Vitaminat

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 14

+

1. Hyrje
1.1. Çka jan࡙ vitaminat

Vitaminat janë përbërje organike për të cilat njerëzit kanë nevojë në sasi të vogla. Shumica e
vitaminave duhet të vijnë nga ushqimi sepse trupi ose nuk i prodhon ato ose prodhon shumë pak.
Vitaminat janë substanca ushqyese të cilat organizmi i njeriut nuk mund t'i sintetizoj, e të cilat
janë shumë të nevojshme për mbajtjen e shëndetit dhe jetës.
Për rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijëve, nevojitet marrja e rregullt e vitaminave.
Secili prej nesh e di rëndësinë që suplementet e vitaminave luajnë në jetën tonë të përditshme në
mirëfunksionimin e shëndetit tonë. Sidomos në ditët e sotme ku e gjithë vëmendja është kthyer
nga kujdesi për shëndetin duke qënë që jetojmë dhe në një periudhë të vështirë siç është edhe
periudha e koronavirusit. Ndaj vitaminat janë kthyer ndër përbërësit kryesor fuqizues të cilat ne i
përdorim për të mbrojtur sistemin tonë imunitar. Vitaminat janë përbërje organike për të cilat
njerëzit kanë nevojë në sasi të vogla, të cilat i mundësojnë trupit të punojë siç duhet dhe të
qëndrojë i shëndetshëm.
Vitaminat përfshihen në shumë procese të rëndësishme trupore dhe kryejnë një sërë detyrash në
trupin tonë: Qofshin kockat, lëkura, nervat, organet e brendshme apo gjaku ynë - të gjitha kanë
nevojë për vitamina në mënyrë që të funksionojnë si duhet dhe të qëndrojnë të shëndetshëme.
Një furnizim i mirë i lëndëve ushqyese të caktuara mund të forcojë sistemin imunitar dhe kështu
ndihmon në mbrojtjen e trupit tonë nga mikrobet e të gjitha llojeve. Një dietë e ekuilibruar,
veçanërisht me shumë fruta dhe perime, është thelbësore për këtë.

Vitaminat janë disa përbërës natyralë prezent në pothuajse të gjitha ushqimet. Ndonëse në sasira
të vogla ato janë thelbësore për të gjitha funksionet e organizmit, përfshirë rigjenerimin e indeve
dhe mirëmbajtjen e shëndetit të njeriut.

Një shkencëtar polak i quajtur Casimir Funk (1884-1967) përdori për herë të parë termin
“Vitamin” pas zbulimit nga ana e tij të disa përbërësve thelbësorë në ushqime që janë themelore
në mirëmbajtjen e shëndetit. Fjala ‘vitamin’ vjen nga fjala latine “Vita”(jetë) dhe termi biokimik
amine (përbërësit nitrogjenikë). Por jo të gjitha vitaminat përmbajnë nitrogjen.

Trupi ynë përdor vitaminat çdo ditë gjatë proçeseve biokimike normale jetësore. Marrja e
vitaminave nga ushqimet, ndihmon në lëshimin e energjisë nga trupi ynë dhe në proçeset e rritjes
dhe rigjenerimit të indeve,

.
1.2. Ndarja e vitaminave

Vitaminat janë të ndara në dy grupe: të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyrë.

Të tretshme në ujë apo Hidrosolubile (vitamina C dhe B komplex) janë lehtësisht të


absorbueshme nga indet trupore.Trupi i njeriut nuk mund të ruajë apo të akumulojë vitaminat e
tretshme në ujë kështu që marrja e tyre ditore është e domosdoshme për të plotësuar nevojat.
Vitamina B12 bën përjashtim nga ky rregull. Ness marrja e saj ka qënë e menjëhershme mëlçia
mund ta ruajë atë për disa muaj.

Vitaminat e tretshme në yndyrna apo liposolubile (A, D, E dhe K) mund të ruhen në mëlci për
një kohë të gjatë kështu që marja e tyre në një dozë të vetme është e mjaftueshme.

Vitamina K është prodhuar nga disa bakterie të pranishme në organizmin e njeriut (mikroflora). Fëmijët e
porsalindur nuk e kanë këtë lloj bakterie prandaj ato kërkojnë marrjen e vitaminës K derisa kjo bakterie të
fillojë të rritet.

Gjithashtu, vitamina D dhe niacina B3 mund të prodhohen nga organizmi, por në sasira të vogla. Kështu
që sërish lind nevoja e marrjes së tyre nga rrugë të jashtme.

