Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 4

LEXIMI I IMAZHIT 2

TE VROJTOSH NJE VEPER TREDIMENSIONALE TE TIPIT SKULPTUROR

Ne paragrafin e leximi i imazhit 1, jane propozuar tre skema leximi, per tipe analizash qe kane te
bejne me vepren dydimensionale. Eshte e nevojshme, te kemi parasysh specifikat karakteristike
te nje vepre tredimensionale.
Duhet gjithashtu, te rikujtojme, qe skulptura, pikerisht per natyren e saj tredimensionale, duhet te
veshtrohet nga pikeshikime te ndryshme, dhe nese eshte e mundur, ne menyre direkte, pasi
prodhimi i saj mbi nje mjet dydimensional, sic eshte faqja e librit, rezulton shume parciale dhe jo
e plote.

ANALIZA E OBJEKTIT

Ashtu si ne vepren dydimensionale, analizohen elementet baze, rregullat, funksionet e linguazhit


viziv, ne relacion me nje veper specifike.

A- TITULLI, DIMENSIONI, VENDOSJA

Keto te dhena jane marre, ne publikime, nga shkrime, ne muzeume, kisha, etj. Ato jane te
lexueshme nga etiketa, shpesh here te vendosura ne ane te vepres.

B- MATERIALE DHE TEKNIKA

Duhet te tregohen te gjitha materialet dhe teknikat e perdorura. Kryesisht mund te


kerkohet ti pergjigjemi ketyre pyetjeve:
- Skulptura eshte bere duke hequr pjese nga materia origjinale, apo duke shtuar deri ne
arritjene formes qe duam?
- Vepra eshte e perbere vetem nga nje material apo nga shume materiale?
- Eshte nje pjese e vetme apo eshte e formuar nga pjese te ndryshme, te shtuara me vone?
- Ka pesuar procese te vecanta apo komplekse punimi?

C- ELEMENTET BAZE TE LINGUAZHIT VIZIV

Jane: siperfaqja dhe volumi, ngjyra, drita dhe hija

SIPERFAQIA DHE VOLUMI


Nje teresi siperfaqesh formojne volumin, domethene vepren ne tërësinë e saj. Nga kendveshtrimi
volumetrik, jemi mesuar ta ndajme skulpturen ne:
E dukshme nga te gjitha anet, bazoreliev, altoreliev.

- Cilit tip skulpture mund ti ngjasoje vepra e analizuar? Eshte e nevojshme te kemi
parasysh qe jo gjithmone veprat mund te klasifikohen ne nje prej kategorive te treguara
ne kete diskutim, vlen sidomos per veprat te shekullit XX.

Si vendoset skulptura ne ambient?


a) Nepermjet nje piedestali;
b) Duke u nisur direkt nga dyshemeja;
c) Si plotesim i nje vepre arkitektonike;
d) Te tjera.

- Volumi paraqitet si nje forme kompakte, “e mbyllur”, apo qe qendron ne hapesire, “te
hapur”?
- Ne volum ka ekuiliber ndermjet te plotes dhe boshllekut apo ka mbizoterim te njeres apo
tjetres karakteristike?
- Siperfaqet qe formojne volumin, jane te lidhura ndermjet tyre nepermjet lidhjesh te qarta
apo kundervendosje te ashpra?
- Siperfaqet jane:
a) Te lemuara
b) Te ashpra
c) Te karakterizuara nga gjurme te vecanta dhe shenja te bera nga autori.
- Volumi ka nje autonomi te sajen ekspresive apo eshte funksionale per paraqitjen e
elementeve natyrale?
- Ne kete rastin e fundit, format jane te pershkruara ne menyre te vecante, analitike apo
pergjithësuese?
- Volumi eshte i karakterizuar nga kerkime te vecanta stilizimi, abstragimi, deformimi?

NGJYRA

- Cila eshte origjina e ngjyres, ne vepren e analizuar?

Ngjyra determinohet:

a) Nga materiali e cila eshte bere skulptura;


b) Nga rimbulimi, nepermjet pigmenteve, te materialit te origjines
- Skulptura eshte monocrom apo policrom?
- Ka mbizoterim te nje ngjyre apo nje grupi ngjyrash?
- Eshte synuar tek kerkimi i kontrasteve te forta apo te dobeta?
- Ngjyra eshte perdorur ne menyre abstrakte apo simbolike?

DRITA DHE HIJA

- Ne skulpture ka zona ne drite dhe te tjera ne hije ( hije te vetat).


- Volumi krijon hije ne hapesiren rrethuese?
- Cili eshte burimi i shkelqimit qe determinon ekzistencen e dritave dhe hijeve?
- Ka zona dritash dhe hijesh te krijuara nga natyra apo punimi i materialit?
- Kalimi nga zona te çelëta apo te erreta eshte i qarte, me konture te shenuara, e bute, me
konture te sfumuara?

D- RREGULLA TE LINGUAZHIT VIZIV

Analizohen vetem rregullat kompozitive, pasi ne veprat tredimensionale, nuk vendoset problemi
i rregullave te adaptimit per paraqitjen e volumit dhe thellesise se hapesires.
Vepra tredimensionale eshte ajo vete nje volum, qe vendoset ne hapesire dhe perceptohet nga
syri si cdo objekt tjeter.
Vetem ne vepra te vecanta si per shembull, bazorelievi, perdoren elemente figurative dhe
skulpturore (perspektiva, skorço, nje mase volumetrike e ndryshme) per te treguar thellesine
hapesinore.

RREGULLA KOMPOZITIVE
Gjate krijimit te nje vepre tredimensionale mund te behen shume zgjedhje kompozitive,
domethene mund te mblidhen volume sipas kritereve te ndryshem.
Disa skema kompozitive, te marra ne analize per vepren tredimensionale, jane te propozueshme
dhe per skulpturen.
- Ne veper jane adaptuar skema te vecanta kompozitive?
a) Simetria;
b) Asimetria;
c) Prerja e arte apo rregulla te tjera matematikore;
- Vendosja e masave volumetrike sugjeron:
a) Ekuiliber
b) Jo ekuiliber
c) Staticitet
d) Levizje
- Vendi ne te cilin eshte vendosur skulptura ka influencuar ne menyre determinuese formen
e saj?
E- SUBJEKTI

Ne kete pjese te analizes duhet te pershkruhet perberja paraqitese, duke specifikuar:


- Referimet, ne te, te nje tradite letrare apo fetare;
- Lidhja e saj me evenimente historike apo politike;
- Dometheniet simbolike te elementeve paraqites.

Eshte e nevojshme te vihet ne dukje mesazhi, idea qe autori ka dashur te shprehe me vepren e
tij: per te bere kete eshte e nevojshme te njihet personaliteti i autorit dhe karakteristikat e
kohes ne te cilen ka punuar. Keshtu mund te zbulohet kuptimi e vet vepres.

F- FUNKSIONET E LINGUAZHIT VIZIV

Ne perfundim ashtu si per vepren dydimensionale, merren ne analize funksionet e mundshme te


zgjidhura nga vepra:
- Funksioni ekspresiv (nxjerrja e jashtme e ndjenjave)
- Funksioni i nformativ ( te japesh informacion)
- Funksioni urdherues (te japesh nje urdher)
- Funksioni estetik (te terheqesh vemendjen mbi formen, nepermjet se ciles manifestohet
mesazhi).

You might also like