Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

KARTELA PËR TRASHËGIMINË KULTURORE TË PALUAJTSHME

TË DHËNA ADMINISTRATIVE
NR. I SKEDËS 6
EMËRTIMI KALAJA E KALIVAÇIT
FUSHA ARKEOLOGJI

GJINIA KALA

TIPOLOGJIA KALA E FORTIFIKUAR DHE ME MBROJTJE NATYRORE

KODI I ARKIVIT

ADRESA Lagjja Hasanbegaj


RRETHI BASHKIA KOMUNA FSHATI
VENDNDODHJA
TEPELENË ------ KRAHËS KALIVAÇ
STATUSI I MBROJTJES (KATEGORIA I, II) KATEGORIA I

NR. I VENDIMIT , DATA E SHPALLJES 6 / 15.01.1963

INSTITUCIONI I SHPALLJES Rektorati i Universitetit Shtetëror

DATIMI ( VITI / SHEK ) SHEK. IV – II P. E. SONË


INSTITUCIONI, ADMINISTRUES /
DRKK GJIROKASTËR
DRKK
PËRDORIMI FILLESTAR KALA

PËRDORIMI I TANISHËM RRËNOJË


A KA RRETHIM OBJEKTI? / GJENDJA E
JO
TIJ
ZONA E MBROJTUR
Veri 40 23.745
KOORDINATAT GJEOGRAFIKE TE
Lindje 19 48.788
MONUMENTIT
KOORDINATA GJEOGRAFIKE TË ZONËS
SË MBROJTUR
PRONËSIA SHTET

EMRI I PRONARIT (-VE) ----------

NR. I PRONËSISE 410

ZONA KADASTRALE 2041


SIPËRFAQJA E NDËRTIMIT / LARTËSIA
1ha / 1.5m
E OBJEKTIT
SIPERFAQJA E PËRGJ. E RRETHIMIT -------------

SIPËRFAQJA E ZONËS SË MBROJTUR


A KA RRUGË AUTOMOBILISTIKE DERI
JO
NË MONUMENT? / GJENDJA E SAJ
TË DHENA TEKNIKE
Kalaja mbulon një sipërfaqe rreth 1 ha dhe perimetri i
mureve të saj është 540 m. Ka një planimetri në formë
shumëkëndëshe. Linjat e drejta mbizotrojnë thuajse gjatë
gjithë shtrirjes së murit, kthesat e mureve marrin kënd të
gjerë.
Qyteza ka vetëm një hyrje, e cila ndodhet në anën
verilindore. Hyrja dallohet nga vendosja paralele e krahëve të
murit për të mundësuar krijimin e koridorit tërthor, një tip
hyrje kjo e cila fillon të ndërtohet në shek. IV p.e. sonë.
Gjendja e rrënojave të kalasë është shumë e keqe, muri
PËRSHKRIMI ARKITEKTONIK rrethues është shumë i amortizuar dhe i mbuluar. Megjithatë
është e mundur që të ndiqet linja e murit, i cili të jep
përshtypjen e një ledhi. Në pjesë të ndryshme dallohen
fragmente muri, ku arrijme të dallojmë teknikën e ndërtimit
të tij dhe shkallën e dëmtimeve.
Gjatë linjës së mureve në anën veriperëndimore dhe ajo
juglindore ka ndodhen grumbuj gurësh, të cilët të japin idenë
e kullave. Brenda mureve të kalasë gjenden gjurmë banesash.
Jo larg mureve, në anën verilindore të qytetit, gjendet
nekropoli, ku gjenden gjurmë varresh në formë arke prej
pllakash guri
Muret e qytetit janë të ruajtur në gjendje shumë të keqe dhe
të dëmtuar nga shkurret, por ajo që mund të vrejmë është, se
këtu janë përdorur rrasa dhe pllaka guri të holla për ndërtimin
PËRSHKRIMI KONSTRUKTIV e murit dhe jo blloqe guri. Gjithashtu nuk janë përdorur
elementë lidhës për ndërtimin e murit. Kjo teknikë e
ndërtimit mendohet se është e imponuar nga lloji i gurit që
nxirret aty.
NDËRHYRJET KONSERVUESE / VITI VITI VITI VITI
RESTAURUESE NË VITE,

SHKALLËT E NDERHYRJES
/1/2/3/4/5/
(nga nderhyrja me e lehtë tek me thellë)

ÇATIA / DYER / TAVANI/ STRUKTURA E DRURIT


MBULESA DRITARE NDERKATI NE AMBIENTET E
BRENDSHEM (MAFILI,
KOLONA, etj

GJENDJA E KONSERVIMIT
MINARJA
AFRESKU IKONOSTASI /KEMBANARJ DYSHEMEJA/MOZAIK
A
SHKALLËT E GJENDJES /
1/2/3/4/5/ (nga
problematika me e lehtë tek me rendë)
NDËRHYRJET KONSERVUESE /
RESTAURUESE Sistemim dhe konservim i linjës së murit
QË PROPOZOHEN

DOKUMENTACIONI GRAFIK DHE HARTOGRAFIK


 
Rrethi Tepelenë paraqitur në hartë Skicë e kalasë së Kalivaçit

Paraqitja në hapsirë e kalasë së Kalivaçit

DOKUMENTACIONI FOTOGRAFIK
Pamje kodrës ku është ndërtuar fortifikimi Kalivaç, gjendja e murit, ana veriore

Gjurmë banesadh brenda kalasë Fragment muri


Linjë muri në anën lindore Fragment nga muri rrethues në anaën veriore

Vendi ku mendohet të ketë pasur kullë, në anën J-L. Pamje e Nekropolit.

Perditesimi i karteles Mars 2021


Gërmim në rrëzën e jashtme të murit në V-L të Kalasë Gërmim (gropë uji) Brenda Kalasë

BIBLIOGRAFIA:
1. Anamali, Skënder. Vjosa dhe qendrat antike në luginën e saj, Buletin i Institutit të
Shkencave, viti III-të, Nr.4 , Tiranë: 1949, f. 53 – 65.
2. Banga, Vasil. Kontribute për hartën arkeologjike të Tepelenës, Buletini arkeologjik, 3,
Tiranë: 1971, f. 205 – 220.
3. Ceka, Neritan. Bylisi dhe etapat e zhvillimit urban në bashkësinë byline, Monumentet, 2,
Tiranë: 1988, f. 47-53.
4. Ceka, Neritan. Fortifikimet antike në bashkësinë byline, Iliria, 1, Tiranë: 1990, f. 99-146.
5. Ceka, Neritan. Mbishkrime byline, Iliria, 2, Tiranë: 1987, f. 49 – 106.
6. Ceka, Neritan. Periudha paraqytetare në trevën byline, Iliria, 2, Tiranë: 1990, f. 137-160.
FOTO: Erjon Sinanaj
PUNOI: Erjon Sinanaj, Tepelenë, Mars 2023.

You might also like