Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

Fakulteti Filozofik - Departamenti i Sociologjisë


Lënda: Teoritë dhe modelet e demokracisë

“Kultura poltike dhe media”

Ese

Mentorët: Studentja:
Prof. Asoc. Dr. Adem Beha Veriona Beqiraj
Ass. PhD. Cand Greta Avdyli

Prishtinë
Dhjetor, 2022
Termi kulturë politike në kohët e fundit është bërë pjesë e gjuhës së përditshme në
shoqëritë moderne. Në shtyp, media, madje edhe në biseda të rastësishme, shpesh referimi i
kulturës politike bëhet për të shpjeguar qëndrimet, reagimet apo edhe sjelljet e përgjithshme të
një popullate që mund të shpjegojë dallimet mes shoqërive. Pra, kultura politike mund të
përkufizohet si një produkt i qenësishëm i besimeve, simboleve, normave, vlerave dhe zakoneve
të përbashkëta që transmetohen brez pas brezit që u ofron një identitet unik anëtarëve të
komuniteteve të caktuara rreth idealeve specifike mjediset dhe perceptimit subjektiv të
standardet e funksionimit të çdo sistemi qeveritar.
Në formimin e kulturës politike të një shoqërie, përgjegjësinë më të madhe e kanë elitat
politike dhe shpirtërore, elitat e njohurisë, diturisë. Po ashtu, rol të madh në këtë rrafsh kanë edhe
media, sepse ndikimi i tyre në zgjerimin, formimin dhe afirmimin e kulturës politike të individit,
shoqërisë, është përcaktues.
Kultura bazohet në sfondin dhe historinë që ndikon në vendimarrjen e një shoqërie dhe
përvojat, imazhet dhe idetë e saj të përbashkëta kolektive u japin njerzëve ndjenjën e përkatësisë,
Ideologjia politike udhëzon dhe u jep individëve dhe grupeve një sistem të qartë mendimesh dhe
besimesh në mënyrën se si shoqëria në përgjithësi i sheh gjërat që mund të jenë të mira ose të
gabuara. (123 HELPME, n.d.)
Sipas Paltez dhe Lipinski, kultura politike kontrrollon elementet që kanë të bëjnë me
ndërveprimin midis njerzëve dhe udhëheqësve të tyre, duke përfshirë por pa u kufizuar në
pjesëmarrjen në vendimarrje, autoritetin që i jepet kujt në një shoqëri dhe shkallën e pushtetit që
u jepet organeve qeverisëse. – ose me fjalë të tjera, kultura politike përfshinë votën dhe
zgjedhjen në një demokraci. (Paltez,David L.; Lipinski, Daniel, 1994)
Kultura politike përbëhet nga besime të përbashkëta, themelore që kanë pasoja politike.
Kultura politike formon mënyrën se si individët dhe shoqëria reagojnë dhe veprojnë politikisht.
Ai përcakton llojet e institucioneve qeveritare, sa autoritet i lejohet të marrë pjesë në vendimarrje
dhe elemente të tjera që lidhen me ndërveprimet e njerëzit me udhëheqësit e tyre. (Lane, 1992)
Një kulturë politike nuk është domosdoshmërisht shtetërore apo edhe e gjerë shoqërore:
grupe të ndryshme brenda një vendi mund dhe shpesh kanë kulturat e tyre të veçanta politike.
Disa nga elementet e një kulture politike mund të bihen ndesh, madje mund edhe të jenë
kontradiktore. Liria mund të jetë e papajtueshme me barazinë, demokracia me qeverisje të
kufizuar dhe popullizmi me pronën private.
Roli, rëndësia e fuqisë së mediave bashkëkohore, në formimin dhe përparimin e kulturës
politike – demokratike të individit, të grupeve shoqërore është i madh. Mediat, në shoqëritë e
Epokës së Globalizmit nuk janë, vetëm transmetues i porosive që ndikojnë në formimin e
kulturës politike, por ato janë edhe mjete të cilat me reagimin e tyre ndaj politikës mund të japin
rezultate afirmative në zhvillimin e shoqërisë.
Kur bëhet fjalë për ngritjen dhe formimin e kulturës politike demokratike të individit,
grupeve shoqërore, rëndësia dhe roli i fuqisë së mediave është i madh. Mediat, nuk janë vetëm
transmetues i porosive të cilat ndikojnë në formimin e kulturës politike, por ato janë edhe mjete
të cilat me reaksionin e tyre ndaj politikës mund të japin rezultate të rëndësishme në zhvillimin e
saj.
Janë tre probleme ndaj të cilave gazetarët dhe mediat shpesh mbajnë qëndrim mbrojtës.
Problemi i parë është ai i objektivitetit. Gazetarët mbrohen me objektivitetin, atëherë kur ai
objektivitet e humb kuptimin e tij. Në këtë kontekst kjo nuk mund të arsyetohet sepse në këtë
