Shkarko Librin Si PDF - Media Print

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 12

Libër

Libër
B O T U E S E
Edukim Muzikor
mësuesi Edukim

S H T Ë P I A
Muzikor
Violeta Shamku, Majlinda Hala

1,2,3,4,5

mësuesi
Violeta Shamku, Majlinda Hala
Teksti shoqerohet me CD
Edukim
Muzikor
1,2,3,4,5

Librat e mësuesit dhe planet mësimore për të


gjithë titujt që ne disponojmë, mund t’i gjeni
Libër Mësuesi
dhe t’i shkarkoni pa pagesë nga faqja e internetit Çmimi 500 lekë
www.mediaprint.al ISBN: 978-99956-93-73-2
B O T U E S E

Për më shumë informacion mund të na shkruani


në adresën e emailit: botime@mediaprint.al
ose të na kontaktoni pranë redaksisë në numrin
e telefonit: 04 2256158.
S H T Ë P I A

www.mediaprint.al
Msc. Majlinda Hala
Violeta Shamku

Libër mësuesi
Edukim
Muzikor
1-2-3-4-5
Titulli: Libër mësuesi Esukim Muzikor 1, 2, 3, 4, 5

Autore: Msc. Majlinda Hala


Violeta Shamku

Drejtoi botimin: Anila Bisha

Redaktore gjuhësore: Elona Çali

Kopertina: VisiDesign

Design: VisiDesign

Shtypi: Media-print

ISBN: 978-99956-93-73-2
Botimi i parë, 2011

S H T Ë P I A B O T U E S E

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht te zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese
“Mediaprint” sh.p.k..
Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje,
huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj
mjeti apo apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese
“Mediaprint” sh.p.k.
Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose
mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të
cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..
Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

Kontaktet:
www.mediaprint.al
Shtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:
Kutia Postare 7467 - Tiranë Tel.: 04 4500605 Tel.: 04 4500605
Tel.: 04 2258 156 Cel.: 069 40 44 441 Cel.: 069 40 50 380
Cel.: 069 40 44 443 Cel.: 069 40 20 201 Cel.: 069 20 79 021
botime@mediaprint.al distributor@mediaprint.al print@mediaprint.al

Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: botime@mediaprint.al


TEKSTI I MËSUESIT

EDUKIM MUZIKOR

KLASA I -- V

∗∗ HYRJE

I. Natyra e lëndës “Edukimi muzikor”


Ç’është muzika?
Edukimi muzikor është pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme e kurrikulës, e cila
lidhet ngushtë me zhvillimin intelektual, social, kulturor dhe afektiv të nxënësve. Duke punuar
me kurrikulën e re të muzikës, mësuesit u japin mundësi nxënësve të përftojnë aftësinë për të
zhvilluar, jo vetëm krijimtarinë e tyre dhe shpirtin kritik, por dhe aftësinë për të punuar indi-
vidualisht ose në grupe.
Muzika është pjesë e jetës sonë të përditshme dhe një formë joverbale e komunikimit dhe e
transmetimit të ideve përmes tingujve dhe simboleve muzikore. Edukimi i veshit muzikor,
dëgjimi, mësimi i notave, praktika vokale dhe instrumentale, shprehja dhe krijimi zhvillohen
të ndërthurura së bashku.
Kjo lëndë mundëson kombinimin e njohurive muzikore dhe teknikave, duke i përdorur ato për
t’u frymëzuar, për të imagjinuar, për të gjetur dhe për të shprehur ndjenjat.

Përmes të mësuarit të muzikës në këtë moshë synohet:

• Respektimi dhe këndimi i “Himnin e Flamurit”;


• Këndimi i këngëve didaktike për fëmijë, me tematikë të larmishme për atdheun,
natyrën, familjen, shoqërinë, të huaja etj.;
• Këndimi në intonacion dhe me emocion;
• Njohja dhe krijimi i modeleve të thjeshta ritmike në 2/4, 3/4, 4/4;
• Shoqërimi i këngëve me instrumente të thjeshta ritmike ose melodike, si: trian-
golo, tambur, zilka, ksilofon, ORF etj.;
• Dëgjimi i pjesëve muzikore të thjeshta, vokale dhe instrumentale;
• Edukimi i aftësive dëgjimore, duke rinjohur dhe komentuar me fjalë të thjeshta
pjesë të ndryshme muzikore;
• Përjetimi i muzikës, duke shprehur dhe përdorur një terminologji muzikore për
këtë nivel.