Vitaminat vetë nuk clirojnë energji.Vitaminat ndihmojnë në konvertimin e ushqimeve në energji të cilën
trupi e ka të nevojshme për të qëndruar ngrohtë, aktiv dhe i shëndetshëm.Kështu që njerëzit që marrin
një dietë të pabalancuar mundet të vuajnë nga lodhja dhe infeksione të shpeshta virale dhe bakteriale
prandaj marrja e vitaminave dhe elementëve të tjerë mundet të ndihmojë në ruajtjen e energjisë së
nevojshme.

Vitaminat nuk kanë vlera kalorike dhe nuk janë burim enegjie, sidoqofte vitaminat ndihmojnë trupin të
perdori ose të lëshojë enegjinë prezente në ushqime. Disa vitamina mundet të kenë një mbulese sheqeri
e cila mund të japi 1calori ose maksimum 2

Përse shpesh i gjejmë vitaminat në përbërësit kozmetikë?

Vitamina A, E dhe panthenol janë shumë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Vitamina A përmirëson
rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Vitamina E ndihmon në mbrojtjen kundër efekteve negative të rrezeve
ultra violet, redukton skuqjen nga ekspozimi dhe mban lagështirën e lëkurës. Panthenol si derivat i acidit
panthothenik mban lëkurën larg tharjes, qetëson inflamacionin dhe shton shkëlqimin dhe butësinë e flokut
1.3. Vitaminat Hidrosoluibile
1.4. Vitaminat liposolubile
Vitamina A1 (retinoli, akseroftoli). – Vitamina A është shumë e përhapur në natyrë. Kjo
vitaminë gjendet në produktet me ngjyrë të verdhë, kështu p.sh. gjalpi i lopës i periudhës me
ngjyrë të verdhë është shumë i pasur me vitaminë A, se gjalpi i dimrit me ngjyrë të bardhë.
Karrotat dhe e verdha e vezës janë po ashtu të pasura me vitaminë A, mandej vaji i peshkut,
mëlçia, qumështi dhe produktet e qumështit.
Bimët nuk përmbajnë vitaminë A, ato përmbajnë karotinoide (provitamina të vitaminës A).
Perimet më të pasura me provitaminë A (karotina të ndryshme) janë: karota, spinaqi, sallatat,
domatet. Kajsia është pema më e pasur, kurse molla, dardha dhe rrushi kanë sasi shumë të
vigla të provitaminës A. Misri është i vetmi drithë që në vete përmban karotinë.
Vitamina A është derivat i karotinës, karotinat sintetizohen në bimë dhe janë provitamina të
vitaminës A.Vitamina A-alkoolike gjendet vetëm te kafshët si ester me acide të larta
yndyrore, madje më së shumti në mëlçi, në veshka, në mushkëri dhe depo të yndyrërave. Për
kafshët dhe njeriun si burime kryesore për të gjitha vitaminat A janë disa pigmente bimore të
njohura si karotina. Njeriu dhe kafshët i marrin karotinat përmes ushqimit bimor. Mendohet
se te njeriu mëlçia është i vetmi organ i cili është i aftë që ta shndërrojë karotinën në vitaminë
A. Vitamina A është trup kristalor me ngjyrë të verdhë. Tretet në alkool dhe tretës tjerë të
yndyrnave dhe në yndyrna.
Avitaminoza. – Avitaminoza A shfaqet te njeriu te shumica e kafshëve shtëpiake. Çrregullimi
i parë është terri i pulave (verbimi i pulave, terri i natës) – hemeralopia. Në këtë rast pacienti
sheh mirë ditën por nuk sheh mirë natën. Ky çrregullim shkaktohet për arsye se zvigelohet
përqëndrimi i rodopsinës në retinë.
Vitamina A është e nevojshme për proces të rregullt të shikimit, për rritje normale, për
zhvillim të rregullt të epitelit, të epidermës, për proces të shumimit etj.
Grupi i vitaminave D ( kalciferole ose vitamina antirakitike)
Grupi i vitaminave D bën pjesë në vitamina liposolubile. Këto vitamina quhen kalciferole ose
vitamina antirakitike. Quhen vitamina antirakitike, sepse mungesa e tyre në ushqimin e
