti publik eshte gjithnje ne qender te vemendjes.

16)Elementet perberes te krizes te Shendetit Publik


• Njohuri te pakta mbi semundjen.
• Mungesa e mjekimit apo trajtimit per semundjen.
• Veshtiresi ne diagnozen e semundjes.
• Mungese e informacionit te besueshem.
• Prani e vektorit perhapes te semundjes (mikroorganizma, lende toksike, ushqime te
kontaminuara, etj.).
• Menaxhim i manget ose i pandershem nga autoritetet shteterore.

17)Menaxhimi i krizes se Shendetit Publik


• Qellimi eshte te minimizohen demet e mundshme.
• Menyra me e mire per te minimizuar demet eshte pergjigjja e menjehershme dhe e
pershtatshme.
• Koordinimi i institucioneve pergjegjese ne nivel kombetar eshte i domosdoshem.
• Hartimi i nje Plani Krize te Shendetit Publik.
• Hartimi i legjislacionit, bazave te te dhenave, udhezuesve klinike te emergjences, trajnimeve,
masave parandaluese etj.

18)Strategjia e menaxhimit te krizes te Shendetit Publik


• Qartesimi i roleve dhe pergjegjesive.
• Nxitja e zbulimit dhe mbikqyrjes se shpejte te shkaktarit.
• Kufizimi i shperndarjes se shpejte dhe impaktit te shkaktarit.
• Mbajtja lart e ndergjegjesimit te publikut dhe lehtesimi i pranimit te strategjise se aplikuar
nga ana e publikut.
• Kryerja e studimeve te pershtatshme per te mbeshtetur shkencerisht pergjigjen ndaj krizes.

19)Pese deshtime te Komunikimit te Riskut


• Mesazhe te perziera dhe te paqarta.
• Informacioni i vonuar.
• Qendrimet paternaliste dhe minimizuese te rrezikut.
• Mos kundershtimi ne kohen e duhur i miteve dhe qendrimeve mohuese te rrezikut.
• Prania e njekohshme e disa burimeve te informacionit nga autoritetet shendetesore.
20) Pese suksese te Komunikimit te Riskut
• Menaxhimi me sukses i riskut reputacional dhe besueshmerise.
• Shprehja e mirkuptimit dhe empatise.
• Tregimi i kompetences dhe ekspertizes.
• Ruajtja e ndershmerise dhe transparences.
• Demonstrimi i pergjegjesise dhe perkushtimit.

21)Gjashte parime te menaxhimit te suksesshem te krizave te shendetit


• Te jeni te paret.
• Te keni te drejte.
• Te jeni te besueshem.
• Te shprehni empati dhe mirekuptim.
• Te jeni aktive ne veprime.
• Te tregoni respekt.

22)Psikologjia e krizes te Shendetit Publik


Manifestimet negative te stresit traumatik ne nje situate krize te shendetit publik perfshijne:
• Efekte emocionale: shok; frike; tmerr; irritim; ndjenje faji; trishtim; mpirje emocionale; inat
etj.
• Efekte konjitive: crregullime te vemendjes; te vendim marrjes; te kujteses; konfuzion;
makthe; shqetesim; preokupim; vete fajesim etj.
• Efekte fizike: lodhje; pagjumesi; dhimbje fizike; dhimbje koke etj.
• Efekte nderpersonale: konflikte dhe mbyllje sociale; pakesim i aftesive per pune; mosbesim;
alienacion etj.
Manifestimet pozitive te stresit traumatik perfshijne:
• Altruizem; ndihme reciproke; nxitje personale dhe vete vleresim i shtuar; ndjesi pozitive te
punes ne grup etj.