II. Aftësitë që zhvillojnë nxënësit përmes mësimit të muzikës


Kjo kurrikul organizohet në mënyrë të tillë, ku veprimtaritë muzikore i ftojnë nxënësit
të këndojnë, të luajnë, të dëgjojnë muzikën e vet ose të të tjerëve, duke e vlerësuar atë në
mënyrë kritike. Rruga për të zhvilluar aspektin personal, shoqëror, mendor dhe fizik, është një
aspekt tjetër i kësaj kurrikule. Koordinimi i trupit me mendjen arrihet përmes të kënduarit të
këngëve, luajtjes apo shoqërimit të tyre dhe lojërave muzikore, rrahjes së ritmeve të ndryshme,

5
kombinimit të lëvizjeve trupore me muzikën, ku, në të njëjtën kohë, ndiqen udhëzimet e më-
suesit dhe njëkohësisht, dëgjohen edhe të tjerët.
• Zhvillimi i aftësive për të kënduar në klasën e parë nxitet
përmes punës me tingujt vokalë dhe të kënduarit: duke kënduar ninulla apo
këngë me rimë të caktuar, duke eksperimentuar tingujt zanorë dhe bash-
këtingëllorë, duke mësuar të respektojnë rregullat e frymëmarrjes etj. Edhe
më pas, gjatë këtij cikli, ata mësojnë të respektojnë rregullat e të kënduarit, të
frymëmarrjes, të qëndrimit etj. Më pas zhvillimi i të kënduarit bëhet përmes
këngëve me tematikë të larmishme, me kërkesa më të larta, që kërkojnë inter-
pretim. Zhvillimi i aftësive për të kënduar, shkon më tej kur nxënësit këndojnë
saktë dhe të intonuar këngën, duke respektuar të gjitha rregullat, si dhe më-
sojnë të mbajnë një qëndrim kritik ndaj tekstit të këngëve.
• Zhvillimi i aftësisë për të dëgjuar muzikë është, gjithashtu,
një aspekt kritik i të gjithë procesit të të nxënit, i cili fillon përmes zbulimit të
tingujve apo zhurmave, dallimit dhe përcaktimit të tingujve në natyrë, duke
zhvilluar më pas përqendrimin në dëgjimin e pjesëve muzikore. Në klasën e
parë të CF, fëmijët njihen me disa rregulla: si duhet të edukohen për të dëgjuar
muzikë, të çdo lloji, si duhet të edukohen për seleksionimin e muzikës, si
duhet të zhvillojnë nga klasa në klasë, aftësinë për të rinjohur dhe përcaktuar
llojin e muzikës, që ata dëgjojnë.
• Zhvillimi i ndjeshmërisë ritmike dhe njohja me muzikën në klasën e parë të CF fillon të
bëhet përmes zhvillimit të aftësive
imituese të fjalëve të shkurtra dhe fjalëve të gjata (me 2 dhe më shumë rrokje). Veprimtaritë
muzikore mund të jenë të tilla, si: dëgjimi dhe imitimi i ekos, goditja e ritmeve të shkurtra
dhe të gjata etj. Në kurrikulën e edukimit muzikor, rrugët dhe mundësitë për zhvillimin dhe
zgjimin e imagjinatës artistike bëhen përmes familjarizimit të krijimeve të ndryshme muzikore
të njohura ose të panjohura, përmes dëgjimit të tingujve muzikorë, të regjistrimit të grafikëve
sipas lartësisë apo gjatësisë së tingujve, si dhe duke shprehur ndjenjat dhe emocionet përmes
muzikës.
• Zhvillimi i aftësisë për të luajtur dhe shoqëruar muzikën përmesinstrumenteve ORF dhe
me goditje. Luajtja me instrumente do t’i
aftësojë nxënësit për të njohur dhe luajtur me instrumentet ritmike dhe me goditje, ORF dhe
muzikoren CF. Përmes njohjes dhe luajtjes me to, nxënësit bëhen të aftë për të shoqëruar
këngët dhe lojërat dhe pjesë të ndryshme muzikore.
Në edukimin muzikor të nxënësve krahas zërit, një rol të rëndësishëm luan dhe loja në in-
strument. Njohja me instrumentet rrit njohuritë muzikore dhe krijon mundësi për të hyrë në
marrëdhënie të drejtpërdrejta me të gjitha etapat e mësimit. Gjithashtu ajo zhvillon ndjenjën
ritmike, melodike dhe harmonike, krijon koncepte të qarta për çështje teorike e praktike të
muzikës.
• Zhvillimi i aftësisë për të krijuar dhe shprehur emocionet edhe përmes arteve të tjera do
të zhvillojë më tej aftësitë krijuese,
qëndrimin e nxënësve ndaj muzikës, si dhe përjetimin e muzikës, duke e shprehur atë nëpërm-
jet arteve të tjera. Përjetimi muzikor, sigurisht, do të udhëhiqet nga mësuesi, por do të jetë
individual për të shprehur më qartë personalitetin dhe identitetin e secilit nxënës në punën e
tij artistike.
Në ciklin fillor (CF) në linjën “Shprehje dhe krijim muzikor” nxënësit do të imitojnë
tinguj e zhurma të ndryshme, do të ndërtojnë dhe luajnë me instrumente të thjeshta O.R.F. e

