Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

KARTELA PËR TRASHËGIMINË KULTURORE TË PALUAJTSHME

TË DHËNA ADMINISTRATIVE
NR. I SKEDËS 3

EMËRTIMI KALAJA MATOHASANAJ

FUSHA ARKEOLOGJI

GJINIA KALA

TIPOLOGJIA FORTIFIKIM I NDËRTHURUR ME MBROJTJE NATYRORE

KODI I ARKIVIT

ADRESA Fshati Matohasanaj


RRETHI BASHKIA KOMUNA FSHATI
VENDNDODHJA
TEPELENË ------ LOPSIT MATOHASANAJ
STATUSI I MBROJTJES
KATEGORIA I
(KATEGORIA I, II)
NR. I VENDIMIT , DATA E
6 / 15.01.1963
SHPALLJES
INSTITUCIONI I SHPALLJES Rektorati i Universitetit Shtetëror

DATIMI ( VITI / SHEK ) SHEK. V P.E.SONË


INSTITUCIONI,
DRKK GJIROKASTËR
ADMINISTRUES / DRKK
PËRDORIMI FILLESTAR KALA

PËRDORIMI I TANISHËM RRËNOJË


A KA RRETHIM OBJEKTI? /
JO
GJENDJA E TIJ
ZONA E MBROJTUR
Veri 40 21.473
KOORDINATAT GJEOGRAFIKE
Lindje 19 50.218
TE MONUMENTIT
KOORDINATA GJEOGRAFIKE
TË ZONËS SË MBROJTUR
PRONËSIA SHTET

EMRI I PRONARIT (-VE) --------

NR. I PRONËSISE 345

ZONA KADASTRALE 2613


SIPËRFAQJA E NDËRTIMIT /
3 ha / 1 – 3 m
LARTËSIA E OBJEKTIT
SIPERFAQJA E PËRGJ. E
-------------
RRETHIMIT
SIPËRFAQJA E ZONËS SË
MBROJTUR
A KA RRUGË JO
AUTOMOBILISTIKE DERI NË
MONUMENT? / GJENDJA E SAJ
TË DHENA TEKNIKE
Kalaja e Matohasanajt i përket shek. V p.e.sonë dhe ka
gjurmë të vazhdimit të jetës thuajse në çdo periudhë në vijim.
Aktiviteti arkeologjik ka qënë gjithmonë në kuadrin e vëzhgimeve,
pra nuk janë bërë gërmime arkeologjike, restaurime apo
konservime. Muret e kalasë rrethojnë një sipërfaqe rreth 3 ha,
sipërfaqe e përbërë nga rradhë taracash të përshtatshme për
banim. Në anët Perëndimore dhe Verilindore nuk ka mure
për shkak të terrenit, pasi kurrizi i kodrës është i thepisur dhe
i pakalueshëm. Muret janë ndërtuar në pjesët që kalimi është
më i lehtë dhe përfshinë një gjatësi rreth 380m të fotrifikuar,
ku trashësia e murit është 3.4m. muri është i thatë pa përdorim
llaçi. Planimetria e kalasë paraqitet e thjeshtë, ku kemi vetëm një
hyrje përmes kullës në anën jugore, pranë saj ndodhen dy kulla të
tjera, njëra e rrumbullakët dhe tjetra katrore; linjat e mureve janë të
gjata e të drejta, kthesat që ata marrin janë këndëdrejta ose me
këndë të gjerë, pra marrin kthesa në varësi të terrenit. Muret
rrethuese u përkasin tri periudhave të ndryshëme ndërtimi, dy
periudhat e para përfaqësojnë periudhën e Antikitetit në këtë qytet,
ndërsa periudha e tretë e ndërtimit përfaqëson Antikitetin e vonë.
Periudhës së parë, i përket thuajse gjithë linja e mureve, po
PËRSHKRIMI ARKITEKTONIK ashtu edhe hyrja për në kala, e cila ka gjerësi 2.8 m. Kjo periudhë
më mirë e përfaqësuar, është në murin e anës veriore, i cili është
ndërtuar direkt mbi kurrizin shkëmbor. Edhe kulla e rrumbullakët
duket se i takon së njëjtës periudhe. Madhësitë e blloqeve në këtë
periudhë ndërtimi janë të permasave: 1.4x 0.95m ; 0.95x1.45m;
1x0.65m. gjerësia e murit varion nga 3.2 – 3.4m.
Muri në anën juglindore është pjesa më përfaqësuese e
periudhës së dytë. Në këtë anë muri i periudhës së dytë ka
zëvndësuar murin e shëmbur të periudhës së parë. Kjo periudhë
përfaqësohet nga tipi i blloqeve katërkëndësh dhe trapezoidal
izodomik dhe me faqe të papunuar. Kësaj periudhe i përket kulla e
tretë në formë katërkëndore. Ashtu si edhe në periudhën e parë,
edhe në këtë periudhë ndërtimi i brendshëm është i tipit
emplekton.
Sa i përket periudhës së Antikitetit të Vonë, mendohet se
një fragment muri i vogël është përfaqësues i kësaj periudhe.
Gjendja e murit të kalasë është e keqe. Ka rrëzime dhe
dëmtime shumë të mëdha të linjave të murit dhe kullave, por ka
edhe fragmente muri të ruajtura në gjendje të mirë. Është e mundur
të ndiqen të gjitha linjat e murit.

