Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

×

Search (

Procedura penale pjesa ! " #


e posaqme2
oca Hoxhaj

Jan. 14, 2017 • 18 likes • 19,410 views

$ % 14 of 40 & '

Procedur penale-pjesa posaqme


Law

Advertisement

Recommended
Permbledhje te perseritjeve
per pergatitjen e kollokfiumit
ne procedure penale
Donikë Mjaki
8.1k views • 8 slides

Procesi i të provuarit në
Procedurë Penale
K. Gj.
5.8k views • 11 slides

Procedura Penale
Refik Mustafa
5.4k views • 168 slides

Mjetet juridike të
jashtëzakonshme në
procedurë penale
Donikë Mjaki
14.9k views • 18 slides

Procedure Penale - Masat për


sigurimin e pranise së të
pandehurit
Egzon Doli
7k views • 11 slides

Seminar procedure penale -


Prokurori Publik i Kosoves
Pristina University - Master Degree
1.9k views • 22 slides

Procedura paraprake, hetimi,


ngritja e aktakuzes
Durim Kërhanaj
33k views • 25 slides

Aktgjykimi per shkak te


pandegjueshmerise
endritrrustemi9
2.4k views • 11 slides

Advertisement

More Related Content


Slideshows for you

Pyetje nga E drejta e


procedures permbarimore
Donikë Mjaki
21.1k views • 28 slides

E Drejta Penale Procedurale


Refik Mustafa
3.9k views • 13 slides

punim seminarik ne
proceduren kontestimore
Donikë Mjaki
7k views • 14 slides

Procedura paraprake hetimi


ngritja e aktakuzes
Ferdi Nuredini
2.8k views • 25 slides

Kodi i procedurës penale i


kosoves
Marjan DODAJ
14.4k views • 207 slides

Procedura penale,punim
seminarik
Adis Shemsije Demiri
5.2k views • 6 slides

Viewers also liked

E DREJTA PENALE - 300


PYETJE DHE PERGJIGJE
Refik Mustafa
70.3k views • 47 slides

227784073A.1
Marco Mendes
100 views • 2 slides

L'imprenditore nella
disciplina del diritto
commerciale
dirittoeconomiacreativi
3k views • 7 slides

L'appello nel codice di


procedura penale scuola
forense
Giovanni Fiorino
989 views • 49 slides

L’azienda e il suo
trasferimento
dirittoeconomiacreativi
1.5k views • 14 slides

Guida alle-sanzioni-
disciplinari
Fabio Bolo
2.3k views • 9 slides

Advertisement

Similar to Procedura penale pjesa e


posaqme2

Bazat e kriminalistikes me
taktiken kriminalistike
Nasuf GËRMIZAJ
8.2k views • 147 slides

Bazatekriminalistikesmetakti
kenkriminalistike
111219031840-phpapp01
Ministry of Health
807 views • 147 slides

Ligji per
kompensimin_e_viktimave_t
e_krimit_shqip
JURIST
397 views • 20 slides

Gjyqesia
Ferdi Nuredini
1.2k views • 8 slides

Raporti perfundimtar
i_komisionit_hetimor_7.5.20
14
HermesNews.al
976 views • 136 slides

