Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 15

Permbajtja

Hyrje...................................................................................................................................................2
Epersite dhe te metat e pergatesave parenterale.............................................................................3
Rruget e perdorimit te pergatesave parenterale...............................................................................4
Tretesite per preparatet injektabel...................................................................................................5
Pergatitja e tretesirave.......................................................................................................................9
Pergatitja e pergatesave per injeksion ne farmacite e institucioneve dhe ne industrine
farmaceutike.....................................................................................................................................10
Enet e ambalazhimit..........................................................................................................................12
Perfundimi.........................................................................................................................................13
Literatura e shfrytezuar.....................................................................................................................14

1
Hyrje
Pergatesat per injeksion (injectiones, injectabilia) jane ato preparate sterile te lengta (ose qe mund
te behen te lengta duke shtuar nje tretes te pershtatshem), te vendosura ne ene per te siguruar
ruajtjen dhe sterilitetin e tyre dhe futen ne organizem me ane te shpimit te perkohshem te
lekures.
Pergatesat per injeksion quhen edhe pergatesa parenterale, emer qe rrjedh nga greqishtja "par"
(me perjashtim te) dhe "enteron" (zorre).
Ne praktiken farmaceutike me injeksione kuptojme medikamentin e lenget per injektim dhe jo
procesin e futjes se medikamentit me ane te shiringes, siç e kuptojme ne mjekesi.
Njihen 5 tipa pergatesash per injeksion:
1) lengjet per injeksion (injectiones, injectabilia): jane tretesira, pezulli ose emulsione te cilat
injektohen me anen e shiringes, me nje vellim pak a shume te vogel;
2) lengjet per perfuzion (infundibilia, infusiones): jane tretesira jopirogjene dhe, po te jete e
mundur, izotonike e izohidrike; keto injektohen ngadale me perfuzionim, ne sasi mbi 100 ml; ne
raste te rralla perdoren edhe emulsione;
3) pluhurat per tretesira per injeksion (pulvis salvendi parenterales): jane produkte te ngurta, te
cilat me anen e tretjes ne nje sasi te caktuar tretesi japin nje tretesire per injeksion;
4) tabletat per tretesira per injeksion (tabulettae solvendi parenterales): lenda vepruese eshte ne
trajte tablete; mund te quhen edhe tableta hipodermike;
5) tabletat per implanti: jane pergatesa te ngurta, ne trajte disku, te cilat futen nen lekure ose
inde, me anen e prerjes.
Preparatet injektabel mund ti kasifikojme sipas natyres kimike, sipas tretesit dhe vendit te
perdorimit.
Sipas natyres kimike i ndajme ne:
a) sisteme te shperndara molekulare
b) sisteme te shperndara koloidale
c) sisteme te shperndara heterogjene (suspenzion, emulzion)
Sipas natyres se tretesit i ndajme ne:
a) solucione ujore injektabel (ky eshte grupi me i madh)
b) solucione vajore injektabel
c) suspensione ujore injektabel
d) suspensione vajore injektabel
e) pluhura injektabel, te cilet treten ne çastin e perdorimit (antibiotike, hormone)

2
Epersite dhe te metat e pergatesave parenterale

Rruga parenterale perfaqeson nje nga rruget me te rendesishme te perdorimit te barnave;