fëmijëve dhe të rinjve e shkakton rakitizmin. Në këtë rast eshtrat bëhen më të butë dhe nën
ndikimine peshës së trupit shtermbërohen dhe deformohen. Kjo vlen sidomos për eshtrat e
këmbëve (këmbët në formë të shkronjës O dhe X).
Ekzistojnë disa provitamina D (forma inaktive e vitaminave) dhe një sërë vitaminash D të cilat
janë të njohura si vitamina D2, D3, D4, D5, dhe D6. Rëndësi më të madhe praktike kanë vitamina
D2 (ergokalciferoli) dhe vitamina D3 (kolelaciferoli).
Ergosterina është provitaminë për ergokalciferolin (vit.D 2). Ergosterina ndodhet kryesisht në
majat, në mycetat, dhe në të verdhën e vezës. Kjo transformohet në proergokalciferol pas
rrezatimit me rreze ultraviolete dhe pastaj me ngrohje transformohet në vitaminë D2.
Si provitaminë e vitaminës D3 (kolekalciferolit) shërben 7-dehidrokolesterina, e cila hyn në
përbërjen e lipideve të trupit të njeriutdhe të kafshëve, dhe në radhë të parë në përbërjen e
lipoideve të lëkurës.
Vitaminat D janë të ngjashme me njëra-tjetrën nga struktura, sepse janë derivate të sterinave.
Sterinat janë mjaft të përhapura në botën bimore (fitosterinat). Aktiviteti kryesor i vitaminave D
qëndron në rritjen e absorbimit të kalciumit dhe fosforit prej zorrëve. Për resorbimin e
vitaminave D dhe provitaminave të tyre është e domosdoshme prania e acideve biliare. Vitamina
D ka poashtu ndikim direkt në procesin e kalcifikimit. Ndikojnë edhe në transportimin e
fosfateve, përmes veshkëve. Në eshtra dhe në dhëmbë e siguron mineralizimin e rregullt.
Vitaminat E (tokoferole)
Vitaminat e këtij grupi quhen tokoferole ose vitamina të antisterilitetit. Këto vitamina bëjnë pjesë
në grupin e vitaminave liposolubile. Emrin tokoferol e kanë dhënë Evans dhe Emerson në vitin
1936. Këta hulumtues të parët e fituan këtë vitaminë në gjendje kristalore prej vajit të grurit.
Njihen me emrin tokoferole, që vjen nga fjala greke tokos = lindje dhe fero = bartje, barrë.
Mungesa e tokoferoleve në ushqimin e njeriut dhe të kafshve shkakton një sërë çrregullimesh,
midis të cilave dukuria e sterilitetit manifestohet në mënyrë drastike.
Sasia më e madhe e tokoferoleve gjendet në fara të drithërave – të grurit, të tërshërës, të misrit, të
orizit, në vaj të sojës, të palmës, të lulediellt, të kikirikut, të arrës. Më pak ka në mish, në
qumësht, në vezë, në bizele, në fasule.
Në organizmin e kafshëve dhe të bimëve janë gjetur deri tani 7 tokoferole të cilat emërtohen me
shkronja greke si α-, β-, γ-, δ-, tokoferole etj.
Tokoferolet janë me ngjyrë të verdhë të ndritshme, me konsistencë si vaji. Treten në yndyrna dhe
në të gjithë tretësit e yndyrnave. Treten më vështirë në etanol dhe në aceton. Tokoferolet nuk
treten në ujë.
Avitaminoza E nuk është e njohur sa duhet. Është e verejtur se mungesa e kësaj vitamine te
kafshët (meshkuj) shkakton ndërprerjen e krijimit të spermatozoideve dhe sterilitetin. Te femrat
është e vërejtur ngadalësimi i zhvillimit të uterusit, të placentës dhe të frytit e kjo në fund
shkakton edhe vdekjen e fetusit dhe abortimin.
Mendohet se vitamina E merr pjesë në proceset e fosforilimi toksidues dhe në konservimin e
energjisë, e cila lirohet gjatë oksidimit të sheqernave dhe të lipideve në formë të komponimeve
fosfatike të pasura me energji.
Është vërejtur, po ashtu se në mungesë të vitaminës E shkaktohet hemoliza e eritrociteve
(sidomos te foshnjat).