DETYRË KURSI /PROCESI I


RREGULLT LIGJOR /2011
byirenakotobelli
irena kotobelli
2k views • 40 slides

! Procedura penale pjesa e posaqme2


1. E drejta e Procedurës Penale- Pjesa e posaçme Prof: Rexhep
Murati Pyetje për ushtrime –I- 1.Çka kuptojmë me të drejtën e
Procedurës penale të veçantë ? Me të drejten e Procdurës
Penale të veçantë kuptojmë rrjedhën e procedures penale.
Objekt i saj është rrjedha e procedures penale. 2.Cilat forma te
Procedures Penale i njeh e drejta jonë e Procedures Penale ? E
drejta jonë e procedurës penale njeh tri forma të procedurës
penale në shkallë të parë: 1. Proceduren e rregullt e cila
zhvillohet ne gjykaten Themelore 2. Procedurat Alternative te
cilat zhvillohen ne Departamentet perkatese te Gjyaktes
Themelore dhe 3. Proceduren ndaj te miturve, e cila zhvillohet
ne Departamentin per te mitur te Gjykates Themelore
perkatese. 3.Cilat janë sipas rregullit Stadet e Procedurës
Penale ? Sipas rregullit procedura penale perbehet prej 3
stadeve, ato janë: 1. Procedura paraprake ( paragjyqesore)
perfshine: a)fazen e hetimit, b) te akuzimit te te pandehurit e
cila perbehet nga ngritja e aktakuzes dhe kontrollimi i
aktakuzes ; 2. Procedura penale kryesore e cila perbehet nga
keto faza: a) pergaditja e Shqyrtimit gjyqesor, b) Shqyrtimi
gjyqesor , c) marrja dhe shpallja e aktgjykimit; 3. Procedura
sipas mjetit juridik 4.A është e thënë që Procedura Penale të
kaloj në të gjitha etapat e Procedures Penale ? Jo nuk është e
thene që procedura penale te kaloj nëpër të gjitha etapat e
Procedures Penale, Psh: Procedura Penale mund të niset në
stadin e pare- paraprak dhe per shkak të rrethanave të
ndryshme, po ne atë stad të behet pushimi i procedurës. 5
.Çka kuptojme me Proceduren Parapenale ? Per te filluar
procedura penale kusht eshte qe te jete zbuluar Vepra Penale
dhe personi kunder te cilit ekziston dyshimi se ka kryer vepren
penale ( i dyshuari) si dhe provat te cilat kete dyshim e bejne
te bazuar. Pra -Procedura ne te cilen behet zbulimi i vepres
penale dhe kryeresit te saj quhet procedure parapenale.
6.Cilat organe vijne në shprehje ne Proceduren Parapenale ?
Organet te cilat vijne ne shprehje ne Proceduren Parapenale
jane: prokurori i shtetit, policia dhe gjyqëtari i procedurës
paraprake; 7. Çka kuptojmë me veprimet jo-formale te Policise
dhe qfarë rëndesie kanë në Proceduren Penale ? Si veprime
tipike jo formale të policise janë veprimet te cilat i ndermerr
(sipas nenit 70 parag.3). Policia mund te kerkoj informacione
te nevojshme nga qytetaret ; kryej kontroll te perkohshem te
automjeteve e udhetareve dhe valigjeve te tyre; qe per kohe te
nevojshem te kufizoj levizjen ne zona te caktuara; te
ndermmar masa lidhur me identifikimine personave dhe
sendeve; te ndermarr masa per te gjetur personin ose sendin i
cili kerkohet; qe ne prani te personit pergjegjes te kontrolloj
objektet dhe lokalet e organeve publike dhe te shqyrtoj
dokumentet e caktuara qe ju perkasin atyre; te sekuestroj
sende te cilat duhet te mirren sipas KP te Kosoves ose mund
te sherbejnë si prova ne Proceduren Penale, të zbuloj, mbeldh
dhe ruaj prova nga vendi i ngjarjes ; te merr ne pyetje
deshmitaret apo te dyshuarit e mundshem; 1
2. të ndermarr masa per te parandaluar ne rrezik te
menjehershem per publikun dhe te ndermarr masa dhe
veprime tjera te percaktuara me ligj. Rëndësia e veprimeve JO
FORMALE te policisë ne Proc. Penale konsiston ne
ekzaminimin e vendit te ngjarjes si dhe mbledhjen e provave
relevante lidhur me rastin konkret. 8. Çfare autorizimesh ka