pas tabletave, pergatesat per injeksion, perbejne sot formen farmaceutike me te perhapur
dhe kjo shpjegohet me epersite e tyre te shumta. Pergatesat per injeksion veprojne
shpejte, gje qe ka rendesi sidomos ne semundjet akute, kur nevojiten perqendrime te
medha te lendeve vepruese ne organizem. Me injeksion mund te perdoren edhe barna te
cilat, kur perdoren nga goja, çaktivizohen ne melçi (progesteron,estradiol, testosteron) ose
çaktivizohen nga enzimet e gypit tretes (barnat me strukture peptidike: hormonet
gonadotrope, insulina).
Me injeksion mund te zevendesohen lengjet e humbura nga organizmi si rezultat i
aksidenteve, operacioneve,çujesimi i organizmit,gje qe eshte me rendesi te madhe,
sidomos ne parandalimin e shokut. Mund te perdoren zevendesues te plazmes dhe lengje
me elektrolite per rivendosjen e baraspeshes ujore dhe elektrolitike te organizmit. Me kete
rruge mund te behet ushqimi artificial i organizmit, ne rastet kur ushqimi gastrointestinal
(natyror) eshte i pamundur.
Me anen e rruges parenterale mund te arrihet nje efekt i zgjatur, p.sh. me anen e pezullive
per injeksion, efekt qe nuk mund te arrihet duke i marre barnat nga goja.
Me anen e kesaj rruge menjanohen efektet anesore gastrointestinale te disa barnave. Kjo
rruge zbatohet ne rastet kur te semuret nuk mund ti marrin barnat nga goja, per shkaqe te
ndryshme, si gjendje shoku, semundje psikike, etj.
Rruga parenterale ka edhe nje varg te metash, si: respektimi i nje asepsie me qelim qe te
menjanohet kontaminimi i te semureve (infeksionet bakterore, infeksionet nga virusi i
hepatitit,etj.), prodhimi i injeksioneve kerkon kushte te posaçme pune, qe te sigurohet
steriliteti i tyre; injektimi shoqerohet me dhimbje; pershkrim dhe perdorim i injeksioneve
duhet bere me kujdes, sepse ka njerez qe jane te ndjeshem ndaj disa barnave dhe mund te
ndodhin aksidente nga me te rendat; lendet e para qe perdoren per pergatitjen e
pergatesave per injeksion duhet te kene nje shkalle pastertie me te larte sesa ato qe
perdoren nga goja.

3
Rruget e perdorimit te pergatesave parenterale

Rruget me te rendesishme te perdorimit te pergatesave per injeksion jane: nen lekur, nen muskuj
dhe ne vene.

Injeksionet nen lekure ose hipodermike (injectiones subcutanae): praktikohen nen lekure, ne indet
siperfaqesore, me vellim te vogel (1-2 ml), dhe ne disa raste me vellim te madh. Keto injeksione
perdoren ne krah, ne kembe ose ne bark.

Injeksionet ne muskuj (injectiones intramuskulares): praktikohen ne brendesi te mases muskulore.


Efekti eshte me i shpjete sesa i injeksioneve nen lekure, mirepo me i ngadalshem sesa ai i
injeksioneve ne vene. Perqendrimi maksimal ne gjak arrihet afersisht 1 ore pas injektimit. Me kete
rruge perdoren tretesira ujore ose vajore dhe pezulli ujor dhe vajor, duke perfshire edhe
pergatesat me veprim te zgjatur. Vendi i perdorimit duhet te jete larg nervave dhe eneve kryesore
te gjakut (zakonisht ne muskulin gluteal), ndersa vellimin qe injektohet duhet te jete i kufizuar (jo
me i madh se 4-5 ml).

Injeksionet ne vene (injectionesintravenosae): praktikohen drejteperdrejt ne brendesi te nje vene


te pershtatshme, ndersa perqendrimi maksimal ne gjak arrihet menjehere pas injektimit. Nga
perdorimi i barnave ne vene sigurohet nje biodisponibilitet maksimal i tyre, ndresa efekti
farmakoogjik eshte i menjehershem. Kjo menyre perdorimi eshte e pershtatshme edhe kur lenda
vepruese eshte acaruese ose gerryese, sepse paretet e venave jane me pak te ndejshme ndaj
dhimbjes dhe hollimi ne gjak behet shpejt.

Perveç ketyre tri rrugeve themelore, mund te takohen edhe rruge te tjera, si ne arterie,
artikulacion, kanalin trunoshpinor, pleure, zemer, etj.

4
Tretesite per preparatet injektabel

Tretesite luajne rol te rendesishem ne preparatet injektabel, lidhur me tretshmerine dhe


qendrueshmerine e substancave vepruese dhe me shpejtesine e perthithjes se tyre. Zakonisht,
perthithja e substancave vepruese, ne nje tretes ujor behet me shpejte se sa ne nje tretes vajor.
Tretesi qe perdoret ne pergatitjen e preparateve injektabel duhet te jete detyrimisht krejt i paster,
asnjeanes dhe steril.

