Civile

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 16

7. Seanca gjyqësore.

7.1 Drejtimi i seancës gjyqësore.

Në fund të veprimeve përgatitore gjykata nxjerr urdhërin për caktimin e seancës


gjyqësore, i cili shënon fillimin e fazës së dytë të procesit, qëështë ajo e hetimit gjyqësor.Kjo
është faza më e rëndësishme për zgjidhjen e themelit të mosmarrëveshjes dhe zbulimit të së
vërtetës objektive, bazuar në ligjin material, procedurial, provat e administruara në procesin
gjyqësor dhe bindjen e gjyqtarit të krijuar mbi tërësinë e fakteve dhe provave. Gjykata si subjekt
i procesit gjyqësor civil luan rol kryesisht pasiv.Roli kryesisht pasiv i saj lidhet pikërisht me të
drejtat dhe detyrimet që ia cakton ligji për t’u kujdesur për zhvillimin e rregullt të procesit
gjyqësor. Në bazë të kompetencave që i jep K.Pr.C gjykata vendos për afatet dhe urdhëron
marrjen e masave të nevojshme (Neni 4 i K.Pr.C). Gjykata ka detyrimin ligjor të drejtojë
procesin gjyqësor dhe të garantojë mbarëvajtjen në përputhje me normat proceduriale ligjore.

Misioni i seancës gjyqësore është sqarimi i rrethanave të çëshjtes, marrja dhe shqyrtimi i
provave të paraqitura nga palët e të lejuara nga gjykata, sqarimi dhe përcaktimi i marrëdhënieve
juridike të palëve dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis tyre me vendimin e gjykatës.
Kurdoherë gjykata e mbështet vendimin e saj “vetëm mbi faktet që janë paraqitur gjatë procesit
gjyqësor” (neni 10), me fjalë të tjera gjykata duhet të mbështetet vetëm mbi ato fakte të çështjes
që janë hetuar e konstatuar gjatë procesit gjyqësor.

Sipas K.Pr.C gjykata ushtron detyrat e përcaktuara në K.Pr.C që janë të nevojshme për
zhvillimin sa më të mirë të procesit gjyqësor. Gjykata cakton seancat dhe afatet brenda të cilave
palët dhe personat e tjerë të thirrur prej saj duhet të kryejnë aktet procedurale dhe veprime të
tjera të kërkuara prej saj. Gjykata e drejton procesin gjyqësor nëpërmjet vendimeve dhe
urdhërave.Vendimet dhe urdhërat e shpallur gjatë senacës quhen të njohura për palët e pranishme
ose që duhet të ishin të pranishëm.Vendimet e shpallura jashtë seance dhe atyre që ligji lejon
ankim të vecantë u komunikohet palëve të interesuara jo më vonë se tre ditënga shpallja e tyre.

Në vijim,neni 171\b e K.Pr.C parashikon se: Vendimet e ndërmjetme dhe urdhrat që jep
gjykata në seancë gjyqësore duhet të arsyetohen dhe të mos paragjykojnë zgjidhjen e çështjes.
Vendimet mund të ndryshohen ose të revokohen nga gjykata që i ka shpallur përveç kur: a) janë
shpallur mbi bazën e një marrëveshjeje të palëve, në rastet që ato vetë mund të disponojnë.
Megjithatë, mund të revokohen nga gjykata kur është përcaktuar në marrëveshjen e palëve; b) në
këtë Kod përcaktohet se kundër tyre mund të ushtrohet ankim i veçantë; c) ligji i deklaron si të
paankimueshme.

Seanca gjyqësore është periudha kohore në të cilën gjykata dëgjon pretendimet e palëve,
shprehet për kërkesat e tyre dhe merr cdo vendim tjetër në funksion të mbarëvajtjes së procesit
gjyqësor civil. KCGJL në lidhje me seancën gjyqësore në vendimin nr .33, datë 17.01.2001 është
shprehur se:“Igjithë procesi gjyqësor civil, i ndërtuar për të shqyrtuar dhe vendosur
përfundimisht në çdo çështje konkrete lidhur me pretendimet e ngritura në padi, ose edhe në
prapësime apo kundërpadi, kërkon kryerjen në rregullshmëri të plotë e me saktësi të një sërë
veprimesh procedurale e marrjen e disa vendimeve të ndërmjetme, të cilat njohin të drejtat
procedurale të palëve, garantojnë respektimin e tyre dhe, në analizë të fundit, i japin mundësi
gjykatës të arrijë në përfundime të caktuara për të drejtat subjektive dhe interesat e ligjshme të
secilës palë, për përcaktimin e gjendjes së faktit që u kundërvihet këtyre të drejtave e interesave
të ligjshme, e përfundimisht, për të përcaktuar në vendimin përfundimtar urdhërimet e
domosdoshme për pushimin e cënimeve, shpërblimin e dëmeve apo rivendosjen e të drejtave”1.

Nenet 171/a dhe 171/b të K.Pr.C përcaktojnë dhe përbajnë një sërëkonceptesh
proceduriale civile të cilat paraqesin një rëndësi të vecantë. Së pari zhvillimi sa më i mirë i
procesit gjyqësor civil dhe për këtë gjykata ushtron kompetencat e saj në atë mënyrë që ti
shërbejë mbarëvajtjes së procesit gjyqësor dhe kjo në përputhje me parimet e zhvillimit të
gjykimit.Gjykata duhet të jetë e paanshme dhe e pavarur dhe duhet ti ketë gjithnjë parasysh
kërkesat dhe parashikimet e K.Pr.C duke mënjanuar sa më shumë të jetë e mundur
subjektivizimin arbitrar.

Drejtimi i hetimit gjyqësor bëhët nga kryetari i seancës. Në gjykimin në shkallë të parë,
kur cështja gjykohet me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë, kryetari i seancës është gjyqtari
që ka kryer veprimet përgatitore dhe ai që i ka rënë për gjykim padia nëpërmjet shortit.