Grupi i vitaminave K
Sot njihen disa lloje të vitaminave K. Të gjitha vitaminat K janë të ndërtuara prej unazës së
naftokinonit dhe vargut anësor izoprenik. Këtë vitaminë e sintetizon mikroflora e traktit
digjestiv. Escheria coli është sintetizues i rëndësishëm e kësaj vitamine në zorrën e trashë.
Vitamina K tretet në yndyrna dhe në tretës të yndyrnave. Te kafshët vitaminë K ka më tepër në
mëlçi, kurse te bimët e gjelbra më shumë ka në spanaq, në lakër, në lulelakër, në bizele, në
jonxhë. Mjaft vitaminë K ka edhe n[ domate, në djathë, në vezë.
Avitaminoza K manifestohet me hemoragjitë (gjakderdhjet) qoftë pas ndonjë lëndimi ose
spontanisht nga organet e brendshme për shkak të zvoglimit të përqëndrimit të faktorëve të
koagulimit të gjakut (8, 10 dhe protrombinës). Kjo tregon se në mungesë të vitaminës K nuk
kryhet sinteza e protrombinës dhe shkaktohet hipotrombonemia, në këtë rast zgjatet procesi i
koagullimit të gjakut. Pasi në praninë e vitaminës K pengohet gjakderdhja, atëherë kjo vitaminë
quhet edhe antihemoragjike. Gjakderdhja e cila nuk mund të kontrollohet është simptomë e
mungesës së vitaminës K.
Vitamina K resorbohet vetëm në praninë e acideve biliare. Pas resorbimit arrin në mëlçi, ku merr
pjesë në strukturën e enzimeve (si koenzim p.sh. trombokinazës) të cilat në mëlçi marrin pjesë në
sintezën e disa faktorëve të koagullimit të gjakut (8, 10,dhe protrombinës).

Vitaminat hidrosolubile
Grupi i vitaminave B
Këtu bëjnë pjesë komponime me strukturë të ndryshme kimike. Janë substanca polare, të cilat
treten mirë në ujë dhe për shkak të kësaj veti nuk akumulohen në organizëm. Shumica e
vitaminave hidrosolubile hyjnë në ndërtim të koenzimeve.
Vitaminat më të rëndësishme të ketij grupi që duhet të merren përmes ushqimit janë:
1) TIAMINA ( vitamina B1, substanca antiberiberi, vitamina e antineuritit, aneurina).
2) RIBOVLAVINA (vitamina B2, laktovlavina)
3) NIACINA (faktori P-P i Goldbergerit) Acidi Nikotinik.
4) PIRIDIKSINA (vitamina B6)
5) ACIDI PANTOTENIK (vitamina B3).
6) ACIDI LIPOIK ( protogeni, faktori i transportit te acetatit).
7) BIOTINA (vitamina H, faktori kundër veprimit të dëmshëm të të bardhës së vesë).
8) GRUPI I ACIDIT FOLIK
9) INOZITOLI
10) ACIDI p-AMINOBENZOIK.
11) VITAMINA B12 (cianokobalamina, kobamidi, faktori i anemisë antipernicioze)
12) VITAMINA C (acidi askorbinik).

Tiamina (Vitamina B1)


Tiamina është mjaft e përhapur në natyrë. Gjendet në krundet e drithërave (të orizit, të
grurit), në tharme dhe në disa mikroorganizma të tjerë. Është gjetur edhe në pemë, kokrra të
fasules e të sojës, në arra, në lajthi etj. Ka edhe në lëngje dhe në inde të organeve të
brendshme te kafshët (mëlçia, zemra, muskujt, truri). Në perime më tepër ka në lakër, në
panxhar të kuq, në karotë, në spanaq.
Tiamina në formë të koenzimit tiamin-pirofosfatit (TPP) merr pjesë në shumë reaksione të
rëndësishme të metabolizmit. Mandej, merr pjesë në reaksionet e transformimit të sheqernave
në lipide dhe është i domosdoshëm për funksionin normal të ciklit të Krebs-it.
Mungesa e vitaminës B1 te njeriu dhe te kafshët shkakton sëmundjen karakteristike beri-beri,
e cila i ka disa forma. Forma nervore është më e shpeshtë. Kjo shfaqet në formë të
polineuritit- ndezjes së nervave periferike, e shoqëruar me atrofim të muskujve dhe me
paralizë. Te avitaminoza B1 rritet shpejt përqëndrimi i acidit piruvik, oksalacetik dhe α- keto-
glutarik në urinë dhe në gjak. Rritja e këtyre acideve bëhet për shkak të zvoglimit ose
humbjes së aktivitetit katalitik të enzimit dekarboksilaza i cili si koenzim e ka ko-
karboksilazën d.m.th TPP.