23)Nente etapat e pergjigjes ndaj krizes


1. Verifikimi i gjendjes dhe mbledhja e te dhenave.
2. Kryhet organizimi i brendshem i ekipit te krizes.
3. Behet vleresimi i vazhdueshem i planit te krizes.
4. Percaktohen figurat drejtuese administrative dhe shkencore.
5. Pergatitet informacioni dhe merren miratimet e nevojshme.
6. Shperndahet informacioni ne media, publik dhe partneret permes kanaleve te caktuara te
komunikimit.
7. Merret feedback-u dhe kryhet vleresimi i pergjigjes ndaj krizes.
8. Vazhdon edukimi i publikut pergjate zhdukjes se krizes.
9. Monitorohen eventet e kryera dhe puna e bere.
11. Empatia dhe “Komunikimi Empatik”
1)Empatia dhe „Empatia Klinike‟
“Akti i njohjes korrekte te gjendjes emocionale te tjetrit pa perjetuar vete ate gjendje.”
Society for General Internal Medicine, 1999

Pacientet konsiderojne Empatine si komponenten baze te marredhenieve terapeutike dhe


faktor kyç ne percaktimin e tyre te „Kualitetit‟ te Kujdesit Shendetesor.
Pacientet dhe mjeket listojne Empatine si nje prej elementeve themelore te metodologjise
„pacienti ne qender‟ ne ofrimin e kujdesit shendetesor, dhe si nje komponent te rendesishem te
profesionalizmit. Pothuaj 80% e pacienteve do e rekomandonin nje mjek empatik tek nje i
njohuri i tyre.

Konceptin e Empatise e futi ne mjekesi Tichener perpara nje shekulli, por fitoi qytetarine pasi
Karl Rogers botoi “On Becoming a Person”, me 1961. P
rej atehere eshte shkruar shume per dy funksione te Empatise:
• Funksionaliteti i saj ne marredhenien mjek-pacient
• Roli i saj ne kontekstin psiko-terapeutik.
Empatia lehteson ndertimin e marredhenies se besimit dhe biseden pa barriera, si edhe ka efekt te
drejtperdrejte terapeutik.

2)Empatia perdor „ Arsyetimin Asociativ ‟


Nje mjek i intonuar ne marredhenien me pacientin ka nje instrument shtese te identifikimit te
fjales se duhur per karakteristikat e pacientit qe ka perballe.

Empatia eshte nje menyre perjetimi e hulumtimit te gjendjes emocionale te tjetrit.


Eshte nje aktivitet „Perceptimi‟ qe operon bashkarisht me hetimin llogjik.
Kur Empatia shihet si bashkerenduese me reagimet emocionale na vendos perballe nje problemi
te rendesishem: Emocionet jane pergjithesisht jashte kontrollit imediat te njerezve. Sidoqofte, jo
rralle, „Rezonimi Emocional‟ ndodh kollaj. Nga ana tjeter tek doktori i tejngarkuar e i lodhur kjo
lloj pergjigjeje mund te mungoje.

3) 8 Definicionet e Empatise - Daniel Batson.


1. Knowing another persons internal state, Including thoughts and feelings
2. Adopting the posture or matching the neural responses of an observed other
3. Coming to feel as another person feels
4. Intuiting or projecting oneself into another's situation
5. Imagining how another is thinking and feeling
6. Imagining how one would think and feel in the other's place
7. Feeling distress at witnessing another person's suffering
8. Feeling for another person who is suffering (empathic concern) An otheroriented emotional
response elicited by and congruent with the perceived welfare of someone in need. Includes
feeling sympathy, compassion, tenderness and the like (i.e. feeling for the other, and not feeling
as the other)
" The Social Neuroscience of Empathy, These Things Called Empathy

4) 3 Armiqte kryesore te Empatise


1.Ankthi - (presioni i kohes llogaritet ne shtimin e ankthit)
2.Shume mjeke nuk e konsiderojne emocionalitetin e pacientit si pjese e punes se tyre per
shendetin.

3.Tensioni mjek-pacient dhe emocionet negative bashkeshoqeruese

Fox dhe Lief = “ Detached Concern ” (Merak i plote, por nga Distanca).
“E njejta distance qe i mundeson studentit te mjekesise te hape kadavrat pa iu neveritur e lejon
mjekun te degjoje ne menyre empatike pa u perfshire emocionalisht.”

