Punimi Metodologji - Sara Shala

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 22

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI I MJEKËSISË

MJEKËSI E PËRGJITHSHME

TEMA: STRESI DHE EFEKTET E TIJ TE STUDENTËT E MJEKËSISË

Kandidate: Sara Shala Mentore e punimit:


Prof. Assoc. Dr. Merita Berisha
Ass. Dr. Flora Miftari Basholli

Prishtinë, 2023
Përmbajtja
Abstrakti....................................................................................................................3
1. Hyrja......................................................................................................................5
2. Qëllimi...................................................................................................................6
3. Materiali dhe metodologjia....................................................................................6
4. Rezultatet...............................................................................................................7
5. Diskutimi.............................................................................................................16
6. Përfundimi...........................................................................................................17
7. Referencat............................................................................................................18
8. Aneksi..................................................................................................................19
Abstrakti

Hyrja: Studentët e mjekësisë janë të ekspozuar ndaj një sërë faktorësh stresues që mund të kenë
një ndikim negativ në mirëqenien e tyre mendore dhe fizike. Kërkesat e punës akademike,
trajnimi klinik dhe presioni për të performuar mirë mund të çojnë në nivele të larta stresi, të cilat
mund të kenë efekte negative në performancën e tyre akademike dhe jetën personale.

Qëllimi: Qëllimi i këtij punimi është të identifikojë burimet e zakonshme dhe efektet e stresit tek
studentët e mjekësisë në Universitetin e Prishtinës dhe të eksploroj disa nga strategjitë që mund
të përdoren për të reduktuar efektet e tij negative.

Materiali dhe metodologjia: Hulumtimi është i tipit transversal (cross sectional). Hulumtimi
është realizuar përmes pyetësorit elektronik Google Forms i cili ka në përmbajtje gjithsej 14
pyetje, të cilat kanë të bëjnë me stresin dhe efektet e tij te studentët e mjekësisë. Ky studim
përfshin 83 student nga Fakulteti i Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Për përpunimin e të
dhënave është përdorur programi i MS Excel, të cilat u paraqitën me tabela dhe grafikone.

Rezultati: Nga rezultatet e fituara vërejmë se studentët e mjekësisë përjetojnë nivele të larta
stresi, të lidhura me një sërë rezultatesh negative, duke përfshirë burnout (rraskapitje), simptoma
fizike, probleme mendore, ulje të performancës akademike.

Përfundimi: Në bazë të këtij hulumtimi mund të vijmë në perfundim se, stresi është një problem
i përhapur në mesin e studentëve të mjekësisë dhe është gjetur se ka efekte të ndryshme negative.
Në opinionin e studentëve kërkesat akademike ishin faktorët kryesorë që ndikonin në stresin e
studentëve, veçanërisht shpeshtësia dhe performanca në provime. Shumica e studentëve treguan
nivele të larta të stresit, dhe në bazë të këtij hulumtimi konkludojmë se femrat paraqitën nivele
më të larta të stresit sesa meshkujt.

Fjalët kyçe: Stresi, studentët e mjekësisë, mirëqenie mendore, performancë akademike.


Abstract

Introduction: Medical students are exposed to a variety of stressors that can have a significant
impact on their mental and physical well-being. The demands of academic work, clinical training
and pressure to perform well can lead to high levels of stress, which can have negative effects on
their academic performance and personal life.

Purpose: The purpose of this paper is to identify common sources and effects of stress among
medical students at the University of Pristina and explore some of the strategies that can be used
to mitigate its negative effects.

Material and methodology: The research is of the transversal cross-sectional type. The research
was conducted out through a Google Forms electronic questionnaire, which contains a total of 14
questions, which are related to stress and its effects on medical student. This study includes 83
students from the Faculty of Medicine of the University of Prishtina. The MS Excel program ëas
used for data processing, which were presented with tables and graphs.

Results: From the obtained results, it appears that medical students experience high levels of
stress, associated with a number of negative outcomes, including burnout, physical symptoms,
mental problems and decreased academic performance.

Conclusion: Based on this research, it can be concluded that stress is a ëidespread problem
among medical students and it has been found to have various negative effects. Academic factors
were the most important stressors in students' opinion, especially the frequency and the
performance in exams. Most of the students showed elevated levels of stress, and based on this
research we conclude that females presented higher levels of stress than males.