Sipas nenit 177 të K.Pr.C kryetari i seancës gjyqësore drejton hetimin gjyqësor dhe
bisedimet e palëve, në përputhje me rregullat e përcaktuara në K.Pr.C. Kur ndonjë nga palët bën

1
Shih vendimin e Gjykatws w Lartw me nr .33, datë 17.01.2001
vërejtje ndaj veprimeve të kryetarit të seancës, duke pretenduar se u kufizohen ose u shkelen të
drejtat e tyre, këto duhet të pasqyrohen në procesverbal kur ai mbahet në formë të përmbledhur
me shtypshkrim apo dorëshkrim.

Sipas nenit 178 të K.Pr.C kryetari i seancës gjyqësore kujdeset për mbajtjen e rregullit e
të qetësisë në seancë. Ai ka të drejtë të urdhërojë largimin nga salla e gjyqit të personave që
prishin rregullin e qetësinë e zhvillimit të seancës gjyqësore. Kur prokurori ose avokati nuk u
binden urdhrave të kryetarit të seancës gjyqësore, gjykata vë në dijeni organin përkatës të
prokurorisë ose të këshillit drejtues të avokatisë dhe kërkon prej tyre marrjen e masave
disiplinore. Gjykata mund të shtyjë seancën derisa të caktohet një prokuror ose një avokat tjetër.

Në përputhje me nenin 171/b të K.Pr.C , urdhëri i kryetarit të seancës për largimin nga
salla të personave që prishin rendin dhe qetësinë mund të revokohet apo ndryshohet . Zbatimi i
këtij urdhëri bëhët nga nënpunësi i posacëm gjyqësor të caktuar për këtë qëllim si dhe nga
punonjësi i policisë që janë të ngarkuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë ne gjykatë.

7.2 Vendi i zhvillimit të seancës gjyqësore.

Procesi gjyqësor zhvillohet në një ambjent të caktuar fizik , qëështë godina e gjykatës.
Kjo rrjedh nga fakti se ushtrimi juridiksionale gjyqësore ka natyrë statike, që do të thotë së ajo
zhvillohet në një vend të caktuar posacërisht për këtë funksion. Në parim pjesëmarrësit në
procesin gjyqësor civil vijnë në gjykatë.Paditësi, i padituri, dëshmitari, personi i tretë,dëshmitari
etj vijnë në godinën e gjykatës. Vetëm në raste përjashtimore gjykata mund të kryejë veprime të
caktuara proceduriale jashtë godinës së gjykatës. Psh sipas nenit 236 të K.Pr.C dëshmitarët
dëgjohen nga gjykata në debatin gjyqësor. Në raste të veçanta ose për shkak sëmundjeje apo për
shkak të punës së veçantë që bën dëshmitari, rrethana këto që e bëjnë të pamundur paraqitjen e tij
në gjykim, gjykata mund të vendosë që pyetja e tij të bëhet jashtë qendrës së gjykatës nga një
anëtar i trupit gjykues. Dëshmia e Presidentit të Republikës merret në selinë ku ai ushtron
funksionin e Kryetarit të Shtetit. Kur duhet të merret dëshmia e Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit
të Këshillit të Ministrave, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ose Kryetarit të Gjykatës së Lartë,
këta mund të kërkojnë të pyeten në selinë ku ushtrojnë detyrën e tyre. Zhvillimi i seancës
gjyqësore në sallën e përcaktuar në godinën e gjykatës siguron publicitetin, seriozitetin,
solemnitetin dhe ndikon në mbarvajtjen e procesit gjyqësor.

7.3 Zhvillimi i seancës gjyqësore.

Përpara se të fillojë seanca gjyqësore sekretari ose punonjësi i gjykatës thërret palët ose
përfaqësuesit e tyre dhe i fton ata të zënë vendet e caktuara. Në ditën dhe në orën e caktuar palët
ose përfaqësuesit e tyre janë të detyruar të njoftojnë gjykatën për praninë e tyre dhe ky detyrim
lidhet me rastet kur ato e kanë të pamundur të vijnë në seancë, e për këtë shkak duhet të tregojnë
shkaqet e mospranisë së tyrë, provat që provojnë pretendimet e tyre, si dhe nëse u thirret emri
nga punonjësi i gjykatës, duhet të tregojë praninë e tyre.

Pasi shpallet çelja e seancës gjyqësore, verifikohet paraqitja e palëve dhe kur ndonjëra
prej tyre nuk është paraqitur hetohen shkaqet e mosparaqitjes. Ky verifikim ka rëndësi për arsye
se kur mosparaqitja ka ndodhur për shkak sëmundjeje ose për ndonjë tjetër shkak të ligjshëm,
gjykata shtyn gjykimin për një ditë tjetër (neni 175). Gjykata është e detyruar të veprojë në këtë
mënyrë, pasi në të kundërtën do të shkelej parimi i zhvillimit të procesit gjyqësor në pajtim me
ligjin. Si shkaqe të tjera të ligjshme janë moskomunikimi i rregullt ndërgjyqësit i ditës dhe orës
së seancës gjyqësore, angazhimi në një detyrë shtetërore a shoqërore të ngutshme etj.

Pasojat juridike të mosparaqitjes së palëve.