policia sipas KPP-se kur ekziston dyshimi i arsyeshëm se është
kryer V.P. e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare ? Sipas KPP-se
nese ekziston dyshimi i arsyeshem se eshte kryer V.P. e cila
ndiqet sipas detyres zyrtare, policia ka autorizim, te
ndermarre te gjitha masat e nevojshme qe te zbuloj
vendndodhjen e kryeresit, te ndaloj kryeresin ose ndihmesin e
tij nga fshehja ose arratisja, te zbuloj dhe ruaj gjurmet dhe
provat te tjera te V.P. dhe sendet tjera te cilat mund te
sherbejne si prove, dhe te mbledh te gjitha informacionet te
cilat mund te perdoren ne proceduren penale. 9. Ne çfare
kushtesh dhe per sa kohe mund te ndaloj me se shumti policia
personat qe gjenden ne vendin e kryerjes se V.P. ? Policia ka te
drejte qe t’i ndaloj dhe te marr informacione nga personat qe
gjinden ne vendin e kryerjes se V.P. kur ka gjasa qe mbledhja
me vone e informacioneve te rendesishme per procedure do
ta zvarriste proceduren apo do te shkaktonte veshtiresi te
tjera. Ndalja mund te behet me se shumti 6 ore. 10. Çka
kuptojme me HABES CORPUS dhe kur vjen ne shprehje ne
proceduren tone penale ? Me HABES CORPUS kuptojme
institucionin ligjor i cili garanton lirine personale te individit
ne menyre qe te parandaloj arrestimet arbitrare. Institucioni
HABES CORPUS ne proceduren tone penale vjen ne shprehje
me rastin e caktimit te paraburgimit. 11.Çka kuptojme me
arrest te perkohshem , Kush eshte i autorizuar ta zbatoj ate
dhe si veprohet ne kete rast ? Me arrest te perkohshem
kuptojme arrestimin e personit te dyshuar se ka kryer V.P.
Arrestin eshte i autorizuar ta zbatoj policia. Prokurori i shtetit
sa me shpejte qe eshte e mundur pas arrestimit, por jo me
vone se 6 ore nga koha e arrestimit, i leshon personit
Aktvendim me shkrim mbi ndalimin, pastaj Prokurori i shtetit
brenda 24 oresh pas arrestimit i paraqet gjyqetarit te
proedures paraprake kerkesen per caktimin e paraburgimit,
gjyqtari i procedures paraprake jo me vone se 48 ore nga
arresti mbane seance degjimore per te vendosur nese i
pandehuri duhet te mbahet ne paraburgim. 12.Ne qfare
kushtesh mund te jete prove e pranueshme per Gykaten
deklarimi i te pandehurit i dhene Policise ose Prokurorit te
shtetit ? Deklarimi i te pandehurit dhene policies ose
Prokurorit te shtetit mund te jete prove e pranueshme ne
Gjykate vetem kur i pandehuri merret ne pyetje me se voni
para perfundimit te hetimit, perveq kur procedura rezulton
me pushim. 13.Ne qfare kushtesh mund te jete prove e
pranueshme per Gjykaten deklarimi i deshmitarit i dhene ne
Polici ose para Prokurorit te Shtetit ? Deklarimi i deshmitarit I
dhene ne polici mund te jete prove e pranueshme per
gjykaten kur ekziston vetem nje mundesi per marrjen e proves
se rendesishme ose kur ka rrezik potencial se kjo prove nuk do
te mund te merrej gjate shqyrtimit gjyqesor. 14 .Qka kuptojme
me Kallzim Penal ? Me kallezim penal kuptojme aktin me te
cilin njo!ohet Prokurori i shtetit per V.P. dhe kryeresin. Forma
e kallzimit penal nuk eshte e parapare me ligj. Arsye per kete
eshte qe edhe qytetaret te mund te kontribuojne ne zbulimin
e V.P dhe kryeresve qe pa ndonje formalitet te veqante te
paraqesin V.P dhe kryeresit. 2
3. 15.Ne qfare menyre mund te paraqitet Kallzimi Penal ?
Forma e kallzimit penal nuk eshte e parapare me ligj.
Kallezimi penal mund te paraqitet me shkrim, me mjete
teknike te komunikimit dhe gojarisht . 16. Qka kuptojm me
Kallezimin obligator dhe qka me ate fakultativ ? Kallezimi
eshte obligator per organet shteterore se te gjitha organet