Keywords: Stress, medical students, mental well-being, academic performance.


1. Hyrja

Studentët e mjekësisë janë të ekspozuar ndaj një sërë faktorësh stresues që mund të kenë një
ndikim negativ në mirëqenien e tyre mendore dhe fizike. Kërkesat e punës akademike, barra
dërrmuese e informacionit, trajnimi klinik dhe presioni për të performuar mirë mund të çojnë në
nivele të larta stresi, të cilat mund të kenë efekte negative në performancën e tyre akademike,
humbje të kujtesës, marrëdhënie jo të mira me bashkëmoshatarët dhe anëtarët e familjes dhe
pakënaqësi të përgjithshme me jetën. Stresi është shumë i zakonshëm në mesin e studentëve të
mjekësisë në të gjithë globin dhe ndikimi i tij është një shqetësim i rëndësishëm, jo vetëm për
mirëqenien e studentëve të mjekësisë, por edhe për cilësinë e kujdesit ndaj pacientit [1].

Hulumtimet kanë treguar se nivelet e larta të stresit të studentët e mjekësisë janë të lidhura me
problemet e gjumit dhe probleme serioze shëndetësore që mund të çojnë në një sërë rezultatesh
negative, duke përfshirë ankthin, depresionin, përdorimin e substancave dhe varësinë nga droga
[2]. Këto rezultate negative jo vetëm që ndikojnë në mirëqenien e studentëve të mjekësisë, por
gjithashtu mund të ndikojnë në performancën e tyre akademike, vendimmarrjen dhe aftësinë për
të ofruar kujdes të cilësisë së lartë për pacientin [1].

Stresi i tepërt te studentët e mjeësisë i predispozon studentët të tentojne për të kopjuar në


provime, të kenë vështirësi në zgjidhjen e konflikteve ndërpersonale, ulje të vëmendjes, ulje të
përqendrimit, humbje të objektivitetit, rritje të incidencës së gabimeve dhe sjellje të pahijshme, si
neglizhenca. Për më tepër, pritshmëritë e larta të vendosura nga studentët e mjekësisë për të
shkëlqyer akademikisht dhe profesionalisht mund të kontribuojnë në stresin që ata përjetojnë [3].

Të kuptuarit e burimeve dhe pasojave të stresit te studentët e mjekësisë është thelbësore për të
zhvilluar ndërhyrje efektive për të reduktuar efektet e tij negative.
2. Qëllimi

Qëllimi i këtij punimi është të identifikojë në mënyrë gjithëpërfshirëse burimet stresit te


studentët e mjekësisë, duke perfshire presionet akademike, sfidat personale, me fokus të veçantë
në efektet e stresit në mirëqenien mendore dhe fizike të studentëve të mjekësise ne Universitetin
e Prishtinës. Posaçërisht do të analizohen këto njohuri sipas gjinisë.

3. Materiali dhe metodologjia

Hulumtimi është i tipit transversal cross sectional. Hulumtimi është realizuar përmes pyetësorit
elektronik Google Forms i cili ka në përmbajtje gjithsej 14 pyetje, të cilat kanë të bëjnë me
stresin dhe efektet e tij te studentët e mjekësisë. Ky studim përfshin 83 student nga fakulteti i
mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, prej të cilëve 46 janë femra dhe 37 janë meshkuj. Për
përpunimin e të dhënave është përdorur programi i MS Excel, të cilat u paraqitën me tabela dhe
grafikone.
4. Rezultatet