A. Kur paditësi ose asnjëra nga palët, pa ndonjë shkak të arsyeshëm nuk paraqiten në seancën e
parë, si në veprimet përgatitore ashtu edhe në seancën gjyqësore, në qoftë se kanë dijeni
rregullisht, gjyqtari i vetëm apo gjykata, sipas rastit, vendos pushimin e gjykimit (neni 179
paragrafi i parë i ndryshuar me ligjin nr. 38/2017).
B. Nëse paditësi, pa ndonjë shkak të arsyeshëm, nuk paraqitet në seancë përgatitore ose në
seancë gjyqësore dhe rezulton se ka dijeni rregullisht, gjykata vendos pushimin e gjykimit,
kur i padituri nuk ka dorëzuar deklaratën e mbrojtjes. Kur i padituri e ka dorëzuar deklaratën
e mbrojtjes, mund të kërkojë vijimin e gjykimit në mungesë të paditësit dhe gjykata, kur
vlerëson se qëndrimi i të paditurit ka shkak të ligjshëm, vijon gjykimin në mungesë të
paditësit.
C. Nëse i padituri, pa ndonjë shkak të arsyeshëm, nuk paraqitet në seancë përgatitore ose në seancë
gjyqësore dhe rezulton se ka dijeni rregullisht, gjykata vendos pushimin e gjykimit, nëse paditësi
nuk kërkon që gjykimi të zhvillohet në mungesë.

Largimi i njërës palë nga salla e gjykimit nga gjykata në zbatim të nenit 178 të K.Pr.C për
prishje të rendit dhe qetësisë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, nuk passjell efektet e
mosparaqitjes së palëve sipas nenit 179 të K.Pr.C. Për këtë kemi vendimin unifikues nr .4, datë
01.02.2006 të KBGJL sipas të cilit : “....as largimi, në zbatim të nenit 178 të K.Pr.Civile, prej
gjykatës i paditësit, as edhe lënia e sallës së gjyqit, qoftë dhe pa sqarimet e rastit, nga
përfaqësuesja e tij, nuk mund të konsiderohen heqje dorë nga gjykimi i padisë (neni 299/b i
K.Pr.Civile) apo mosparaqitje e palëve, në kuptimin procedural që sipas përmbajtjes së
dispozitave të neneve 175 e 179 të Kodit të Procedurës Civile në fuqi ka termi "mosparaqitja e
palëve" në procesin civil”2.

Nëse është deklaruar mungesa e paditësit apo të paditurit sipas nenit 179 të K.Pr.C
dhe gjykimi ka vazhduar atëhëre sipas nenit 187 të K.Pr.C pala që është deklaruar në mungesë
mund të paraqitet në çdo moment të procesit gjyqësor. Ajo mund të kërkojë që të kryhen veprime
procedurale për llogari të saj, lidhur me hetimin gjyqësor të zhvilluar më parë, kur vërteton
pavlefshmërinë e thirrjes në gjyq ose mosparaqitjen për shkaqe të pavarura prej saj.

Në përputhje me nenin 176 të K.Pr.C,gjykata verifikon legjitimimin si palë të personave


ose të përfaqësuesve të tyre të paraqitur dhe kur është rasti i fton ata të plotësojnë aktet dhe
dokumentet që rezultojnë me të meta, duke përfshirë këtu edhe aktet lidhur me përfaqësimin,
gjetjen e personit dhe, kur e sheh të nevojshme, u cakton palëve një afat.Kjo dispozitë i referohet
legitimatio ad proccessum pasi legitimatio ad proccessum dhe legitimatio ad prima facieështë
kontrolluar nga gjykata në fazën paraprake të procesit.

Pasi verifikohet prania e palëve dhe legjitimiteti i tyre, gjykata bën shpalljen e përbërjes
së trupit gjykues konform neneit 180 të K.Pr.C. Shpallja e përbërjes së trupit gjykues është një
veprim procedural që kryhet nga kryesuesi i seancës. Ky u shpjegon palëve të drejtat e tyre për të
kërkuar përjashtimin e një gjyqtari ose të gjithë trupit gjykues nga pjesëmarrja në gjykimin e
çështjes konkrete për shkaqet e parashikuar në nenin 72 të K.Pr.Civile, të cilat janë shpjeguar më

2
Shih vendimin unifikues e Gjykatws sw Lartw me nr .4, datë 01.02.2006
parë.Mendojmë se këto rregulla për përjashtimin e gjyqtarit duhet të vlejnë edhe për sekretarin e
seancës gjyqësore përkthyesin dhe prokurorin, ndonëse për këta nuk ka një rregullim ligjor. Në
lidhje me trupin gjykues, si një nga parakushtet e mbarëvajtjes së procesit, është zbatimi i parimit
të vazhdimësisë së gjykimit. Gjykimi i cështjes nga i njejti trup gjykues ka impakt dhe
jashtëzakonshëm në zhvillimin e gjykimit në një afat të arsyeshëm. Sipas nenit 181 të K.Pr.C,
gjykata duhet të organizojë punën që gjykimi i çështjes të përfundojë nga i njëjti trup gjykues.
Nëse gjatë gjykimit ndyrshon përbërja e trupit gjykues, anëtari ose anëtarët e rinj duhet të njihen
me përmbajtjen e procesit gjyqësor dhe mund të kërkojnë që hetimi gjyqësor të përsëritet
pjesërisht ose tërësisht (neni 181 i K.Pr.C).

Pasi bëhet shpallja e trupit gjykues, ftohen palët të parashtrojnë kërkesat e tyre paraprake,
nesë ka të tilla. Kërkesat paraprake nuk janë shteruese si e tilli mund te jetë pretendimi i palëve
për mungesën e juridiksionit apo kompetencës, ekzistenca e gjendjes sëlis pendens ose gjësë së
gjykuar, kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit etj.

Pasi u jepet zgjidhja e kërkesave paraprake të palëve, gjykata fton palët të japin
shpjegime. Pasi lexohet kërkesë padia ose shpjegohet përmbajtja e saj nga kryetari i seancës u
kërkohen palëve ose përfaqësuesve të tyre sqarimet e nevojshme lidhur me objektin dhe shkakun
e padisë. Fillimisht e merr fjalën paditësi, pastaj i padituri dhe pas tyre pjesëmarrësit e tjerë të
procesit gjyqësor. Secili prej tyre detyrohet të përcaktojë faktet dhe provat ku i mbështetë
pretendimet e veta (neni 180 ndryshuar me ligjin nr. 38/2017). Shpjegimet dhe pretendimet e
palëve të paraqitura me shkrim apo verbalisht, kërkesat dhe konkluzionet e tyre bëhën pjesë e
dosjes gjyqësore ose i bashkohen procesverbalit kur ai mbahet me shtypshkrim apo dorëshkrim.

