Kalaja e Tepelenës

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

KARTELA PËR TRASHËGIMINË KULTURORE TË PALUAJTSHME

TË DHËNA ADMINISTRATIVE
NR. I SKEDËS 2
EMËRTIMI KALAJA TEPELENË

FUSHA ARKITEKTURË

GJINIA KALA

TIPOLOGJIA KALA

KODI I ARKIVIT

ADRESA Tepelenë qytet


RRETHI BASHKIA KOMUNA FSHATI
VENDNDODHJA
TEPELENË TEPELENË --------- ----------
STATUSI I MBROJTJES (KATEGORIA I, II) KATEGORIA I
586 / 17.03.1948
NR. I VENDIMIT , DATA E SHPALLJES 4874 / 23.09.1971

INSTITUCIONI I SHPALLJES Aprov..Ligj. Nr. 609,dt,24.05.1948

DATIMI ( VITI / SHEK ) SHEK. 15 / SHEK. 19


INSTITUCIONI, ADMINISTRUES /
DRKK GJIROKASTËR
DRKK
PËRDORIMI FILLESTAR KALA

PËRDORIMI I TANISHËM LAGJE E BANUAR


A KA RRETHIM OBJEKTI? / GJENDJA E
JO
TIJ
ZONA E MBROJTUR
Veri 40 17.511
KOORDINATAT GJEOGRAFIKE TE
Lindje 20 01.187
MONUMENTIT
KOORDINATA GJEOGRAFIKE TË ZONËS
SË MBROJTUR
PRONËSIA SHTET

EMRI I PRONARIT (-VE) ---------

NR. I PRONËSISE 9/1, 2, 3, 7, 15, 16, 42, 43, 44, 45, 47, 114, 115, 129, 130, 131

ZONA KADASTRALE 3574


SIPËRFAQJA E NDËRTIMIT / LARTËSIA
5.5 ha / 5 - 10 m
E OBJEKTIT
SIPERFAQJA E PËRGJ. E RRETHIMIT ----------

SIPËRFAQJA E ZONËS SË MBROJTUR


A KA RRUGË AUTOMOBILISTIKE DERI PO / MIRË
NË MONUMENT? / GJENDJA E SAJ
TË DHENA TEKNIKE
Kalaja e Tepelenës është ë ndërtuar në dy faza, të cilat
dëshmohen nga dy objekte të ndryshme, një kala e vogël në
brendësi të kalasë së madhe, ndërtuar në shek. 14 dhe kalaja
e madhe e ndërtuar nga Ali Pasha në vitet e para të shek. 19.
Të dyja kalatë janë trajtuar si pjesë e njëjtë dhe janë shpallur
si një monument në vitin 1948.
Kalaja e vogël ka formë katërkëndore me përmasa
56x40m dhe në anën perëndimore ka dy kulla të
rrumbullakta, të cilat kanë diametrin e jashtëm 10m dhe kanë
lartësi 5m. Muratura e kësaj kalaje është ndërtuar me gurë të
lidhur me shumë llaç. Muret kanë trashësi 1.5m.
Kalaja e madhe e ndërtuar nga Ali Pasha e ka marrë
formën në përshtatje me format e relievit të territorit ku është
ngritur dhe ka marrë formën e një shumëkëndëshi të
tejzgjatur. Muret kanë trashësi të ndryshme, në krye të tyre
janë 2.4m të trashë, ndërsa në fund 2.5 - 5m. Në ditët e sotme
në gjithë linjën e murit kemi dëmtime, më e theksuara është
në murin e anës lindore, ku kemi një plasaritje të madhe të
murit dhe nëse lejohet të vazhdojë në gjendje të tillë
rrezikohet seriozisht shembja e tij. Në anën veriore muri i
kalasë është rrëzuar në një gjatësi për rreth 100 m. Në ditët e
sotme nuk kemi anjë rrënojë të këtij muri apo themelet e tij
janë të pa dallueshëm. Në ambientet ngjitur dhe përreth murit
të kalasë kemi ndërtime të ndryshme si: tualetet publike dhe
PËRSHKRIMI ARKITEKTONIK
ndërtesa të ndryshme.Kalaja ka tre kulla në formë poligonale,
të cilat ndodhen në qoshet veriperëndimore, jugperëndimore
dhe juglindore. Kulla jugperëndimore e kalasë sot është
privatizuar dhe shërben si ambient lokali me tarracë të
betonizuar dhe janë ndërtuar shkallë prej betoni në formë
spirale për tu ngjitur në lokal.
Kjo kala ka tre hyrje, të cilat ndodhen: një në anën lindore,
një në anën perëndimore dhe një në anën jugore, e cila është
dhe hyrja kryesore. Në hyrjen kryesore të kalasë, në anën
jugore të saj, kemi ndërhyrje në shtrimin e dyshemesë së saj,
ndërhyrje e cia është bërë komplet jashtë kontekstit historik
dhe arkitektonik të saj.
Ndërhyrje në strukturat e murit të kalasë kemi patur në
periudha të ndryshme, ku mbi murin e kalasë kemi shtylla
tensioni elektrik dhe elementë metalik që shërbejnë si gardhe
ndarës ose që mbështësin shtyllat e tensionit. Në ambientet e
brendshme të kalasë familjet aty kanë thurur me gjerdhe
oborret e tyre dhe vetëm nëpërmjet një rruge në gjendje të
keqe mundet të kaloje .
Në 2020 u bë rikonstruksion i rrugëve të brendshme dhe
vazhdimi i shëtitores në pjesën e jashtme nga ana
perëndimore e Kalasë. Ka filluar puna per Rijetezimin dhe
permiresimin e vlerave turistike te kalase se Tepelenes.
Në ndërtimin e murit të kalasë e vogël janë përdorur dy
teknika, ajo me gurë të lidhur me shumë llaç dhe
“cloisonnage”.
Nga ana e jashtme muret e kalasë janë ndërtuar me gurë të
PËRSHKRIMI KONSTRUKTIV
punuar mirë dhe të vëndosur në rreshta horizontal. Muret
janë më të gjerë në bazë. Nga ana e brendshme e kalasë muri
është i ndërtuar me gurë të pa punuar dhe me shumë llaç.
Janë përdorur breza druri për të rritur fotrësinë e murit.
NDËRHYRJET KONSERVUESE / VITI VITI VITI VITI
RESTAURUESE NË VITE,