Në pyetjen “Sa shpesh ndiheni të stresuar si student i mjekësise?” u pergjigjën 83 studentë dhe
sipas gjinisë u deklaruan si:
Pothuajse kurrë – 1 i anketuar apo 1.2 %, i cili është mashkull (1.7%).
Rrallë – 3 të anketuar apo 3.6%, ku prej tyre 1 është femër (2.2%), ndërsa 2 janë meshkuj
(5.4%).
Ndonjëherë – 21 të anketuar apo 25.3%, ku prej tyre 9 janë femra (19.6%), ndërsa 12 janë
meshkuj (32.4%).
Shpeshherë - 43 të anketuar apo 51.8%, ku prej tyre 25 janë femra (54.3%), ndërsa 18 janë
meshkuj (51.8%).
Pothuajse gjithmonë - 15 të anketuar apo 18.1%, ku prej tyre 11 janë femra (23.9%), ndërsa 4
janë meshkuj (10.8%).
Tabela 1: Përgjigjet në pyetjen “Sa shpesh ndiheni të stresuar si student i mjekësisë?”
Sa shpesh ndiheni Gjinia
të stresuar si Gjithsej
student i F M
mjekësisë? N % N % N %
Pothuajse kurrë 0 0.0% 1 2.7% 1 1.2%
Rrallë 1 2.2% 2 5.4% 3 3.6%
Ndonjëherë 9 19.6% 12 32.4% 21 25.3%
Shpeshherë 25 54.3% 18 48.6% 43 51.8%
Pothuajse gjithmonë 11 23.9% 4 10.8% 15 18.1%
Gjithsej 46 100.0% 37 100.0% 83 100.0%
Grafikoni 1: Përgjigjet në pyetjen “Sa shpesh ndiheni të stresuar si student i mjekësise?”
Në pyetjen “Sa shpesh përjetoni simptoma mendore/emocionale të stresit si student i mjekësisë?
(p.sh. ankth, depresion, nervozizëm)?” u pergjigjën 83 studentë dhe sipas gjinisë u deklaruan si:
Pothuajse kurrë – 0 të anketuar apo 0%.
Rrallë – 5 të anketuar apo 6%, ku prej tyre 4 janë femra (8.7%), ndërsa 1 është mashkull (2.7%).
Ndonjëherë – 40 të anketuar apo 48.2%, ku prej tyre 18 janë femra (39.1%), ndërsa 22 janë
meshkuj (59.5%).
Shpeshherë - 34 të anketuar apo 41%, ku prej tyre 22 janë femra (47.8%), ndërsa 12 janë
meshkuj (32.4%).
Pothuajse gjithmonë - 4 të anketuar apo 4.8%, ku prej tyre 2 janë femra (4.3%), ndërsa 2 janë
meshkuj (5.4%).
Tabela 2: Përgjigjet në pyetjen “Sa shpesh përjetoni simptoma mendore/emocionale të stresit si
student i mjekësisë (p.sh. ankth, depresion, nervozizëm)?”

Sa shpesh përjetoni Gjinia


simptoma Gjithsej
mendore/emocionale të F M
stresit si student i
mjekësisë? (p.sh. ankth, N % N % N %
depresion, nervozizëm)
Pothuajse kurrë 0 0.0% 0 0.0% 0 0.0%
Rrallë 4 8.7% 1 2.7% 5 6.0%
Ndonjëherë 18 39.1% 22 59.5% 40 48.2%
Shpeshherë 22 47.8% 12 32.4% 34 41.0%
Pothuajse gjithmonë 2 4.3% 2 5.4% 4 4.8%
Gjithsej 46 100.0% 37 100.0% 83 100.0%
Grafikoni 2: Përgjigjet në pyetjen “Sa shpesh përjetoni simptoma mendore/emocionale të stresit
si student i mjekësisë? (p.sh. ankth, depresion, nervozizëm)?”
Në pyetjen “Sa shpesh përjetoni simptoma fizike të stresit si student i mjekësisë? (p.sh. dhimbje
koke, lodhje, probleme me tretjen)?” u pergjigjën 83 studentë dhe sipas gjinisë u deklaruan si:
Pothuajse kurrë – 1 i anketuar apo 1.2%, i cili është mashkull (2.7%)
Rrallë – 7 të anketuar apo 8.4%, ku prej tyre 5 janë femra (10.9%), ndërsa 2 janë meshkuj
(5.4%).
Ndonjëherë – 28 të anketuar apo 33.7%, ku prej tyre 17 janë femra (37%), ndërsa 11 janë
meshkuj (29.7%).
Shpeshherë - 45 të anketuar apo 54.2%, ku prej tyre 23 janë femra (50%), ndërsa 22 janë
meshkuj (59.5%).
Pothuajse gjithmonë - 2 të anketuar apo 4.8%, ku prej tyre 1 është femer (2.2%), ndërsa 1 është
mashkull (2.7%).