KCGJL në lidhje më këtë fazë të gjykimit në vendimin me nr. 33, datë 17.01.2001 ka
mbajtur këtë qëndrim: “Një proces gjyqësor civil nuk mund të quhet i rregullt në qoftë se i
mungojnë sidomos:1.Cilësimi i saktë që nëfillim të procesit të fakteve dhe veprimeve që lidhen
me mosmarrëveshjen (n.16 i K.Pr.Civile), të parashtruara në mjetet procedurale që kanë vënë në
lëvizje procesin.2.Marrja dhe fiksimi i vendimeve kryesore procedurale që sigurojnë lejimin e
administrimin e provave, vlerësimin e provave e përcaktimin e barrës së provës për secilën
palë.Sipas nenit 12 të K.Pr.Civile “Pala që pretendon një të drejtë, ka detyrim që, në përputhje
me ligjin të provojë faktet mbi të cilat bazon pretendimin e saj”. Ndërsa sipas nenit 213, “Në
zbatim të nenit 12 të këtij Kodi, gjykata me vendim lejon palët të provojnë faktet mbi të cilat i
bazojnë kërkimet dhe pretendimet e tyre, duke paraqitur në gjykatë vetëm ato prova që janë të
domosdoshme e që kanë lidhje me çështjen e gjykimit”.Rregullshmëria e procesit civil sigurohet
edhe nëpërmjet ndarjes së tij në disa faza kryesore. Faza e parë, që ka të bëjë me brendinë e
procesit, është ajo e shpjegimeve të palëve. Që në veprimet përgatitore, por sidomos në fillim të
procesit, gjykata është e detyruar t`i kërkojë paditësit shpjegime rreth themelit të padisë, fakteve
e rrethanave që kanë rëndësi për çështjen, cilësimit juridik të tyre, dhe sidomos të përcaktojë
saktë e plotësisht kërkimet e paditësit të parashtruara në padi 3”.

Siç e thamë dhe më sipër në fillim paditësi jep shpjegime rreth kërkesave të parashtruara
në padi, pastaj i padituri dhe pjesëmarrësit e tjerë në proces. Secili prej tyre është i detyruar të
përcaktojë faktet dhe provat mbi të cilat mbështeten pretendimet e prapësimet e tyre.Në lidhje
me këtë parashikim KCGJL në vendimin e mësipërm ka mbajtur këtë qëndrim : “Që në veprimet
përgatitore, por sidomos në fillim të procesit, gjykata është e detyruar t’i kërkojë paditësit
shpjegime rreth themelit të padisë, fakteve dhe rrethanave që kanë rëndësi për çështjen,
cilësimin juridik të tyre dhe sidomos të përcaktojë saktë e plotësisht kërkimet e paditësit të
parashtruara në padi. Në këtë pikëështë e nevojshme të mbahen parasysh edhe nenet 281-285 të
K.Pr.C (pohimet e palëve ),të cilat gjykata duhet të ketë parasysh në mënyrë që thëniet e palëve
të mund të marrin vlerën e provës”.

Neni 180 i K.Pr.C parashikon se për kërkesat e parashtruara nga palët sipas neneve 180
dhe 182 të K.Pr.C gjykata shprehet me vendim. Në raste të veçanta vendimi mund ta shtyjë deri
në tri ditë. Gjykata, me vendim, lejon marrjen e provave dhe kur është rasti edhe mënyrën e
marrjes së tyre. Refuzimi i marrjes së provës së kërkuar duhet të arsyetohet nga gjykata, pa e
paragjykuar çështjen. Në lidhje me këtë parashikim KCGJL në vendimin e mësipërm ka mbajtur
këtë qënrdim: “Pas marrjes së shpjegimeve të palëve, gjykata e shkallës së parë ... duhej që me
vendim të ndërmjetëm , në mënyrë të saktë e konkrete , të vendoste sa më poshtë:

1. Cilat janë faktet që duhet të provojë paditësi, duke pasur parasysh ato mbi të cilat ai i
bazon pretendimet e kërkimet e tij.
2. Cilat janë provat që lejohet të paraqesë për administrim e vlerësim paditësi, duke i
përmendur ato njëra pas tjetrës.

3
Shih vendimin e Gjykatws sw Lartw me nr. 33, datë 17.01.2001
3. Cilat janë faktet e përfshira në prapësimet e të paditurit (në formën e pretendimeve të tij)
të cilat ai lejohet t`i provojë gjatë gjykimit.
4. Cilat janë provat që ka kërkuar e që lejohet të paraqesë i padituri në mbështetje të
prapësimeve të tij, duke i përmendur ato njëra pas tjetrës.
5. Cila do të jetë radha e paraqitjes së provave, veç për paditësin e veç për të paditurin.
6. Për secilin fakt të pretenduar, përveç fakteve të njohura botërisht, gjykata ishte e
detyruar të përcaktonte barrën e provës për secilën palë4.

Gjatë hetimit gjyqësor gjykata është e detyruar që për çdo provë të administruar t’i
kërkojë palës tjetër të shprehet nëse e pranon apo e kundërshton provën përkatëse.Në praktikë
gjykata e çel fazën e hetimit gjyqësor duke marrë një vendim të ndërmjetëm me anë të cilit
shprehet në përgjithësi se lejon që të provojnë pretendimet e tyre për fakte dhe rrethana të
caktuara.