Ribovlavina (VitaminaB2)
Sinteza e ribovlavinës bëhet në bimët e gjelbra, kafshët nuk e sintetizojnë. Ribovlavina është
mjaft e përhapur në natyrë. Nga aspekti praktik, burim më i rëndësishëm i kësaj vitamine në
ushqimin e njeirut janë qumështi dhe perimet-lakra, spanaqi, domatet. Të pasura me këtë
vitaminë janë edhe majatë, mëlçia, zemra, veshkat, muskujt. Gjendet edhe në drithëra, në
perime dhe në pemë. Tretet në ujë dhe në alkool, është termostabile, kështu që yierjet e
zakonshme nuk ndikojnë në përmbajtjen e ribovlavinësnë ushqim.
Përmes deidrogjenazave flavine, riboflavina merr pjesë në bartjen e hidrogjeneve, pra të
elektroneve në reaksionet e oksidoreduktimit.
Mungesa e vitaminës B2 te shumica e kafshëve shtëpiake shkakton anemi, ndërprerje ose
ngadalësim të rritjes, çrregullime nervore, ndryshime në lëkurë, rënie në peshë, ulje të
temperaturës. Mungesa e kësaj vitamine të njeriu shkakton sëmundjen riboflavinoza.
Simptomet e kësaj sëmundje janë ndjeshmëria e madhe ndaj dritës së fortë (fotofobia, “terri i
borës”), pezmatimet e regjionit të gojës (stomatitis angularis), ndryshime në gjuhë (glosotis).

Acidi pantotenik (Vitamina B3)


Acidi pantotenik përpara ka qenë i njohur si vitaminë B3. Është faktor i rëndësishëm i rritjes.
Kjo vitaminë e ka marr emrin acid pantotenik në bazë të asaj se është shumë i përhapur në
botën e gjallë(greqisht pantothen = çdokund i pranishëm). Gjendet në qeliza të bimëve, të
kafshëve dhe të mikroorganizmave. Vitaminë B3 ka më tepër në mëlçi, në tharm, në krundetë
drithrave, në kikirik, në mish, në qumësht dhe në perime (spanaq, lakër, patate).
Ky acid sintetizohet në bimë dhe në mikroorganizma dhe është faktor i rritjes për shumë
mikroorganizma, tharmin dhe për organizma shumëqelizorë. Si njësi e rëndësishme
strukturore e koenzimit A merr pjesë në zhvillimin e disa reaksioneve fundamentale të
metabolizmit të sheqerneve, të lipideve dhe të proteinave.
Avitaminoza B3 paraqitet shumë rralle te njerëzit, madje në rastet kur përdoret ushqimi tepër
i dobët. Mungesa e kësaj vitamine të kafshët eksperimentale shkakton paraqitjen e dermatitit,
shkatrrimin e palcës kurrizore, çrregullimin e funkisoneve të organeve të brendshme,
ndryshime atrofike të gjëndrrës mbiveshkore, anemi, çrregullime nervore, rritje të dobët të
organizmit.
Grupi i vitaminave B6 (piridoksina)
Në grupin e vitaminave B6 bëjnë pjesë trei komponime: piridoksoli (piridoksina), piridiksali
dhe piridoksamina. Të gjitha janë derivate të piridinës. Piridoksali dhe piridoksamina janë
biokatalizatorë tipikë, sepse si koenzime hyjnë në përbërje të enzimeve transaminaza
(aminotransferaza) dhe dekarboksilaza ku marrin pjesë në proceset e sintezës dhe të
trensformimit të aminoacideve (transaminimit dhe dekarboksilimit). Piridoksoli mund të
konsderohet si provitaminë, e cila në qelizë kalon në piridoksal dhe piridoksaminë.
Vitaminat e këtij grupi janë izoluar në formë kristalore prej orizit, tharmit, mëlçisë, shalqirit
etj. Ky grup i vitaminave është mjaft i përhapur në botën bimore, shtazore dhe në
mikroorganizma. Piridoksinë ka mjaft sidomos në tharme, në krunde të orizit, në speca të
freskët, në karotë, në lakër, në patate etj. Te kafshët janë të pasura organet e mbrendshme:
zemra, mëlçia, veshkat dhe muskujt (mishi). Këto i sintetizon mikroflora e traktit digjstiv.
Vitamina B6 thithet në zorrën e hollë.
Funksioni themelor dhe më i rëndësishëm i vitaminave të këtij grupi shihet në atë se këto
marrin pjesë si koenzime të shumë enzimeve në metabolizmina e aminoacideve. Kështu,
vitamina B6 në formë të piridoksalfosfatit merr pjesë në proceset e dezaminimit dhe të
transaminimit dhe në dekarboksilimin e aminoacideve.
Në mungesë të vitaminës B6 tek kafshët paraqiten sulmet epileptike.
Avitaminoza B6 paraqitet kryesisht te kafshët ekpserimentale. Simptomat kryesore janë:
ndryshimet në lëkurë (dermatit), anemia, çrregullimet nervore. Te njerëzit paraqitet shumë
rrallë. Mnud të paraqitet te foshnjat dhe te fëmijët që ushqehen me qumësht të konservuar me
këto simptoma: dermatit, çrregullime nervore me konvulsione, me sulme epileptike, ndërsa te
të rriturit janë dermatitis, çrregullimet nervore etj.