6
do të shprehen për këngët që këndojnë dhe dëgjojnë, duke i përjetuar apo duke i kombinuar
ato me lëvizjet trupore. Kjo linjë i jep mundësi integrimit të kësaj lënde me lëndë të tjera, si:
arti figurativ, vallëzimi, gjuha amtare, edukimi fizik dhe sportet etj. Ata mësohen të përjetojnë
muzikë dhe të krijojnë edhe përmes tyre. Kështu, pasi bëhet një paraqitje e një pjese muzikore,
mësuesi bashkë me nxënësit merr vendimin se si do të shprehen ata rreth këtij momenti muz-
ikor. Në këtë rast ata ndahen në grupe dhe punojnë për realizimin e detyrës.

IV. Parimet që janë mbajtur për hartimin e tekstit “Edukim muzikor 1-5 ”

Teksti i Edukimit muzikor 1-5:


• ka fizionomi kombëtare.
• aftëson nxënësit për të kuptuar dhe u futur në marrëdhënie me muzikën duke krijuar
përmes saj.
• inkurajon dhe nxit nxënësit për të zhvilluar më tej modelet ritmike dhe melodike.
• mëson konceptet e para muzikore.
• zhvillon dhe edukon shprehitë e të kënduarit, të dëgjuarit, të luajturit me instrument, të
krijuarit përmes muzikës.
• përfshin nxënësit në procesin e të nxënit nëpërmjet veprimtarive që kërkojnë bash-
këpunim në grup ose në çift.
• inkurajon punën e pavarur të nxënësit përmes tekstit dhe CD që shoqëron tekstin.
• nxit aftësitë krijuese të nxënësve përmes aktiviteteve artistike.
• mëson përmes tekstit të këngëve vlera si: dashuria për vendin, dashuria dhe respekti për
familjen shokët dhe shoqet, mësuesen etj.
• mundëson respektin për punën e shokut, e dhënë kjo përmes pyetjeve të aparatit peda-
gogjik.
• mëson se si të komunikojnë dhe komentojnë një pjesë muzikore, duke përdorur një fjalor
të thjeshtë artistik.
• edukon kënaqësinë e të bërit të muzikës.
• zhvillon aftësitë për të kuptuar muzikën dhe për të mbajtur qëndrim ndaj saj.
• krijon një atmosferë të këndshme në klasë, duke vënë theksin në parimin kryesor të mësim-
dhënies se: mësimi duhet të jetë kënaqësi, ku fëmijët duhet të mësojnë përmes lojës dhe
pa stres.