Pas urdhrit të gjyqtarit të vetëm për caktimin e seancës gjyqësore, sipas nenit 158/c, të
K.Pr.C, nuk mund të kërkohen prova të reja dhe të pretendohen fakte të reja. Përjashtim bëjnë
parashikimet e nenit 186 të K.Pr.C ku provat mund të merren gjatë hetimit gjyqësor kur :

a) pala e interesuar provon se, pa fajin e saj, nuk ishte në gjendje të paraqiste këto fakte
dhe/ose prova të reja më parë;
b) pala e interesuar provon se nuk mund të ishte në dijeni të fakteve dhe/ose provave të
reja;
c) ekziston një interes publik për pranimin e provave të reja.

Objekti i gjykimit të themelit përbëhet nga dy elementë të rëndësishëm “elementi faktik”


dhe “elementi juridik”. Hetimi gjyqësor që bën gjykata, orjentohet në dy drejtime: së pari, në
saktësimin e fakteve të çështjes dhe së dyti, në zbatimin e së drejtës objektive.Veprimtaria e parë
ka karakter historik, pasi ka për qëllim që të zbulojë të vërteten objektive (e cila zakonisht lidhet
me fakte që kanë ndodhur në të kaluarën) lidhur me faktet dhe rrethanat rëndësi për çështjen.
K.Pr.C ka rregulluar në mënyrë të hollësishme, konceptet themelore lidhur me faktet, barrën e
provës, paraqitjen e provave, llojet e provave etj.

4
Shih vendimin e Gjykatws sw Lartw me nr. 33, datë 17.01.2001
Saktësimi i fakteve ose thënë ndryshe zbulimi i së vërtetës objektive, paraqitet më një
rëndësi të madhe për zhvillimin e gjykimit të themelit. Faktet ndahen në krijuese (prodhojnë një
marrëdhënie të caktuar juridike), ndryshuese (ndryshojnë marrëdhënien juridike), shuese(shuajnë
marrëdhënien juridike) dhe penguese (përfaqësojnë një pengesë për realizimin e pasojave të
marrëdhënies juridike).

8. Marrja e provave.

Gjatë fazës së hetimit gjyqësor gjykata verifikon faktet dhe provat e paraqitura nga palët,
në mënyrë që të mund të bëjë me pas një analizë juridike sa më të drejtë dhe objektive. Për
këtëqëllim K.P.r.C në nenet 213-296 të tij ka të parashtruar mjetet provuese në dispozicion të
palëve dhe gjykatës për provimin e fakteve të caktuara që kanë rëndësi për cështjen.

8.1 Pohimi gjyqësor.

Një nga burimet e zakonshme të provave gjatë hetimit gjyqësor janë pohimet e palëve, të
cilat mund të jenë të nxitura nga pyetjet e bëra në mënyrë zyrtare për këtë qëllim ose të rastit.
Pohimi gjyqësor i rastit mund të jetë në formë verbale ose në çdo akt procedural të nënshkruar
personalisht nga pala (neni 282 i K.Pr.C). Ndërsa për pohimet gjyqësore të nxitura parashikohet
nga nenet 283 dhe 284 të K.Pr.C. Sipas këtyre dispozitave pyetjet bëhen për fakte, rrethana dhe
në mënyrë që të pohohen apo kundërshtohen pretendimet e palëve. Gjykata, për pranimin e
pyetjeve procedon në mënyrën dhe afatet e caktuara në vendimin e saj të ndërmjetëm. Nuk
lejohen të bëhen pyetje mbi fakte të ndryshme nga ato të formuluara në vendimin e gjykatës,
përveç pyetjeve për të cilat palët bien dakord dhe që gjykata çmon se janë të dobishme për
procesin gjyqësor. Gjykata mund në çdo rast të kërkojë sqarimet e nevojshme për përgjigjet e
dhëna. Pala e pyetur duhet të përgjigjet vetë personalisht. Ajo nuk mund të përdorë shënime të
shkruara e të parapërgatitura. Megjithatë, gjykata mund të lejojë të përdoren shënime ose të
dhëna të tjera të shkruara, kur flasin për çështje që kanë të bëjnë me llogari e të dhëna që është
vështirë të mbahen mend. Nëse pala e pyetur nuk paraqitet ose refuzon të përgjigjet pa shkaqe të
justifikuara, gjykata, duke vlerësuar edhe provat e tjera, mund t’i marrë si të pranuara faktet e
parashtruara në pyetjet ( neni 285 i K.pr.C). Nëse mosparaqitja e palës për t’u përgjigjur është
me arsye, gjykata vendos shtyrjen e seancës ose marrjen e përgjigjeve edhe jashtë seancës
gjyqësore( neni 285 i K.Pr.C).

8.2 Letërporosia.

Procesi gjyqësor civil ka si parimi kryesor pandërmjetësinë, dmth marrja e drejtëpërdrejtë


nga gjykata të fakteve të çështjes, pa ndërmjetësinë e të tretëve. Por ndodh që praktikisht mund të
jetë e pamundur ose e vështirë që gjykata të marrë një provë në seancë gjyqësore dhe për këtë
arsyet mund të jenë të ndryshme si dëshmitari është në një gjendje shëndetësore jo të mirë,
funkisoni i personit që duhet të pyetet ( psh. Kryetari i Kuvendit ). Për këtë qëllim, ligji
procedural ka parashikuar një përjashtim nga parimi i pandërmjetësimit duke realizuar pyetjen e
personit nëpërmjet letërporosisë .