Tretesite mund te jene: ujore dhe joujore.

Ne tretesite ujore bejne pjese: uji (uji i destiluar dhe uji apirogjen).

Ne tretesite joujore bejne pjese: vajrat bimore (vaj ullirit, i kikirikut, i bajameve, i ricinit, i susamit);
hidrokarburet (vaj i vazelines); alkoolet (si p.sh. alkooli etilik, benzilik, feniletilik, etj.); polialkoolet
(etilenglikoli, propilenglikoli,etj.); esteret (acetat i etilit, benzilit, benzoati i benzilit, etj.); eteret
(polietilen-glikolet 200, 300, 400, 600, etj.); si dhe te ndryshem (si p.sh. lecitina, lanolina).

UJI- eshte nje nga tretesit qe perdoret me shume, sepse tret shumicen e substancave
medikamentoze dhe perben nje element normal te indeve te organizmit. Per pergatitjen e
preparateve injektabel perdoret uji i destiluar dhe uji i bidestiluar apirogjen, qe perfitohet me
destilim dhe bidestilim, me ç'mineralizim dhe me elektroosmoze. Shumica e farmakopeve perdorin
vetem ujin e bidestiluar ne pergatitjen e preparateve injektabel. Ne farmacite e spitaleve, ku
preparatet injektabel harxhohen brenda nje kohe te shkurter nga çasti i pergatitjes se tyre mund
te perdoret edhe uji i destiluar, mjafton qe ky te jete steril dhe i fresket (d.m.th. te perdoret jo me
vone se 2-3 ore nga çasti i pergatitjes se tij). Steriliteti i tij arihet duke e sterilizuar ate ne
autoklave nga 120 °C per 60 minuta, ne poçe prej qelqi asnjeanes steril dhe te mbyllur mire. Ky uje
nuk perben nje ambient te favorshem per zhvillimin e mikroorganizmave po te ruhet ne kushte te
pershtatshme, perkundrazi ai mund te infektohet nga flora mikrobike. Por duke e sterilizuar ujin e
destriluar, nuk shkaterohen mikroorganizmat dhe toksinat qe sekretohen prej tyre, keto mbeten
perseri ne uje. Kjo eshte arsyeja qe shpesh gjate injektimit te preparateve injektabel, te
pergatitura me uje te destiluar, ne organizmin e njeriut shkaktohen reaksione te cilat shfaqen me
ethe. Keto reaksione vijne si rezultat i permbajtjes ne uje te substancave pirogjene, te cilat nuk
menjanohen gjate sterilizimit te ujit te destiluar, sepse jane te qendrueshme ndaj temperatures se
larte (i qendrojne edhe temperatures prej 250 °C per 30 minuta). Ato mund ti menjanojme duke
filtruar ujin e destiluar me filtra bakteriale ose me anen e karbonit aktiv, vafatiti,etj.

Vajrat bimore- keto perdoren ne ato raste kur substanca vepruese nuk tretet ne uje ose kur ajo
duhet te perthithet me ngadale ne organizem. Nga vajrat bimore per pergatitjen e preparateve
injektabel, me shume perdoret: vaj i ullirit, vaj i kikirikut dhe vaj i bajameve. Keta nuk duhet te
permbajne aciditet te shprehur ne acid oleik, me shume se 0,15-0,30% dhe perokside, numri i te
cilave duhet te jete me pak se 100 miliekuivalente per 1000g vaj (sipas komisionit nderkombetar
per studimin e substancave yndyrore). Ne pergjithesi, kjo eshte sasia maksimale e peroksideve ne
vajin bimor, qe nuk ndikon mbi eren, shijen dhe karakteristikat tjera organoleptike te tij. Vajrat
bimore jane te plogeta per organizmin nga ana farmakologjike, nuk shkaktojne dhembje dhe jane

5
tretes shume te mire per shume substanca medikamentoze. Ato perdoren per injeksione
subkutane dhe sidomos per ato intramuskulare. Per te rritur qendrueshmerine e tyre, vajrave u
shtojne substanca antioksiduese, po keshtu edhe preparateve vajore injektabel, si p.sh. tokoferole
(0,05-0,2%), galat propili (0,02%), askorbat palmitili (0,05-0,1%), etj.