Blumgard = “ Neutral Empathy ”


“Mjeku Neutralisht Empatik do beje gjithe c’duhet bere pa ndjere dhimbjen shpirterore,
trishtimin apo emocione te tjera te veshtira per t’u kaperdire.”
!!!!We are not thinkin machines that feel; rather, we are feeling machines that think.
Antonio Damaso

Studentet e Mjekesise
• Shumica derrmuese kane kapacitet per Empati.
• Studentet e mjekesise e nisin shkollen me nivele te ngjashme apo edhe me te larta se
bashkemoshataret
• Niveli i empatise bie pergjate viteve te shkolles.
Erozioni i Empatise i eshte atribuuar:
• Kurrikula dhe Tradita qe promovon „objektivizimin e pacientit‟
• Shtimi i ngarkeses per te mesuar
• Keqtrajtimi prej supervizoreve
• Mungesa e mbeshtetjes emocionale
• Niveli i larte i Burn-Out, distresi personal, ankthi dhe depresioni.

„Empatia Klinike eshte nje element i rendesishem i cilesise ne kujdesin shendetesor.


Komunikimi Empatik shoqerohet;
• Rritje te „kenaqesise se pacientit
• Rritje te aderences ndaj trajtimit
• Reduktim te ankimimit per keq-mjekim
• Rritje te “Health Outcomes”
Per mjekun:
• Reduktim te Burn-Out, distresit personal, ankthit dhe depresionit
• Rritje e nivelit te mireqenies psikologjike dhe kenaqesise se jetes.
5)Flasim per Empatine ne tre nivele:
• Si Qendrim (attitude) - Afektive
• Si nje Zotesi (competency) - Konjitive
• Si nje Sjellje (behaviour) – Veprimtari

6)Qendrimi lidhet me standartet morale ne mendjen e doktorit, te tipit:


• Rrespekti per autenticitetin e tjetrit
• Interesi per Tjetrin
• Receptiviteti
• Paanesia.
Keto jane standarte te formesuara tek mjeku prej:
• Zhvillimit te tij personal
• Proceseve te shoqerizimit ku eshte rritur a ku jeton
• Edukimit te tij mjekesor
• Eksperiencave me pacientet.

7)Zotesia perfshin:
• Aftesia empatike (depertimi per te marre informacionin e duhur)
• Aftesia komunikative (planifikimi, implementimi, monitorimi dhe vleresimi emocioneve dhe
mendimeve)
• Aftesia per te ndertuar marredhenie besimi (per te siguruar rezonim emocional

8)Sjellja ka komponente Afektive dhe Konjitive.


Komponentja Konjitive perfshin aftesi verbale e jo-verbale
Komponentja Afektive i sherben identifikimit te gjendjes dhe reagimit emocional.
Pas ketij momenti identifikues, mjeku, nepermjet veprimeve/sjelljeve te tij arrin te reflektoje (ose
jo) e te komunikoje (ose jo) kuptimshmerine e tij ndaj pacientit.

Tradita ne Mjekesine Klasike e ka konsideruar Empatine Konjitive (intelektuale) si te


dobishme, kurse Empatine Afektive si „Potencialisht te Rrezikshme‟ duke sugjeruar
kufizimin e ekspozimit ndaj „emocioneve te renda‟.
Studime te pak viteve te fundit demostrojne se frika ndaj rrezikshmerise se Empatise Afektive
nuk eshte e mbeshtetur sepse jane faktore te tjere ata qe shkaktojne distresin tek mjeket.
Pacientet, nga ana tjeter e identifikojne kollaj rezonimin emocional.

Neuroshkenca sociale na tregon viteve te fundit se: Komponentet Konjitive, afektive dhe ata
rregullatore perziejne qarqe neuronale ndervepruese.
Aftesia jone per t‟u kujdesur per Tjetrin ka rrenje te thella ne evolucion me shfaqjen e pare ne
kontekstin e kujdesit prinderor. Bazamenti neuronal eshte ne po te njejtat zona ku rregullohet tek
njeriu sjellja memesore.

9)Ndryshimet Individuale
Dispozita Empatike ndryshon nga nje individ tek tjetri.
• Teoria e Attachment e John Bowlby e lidh me kujdesin dhe sigurine e perftuar ne femijeri si nje
„model marrje-dhenieje‟ pergjithesisht stabel pergjate jetes

Studimet ne influencat gjenetike duket se e lidhin me receptore te oxitocines, si forme e


reagueshmerise ndaj distresit social dhe „mbeshtetjes sociale te perceptuar‟.
C‟ka eshte e rendesishme, keto studime nuk i shohin sjelljet e lidhura me Empatine si
„gjenetikisht te determinuara‟.