Sipas nenit 215 të K.Pr.C kur prova duhet të merret jashtë territorit të veprimtarisë së
gjykatës, kjo i delegon kompetencat e saj gjykatës së vendit ku ndodhet prova, përveç kur palët e
kërkojnë bashkërisht që për këtë qëllim të delegohet njëri prej anëtarëve të trupit gjykues. Në
vendimin e gjykatës caktohet një afat brenda të cilit duhet marrë prova dhe caktohet seanca tjetër
për vazhdimin e gjykimit. Kjo dispozitë i referohet atyre provave që ndodhen në territorin e
Republikës së Shqipërisë, e ndryshmë nga territori ku gjykata ushtron kompetencën
tokësore. Delegimi i kompetencës i bëhët gjykatës që ka kompetencë tokësore në vendin ku
ndodhet prova. Prova merret nga gjyqtari i caktuar prej kryetarit të gjykatës që i është drejtuar
kërkesa, duke pasqyruar veprimet e kryera në procesverbal, i cili i dërgohet gjykatës në afatin e
caktuar (neni 216 i K.Pr.C ). Gjyqtari që procedon për marrjen e provës edhe kur delegohet sipas
nenit 215, zgjedh me vendim të gjitha çështjet që dalin gjatë marrjes së provës (neni 217 i
K.Pr.C). Kur merret në pyetje një person që nuk flet ose nuk dëgjon, në qoftë se pyetja e tyre nuk
mund të bëhet me shkrim, gjykata thërret një person që i kupton shenjat e personit që merret në
pyetje (neni 218 i K.Pr.C).

Kur është e nevojshme të kryhet një veprim procedural gjyqësor jashtë kufinjve të
Republikës së Shqipërisë, për sqarimin e rrethanave, konstatimin e fakteve, dërgimi e një
dokumenti apo për arsye të tjera që gjykata e quan të nevojshme për sqarimin e çështjes në
gjykim, gjykata nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisëi kërkon ndihmë jurudike përkatëse organit
kompetent të një shteti tjetër. Nëse veprimi procedural juridik kryhet nga përfaqësitë
dipolmatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë, kërkesa i drejtohet kësaj të fundit.
Kërkesa e mësipërme duhet të përcaktojë çështjen për të cilën kërkohet ndihma juridike dhe të
përmbajë të dhënat e nevojshme për plotësimin e ndihmës juridike. Koncepti i ndihmës juridike
është parashikuar në një sërë marrëveshjesh bilaterale, por dhe në akte ndërkombëtare të
posaçme për një ose disa nga llojet e ndihmës juridike. Konventa e Hagës për Marrjen e Provave
Jashtë Shtetit në Çështet Civile ose Tregtare, aderuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin
nr.10255, datë 25.03.2010,Konvenata e Hagës për Njohjen dhe Zbatimin e Vendimeve të Huaja
në Fushën Civile dhe Tregtare, aderuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr.10194, datë
10.12.2009. Sipas kësaj konvente autoriteti gjyqësor që ekzekuton një letërkërkesë zbaton ligjin
e tij në lidhje me metodat dhe procedurat që duhet të ndiqen. Megjithatë, ai zbaton një kërkesë të
autoritetit kërkues që një metodë ose procedurë e veçantë duhet të ndiqet, nëse pajtohet me ligjin
e brendshëm të shtetit të ekzekutimit ose është e pamundur të kryhet për shkak të praktikës dhe
procedurës së tij të brendshme ose vështirësive praktike. Një letërkërkesë ekzekutohet pa vonesë.

8.3 Ndihma juridike gjykatave të huaja

Sipas nenit 221 të K.Pr.C gjykata shqiptare u sigurojnë ndihmë juridike gjykatave të shteteve të
tjera me kërkesë të tyre.

Ndihma juridike nuk mund të jepet kur:

a) dhënia e saj nuk pajtohet me parimet themelore të legjislacionit shqiptar në fuqi;


b) objekti i kërkesës nuk është në kompetencën e gjykatave shqiptare.

Kërkesa për dhënien e ndihmës juridike të bërë nga gjykata e një shteti të huaj duhet të përmbajë
kushtet e parashikuar nga neni 221 i K.Pr.C dhe të jetë hartuar në gjuhën shqipe ose të jetë
përkthyer në këtë gjuhë dhe t’i jenë bashkëngjitur shpenzimet e nevojshme për përkthim. Në rast
të kundërt gjykata ose marrësi mund të refuzojë kryerjen e veprimeve të kërkuara. Kur ndërmjet
dy shteteve ka marrëveshje për dhënien e ndërsjellë të ndihmës juridike, zbatohen dispozitat e
kësaj marrëveshjeje (nenei 222 i K.Pr.C).

Republika e Shqipërisë me ligjin nr. 9554, datë 08.06.2006 ka ratifikuar Konventën “Për
Njoftimin dhe Dorëzimin jashtë Shtetit të Dokumentave Gjyqësore dhe Jashtëgjyqësore në
Fushën Civile dhe Tregtare”. Sipas kësaj Konvente autoriteti ose oficeri gjyqësor kompetent
sipas ligjit të Shtetit në të cilin dokumentet e kanë origjinën do t’i parashtrojë Autoritetit Qendror
të Shtetit të adresuar një kërkesë në përputhje me modelin bashkëlidhur Konventës, pa ndonjë
kërkesë legalizimi apo formalitet tjetër ekuivalent. Autoriteti Qendror i Shtetit Dërgues ose çdo
autoritet që mund të ketë caktuar për atë qëllim, do të plotësojë një çertifikatë në formën e
modelit bashkëlidhur Konventës.

8.4 Zbatimi i ligjit të huaj nga gjykatat shqiptare.

Sipas nenit 220 të K.Pr.C në rast se për gjykimin e një çështjeje është e nevojshme të zbatohen
ligjet e një shteti tjetër, gjykata duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për t’i gjetur dhe zbatuar ato
sipas përmbajtjes së tyre. Kur çdo përpjekje e gjykatës sipas paragrafit të parë të këtij neni është
e pasuksesshme dhe asnjë nga palët nuk kanë mundur t’ia sigurojnë gjykatës dispozitat e
kërkuara, të vërtetuara nga organet kompetente të shtetit tjetër, gjykata vendos sipas legjislacionit
shqiptar. Zbatimi i ligjit të huaj nga gjykatat shqiptare kuptohet e drejta dhe detyra që kanë
gjykata shqiptare të zgjidhin mosmarrëveshje juridike civile me elementë të huaj. Ky
parashikimështë rregulluar më ligjin Ligjin Nr.10 428, datë 2.6.2011” Për të Drejtën
Ndërkombëtare Private”. Zbatimi i ligjit të huaj nga gjykata shqiptare është cështje ligji apo
fakti? Kuptimi del nga interpretimi i nenit 220 të K.Pr.C ku fillimisht gjykata duhet të bëjë të
gjitha përpjekjet për t’i gjetur dhe zbatuar ato sipas përmbajtjes së tyre. Pasi gjendet ligji i huaj
që do të zbatohet për cështjen me elementë të huaj nuk kemi të bëjmë më me një çështje fakti,
por me një çështje ligji e cila lidhet me zbatimin e ligjit të huaj sipas përmbajtjes dhe kuptimit të
tij.