publike detyrohen qe ti paraqesin V.P qe ndiqen sipas detyres
zyrtare per te cilat jane informuar apo jane ne dijeni ne ndonje
menyre tjeter. Kallezimi eshte fakultativ per qytetaret sepse
shihet nga fakti qe qdo person ka te drejte te kallezoj V.P qe
ndiqet sipas detyres zyrtare. Per qytetaret kallezimi penal
parimisht eshte fakultativ. 17.Cilat organe me se shpeshti
paraqesin Kallezimin e detyrueshem Penal? KPP obligon te
gjitha Organet publike qe ti paraqesin V.P te cilat ndiqen siaps
detyres zyrtare. Me se shpeshti kallezim te detyrueshem penal
paraqesin : policia , disa sherbime te posaqme (ispencione etj)
si dhe qytetaret si persona te trete. 18.Cilat jane pasojat e
Kallezimit te rrem dhe kur Kallezimi paraqitet me GOJE, qfare
obligimi ka organi te cilit i paraqitet ? Per lajmerim apo
Kallezim te rrem nje person sipas KPK mund te denohet me
burgim prej 3 muaj deri ne tri vjet . Organi i cili e pranon, e
paralajmeron pesonin per pasojat e Kallezimit te rreme. Per
kallezimet e pranuara permes telefonit ose mjeteve tjera
tekomunikimit behet shenim zyrtar. 19. Kur qytetaret
detyrohen qe te lajmerojne V.P. ? KPP parasheh se qytetaret
kane te drejte ti kallezojne V.P te cilat ndiqen sipas detyres
zyrtare dhe kane per detyre ta bejnë kete kur mos lajmerimi i
V.P , paraqet V.P. (neni 79 parag 1). 20. Ne qfare menyre tjeter
perveç Kallezimit Penal Prokurori i Shtetit meson per kryerjen
e V.P. te cilat ndiqen kryesisht ? Menyrat tjera mund te jene te
mesuarit e drejteperdrejte dhe te terthort. Ne menyrat e te
mesuarit te drejteperdrejte bene pjese te mesuarit pesonal
mbi V.P ( si qytetare ne rruge, kinema, tubime , radio , tv etj)
dhe ne te mesuarit e terthort bejnë pjese perfoljet ( fama) mbi
V.P . 21.Cilat jane vendimet e Prokurorit te shtetit lidhur me
Kallezimin Penal ? Vendimet e P. te shtetit lidhur me
kallezimin penal jane: 1. E hedh kallezimin penal; 2. Kerkon
informata plotesuese 3. Fillon zbatimin e hetimeve 4. Ngrit
aktakuze Pyetje për ushtrime –II- 1.Cili subjekt procedural ka
autorizime dhe pergjegjesi per te zbatuar hetimet dhe me
qfare vendimi fillojne hetimet ? Sipas KPP ne fuqi , Prokurori i
shtetit ka autorizime dhe pergjegjesi per zbatimin e hetimit.
2.Cili eshte Qëllimi i Hetimeve ? Qellimi i hetimeve eshte
mbledhja e provave dhe te dhenave te nevojshme per te
vendosur se a do te ngritet aktakuza apo te pushohet
procedura si dhe mbledhja e provave, sigurimi i te cilave ne
shqyrtim gjyqesor do te ishte i pamundur ose i veshtiresuar. 3
4. 3.Cilat jane autorizimet kryesore te Gjyqetarit te Procedures
Paraprake Autorizimet kryesore te gjyqetarit te Procedures
Paraprake jane: ai mund te merr vendim lidhur me veprimet
hetimore qe kane te bejne me kufizimin e te drejtave dhe lirise
se individit, drejton seancen per konfirmimin e aktakuzes, si
dhe mund t’ia caktoj masen e paraburgimit te pandehurit.
4.Ne cilat raste Prokurori i shtetit ose i pandehuri mund te
kerkojne qe te zbatohet mundesia hetuese e veqante ? 5.Ne
qfare kushtesh Prokurori i shtetit gjate hetimeve merr ne
konsiderim kerkesen e te pandehurit dhe te demtuarit per te
marre prove konkrete ? Prokurori i shtetit merr proven e tille
kur ekziston rrezik per humbjen e proves, kur prova e till
arsyeton lirimin e te pandehurit nga paraburgimi ose kur
ekzistojne shkaqe te tjera te arsyeshme per marrjen e proves.
6.Kujt i dergohet Aktvendimi mbi zbatimin e hetimeve ?
Prokuroi i shtetit ka per detyre qe nje kopje te Aktvendimit te
hetimit t’ia dergoj pa vonese gjyqetarit te procedures
