Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Fusha: Matematikë Lënda:Matematikë Shkalla IV Klasa IX

Tematika: Numri. Situata e tënxënit:.


Tema mësimore: Tregoni disa bashkësi numerike që njihni dhe
 Kuptimi i bashkësisë. Mënyrat e dhënies tregoni cilësi karakteristike për to.
së bashkësisë.
 Bashkësia dhe ndryshori. Nënbashkësia.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalët kyçe: grumbull,
mësimore: bashkësi, element, i
Nxënësi: përket, emertim,
 Tregon ç’është bashkësia dhe elementët e saj. përshkrim, bashkësi e
 Jep bashkësinë në disa mënyra. fundme, pafundme,
 Dallon bashkësitë e njëvlerëshme nga ato të barabarta. boshe, nënbashkësi,
 Ndërton nënbashkësi të një bashkësie të dhënë. diagrame e Venit.
Burimet: Teksti, matematika 9 dhe Lidhja me fushat e tjera ose me temat
fletore pune, informacion shtesë mbi ndërkurrikulare. Gjuha dhe komunikimi,
diagramet e Vennit. Shkencat e Natyrës.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve.
Metodologjia: zbatim, formulim, vlerësim.
Veprimtaria e të nxënit: Punë individuale, diskutim.

Organizimi i ores së mësimit.

a.Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve(Parashikimi i të nxënit)


Para se të fillojë kjo orë mësimi, e cila është edhe ora e parë për këtë vit shkollor mësuesja
diskuton me nxënësit në vija të përgjithshme rreth njohurive që do të marrin në secilën nga
tematikat e këtij viti shkollor.
Më pas mësuesja diskuton situatën e të nxënit të dhënë në fillim diskuton me nxënësit
karakteristikat e bashkësive numerike që njihen tashmë. Më pas ajo u kërkon atyre të japin
shembuj për grumbull objektesh ose sendesh. P.sh: Mësuesi i orienton: grup mjetesh
mësimore, tufë delesh, koleksion pullash, grup i nxënësve që mësojnë frengjisht.

b. Ndërtimi i njohurive të reja.( vëzhgo-analizo- diskuto)

Ora I:
Mësuesja diskuton me nxënësit në lidhje me materialin hyrës në fillim të këtij kreu. Ajo sjell
informacion shtesë lidhur me diagramet e Vennit, i cili pasuron materialin që nxënësit mund të
kenë në lidhje me të. Nëpërmjet shëmbujsh të parashtruar në situatën e të nxënit, futet koncepti
i bashkësisë si një kuptim themelor. Mësuesja këmbëngul që nxënësit të dallojnë elementët e
bashkësisë, të përdorin njohuritë e simbolikën për bashkësinë dhe elementët e saj:{}, ɸ, ϵ etj.
Më pas njeh nxënësit me mënyrat e dhënies së bashkesisë.
Punon shembullin 1 të zgjidhur.Nxënësit punojnë ushtrimet 1, 3ac, 4b.
Diskuton zgjjidhjet e tyre në orën e parë ose të dytë të mësimit.
Ora II:
Mësuesja fillon me diskutimin e ushtrimeve të mësipërme si dhe me ushtrime nga fletorja e
punës që nxënësit mund t’i kenë punuar orën e parë. Si fillim mësuesja kërkon nga nxënësit të
shkruajnë elementet e bashkësisë A = {x/ x<20}. Pasi nxënësit kanë shkruar elementet ajo pyet
dhe prêt që ata të pyesin nëse mund t’i shkruajnë të gjithë elëmntet? Më pas shtrohet pyetja?
Po nëse kërkojmë vetëm numrat natyrorë që plotësojnë këtë kusht, a mund t’i shkruani të gjithë
elementet? Jepet mënyra e saktë dhe e plotë e të shkruarit të një bashkësie me përshkrim duke
përdorur ndryshoren, mjedisin dhe cilësinë karakteristike. Më anë të shembujve 1 dhe 2
mësuesja thekson rolin që luan vendosja e këtyre elementeve në bashkësitë e dhëna me
përshkrim.
Më pas transmeton konceptet përbashkësitë e njëvlershme të barabarta dhe nënbashkësinë.
Trajtohet me kujdes numri i nënbashkësive të një bashkësia ë dhënë duke marrë si fillim një
bashkësi me 3 elemente dhe duke gjetur numrin e nënbashkësive që formohen prej saj.
Kujdes me bashkësinë boshe dhe vetë bashkësinë të cilat janë nënbashkësi të bashkësisë së
dhënë.
Për konsolidimin e koncepteve diskuton në klasë ushtrimet 1(a, d, f); ushtrimi 2(b); ushtrimi 5
faqe 6.
c.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.(punë në grupe, në dyshe, praktikë
e pavarur.)
Nxënësit demostrojnë zgjidhjet në tabelë. Për të parë se si zbatojnë njohuritë e marra në këtë
orë mësimore nxënësit punojnë individualisht 3 ushtrimet e para në fl. e punës, i diskutojnë ato
në dyshe dhe më pas në klasë.
Nëse koha prmeton mësuesi trajton edhe njërën nga pikat e ushtrimit 7, duke iu dhënë një
udhëzim edhe nxënësve të mirë të cilët do e marrin këtë ushtrim për punë të pavarur.
Vlerësimi: Gjatë gjithë kohës mësuesi ndjek punën e pavarur në klasë dhe vlerëson nxënësit
për saktësinë dhe arsyetimin në lidhje me dy temat e trajtuara në këto orë mësimi.
Vlerësohet se si i shkruan në dy format e tjera bashkësitë kur janë dhënë në një formë, si gjen
nënbashkësitë e një bashkësie të dhënë si dhe dallimin midis bashkësive të njëvlerëshmë dhe
të barabarta.
Detyrat e dhëna për shtëpi dhe për për punë të pavarur: Ushtrimet përkatëse në fletoren e
punës të cilat nëse ka patur kohë, mësuesi mund ti trajtojë një pjesë në klase, si dhe ushtrimet
2, 4(a, c, d) fq. 3; ushtrimet 2(a, c, d), ushtrimet 4, 6 fq6.
Për nxënësit e nivelit të lartë 7, 8 faqe 6.

You might also like