Periudha e parë, më e hershmja, ka një muraturë të


realizuar me blloqe gurësh trapezoidal dhe poligonal, me
PËRSHKRIMI KONSTRUKTIV faqe të punuara trashë dhe me rreshta me shkallëzime të
shumta. Është përdorur teknika emplekton. kësaj periudhe i
përket thuajse gjithë linja e mureve, po ashtu edhe hyrja për në
kala, e cila ka gjerësi 2.8 m. Kjo periudhë më mirë e përfaqësuar,
është në murin e anës veriore, i cili është ndërtuar direkt mbi
kurrizin shkëmbor. Edhe kulla e rrumbullakët duket se i takon së
njëjtës periudhe.
Periudha e dytë. Kjo periudhë përfaqësohet nga tipi i
blloqeve katërkëndësh dhe trapezoidal izodomik dhe me faqe të
papunuar. Ashtu si edhe në periudhën e parë, edhe në këtë
periudhë ndërtimi i brendshëm është i tipit emplekton me blloqe
transversal.
Sa i përket periudhës së Antikitetit të Vonë, mendohet se
një fragment muri i vogël është përfaqësues i kësaj periudhe. Muri
është ndërtuar me gure të vegjël të lidhur me llaç.

NDËRHYRJET KONSERVUESE / VITI VITI VITI VITI


RESTAURUESE NË VITE,

SHKALLËT E NDERHYRJES
/1/2/3/4/5/
(nga nderhyrja me e lehtë tek me
thellë)

ÇATIA / DYER / TAVANI/ STRUKTURA E


MBULES DRITARE NDERKAT DRURIT NE
A I AMBIENTET E
BRENDSHEM
(MAFILI,
KOLONA, etj
GJENDJA E KONSERVIMIT

SHKALLËT E GJENDJES MINARJA


AFRESK IKONOSTA DYSHEMEJA/
/1/2/3/4/5/ /KEMBAN
U SI MOZAIK
(nga problematika me e lehtë tek me ARJA
rendë)

NDËRHYRJET KONSERVUESE /
1. Restaurim dhe konservim i të tre kullave.
RESTAURUESE
2. Restaurim i murit në anën jugore dhe lindore
QË PROPOZOHEN

DOKUMENTACIONI GRAFIK DHE HARTOGRAFIK


Rrethi Tepelenë paraqitur në hartë Planimetria e kalasë, Matohasanaj

Paraqitja në hapsirë e kalasë së Matohasanajt

DOKUMENTACIONI FOTOGRAFIK
Pamje e kodrës ku ngrihet kalaja Muri me blloqe poligonal në anën jugperëndimore

Kulla rrethore në anën jugore Gurë të rrëzuar në hyrjen e kalasë

Fragment muri poligonal Fragment muri që kufizohet me humnerën


Gjendja e një linje muri në anën jugore Kulla – Hyrje në anën jugore të kalasë

Perditesimi i karteles Dhjetor 2023

Kulla ne anën Jugore të Kalasë Mur me blloqe trapezoidal në anën Jug- Lindore
Mur me blloqe Poligonal në anën Jug -Perëndimore

BIBLIOGRAFIA:
1. Ceka, Neritan. Qëndra të fortifikuar të Amantëve, Monumentet, 10, Tiranë: 1975, f. . 21-62.
2. Anamali, Skënder. Vjosa dhe qendrat antike në luginën e saj, Buletin i Institutit të
Shkencave, viti III-të, Nr.4 , Tiranë: 1949, f. 53 – 65.
3. Baçe , Apollon; Ceka, Neritan; Korkuti, Muzafer. Harta arkeologjike e Shqipërisë, Pegi,
Tiranë: 2008.
4. Baçe, Apollon; Meksi, Aleksandër; Riza, Emin; Karaiskaj, Gjerak; Thomo, Pirro. Historia e
Arkitekturës Shqiptare/nga fillimet deri në vitin 1912, Tiranë: 1980.

FOTO: Erjon Sinanaj


PUNOI: Erjon Sinanaj, Tepelenë, 2023

You might also like