Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Klasa XI-2

Punoi: Keira Metaj

Ese
Si e gjeni të shprehur në këngë vlerësimin e Ernest Koliqit për De Radën: “I pajisur me ndjenjën
e realitetit dhe me shijen e ëndrrës, çdo gjë e çudit.”

"Mjeshtri i poezisë romantike dhe idilike." Në mënyrë të tillë cilësohet poeti i shquar
arbëresh Jeronim de Rada, i cili njihet për aftësine e tij, jo vetëm për të shkruar, por të krijuar një
pikturë të tërë me anë të artit të tij. Në vepër është ndërtuar me një metrikë të përsosur një poemë
që ndjek, ndër të tjera, ndjenjën e hollë të dashurisë, duke gërshetuar të vërtetën me ëndrrën.
Komenti i Ernest Koliqit mund të marrë kuptim dhe në lidhje me vetë jetën e De Radës.
Ai jetonte në realitetin e çdo arbëreshi të Italisë, dhe kërkonte rrënjët e tij të kohëve të lavdishme
të Skënderbeut. Megjithatë, ai e kishte pasur një shije të ëndrrës, me arritje të shumta në jetën e
tij. Pavarësisht sukseseve por dhe humbjeve që përjetoi, Jeronimi ruante pasionin për jetën,
vazhdonte të mahnitej nga gjëra krejt mondane, e përpiqej ti ruante ato për kombin. Këto vlera ai
arriti ti paraqesë dhe në shkrimet e tij. Në të vërtetë, De Rada nuk krijoi një realitet të ri në poezi,
por arriti të krijojë nje imazh të ri duke e mbuluar atë me një vello artistike.
Tipari i realistes te vepra dhe te kënga ne veçanti qëndron te vetë ngjarja që ai jep. Ne na
paraqitet mjedisi tipik arbëresh, natyra reale të cilën e rrethon atë, që e jep në aspektin romantik.
De Rada merr veçoritë e kombit të shekullit XV, të paosmanizuar. Tek ai dallojmë rikthimin e
kujstsës së idealit te para pushtimit, i cili sado i përket të shkuarës, është një element mbi të
gjitha real. Në vargje nuk na prek vrazhdësia e mevonshme, përkundrazi, na jepet një përshkrim i
mbuluar nga një tis i brishtë e delikat. Një detaj të cilin do doja ta veçoja nga kënga ështe ai i
lidhëses së Rinës. Në Arbëri, lidhesja e bardhë është shenje e vajzave të reja të pamartuara.
Kështu, autorit ndërfut mjeshtërisht në artin e tij realizma të kohes, në mënyrë lakonike, por me
nënkuptim të gjerë.
Tipari i ëndrrës lind nëpërmjet bashkëjetesës së mjediseve të vërteta me peisazhin
ëndërror. De Rada arrin të dalë nga kufiri i realitetit duke krijuar një kornizë sublime të
ndjenjave në këngë. Ai ia del të mrekullohet nga thjeshtësia, nga sjelljet më të zakonshme
njerëzore, të cilat për të kanë një domethënie të pamasë. Këtu qëndron jo vetëm çudia e
përgjithshme e Jeronimit, por dhe ideja e tij për jetën, poeti ngre në piedestal vlerat humane. Dhe
ato më të thjeshtat, si kontrasti mes qetësisë së Rinës dhe krenarisë që ajo ndjen për prejardhjen e
saj. Dallojmë parimin e reales, të krenarisë, të dashurisë, të gjitha të pleksura te personazhet e
imagjinuara, për të arritur te ajo që vlerëson më shumë, morali.
I pangopur nga bukuria natyrore dhe ajo njerëzore, De Rada habitet nga çdo gjë që e
rrethon. Duke kryqëzuar realitetin me ëndrrën, me përdorimin e pak fjalëve, shkrimtari ka arritur
të krijojë te ne ndjenjën e të përjetuarit një ëndërr. Pikërisht këtu qëndron kryevepra e tij, te
krijimi i një vepre te pavdekshme, e cila, me përshkrimin e çasteve sado të thjeshta, ka arritur të
ketë vërtet një ndikim te çdo lexues.

You might also like