V. Parimet që u ndoqën në hartimin e tekstit sipas programit mësimor


Teksti:
 Respekton kërkesat e programit mësimor, përkatësisht të klasave 1-5.
 Përfshin informacion e duhur, duke ndjekur një metodë në përputhje me moshën
e fëmijëve 10- 11 vjeç.
 Është i ndarë në njësi (tema) mësimore sipas linjave të programit mësimor, duke
realizuar objektivat e programit.
 Është tërheqës dhe i kuptueshëm për këto mosha.
 Prezanton veprimtari që nxisin dëshirat e nxënësve për të kënduar, luajtur me
instrumente dhe krijuar muzikë.
 Paraqet një aparat pedagogjik për çdo temë mësimore, që shoqërojnë tekstin nga
fillimi në fund.

VI. Programi mësimor , elementet e tij dhe zbatimi përmes planit tematik

7
Kurrikula e edukimit muzikor shtrihet përgjatë 9 viteve shkollore dhe është e ndarë
në dy cikle: CF (Cikli fillor) dhe CMU (Cikli i mesëm i ulët), ku CF shtrihet në pesë vite dhe
CMU në katër vite. Përmbajtja e kurrikulës së edukimit muzikor në CF jepet përmes pesë lin-
jave bazë dhe elementeve muzikore. Ato janë:

Linjat e programit mësimor Elementet muzikore që mësohen përmes pro-


gramit
• Të kënduarit & lojërat muzikore
• Bazat e arsimimit muzikor
• Dëgjimi muzikor - Ritmi
• Luajtja me instrument - Melodia
• Shprehje dhe krijim muzikor - Vetitë e tingullit: gjatësia, lartësia, intensiteti,
timbri
- Notat
- Ritmet e thjeshta me dy, tri dhe katër goditje
- Tempi
- Termat dinamike dhe shenjat e ngjyrimit

a. Mjetet dhe instrumentet për realizimin e programit të edukimit muzikor.

Mjetet më të domosdoshme për realizimin e procesit mësimor në lëndën e edu-


kimit muzikor janë:

- mangetofon
- Cd/CD
- instrumente me goditje, ORF
- Firzamonika/organo

Minimumi i mjeteve në përdorim. Zbatimi i kurrikulës së edukimit muzikor në shkollë kërkon


një numër të domosdoshëm mjetesh dhe materialesh didaktike e muzikore. Kështu në ciklin
fillor nxënësit do të njihen me instrumentet me goditje dhe ato ORF, me të cilat do të sho-
qërojnë këngët dhe lojërat muzikore.
Mësuesit do të kenë mjetet e tyre për përdorim, si: magnetofon, Cd audio dhe video, fizar-
monikë ose organo.

b. Të nxënit e integruar
Tërheqja e nxënësve në veprimtaritë muzikore dhe integrimi i muzikës me lëndë të tjera, sig-
urisht, kërkon realizimin e objektivave jo vetëm në muzikë, por edhe nga lëndë të tjera. Kjo
është një mënyrë efektive e të mësuarit dhe një nga parimet më të rëndësishme që ka kurrikula
e edukimit muzikor.
Temat e integruara kanë një motivim dhe kënaqësi të lartë për nxënësit. Ndërthurja e linjave
me njëra tjetrën apo e njohurive në lëndë të ndryshme brenda një niveli, ndihmon në për-
forcimin më të mirë të njohurive të nxënësit dhe i bën veprimtaritë e kësaj lënde të këndshme
dhe të dashura. Për shembull, mësuesit duhet të kenë parasysh që gjatë zhvillimit të linjës
së BAM, njohuritë e kësaj linje, mund të lidhen shumë mirë me linjën e dëgjimit, ku nxënësit
dëgjojnë atë çka mësuan në linjën e BAM.