Vaj i vazelines- ky perdoret rralle si tretes, vetem ne suspenzionet merkuriale, perthithet shume
me ngadale dhe shkakton aksidente serioze, megjithse ka disa veti te mira si p.sh. eshte asnjeanes,
i ploget, i qendrueshem.

Alkoolet dhe polialkoolet- alkooli etilik perdoret si tretes i perzier me ujin ne nje perqendrim
15%, perndryshe solucionet e tij japin dhimbje dhe shkaktojne ngacmime dhe vazodilatacion te
eneve te lekures. Perdoret me teper per te shtuar tretshmerine e disa heterozideve kardiale, si
p.sh. lanatozidi C (solucion alkoolik 10% ne vellim), digitoksina (solucion 40-50%), digoksina
(solucion 70% ne vellim).

Alkooli benzilik perdoret ne perqendrim nga 1-10% per te ndihmuar tretshmerine e substancave
vepruese ne vajrat bimore. Ai ushtron veprim bakteriostatik dhe nje fare veprimi anestezik lokal, i
dobishem per solucionet vajore.

Alkooli feniletilik perdoret pak, ka te njejtat karakteristika te alkoolit benzilik, te cilin e zevendeson
shume.

Polialkoolet jane tretes shume te mire per shume substanca medikamentoze qe kane nje konsum
te gjere (alkaloide, sulfamide, antibiotik, barbiturate, anestezike,etj) dhe solucionet e tyre shpesh
jane me te qendrueshem nga solucionet ujore perkatese, per shkak te fuqise antihidrolitike qe
kane. Perdoren me shume polialkoolet qe jane me pak toksike, si p.sh. 1,2 propilenglikoli, 1,3
butandioli, sidomos per solucione dhe intramuskulare, si dhe maniti dhe sorbitoli.

Eteret dhe esteret- eteri etilik perdoret shume rralle si hollues i solucioneve injektabel viskoze.
Me teper perdoren eteret e polietilenglikoleve, sidomos ne pergatitjen e preparateve injektabel
me barbiturate, alkaloide dhe sulfamide. Nga eteret si tretes ne pergatitjen e preparateve
injektabel perdoren: benzoati i benzilit i perzier me vajrat bimore, laktati dhe laurati i etilit,
sidomos si tretes i menadionit, progesteronit, ne vend te vajrave bimore,etj.

Substancat pirogjene- kur futim ne organizem me rruge parenterale, nje sasi te ndonje solucioni
ujor, ky mund te shkaktoje pas nje kohe te shkurter nga injektimi, nje varg reaksionesh te cilat tek
njeriu shfaqen me dridhje te forta, me cianoze, me rrahje te shpejte te pulsit, me ngritje te
temperatures deri ne 40 °C, me dridhje lumbale, etj. Ne pergjithsi te gjitha keto shfaqen dhe
zhduken pas disa oreve. Substancat qe japin keto simptoma karakteristike jane quajtur substanca
pirogjene, d.m.th. shkaktare te etheve. Numri i baktereve qe prodhojne substanca pirogjene eshte
shume i madh dhe nu ka ndonje ndryshim, persa i perket prodhimit te substancave pirogjene
ndermjet mikroorganizmave gram-pozitive dhe atyre gram-negative, ndermjet atyre patogjene
dhe jopatogjene. Duhet pasur kujdes qe te pergatiten preparate injektabel apirogjene, sidomos
kur ato injektohen ne sasi prej 5 ml e larte, veç kesaj ato mund te merren me rruge intravenoze,
keshtu ky qe ndihmon per nje ngritje te shpejte te temperatures se organizmit.
6
Izotonia- ne kushte normale, lengjet e organizmit (plazma e gjakut, limfa, lengu qelizore, etj.)
kane nje presion osmotik gjithmon te njejt, afersisht 7,4 atmosphere. Solucionet injektabel qe
kane presion osmotik te barabarte me ate te lengjeve te organizmit i quajme solucione izotonike,
kurse ato qe kane presion osmotik me te vogel ose me te madh i quajme solucione hipotonike ose
hipertonike.

