Ndryshim I DREJTSHKRIMIT Me 16.04.2013

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

DREJTSHKRIMI NDRYSHIMET E KERKUARA TETOR 2013

PËRFUNDIMET 

NGA MBLEDHJA E KNGJSH - Këshillit Ndërakademik të Gjuhës MË 16 PRILL 2013

Në mbledhjen e datës 16. 04. 2013, të zhvilluar në Tiranë, u diskutuan problemet


drejtshkrimore, që mbetën pa u diskutuar në mbledhjen e qershorit 2012. Pas
diskutimeve, u propozuan dhe u mbështetën me miratim të përgjithshëm,
ndryshimet e mëposhtme në rregullat ekzistuese.

A – PËR DREJTSHKRIMIN E ZANOREVE

Të ndryshojë drejtshkrimi i disa fjalëve të formuara me prapashtesën -m duke


zhvendosur zanoren -ë*- nga pozicioni fundor në brendësi të fjalës. Fjalë të tilla
janë: i prapmë të shkruhet i prapëm ~ e prapme; i pasmë të shkruhet i pasëm
~ e pasme; i mishmë të shkruhet i mishëm ~ e mishme; i sontmë të shkruhet i
sontëm ~ e sontme; i parvjetmë të shkruhet i parvjetëm ~ e parvjetme. Me
këtë ndryshim ruhet forma e prapashtesës -m, që formon pjesore e mbiemra,
dhe fjalët integrohen në paradigma të njohura (khs. i sotëm ~ e sotme, i
mesëm ~ e mesme, i tashëm ~ e tashme, i avashëm ~ e avashme, i
ndryshëm ~ e ndryshme, i sivjetëm ~ e sivjetme).

Të njësohet drejtshkrimi i fjalëve amëz “erë e lehtë që merr një ushqim dhe që
ndihet kur e hamë; kundërmim” dhe amzë “regjistri themeltar i shkollës”. Të
dyja këto fjalë, që kanë të njëjtin burim dhe të njëjtën strukturë fonoleksikore, të
shkruhen amzë.

Fjalët që përmbajnë prapashtesën deminutive -zë të shkruhen sipas


përbërjes së rrënjës:

kur rrënja e fjalës mbaron me zanoren -ë, të shkruhen me –z: shkëndijëz, vijëz,
gojëz, ujëz, nyjëz; kur rrënja mbaron pa zanoren –ë, të shkruhen me –zë: pejzë,
tejzë, fejzë. Sipas këtij rregulli duhet të ndryshojë drejtshkrimi i fjalës dejëz, që
mbështetet në shumësin dej, si rrjedhim duhet të shkruhet dejzë, njëlloj si fejzë
(nga shumësi fej).
Të ndryshojë pozicioni i zanores -ë tek emri tavllë, që duhet të shkruhet tavëll ~
tavlla. Gjuha shqipe nuk ka emra me një përbërje të tillë: një grup
bashkëtingëllor me një lëngëzore. Me këtë ndryshim emri integrohet në
paradigmën e emrit krikëll ~ kriklla i së njëjtës gjini dhe më tej në paradigmën
hasëll ~ haslli, hisëll ~ hislli, çakëll ~ çaklli të gjinisë tjetër.

Mbiemri i sigurt të shkruhet i sigurtë, me theks në zanoren -u- dhe me zanoren


-ë në fund të fjalës. Me këtë mënyrë të shkruari fjala përshtatet më mirë me
burimin e saj: it. sicúro, duke ndjekur të njëjtën rrugë që ka ndjekur një mbiemër
tjetër me këtë burim: i sinqertë nga it. sincéro.

Mbiemrat prejpjesorë: i shpërbemë dhe i rremë, që janë formuar me


formantin -m të pjesores, duhet të shkruhen i shpërbem dhe i rrem, duke
respektuar formën e prapashtesës, që është -m e jo -më, pasi me këtë të fundit
formohen emra e jo mbiemra (khs. ndihmë, frymë, pështymë).

Mbiemri i majmë, në mbështetje të shqiptimit më të përgjithshëm, duhet të


shkruhet i majm ~ e majme, pa zanoren -ë në formën e gjinisë mashkullore.
Me këtë paradigmë mbiemri integrohet në paradigmën e mbiemrave i madh ~ e
madhe, i kuq ~ e kuqe, i keq ~ e keqe.