Integrimi me artet dhe lëndë të fushave të tjera. Disa aspekte të shprehjes dhe imagjinatës nga
fusha të tjera të arteve, lidhen edhe me muzikën. P.sh. koncepti i ritmit (harmonia) apo i formës
8
në artin figurativ, mund të ilustrohet edhe në muzikë. Zhvillimi i një skeme personale, i një
sistemi që prezanton botën në pikturë dhe simbolet në artin figurativ, lidhet edhe me simbolet
grafike në muzikë (p.sh. regjistrimet grafike të tingujve apo melodisë së një kënge). Muzika
mund të transmetojë ose të përçojë imazhe të ndryshme nga nxënës të ndryshëm, duke ilus-
truar ose krijuar imazhet apo krijimet e tyre në linjën SHKM ose DM. Tematika e programit në
edukimin muzikor, veçanërisht në linjën SHKM, mund të realizohet jo vetëm përmes edukimit
figurativ, por edhe përmes disa lëndëve të tjera siç janë: vallëzimi, drama, edukimi muzikor
etj.
Kështu, veprimtaritë që kërkojnë “nxehje”, si edukimi fizik, mund të realizohen edhe përmes
vendosjes së një muzike të njohur popullore apo të muzikës bashkëkohore.

Integrimi me gjuhën amtare. Në të gjitha nivelet, kurrikula e edukimit muzikor, ka si


qëllim që nxënësit të dëgjojnë dhe t’i përgjigjen muzikës në rrugë të ndryshme.
Këngët sigurojnë te nxënësit një të kënduar të rrjedhshëm dhe të saktë të tyre. Gjithashtu ato
kërkojnë të zhvillojnë më tej gjuhën amtare që ata mësojnë çdo ditë. Gjatë mësimit të këngëve
apo njohurive muzikore BAM, nxënësit njihen dhe ushtrojnë konceptet: theksi në gjuhën e
folur dhe muzikë ose koha e theksuar, e pa theksuar. Këto mund të demonstrohen pasi një këngë
është mësuar shumë mirë, duke u kërkuar nxënësve të gjejnë fjalë dyrrokëshe, trerrokëshe dhe
katërrokëshe. Duke gjetur këto fjalë, nxënësit mësojnë të vënë theksin aty ku duhet.

Shembull integrimi me gjuhën amtare: Theksi në muzikë dhe gjuhën e folur.

> - > - - > - - -


Mo – lla Ta –vo – li - na
1 2 eks – kur - sion 1 2 3 4

1 2 3

Shenja > quhet theks i fortë shenja - quhet theks i butë

c. Mësimdhënia dhe metodat në klasë


Në këtë pjesë është shumë i rëndësishëm përdorimi i rrugëve dhe metodologjive për të forcuar
njohuritë muzikore. Disa nga teknikat e mëposhtme janë dhënë për të plotësuar më mirë ob-
jektivat e orës së mësimit, duke i integruar ato me elementet dhe njohuritë muzikore të kësaj
kurrikule. Ato mund të përshtaten sipas nivelit të shkollës apo klasës ku ju jepni mësim.
Cilado qoftë rruga e ndjekur për mësimdhënie, ajo duhet:
- të edukojë kënaqësinë e të bërit të muzikës,
- të zhvillojë aftësitë për të kuptuar muzikën dhe për të mbajtur qëndrim ndaj saj,
- të zhvillojë aftësitë krijuese të çdo nxënësi.

Brainstorming (stuhi mendimesh)

Përcaktimi. Brainstorming ose “stuhia e mendimeve” është një teknikë, që u kërkon


nxënësve të tregojnë gjithçka që dinë rreth një teme ose ideje të veçantë, e cila nis t’u rikujtojë
atyre njohuritë që kanë. Nxënësit nuk mendohen nëse idetë që u vijnë në mendje janë të drejta
ose të gabuara.

9
Mënyra e zbatimit. Nxënësit mund të punojnë në mënyrë individuale ose në çift, në fillim
duke i hedhur të gjitha idetë që kanë e më pas, duke i shkëmbyer me shokun ose anëtarët e tjerë të
grupit. Mësuesi i hedh të gjitha idetë në dërrasën e zezë. Duke dëgjuar mendimet e të tjerëve, nxënësve
mund t’u kujtohen gjëra të tjera ose mund t’u shtohet informacion i ri në kujtesën e tyre.
Komente. Kjo teknikë përdoret, kur nxënësit kanë njohuri rreth një teme të caktuar. Është një
veprimtari e mirë për fillimin e mësimit. Nxënësit shprehin mendimin, mësuesi shkruan në tabelë.