Solucionet izotonike kur injektohen ne organizem nuk shkaktojne dhembje ose djegie te
ndryshme, sepse ato nuk sjellin prishjen e ekuilibrit osmotik te organizmit dhe pasojat e tij; perveç
kesaj ato ndihmojne perthithjen e shpejte te substancave vepruese.

Solucionet hipertonike shkaktojne plazmolizen e eritrociteve, kurse soucionet hipotonike


shkaktojne hemolizen e eritrociteve, acarime dhe dhimbje lokale.

Sa me e madhe qe te jete diferenca e presionit osmotik te nje solucioni nga presioni osmotik i
lengjeve te organizmit, aq me shume njeriu ndjen dhimbje gjate injektimit. Vertet ne disa
semundje ka raste qe perdoren solucione hipertonike dhe hipotonike, por keto jane ne
perqendrime dhe ne sasi te logaritura mire.

Izohidria- serumi i gjakut ka pH 7,34-7,36. Preparatet injektabel qe kane pH te barabarte me


serumin e gjakut quhen preparate ose solucione izohidrike. Solucionet izohidrike duhet te kene
veti qe te ruajne konstant perqendrimin e joneve te hidrogjenit. Izohidria perfitohet duke shtuar
ne soucion perzierje tampone (buferike), te cilat e ruajne perqendrimin e joneve te hidrogjenit ne
nje nivel te caktuar dhe njekohesisht jane te plogeta ndaj organizmit dhe nuk reagojne me
substanca vepruese te solucionit. Perveç kesaj ato nuk lejojne acidet ose bazat qe te ndryshojne
pH e solucionit.

Izojonia- kur solucionet injektabel permbajne normalisht jonet perkatese te plazmes se gjakut,
ato i quajme solucione izojonike. Kur solucioni eshte njekohesisht izotonik, izohidrik dhe izojonik,
ai ateher merr emrin solucion fiziologjik. Solucionet fiziologjike permbajne te gjitha komponentet
e plazmes se gjakut, kur injektohen ne organizem nuk shkaktojne ndryshime ne ekuilibrin
fiziologjik, d.m.th. nuk ndryshohet ekuilibri osmotik i kriperave dhe i reaksioneve oksido-
reduktuese dhe acido bazike. Ato kane veti qe te ruajne veprimtarine jetesore te qelizave dhe te
organeve te ndryshme te organizmit.

Sterilizimi- eshte nje operacion me anen e te cilit shkaterrohen ose menjanohen mikroorganizmat
e gjalla, ne trajte vegjetative ose sporulente, nga pergatesat farmaceutike ose materialet e
ndryshme. Metoda e sterilizimit zgjidhet ne varesi te vetive fiziko-kimike te pergatesave
farmaceutike ose te materialeve qe sterilizohen, me qellim qe te menjanohen ndryshimet e
mundshme te ketyre pergatesave apo materialeve. Metodat e sterilizimit mund te ndahen ne
metoda fizike, kimike dhe aseptike. Nga metodat fizike perdoren: sterilizimi me nxehtesi,
sterilizimi me filtrim, sterilizimi me rrezatim; ndersa nga metodat kimike zbatohet trajtimi me
lende kimike dhe trajtimi me garze.

7
Sterilizimi me nxehtesi te njome- metodat themelore qe zbatohen per sterilizim me nxehtesi te
njome jane: sterilizimi me ngrohje te perseritur, me uje te vluar, me avuj uji te lire, me avuj uji te
ngjeshur.