10)Distresi i klinicistit
Distresi i klinicistit eshte determinanti kryesor i Erozionit te Empatise, fenomen bashkeshoqerues
i Mjekesise Moderne.
Mjeket perballohen ne menyre konstante me situata „stresi negativ‟ qe ngre reagime aksioze dhe
per shkak te „qendrueshmerise se distresit‟ rrezikon thelbesisht Burn-Out dhe Depresion,
shkaktare kryesore te humbjes se kapacitetit per Empati.

11)Empathy: teaching kids to value others

12)Trainimi i Empatise
Empati e shtuar shton shanse per satisfaksion profesional dhe mireqenie.
Trainimi ne “Komunikimin e mire Klinik” eshte kthyer ne shtylle vertebrale te kurrikules se mire
studentore dhe programeve te specializimit ne mjekesi edhe ne fusha ku nderveprimi me
pacientet eshte i reduktuar.

12. Psikologjia e Komunikimit Mjekesor


1) Zotesia/Kopetenca Sociale
Paketa e Aftesive Emocionale, Kognitive e Sociale si dhe e Sjelljeve te duhura per te
funksionuar si nje anetar i mire i shoqerise.
Formezohet pergjate ciklit te jetes.
Mbetet nje koncept evaziv sepse karakteristikat e “zhvillimit social te shendetshem”
ndryshojne, ndermjet te tjerash edhe nga mosha e femijes.

Prinderit dhe ambienti familjar ne fillim; Bashkemoshataret me tej - rol thelbesor ne


maturimin/zhvillimin socio-emocional.
Bashkeveprimi me bashkemoshataret eshte nje skene e lojes „me gjasme‟ dhe „lojerave te
fantazise‟ per te sjelle: - Marrje rolesh,- Formatimin e „Leximit te Perspektives se Tjetrit”,-
Deshifrimin e „Rregullave Sociale” dhe - Perceptimin e konvencioneve kulturale.
Eshte skena me efektive e perballjes me „negocimin‟ dhe „bashkepunimin‟ sepse intensiteti i
marrje-dhenieve eshte me i larte krahasuar me adultet.
Kur femijet kane veshtiresi ne bashkeveprimin me bashkemoshataret kercenohet „zhvillimi i
kopetencave sociale‟.
Refuzimi apo viktimizimi sjellin „stres thelbesor‟, vetevleresim te cenuar apo edhe „spirale
negative zhvillimi‟ apo „regres‟ ne te nxenet e zotesive sociale.

2) Pasojat afatgjata te Rrefuzimit


Njerezit me pak miq jane ne risk te shtuar per depresion.
Femijeria me rrefuzim bashkemoshataresh rezulton prediktor per:
- Probleme shkollore
- Crregullime Mendore
- Sjellje antisocial

3)Kontributi i Familjes/Prinderimit
Modelet e nderveprimit te instaluara dhe ekzekutuara ne familje ndihmojne ose cenojne
maturimin e zotesive sociale.
Ne teorine „Attachment‟ - modeli i nderveprimit instalohet ne foshnjeri. Versionet psikanalitike
e cojne deri ne 6-7 vjec.
Neuroshkenca e sotme e lidh me konceptin e „plasticitetit trunor‟. Ne secilin version modelet e
reagimeve prinderore jane thelbesore: konsistenca, sensitiviteti, distresi dhe sincronizimi
emocional mbeten koncepte mjaft te rendesishem.

4)Procesimi i Informacionit Social


„Procesimi i informacionit social‟ mund te behet korrekt a me gabime, perfshire interpretimi i
sjelljes dhe motiveve te tjetrit, percaktimi i objektivave sociale per veten, marrja e vendimeve
mbi veprimet ne situata sociale te caktuara.
Gjykimet mbi „si duhet sjelle‟ ne kontekste te caktuara mund te jene impulsive, te pasakta, te
paplota dhe ne deficience te aftesive „problem-zgjidhese‟.