mënyrë barazohet e drejta dhe e padrejta, e keqja dhe e mira.
Problem tjetër është, problemi i neutralitetit gazetaresk dhe medial. Neutraliteti nënkupton
edhe përgjegjësi për fjalën publike.
Siç e kishte vërejtur Philippe Breton, kur kishte konstatuar se, “... nën maskën e ndarjes së
punës dhe ideologjisë profesionale të ndihmuar me të ashtuquajturin neutralitet, mediat janë
shndërruar në mjetin më të përshtatshëm për përhapjen e ksenofobizmit i cili, mund të ndikojë në
mënyrë shkatërruese te opinioni”. (Breton, 1997)
Problemi i tretë lidhet me çështjen e manipulimit, përkatësisht me bartjen e porosive
manipuluese. Ky nuk është problem lehtësisht i zgjidhur, sepse ata të cilët, përmes mediave
përcjellin porosi manipuluese këtë e bëjnë me vetëdije të plotë duke i keqpërdorur mediat. E
vetmja mënyrë është që të bëhen përpjekje për të penguar logjikën sipas të cilës të gjitha fjalët
vlejnë në mënyrë të barabartë. Nëse është e zhvilluar kultura morale të gazetarët, si pjesë e
kulturës politike demokratike atëherë gazetarët do të jenë të ndjeshëm ndaj logjikës sipër
përmendur dhe, përmes përdorimit të fjalëve do të zbulojnë porosinë manipuluese dhe
manipuluesin. Në të kundërtën, nëse nuk do të këtë rezistencë ndaj logjikës së tillë atëherë do të
vijë deri të forcimi i manipulimit i cili manipulimi do të shkaktojë pasoja shkatërruese në
opinionin dhe në jetën politike.
Përmbajtja relativisht e lirë e medias përcaktohet nga kërkimi i fitimit dhe motive të tjera.
Andaj, në shumicën e shteteve, përmbajtja mediatike shfaqet në katër forma themelore: argëtim
(shumica e filmave, pjesa më e madhe e televizionit, muzika etj.), pseudo-lajme, lajme dhe
reklama.
Televizioni, komeditë e situatës, dramat televizive, telenovelat dhe sportet gjithashtu
përmbajnë pak a shumë kuptim politik. Nuk janë thjesht argëtim. Për shembull, sportet siç
tregohen në televizionin amerikan “theksojnë konkurrencën, individualizmin dhe suksesin”, duke
përforcuar kështu moralin konkurrues të individualizmit të kulturës politike. (Platez,David L.;
Entman,Robert M., 1981)
Mediat masive mund të luajnë një rol të rëndësishëm jetik dhe në konsilidimin e
ideologjive, dhe përbërja e një kulture politike mund të ndikohet ndjeshëm nga një grup njerëzish
që e kontrrollojnë atë.
Efektet e masmedias mbi politikën dhe qeverisjen mund të jenë të favorshme dhe
negative. Ato mund të përdoren edhe si një mjet për të promovuar llogaridhënien e palëve të
interesuara dhe poashtu për të rritur transparencën brenda qeverive dhe për të mbrojtur nevojat
dhe interesat e grupeve të ndryshme shoqërore, dhe në të njëjtën kohë, ato mund të përdoren
edhe si një mjet dezinformimi që synon të ruajë një status quo politike dhe të reduktojë
pluralizmin politik. Kështu, mund të përmirsojë ose të ulë nivelin e pjesëmarrjes qytetare në
politikë.
Pranimi masiv, pa kriter, pa qasje kritike i paragjykimeve, të shpërndara përmes mediave,
sidomos në kohërat e krizave mund të merr përmasa të urrejtjes të karakterit raciste ashtu siç
kishte ndodhur me popullin serb, i cili jo vetëm në kohën e Sllobodan Milosheviqit, por para dhe
pas tij, duke mos gjetur justifikim për dështimet vazhdon me identifikimin e shqiptarëve si
“fajtor historik, si popull me qëndrim anti serb”! Në rastin përkatës, të përhapjes së
paragjykimeve anti shqiptare, përmes mediave serbe, në fakt ka ndodhur forma më ekstreme e
racizmit kulturor deri në nivel të shovenizmit kolektiv serb!
Burimet dhe literatura

123 HELPME. (n.d.). Retrieved from www.123helpme.com:


https://www.123helpme.com/essay/Essay-On-Political-Culture-666868
Breton, P. (1997). La Parole manipulée. Breàton.
Lane, R. (1992). Political Culture: Residual Category or General Theory? Comparative Political
Studies. Sage Publications, 362-387.
Paltez,David L.; Lipinski, Daniel. (1994). Political Culture and Political Communication.
Barcelona: Duke University.
Platez,David L.; Entman,Robert M. (1981). Media Power Politics. New York: Free Press.

You might also like