paraprake . 7.A eshte e lejuar ankesa kunder Aktvendimit mbi
zbatimin e hetimeve ? Po ne afat prej 3 ditesh. 8.Cilat
elemente i permban Aktvendimi per zbatimin e htimeve ?
Aktvendimi per zbatimin e hetimeve permban keto elemente :
a) te dhenat pesonale te personit kunder te cilit do te zbatohet
hetimi, b) kohen e fillimit te hetimit, c) peshkrimin e vepres e
cila tregon elementet e V.P, d) emertimin ligjor te V.P, e)
rrethanat dhe faktet qe e justifikojne dyshimin e arsyeshem
per V.P , f) nese masat e fshehta teknike te vezhgimit apo
hetimit jane autorizuar dhe provat e mbledhura deri ne
momentin e nxjerrjes se Aktvendimit. 9.Qka kuptojme me
Zgjerimin e Hetimeve ? Nese prokurori i shtetit gjate hetimit
meson për kryerjen e nje vepre tjeter penale ose per nje te
dyshuar tjeter, prokurori i shtetit mund te filloj hetim te ri per
vepren e re penale apo te dyshuarin, ose mund te zgjeroj
hetimin ekzistues. 10. Qka kuptojme me Pezullimin-
nderprejen e hetimeve dhe ne cilat raste vjen te nderprerja e
hetimeve ? Me pezullimin- nderprerjen e hetimeve kuptojme
paraqitjen e pengesave procedurale per zhvillimin e metejme
te Procedures Penale. Pezullimin e hetimit e bene prokurori i
shtetit me aktvendim ne keto raste: 1. I pandehuri pas kryerjes
se V.P. vuan nga nje çrregullim ose paa!esi e perkoheshme
mendore ose nga nje semundje tjeter e rende; 2. I pandehuri
eshte arratisur ose ekzistojne rrethana te tjera te cilat
perkohesisht e pengojne ndjekjen me sukses te te pandehurit.
11. Qka kuptojme me pushimin e hetimeve dhe ne cilat raste
vjen deri te pushimi i hetimeve ? Hetimi pushohet me
aktvendim te prokurorit te shtetit me çrast faktikisht
procedura pushohet ne pergjithesi. Hetimi pushohet kurdo qe
eshte vertetuar nga provat e mbledhura se: 4
5. 1.Nuk ekziston dyshimi i arsyeshem se i pandehuri ka kryer
V.P; 2.Vepra e kryer nuk eshte veper qe ndiqet sipas detyres
zyrtare; 3.V.P. eshte parashkruar, 4. V.P eshte perfshire ne falje ;
ose amnistin e leshuar para miratimit te Kushtetutes se RKS-
se ose 5. V.P eshte përfshire e leshuar para miratimit te
kushtetutes se RKS-se 6. Ekzistojne rrethana ne amnistin tjera
te cilat e perjashtojne ndjekjen. 12. Kush propozon dhe kush
vendos perkitazi me zgjatjen e hetimeve dhe sa mund te
zgjasin gjithsejte hetimet ? Pasi prokuroi i shtetit ti kete filluar
hetimet ai detyrohet qe ato ti perfundoj brenda dy viteve.
Perjashtimisht gjyqetari i procedures paraprake mund te
autorizoje nje vazhdim deri ne 6 muaj te hetimit ne rastet kur
hetimi penal eshte i nderlikuar, si rast i nderlikuar
konsiderohet kur ne nje hetim jane te perfshire kater e me
shume te pandehur. Kjo do te thote se hetimi mund te zgjase
me se shumti dy vite e gjysme. 13.A eshte e lejuar ankesa
kunder Aktvendimit mbi zgjatjen e hetimeve, nese eshte e
lejuar cilet subjekt procedural kane te drejte ne ankese dhe
kush vendos perkitazi me te ? I pandehuri dhe i demtuari kane
te drejte te paraqesin deklarate me shkrim lidhur me kerkesen
e prokurorit per vazhdimin e hetimeve, por Prokurori i shtetit
ne kerkesen per vazhdimin e hetimit mund te kerkoje nga
gjyqetari i procedures paraprake qe i pandehuri dhe i
demtuari te mos njo!ohen mbi hetimin dhe kerkesen per
vazhdim, kur kjo eshte e nevojshme per perfundimin me
sukses te hetimit. 14.Ngritja e Aktakuzes shprehje e cilit parim
eshte ? Ngritja e Aktakuzes eshte shprehje e Parimit akuzator –
nemo IUDEX SINE ACTORE. 15. Qka kuptojme me Procedurat
Alternative dhe cilat jane ato? Me Procedura alternative