SHKALLËT E NDERHYRJES
/1/2/3/4/5/
(nga nderhyrja me e lehtë tek me thellë)

ÇATIA / DYER / TAVANI/ STRUKTURA E DRURIT


MBULESA DRITARE NDERKATI NE AMBIENTET E
BRENDSHEM (MAFILI,
KOLONA, etj

GJENDJA E KONSERVIMIT
MINARJA
AFRESKU IKONOSTASI /KEMBANARJ DYSHEMEJA/MOZAIK
A
SHKALLËT E GJENDJES /
1/2/3/4/5/ (nga
problematika me e lehtë tek me rendë)
1. Sistemim dhe rehabilitim i gjithë ambientit në brendësi të
mureve të kalasë. / 2. Restaurim dhe konservim i murit të
NDËRHYRJET KONSERVUESE /
RESTAURUESE plasaritur në anën lindore të kalasë. / Restaurimi i murit të rrëzuar
QË PROPOZOHEN në anën veriore. / restaurim dhe konservim i kullave, sidomos asaj
jugperëndimore

DOKUMENTACIONI GRAFIK DHE HARTOGRAFIK


Rrethi Tepelenë paraqitur në hartë Planimetria e kalasë së Tepelenës

DOKUMENTACIONI FOTOGRAFIK
Pamje e kalasë nga qyteti Gjendja e murit dhe ambienti përreth në jug

Plasaritjet e murit të kalasë në fokus Hyrja Jugore

Shkallët e ndërtuara në kullën jugperëndimore Pjesa ku është rrezuar muri


Infrastruktura dhe ambientet e sotme brenda kalasë Kofshtet me gjerdhe brenda kalasë

Perditesimi i karteles Maj 2018

Kulla Jug-Perëndimore ku ishin të vendosura shkallët e betonit


(ndërtim jashtë normave tashmë hequr)
Muri në pjesën perëndimore (pas rehabilitimit të ambientit) Porta e hyrjes Jugore

Pamje nga hyrja Jugore dhe ambienti (pas rehabilitimit)

Pamje nga hyrja Lindore Porta e hyrjes Perëndimore


Pamje e murit në pjesën Lindore Pamje e ndërtesave brenda Kalasë

Perditesimi i karteles 2021

Porta Perëndimore

Pamje e jashtëme e anës perëndimore


Hyrja Lindore

Pamje nga sheshi pranë kullës së kalasë së vogël.


Pamje nga brenda hyrjes jugore
Perditesimi i karteles 2023
Pamje gjate ndertimit te çative
BIBLIOGRAFIA:
1. Skënder Bejko, Kalaja e Tepelenës, Monumentet 1976

FOTO: Erjon Sinanaj


PUNOI: Erjon Sinanaj, Tepelenë, 2023

You might also like