Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 35

Iliria

Vendbanimi neolitik në fshatin Kamnik të rrethit të Kolonjës


(Gërmime të vitit 1970) / La station néolithique à Kamnik de Kolonjë
(fouilles 1970)
Frano Prendi, Skënder Aliu

Citer ce document / Cite this document :

Prendi Frano, Aliu Skënder. Vendbanimi neolitik në fshatin Kamnik të rrethit të Kolonjës (Gërmime të vitit 1970) / La station
néolithique à Kamnik de Kolonjë (fouilles 1970). In: Iliria, vol. 1, 1971. pp. 13-30;

doi : https://doi.org/10.3406/iliri.1971.1128

https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1971_num_1_1_1128

Fichier pdf généré le 19/03/2019


FRANO PRENDI
SKËNDER ALIU

VENDBANIMI NEOLITIK NE FSHATIN KAMNIK


TËRRETHIT KOLONJËS

{Gërmime të vitit 1970)

Fshati Kamnik ndodhet ne krahun e djathtë të rrjedh jes se sipërme të Len-


garicës i vendosur ne të djathtë të rrugës automobilistike Ersekë-Leskovik, rreth
4 km. ne jugperëndim të qendrës se lokalitetit Barmash (fig. 1). Ne të hyrë të fsha-
tit ngrihet një kodër e vogël shkëmbore me dy kreshta të cilën vendasit e quajnë
Shkëmbi i Kamnikut. Shpati jugor dhe perëndimor i saj bie vende vende me një
pjerrësi të thikët mbi prrojin e Barmashit, ndërsa nga veriu dhe lindja ai zbret
më bute dhe me shkallëzime terracore.
Ne kreshtën më të lartë të kësaj kodre, ne vitin 1967, qenë konstatuar gjurmë
të një pike vrojtimi të fortifikuar antike, kurse ne qafen e saj, të quajtur nga
vendësit «Livadhet e qytezës» dhe poshtë kreshtës veriperëndimore u vunë re
mbi sipërfaqe mjaft fragmente qeramike prehistorike.

SHKEMBI \ KAMHtKUT

Fig. 1. Plani i përgjithshëm i gërmimeve ne Kamnik


14 Frano Prendi — Skënder Aliu

Një vit më vonë, Muzeu i Ersekës ndërmori ne këtë vend gërmime sondazhi.
Punimet nxoren ne dritë gjurmë të një banimi neolitik 1 me kulturë të ngjashme
me atë të tipit Maliq 1 2.
Ne vitet 1969 dhe 1970, gërmimet e filluara nga Muzeu i Ersekës qenë vazh-
duar nga sektori i arkeologjisë i Institutit të historisë e të gjuhësisë me qëllim
që të studjohej, ne një sipërfaqe më të gjerë dhe ne mënyrë më të piote, jeta dhe
kultura e këtij stacioni posa të zbuluar prehistorik, veçoritë arqitektonike
të tij dhe karakteri i depozitimeve shtresore. Rezultatet e gërmimeve të vitit 1969
u botuan ne Buletinin arkeologjik për përdorim të brendshëm të vitit 1969. Ne
po japim këtu vetëm rezultatet e gërmimeve të vitit 19703.
Ne këtë vit u gërmuan tre kuadrate të re ja 5 x 5 m., të cilat i shënuam me
numrat XIX, XX dhe XXXIV, sipas numrimit të vendosur ne rrjetën e mëpar-
shme të kuadrateve; Përveç këtyre u çuan deri ne fund edhe gërmimet e papër-
funduara vitin e kaluar, mbi 150 m2 (kuadratët XI, XII, XXIII, XXIV, XXV,
XXVI 4.
U gërmua me shtresa 0.20 m të thella, duke ndjekur, sipas rastit, pjerrësinë
e vetë sipërfaqes se terrenit. Ne të gjitha kuadratët gërmimi vajti deri ne tabanin
e tyre pjesërisht shkëmbor.
Nga gërmimet e deritanishme, si edhe nga vetë konfiguracioni i terrenit, del
se banimi duhet të ketë qenë shtrirë mbi një sipërfaqe shumë të kufizuar.

STRATIGRAFIA

Shtresa kulturale nis fille pas një depozitimi të hollë humusor, ne një thellësi
rreth 0.20 m. nga sipërfaqja. Vende vende ajo është përzierë nga varrimet e më-
vonëshme, kryesisht mesjetare. Trashësia e saj ndryshon nga 0-80-2 m. Shtresa
kulturale është e formuar nga depozitime dherash argjilore dhe subargjilore të
përziera me hi e grimca thëngjilli, nga mbeturina trojesh vatrash dhe furrash,
nga fragmente të shumta qeramike dhe mjaft vegla pune e kocka kafshësh.
Nëpërmjet trojeve të banesave, vatrave dhe furrave të zbuluara «in situ»,
u fiksuan deri 5 nivelé apo horizonte banimesh, por me një shtrirje horizontale
jo gjithherë të barabartë ne të tërë sipërfaqen e gërmuar. Kështu ne kuadratët
XI, XII dhe XIX u shënuan 5 horizonte, (fig. 2), ne kuadratin XXXIV-3, kurse
ne kuadratët XXIII XXIV, XXV e XXVI-vetëm 2. Kjo tregon se banimi ka pasur
shtrirje të ndryshme ne periudha të veçanta të ekzistencës se tij. Sipas këtyre tre-
guesve stratigrafikë, jeta zuri fill, se pari, rrëzë kodrës, ku dhe kushtet ishin më
të mira për banim. Pikërisht këtu u zbuluan dhe mbeturinat e horizontit të pare
me të hershëm kronologjikisht. Më vonë, banesat u shtrinë dhe shpatit përpjetë
kodrës duke arrijtur deri ne qafën e saj, sic e kanë vertetuar edhe vetë sondazhet
e viteve të mëparshme5. Gërmimet, treguan gjithashtu se jeta me intensive u
zhvillua ne horizontin e pare dhe të dytë të banimit. Pikërisht ne këto dy horizonte
u zbulua dhe pjesa më e madhe e gjetjeve të përdorimit të përditshëm si edhe
mbeturinat e shumta të arqitekturës.

1) S. Aliu, Zbulime të reja të kulturës Hire ne rrethin e Kolonjës, SH., 1969, f. 159-162.
2) Për periudhën e kulturës se vendbanimit shumështresash të Maliqit, shih Fr. Prendi,
La civilisation préhistorique de Maliq, S.A., 1966, 1 f. 256.
3) Ne vitin 1969 gërmimet u bënë nën drejtimin e B. Jubanit dhe rezultatet u botuan nga S. Aliu
— B. Jubani, Vend-banimi prehistorik i Kamnikut (Kolonjë), B.A., Tirane 1969 f. 1-13. Ne
vitin 1970 punimet i drejtoi autori i pare i këtij punimi. Morën pjesë si bashkëpuntorë S.
Aliu dhe N. Bodinaku, skicografi S. Mihalçka, studente të fakulteteve të historisë e të filo-
logjisë dhe të inxhinjerisë.
4) S. Aliu — B. Jubani, Vep. e cit.
5) Po aty f. 2
Vendbanimi neolitik në fshatin Kamnik 15

Mortzonh 5

i i

Fig. 2. Profil i trapit verior në kuadrantin XIX

ARKITEKTURA

Në kuadratet XXIII e XXV, u sqarua deri në themel trakti i murit të zbuluar


vitin e kaluar (fig. 3). Ai ka më tepër karakter ledhor dhe sic duket ka pasur fun-
ksion mbrojtës. Muri përbëhet nga gurë të thyer të vendosur grumbull njeri mbi
tjetrin dhe pa kurrfarë lidhje midis tyre. Gjerësia mesatare e tij, në themel, është
rreth 1.70 m., kurse lartësia e ruajtuar maksimale — 0,40 m. Ky mur, i cili është
vazhdim i murit të diktuar që në vitin 1968 në kuadratet I e II, zgjatet anash edhe
16 Frano Prendi — Skënder Aliu

Fig. 3. Planimetria e kuadrateve XXIII, XXIV, XXV, XXVI.

qe
me
perte
aitej te
hershem
sektont
zbulohet
prej
te dhe
germuar;
gurësh
të studjohet
tëprandaj
njohurplotësisht
mbetet
deri tard
si më

detyrë
vendin
që paraqet
e gërmimeve
tonë,dhe
ndoshta
konstrukcionin
të ardhëshme
dhe ndër-

dhe
timinmendojmë
me te vjetefqëmbrojtës.
ai duhetMuri
lidhur
qëndron
kronologjikisht
në nivelin e me
horizontit
të. të pare, prandaj

vatrash
jo format
Në thellësi
dheplanimetrike
furrash
të ndryshme
qe përcaktojnë
dhetë veçoritë
sipërfaqes
fare
konstruktive
sëmire
gërmuar
vendin
utëgjetën
e tyre.
banesave
mbeturina
por mjerisht
trojesh,

te ngjeshura
Trojet emebanesave,
ngjyrë gripërbëhen
në jeshil.nga shtresa të holla argjilore sterile shumë
Vendbanimi neolitik në fshatin Kamnik 1?