5)Shoqerizimi dhe Demtimi i „Komunikimit Social‟


Shoqerizimi eshte procesi nepermjet te cilit njeriu meson te sinkronizoje (apo konfrontoje)
sjelljet dhe reagimet individuale me normat dhe vlerat e shoqerise. Eshte proces qe zgjat gjithe
jeten.
Koncept shpesh i perdorur edhe sinonim me „zhvillim personal‟, e ngandonjehere edhe me
„zhvillim personaliteti‟
Roli i „kujdestareve‟ - madhor. Kujdestaret qe neglizhojne nevojat e foshnjes apo dekurajojne
tentativat e hershme te komunikimit mund ti bejne deme serioze nderveprimeve te se ardhmes te
femijet.

Konformiteti - Adaptimi ndaj presionit te „nendheshem‟


Komplianca - Adaptimi ndaj presionit te deklaruar.
Normat sociale - te lokalizuara apo te pergjithesuara.
Faktoret kulturale ndikojne tek vlerat dhe normat, por ndarja kryesore eshte sa cmohet
„Harmonia e Grupit‟ apo „Lulezimi Individual‟.

6)Koshienca
Struktura mendore me te cilen qenia njerezore modifikon shtysat instiktive ne perputhshmeri me
ligjesite, kodin dhe normat e c‟konceptohet si „moral‟.

7)Roli social i Vemendjes dhe Impulsivitetit


Duken te lidhura me (a) funksionimin e trashegueshem e (b) gjenetikisht te percaktuar e
(c)modifikueshem ambientalisht.
Faktore familjare dhe perdorimi drogerave, alkoolit e duhanit pergjate shtatezanive jane te
rendesishem.

8)Psikologjia e Komunikimit Doktor-Pacient


Komunikimi efektiv mjek-pacient eshte funksion klinik qendror. Ndertimi i marredhenies
terapeutike mjek-pacient eshte zemra e artit te mjekesise.
Shumica e mjekeve tentojne t‟a mbivleresojne zotesine e tyre ne komunikim.

9)Psikologjia e Komunikimit Doktor-Pacient


3 synimet madhore ne mjekesine e sotme:
- Krijim marredhenie nderpersonale
- Ure per qarkullim informacioni
- Perfshirje e pacientit ne vendim-marrje Pacientet, nga ana tjeter, nuk jane me ata te disa
dekadave te shkuara - Marres Pasive.
Pacientet jane aktive ne rezistencen ndaj fuqise dhe autoritetit qe shoqeria u jep mjekeve.
10)Administrimi i Konfliktit/Konfliktualiteteve
Jane te shumellojshme ne ambientin klinik.
Evokojne frustrim, konfuzion, zemerim, paqartesi, „helplessness‟, ndjesi deshtimi e trishtim.
Mjeku, per te miren e tij e te pacientit, do duhet te ndertoje „filtra njohjeje‟ dhe „modele
reagimi‟ per shnderrimin e marredhenies ne sukses klinik

11)Administrimi i Konfliktit/Konfliktualiteteve
Psikanalistet dhe „Mekanizmat Mbrojtes‟
Kognitivistet dhe „Skemat Kognitive‟
Behavioristet dhe „Strategjite Reflektive e Reaguese‟.

12)Komunikimi me popullata te vecanta


Individet me probleme te te nxenit
Personat me aftesi te kufizuara
Te Huajt,
Rrefugjatet
Popullata e Burgjeve
Delinkuentet minorene
LGBT

13)Komunikimi Nder-Personal
Ka marre rol qendror ne „jeten ekonomike‟ te globalizimit dhe ekonomive qe transformohen nga
„industrializimi‟ drejt orientimit tek „sherbimet‟.
„Ekonomia e Sherbimit‟ prioritizon marredheniet ndermjet punemarresve, strukturave
organizative dhe perdoruesve te sherbimeve a klienteve. Kompanite ndertojne „Departamente
Komunikimi‟ perkunder „Dpt. te Marketingut‟ te dikurshme. Diversiteti kultural, modelimet e
vazhdueshme organizative, freskimet ne dijet e punonjesve dhe teknologji jane pjese e paketes se
vemendjes ne aftesimin dhe zotesite interpersonale

You might also like