8
Pergatitja e tretesires ose e pezullise

Prodhimi i suspensioneve injektabel eshte delikat dhe i veshtire. Suspensionet injektabel do te


pergatiten ne ato raste kur substanca medikamentoze dhe e patretshme, ose shume pak e
tretshme ne tretesite e zakonshem, ose kur duam te kemi nje perthithje te vonuar te substancave
vepruese, p.sh. ne rastin e disa antibiotikeve, konkretisht kur kemi te bejme me penicilina, nuk e
perdorim vete antibiotikun por derivatet kristalore te patretshme ne uje, te cilat ne organizmin e
njeriut zberthehen dalengadale, duke çliruar ne menyre progresive antibiotikun. Kjo faze
nenkupton tretjen ose shperndarjen e lendeve vepruese, izotonizimin dhe rregullimin e
mundshem te pH-se se tretesires ujore dhe filtrimin e tretesires. Pergatitja e tretesires ose
pezullise behet sipas rregullave te njohura, mirepo duke treguar kujdes shume te madh gjate
manipulimit, me qellim qe te menjanohet kontaminimi. Tretesirat ose pezullite per injeksion
pergatiten me vellim (p/v) dhe jo me peshe, ne menyre qe te kete perputhje midis pergatitjes dhe
perdorimit. Tretesirat per injeksion duhet te jene te kulluara, pa papasterti mekanike ne trajte
pezullie, prandaj pas pergatitjes ato duhet te filtrohen me kujdes, duke perdorur aparature dhe
material filtrues te pershtatshem. Si tretes per pergatitjen e pezullive per injeksion zakonisht
perdoret uji per injeksion dhe vajrat e ndryshem bimore asnjeanese dhe steril.Lenda vepruese e
patretshme pluhurizohet imet, sepse madhesia e grimcave luan rol te rendesishem ne shpejtesine
e perthithjes dhe tolerancen e pergateses. Per te siguruar homogjenizimin e pezullive per
injeksion, perdoren lende te ndryshme shperndarese, si: polisorbatet, lecitinat, metilceluloza,
karboksimetilceluloza sodike, alkooli polivinik, polietilenglikolet, dyli i bardhe, stearati i aluminit,
kolesteroli.

9
Pergatitja e pergatesave per injeksion ne farmacite e institucioneve dhe ne industrine
farmaceutike

Me pare preparatet injektabel jane pergatitur ne vete farmacite, me vone, me zgjerimin e


asortimentit dhe me rritjen e kerkesave, me ndikimin e perbersve te tyre dhe me perfeksionimin e
aparatures, pergatitja e tyre dalengadale kaloi ne industrine farmaceutike. Sot preparatet
parenterale pergatiten ne fabrike te posaçme, nderkaq ne farmaci pergatiten vetem ato qe kane
nje pershkrim individual, mirepo keto raste jane te rralla. Nuk perjashtohet mundesia e prodhimit
me shumice te pergatesave parenterale edhe ne farmacite e spitaleve te medha.

Per pergatitjen e pergatesave per injeksion ne farmacite e institucioneve, ne parim, duhet pasur
disa dhoma apo ndarje te veçanta, si dhomen e larjes, dhomen e pergatitjes, dhomen asptike dhe
dhomen e ambalazhimit. Keto dhoma duhet te jene te tilla, qe te behet e mundur mbajtja e
higjienes dhe menjanimi i kontaminimit. Dhoma aseptike dhe ajo aseptike duhet te lahen a te
pastrohen me kujdes, te dezinfektohen me tretesire kloramine 2% ose me tretesira te tjera
aseptike. 5-10 minuta para fillimit te punes duhet te rrezatohen me rreze ultravjollce, me anen e
nje llambe te pershtatshme. Punonjesit duhet te jene te pajisur me bluza, skufje e pantolla te
pastra, ndersa ata qe punojne ne aseptike, duhet te kene bluza, skufje, maska, doreza dhe pantolla
sterile. Para fillimit te punes punonjesite duhet te lajne duart me uje e sapun dhe pastaj ato ti
dezinfektojne me alkool.

Dhoma e larjes- sherben per te lare shishet, tapat e kauçukut dhe mjetet e punes. Ne kete mjedis
duhet kufizuar ne maksimum prania e mikroorganizmave, pra te largohen shpejte ujerat dhe
lendet larese.

Dhoma e pergatitjes- sherben per te pergatitur tretesirat dhe pezullite per injeksion , per te bere
filtrimin e tretesirave, mbushjen dhe mbylljen e shisheve dhe sterilizimin e pergatesave. Kerkesat
per sa i perket kontaminimit jane me te rrepta se ne dhomen e larjes.