Kllasteri (Pema e mendimit)

Përcaktimi. Kllasteri ose grupimi i mendimeve, që ndonjëherë në literaturë emërtohet “harta e mendi-
meve” ose edhe “pema e mendjes”, është një teknikë, që i nxit nxënësit të mendojnë lirshëm dhe hapur
rreth një çështjeje, i bën ata të mendojnë për të krijuar lidhje midis fakteve. Ajo shërben si një mjet i
fuqishëm për fillimin e procesit të të shkruarit, sidomos për ata nxënës, të cilëve u mungon një dëshirë
e tillë.

Mënyra e zbatimit - Hapat për realizimin e kllasterit janë të thjeshtë dhe të lehtë për t’u
zbatuar:
1. Shkruhet një fjalë në qendër të fletës (dërrasës së zezë apo një sipërfaqeje, ku mund të
shkruhet).
2. Shkruhen fjalë apo fraza, që vijnë në mend rreth kësaj fjale apo teme të zgjedhur, pa gjykuar
rreth tyre.
3. Kur idetë vijnë në mend dhe shkruhen, fillohet të lidhen me njëra-tjetrën.
4. Shkrimi i ideve ndërpritet vetëm kur mbaron koha e caktuar. Ndërkohë, nxënësit nuk duhet të
shqetësohen për sforcime në shkrim apo shqiptim.

Komente. Përvoja e zbatimit të kllasterit ka treguar se kjo teknikë mund të përdoret në fazën
e evokimit dhe të reflektimit në të gjitha lëndët dhe me çdo moshë nxënësish. Fjala ose tema e gjetur
për kllasterin duhet të zgjidhet e tillë, që i gjithë grupi të ketë mundësi të punojë për të, si për shembull:
trupi i njeriut, një personazh, atdheu, profesionet etj.

VIII. Ndërtimi i korit dhe puna për zhvillimin e talenteve


Qëndrimi i nxënësve gjatë të kënduarit, duhet të përbëjë një nga shqetësimet e para
të mësuesit. Pozicioni më i përshtatshëm gjatë të kënduarit, është qëndrimi në këmbë dhe me
duar të lëshuara poshtë. Në klasë mund të qëndrojë edhe ulur me duart të mbështetura në
gjunjë dhe trupin drejt. Koka dhe qafa mbahen lirshëm, ndërsa gjoksi nxirret pak përpara, me
qëllim që frymëmarrja të bëhet sa më e lirshme. Nuk lejohen shtrëngimet në fytyrë dhe lëviz-
jet e gojës; ato duhet të jenë të lirshme dhe elastike, pasi ngurtësimi i buzës dhe i gjuhës nuk
ndikon për mirë në cilësinë e tingullit.

Përqendrimi te mësuesi gjatë drejtimit ose e thënë në gjuhën e muzikës dirigjimi.


Për të realizuar këtë, një rol të rëndësishëm luan mësuesi/ja, që mund të jetë, njëkohësisht
edhe drejtuesi i korit. Koristët (nxënës) duhet të njohin dhe të kuptojnë, domosdoshmërisht
çdo shenjë të drejtuesit, që në këtë mënyrë të realizohet një ekzekutim harmonik dhe artistik
i këngëve.

Interpretim do të thotë përqendrimi i solistit apo korit te dirigjenti/ja ose mësuesi/ja


për fillimin e këngës, krijimi i individualitetit të nxënësit gjatë të kënduarit ose ekzekutimit
dhe përcjellja e emocioneve të këngës përmes zërit.
10
Shprehitë korale. Zotërimi i shprehive vokale, kushtëzon në një masë të konsid-
erueshme tingëllimin e mirë koral. Të kënduarit bukur dhe në harmoni i një grupi koral, varet
nga zbatimi i shprehive vokale (frymëmarrja, intonizimi i tingujve, diksioni) prej çdo nxënësi.
Mësuesi/ja përpiqet që synimi i të kënduarit të jetë uniteti tingëllues përmes pjesëmarrësve të
korit në klasë.

