Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Përdorime te fushes magnetike ne jeten e perditshme.

Qe nga koha e zbulimit te tyre e deri ne ditet e sotme


magnetet jane perdorur ne fusha te ndryshme.
Ja disa prej tyre....
1. BUSULLA
Një nga përdorimet e para të magnetit ishte krijimi i busullave
magnetike. Copa magnetiti të varura pezull në ajër do të
bëheshin busullat e para magnetike.
Që nga shek. XII-XIII pas Krishtit busullat magnetike kishin
filluar të përdoreshin në lundrim në Kine, Europë e
gjithëkund.
2.Media

 Videokasetat përmbajnë një shirit magnetik.


Informacioni që përbën vidjon dhe zërin është shkruar
në shiritin magnetik të kasetës.
 Kasetat e audios gjithashtu përmbajnë një shirit
magnetik.
 Në kompjutera, disketat dhe disqet e ngurta të dhënat e
tyre rregjistrohen në një shirit të hollë magnetik.
3.Finance
Kartat e kreditit, debitorë dhe ATM kanë një vijë magnetikë
në njërën anë. Kjo vijë përmban informacionin për të
kontaktuar me institutin financiar të individit dhe për tu
lidhur me llogarinë e tyre.
4. Telekomunikacioni
Televizorët e vjeter dhe monitorët e kompjuterave përmbajnë
një tub katodik, që vë në punë një elektromagnet për të
udhëhequr elektronet drejt ekranit.

5.Muzike

 Shumica e bokseve vënë në punë një magnet të


përhershëm dhe një bobinë me rrymë për të konvertuar
energjinë elektrike (sinjalin) në energji mekanike (lëvizje
që krijon tingullin).Bobina është rrotulluar rreth një
bërthame të lidhur me konin e boksit dhe transporton
sinjalin si rrymë e ndryshueshme që ndërvepron me
fushën e magnetit të përhershëm. Bobina e zërit ndjen
një forcë magnetike dhe në përgjigje lëviz konin dhe vë
në presion ajrin përreth duke krijuar kështu zërin.
 Mikrofonat dinamikë

punojnë me të njëjtin
koncept por ne krah të
kundërt. Një mikrofon ka
një diafragmë ose një
membranë të lidhur me
bobinën e telit.
 Kitaret elektrike përdorin

"kamionçina" magnetike
për ta transformuar
vibracionin e telave të kitares në rrymë elektrike që më
vonë të mund të amplifikohet

6.Energjia elektrike
Motorrët elektrike dhe gjeneratorët mbështeten në
kombinimin e një elektromagneti dhe një magneti të
përhershëm dhe, pak a shume si bokserat, ato konvertojnë
energjinë elektrike në energji mekanike. Një gjenerator ka
principin e kundërt. Ai konverton energjinë mekanike në
energji elektrike duke lëvizur një përcjellës përmes një fushe
magnetike

Greiseldo Mëno.

You might also like