Vatrat paraqiten zakonisht si njolla dheu të djegur, me hi sipri dhe afër njëra
tjetrës gjë që tregon se vendi i zjarrit duhet të ketë lëvizur vazhdimisht mbi trua-
llin e banesave. Njolla të tilla vatrash u vunë re sidomos në horizontet e sipërme
të sektorit të gërmuar, por krahas këtyre, u zbuluan dhe vatra të ndërtuara apos-
tafat. Një e tillë u g jet në horizontin 3 të kuadratit XIX. Megjithëse është
mjaft e damtuar, dallohet qartë ndërtimi i saj. Mbi një kalldrëm të niveluar gurësh
zalli është hedhur një shtresë e trashë argjili të lyer përsipër me një kore të hollë
balte të pastër dhe të lëmuar; forma nuk është e ruajtur, por për analogji, mund
të mendohet që të ketë qenë e rrumbullakët.
Shtroje vatrash me trashësi të ndryshme deri në 0.06 m. dhe me sipërfaqe
të lëmuar u gjeten të shvendosura edhe në horizontet e tjera të banimit. (Tab.
XVI, 6).
Furrat janë elementi më i rëndo mtë dhe me sinjifikativ në arkitekturën
e vendbanimit të Kamnikut. Ato paraqesin një interes të veçantë, jo gjithaq për
format dhe mënyrën e ndërtimit se sa për sistemin origjinal të vendosjes se tyre
dhe karakterin kryesor funksional si furra për pjekjen e qeramikës, sic e kanë
treguar qartë dhe vetë enët e gjetura brënda tyre6.
Deri tani konstruksione të tilla janë zbuluar vetëm në horizontin e pare dhe
të dytë të këtij vendbanimi. Në nivelin kronologjikisht më tï hershëm të kuad.
XXIII, XXIV, XXV, XXVI, ne mundëm të dallojmë gjurmët shumë pak të ruaj-
tura të një kompleksi me sa duket prej 5 furrash të vendosura këto në një sistem
dy rreshtash paralele, me hyrje që shikojnë nga veriu (shih fig. 3). Dy prej tyre
kanë planimetri gjysmë vezake me permasa të brendëshme respektive 1,50 X
X 1,10 m. dhe rreth 1.90 x 1.50 m.
Këto dy furra janë të ngjitura njëra me tjetrën nëpërmjet një muri të për-
bashkët ndarës. Trualli i tyre përbëhet nga një kore e forte balte e lëmuar në
sipërfaqe. Tri furrat e tjera janë katërkëndëshe me qoshe të rrumbullakosura;
kanë sipërfaqe të barabartë prej rreth 1 m2, dhe truall të lëmuar. Për nga forma
dhe përmasat këto lloj furrash përngjasojnë shumë me ato të shtresës neolitike
dhe eneolitike të Maliqit (Maliq I Maliq Ha). 7 Këto sikurse edhe furrat e sipër-
shkruara gjysmëvezake janë të ngjitura midis tyre nëpërmjet mureve ndarës
të përbashkët.
Në mes të dy rrjeshtave të furra ve gjendet një si vatër vezake (1,28 xO.60 m.)
me truall të pjekur e të lëmuar në sipërfaqe dhe rrethuar anash me një bordure
balte të pjekur të lartë deri në 0, 1 7 m. Pranë kësaj vatre u gjet «in situ» edhe një
gurë mokre i nxier nga zjarri, si edhe disa kokrra gruri të karbonizuar. Nuk mund
të përcaktohet me saktësi funksioni i këtij konstrukcioni në mes të këtyre furra ve;
ka mundësi që ai të ketë shërbyer si vend për grumbullimin e hirit,
megjithëse nuk përjashtohet mundësia që të jetë përdorur edhe si vatër për
pjekjen e bukës. Mokra e blojes aty pranë, si edhe mbeturinat, qoftë edhe të pakta
të drithit, mbase mund të vlejnë si argumenta prove në këtë drejtim.
Ka të ngjarë që i gjithë kompleksi i furrave në shqyrtim të ketë qenë i
rrethuar me një bordure balte të pjekur, sic e tregojnë edhe vetë mbeturinat e saj
të ruajtura në shpinë të furrave katërkëndëshe. Kufizimi me bordure i këtij
kompleksi, mund të spjegohet ndoshta me qëllimin e poçarëve për të krijuar një shesb
sa me të përshtatëshëm për vendosjen e prodhimeve të tyre të qeramikës qoftë
para ose pas pjekjes.
Për sa i përket mënyrës se ndërtimit të furrave, kjo mund të riprodhohet
lehtë nëpërmjet vetë rrënojave të tyre. Në punimin e furrave është përdorur

€) S. Aliu, Vep. e cit., f. 159; S. Aliu-B. Jubani, Vep. e cit. f. 8.


7) F. Prendi, Vep. e cit., f. 256, fig. 2.

2= 99
18 Frano Prendi — Skènder Aliu

si zakonisht balte e përzier me byk me qëllim që t'i jepej brumit një lidhje dhe
rezistencë sa më e madhe. Per të ngrijtë kubenë e furrës, punohej separi skeleti
prej thuprash druri mbi të cilën mbështetej shtresa e trashë e baltes se njomur.
Pastaj furra ndizej. Ne kontakt me zjarrin lënda e drunjët e çveshur nga brënda
digjej duke lënë pas vêtes qemerin apo kubenë prej balte të ngurtëzuar nga pjekja.
Gjurmët e këtyre thuprave ne i gjejmë të vulosura ne muret e rrënuara të furrave
(Tab. XVI, 5), të cilat, sic duket, kanë qenë të pajisura edhe me vrima për daljen
e tymit8. Një mënyrë e ngjashme ndërtimi është vënë re edhe ne furrat neo-eneo-
litike të Maliqit, vetëm me një ndryshim se ne Maliq ne vend të drurit është shfry-
tëzuar gjerësisht kallami me që këtu kjo lloj bime ishte tepër e përhapur.
Duke gjykuar nga numuri i enëve të zbuluara ne këto furra, si édhe nga
madhësia e sipërfaqes se tyre, mendohet që ato të kenë zënë jo më tepër se 6-7
enë. Ne këtë llogaritje të përafërt janë pasur parasyshë natyrisht edhe përmasat
e prodhimeve të caktuara për pjekje.
Fakti se furrat janë të përngjitura nëpërmjet muresh ndarës të përbashkët,
tregon qartë se ato duhet të kenë funksionuar ne një kohë, por ne ç'mënyrë me
saktësi, është vështirë të thuhet për mungesë të dhënash më të piota. Çështja është
ne se ato kanë shërbyer të gjitha ne një kohë për pjekje, apo ndoshta ndonjëra
prej furrave të ndërlidhura, duke u ushqye me ngrohtësinë e furrës fqinje, mund
të kenë vleftë si vend për tharjen e ndonjë kontigjenti të caktuar enësh. Ndoshta
më vonë, me zgjerimin e gërmimeve mund të na jepet mundësia për t'iu përgjigjur
më sakt kësaj çështje si edhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me këto kom-
plekse shumë interesante furrash, të cilat nuk është çudi të kenë qenë të lidhura
edhe me punishte të veçanta të prodhimit të qeramikës.
Një kompleks tjetër furrash, u zbulua ne shtresën me të hershme të kuad.
XI e XII. Ne sipërfaqen deri tani të studjuar të vëndbanimit të Kamnikut, ky
kompleks lidhet me nivelin e dytë të ndërtimeve.
Nga profili verior i këtyre kuadratëve duket qartë se ky kompleks shtrihej
edhe ne dy kuadratet fqinje të gërmuara që më 1968. Tablloja këtu paraqitet më
e ndërlikuar se sa ne kompleksin e horizontit të pare për arësye të gjymtimeve pla-
nimetrike të shkaktuara nga ndërtimet, disa herë të përsëritura të furrave mbi
të njëjtën sipërfaqe. Megjithatë, nga ato pak gjurmë të mbetura, mund të kup-
tohet se edhe këtu ekzistonin po ato dy forma tashmë të njohura furrash: gjysmë
vezake dhe katërkëndëshe. Përveç kësaj ekzistonte, sic duket, edhe ai sistem t
vendosjes se furrave ne rrjeshta paralele si ne kompleksin e furrave të horizontii
të pare.

GJETJET

Ne horizontet e ndryshme të vëndbanimit u zbuluan materiale të pasura


arkeologjike të përbëra kryesisht nga fragmente enësh prej balte, nga vegla pune,
nga objekte kulti dhe stoli trupore, si edhe nga mjaft koeka kafshësh shtëpijake
dhe të egra.