Frymëmarrja. Procesi i frymëmarrjes përbëhet prej dy momentesh kryesore: marrjes


dhe nxjerrjes së frymës, që duhet të jenë aktivë dhe të organizuar. Nxënësit duhet të mësohen
që të marrin frymë para fillimit të këngës dhe ta konsumojnë me ngadalë, qetësisht e pa nxitim.
Aftësia për të zotëruar frymëmarrjen fitohet duke bërë mjaft ushtrime për të mbajtur zërin për
një kohë sa më të gjatë dhe pa e dobësuar intensitetin.
Dallohen dy tip frymëmarrjesh:
1. Frymëmarrje me kraharor, që siguron një frymëmarrje mjaft të plotë.
2. Frymëmarrje diafragmatike, që siguron një frymëmarrje më të thellë.

Në një këngë të shpejtë, të gjallë e të gëzuar përdoret frymëmarrja me kraharor, ndërsa në një
këngë të ngadalshme, të shtruar, të lidhur, melodioze ose përpara një fraze të gjatë do të merret
frymë thellë (diafragmatike).

Intonacioni. Të këndosh me saktësi do të thotë të nxjerrësh zërin me një lehtësi të cak-


tuar sipas diapazonit, dhe të kontrollosh e të bashkosh zërin me atë të koristëve të tjerë, si në
rastin e këngës korale. Për këtë, rol të madh luan zhvillimi i veshit muzikor, i shijes muzikore,
të cilat i bëjnë të aftë fëmijët që të kontrollojnë zërin në mënyrë të vazhdueshme. Për të reali-
zuar intonacionin e saktë, duhet të vendosen nxënësit në mënyrë të tillë, që të përfitojnë nga
njëri tjetri. Mësuesi duhet të gjejë tinguj primarë të zërit, që nxënësit i këndojnë me saktësi dhe
t’i stërvitë të këndojnë tinguj më të afërt me të, duke zgjeruar gradualisht diapazonin e tyre.
Të kënduarit e disa ushtrimeve të shkurtra të përbëra prej dy tre tingujsh të akordit melodik,
apo si dhe të kënduarit e melodisë me gojë të mbyllur ose me rrokje të hapura (la, la,), ndih-
mojnë për t’u intonuar saktë, sepse në këto raste e gjithë vëmendja përqendrohet në këtë gjë.
Rëndësi të madhe në intonacion ka edhe gjendja emocionale, qëndrimi aktiv i tyre ndaj këngës
që mësojnë e këndojnë dhe shkalla e interesimit të tyre. Intonimi i saktë i intervaleve, ndihmon
në zhvillimin e mëtejshëm të një të kënduari të saktë në kor.

Diksioni. Në muzikën vokale një diksion i mirë është po aq i domosdoshëm, sa edhe


të intornuarit saktë. Mësuesi/ja duhet të ketë parasysh t’u kërkojë nxënësve të këndojnë qartë
e kuptueshëm fjalët, në mënyrë që dëgjuesit t’i kuptojnë ato pa vështirësi.
Faktorët kryesorë janë:
a) Shqiptimi i qartë i tingujve muzikorë e bashkëtingëlloreve të fjalëve
b) Theksimi i drejtë i tyre.
a) Shqiptimi i saktë i tingujve është i kushtëzuar nga një artikulim i drejtë, domethënë
nga një lëvizje e përshtatshme e buzëve, gjuhës, nofullës së poshtme, me pjesëmarrjen e të
cilave formohen zanoret dhe bashkëtingëlloret. Lëvizja e buzëve varet nga karakteri i këngës
që do të këndohet. Kujtoni që rrokjet e nënvizuara këndohen butë.
b) Shqiptimi i drejtë, korrekt e letrar i fjalëve të tekstit të këngëve, duhet të jetë në
qendër të vëmendjes të mësuesit/es. Duhet të vihen në dukje si rrokjet e theksuara, ashtu dhe
fjalët mbi të cilat bie theksi logjik.

11
Mësuesit duhet të kenë parasysh që në përzgjedhjen e repertorit të këngëve, të ketë këngë që
imponojnë një interpretim të ëmbël, të këndshëm e pa sforcim. Në këtë mënyrë do të sigurojnë
zhvillimin harmonik të zërit, veshit dhe shijes muzikore të fëmijëve.