9. Marrja e provave nga gjykata.

Hetim gjyqësor fillon me marrjen e provave si rregull nga pala paditëse dhe pastaj të
palës së paditur. Gjykata mund të vendosi edhe mënyra të tjera të marrjes së provave, në varësi të
karakterit të çështjes dhe rrethanave që duhet të provohen.Siç është thënë më parë secila palë
detyrohet të provojë faktet e pretenduara (neni 12). Gjykata kurdoherë me vendim lejon palët të
provojnë faktet e pretenduara vetëm me ato prova që janë të nevojshme dhe që kanë lidhje me
çëshjten (neni 213). Për lehtësimin e hetimit e mira është që marrja e provave të fillojë me
shqyrtimin e dokumentave. Ky shqyrtim bëhet me leximin e tyre në seancë gjyqësore dhe me
shpjegimet që japin për të palët.Në procesin gjyqësor bashkëkohor dokumentat zënë vendin
kryesor në prova, për shkak të ngritjes së nevelit të marrëdhënieve juridike midis palëve, por kjo
nuk do të thotë është zhvlerësuar prova me dëshmitarë.Për të siguruar një gjykim të rregullt e me
solemnitet dhe një zgjidhje më të shpejtë e cilësore, e mira është të sigurohen në një seancë të
vetme të gjitha provat, pyetja e dëshmitarëve dhe administrimi i dokumentave të jetë i
pandërprerë. Në praktikë vështirësitë paraqiten sidomos për paraqitjen e dëshmitarëve.

Palët mund të kërkojnë nga gjykata marrjen e provave të tjera, veç atyre të marra deri
atëherë, kur nga shpjegimet e palës tjetër ose nga vetë rrethanat e çështjes që kanë dalë rishtaz,
marrja e tyre është në dobi të gjykimit të çështjes. Sipas nenit 223 të K.Pr.C me kërkesën e palës
së interesuar, gjykata mund të urdhërojë palën tjetër ose një person të tretë që nuk merr pjesë në
çështje, të paraqesë në gjykim një dokument ose një send tjetër, kur çmohet e nevojshme prej saj.
Pala që e ka kërkuar marrjen e dokumentit është e detyruar të tregojë me hollësi të gjitha
rrethanat që bëjnë të besueshëm se ku ndodhet dokumenti, karakteristikat e tij, si dhe fakti që do
të provohet me këtë dokument. Shpenzimet e nevojshme parapaguhen nga pala që ka bërë
kërkesën. Ushtrimi i kësaj kërkesë ka një barrë për palën kërkuese dhe nëse kto detyrime
plotësohen nga pala dhe gjykata e çmon se prova është e rëndëshishme për çështjen urdhëron
paraqitjen e dokumentit apo sendit duke dhënë udhëzime përkatëse për vendin, kohën, mënyrën e
paraqitjes. Ky urdhër zbardhet dhe i dërgohet personit që ka dokumentin apo sendin dhe nëse ky
person nuk paraqitet në gjykata duhet që sipas nenit 276 të K.Pr.C të njoftojnë gjykatën për
mosparaqitjen e shkresës në afat, duke treguar edhe shkaqet.

Sipas nenit 224 të K.Pr.C gjykata mund të kërkojë zyrtarisht nga organet e administratës
shtetërore të dhëna me shkrim për akte dhe dokumente që ndodhen në atë organ dhe që është e
nevojshme të shqyrtohen në procesin gjyqësor. Kur të dhënat e kërkuara përbëjnë sekret
shtetëror, gjykata kërkon lejen e organit qendror nga i cili varet administrata shtetërore ku
ndodhen të dhënat e kërkuara. Kur kërkesa refuzohet, kërkesa e palës quhet si e paparashtruar.

Mjete të tjera provash që mund të përdorë pala në gjykim për të provuar pretendimet dhe
kërkimet e saj janë: akt ekspertimi(nenet 224/a- 230 të K.Pr.C), thëniet e dëshmitarëve (nenet
231-245 të K.Pr.C), shkresa të ndryshme (nenet 246- 277 të K.Pr.C), filmat fotografike,
kinematografike e regjistrime të tjera (nenet 278-280 të K.Pr.C), pohimet e palëve (nenet 281-
285 të K.Pr.C) , këqyrja e vendve, personit, sendit etj (nenet 286- 291 të K.Pr.C).

10. Sigurimi i provës.

Neni 292 i KPC-së parashikon se kur një provë, nga e cila varet zgjidhja e mosmarrëveshjes, ose
që ndikon në sqarimin e saj ka rrezik të zhduket, ose të vështirësohet marrja e saj, me kërkesën e
palës së interesuar mund të urshërohet marrja më përpara. Kërkesa për sigurimin e provës
paraqitet në gjykatën që shqyrton çështjen dhe, në rast se padia nuk është ngritur, në gjykatën e
vendit ku ka banim personi që do të pyetet ose ku ndodhet sendi që duhet të këqyret. (n. 293
KPC) Siç vihet re, sigurimi i provës është një nga ato kërkime që paraqiten si të ngutshme. Nëse
paraqitet një kërkesë e tillë, gjykata duhet të vlerësojë me kujdes parashtrimet e kërkuesit dhe
nëse është rasti të procedojë pa humbur kohë për marrjen e provës. Kërkesa për sigurimin e
provës mund të paraqitet si para fillimit të procesit gjyqësor, ashtu edhe gjatë vazhdimit të këtij
procesi. Në kërkesën për sigurimin e provës duhet të tregohen:

1. Prova që do të merret,
2. Rrethanat për vërtetimin e të cilave shërben ajo
3. Arsyet që e justifikojnë marrjen e saj më përpara.