Foljet ngadhënjej e ngashënjej, në mbështetje të shqiptimit më të përgjithshëm,


të shkruhen pa zanoren –ë: ngadhnjej e ngashnjej.

Emri travaj “mall, shqetësim, merak”, në mbështetje të shqiptimit më të


përgjithshëm, të shkruhet travajë, me zanoren -ë. Në asnjë të folme nuk
shqiptohet si emër i gjinisë mashkullore; si rrjedhim duhet të korrigjohet edhe
shumësi travaje, që duhet të jetë travajë, njëlloj si punë, javë etj. Veç
drejtshkrimit, në veprat kodifikuese (fjalorët) duhet të korrigjohet edhe kuptimi
leksikor i fjalës, që nuk është “mall, shqetësim, merak”, por “mundim, brengë”.

Ndajfolja herët nuk përligjet gramatikisht, prandaj ajo duhet të shkruhet heret,
meqenëse këtu kemi një emër të rasës rrjedhore, mbaresa e të cilit është -et e jo
-ët. Ka edhe ndonjë fjalë tjetër, siç është ndajfolja tejet nga një tej e
lakueshme, që ka hyrë në standardin e sotëm me këtë mbaresë duke u shkruar
me mbaresën -et e jo -ët.

Emri thyez “copë e vogël e thyer” të shkruhet me zanoren -ë fundore, pra,


thyezë, pasi ai nuk ndryshon nga ana strukturore me emrin thyesë.
Në disa fjalë trirrokëshe me dy rrokje paratheksore, të shkruhet vetëm
një zanore -ë, ajo që ndodhet pranë theksit, duke ruajtur zanoren e
plotë në rrokjen e ballit të fjalës. Fjalë të tilla janë: shëmbëllej, shëmbëllim e
shëmbëllesë, që duhet të shkruhen shembëllej, shembëllim e shembëllesë;
rrëzëllej, rrëzëllim, rrëzëllor e rrëzëllyes, që duhet të shkruhen rrezëllej,
rrezëllim, rrezëllor e rrezëllyes; nëpërkoj “dredhoj, gjarpëroj”, që duhet të
shkruhet nepërkoj. Me këtë mënyrë ruhet rrënja e fjalës dhe mënjanohet
kakofonia që krijon shqiptimi i dy zanoreve të rrëgjuara paratheksore, duke ecur
kësisoj në gjurmë të një tradite më të hershme të shqipes (khs. marëtoj nga lat.
maritāre, mallëkoj nga lat. maledico, ngadhënjej nga it. guadagnare etj.).

Në fjalët e përbëra me përemrin vetë, të shkruhet në të gjitha rastet


zanorja -ë kur është në funksion të prefiksoidit. Prandaj, krahas
vetëmbrojtje, vetëshërbim, vetëmohim, të shkruhet edhe vetëvetor, vetëvetiu.

Mbiemri i gjerë ka dalë jashtë sistemit fonetik dhe shkrimi i tij është mbështetur
në një shqiptim nëndialektor të toskërishtes. Për këtë arsye të shkruhet me
zanoren -ë në vend të zanores -e bashkë me rrjedhojat: i gjërë, gjërësi,
zgjëroj etj.

Disa emra që vijnë nga dialekti gegë dhe i mungojnë toskërishtes, të shkruhen
ashtu si në gegërishte, duke respektuar udhëzimin e Kongresit të Drejtshkrimit
që fjalët me burim dialektor të shkruhen ashtu siç i ka dialekti nga i cili janë
marrë. Fjalë të tilla janë: plëng, që duhet të shkruhet plang, shtatzënë që duhet
të shkruhet shtatzanë, zhgjëndërr, që duhet të shkruhet zgjandërr.

Fjalët bulmet e qurra, në mbështetje të shqiptimit më të përgjithshëm, mund të


shkruhen bylmet e qyrra.

Emrin lëkua “barishte shumëvjeçare, që rritet në liqene e në ujëra të ndenjura;


lëpushë” nuk e ka asnjë e folme me këtë formë. Është fjalë e dialektit gegë;
prandaj duhet të shkruhet lëkue. Togu zanor -ue- me të cilin del fjala, është i
pranishëm në standardin e sotëm; khs. mësues, i punueshëm etj.