Sa shpesh përjetoni
simptoma fizike të stresit si Gjinia
Gjithsej
student i mjekësisë? (p.sh.
dhimbje koke, lodhje, F M
probleme me tretjen)? N % N % N %
Pothuajse kurrë 0 0.0% 1 2.7% 1 1.2%
Rrallë 5 10.9% 2 5.4% 7 8.4%
Ndonjëherë 17 37.0% 11 29.7% 28 33.7%
Shpeshherë 23 50.0% 22 59.5% 45 54.2%
Pothuajse gjithmonë 1 2.2% 1 2.7% 2 2.4%
Gjithsej 46 100.0% 37 100.0% 83 100.0%
Tabela 3: Përgjigjet në pyetjen“Sa shpesh përjetoni simptoma fizike të stresit si student i
mjekësisë? (p.sh. dhimbje koke, lodhje, probleme me tretjen)?”
Grafikoni 3: Përgjigjet në pyetjen“Sa shpesh përjetoni simptoma fizike të stresit si student i
mjekësisë? (p.sh. dhimbje koke, lodhje, probleme me tretjen)?”

Në pyetjen “Si ka ndikuar stresi në jetën tuaj personale si student i mjekësisë?”u pergjigjën 83
studentë dhe sipas gjinisë u deklaruan si:
Nuk ka ndikuar në jetën time personale – 1 i anketuar apo 1.2% e cila është femër (2.2%).
Ka pasur një ndikim të vogël në në jetën time personale – 19 të anketuar apo 22.9%, ku prej tyre
8 janë femra (17.4%), ndërsa 11 janë meshkuj (29.7%).
Ka pasur një ndikim të moderuar në jetën time personale - 51 të anketuar apo 61.4%, ku prej tyre
30 janë femra (65.2%), ndërsa 21 janë meshkuj (56.8%).
Ka pasur një ndikim të madh në jetën time personale - 12 të anketuar apo 14.5%, ku prej tyre 7
janë femra (15.2%), ndërsa 5 janë meshkuj (13.5%)
Tabela 4: Pergjigjet në pyetjen “Si ka ndikuar stresi në jetën tuaj personale si student i
mjekësisë?”

Si ka ndikuar stresi Gjinia


në jetën tuaj Gjithsej
F M
personale si student i
mjekësisë? N % N % N %
Nuk ka ndikuar në jetën
1 2.2% 0 0.0% 1 1.2%
time personale
Ka pasur një ndikim të
vogël në në jetën time 8 17.4% 11 29.7% 19 22.9%
personale
Ka pasur një ndikim të
moderuar në jetën time 30 65.2% 21 56.8% 51 61.4%
personale
Ka pasur një ndikim të
madh në jetën time 7 15.2% 5 13.5% 12 14.5%
personale
Gjithsej 46 100.0% 37 100.0% 83 100.0%

Grafikoni 4: Përgjigjet në pyetjen “Si ka ndikuar stresi në jetën tuaj personale si student i
mjekësisë?”
Në pyetjen “Si ka ndikuar stresi në performancën tuaj akademike?”u pergjigjën 83 studentë dhe
sipas gjinisë u deklaruan si:
Nuk ka ndikuar në performancën time akademike – 6 të anketuar apo 7.2%, ku prej tyre 4 janë
femra (8.7%), ndërsa 2 janë meshkuj (5.4%).
Ka pasur një ndikim të vogël në performancën time akademike – 30 të anketuar apo 36.1%, ku
prej tyre 13 janë femra (28.3%), ndërsa 17 janë meshkuj (45.9%).
Ka pasur një ndikim të moderuar në performancën time akademike - 42 të anketuar apo 50.6%,
ku prej tyre 27 janë femra (58.7%), ndërsa 15 janë meshkuj (40.05%).
Ka pasur një ndikim të madh në performancën time akademike - 5 të anketuar apo 6%, ku prej
tyre 2 janë femra (4.3%), ndërsa 3 janë meshkuj (8.1%)
Tabela 5: Pergjigjet në pyetjen “Si ka ndikuar stresi në performancën tuaj akademike?”

