Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Blerimaj, më____________________

Test përmbledhës
Periudha: Prill – Qershor Lënda: Gjuhë shqipe Klasa: IV Shkalla: II

Emër mbiemër: _______________________________


Lexo teksin.

Jona po fle. Ajo sot kishte ditëlindjen. Mami dhe babi i organizuan një festë të bukur. Sa shumë lodra të reja?!
Afër tyre është një kosh me thupra, ku mami i ka futur lodrat e vjetra.
Lodrat e reja, që ende s’e njohin mirë dhomën e Jonës, çuditen shumë nga ajo që shohin e dëgjojnë të ndodhë te
koshi i lodrave të vjetra.
‒ Më ndihmoni të zbres unë i pari, ‒ thotë një Batman, që ka veç një dorë.
‒ Tani, më prit mua! ‒ thërret me zërin e saj të hollë një kukull flokëverdhë.
Lodrat e vjetra dalin nga koshi. Shumë prej tyre janë të dëmtuara: mungojnë krahë, këmbë, flokë te ca kukulla
tullace…
Ashtu gjysmake, ato ecin ngadalë nëpër dysheme dhe pastaj fillojnë ngjitjen e mundimshme mbi shtratin e
Jonës.
‒ Zgjohu, moj vajzë! Për ty kemi ardhur deri këtu lart. Mezi u ngjitëm. Hajde, zgjohu!
‒ Ç’po ndodh kështu?! ‒ pyet ajo e çuditur. ‒ Pse keni dalë nga koshi juaj e jeni mbi shtratin tim?
‒ Ta themi ne, ‒ dëgjohen në kor zërat e lodrave. Ke dëmtuar secilën prej nesh. Mos e bëj këtë me lodrat e reja
që të dhuruan për ditëlindje. Tani je një vit më e rritur.
Jona uli kokën dhe pëshpëriti:
‒ Më falni!
Pastaj me duart e vogla filloi t’i ngjitë, t’i fshijë e plot punë të tjera...

Rretho përgjigjen e saktë.


1. Lodrat e vjetra bënë kryengritje sepse: 1 pikë
a. Jona nuk i donte më.
b. Jona i kishte dëmtuar.
c. Jona ishte kujdesur për to.

2. Nga koshi zbriti i pari 1 pikë


a. kukulla flokëverdhë,
b. makina pa rrota,
c. Batmani me një dorë.

3. Lodrat e vjetra i kërkojnë Jonës: 1 pikë


a. të mos dëmtojë lodrat e reja,
b. t’i riparojë lodrat,
c. t’u kërkojë falje lodrave.

4. Shkruaj mesazhin e pjesës. 1 pikë


_____________________________________________________________________________

5. Ndërto fjali me ndajfoljet: dje, poshtë, shumë, bukur 4 pikë


_______________________________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________________________

6. Gjej antonimet dhe sinonimet e fjalëve të dhëna: 4 pikë

ngrohtësi - _______________, lart - _______________, kundroj - _____________,pantofla - _________

7. Shkruaj mbiemra përbri ndajfoljeve të dhëna: 4 pikë


qartë - _____________, lart - _____________, nxehtë - ____________, ngadalë - _______________,

8. Në fjalinë e mëposhtme gjej foljen dhe analizoje atë. 4 pikë

Ata janë aktivë gjatë natës.

Folja koha veta numri

9. Përdor në fjali foljen: 4 pikë


mësoj: - në kohën e ardhme, veta tretë, numri njëjës
________________________________________________________________________________

pi: - në kohën e kryer të thjeshtë, veta e dytë, numri shumës


_________________________________________________________________________________

10. Korrigjo fjalët e shkruara gabim. 2 pikë

As kush nuk u vonua atë ditë. __________________________________________________


Çdo mëngjes unë pij qumësht. _________________________________________________

11. Vendos shenjat e duhura të pikësimit në dialogun e mëposhtëm: 3 pikë

Poeti u tha fëmijëve Ju lumtë, që lexoni kaq shumë libra

1. Përshkruaj lulen e preferuar. Shoqëroje me vizatim 5 pikë


______________________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________________

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-9 10 - 15 16 - 19 20 - 24 25 - 28 29 - 31 32 - 34

SUKSESE!

You might also like