Veglat e punës

Ne gërmimet e vitit 1970 u gjetën relativisht pak vegla pune. Pjesa më e


madhe e tyre u përket horizonteve më të hershme të banimit. Veglat prej stralli,
guri, kocke dhe briri të prejardhura nga thellësi të ndryshme të shtresës kultu-

8) S. Aliu-B. Jubani Vep. e cit., f. 7


Vendbanimi neolitik në fshatin Kamnik 61

raie, nuk ndryshojnë midis tyre nga forma dhe teknika e punimit, prandaj edhe
ne po i trajtojmë së bashku në një vend.
Objekte prej stralli. Këto u gjetën në një numër të kufizuar dhe shumë prej
tyre janë të thyer; mbizotërojnë thikat. ..Më. të rralla janë gërryeiet. Ka midis
tyre edhe nukleuse me gjurmë shfrytëzimi (Tab. I, 11) si edrìe ashkìa pa forimë
që dëshmojnë për karakterin lokal të prodhimit të veglave prej stralli. Lëndae
pare duket se është siguruar, gjithashtu, në vend, më që në afërsi të këtij banimi
ndodhen burime gur stralli.
Thikat (Tab. I 1-4, 6,9,10) janë punuar nga strali ngjyrë dylli, të hirtë, të
- bardhë dhe kafe. Ato riprodhojnë, në përgjithësi, po ato forma të njohura edhe
nga shtresat më të hershme të kuiturës së Maliqit9, si edhe nga vendbanime të
tjera bashkëkohëse, brënda dhe jashtë vendit tonë. Thikat paraqesin zakonisht
tçhe të holla e të gjata, të drejta ose të përkulura, me retush të dobët tek prefset
ose f are paxetush. Ato me retush të kujdesshëm janë të rralla (Tab. I, 9,10).
Thikat kanë gjurmë perdurimi, disa tjera jo. Gjatësia e thikave të zbuluara në
gërmimin tonë ndryshon nga 6,2-12 cm, kurse gjërësia, 1.5-2,5 cm. Në gërmimet
e" mëparshme në Kamnik janë gjetur thika me permasa akoma më të mëdha.
Kruese dhe gërryese. Në punimin e këtyre lloj veglash është shfrytëzuar
po ai strali i përdorur edhe për thikat. Ato kanë forma të ngjashme me_ krueset
dhe gërryeset e zjbuluara në Maliq dhe në vendbanime të tjera neoeneolitike.
Anash ato janë të retushuara me kujdes (Tab. I, 5,7,8). Gjatësia e tyre lëvizë nga
3,5-5,4 cm., ndërsa gjërësia, nga 2,1-2,8 cm.; trashësia maksimale arrinë në 1 cm.
Shigjetat. Majat e shigjetave prej stralli të zbuluara deri tani në Kamnik
janë gjetje fort të rralla. Ata kanë forme trekëndëshe me bazë të harkuar e bisht
në mes dhe janë të retushuara me kujdes në të dy faqet e fletës. Shigjeta të tipit
të tillë njihen si gjetje të rralla edhe në Maliq, në Velçë10 etj.
Objekte prej guri. Nga Ilo je të ndryshme gurësh janë prodhuar sopata, she-
tër, sqeparë, çekanë, gjyle, mokra dhe gurë grihe. Këto për nga forma dhe teknika
e punimit të tyre përngjasojnë shumë me ato të fazës neolitike edhe eneolitike
të kulturës së Maliqit1 1.
Sopatat janë të pakta. U gjetën vetëm dy, njëra nga të cilat në forme gjuhe,
me prerje vezake (Tab. II, 3) ndërsa tjetra me prerje drejtëkëndëshe (Tab. 11,2),
të ngjashme me tipet A dhe F të sopatave neolitike të Greqisë12. Që të dy këto
sopata janë të lëmuara dhe e kanë tehun njëlloj të prehtë nga lëmimi i dyanë-
shëm i tij. Respektivisht kanë këto permasa: 8,5 x5,2 x4,3 cm; 8,4 x 4,2 X 3,3 cm.
Sqeparët. Janë përfaqësuar gjithashtu në dy ekzemplarë (Tab. II, 1,5). Ato
janë të lëmuar dhe kanë formen e kallëpit të këpucës (schuhleistenkeil). Përmasat
e tyre: 8,8 x4;4x2 cm.; 7,5x3,7x25 cm.
Çekanët. Ndër dy çekanët e zbuluar, njeri është shumë i fragmentuar (Tab.
11,4); tjetri paraqet një gur të zakonshëm lumi, të papunuar fare nga jashtë dhe
të brimuar në mes për të futur bishtin e drunjtë (Tab. 11,6). Në këtë vegël ruhen
edhe gjurmët e dy ndreqjeve të bera gjatë proçesit të brimimit të saj. Çekani
është i gjatë 8 cm.
Rrotullat Në vendbanimin e Kamnikut mungojnë rrotullat e boshtit prej
balte, ashtu sikurse edhe në shtresën neolitike të Maliqit (Maliq I). Me sa duket
vendin e tyre e zinin rrotullat prej guri të cilat u gjetën në mjaft ekzemplarë

9) Fr. Prendi, Vep. e cit., Tab. III,a


10) D. Mustilli, Relazione preliminare sugli scavi archeologici in Albania (1937-40) né RAI,
Rendiconti della classe di schienze morali e storiche II (1941) f. 681, fig. 3.
11) Fr. Prendi, Vep. e cit., Tab. III,b.
12) Ch. Delvoye, Remarques sur la seconde civilisation néolithique dy continent Grec et des iles
avoisinantes, BCH., LXXIII-1 949-1, f. 107, fig. 23.
20 Frano Prendi-Skënder Aliu

Me përjashtim të njerës, që të gjitha janë të thyera. Ato janë punuar me kujdes


dhe kanë forma të ndryshme : sivezake, konike dhe sferike (Tab. II, 7-9). Lartësia
e tyre lëvizë nga 3-4,5 cm., kurse diametrat e brimave nga 1-2 cm. Janë gjetur
gjithashtu edhe disa shufra të shkurtëra cilindrike guri të shkëputura nga procesi
i brimimit të rrotullave (Tab. lì, 7); të cilat vertetojnë karakterin lokal të pro-
dhimit të tyre. Rrotulla të tilla krejtësisht të ngjashme janë zbuluar edhe në Sesklo,
Dimini13, Kretë etj.
Gjyle. U gjetën 6 copë; ndër to njëra është punuar nga nukleus stralli. (Tab.
II,1Ó,H).
Mokrat. Në vendbanimin e Kamnikut vegla të tilla janë përfaqësuar në një
ritimër të konsiderueshëm. Pjesa më e madbe e tyre është gjetur në nivelet më të
hérshme të shtresës kulturale. Janë zbuluar edhe disa gurë grihe si edhe një gurë
me një gropë në mes që mund të ketë shërbyer si havan.
Veglat prej briri. Këto janë gjetje shumë të rralla. Midis tyre vlejnë të për-
mënden 3 çekanë të brimuar; njëri është i fragmentuar (Tab. Ill, 7), tjetri ka
forme cilindrike me dy koka rrahje dhe është i gjatë 5 cm. (Tab. Ill, 5). Çekani
i tretë ka pasur, sic duket, funksion të dyfishtë, për të goditur dhe për të rrëmirë
(Tab. 111,6). Gjatësia e tij arrinë në 15 cm. Këtyre gjetjeve u shtojmë edhe një
shatë të papërfunduar 19 cm. të gjatë (Tab. 111,8), një dorëzë bri dreri me
diameter të gropës se thelluar 3 cm. (Tab. 111,9), si dhe disa objekte të brimuara
por me destinacion të pa përcaktuar (Tab. IV 19-21).
Veglat prej kocke janë zbuluar në sasira më të mëdha nga ato prej briri e
guri. Prej kocke kanë qenë punuar fyndyje, gjëlpëra, maja heshtash dhe shigje-
tash (Tab. IV, 1-15), lëmuese (Tab. IV,18), luge (Tab. IV,24) dhe objekte të tjera
me funksione jo gjithëaq të qarta praktike.
Fyndyjet. Vegla të tilla shpimi janë zbuluar mjaft. Ata janë punuar zakonisht
prej kocka kafshësh t'imta dhe shpendësh. Gjatësia e tyre lëvizë nga 5-10 cm.
Të shumta janë dhe «rrëmihëset» prej kocke, në njërën anë të prerë tertho-
razi dhe shumë të lëmuar nga përdorimi i gjatë i tyre (Tab. Ill 1-4). U gjetën gjithë
sejt 10 copë. Gjatësia e tyre lëvizë nga 11,5-15 cm. Vegla të tilla të cilat kanë qenë
në përdorim për një kohë të gjatë qe nga neoliti e deri në epokën e bronxit, janë
zbuluar mjaft edhe në shtresat neo-eneolitike të Maliqit14 si edhe në shumë vend-
banime tjera bashkëkohëse jashtë territorit të Shqipërisë.

