Professional Documents
Culture Documents
Mish Viçi Me Qumësht
Mish Viçi Me Qumësht
Mishi i viçit është një produkt që përdoret shpesh në kuzhinën e amvisave shqiptare.
Duke qenë se përmban një sasi të lartë vlerash ushqimore, mishi shndërron çdo pjatë në një
burim energjie.
AgroWeb.org ju sjell një recetë të veçantë të përgatitjes së tij, e kështu ju mund të provoni diçka
të shijshme e të shëndetshme.
Mishi i viçit i përgatitur me qumësht, është një recetë që mund të qëndrojë dhe si pjatë më vete,
por dhe mund të kombinohet me gatime të tjera.
Përbërësit
Piper i bluar
Kripë
1 gotë qumësht
Në një tenxhere të thellë AgroWeb.org ju këshillon që të shtoni vajin e ullirit dhe thelpinjtë e
hudhrës.
Pasi të keni shpëlarë copat e mishit, shtojini në tenxhere për t’u skuqur lehtë.
AgroWeb.org ju sugjeron që të mos i shtoni ujë, pasi mishi duhet të ziejë me lëngun e tij.
Kur mishi të ketë marrë pak shije, shtoni qumështin dhe lëngun e mishit, në pamundësi të së cilit
mund të përdorni edhe thjesht ujë.
Kini kujdes pasi copat e mishit nuk duhen të mbulohen nga lëngu i tyre.
Mbulojeni pjesërisht me kapak dhe ziejeni në zjarr të ngadaltë, duke e përzierë shpesh, pasi
qumështi tenton të ngjitet.
Kur salca të jetë mpiksur, do të jetë formuar një krem i dendur, në këtë moment shtoni
majdanozin e grirë hollë.
Kjo pjatë është perfekte për ta shoqëruar me oriz, sallata me perime të stinës si dhe me perime të
pjekura në furrë.