Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 5

SH.M.

K “NIKO NESTOR” – STRUGË

PLANPROGRAMET - 2023/2024

LËNDËT:
(T+U+P)

1. I 4 – Kujdestari (0+1+0)

2. I 4 – Ndëtimtaria, Gjeodezi dhe sektor tjer kualifikim (0+0+2)

3. II 4 – Teknologjia matëse gjeodezike (1+1+0)

4. II 4 – Matje gjeodezike dhe parallogaritje (1+1+1)

5. II 4 – Komunikim grafik gjeodezik (1+1+0)

6. III 4 – Fotogrametri (2+0+0)

7. III 4 – Kadastër (1+1+0)

8. III 4 – Evidenca për patundshmeri.zgj (2+0+0)

9. III 4 – Gjeodezi e zbatueshme.zgj (2+0+0)

10. IV4 – Kadastër (1+0+2)

11. IV4–Gjeoinformatika dhe sistemet gjeoinformative (2+0+0)

Profesor: Sejfulla REÇI


PLANIFIKIMI I ORËVE TË KUJDESTARISË

Drejtimi: Ndërtimtari - Gjeodezi


Profili: Teknik i gjeodezisë
Viti II 4

SHTATOR

1. Kodeksi për sjelljen e nxënësve


- Aktivitete: leximi i Kodeksit dhe formulimi i rregullave për sjellje në ambientet e shkollës,
sjellja gjatë orëve të mësimit si dhe sjellja e ndërsjellë nxënës-nxënës dhe nxënës-arsimtar.
Zgjedhja e Kryesisë së klasës, përgjegjësit të ditarit si dhe përcaktimi i ditës për pranim të
prindërve.
- Qëllimi: avancimi i marrëdhënieve ndërnjerzore, formimi i shprehive pozitive, ngritja e
nivelit të përgjegjësisë.
2. 8 Shtatori – Dita e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë
- Aktivitete: Diskutim rreth rëndësisë së kësaj dite për etnitë që jetojnë në R. e Maqedonisë
3. Roli i nxënësit-kujdestar i javës
- Aktivitete: Diskutim rreth nevojës për kryerje të detyrës së kujdestarit të javës dhe
përgjegjësitë e tij
- Qëllimi: ngritja e nivelit të përgjegjësisë tek nxënësit rreth kujdesit për ambientin punues
4. 25 Shtatori – Dita e patronatit të shkollës
- Aktivitete: Leximi i materialit të përgatitur nga shërbimet profesionale të shkollës dhe
diskutim rreth aktiviteteve shkollore të parapara për kremtimin e kësaj dite.
5. Shqiptimi i masave pedagogjike
- Ruajtja e ambientit të shkollës
- Aktivitete: Diskutim rreth shprehive pozitive dhe negative të nxënësve, rëndësia e ruajtjes
së ambientit që ndikon edhe në shëndetin e nxënësve si dhe ruajtja e inventarit të shkollës
- Qëllimi: krijimi i shprehive pozitive për ruajtjen e ambientit të shkollës

TETOR
6.Faktorët për mësim të suksesshëm
- Aktivitete: Diskutim rreth ndikimit të ambientit, familjes dhe shkollës në mësimin e
suksesshëm, ndikimi i arsimtarit dhe metodat që shfrytëzon ai gjatë orës së mësimit,
motivimi i nxënësve
- Qëllimi: avancimi i shprehive për mësim të rregullt gjatë gjithë vitit
7.11 Tetori – Dita e kryengritjes në Maqedoni
- Aktivitete: Leximi i materialit të përgatitur nga shërbimet profesionale të shkollës dhe
diskutim rreth rëndësisë së kësaj dite
8.Shprehitë e punës
-Aktivitete: Diskutim rreth faktorëve që ndikojnë në formimin e shprehive të punës, obligimi
dhe dëshira, motivimi për punë
- Qëllimi: nxitja e nxënësve për punë sistematike
9.Miqësia dhe solidariteti mes nxënësve
- Aktivitete: Diskutim rreth bashkëpunimit mes nxënësve, solidariteti pozitiv dhe negativ,
aktivitete jashtëshkollore mes nxënësve, si dhe bashkëpunimi mes moshatarëve të tjerë
- Qëllimi: ngritja e nivelit të përkatësisë dhe punës në bashkësi