Dhoma aseptike- ne kete mjedis, ku pergatiten pergatesa te cilat nuk mund te sterilizohen, duhet
menjanuar çdo rrezik kontaminimi. Dhoma duhet te jete e veçuar nga mjediset tjera dhe duhen
menjanuar rrymat e ajrit. Kur punohet me sasi te vogla produktesh, operacionet kryhen ne bokse
(kuti) te vogla sterile, ne te cilat duart futen nepermjet dy vrimave anesore. Ajri ne kete dhome
duhet te jete steril. Pasi te jete filtruar ajri per te larguar grimcat, ai sterilizohet me anen e
lambave UV. Aparatet bashkekohore sigurojne nje rrjedhje shtresore te ajrit te sterilizuar. Nje
dhome aseptike bashkekohore duhet te jete e pajisur me instalime per rrjedhje shtresore te ajrit.
Drejtimi i rrymes se ajrit mund te jete horizontal ose i perzier.

Pergatitja e pergatesave per injeksion ne farmacite e institucioneve kalon neper disa faza:

 pergatitja e tretesires ose e pezullise


 mbushja e shisheve me pergatesen per injeksion dhe mbyllja e tyre
 sterilizimi, kontrolli organoleptik, etiketimi

10
Ne industrine farmaceutike, ne fabrikat e vogla, ku pergatitja e pergatesave parenterale dhe disa
procese te tjera kryhen me dore dhe ne menyre periodike, rendimenti eshte i ulet. Ne fabrikat e
medha proceset teknologjike jane te autorizuara, me linja teknologjike veprimi te panderprere, ku
personeli teknik merret me mbikeqyrjen e aparatures. Pergatitja e pergatesave per injeksion ne
industri ne pergjithesi ndjek disa etapa: pergatitja e tretesires ose e pezullise, pergatitja e
ampulave, mbushja dhe mbyllja e ampulave, sterilizimi, kontrollimi i mbylljes se ampulave,
kontrollimi me sy i permbajtjes se ampulave, ambalazhimi.

11
Enet e ambalazhimit

Enet e ambalazhimit mund te konsiderohen si pjese integrale te formulimit te nje pergatese


parenterale, sepse nuk ekzistonasnje ene qe te jete plotesisht e patretshme ose qe nuk ndikon ne
permbajtjen e saj. Per kete arsye, zgjedhja e enes per pergatesat per injeksion bazohet ne njohjen
e materialit per te cilit perbehet kjo ene dhe ne lidhjen e ngushte me karakteristikat e pergateses
dhe trajtimet qe i nenshtrohen asaj per te siguruar sterilitetin. Ne shumicen e rasteve tretesirat
per injeksion sterilizohen me nxehtesi, keshtu qe enet ku ambalazhohen keto tretesira mund te
çlirojne lende te tretshme ose grimca te patretshme nga materiali perj te cilit jane prodhuar.

Pergatesat per injeksion ambalazhohen ne ampula ose shishe, kryesisht te qelqit dhe me ralle te
lendeve plastike. Ambalazhimi i ketyre pergatesave ne farmacite e spitaleve te vendit tone behet
ne shishe te qelqit, ndersa ne industri ne ampula ose shishe tq qelqit.