Si ka ndikuar stresi
Gjinia
në performancën Gjithsej
tuaj akademike? F M
N % N % N %
Nuk ka ndikuar në
performancën time 4 8.7% 2 5.4% 6 7.2%
akademike
Ka pasur një ndikim të
vogël në performancën 13 28.3% 17 45.9% 30 36.1%
time akademike
Ka pasur një ndikim të
moderuarnë
27 58.7% 15 40.5% 42 50.6%
performancën time
akademike
Ka pasur një ndikim të
madh nëperformancën 2 4.3% 3 8.1% 5 6.0%
time akademike
Gjithsej 46 100.0% 37 100.0% 83 100.0%
Grafikoni 5: Pergjigjet në pyetjen “Si ka ndikuar stresi në performancën tuaj akademike?”
Në pyetjen “Si e përballoni zakonisht stresin?” u pergjigjën 83 studentë dhe sipas gjinisë u
deklaruan si:
Aktiviteti fizik – 11 të anketuar apo 13.3%, ku prej tyre 5 janë femra (10.9%), ndërsa 6 janë
meshkuj (16.2%).
Mbështetje nga miqtë dhe familja - 57 të anketuar apo 68.7%, ku prej tyre 31 janë femra
(67.4%), ndërsa 26 janë meshkuj (70.3%).
Aktivitete të vetë-kujdesit (p.sh leximi, meditimi, pushimi) - 10 të anketuar apo 12%, ku prej tyre
8 janë femra (17.4%), ndërsa 2 janë meshkuj (5.4%).
Tjetër - 5 të anketuar apo 6%, ku prej tyre 2 janë femra (4.3%), ndërsa 3 janë meshkuj (8.1%).
Tabela 6: Përgjigjet në pyetjen “Si e përballoni zakonisht stresin?”

Gjinia
Si e përballoni Gjithsej
F M
zakonisht stresin?
N % N % N %
Aktiviteti fizik 5 10.9% 6 16.2% 11 13.3%
Mbështetje nga miqtë
31 67.4% 26 70.3% 57 68.7%
dhe familja
Aktivitete të vetë-
kujdesit (p.sh leximi, 8 17.4% 2 5.4% 10 12.0%
meditimi, pushimi)
Tjetër 2 4.3% 3 8.1% 5 6.0%
Gjithsej 46 100.0% 37 100.0% 83 100.0%

Grafikoni 6: Përgjigjet në pyetjen “Si e përballoni zakonisht stresin?”


Në pyetjen “A keni përjetuar ndonjëherë “burn out” (rraskapitje)?” u pergjigjën 83 studentë
dhe sipas gjinisë, “Po” janë pergjigjur 37 femra apo 80.4% prej tyre dhe 30 meshkuj apo 81.1%
prej tyre, kurse “Jo” janë përgjigjur 9 femra apo 19.6% prej tyre dhe 7 meshkuj apo 18.9% prej
tyre.

Tabela 7: Përgjigjet në pyetjen “A keni përjetuar ndonjëherë “burn out” (rraskapitje)?

A keni përjetuar Gjinia


Gjithsej
ndonjëherë “burn F M
out” (rraskapitje)?
N % N % N %
Po 37 80.4% 30 81.1% 67 80.7%
Jo 9 19.6% 7 18.9% 16 19.3%
Gjithsej 46 100.0% 37 100.0% 83 100.0%

Grafikoni 7: Përgjigjet në pyetjen “A keni përjetuar ndonjëherë “burn out” (rraskapitje)?”


Në pyetjen “A keni kërkuar ndonjëherë ndihmë profesionale në lidhje me stresin?” u pergjigjën
83 studentë dhe sipas gjinisë, “Po” janë pergjigjur 6 femra apo 13% prej tyre dhe 2 meshkuj apo
5.4% prej tyre, kurse “Jo” janë përgjigjur 40 femra apo 87% prej tyre dhe 35 meshkuj apo
94.6% prej tyre.

