Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

SHOQERIA SHQIPTARE NE FILLESAT E PERPJEKJEVE PER TE KRYER NDERTIMIN E NJE SHOQERIE CIVILE! 1.

A do te kete zgjidhje te shpejte te krizes se riperseritur politike ne Shqiperi?

Kriza eshte shumeplaneshe, dmth eshte nje krize e pergjitheshme qe kushtezohet nga nevoja e Shqiperise dhe Shqiptareve qe te kalojne ne nje stad te ri te orgnizimit dhe menaxhimit te jetes se tyre individuale dhe shoqerore. Kriza Shqiptare eshte pjese e krizes planetare per te kaluar ne nje realitet me te drejte, me human e me zhvillime te qendrueshme. Ajo eshte krize ekonomike, po aq ajo eshte mjedisore, dhe teresisht ajo eshte krize shpirterore dhe mendore. Ne keto dite manifestimi i krizes ne vendin tone sapo po hyn ne fazen me te vrulleshme te saj. Kriza Shqiptare nuk mund te zgjidhet me instrumentat tradicionale e sidomos duke u thelluar ne Pragmatizmin Materialist te instaluar keto 20 vitet e fundit-frymezim i gjendjes kaotike, instrument i pamjaftueshem per transformimin mendor e shpirteror te realitetit tone . Kriza Shqiptare nuk mund te zgjidhet vetem per Shqiperine, ajo perfshin edhe zgjidhjen mbareballkanike dhe Europiane per gjithe Ballkanin, ku ceshtja shqiptare eshte nje nyje e pakapercyeshme, pasi mbart shumicen e trashegimeve negative te padrejtesive e gabimeve te politikave nderkombetare te shekullit te kaluar. Koha e zgjidhjes se Krizes ka ardhur. Ne dy-tre vite ne duhet te kemi pershkuar distancen qe na ndan nga nje sistem me i drejte, me transparent dhe me human. 2. Cili duhet te jete roli i shoqerise civile ne kete situate qe ndodhet vendi?

Korigjim: Shoqeri Civile eshte termi i gabuar per Organizatat Jofitimprurese. Organizatat Jofitimprurese jane nje konstelacion i pjesemarrjes aktive te qytetareve, qe do te thote se jane pjesa me e interesuar dhe aktive e nje Shoqerie qe kerkon te behet civile. Po ato e vuajne apartheidin mediatik qe ushtron mbi to media shteterore dhe private Mbi rolin e Shoqerise Civile ka nje princip: Te ndjehen Pronare te Vertete te Vendit te Vet, Te Ndjehen Pronare dhe Pergjegjes te Vertete te Sektorit dhe Problematikes qe Mbulojne, per kete: Te theksojne intensitetin e artikulimit te kerkesave qytetare sipas fushes ku punojne Te gjejne burime alternative per mbeshtetjen materiale duke filluar nga forcimi i partneritetit me autoritetet vendore per te permiresuar perkujdesjen per te drejtat e njeriut dhe demokracine ne nivel vendor. Te forcojne bashkepunimin mes tyre dhe bashkepunimin me biznesin e organet e qeverisjes. Te insistojne ne sjelljen e bashkepunimit nderkombetar ne cdo qelize te jetes se tyre, per te

rritur peshen dhe rolin e OJF-ve ne jeten shoqerore, politike dhe ekonomike te vendit. Bashkesia e OJFve te siguroje mbeshtetje koordinative per OJFte aktive ne promovimin e te drejtave e lirive politike, civile, ekonomike, sociale dhe kulturore. 3. Perse nuk ka reaguar deri tani shoqeria civile? Cfare e mban, ose e step?

3. Shoqeria Shqiptare ka kohe qe ka filluar te reagoje me te vetmin instrument qe nuk mund te manipulohet-me distancimin qytetar. Duke mos pasur hapesiren e duhur ligjore, ekonomike, dhe duke vuajtur te njejtat mangesi qe rendojne mbi te gjithe Shqiptaret, duke qene po aq e fyer dhe e ndaluar sa edhe identiteti shqiptar, duke kuptuar dyfytyresine e klases politike e institucioneve qe ajo prodhon, pjesa me e mire e shoqerise sone e angazhuar ose jo ne OJF ka prodhuar perbuzjen, ndarjen, ikjen reale apo virtuale nga jeta e sajuar politike e vendit, nje pjese e saj ka pervetesuar mjaft mire gjuhen pragmatike materialiste dhe ka ndertuar sherbime klienteliste me institucionet e sajuara te pushtetit dhe opozites qe ngjajne si dy pika uji qe jane prodhuar me te njejtin protokoll genjeshtre. Zhvillimi i natyrshem i nje skeme te tille con pashmangerisht ne rrenimin e struktures qe ka pozuar tragjikomedine ku nje nga "bashkeautoret e paudhesive" te therrase se e kane vjedhur. Shoqeria Civile ne Shqiperi do te ndertohet shume kohe me vone kur kete ta lejoje baza ekonomike e Shqiperise. Ne gjuhen standart Shoqeria eshte Civile kur ajo dallohet nga shtate karakteristika te saj. Njerezit e pakenaqur me kete gjendje, te pakenaqur me institucionet dhe frymen qe udheheq vendin dhe shoqerine e tyre duhet te fillojne, (mbase per here te dyte mbas tentatives se pare per ta bere realisht kete ne vitin 1990), te grupohen per te sjelle nje fryme, nje levizje dhe nje force ose disa forca politike me te vertete te lira qe do ta shtyjne zhvillimin e vendit ne rilindje ne sistemin e ri te vlerave qe punojne dhe sigurojne me shume lumturi e kenaqesi te jetes, duke e bere vete jeten sa me te vertete dhe me te pranueshme. Shoqeria Shqiptare e pa rreshtuar ne organizimin politik aktual dhe OJFte kane shume zhgenjime per te gelltitur e tretur mbas angazhimeve idealiste qe i kane dhuruar klases politike te coroditur dhe pragmatiste materialiste.

...................... Ali Laej Kryetar i Keshillit Drejtues te UPF Shqiperi

You might also like