Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Trupat e huaj ne hundë

Trupat e huaj në hundë janë më të shpeshtë të:


 Fëmijet 2-5 vjec
 Fëmijet me paaftësi mendore.
Këto trupa të huaj mund të jenë ushqime,pjesë të vogla lodrash,letra,rruaza,magnete etj…
Shumica e trupave të huaj të hundës lokalizohen në zgavrën e përparme të hundës.

Kur duhet dyshuar për prani të trupave të huaj ne hundë?

Shumica e fëmijeve me trup të huaj nazal janë asimptomatike.


Insertimi I trupit të huaj mund të tregohet nga vetë fëmija ose nga prindi apo kujdestari.
Duhet të dyshoni për trup të huaj nazal te femijët që paraqesin këto simptoma:
 Mbyllje të hundës
 Vështirësi në frymëmarrje
 Epistaksis
 Sekrecione me erë të keqe,purulente ose me njolla gjaku(zakonisht e njëanshme,por mund
të jetë e dyanshme në rast te trupave të huaj të shumtë ose perforacionit të septumit nazal).
 Irritim dhe dhimbje e hundës.
 Enjtje dhe dhimbje të fytyrës.
 Nervozizëm,vecanërisht te latanti.

Kujdes!
MOS e kontrolloni hundën e femijes me asnje lloj mjeti. Kjo mund ta shtyjë objektin më tej në
hundë.
MOS përdorni piskatore ose mjete të tjera për të hequr një objekt që është ngecur thellë brenda
hundës.
MOS u përpiqni të hiqni një objekt që nuk mund ta shihni ose që nuk është i lehtë për t'u kapur.
Kjo mund ta shtyjë objektin më tej ose te shkaktoje aspirim te tij.
Dergojeni menjehere femijen ne spital per trajtim te specializuar.

Metodat e heqjes:

Metoda Indikacionet Pershkrimi


Teknika e vetë-nxjerrjes Rekomandohet për heqjen e Fëmija inkurajohet të shfryje
objekteve të vogla,sferike në hunden duke bllokuar me dore
një pacient bashkëpunues(më I pjesen e hundes pa trup te
madh se 3 vjec) huaj.
Forceps Rekomandohet për objekte të Kapeni butësisht objektin me
vogla të buta dhe të pincetë dhe nxirreni jashtë
parregullta. hundës.
Nuk rekomandohet nëse Shmangni përpjekjet e
objekti është i lëmuar, i përsëritura të kapjes pasi
rrumbullakët ose i shkrifët mund ta shtyje më pas.
Sonda(Jobson-Horne) Rekomandohet për objekte të Maja e sondës kalohet përtej
forta të pakapshme, të cilat objektit duke e tërhequr atë
nuk mbyllin plotësisht hundën. përpara.
Thithja Rekomandohet për objekte të
lëvizshme, të dukshme, të
lëmuara ose sferike.
Kateteri me Rekomandohet për trupa të Lubrifikoni kateterin dhe
balonë(p.sh.kateteri Foley I huaj të rrumbullakët të lëmuar kaloni përpara objektit, fryni
vogel) të cilët nuk e mbyllin plotësisht pjesërisht balonën dhe
kalimin e hundës. tërhiqeni.
Pajisja magnetike Perdoret per heqjen e Futeni ngadalë dhe në mënyrë
objekteve metalike si të sigurt magnetin në hundë
baterite,magnetet etj… derisa të krijohet një klikim i
dëgjueshëm ose i prekshëm.

Komplikacionet e mundshme pas heqjes së trupit të huaj nga hunda përfshijnë:


 Rhinitis
 Epistaksis
 Perforim te septumit nazal
 Stenozë e hundës ose koanës
 Sinusit
 Meningit
 Ulcer te mukozes se hundë
 Celulit periorbital

You might also like