Q sramika

Si në të gjitha vendbanimet neolitike edhe në Kamnik, vendin më të rëndë-


sishëm midis materialit të zbuluar e zë qeramika. Ajo paraqitet e shumëllojshme.
Përveç poçarisë se zakonshme dhe pa zbukurime, ose me ndonjë ornament të
thjeshtë plastik, në nivelet e ndryshme të vendbanimit të Kamnikut janë gjetur
edhe një mori e madhe copa enësh si edhe vazo të piota me punim të hollë dhe
të zbukuruara me pikturim para pjekjes. Më pak është përfaqësuar qeramika
e pikturuar me ngjyra pastoze, ajo me cipë të shkëlqyeshme të zezë, tëkuqe, apo
të zezë e të kuqe se bashki: me ose pa dekoracion, qeramika me ornamente të inci-

13) Hr. Tsuntas, Hai proistorikai akropoleìs Dimeni kai sesklu, Athinais 1908, f. 322, fig.
322, fig. 246-250;
14) Fr. Prendi, Vep. e cit., Tab. III,c.
Vendbanimi neolitik në fshatin Kamnik 21

zuara dhe të impresuara, si edhe ajo e l>er dhe e pikturuar me sere ose e deko-
ruar me ngjyrë gri mat e stilit karakteristik Maliq II.
Me përjashtime të vogëla, këto lloje qeramike janë hasur në të gjitha ni-
velet e shtresës kulturale, por në sasira më të mëdha në dy horizontet më të her-
shme të banimit. Këtu u zbulua edhe pjesa më e madhe e enëve të piota. Midis
fragmenteve të qeramikës ka shumë copa të mëdha enësh të cilat japin mundësi
për rindërtimin e saktë grafik të tyre.
Ne nuk do të merremi këtu me shqyrtimin e gjerë të formave dhe të orna-
menteve të kësaj poçarije të pasur në varietete dhe të larmishme nga pikëpamja
dekorative, meqënëse kjo do të jetë detyrë e një studimi të veçantë; por do të
përpiqemi të parashtrojmë në vi ja të përgjithëshme vetëm tiparet kryesore të
fizionomisë se saj.
Duke e vështruar qeramikën e Kamnikut sipas thellësive të ndryshme të
shtresës kulturale, verejmë se ajo në përgjithësi qëndron e pandryshuar gjatë
gjithë kohës se formimit të saj. E njejta teknikë punimi dhe i njëjti raport sasior
midis poçarisë se punuar trashë pa dekoracione dhe asaj me pikturim, nde-
shet në të gjitha thellësitë e shtresës; të njëjtat forma enësh dhe të njëjtat zbu-
kurime përsëriten në të gjitha horizontet e banimit që nga më i hershmi e deri tek
ai më i voni. Në këto rrethana, për të mënjanuar përsëritjet, pò e paraqesim këtu
qeramikën në tërësi si shtresë.
Teknika e punimit. Nga kjo pikëpamje qeramika ndahet në dy grupe
kryesore: qeramikë me fakturë të trashë dhe qeramikë me fakturë të hollë.
Qeramikës me punim të trashë i përkasin enët e mëdha e të vogla me parete
disi të trasha, me sipërfaqe të vra/hdë ose të parrafshuar mire. Ato janë punuar
zakonisht me balte të përzier me grimca guri të shtypur gëlqeror dhe modeluar
jo me aq kujdes. Në sipërfaqe këto enë kanë kryesisht ngjyra të errta, gri e të
zezë, më rallë kafe, të kuqe tulle dhe okër. Në thyerje gjithashtu kanë ngjyra
të ndryshme të shkaktuara nga shkalla e intensitetit të pjekjes: gri, tëzezë ose të
zezë me shtresa anësore kafe, kafe me shtresa kufizuese të kuqe etj. Me këto
tregues kjo lloj qeramike e Kamnikut i avitet se tepërmi poçarisë se punuar
trashë të shtresës neolitike të Maliqit. (Maliq I).
Qeramika me fakturë të hollë përfaqësohet nga enë të punuara në përgjithësi
prej brumi të pastër argjilor dhe të ngjeshur mire, të përzier me rërë të imtë dhe
radhë me shamot. Këto enë kanë sipërfaqe të lëmuar dhe shpesh të lustruar. Në
shumë raste lustrimi bëhej nëpërmjet lyerjes se sipërfaqes se enës, pas tharjes,
me një cipë balte të holluar zakonisht me ngjyrë të zezë, të kuqe ose okër.
Enët me fakturë të hollë janë të pjekura në përgjithësi mire dhe veçanërisht
ato të kategorisë me pikturim para pjekjes g je që vihet re dhe në tingullin kumbues
të tyre. Ngjyrat më të zakonshme të sipërfaqes janë okra me nuançât e saja dhe
e kuqja e zbetë; me te pakta janë enët me ngjyra të errta, të zezë, kafe, gri etj.
Këto enë me fakturë të hollë dallohen edhe nga një modelim më i pastër dhe më
i rregullt i formave të tyre.
Format. Kamniku ka dhënë enë me trajta relativisht të shumta të përcaktuara
qoftë nga funksioni qoftë edhe nga vetë shija e prodhuesve dhe e konsumatorëve
të tyre (Tab. V-VIII).
Pjesa më e madhe e tyre riprodhon format e qeramikës se vendbanimit
neolitik të Maliqit. Natyrisht në Kamnik shfaqen edhe forma të tjera tê pa-
njohura në Maliq I, por këto janë të rralla.
Si më të zakonshme dhe tipike për poçarinë e Kamnikut, janë enët e fryra
sferike dbe bikonike me grykë të ngushtë dhe qafë të shknrtë ose të gjatë cilin-,
drike apo trungukonike (Tab. V, 3-6; Tab. VI, 1-3; Tab. VII, 3; Tab. Vili 2,4)
kupat trungukonike (Tab. VII, 4), bikonike dhe gjysëm sferike, enët profilesh
22 Frano Prendi-Skënder Aliu

të ndryshme të pajisura me këmbë të larta (Tab. VII, 5-7). Këto funde të larta
enësh janë gjetje shumë të rendomta në Kamnik dhe u përkasin njësoj si poça-
risë me fakturë të trashë ashtu edhe asaj me fakturë të hollë. Ato janë bosh për-
brenda, kanë lartësi të ndryshme dhe forma cilindrike, trungukonike osekambane,
të pajisura nga njëherë edhe me «dritare» rombike (Tab. VII,7), trekëndshe të
rrumbullakta etj. Në repertorin e formave të qeramikës së Kamnikut bëjnë pjesë
dhe enët grykëgjëra që vijnë duke u ngushtuar nga fundi (Tab. VI,4) ose me
bark të fryer dhe qafë të shkurtë cilindrike (Tab. V, 1,2; Tab. VIII,1), vazot sfe-
rike me qafë unazore (Tab. VIII,3) ose pa qafë fare, vazot e thella bikonike me
grykë të ngushtë (Tab. VII, 2,) ose më të gjerë (Tab. VII, 1); enët me lyfyt (Tab.
VIII,5). Janë gjetur në Kamnik edhe disa fragmente enësh të cilat riprodhojnë
me sa duket forma kupash me grykë eliptike si edhe enë të tipit «milchtopf» të
cilat i ndeshim si gjetje karakteristike vetëm në kulturën e shtresës eneolitike të
Maliqit 1 5.
Një pjesë e madhe e enëve me fakturë të hollë të Kamnikut nuk ka vegje
fare ose ka vegje të pa zhvilluara, në forme themthash konikë a po cilindrike,
shpesh të tejshpuar dhe të vendosur nga dy ose katër përballë njeritjetrit në pjesën
më të fryrë të trupit ose në gjysmën e sipërme të tij. Ka edhe enë me vegjë në forme
gjuhëze me ose pa brima, me vegjë në forme tubi ose shiriti të vendosur vertika-
lisht, por që të gjitha këto janë shfaqje më të rralla. Vegjet e enëve me fakturë
të trashë kryesisht kanë forme mjekrre, mjekrre të çarë në midis si edhe në forme
gjuhe. Nganjëherë ato paraqiten mjaft masive.
Fundet e enëve, në përgjithësi, janë të sheshta ose të larta.
Kapakët e gjetur në thellësi të ndryshme të shtresës kulturale të Kamnikut,
janë dy llojesh: me strehë dhe pa strehë, që të gjithë të pajisur sipër me 4 brima
të tejshpuara dhe të vendosura veçmas ose çift përballë njera tjetrës (Tab. XIV
1-5). Këto brima shërbenin për t'u përshkuar fija me të cilën varej ena. Tipe të
tilla kapakësh i ndeshim edhe në kulturën e Maliqit si në fazën neolitike asbtu
edhe në fazën e zhvillimit të saj të mëtejshëm eneolitike16.
Zbukurimet. Poçaria neolitike e Kamnikut përfaqësohet nga shumë lloj
ornamentesh: me pikturim, me grricje, me thellim, me shtypje me inkrustin me
lustrim dhe në reliev. Ornamenti më i preferuar dhe me karakteristik, që i jep
tonin jo vetëm poçarisë, por edhe të gjithë kulturës neolitike të Kamnikut, është
padyshim ai me pikturim para pjekjes. Kjo teknikë zbukurimi ndeshet kryesisht
tek enët me fakturë të hollë dhe me ngjyra të çelta të sipërfaqes e ci la shpesh është
e Iyer dhe me një angobë të shkëlqyeshme ngjyrash të ndryshme. Pikturohej
zakonisht e gjithë sipërfaqja e enës, kurse në enët e cekta dhe të hapura edhe faqja
e brendëshme e tyre.
Sipas numurit të ngjyrave të përdorura në pikturimin e qeramikës dallojmë
enë me një ngjyrë, me dy dhe me tre ngjyra. Në enët e pikturuara me një ngjyrë,
dekori është i vendosur drejtpërdrejtë mbi sfondin natyral të tyre; kurse në enët
dyngjyrëshe, njëra nga ngjyrat shërben për sfond dhe tjetra si motiv. Në enët
tringjyrëshe, si rregull, njera i rezervohet sfondit, tjetra motivit dekorativ dhe
e treta, sekondare, konturit të tij. Ka raste në enët polikrome kur motivet e zbu-
kurimit përbëhen nga dy ngjyra kryesore mbi të njajtin sfond, por këto janë
shfaqje tepër të rralla.
Ngj>rat më të përdorura në realizimin e motiveve dekorative janë kafja
ose gështenja me nuançât e tyre, pastaj e kuqja, portokalja, grija, vishnja e zeza
etj. Këto ngjyra herë janë mat here me shkëlqim.