Tabela 8: Përgjigjet në pyetjen “A keni kërkuar ndonjëherë ndihmë profesionale në lidhje me


stresin?”
A keni kërkuar Gjinia
ndonjëherë ndihmë Gjithsej
F M
profesionale në lidhje me
stresin? N % N % N %
Po 6 13.0% 2 5.4% 8 9.6%
Jo 40 87.0% 35 94.6% 75 90.4%

Gjithsej 46 100.0% 37 100.0% 83 100.0%

Grafikoni 8: Përgjigjet në pyetjen “A keni kërkuar ndonjëherë ndihmë profesionale në lidhje me


stresin?”
Në pyetjen “A keni menduar ndonjëherë të braktisni fakultetin e mjekesise për shkak të stresit?”
u pergjigjën 83 studentë dhe sipas gjinisë, “Po” janë pergjigjur 12 femra apo 26.1% prej tyre dhe
5 meshkuj apo 13.5% prej tyre, kurse “Jo” janë përgjigjur 34 femra apo 73.9% prej tyre dhe 32
meshkuj apo 86.5% prej tyre.

A keni menduar Gjinia


ndonjëherë të braktisni Gjithsej
fakultetin e mjekesise për F M
shkak të stresit? N % N % N %
Po 12 26.1% 5 13.5% 17 20.5%
Jo 34 73.9% 32 86.5% 66 79.5%
Gjithsej 46 100.0% 37 100.0% 83 100.0%
Tabela 9: Përgjigjet në pyetjen “A keni kërkuar ndonjëherë ndihmë profesionale në lidhje me
stresin?”
Grafikoni 9: Përgjigjet në pyetjen “A keni kërkuar ndonjëherë ndihmë profesionale në lidhje me
stresin?”

5. Diskutimi

Në pyetjen “Sa shpesh ndiheni të stresuar si student i mjekësise?”, në hulumtim doli se shumica
e të anketuarve apo 51.8% ndihen shpeshherë të stresuar. Përgjigjet e kësaj pyetjeje ka të ngjarë
të ndryshojnë, ku disa studentë të mjekësisë që raportojnë se ndjehen të stresuar në baza ditore,
ndërsa të tjerët mund të raportojnë se ndjehen të stresuar vetëm herë pas here. Një studim i kryer
nga Dyrbye et al. (2014) zbuloi se 45% e studentëve të mjekësisë raportuan se ndiheshin të
stresuar shumicën e kohës, ndërsa 35% të tjerë raportuan se ndiheshin të stresuar rreth gjysmën e
kohës. Kjo sugjeron që stresi është një çështje e përhapur në mesin e studentëve të mjekësisë [4].

Në pyetjen “Sa shpesh përjetoni simptoma fizike të stresit si student i mjekësisë? (p.sh. dhimbje
koke, lodhje, probleme me tretjen)?”, në hulumtim doli se shumica e të anketuarve apo 54.2%
shpeshherë përjetojne simptoma fizike të stresit. Nëse e krahasojmë këtë rezultat me një studim
nga Rotenstein et al. (2016) del se 71.2% e studentëve të mjekësisë raportuan se shpeshherë
kishin përjetuar të paktën një simptomë fizike të stresit, si vështirësia në gjumë, rraskapitje dhe
dhimbje koke [5]. Te një studim tjetër i bërë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit King Saud
doli se 63.8% e studentëve të mjekësise përjetojne simptoma fizike të stresit. Kjo tregon se
prania e problemeve fizike kishte një lidhje domethënëse me një nivel më të lartë të stresit tek
studentët e mjekësisë [6].

Në pyetjen “Si e përballoni zakonisht stresin?”, në hulumtim doli se shumica e të anketuarve


apo 68.7% e përballojnë stresin me anë të mbështjetjes nga familja dhe miqtë. Nëse e krahasojmë
këtë rezultat me një studim nga Yusoff et al. (2011) vërejmë se mekanizmat më të zakonshëm të
përballimit të stresit të përdorur nga studentët e mjekësisë në Malajzi ishin kërkimi i mbështetjes
sociale, kërkimi i ndihmës nga profesionistët e shëndetit mendor dhe menaxhimi i kohës [7]. Një
studim tjetër nga Al-Dubai, S. (2016) zbuloi se përqindja më e madhe e studentëtv të mjekësisë
në Suedi e përballojnë stresin duke u fokusuar në emocionet e tyre, me anë të aktivitetit fizik dhe
teknikave të relaksimit [8].