Acidi nikotinik dhe amidi i acidit nikotinik – nikotinamidi


(Faktori preventiv i pelagrës)

Nikotinamidi (vitamina PP) është vitaminë antipelagrike, edhe pse edhe acidi nikotinik ka
veprim vitaminik. Nikotinamidi Është njësi strukturore e koenzimeve (NAD-it dhe NADP-
së) të dehidrogjenazave primare të cilat i katalizojnë proceset e oksidoreduktimit, proceset e
oksidimit fosforilues, proceset e fermentimit, të glikolizës, të ciklit pentozik, pastaj
reaksionet e oksidimittë lipideve, të aminoacideve, reaksionet e fotosintezës etj.
Mungesa e vitaminës PP është faktor më i rëndësishëm për shfaqjen e sëmundjes pelagra.
Pelagra shfaqet edhe kur popullata e përdor kryesisht si ushqim bukën prej misri e në të
njejtën kohë nuk përdoren sasi të mjaftueshme të preteinave animale, të cilat kanë në vete
mjaft triptofan i cili shërben për sintazën e nikotinamidit. Pasi proteinat e misrit nuk
përmbajnë sasi të mjaftueshme të triptofanit, atëherë në këtë rast shfaqet pelagra, e cila mund
të shërohet me shtimin e acidit nikotinik. Vitaminë PP më shumë ka në tharm, në drithëra, në
kikirik, në patate dhe në perime te tjera. Ka mjaft edhe në organe të brendshme të kafshëve
shtëpiake si në mëlçi, në veshka, në zemër. Disa bektere te njeriu dhe te kafshët mund ta
sintetizojnë acidin nikotinik.
Korinoidet (Vitamina B12, kobalaminat)
Ky grup i vitaminave kanë strukurë mjaft të komplikuar, janë të njohura si faktorë aktivë
kundër anemisë pernicioze dhe marrin pjesë në rregullimin e krijimit të gjakut. Janë faktorë
të domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e mikroorganizmave, ku mikroorganizmat janë
burim i vetëm i këtyre vitaminave. Sipas nomenklaturës së re ky grup i vitaminave është i
njohur me emrin KORINOIDE, për arsye se njësia themelore e skeletit tl tyre është korina.
Vitamina B12 është derivat i korinës. Bërthama e korinës për nga struktura është e ngjashme
me bërthamën e porfirinave, sepse edhe kjo është e ndërtuar prej 4 unazave të pirolit.
Sasi më të madhe të vitaminave B 12 ka në baktere, në protozoa, në peshq, në shpezë dhe në
disa sisorë. Te njeriu këtë vitaminaë e sintetizojnë bakteret në zorrën e trashë. Ndryshe nga
vitaminat e tjera, në bimë nuk ka vitaminë B 12. Tek kafshët më së shumti ka në mëlçi, në
veshka, në mish dhe në qumësht.
Mungesa e kobalaminës në organizëm të njeriut dhe të kafshëve e shkakton aneminë
pernicioze. Në këtë rast zvogëlohet numri i eritrociteve, e te format e rënda paraqiten edhe
çrregullime nervore. Në anën tjetër rritet edhe numri i leukociteve dhe i trombociteve në
palcën eshtrore.
Vitamina B12 ka rol të rëndësishëm në pjekurinë e rruazave të kuqe të gjakut. Te njeriu shumë
rrallë mund të paraqitet mungesa e vitaminës B12, te shumica e rasteve kjo mungesë paraqitet
për shka të absorbimit të dobët në zorrë.