15) F. Prendi, Vep, e cit. f. 258, Tab. IV, 7, 14.


16) PoatyTab. V, 18.
Vendbanimi neolitik në fshatin Kamnik 23

Ngjyra më e preferuar për lyerjen e sfondit është okra me nuançât e saja;


më pak e përfaqësuar është e bardha, grija, e kuqja tulle dhe portokalja. Ngjyra
e konturit të motiveve në enët polikrome është në përgjithësi gështenja apo kafja
e errët herë herë me prirje nga e zeza.
Persa i përket karakterit të motiveve zbukuruese, ato mbesin të mbërthyer
në fushën abstrakte të dekorit gjeometrik pa asnjë përpjekje për të përfshirë
këtu elementë natyrorë, po ashtu sikurse edhe poçaria e pikturuar e fazës Maliq
117. Elementët dekorative më të zakonshëm përbëhen nga tufa vijash të drejta
dhe zigzake, nga breza të drejtë ose meandrikë, nga breza të kurbëzuar apo në
forme S-je spiralesh të kllaposura në ekstremitetet e tyre dhe të vizatura përbrënda
me vija të drejta, zigzake apo valëzuese, nga shirita të mbushur të drejtë, kën-
dorë, spiralikë, nga spirale të mirëfillta, nga motive në forme teli me gjëmba,
rrjetë peshkimi, tabelë shahu, nga rrombe dhe trekëndësha të vizatur ose të
mbushur, nga trekëndësha të dhëmbëzuar, nga rrathë ose gjysmë rrathë koncen-
trikë etj. etj. (Tab. V, 4, Tab. VI, 1-4; Tab. VII, 3,5,7; Tab. Vili, 1 ; Tab. IX 1,2;
tab. X-XII)
Qeramika e pikturuar para pjekjes, gjëndet në të gjitha thellësitë e shtresës
kulturale e shoqëruar me një pakicë qeramike të pikturuar pas pjekjes me bojra,
që fshihen nga fërkimi, të kuqe, të bardhë, portokall dhe rradhë të verdhë.
E kuqja dhe portokallja përdorohej më tepër për lyerjen e sfondit dhe më
pak për pikturimin e dekorit, kurse e bardha pothuajse gjithmonë si ngjyrë dekori.
Ka raste kur me bojë, të bardhë bëhej edhe konturi i ndonjë motivi në formen
e vijës se pikësuar (Tab. V, 1), por këto janë shfaqje shumë të rralla. Pastën e
verdhë e kemi ndeshur deri tani vetëm në një rast dhe këtë si ngjyrë dekori (Tab.

Motivet e kësaj qeramike me pikturim «crusted» janë linearo gjeometrike


dhe spiralikë sikurse edhe ato te qeramikës se pikturuar për të cilën u bë fjalë
më sipër. Megjithatë nga pikpamja e natyrës dhe kompozimit të këtyre motiveve
duhet thanë, se ka ndryshime mjaft të dukshme, me përjashtim të atyre rasteve
kur këto elementë janë modifikuar dhe unjisuar me ato të të poçarisë se
pikturuar para pjekjes si pasojë e ndikimit të kësaj të fundit. (Tab. VIII,2)
Enët e pikturuara pas pjekjes dallojnë nga ato me pikturim para pjekjes
edhe nga pikëpamja e fakturës, por jo gjithmonë. Ato kanë më tepër tone të
errta: të zezë, gri, kafe dhe shumë rrallë ngjyra të çelta. Me bojra që fshihen zbu-
kurohej e gjithë ena ose një pjesë e sipërfaqes se saj. Kur forma e lejonte, atëhere
pikturohej edhe faqja e brëndëshme.
Qeramika e pikturuar me bojra të tilla është e përfaqësuar edhe në vend-
banimin neolitik të Maliqit, në të gjitha thellësitë e shtresës se tij kulturale, bile
në sasi përafërsisht të barabarta me ato të Kamnikut18. Në Maliq kjo teknikë
pikturimi, e njohur edhe nga shumë kultura tjera neoeneolitike të krahinave
ballkanike, vazhdon deri në fillim të epokës se bronxit 1 9.
Janë gjetur edhe fragmente enësh të lyera përbrënda me serë dhe të
pikturuara në sipërfaqe gjithashtu me serë. Ky element zbukurimi, megjithëse në
sasira të kufizuara, ndeshet në të gjitha horizontet e shtresës kulturale. Deri tani
kjo mënyrë pikturimi nuk është gjetur në fazën neolitike të Maliqit. Ajo shfaqet
aty për të parën herë vetëm në shtresën eneolitike, por, me një forme më të zhvi-
lluar dhe m ^ vlerë më të madhe dekorative.

17) Po aty, Tab. I,II.


18) Po aty, f. 256,257, Tab. 1,12.
19) Po aty f. 258-259, Tab. VI, d.
24 Frano Prendi-Skënder Aliu

Qeramike me tipe të shk'èlqyer dy ngjyrash

Kjo teknikë e veçantë zbukurimi konsiston në lyerjen e gjysmës së sipërme


të enës me një cipë të hollë të shkëlqyeshme të zezë dhe të gjysmës së poshtme të
saj me cipë po aq të shkëlqyeshme të kuqe ose portokalli. Nga njëherë midis
këtyre dy ngjyrave krijohen nuança të ndërmjeme të përftuara nga intensiteti
i pjekjes. Jo rrallë gjysma e poshtme e enës është e zbukuruar me elemente
dekorative lineare ose spiralike. Kjo mënyrë zbukurimi e përfaqësuar në të gjitha
nivelet e banimit të Kamnikut, ndeshet Jdomos në një forme të caktuar ene dhe pi-
kërisht në kupat bikonike me dy ose katër brima varëse përballë njera tjetrës në
pjesën e bashkimit të dy konave. Kupa të tilla me cipë të kuqe e të zezë, nga një
herë të pajisur edhe me dekoracione, janë gjetur edhe në Maliqin I20, por
mungo jnë fare në Maliqin II a.
Interes paraqet këtu një fragment me cipë dyngjyrëshe me dekor të pikturuar
gri mat të zbuluar në horizontin më të hershëm të kuad. XI. Fakti se ky stil pik-
turimi, që është tipik për kulturën Maliq Ha, ndeshet në një enë karakteristike
vetëm për fazën Maliq I dhe Kamnikun, tregon qartë se fillimet e shfaqjes së
tij, qoftë dhe në një masë shumë të kufizuar, duhen kërkuar që në fazën para-
eneo.lotike të kulturës së Maliqit.
Zbukurimi me grricje. Në qeramikën e Kamnikut, sikurse edhe në atë të
Maliqit I, grricja paraqitet si teknikë dekoracioni shumë pak e përdorur, por me
vlerë të konsiderueshme dekorative dhe kulturale kronologjike. Qeramika me
grricje ndeshet nga pak në të gjitha thellësitë e shtresës kulturale, por më tepër
në tre horizontet e mësipërme. Ka midis elementëve dekorative me grricje, motive
krejt të ngjashme jo vetëm me ato të shtresës së neolitit të vonë të Maliqit I, por
edhe me ato të shtresës kulturale Maliq Ha. Të tilla janë p.sh. tufat e vijave të
shkurtëra paralele të vendosura për nën buzë të enës, (Tab. XIII, 2,3,4). Përveç
këtyre vlejnë të përmenden edhe brezat këndorë (Tab. XIII, 1), rrathët, gjysëm
rrathët (Tab. XIII, 1 3), trekëndëshat me fushë të zbrazët ose të mbushur me vija
paralele dhe pikësime presjesh në to të përafërta me notât e muzikës (Tab. XIII,
11). Këtë motiv, si edhe ndonjë tjetër, i gjejmë shumë të ngjashëm me disa nga ato
të poçarisë së incizuar të neolitit B të Thesalisë21.
Në këtë grup zbukurimesh bëjnë pjesë edhe ornamentet e punuar me anë
shpimesh (Tab. XIII, 9-10), teknikë dekori kjo e njohur edhe nga poçaria e gru-
peve të tjera neoeneolitike të Ballkanit. Shpimet përdoreshin për të mbushur
fushat e rrathëve dhe të brezave të incizuar ose për të krijuar motive të pavarura
zbukurimi. Në rastin e fundit ato formojnë breza ose tufa vijash të pikësuara.
Në disa raste incizimet si edhe shpimet janë të inkrustuara me pastë të bardhë.
Zbukurimi me shtypje gjithashtu është shfaqje e rrallë në kulturën e
Kamnikut (Tab. XIII, 5-8,16) dhe ndeshet si në poçarinë me fakturë të trashë ashtu
edhe në atë me punim të hollë. Të tërheq vëmendjen këtu një fragment, sipër-
faqja e të cilit është e mbushur me rrjeshta të dendur thellimesh me shtypje thoi.
Ky zbukurim tip «impresso» gjëndet njëlloj rrallë edhe në Maliq që në fazën
më të hershme të zhvillimit kultural të tij (Tab. XIII, 16).
Zbukurimi në reliev është shumë i thjeshtë dhe pa ndonjë vlerë të veçantë
dekorative. Ndeshet kryesisht në enët me punim të trashë, më pak n'ato me
punim të hollë. Elementi më i rëndomtë në kategorinë e dekorit plastik është
themthi konik apo cilindrik, i cili shpesh kryen edhe funksionin e vegjës.
Zbukurimi në forme bullunge apo puçrrash të vogëla përreth grykës së enës është

20) Po aty Tab. I, 2.