IX. Njësitë mësimore të tekstit sipas kërkesave të programit mësimor dhe plani tematik
i edukimit muzikor 1-5.

Teksti i edukimit muzikor përbëhet nga 22 tema ose njësi mësimore. Çdo temë mësimore
zhvillohet në një numër të caktuar orësh mësimore.
1. Këndimi ose K përbëhet nga 19 orë mësimore, të cilat janë të shpërndara përgjatë gjithë
planit tematik në mënyrë të ndërthurur me linjat e tjera. Kështu, në linjën e këndimit janë rreth
8 - 9 këngë që duhet të mësohen, të cilat kanë një shtrirje brenda oktavës. Secila nga këngët
mësohet në 2 orë dhe në disa raste në 3 orë, kur është e vështirë. Këngët janë të thjeshta dhe me
tematikë të larmishme nga shoqëria, familja, natyra, shkolla, popullore, patriotike etj.
Njohuri dhe aftësi kryesore: ritmi, intonacioni, frymëmarrja, diksioni, interpretimi, kën-
dimi solo dhe në grup,frymëmarrja e rregullt, intonacioni i saktë, interpretimi me ndjenjë i
këngëve.

2. Bazat e arsimimit muzikor ose BAM është linja ku nxënësit do të zhvillojnë ndjenjën rit-
mike dhe melodike te këngë ose pjesë të ndryshme muzikore.
Njohuri dhe aftësi kryesore: ritmet e thjeshta 2/4, 3/4, 4/4, vetitë e tingullit, timbri, krijimi i
modeleve të ndryshme në kohët e thjeshta, dallimi dhe zbatimi i vetive të tingullit në shembuj
të ndryshëm, përcaktimi i timbrit të zërave apo instrumenteve.

3. Luajtje me instrumente ose LI: nxënësit do të mësojnë të lidhin njohuritë muzikore me


luajtjen në instrument. Gjatë luajtjes me instrument, ata duhet të kuptojnë dhe manipulojnë
ritmet e thjeshta muzikore.
Njohuri dhe aftësi kryesore: veglat ritmike dhe ORF, luajtja e ritmeve të thjeshta, shoqërimi
me instrumente ritmike dhe ORF.

4. Dëgjim muzikor ose DM: nxënësit do të vazhdojnë të aftësohen për të dëgjuar muzikë.
Njohuri dhe aftësi kryesore: cilësitë e zërit, timbri, dëgjimi me vëmendje i fragmenteve ose
pjesëve muzikore.

5. Shprehje dhe krijim muzikor ose SHKM


Njohuri dhe aftësi kryesore: karakteret muzikore (të dhimbshme, të gëzuara, të qeta, marshe,
aftësia për t’u shprehur rreth një muzike të caktuar, me fjalë ose nëpërmjet arteve të tjera).

Fjalori
Fjalori është sjellë në tekstin e edukimit muzikor për të ndihmuar nxënësit në kuptimin e
termave të reja të panjohura më parë për ta.

Programi mësimor i edukimit muzikor klasa e 1-5 ndërtohet sipas 5 linjave dhe kanë një
numër të caktuar orësh mësimore të miratuara nga MASH. Ato janë:

12
Libër
Libër
B O T U E S E
Edukim Muzikor
mësuesi Edukim

S H T Ë P I A
Muzikor
Violeta Shamku, Majlinda Hala

1,2,3,4,5

mësuesi
Violeta Shamku, Majlinda Hala
Teksti shoqerohet me CD
Edukim
Muzikor
1,2,3,4,5

Librat e mësuesit dhe planet mësimore për të


gjithë titujt që ne disponojmë, mund t’i gjeni
Libër Mësuesi
dhe t’i shkarkoni pa pagesë nga faqja e internetit Çmimi 500 lekë
www.mediaprint.al ISBN: 978-99956-93-73-2
B O T U E S E

Për më shumë informacion mund të na shkruani


në adresën e emailit: botime@mediaprint.al
ose të na kontaktoni pranë redaksisë në numrin
e telefonit: 04 2256158.
S H T Ë P I A

www.mediaprint.al

You might also like