Kopja e kërkesës i komunikohet palës tjetër, kur kjo nuk dihet ose kur marrja e provës nuk lejon
shtytje. (n. 294 KPC) Njoftimi i kërkesës për marrjen e provës, duhet ti njoftohet palës tjetër në
rast se kjo kërkesë paraqitet gjatë gjykimit. Nëpërmjet këtij njoftimi, i krijohet mundësia edhe
kësaj pale që të shprehet në lidhje me bazueshmërinë e kërkesës për sigurimin e provës. Njoftimi
nuk mund të bëhet vetëm nëse ekzistojnë raste veçanërisht të rënda që nuk lejojnë shtyrjen e
gjykimit për njoftimin e palës tjetër.Në nenin 295 të KPC-së parashikohet se vendimi me të cilin
pranohet kërkesa për sigurimin e provës duhet të tregojë provën që do të merret dhe mënyrën e
marrjes së provës. Kundër vendimit të gjykatës me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e
provës, mund të bëhet ankim i veçantë. Me arsyetim në të kundërt, ndaj vendimit që pranon
kërkesën për sigurimin e provës, nuk lejohet ankim i veçantë, por kundërshtimet në lidhje me të
mund të parashtrohen së bashku me ankimin ndaj vendimit përfundimtar. Nga ana tjetër, në
nenin 296 të KPC-së përcaktohet se “mosparaqitja e palës që ka kërkuar marrjen e provës sjell
rrëzimin e kërkesës, përveç kur e kërkon pala tjetër, ose gjykata çmon se është në dobi të
gjykimit.” Duhet theksuar se neni 296 i KPC-së parashikon një përjashtim nga rregulli i
parashikuar në nenin 179 të KPC-së në lidhje me pushimin e gjykimit (në rastin kur kërkesën prë
sigurimin e provës e paraqet paditësi gjatë gjykimit ose kërkuesi para paraqitjes së padisë në
gjykatë). Për mënyrën e marrjes së provës (p.sh. për marrjen e dëshmisë së dëshmitarit duhet të
zbatohen të gjitha etapat që parashikojnë nenet 218, 231-245 të KPC-së) dhe për fuqinë e saj
provuese zbatohen rregullat e përgjithshme, përveç përjashtimeve të parashikuara shprehimisht
në Kod. Shpenzimet për marrjen e provës parapaguhen nga kërkuesi dhe, në përfundim të
gjykimit i ngarkohen palës, sipas rregullave të përgjithshme.

11.Përfundimi i hetimit gjyqësor.

Gjatë shqyrtimit të çështjes gjykata duhet të udhëhiqet nga parimi procedural për kryerjen
e një hetimi të plotë të gjithanshëm. Vetëm pasi të jenë shqyrtuar gjitha provat e pranuar nga
gjykata për t’u marrë, merret mendimi i palëve a kanë kërkesa të tjera. Në rast se ato kërkojnë t’i
jepet fund hetimit gjyqësor, ose gjykata refuzon kërkesat e tyre, i jepet fund hetimit gjyqësor,
duhet të bëhet nga gjykata me vendim të arsyetuar, po pa e paragjykuar çështjen. Në rast se
gjykimi është zhvilluar në mungesë të njërës palë (të paditur), deri në çastin e dhënies së
vendimit, për t’i dhënë fund hetimit gjyqësor, kjo palë ka të drejtë të paraqitet dhe të kërkojë që
të kryhen veprime procedurale për interes të saj lidhur me hetimin gjyqësor të deriatëhershëm, në
qoftë se vërteton pavlefshmërinë e thirrjes në gjyq (p.sh. ftesa i është dorëzuar dikujt tjetër të
panjohur me idenditet të përafërt), ose mosparaqitjen për shkaqe të pavarura prej tij (p.sh. ka
qenë me shërbim jashtë shtetit). Gjithashtu gjykata mund të pranojë kërkesat e kësaj pale për
prova të tjera kur çmon se marrja e tyre është në interes të një hetimi të plotë e të gjithanshëm
(neni 187 ndryshuar me ligjin nr. 38/2017).

Pasi të jenë shqyrtuar të gjitha provat që gjykata ka pranuar të merren, pyeten palët nëse
kanë kërkesa të tjera në dobi të gjykimit të çështjes dhe, në rast se ato nuk pranohen, gjykata i jep
fund hetimit gjyqësor dhe fton palët të parashtrojnë pretendimet përfundimtare të tyre rreth
çështjes në gjykim. Si rregull, ato i parashtrohen gjykatës me shkrim. Me kërkesën e palëve, kur
kjo shihet me vend, gjykata u jep atyre një afat deri në 5 ditë, për të përgatitur parashtresat e tyre
(neni 303 i K.Pr.C).
Pasi i është dhënë fund hetimit gjyqësor, nuk mund të merren prova të tjera. Palët mund
të kërkojnë çeljen e hetimit gjyqësor për marrjen e provave të reja vetëm kur janë kushtet e
neneve 151 dhe 186 të K.Pr.C. Për këtë kërkesë vendos gjykata, sipas vlerësimit të rrethanave të
çështjes ( neni 304 i K.Pr.C).Pasi palët kanë parashtruar përfundimet e kërkesat e tyre, gjykata
deklaron tërheqjen e saj në dhomën e këshillimit, për të dhënë vendimin përfundimtar (neni 305 i
K.Pr.C).

You might also like