21) Hr. Tsuntas, Vep. e cit., Tab. XVII-XIX.
Vendbanimi neolitik në fshatin Kamnik 25

shumë i kufizuar. Në horizontin e trete u zbulua edhe një fragment me shkëlqim


të zi, të zbukuruar në sipërfaqe me kanelyra të cekta në drejtim të tërthorët të
tipit Maliq II (Tab. XIII, 14) si edhe disa fragmente me dekor vijash spiralike
tëthelluara Tab. XIII, 12.
Objektet e kultit. Në grupin e gjetjeve me karakter kulti bëjnë pjesë disa
enë antropomorfe (Tab. IX, 1) dhe fragmente enësh zoomorfe, mjaft ekzemplarë
të piote ose të coptuar vazosh kulti në trajtë kambane me dy të ngritura sferike
masive në majë (Tab. IX, 2). Këmbë të larta enësh me forma të papercaktuara
(Tab. XV 6-8), figura plastike antromorfe tipesh të ndryshme (Tab. XV, 1-4) dhe
një figure zoomorfe shumë e skematizuar prej balte (Tab. XV 5) etj. Një pjesë
e këtyre gjetjeve me funksione magjiko religjioze, është e stolisur me pikturime
para pjekjes, rrallë pas pjekjes me bojë pastoze të kuqe dhe me ineizim. Disa
nga këto objekte përfaqësojnë gjetje krejt origjinale dhe, me sa dimë, nuk nde-
shen në asnjë nga kulturat fqinje apo më të largëta bashkëkohëse.
Objekte të ndryshme prej balte. Midis objekteve të pakta prej balte me që-
llime të ndryshme praktike, vlejnë të përmënden: një peshore konike (Tab. XVI, 3),
dhe tri peshore në forme samari të tipit, «Salkuca>>, të punuara me argjil të për-
zier me kashtë drithërash (Tab. XVI 1,2). Këto u gjetën në rrënojat e furrave
të horizontit të pare e të dytë dhe janë identike me peshoret e këtij tipi të zbu-
luara gjithnjë në rrënoja furrash të shtresave Maliq I dhe Maliq lia22. Pranë
furrave u gjetën edhe dy objekte të tjera të ngjashme për nga brumi, por të
ndryshme nga trajta dhe funksioni; njëri në forme kubi të gropëzuar në mes (Tabe
XVI,4), dhe tjetri konik me bazë konkave. U gjet këtu edhe një luge e thyer m-
bisht të shkurtër shumë e zakonshme edhe për Maliqin sidomos për kulturën eneo,
litike të tij23, si edhe dy fragmente vulash të rrumbullakta, me spirale të thelluara
në fushat e tyre, të njohura edhe nga shtresat më të hershme të kulturës se Ma-
liqit (Tab. XIII, 15).
Stolitë. U gjetën shumë pak stoli trupore: një rruazë sferike prej balte të
kuqe (Tab. IV 23), një rreth i thyer prej kocke, dy varëse prej dhëmbi derri (Tab.
IV 16,17) dhe një guackë deti e tejshpuar në majë për të përshkruar fijen varëse
(Tab. IV,22).
Kocka kafshësh Në thellësi të ndryshme të shtresës, u zbuluan mjaft koeka
gjedhi dhe bagëtishë të imta si edhe brirë e kocka kafshësh të egra midis të cilave
dallojrrë drerin dhe derrin e egër.
Drithëra — janë gjetur vetëm disa kokrra gruri dhe këto gjatë pastrimit të
furrave të horizontit të pare.

PËRFUNDIME

Duke analizzar, qoftë dhe në mënyrë paraprake gjetjet e horizonteve të


ve çanta të stacionit prehistorik të Kamnikut dhe sidomos qeramiken, vihet re
se midis këtyre horizonteve nuk ka asnjë ndryshim cilësor kultural; krejt e kun-
dërta poçaria e thellësive të ndryshme të këtij vendbanimi tregon qartë se egziston
një uniformitet i qëndrueshëm në tipologjinë dhe stilin dekorativ të saj dhe kjo
shpreh mire karakterin një shtresor të këtij stacioni dhe jo dyshtresash sic është
menduar më pare24.
Kamnikut'
Kultura e riprodhon në të gjithë treguesit më karakteristikë të
saj tiparet e kulturës se neolitit të vonë të Maliqit (Maliq I). Këtë e vrejmë tek
format e përbashkëta të disa elementëve arkitektonikë dhe konkretisht tek furrat

22) Fr. Prend', Vep. e cit., Tab. III,f.


23) Po aty.
24) S. Aliu-B. Jubani, Vep. e cit., f. 12.
26 Frano Prendi-Skënder Aliu

katërkëndëshe me qoshe të rrumbiillakosura, tek veglat e punës me trajta dhe


mënyra të njëllojta punimi dhe veçanërisht tek qeramika me veçoritë e saja krejtë
të ngjashme teknologjike, tipologjike dhe ornamentale.
Qeramika me punim të trashë e Kamnikut përngjason shumë ne çdo pikë-
pamje me atë të shtresës Maliq I. Kjo ngjashmëri spikatë edhe më mire ne
poçarinë e pikturuar, e cila ka të përbashkët me atë të Maliqit I, jo vetëm teknikën
e punimit dhe format kryesore të enëve, por edhe mënyrën e zbukurimit, ngjyrat,
motivet dhe ne përgjithësi kompozimin e tyre. Si ne Maliq I ashtu edhe ne Kam-
nik ndeshet, megjithëse shumë rrallë edhe pikturimi me pastë të bardhë dhe
ngjyra të tjera që fshihen, qeramika me cipë të zezë dhe të kuqe, ose të zezë ne
pjesën e sipërme të enës dhe të kuqe, me ose pa dekor, ne pjesën e poshtme të
saj, ornamenti me incizim, inkrustim, me shtypje, thellim etj.
Të gjithë këto komponentë të përbashkët janë më se të mjaftueshëm për të
provuar karakterin e njëllojtë të kulturës se Kamnikut me atë të Malkn't I. Por
megjithëkëtë, duhet thenë, se sa do të njëllojta që mund të jenë këto Êy kultura
gjeografikisht të afërta, prapseprap ka midis tyre edhe disa ndryshime të vogla.
Këto ndryshime konsistojnë kryesisht ne faktin se ne Kamnik janë gjetur disa
elementë, sidomos nga sfera e kultit, të cilët ne Maliqin I paraqiten si gjetje
unikale ose mungo jnë fare. Të tilla janë vazot antropomorfe (Tab. IX, 1) «altarët»
né forme kambane me dy sfera masive ne pjesën e sipërme të tyre (Tab. IX, 2)
enët me këmbë të larta të drejta (tab. XV,7) ose të harkuara (Tab. XV,6,8) si
edhe prodhime të ndryshme të plastikës figurale antropomorfe dhe zoomorfe.
Midis komponentëve të tjerë të qeramikës se Kamnikut që mungo jnë, së-
paku deri tani, ne shtresën e kulturës Maliq I, duhet përmëndur edhe qeramika
e pakët e Iyer nga brënda dhe e pikturuar shkel e shko përjashta me sërë si edhe
disa fragmente enësh të tipit «Milchtopf», karakteri lokal i prodhimit të cilave
duket qartë nga stili i dekoracionit të tyre tipik për poçarinë e pikturuar të
Kamnikut. Këtë trajtë ene ne Maliq do ta ndeshim ne shtresën pasardhëse eneolitike
(Maliq Ila)25, por pa pikturim ose me pikturim gri mat karakteristik vetëm për
stilin dekorativ të qeramikës Maliq II a.
Ne qeramikën e pikturuar të Kamnikut mund të gjëndët edhe ndonjë motiv
a po mënyrë e re kompozimi motivesh, të cilat né Maliq ose nuk kanë qenë për-
dorur fare ose se paku nuk duhet të kenë qenë aq të preferuara sa ne Kamnik.
Të gjitha këto shfaqje i japin qeramikës se Kamnikut disa tipare të reja da-
lluese, të cilat pa dyshim janë rrjedhim i zhvillimit të mëtejshëm të kulturës
Maliq I ne Kamnik. Si të tilla ato përfaqësojnë njëkohësisht dhe elementët e një
faze të re kronologjikisht më të vonëshme të kulturës se Maliqit I.
Duke e konsideruar Kamnikun si një fazë të mëtejshme zhvillimi të kulturës
Maliq I, linde vetvetiu dhe nevoja e një emërtimi të dyfishtë të këtij grupi kultura 1
me dy faza të veçanta zhvillimi të dislokuar. Ne do ta quanim këtë grupi Maliq
Kamnik.
Brenda territorit të Shqipërisë ky grup kultural, gjeografikisht i kufizuar
tanipërtani ne rajonet e brëndëshme juglindore të vendit tonë, ofron pika të pa-
dyshimta takimi vetëm me kulturën e Velçës, të zbuluar 36 vjet më pare ne një
shpellë të fshatit omonim të Vlorës. Këtu janë gjetur ne rrethana jo mire të për-
caktuara stratigrafike, kategori të ndrvshme qeramike qoftë prej brumi të zi të
tipit bucchero të zbukuruar nga një herë dhe me ornamente të incizuara ose të
pikëzuara, qoftë edhe prej balte pakashumë të pastruar me ngjyra te celta dhe
të pikturuar me bojratëkuqe, të zezë dhe kafe-gështenjë26. Kjo Ilo j qeramike