kuptojm procedurat te cilat ndihmojne ne zgjidhjen me te
shpejt dhe me efikase te qeshtjeve penale. Procedura
Alternative jane: a) rastet e pezullimit te perkohshem te
procedures penale, b) rastet kur Prokurori nuk detyrohet te
filloj ndjekjen ose mund te heqe dore nga ndjekja, c)
procedura e ndermjetesimit, d) marrveshja per pranimin e
fajesise, e) lirimi nga denimi dhe f) deshmitaret bashkepunues
16. Theksoni rastet kur Prokurori i shtetit mund te pezulloje
perkohesisht proceduren penale? Prokuroi i shtetit me
pelqimin e te demtuarit mund te pezulloj ndjekjen per V.P. te
denueshme me gjobe ose me burgim deri ne tri vjet, nese i
pandehuri merr per siper se do te permbush detyrime te
caktuara siq jane: eliminimi ose kompenzimi i demit, pagesen
e nje kontributi ndaj nje institucioni publik ose humanitar apo
fondeve per kompenzimin e viktimave te V.P., kryerja e punës
ne dobi te pergjithsme etj. Kur i pandehuri i permbush
detyrimet brenda 6 muajve, prokurori i shtetit e hedh
kallzimin penal ose e pushon heitmin. 17. Kur Prokurori i
shtetit nuk detyrohet te ushtroj ndjekjen ose mund të heqë
dorë nga ndjekja? Prokurori i shtetit nuk detyrohet të filloj
ndjekjen penale ose mund të heqë dorë nga ndjekja ne dy
rasteË a) kur ligji parasheh që gjykata mund ta lirojë nga
denimi kryerësin e V.P. ndërsa prokurori i shtetit nga rrethanat
aktuale të çështjes çmon se gjykimi pa sanksion nuk është i
nevojshëm dhe b) kur kryerësi I V.P. të dënueshme me gjobë
ose me burgim deri në një vit sinqerisht pendohet për V.P. dhe
ndalon pasojat e dëmshme të V.P. ose kompenson dëmin e
shkaktuar. 5
6. 18. Çka kuptojmë me procedurën e ndërmjetësimit dhe kur
vjen në shprehje ajo? Instituti i ndërmjetësimit pqaraqet një
formë të re të zgjidjes së mosmarrveshjeve ndërmjet palëve
në rrugë jashtë gjyqësore. Në procedurën e ndërmjetësimit
kryerësi i V.P. dhe viktima me vullnetin e tyre të lirë arrijnë
marrveshje lidhur me konfliktin ekzistues dhe për dëmin e
shkaktuar me V.P. Kjo mënyrë për një kategori të V.P. është e
pranishme në legjislacionet bashkëkohore si alernativë për
zgjidhjen më efikase dhe më të shpejtë të çështjeve penale.
19. Çka kupojmë me marrveshjen për pranimin e fajësisë ?
Marrëveshja për pranimin e fajësisë nënkupton negocimin e
kushteve të marrveshjes me shkrim për pranimin e fajësisë
ndërmjet prokurorit të shtetit dhe të pandehurit. 20.
Përshkruani procedurën për negocimin e marrveshjes për
pranimin e fajësisë ? Marrëveshja për pranimin e fajësisë
nënkupton negocimin e kushteve të marrveshjes me shkrim
për pranimin e fajësisë ndërmjet prokurorit të shtetit dhe të
pandehurit, në bazë të së cilës i pandehuri dhe prokurori i
shtetit pajtohen për akuzat e përfshira në aktakuzë, ndërkaq i
pandehuri pajtohet të pranojë fajësinë në shkëmbim për
pajtimin e prokurorit të shtetit që ti rekomandoj gjykatës
dënim më të but, ashtu siç parashihet me ligj ose të merr
parasysh konsiderime të tjera në interes të drejtësisë. 21. Çfarë
benefitesh mund të gëzoj i Pandehuri me rastin e arritjes së
marrveshjes për pranimin e fajësisë ? Me rastin e pranimit të
fajësisë i pandehuri mund të ketë benefite për caktimin e
denimit , mirëpo varësisht se në qfarë etape e pranon fajësinë.
a) për marrveshjet e arritura në shqyrtimin gjyqësor i
pandehuri mund të denohet së paku 90% të minimumit të
denimit të përcaktuar me dispozitat përkatëse të Kodit Penal
b) për marrveshjet e arritura para shqyrtimin gjyqësor i
pandehuri mund të denohet së paku 80% të minimumit të
denimit të përcaktuar me dispozitat përkatëse të Kodit Penal