Duke mësuar se si të menaxhojnë stresin në mënyrë efektive, studentët e mjekësisë mund të


ruajnë mirëqenien e tyre, të përmirësojnë performancën e tyre akademike dhe të ofrojnë kujdes
më të mirë për pacientin.

6. Përfundimi

 Gjithsej në hulumtim janë perfshirë 83 studentë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit


të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
 Në pyetjen “Sa shpesh ndiheni të stresuar si student i mjekësise?”, sipas gjinisë shumica
e të anketuarve, 43 apo 51.8% u përgjigjën se ndihen shpeshherë të stresuar, vijmë në
përfundim se femra ndihën më shpesh të stresuar se sa meshkujt.
 Në pyetjen “Sa shpesh përjetoni simptoma fizike të stresit si student i mjekësisë? (p.sh.
dhimbje koke, lodhje, probleme me tretjen)?, vijmë në përfundim se të anketuarit
meshkuj dhe femra përjetojnë simptoma fizike të stresit në shkallë të lartë. Megjithatë,
femrat përjetojnë nivele më të larta të stresit dhe simptomave fizike në krahasim me
meshkujt.
 Në pyetjen “A keni përjetuar ndonjëherë “burnout” (rraskapitje)?”, shumica e të
anketuarve, 67 apo 80.7% kanë përjetuar rraskapitje. Si përfundim, “burnout”
(rraskaptija) është një problem i përhapur tek studentët e mjekësisë, duke ndikuar si te
femrat ashtu edhe meshkujt, megjithatë mund të ketë dallime në mënyrën se si femrat dhe
meshkujt e përjetojnë atë.
Pavarësisht gjinisë, burnout (rraskapitja) është një çështje serioze që mund të ketë pasoja
negative në performancën akademike të një studenti të mjekësisë, mirëqenien personale
dhe perspektivat e ardhshme të karrierës.
Vetë studentët e mjekësisë mund të marrin hapa për të menaxhuar dhe parandaluar
rraskapitjen, duke përfshirë prioritizimin e kujdesit për veten, kërkimin e mbështetjes kur
është e nevojshme dhe të qenit proaktiv në menaxhimin e ngarkesës së tyre të punës dhe
niveleve të stresit.

7. Referencat

1. Abdulghani, H. M., AlKanhal, A. A., Mahmoud, E. S., Ponnamperuma, G. G., & Alfaris, E. A.
(2011). Stress and its effects on medical students: a cross-sectional study at a college of medicine
in Saudi Arabia. Journal of health, population, and nutrition, 29(5), 516–522.
https://doi.org/10.3329/jhpn.v29i5.8906
2. B. Mannapur, A. S. Dorle, L. D. Hiremath, C. H. Ghattargi, U. Ramadurg, and K. R. Kulkarni,
“A study of psychological stress in undergraduate medical students at SN Medical College,
Bagalkot, Karnataka,” Stress among Medical Students and Its Association with Substance Use
and Academic Performance”, vol. 4, no. 4, pp. 2869–2874, 2010.
https://www.hindawi.com/journals/jbe/2015/149509/#introduction
3. Abdulghani, H. M., Haque, S., Almusalam, Y. A., Alanezi, S. L., Alsulaiman, Y. A., Irshad, M.,
Shaik, S. A., & Khamis, N. (2018). Self-reported cheating among medical students: An alarming
finding in a cross-sectional study from Saudi Arabia. PloS one, 13(3), e0194963.
https://doi.org/10.1371/journal.pone.0194963
4. Dyrbye, L. N., Thomas, M. R., Massie, F. S., Power, D. V., Eacker, A., Harper, W., Durning,
S., Moutier, C., Szydlo, D. W., Novotny, P. J., Sloan, J. A., & Shanafelt, T. D. (2008). Burnout
and suicidal ideation among U.S. medical students. Annals of internal medicine, 149(5), 334–
341. https://doi.org/10.7326/0003-4819-149-5-200809020-00008
5. Rotenstein, L. S., Ramos, M. A., Torre, M., Segal, J. B., Peluso, M. J., Guille, C., Sen, S., &
Mata, D. A. (2016). Prevalence of Depression, Depressive Symptoms, and Suicidal Ideation
Among Medical Students: A Systematic Revieë and Meta-Analysis. JAMA, 316(21), 2214–2236.
https://doi.org/10.1001/jama.2016.17324
6. Singh, G., Hankins, M., & Weinman, J. A. (2004). Does medical school cause health anxiety
and worry in medical students?. Medical education, 38(5), 479–481.
https://doi.org/10.1046/j.1365-2929.2004.01813.x
7. Al-Dubai, S. A., Al-Naggar, R. A., Alshagga, M. A., & Rampal, K. G. (2011). Stress and
coping strategies of students in a medical faculty in malaysia. The Malaysian journal of medical
sciences : MJMS, 18(3), 57–64.
8. Arvidsson, I., Håkansson, C., Karlson, B., Björk, J., & Persson, R. (2016). Burnout among
Swedish school teachers - a cross-sectional analysis. BMC public health, 16(1), 823.
https://doi.org/10.1186/s12889-016-3498-7