Profesor : Sejfulla REÇI


NËNTOR

10.Mënyrat për mësim efikas


- Aktivitete: bisedë rreth metodave që i shfrytëzojnë nxënësit për mësim, përvojat pozitive
dhe negative, njohtimi i nxënësve me mënyrat e të mësuarit efektiv
- Qëllimi: ngritja e nivelit të organizimit të kohës për mësim
11.16 Nëntori – Dita Ndërkombëtare e Tolerancës
- Aktivitete: Lexim i materialit të përgatitur nga shërbimi profesional i shkollës dhe diskutim
rreth temës
- Raport nga Këshilli i paraleles
12.23-28 Nëntor – Java e luftës kundër nikotinizmit, alkoolit dhe drogës
- Aktivitete: bisedë rreth detektimit të dukurive të varshmërisë mes nxënësve si dhe
motivimi i nxënësve tëqëndrojnë larg këtyre dukurive duke zhvilluar aktivitete të shëndosha
si sport, kulturë, hobi etj.
- Qëllimi: kuptimi i jetës së shëndoshë që ndikon në të ardhmen e nxënësve si në shëndetin
fizik ashtu edhe mental
13.28 Nëntori – Dita e Flamurit
- Aktivitete: Diskutim rreth rëndësisë së kësaj dite për popullin shqiptar
- Shqiptimi i masave pedagogjike

DHJETOR

14.1 Dhjetori – Dita Botërore për luftë kundër AIDS


- Aktivitete: leximi i materialit të përgatitur nga shërbimi profesional i shkollës dhe diskutim
me nxënësit për nivelin e njohjes së kësaj sëmundjeje dhe mënyrat e shpërndarjes dhe
infektimit
15.10 Dhjetori – Dita mbi të drejtat e njeriut
- Aktivitete: leximi i materialit të përgatitur nga shërbimi profesional i shkollës dhe diskutim
me nxënësit rreth të drejtave të fëmijëve dhe të nxënësve që janë të rregulluara me ligje
dhe konventa
16.Rëndësia e lëndëve profesionale
- Aktivitete: bisedë rreth detyrave dhe obligimeve të nxënësve në lëndët profesionale,
shprehja e mendimeve të nxënësve për nevojën dhe rëndësinë e lëndëve profesionale
- Qëllimi: kuptimi i praktikës profesionale
17.Shfrytëzimi efikas i kohës së lirë - hobi
- Aktivitete: bisedë rreth pushimit dimëror, detyrat e nxënësve gjatë këti pushimi dhe
shfrytëzimi i kohës së lirë, hobi të lidhur me profesionin ose hobi të tjera
- Qëllimi: kuptimi i rëndësisë së organizimit të kohës së lirë
- Shqiptimi i masave pedagogjike

Profesor : Sejfulla REÇI


JANAR

18.Raport rreth suksesit dhe rregullshmërisë së nxënësve për gjysëm vjetorin e


parë
- Aktivitete: Diskutim i nxënësve rreth raportit dhe masa për tejkalimin dhe përmirësimin e gjendjes
- Qëllimi: përmirësimi i suksesit dhe rregullshmërisë
19.Puna në grupe
- Aktivitete: bisedë rreth mënyrës së formimit të grupeve, përcaktimi i udhëheqësit të grupit sipas
kritereve të ndryshme, angazhimi i anëtarëve të grupit, ndarja e përgjegjësive, njësia në grup,
respektimi i detyrimeve dhe urdhërave
- Qëllimi: kuptimi i punës në grupe, ndarja e detyrave dhe përgjegjësive, si dhe respektimi i autoritetit
- Shqiptimi i masave pedagogjike
SHKURT

20.Edukimi shëndetsor dhe shëndeti mental


-Aktivitete: bisedë rreth jetës së shëndoshë, rëndësia e kujdesit shëndetsor, sëmundjet ngjitëse dhe
epidemitë në shkollë, shëndeti mental dhe krijimi i kritereve për jetë të shëndoshë fizike dhe mentale
- Qëllimi: krijimi i shprehive pozitive shëndetsote tek nxënësit
21.Sjelljet devijante në shkollë
- Aktivitete: bisedë rreth detektimit të sjelljeve devijante në shkollë, mendimi dhe qëndrimi i nxënësve
rreth këtyre sjelljeve, tejkalimi i sjelljeve devijante, ve]imi i shembujve negativë
- Qëllimi: kuptimi i ndikimit negativ të sjelljeve devijante në shkollë si për ata që kanë sjellje devijante
ashtu edhe për imazhin e shkollës në tërësi
22.Këmbimi i përvojave të nxënësve
- Aktivitete: bisedë me nxënësit për gatishmërinë e tyre të këmbejnë përvoja pozitive dhe negative,
mësimi prej gabimeve personale dhe gabimeve të të tjerëve, besimi mes nxënësve
- Qëllimi: krijimi i bashkëpunimit mes nxënësve dhe ngritja e nivelit të komunikimit
23.Interesat, dëshirat dhe shqetësimet e nxënësve
- Aktivitete: bisedë me nxënësit rreth interesave të tyre momentale dhe dëshirat për të ardhmen,
organizimi dhe planifikimi i aktiviteteve në të ardhmen, shqetësimet e tyre
- Qëllimi: nxitja e nxënësve për planifikim dhe organizim në jetën e përditshme
- Shqiptimi i masave pedagogjike
MARS