c) për marrveshjet e arritura para shqyrtimin gjyqësor në
rastet kur i pandehuri merr pjesë si dëshmitarë bashkëpunues
dhe siguron prova në procedurë penale, mund të denohet së
paku 60% të minimumit të denimit të përcaktuar me
dispozitat përkatëse të Kodit Penal d) për marrveshjet e
arritura para shqyrtimin gjyqësor në rastet kur i pandehuri
merr pjesë si dëshmitarë bashkëpunues në hetim të fshehtë
dhe siguron prova në procedurë penale, mund të denohet së
paku 40% të minimumit të denimit të përcaktuar me
dispozitat përkatëse të Kodit Penal e) Nëse marrveshja me
shkrim mbi pranimin e fajësisë negociohet para ngritjes së
aktakuzës kundër të pandehurit i cili ka arritur marveshje
paraqitet aktakuzë e veçantë 22. Çka kuptojmë me lirimin nga
dënimi ? Lirimi nga dënimi i kryerësit i cili nuk është
dëshmtiarë bashkëpunues në rastet kur kryerësi vullnetarisht
bashkpunon dhe kur bashkëpunimi i tijë ka parandauar vepra
tjera penale ose ka rezultuar me ndjekje të suskseshsme të
kryerësve të tjerë të veprave penale. Sipas KPP edhe lirimi nga
dënimi i kryerësit në rastet e bashkëpunimit vullnetar me
prokurorin e shtetit bënë pjesë në procedurat alternative. 23.
Çka kuptojmë me dëshmitarin bashkëpunues ? Instituti i
dëshmitarit bashkëpunues është institut me natyrë juridike
mikste të prëzier, përkatësisht hibride, me elemente sa të të
pandehurit aq edhe të dëshmitarit. Instituti i dëshmitarit
bashkëpunues bënë pjesë në procedurat alternative. 6
7. 24. Kur në të vërtet ngritet Aktakuza ? Aktakuza ngritet si
rezultat i zhvillimit te hetimit kur Prokurori i shtetit
konsideron se informacionet me te cilat ai disponon, per V.P.
dhe kryeresin e saj paraqesin baze te mja!ueshme per
ngritjen e aktakuzes . Aktakuzën ekskluzivisht e ngrit
Prokurori i shtetit ( me KPP të më parshëm aktakuzë ka mund
të ngirt edhe paditësi subsidiar) 25. Qka përmbanë AKTAKUZA
? Aktakuza përmban elemente të domosdoshme dhe
fakultative. Elemente të domosdoshme janë: përcaktimin e
gjykatës ku do të mbahet shqyrtimi gjyqësorë ; emrin dhe
mbiemrin e të pandehurit dhe të dhënat e tij personale; të
dhënat nëse është shqiptuar paraburgimi dhe sa kohë ka
zgjatur ose masat e urdhëruara kundër të pandehurit për
sigurimin e pranisë së tijë, nëse ai ndodhet në liri dhe nëse ai
është liruar para ngritjes së aktakuzës, sa është mbajtur në
paraburgim; kohën dhe vendin e kryerjes së V.P., objektin në
të cilin është kryer dhe mjetin me të cilin është kryer V.P. ;
emërtimin ligjor të V.P. duke iu referuar dispozitave të Kodit
Penal; rekomandimin për provat që duhet prezentuar në
shqyrtimin gjyqësor së bashku me emrat e dëshmitarëve dhe
ekspertëve, shkresat që duhet lexuar dhe sendet që duhet
marrë si provë. 26. Çka përfshin shqyrtimi fillestar lidhur me
kontrollimin e Aktakuzës ? 27. Çka përfshinë shqyrtimi i dytë
gjatë fazës së kontrollimit të Aktakuzës ? 28.Cili subjekt
procedural kujdeset që Aktakuza të jetë përpiluar sipas Ligjit ?
Që aktakuza të jetë përpiluar sipas ligjit kujdeset Gjyqëtari i
Procedurës paraprake. 29.Brenda cilit afat Paditësit mund të
përmirësoj Aktakuzën ? Paditësit mund të përmiresojnë
Aktakuzen Brenda afatit prej 3 ditësh. 30. Si vepron Gjyqëtari i
vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues në shqyrtimin e
dytë kur Aktakuza përfshinë ndonjë provë të papranueshme ?
Gjyqetari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues kur
aktakuza përfshinë ndonjë provë të papranueshme merr
Aktvendim të posaçëm për deklarimin e provës së