Disa huazime librore, ku ndeshen dy e deri në tri zanore bashkë, të shkruhen me


një zanore. Kështu, folja kontribuoj me pjesoren kontribuuar të shkruhet
kontriboj e kontribuar; emrat asociim, iniciim, negociim të shkruhen asocim,
inicim, negocim; emri vakuum të shkruhet vakum; spontaneitet të shkruhet
spontanitet; kolokuium të shkruhet kolokium.
B – PËR DREJTSHKRIMIN E BASHKËTINGËLLOREVE

1) Mbiemrat e formuar nga folje që mbarojnë me -i- të theksuar, si: i


pishëm, i dishëm, të shkruhen pa sonanten -j-, meqenëse tema e tyre është
pjesorja pi, di. Shkrimi me bashkëtingëlloren -j, që del në disa shkrime të
gegërishtes (i dijshëm, i dijtun, me dijtë), është i vjetruar.

2) Format e shumësit ftonj, thonj, ullinj, mullinj, përrenj etj., me


bashkëtingëlloren -nj fundore, të shkruhen me -j, në mbështetje të
evolucionit që kanë pasur këto trajta në një pjesë të mirë të truallit të shqipes,
duke njësuar kësisoj rregullën si për emrat, ashtu edhe për foljet (khs. foljet ftoj,
fshij, punoj, shkëmbej). Pra, të shkruhen: ftoj, thoj, ullij, mullij, përrej. Kjo
mënyrë të shkruari duhet të zbatohet edhe te mbiemrat, si: i drujtë në vend të i
drunjtë, të mëdhej në vend të mëdhenj, të rij në vend të të rinj etj. Me këtë
ndryshim gjen zgjidhje kërkesa e E. Çabejt dhe e të dy seksioneve të Kongresit të
Drejtshkrimit, të fonetikës dhe të gramatikës, që parashtruan nevojën e këtij
ndryshimi.

3) Emri shtinjak duhet të shkruhet shtijak, meqenëse folje shtinj s’ ka asnjë e


folme. Ajo e ka burimin prej foljes shtie, me prapashtesën -ak, ku sonantja -j- ka
ndërhyrë për të zhdukur hiatin.

4) Mbiemri shtronjar për “zvarritës” e emri shtronjare për “shtrojë e butë” duhet
të shkruhen shtrojar e shtrojare, meqenëse të dyja kanë si burim foljen shtroj.

5) Disa fjalë që janë shkruar me lëngëzoren -r- duhet të shkruhen me -


rr-. Të tilla janë: folja shter, që duhet të shkruhet shterr në mbështetje të
shqiptimit më të përgjithshëm, duke hyrë në paradigmën e foljeve tjerr, bjerr
etj., ku -rr-ja është formuar nga bashkimi -r- + -në në formën e pjesores. Duhet
të shkruhet me -rr- edhe folja micëroj “ha diçka duke e kafshuar pak e nga pak,
ha maja-maja”, pra, micërroj, ashtu siç shkruhet picërroj, në mbështetje të
materialeve dialektore nga është marrë fjala. Emri dhëndërr gjithashtu, në
mbështetje të shqiptimit më të përgjithshëm, duhet të shkruhet me -rr, ashtu si
emri vjehërr, me të cilin ka të njëjtën paraqitje fonetike.

6) Folja mbarrs (FGS 2006, f. 602) duhet të shkruhet mbars siç e ka FGSS f.
1078, duke u mbështetur në shqiptimin më të përgjithshëm, domethënë duke
respektuar parimin fonetik.

7) Në disa emra që dalin me dy lëngëzore të njëjta, drejtshkrimi mund t’i ruajë të


dyja format, por duke u prirur drejt formave me një lëngëzore, për të shmangur
kakofoninë që krijon shqiptimi i dy lëngëzoreve brenda së njëjtës fjalë. Kështu,
do të pranohen barëra (barërat e këqija) e barna “ilaçe”, me dallime kuptimore
(khs. barnatore, barnatar). Të parapëlqehen edhe rrjedhoja me një lëngëzore në
vend të dy të tillave; si: birni e birnor në vend të birëri e birëror; burrni, burrnor
e i zhburrnuar në vend të burrëri, burrëror, i zhburrëruar; derrni e derrnisht në
vend të derrëri e derrërisht.