24.7 Marsi – Dita e mësuesit dhe 8 Marsi – Dita e gruas


- Aktivitete: bisedë për rolin e mësuesit në jetën e njeriut dhe rëndësia e tij, bisedë për rolin e gruas
në shoqëri dhe mendime të nxënësve për këto tema
25.Ndikimi i stinëve të vitit në efektivitetin e nxënësve
- Aktivitete: bisedë me nxënësit rreth ndikimit të stinëve në mësim, motivimi i tyre, kundërshtimi mes
dëshirave dhe obligimeve
- Qëllimi: ngritja e nivelit të përgjegjësisë dhe obligimeve për punë
26.21 Marsi – Dita e pranverës
- Aktivitete: bisedë me nxënësit rreth ditës së pranverës, obligimet e njeriut ndaj mjedisit për punë
dhe jetë
- Qëllimi: ngritja e nivelit të përgjegjësisë për rrethinën
27.Krahasimi i suksesit të arritur me suksesin e vitit të kaluar shkollor
- Aktivitete: bisedë me nxënësit për suksesin e arritur, vërejtjet e tyre rreth realizimit të planeve dhe
detyrave, bisedë rreth problemeve në lëndët profesionale
- Qëllimi: nxitja dhe motivimi i nxënësve për sukses më të mirë
- Shqiptimi i masave pedagogjike

Profesor : Sejfulla REÇI


PRILL

28.7 Prilli – Dita e shëndetësisë


- Aktivitete: leximi i tekstit të përgatitur nga shërbimi profesional i shkollës si dhe diskusion
rreth temës për shëndetsi
29.Raport nga Këshilli i paraleles
Aktivitete: krahasimi i suksesit dhe rregullshmërisë me gjysëmvjetorin e parë, bisedë rreth
rezultateve dhe mënyra për tejkalimin dhe përmirësimin e suksesit dhe rregullshmërisë
- Qëllimi: nxitja për punë sistematike
30.22 Prilli – Dita botërore e planetit Tokë
- Aktivitete: bisedë dhe komente rreth tekstit të lexuar, rëndësia e ndjenjës së përkatësisë
dhe përgjegjësisë ndaj planetit Tokë si dhe përmirësimi i kushteve jetësore në Tokë
31.Ekskursionet shkollore dhe qëllimi i tyre
- Aktivitete: bisedë me nxënësit rreth mendimeve të tyre për qëllimin e organizimit të
ekskursioneve shkollore, qëllime argëtuese, qëllime edukative, arsimore ose qëllime të
humbjes së orëve
- Qëllimi: kuptimi i vërtetë i organizimit të ekskursioneve shkollore

MAJ

32.1 Maji – Dita ndërkombëtare e Punës


- Aktivitete: lexim i tekstit të përgatitur për shënimin e kësaj dite
- Shqiptimi i masave pedagogjike
33.9 Maji – Dita e Shumanit – Dita e e Evropës
- Aktivitete: bisedë me nxënësit rreth mendimeve të tyre për standartet jetësore në shtetet
e zhvilluara të Evropës, puna që duhet ta bëjmë ne me qëllim të arritjes së standarteve të
larta, puna individuale dhe puna shoqërore
34.24 Maji – Dita e arsimit
- Aktivitete: leximi i materialit të përgatitur, rëndësia e kësaj dite për arsimin në Maqedoni
dhe më gjërë, mendime të nxënësve për këtë ditë
35.5 Qershori – Dita ndërkombëtare e ekologjisë
- Aktivitete: bisedë me nxënësit rreth angazhimeve të tyre në aktivitete ekologjike, rëndësia
e ekologjisë në jetën e përditshme, ngritja e nivelit të përgjegjësisë për ambientin jetësor
dhe ndikimet negative
- Shqiptimi i masave pedagogjike

QERSHOR

36.Aktivitete përfundimtare
- Aktivitete: shqyrtimi i suksesit, rregullshmërisë dhe sjelljes së nxënësve, njohtimi i
nxënësve për marrjen e dëftesave, organizimi i mësimit plotësues për nxënës të udhëzuar
në riprovime, rregullat e mbajtjes së riprovimeve, kthimi i librave në bibliotekë dhe
paraqitja e vitit të ardhshëm shkollor
- Qëllimi: njohtimi i nxënësve me aktivitetet pas mbarimit të vitit mësimo

Profesor : Sejfulla REÇI

You might also like