Biotina (Vitamina H)
Biotina është mjaft e përhapur në natyrë. Gjendet në të kuqe të vesë, në tharm, në organe të
brendshme – sidomos në mëlçi, ndoshet edhe në fasule, në lulelakër, në kërpudha, në
kikirikë, në çokollatë etj. Si duket burim kryesor i biotinës për kafshët dhe për njeriun janë
mëlçia, tharmi dhe mikroflora e zorrëve.
Biotin-avitaminoza nuk paraqitet spontanisht te njerëzit. Nëse kjo vitaminë mungon tek
kafshët ekperimentale, atëherë paraqiten këto ndryshime: dermatiti, pengesa në rritje, anemia,
çrregullime nervore dhe degjenerimi yndyror i mëlçisë.
Është vërtetuar po ashtu se biotina ka ndikim në disa sisteme enzimatike. Këtu bëjnë pjesë
dehidrogjenaza dhe dekarboksilaza e acidit sukcinik dhe dezaminaza e aminoacideve: e acidit
asparaginik, e serinës dhe e treoninës.
Acidi askorbinik (Vitamina C)

Vitamina C ose acidi askorbinik është njëri nga vitaminat e tretshme në ujë. Ka strukturë të
ngjashme me monosaharide. Vitamina C është izoluar për herë të parë nga lëngu i limonit në
vitin 1932. Sëmundja e njeriut, skorbuti, e cila u paraqit për shkak të mungesës së vitaminës
C, ka qenë e njohur disa shekuj më parë, madje si sëmundje tipike e marinarëve. Më vonë
nga ana e shumë hulumtuesve u izolua vitamina C në materialin bimor dhe shtazor dhe u
zbulua struktura dhe vetitë kimike. Kjo vitaminë (krahas vitaminave të grupit B) është më e
përhapur në botën bimore dhe shtazore. Acidin askorbinik e sintetizojnë jo vetëm indet
bimore, ku është shumë e përhapur, por edhe disa lloje të shtazëve, kështu sisorët mund ta
sintetizojnë vitaminën C. Burim më i rëndësishëm i vitaminës C për njeriun janë bimët.
Gjendet më së shumti në gjethe të bimëve, me acid askorbinik janë shumë të pasura frytet e
kaçës (Rosa canina). Mandej, vitaminë C ka mjaft speci i kuq, limoni, portokalli, pjepri,
domatet, lakra, majdanozi, turshitë po ashtu kanë mjaft vitaminë C. Vitamina C zbërthehet
lehtë gjatë zierjes së produkteve ushqimore, sepse oksidohet lehtë.
Në organizëm shtazor më së shumti vitaminë C ka në gjëndrra me sekrecion të brendshëm
(gjëndrrat mbiveshkore, hipofizë, trupi i verdhë). Brenda qelizës më tepër është e lokalizuar
në mitokondrie dhe në aparat të Golxhit.
Vitamina C ka rol të shumfishtë në organizëm. Acidi askorbinik mund të marrë pjesë si
transportues i hidrogjeneve dhe i elektroneve në proceset oksidoreduktuese të qelizave
bimore dhe shtazore. Pastaj mendohet se vitamina C merr pjesë në sintezën e hormoneve
steroide, e ndihmon aktivitetin e fosfatazave, merr pjesë në reduktimin e acidit folik në acid
folinik dhe në oksidimin e tirozinës. Merr pjesë në aktivizimin e enzimeve, siç janë: papaina,
katepsinet, alfa amilaza e mëlçisë dhe e pankreasit, esteraza e mëlçisë etj.
Kjo vitaminë përdoret në mjekësi kundër skorbutit, ka veprim pozitiv te sëmundjet dhe
infektimet e ndryshme. Nëse mungon vitamina C në organizëm atëherë çrregullohet
metabolizmi i karbohidrateve dhe proteinave, paraqiten gjakderdhje në mishin e dhëmbëve,
eshtrat në përgjithësi zhvillohen dobët, paraqiten gjakrrjedhjet në lëkurë. Vitamina C e rrit
aftësinë mbrijtëse të organizmit kundër infektimeve, është e domosdoshme për krijimin dhe
pjekurinë e eritrociteve, për funksion normal të osteoblasteve dhe të odontoblasteve, e
shpejton koagullimin e gjakut.
3.

You might also like