25) Fr. Prendi Vep. e cit., f, 272 Tab. IV, 14.


26) D. Mustill,ve/?. e cit. f. 681; Id. La civiltà preistorica dell'Albania Riv. d'Albania Milano
I, 1940, f. 290 vv. id.: Të dhënat arkeologjike për prehistorinë e Shqipërisë K.I.S.A. f. 457-58.
Vendbanimi neolitik në fshatin Kamnik 27

e pikturuar, në disa stile të veçanta të dekorit të saj, perngjason aq tepër me


qeramiken e pikturuar me motive drejtë vijore gjeometrike të grupit Maliq-
-Kamnik, sa që është vështirë nga ndonjëherë përtë bere dallime midis tyre. Këto
analogji, sa do që të pjesëshme, janë të mjaftueshme për të krijuar paralele jo
vetëm kronologjike, por edhe kulturale midis Maliq-Kamnikut dhe Velçës.
Jashtë territorit të Shqipërisë, qeramika e pikturuar e Maliq-Kamnikut,
krijon pika takimi kryesisht me qeramiken neolitike të mesdheut qëndror. Shumë
motive gjeometrike drejtë vijore të qeramikës se pikturuar të brigjeve dhe ishujve
Jonianë27 të Greqisë qëndrore28 dhe të Thesalisë, mund të krahasohen lehtë me
ato të qeramikës Maliq-Kamnik. Po t'i referohemi motiveve kurbolineare e ve-
çanërisht atyre spiraloforme, kombinimeve harmonike midis këtyre të fundit dhe
motiveve gjeometrike, si edhe qeramikës trikrome e përfaqësuar në sasira të kon-
siderueshme në grupin e qeramikës se pikturuar të Maliq Kamnikut, atëhere do
bëhet më i qartë fakti se grupi Maliq-Kamnik, lidhjet me të afërta i ka me neolitin
B të Thesalisë dhe në mënyrë të veçantë me Diminin «klasik».
Paralelet Maliq-Kamnik-Dimini mbështeten jo vetëm në analogjitë e disa
motiveve dhe në ngjyrat e tyre pjesërisht të njëllojta,29 por edhe në natyrën
e afërt të kompozimit si edhe në ngjashmëritë e disa formave karakteristike për
të dy kulturat në krahasim.30 Të tilla janë p.sh. amforat me qafë të shkurtë apo
të lartë konike ose cilindrike; vazot me këmbë të lartë në forme kambane të pa-
jisura shpesh dhe me «dritare», vazot bikonike me qafë që shkon duke u zgjeruar
nga gryka, tasat e cekët që vijnë duke u ngushtuar nga fundi të paisura në buzë
edhe me brima varëse etj. Në Kamnik janë gjetur disa fragmente tasash të tillë
të pikturuar si brënda dhe jàshtë me bojë kafe-çokollatë mbi sfond të zvërdhemtë
dhe me motive të kombinuara meandro-spiralike përbrënda dhe meandrike
tabelë shahu nga jashtë. Në çdo pikëpamje këto lloj enësh paraqiten identike
me tasat e stilit «klasik» diminian31 dhe mund të konsiderohen fare lehtë si mail
i importuar nga krahinat kulturale Dimini Sesklo. Në këtë pikëpamje këto
fragmente paraqesin një rëndësi të madhe jo vetëm kronologjike por edhe historike
kulturale me që vërtetojnë më se miri marëdhënjet midis krahinave tona dhe
atyre të Egjeut sëpaku që në epokën e neolitit. Këto marëdhanje shprehen edhe
nëpërmjet disa fragmente ve të qeramikës se inçizuar të tipit diminian të zbuluar
në Kamnik si edhe nga tregues të tjerë qofshin këto vegla pune a po objekte me
funksione kulti.
Nga sa u tha me sipri, kultura e vendbanimit të Kamnikut karakterizohet
nga kategori të ndryshme qeramike. Më kryesorja nga këto paraqitet ajo me arua-
ment të pikturuar para pjekjes e cila në disa raste riprodhon tipare të qarta të
një varianti diminian të vonë. Komponente të tjerë të fekonduar, me
sa duket, nga influençât e krahinave neolitike ballkano danubiane janë shumë
të rralla dbe aspak sinjikative për të ndryshuar karakterin në përgjithësi
mesdhetar të kësaj kulture.
Duke dashur me e inkuadruar kronologjikisht kulturën e vend banimit të
Kamnikut ne i referohemi raporteve Kamnik-Dimini dhe në mënyrë të veçantë

27) S. Benton, Hagios Nikolaos near astakos in Akamania, B.S.A., XLII f. 156 vv. tab. 24-29
28) S.S. Weinberg, Excavations at prehistoric Elatea 1959 Hesperia XXXI, 1962 f. 158 vv. Tab.
55-59,67.
29) Hr. Tsuntas, Vep. e cit. f. 209 vv., Tab. XX-XXX; Wace-Thompson, Prehistoric Thesaly,
Cambridge, 1912 t 76.
30) Hr. Tsuntas, Vep. e cit., f. 210 vv., fig. 118, Tab. IX,XX,XXI; Wace-Thompson, Vep. cit.,
f. 16,31, fig. 11,12; f, 76, fig. 36.
31) Hr. Tsuntas, Vep. cit., Tab. XX,XXI; Wace Thompson, Vep. e cit., fig. 36; G Deaux,
Chronique de fouilles 1961, B.C.H., LXXXVIII, 1964-11, f. 781 fig. 2.
28 Frano Prendi-Skënder Aliu

importit diminian «klasik» të zbuluar ne shtresat mëtë hershme të tij. Këto raporte
kulturale e përcaktojnë qartë jo vetëm pozicionin kronologjik relativ por dhe
absolut të kësaj kulture fillimet e se cilës ne Kamnik i përkasin fazës fundit të neo-
litit të vonë. Ne qoftëse do të marrim si pikjj»*shtytje datimin absolut tradicional
të Diminit, 32 atëhere si kohë fillimi për vendbanimin e Kamnikut duhet të pra-
nojmë vitet 2800-2700 p.e.sonë, duke pasur parasyshë më tepër fundin se sa fi-
llimin e kësaj periudhe.
Fundi i vendbanimit të Kamnikut bie ne një kohë me fillimin e kulturës eneo-
litike të Maliqit (Maliq Ha). Këtë e provon prania ne horizontet e sipërme të sta-
cionit neolitik të Kamnikut të disa elementeve tipike eneolitike maliqiane si edhe
vetë dalta prej bakri e zbuluar ne gërmimet e mëparëshme33 e cila nuk është çudi
të jetë sjellur pikërisht nga Maliqi. Meqënëse fillimit Maliq II a i atribuohet një
kohë rreth viteve 2600 p.e.sonë, 3 4 atëherë kjo date duhet të shënojë
edhe kohën e mbarimit të vendbanimit të Kamnikut dhe njëkohësisht fundin
e grupit Maliq-Kamnik. Nga këto tregues kronologjikë duket qartë se kultura
Maliq Kamnik qendroj ne zonën malore të Kolonjës më gjatë se sa ne pellgun
e Maliqit dhe se ajo vazhdoi të zhvillohet atje për një kohë paralelisht me kulturën
Maliq II a,e cila e kishte zavendësuar tanimë ne këtë pellg kulturën e fazës Maliq
I, të njëllojtë me atë të Kamnikut.
Duke gjykuar nga kockat e kafshëve të buta dhe të egra si edhe nga ato pak
farë drithi dhe mbeturina byku të përzier me baltën e furrave, del e qartë se ba-
norët neolitikë të Kamnikut merreshin kryesisht me blegtori, bujqësidhe gjueti;
se ata kultivonin gjedhin dhe bagëti tëimta, mbillnin grurin dhe gjuanin kafshë
të egra, kryesisht derrin dhe drerin. Ata ishin gjithashtu dhe mjeshtra të përsosur
për atë kohë ne prodhimin e qeramikës. Enët prej balte të zbuluara ne Kamnik,
tregojnë mësëmiri se poçarët neolitikë të këtij vendbanimi kishin përvo jë të madbe
dhe sens të zhvilluar për ngjyrën dhe format të cilat dinin t'i kombinonin aq mire
e bukur. Poçarët «artiste» të Kamnikut arrijtën të krijonin prej balte të pjekur
vepra të tilla, të cilat mund të qëndrojnë përkrah shfaqjeve me të shkëlqyera të
artit dekorativ neo-eneolitik të Europës juglindore. Një qeramikë e pikturuar
si ajo e Kamnikut, e cila shquhet për mënyrën e pastër të punimit të saj, për pjekje
të përsosur, për elegance formash dhe harmoni ngjyrash, për vizatim të saktë dhe
kompozime motivesh nga njëherë të guximshme dhe shpesh për t'u admiruar,
i tejkalon kufijt e prodhimit primitiv shtëpijak me dore. Sipas mendimit tonë
kjo presupozon ekzistencën e një prodhimi «zejtar» të qeramikës, të realizuar
nëpërmjet mjeteve të ndryshme teknike që kishin si bazë vertitjen e enës.
Për prodhimin e tyre mund të kenë ekzistuar dhe punishte të veçanta, ne
qoftë se mund të shprehemi kështu dhe nuk është për t'u çuditur. po të mendo jmë
se ambjentet e furrave për të cilat u bë fjalë më sipër mund t'u kenë shërbyer
pikërisht këtyre punishteve. Natyrisht kjo është diçka akoma e pa bazuar mire
dhe mbetet për t'u provuar ne gërmimet e viteve të ardhshme.