8. Aneksi
Titulli i pyetësorit: “Stresi dhe efektet e tij te studentët e mjekësisë”
1. Gjinia
o Femër
o Mashkull

2. Mosha
o 18
o 19
o 20
o 21+

3. Në cilin vit të studimeve jeni?


o Vitin e parë
o Vitin e dytë
o Vitin e tretë
o Vitin e katërt
o Vitin e pestë
o Vitin e gjashtë

4. Sa shpesh ndiheni të stresuar si student i mjekësisë?


o Pothuajse kurrë
o Rrallë
o Ndonjëherë
o Shpeshherë
o Pothuajse gjithmonë

5. Në një shkallë nga 1-10, (1 është aspak stres dhe 10 është shumë stres) si do ta vlerësonit
nivelin e përgjithshëm të stresit si student i mjekësisë?

o 1
o 2
o 3
o 4
o 5
o 6
o 7
o 8
o 9
o 10
6. Cilët nga këta faktorë kontribuojnë në stresin tuaj si student i mjekësisë?
o Kërkesat akademike (p.sh. provimet)
o Pagjumësia
o Balancimi i fakultetit dhe jetës personale
o Problemet financiare
o Tjetër

7. Sa shpesh përjetoni simptoma mendore/emocionale të stresit si student i mjekësisë?


(p.sh. ankth, depresion, nervozizëm)?

o Pothuajse kurrë
o Rrallë Ndonjëherë
o Shpeshherë
o Pothuajse gjithmonë

8. Sa shpesh përjetoni simptoma fizike të stresit si student i mjekësisë? (p.sh. dhimbje


koke, lodhje, probleme me tretjen)?
o Pothuajse kurrë
o Rrallë
o Ndonjëherë
o Shpeshherë
o Pothuajse gjithmonë
9. Si ka ndikuar stresi në jetën tuaj personale si student i mjekësisë?
o Nuk ka ndikuar në jetën time personale
o Ka pasur një ndikim të vogël në jetën time personale
o Ka pasur një ndikim të moderuar në jetën time personale
o Ka pasur një ndikim të madh në jetën time personale

10. Si ka ndikuar stresi në performancën tuaj akademike?


o Nuk ka ndikuar në performancën time akademike
o Ka pasur një ndikim të vogël në performancën time akademike
o Ka pasur një ndikim të moderuar në performancën time akademike
o Ka pasur një ndikim të madh në performancën time akademike

11. Si e përballoni zakonisht stresin?


o Aktiviteti fizik
o Mbështetje nga miqtë dhe familja
o Aktivitete të vetë-kujdesit (p.sh. leximi, meditimi, pushimi)
o Tjetër
12. A keni përjetuar ndonjëherë “burn out” (rraskapitje)?
o Po
o Jo

13. A keni kërkuar ndonjëherë ndihmë profesionale në lidhje me stresin?


o Po
o Jo

14. A keni menduar ndonjëherë të braktisni fakultetin e mjekesise për shkak të stresit?

o Po
o Jo

You might also like