papranueshme dhe për këtë e informon prokurorin e shtetit .
31.Kur Aktakuza përmbanë propozim për caktimin e
paraburgimit kundër të pandehurit ose lirimin e tijë , kush
vendos lidhur me paraburgimin dhe në çfarë afati ? Kur
aktakuza përmbanë propozim lidhur me caktimin e
paraburgimit kundër të pandehurit ose lirimin e tij nga
paraburgimi vendos kolegji prej 3 gjyqëtarësh, brenda 48
oreve nga ngritja e aktakuzës. 32. Kur i pandehuri ndodhet ne
paraburgim dhe Aktakuza nuk përmban propozim për lirimin
e tijë, kush dhe në çfarë afati vendos për zgjatjen ose
pushimin e paraburgimit ? Kur i pandehuri ndodhet në
paraburgim dhe aktakuza nuk përmbanë propozim për lirimin
e tij, vendos kolegji prej 3 gjyqëtarësh në afat prej 3 ditësh,
nga dita e pranimit të aktakuzës, shikon sipas detyrës zyrtare
nëse ende ekzistojnë arsyet për paraburgim dhe merr
Aktvendim për zgjatjen e paraburgimit. 7
8. 33. Cilat materiale më së largu deri me ngritjen e Aktakuzës,
Paditësi ia vë në dispozicion- siguron mbrojtësit, nëse këto
materiale mbrojtësit nuk I janë dhënë më parë gjatë hetimit ?
1.Proçesvërbalet, deklarimet ose pohimet e nënshkruara apo
të pa nënshkruara nga i pandehuri; 2. emrat e dëshmitarëve të
cilët Prokurori i shtetit ka ndërmend t’i thërret për deshmim
dhe çdo deklarim të mëhershëm të dhënë nga dëshmitarët e
till; 3. Të dhënat mbi identifikimin e personave për të cilët
Prokurori i shtetit di se posedojnë prova të pranueshme dhe
shfajësuese ose informata lidhur me çështjen dhe çdo
proçesverbal të deklarimeve të nënshkuara nga personat e
tillë per këtë çështje; 4. Rezultatet e ekzaminimit fizik dhe
mental, testet shkencore ose eksperimentet e bëra lidhur me
çështjen; 5. Kallëzimet penale dhe raportet e policisë dhe 6.
Përmbledhjet ose referencat për provat materiale të
mbledhura gjatë hetimit. 34. Cilat materiale dhe në çfarë afati
, mbrojtja ka për obligim t’ia siguroj paditësit ? Mbrojtja ka për
obligim t’ia siguroj paditësit këto materiale: 1. Njo!on
Prokurorin e shtetit për qëllimin e njo!imit të alibit, duke
precizuar vendet ku i pandehuri precizon të ketë qenë në
kohën e kryerjes se V.P., emrat e dëshmitarëve dhe çdo provë
tjetër që e mbështet alibin; 2. Njo!on Prokurorin e shtetit për
qëllimin e prezentimit të arsyeve për përjashtim të
përgjegjësisë penale, duke precizuar emrat e dëshmitareve
dhe çdo provë tjetër që e mbështet arsyen e tillë, dhe 3.
Njo!on Prokurorin e shtetit për emrat e dëshmitarëve të cilët
mbrojtja synon t’i thërret për të dëshmuar. Pyetje për
ushtrime –III- 1. Qka kuptojme me përgaditjen e Shqyrtimit
gjyqësorë ? Me përgaditjen e Shqyrtimit gjyqësor kuptojmë
kohën kur gjykata pas shqyrtimit të gjithanshëm të provave
vendos për arsyeshmërin e aktakuzës. 2. Cili subjekt
procedural përgaditë Shqyrtimin gjyqësor dhe me çfarë
Vendimi ky subjekt i fillon përgadtijet për Shqyrtim gjyqësorë
? Shqyrtimin gjyqësor e përgadit gjyqëtari i vetëm gjykues ose
kryetari i trupit gjykues, përgatitjet i fillon kur konstaton se në
shkresa të lëndës gjenden shënime dhe informata të
papranueshme ai merr aktvendim të posaçëm për shpalljen e
tyre të papranueshme. 3. Ne qfare afati kohor Kryetari i trupit
gjykues cakton Shqyrtimin gjyqësor pasi që Aktakuza të ketë
marrë formn e prerë ? Kryetari i trupit gjykues pasi që
aktakuza të ketë marrë formën e prerë, shqyrtimin gjyqësor e
cakton Brenda 1 muaji. 4.Ku mbahet Shqyrtimi gjyqësor ?
Shqyrtimi gjyqësor mbahet në selin dhe ne lokalet e gjykatës,
në raste të caktuara kur lokalet e gjykatës nuk janë të

You might also like