32) VI. Milojçic, Chronologie der Jüngeren Steinzeit Mittel-und Südosteuropas. Berlin, 1949r
f. 42, Tab. ne f. 40.
33) S. Aliu, B. Jubani, Vep. e cit., f. 11, Tab. 1,2.
34) Fr. Prendi, Vep. e cit., f. 273.
\

Résumé

LA STATION NEOLITHIQUE A
KAMNIK DE KOLONJE

{Fouilles de 1970)

Kamnik se situe sur la berge droite du cours supérieur de la 1 angarice, à 1 km.


à V ouest du Pont de Barmash, sur le chemin automobile Erseke-Leskovik . (Fig. 1).
Aux pieds de la colline du village appelé «Roc de Kamnih> ont été trouvées,
en 1968, les traces d'une station néolithique. Les travaux commencés durant cette
année ont donné suite à deux autres campagnes de fouilles en 1969 et 1970. Jusqu'à
présent a été ouverte et étudiée une superficie de 325 m2. Dans V exposé ci-contre,
en albanais, sont données seulement les résultats des fouilles de 1970.
L'épaisseur maximale de la couche de civilisation atteint les 2 m. Sur la base
des vestiges des emplacements des habitations, des foyers M des fours fixés à
différentes profondeurs de cette couche, on distingue parfaitement cinq horizons
d'habitation (Fig. 2). Les premiers et second horizons, qui sont chronologiquement aussi
les plus anciens du site, ont fourni des systèmes de fours de la forme semi-elliptique et
rectangulaire, remplis de récipients. (Fig, 3). Ces circonstances permettent d'établir
parfaitement aussi leur fonction principale: il s'agit de fours pour la céramique.
Les horizons divers de la couche de civilisation ont fourni des objets de toute
sorte, surtout en céramique, ainsi que des instruments de travail en pierre polie,
os et corne. En 1969 a été dégagée aussi un ciseau de cuivre: il s'agit du s(ul outil
métallique venu au jour jusqu'à présent dans ce site.
L'examen préliminaire de l'ensemble des trouvailles, et surtout l'analyse
comparative typologique et décorative de la riche poterie de ces horizons permet
d'établir que, dans son essence, la civilisation de Kamnik offre une uniformité entière,
qui illustre à l'évidence le caractère monostrate de cette station néolithique.
La civilisation de Kamnik se fait distinguer pour plusieurs catégories de
céramique, dont au nombre prédomine celle à peinture monochrome, bichrome et
polychrome, qui a des motifs géométriques linéaires et en spirale, souvent combinés
entre eux. La céramique à technique de «crusted» ou croûtée est rare. Encore plus
rare est celle à ornements incisés, incrustés, gaufrés ou en relief. Tous les composants
que nous venons de rappeler sont rencontrés, dans les mêmes rapports, aussi dans
la civilisation de la phase néolithique de Maliq (Maliq I), et nous pourrions ajouter
aussi dans presque les mêmes qunatités.
Il n'est point de doute que ces analogies aussi marquées illustrent le caractère
unitaire de la civilisation de Kamnik avec celle de Maliq I. Tout de même, on doit
faire observer que pour autant d'affinité qu'aient ces civilisations, aussi proches
au point de vue géographique, encore est-il qu'il y a encre elles aussi de petites
différences, qu'on doit envisager comme conséquence d'un développement ultérieur
30 Frano Prendi — Skënder Aliu

de la civilisation de Maliq I à Kamnik. Ces différences illustrent une nouvelle phase


chronologique, un peu plus récente de la civilisation de Maliq I.
Considérant Kamnik comme une phase ultérieure d'évolution de la civilisation
de Maliq I, on ressent dans le même temps aussi la nécessité d'une double
dénomination de ce groupe de civilisation à deux petites phases d'évolution branchées, que
nous appellerons le groupe Maliq-Kamnik.
A l'intérieur du territoire de V Albanie, la céramique peinte qui donne le ton
à ce groupe de civilisation, circonscrit au point de vue de la géographie, à l'état
actuel des recherches, dans les régions intérieures du Sud-Est de notre pays, offre
fes points de contact avec la civilisation de Velçe de Vlore, indépendamment du
doit qu'entre ces deux il y ait aussi des différences de caractère essentielles. Hors
tu territoire de l'Albanie, la céramique peinte se rapproche plutôt à celle du néoli-
dhe B de la Thessalie, et surtout à celle de la phase finale de Dimini «classique».
Les parallèles Maliq- Kamnik- Dimini se fondent non seulement dans les
analogies de quelques motifs et dans leurs couleurs, en partie, identiques, mais aussi
dans la nature proche d'une partie du répertoire compositionnel ainsi que dans les
ressemblances de quelques formes caractéristiques aux deux civilisations.
Ces rapports de civilisation trouvent une expression encore plus évidente
également dans l'importation de quelques coupes de style diminien à Kamnik.
La présence de cette importation diminienne dans les horizons plus anciens
de la station préhistorique de Kamnik a également une valeur indiscutable à fixer
la chronologie absolue de la civilisation de Kamnik, et par conséquent de V entier
groupe Maliq-Kamnik. Si l'on prend comme point de départ la datation traditionnelle
absolue de Dimini, alors comme temps de commencement de la civilisation de
l'agglomération de Kamnik on doit admettre les années 2800-2700 avant notre ère,
et plutôt la fin que le commencement de cette période.
La fin de l'agglomération de Kamnik coïncide dans le temps avec le
commencement de la civilisation énéolithique de Maliq {Maliq Ha, 2600 avant notre ère).
Cela est prouvé par la présence, dans les horizons supérieurs de la station néolithique
de Kamnik, de plusieurs éléments typiques énéolithiques maliqiens, y compris aussi
le burin de cuivre, qui selon toute vraisemblance doit représenter une importation
de la même civilisation de Maliq.
Ces indices chronologiques indiquent parfaitement que la civilisation Maliq
Kamnik, d'une origine méditerranéenne indiscutable, a continué à persister dans la
contrée de montagne de Kolonie même après qu'à Maliq celle-ci fut substituée par
la civilisation énéolithique de Maliq lia.
Tab. I. Vegla stralli
3

4 6

Tab. II. Vegla té ndryshme prej gun


Tab. III. Vegla kocke dhe briri
2 — 99
Tab. IV. Veg!a kocke. briri dhe objekte stolije prej materiali të ndryshëm.
Tab. V. Forma enësh me ose pa pikturim.
Tab. Vi. Forma enësh të pikturuara.
é

Tab. VII. Forma të ndryshme enësh me ose pa pikturim.


Tab. VIII. Forma enësh të ndryshme.
Tab. IX. Enë kulti.
Tab. X. Fragmente enihh të pikturuara.
Tab. XI. Fragmente enësh të pikturuara.
Tab. XII. Fragmente enësh të pikturuara.
Tak. XIII. Fragmente enësh të zbukuruara me gërricje, thellim dhs shtypje
Tab. XIV. Kapakë.
Tab. XV. Fragmente figurash antropo-zoomorfe dhe enësh kulti.
Tab. XVI. Objekte të ndryshme pre j balte.

You might also like