Ampulat

Ampulat jane ene te qelqit, zakonisht me vellim 0,5-50 ml, me trajte cilindrike, qe kane nje pjese te
zgjeruar, ku futen pergatesat per injeksion dhe nje pjese te ngushtuar ose kapilar, qe mbyllet me
flake. Ampulat konsiderohen enet me te pershtatshme per ambalazhimin e lengjeve per injeksion
te vellimit te vogel. Per pergatitjen e ampulave perdoret qelq me qendrese kimike te larte, i cili
nuk çliron jone ne tretesirat ujore. Per kete qellim perdoret i ashtuquajturi "qelq borosilikat".
Masa e qelqit, e cila sherben per pergatitjen e ampulave, mund te jete pa ngjyre pse me ngjyre.
Ampulat pa ngjyre parapelqehen, sepse permbajtja dhe ndryshimet e mundshme te tretesires
mund te shihen. Ampulta me ngjyre perdoren per te ruajtur pergatesat te cilat permbajne lende
qe sherbehen nga drita. Ne menyre qe siperfaqja e brendshme e ampulave te mos preket nga uji
ose tretesirat ujore, ato behen krejtesisht hidrofobe, me siikonim. Per qelqin borosilikat, i cili
sherben per te pergatitur ampulat, percaktohet qofte alkainiteti i çliruar nga paretet e brendshme,
ashtu dhe akaliniteti i çliruar nga qelqi i grimcuar deri ne nje imtesi te caktuar, pas autoklavimit.
Para se te mbushen me pergatesa per injkesion, ampulat hapen me prerje ne pjesen e ngushtuar,
sikunder qe ka dhe ampula me maje te hapur. Ampulat e hapura lahen me dore ose me aparate te
posaçme, e pastaj thahen dhe njeheresh sterilizohen ne termostat.

Shishet shumedozeshe

Perdoren per te ambalazhuar barnat e ngurta, sidomos antibiotiket, ndersa tretesi (uji per
injeksion, tretesire per injeksion klorur natriumi 0,9%) futen me shiringe ne shishe, nepermjet
tapes se kauçukut. Shishet shumedozeshe jane shishe te vogla qelqi (flakone), te cilat mbyllen me
nje tape kauçuku, me anen e nje unaze alumini dhe mbulohen me nje kapsule po prej alumini.
Keto shishe, me vellim 5-20 ml, mund te perdoren edhe per ambalazhimin e pergatesave

12
shumedozeshe, ne trajte tretesire ose pezullie, ashtu siç veprohet edhe ne farmacite e spitaleve te
vendit tone.

Shishet me vellim te madh

Shishet me vellim te madh jane nga qelqi, me vellim 250-500 ml, te cilat mbyllen me tape kauçuku,
me anen e nje unaze nga alumini. Perdoren pe gjakun e konservuar, produktet e gjakut dhe per
perfuzionet. Keto shishe sherbejne si ene njedozeshe per lengjet me vellim te madh.

Tapat nga kauçuku

Keto tapa perdoren per te mbyllur shishet shumedozeshe dhe ato te perfuzionit. Tapat prodhohen
nga kauçuku natyror ose nga nja polimer sintetik i ngjajshem. Tapave te kauçukut ju behen nje
varg provash, si prova per metale te renda, prova per lende organike, prova per lende
pirogjene,etj.

Lendet plastike

Lendet plastike perdoren per pergatitjen e disa shisheve ose per qeset e perfuzionit. Kane epersi
se jane te lehta, nuk thyhen dhe kur permbajne nje sasi te vogel lendesh ndihmese, kane
helmueshmeri te ulet dhe nje reaktivitet kimik te vogel. Perdoren edhe per fabrikimin e shiringave
me nje perdorim. Disa barna te caktuara per injeksion ambalazhohen madje ne shiringa, te
gatshme per tu perdorur, keto shiringa luajne edhe rolin e ampules.

13
Perfundimi

Ne baze te rishikimit te literatures, kemi ardhur ne perfundim se pergatesat per injeksion, edhe
pse kane disa te meta, kane nje varg epersi te cilat kane bere qe injeksionet te perdoren shume
nga pacientet. Kemi disa lloje te injeksioneve dhe 3 rruge te ndryshme per injektim. Ato
pergatiten ne vende (dhoma) te pastra dhe te dezinfektuara, poashtu te pastra dhe sterile jane
tretesite te cilet perdoren per pergatitjen e pergatesave per injeksion dhe enet e ambalazhimit te
tyre.

14
Literatura shfrytezuar

 Libri "Teknologjia farmaceutike" auori: Skender Durresi


 https://www.academia.edu/4995636/FARMAKOLOGJIA
 https://pt-br.facebook.com/1402970126647295/posts/injeksionet-veshtrim-i-
pergjitheshemobjektivatstudenti-duhet-te-jete-i-aftete-ku/1588413978102908/

15

You might also like