8) Emrat hemorragji e hemorriode, në mbështetje të shqiptimit më të


përgjithshëm, të shkruhen me -r-: hemoragji e hemoroide.

9) Të shkruhen me bashkëtingëlloren -rr- emrat karrotë e rrem, në mbështetje


të shqiptimit më të përgjithshëm.

10) Emri zhongler, në mbështetje të përdorimit më të përgjithshëm, të shkruhet


xhongler (nga ang. jongleur).

11) Forma e shumësit thelpinj i njëjësit thelb të shkruhet thelbinj për të ruajtur
të pandryshuar temën e fjalës.

12) Forma e shumësit shpesë të shkruhet shpezë, meqenëse këtu kemi të


bëjmë me prapashtesën e shumësit -zë (khs. njerëz, vëllezër).

13) Fjalët transit e transistor të shkruhen tranzit e tranzistor, ashtu siç


shkruhen edhe tranzicion e tranzitor.

14) Për shkronjat dyshe, duke iu përmbajtur zgjidhjes që i dha Kongresi i


Drejtshkrimit (djegie, meshollë, brezhumbur, lënie), për raste të veçanta,
atëherë kur duhet të shkruhet me saktësi shqiptimi i një fjale të huaj, krahas
shkrimit të saj në gjuhë të huaj, të pëdoret apostrofi për të ndarë shkronja
të tilla; si: Bethoven (“Bet’hoven”), Mathausen (“Mat’hauzen”), sandhi
(“sand’hi”). Pa apostrofin nuk do të siguronim lexim korrekt të fjalëve.

15) Në disa huazime turke, që janë lënë me dy forma në veprat kodifikuese, të


pëlqehet forma më e përgjithësuar, ajo me theks parafundor, si:
penxhére e jo penxheré, tenxhére e jo tenxheré (Fjalor 2006, f. 771, 1083).

C – PËR PËRDORIMIN E SHKRONJAVE TË MËDHA

1) Të shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përveçëm të botës


fetare dhe të disa ofiqeve: Zot, Perëndi, Allah; Perandori, Sulltani, Papa; Baba
Faja, Hoxha Tahsini, At Gjergj Fishta, At Shtjefën Gjeçovi, Kont Urani, Papa Kristo
Negovani, Princ Vidi etj.; Ali Pasha (Ali Pashë Tepelena), Mehmet Pasha (Mehmet
Pashë Bushati), Mustafa Pasha (Mustafa Pashë Bushati) etj.

2) Të shkruhen me shkronjë të madhe emrat e festave fetare: Bajrami,


Pashkët, Krishtlindjet etj.

3) Të shkruhen me shkronjë të madhe të dy pjesët e emërtimeve të


titujve të nderit: Artist i Merituar, Mësues i Merituar, Mjeshtër i Sportit etj.

Ç – PËR DREJTSHKRIMIN E ANTROPONONIMEVE TË HUAJA

Gjuha shqipe është gjuhë flektive, prandaj edhe emrat e huaj duhet të hyjnë në
sistemin flektiv, duke u ndarë me një vizë lidhëse (Jokl-i). Për emra shumë të
njohur, kur jepen me shkronjat e shqipes, mund të mos përdoret viza lidhëse,
por është i detyrueshëm përdorimi i mbaresave sipas sistemit lakimor të gjuhës
shqipe; p.sh.: Shekspiri, Shileri etj. Në drejtshkrimin e këtyre emrave të ruhet
trajta e shkruar origjinale dhe herën e parë të përmendjes në një punim të jepet
në kllapa transkriptimi, p.sh.: Meyer (Majer).

Shënim: U lanë për t’u diskutuar për mbledhjen e qershorit problemet e


mëposhtme:

1) Emrat e tipit vishnje, dushnje, ilnje.

2) Drejtshkrimi i toponimeve dhe etnikave.

*Disa propozime të tjera të grupit për drejtshkrimin e drejtshqiptimin nuk u


mbështetën me miratim të përgjithshëm në KNGJSH.

Nga Kryesia e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe

You might also like