Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Drejtësisë
Dega : Master Shkencor E Drejte Civile
Viti I
Lenda: E Drejte Kontraktore e Avancuar

Detyre Kursi

TEMA : Të përbashketat dhe dallimet mes kontratave të


lidhura jashte qendrave te tregtimit nga neni 672 i Kodit
Civil

PUNOI : Anila Meshi


PRANOI: Prof. Asoc. Dr. Anjeza Liçenji
Te perbashketat :

1 ) Heqja dore
Si në rastin e kontratave të lidhura jashtë qendrave të tregtimit dhe në rastin e parashikuar në
në nenin 672 te kodit civil parashikohet mundesia e heqjes dore nga kontrata.

2) Objekt te kontratave ne te dyja rastet jane mallrat dhe sherbimet .

3.Vendi I lidhjes se kontrates


Në të dyja rastet kontrata lidhet në :
1.Vendin e punes apo banimit te njeres pale vetem se ne kete rast kemi ndryshim te subjektet.
Në rastin e kontratave te lidhur jashte qendrave te tregtimit kontrata lidhet ne vendin e punes apo
te banimit te konsumatorit kurse ne rastin e 672 ne vendin e punes apo banimit te njëres prej
paleve.
2.gjate nje ekskursioni

Ndryshimet :

1.Baza ligjore
Kontratat e lidhur jashte qendrave të tregtimit rregullohen nga neni 34 dhe neni 35 i Ligjit për
Mbrojtjen e Konsumatorit kurse heqja dore sipas kodit civil rregullohet nga neni 672 I KC.

2.Palet ne Kontratat e lidhura jashte qendrave te tregtimit jane : konsumatori dhe tregtari ndersa
sipas nenit 672 te KC jane tregtari me konsumatorin,tregtari me tregtarin, tregtari me OJF..

3.Afati kohor per heqjen dore nga kontratat ne rastin e kontratave te lidhura jashte qendrave te
tregtimit eshte 14 ( katermbedhjete ) dite pas dites pasuese te lidhjes se kontrates ndersa sipas
nenit 672 te KC Brenda 7 ( shtate ) diteve nga perfundimi i saj.

4.Neni 672 I KC I jep mundesi të 2 paleve të heqin dore nga kontrata kurse neni 35 I ligjit për
mbrojtjen e konsumatorit I referohet vetem konsumatorit .

5.Në rastin e kontratave të lidhur jashte qëndrave të tregtimit përjashtohen disa lloj kontratash
nga fusha e zbatimit të kësaj dispozite .
Përjashtohen ato lloj kontratash të cilat kanë si objekt mallra dhe sherbime me vlerë me pak se
10000 leke si dhe ato kontrata të caktuar në nenin 34 paragrafi 2 I ligjit.
Kurse neni 672 I KC nuk ka perjashtuar ne menyre te shprehur nga fusha e zbatimit te saj.
Por mendoj që kontrata per shitjen e pasurive te paluajtshme perjashtohet duke qene se lidhet
para noterit dhe nuk jemi para rasteve te percaktuar nga neni 672 I KC.

6.Detyrimi per njoftim


Në rastin e kontratave te lidhur jashte qendrave te tregtimit tregtari duhet të njoftoj me shkrim
konsumatorin per te drejten e tij te heqjes dore nga kontrata..
Ne rastin e nenit 672 nje detyrim I till parashikohet vetem ne rastin e dhenies se kredis per te
blere 1 send konsumi perndryshe afati I heqjes dore eshte 1 vit.

7.Sipas VKM nr 63 konsumatori duhet te njoftoj me shkrim tregtarin per heqjen dore kurse neni
672 nuk parashikon ndonjë forme kontrate pra njoftimi mund të behet në cfare do lloj forme.

You might also like