Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Detyrë përmbledhëse

Tema:Si të bëhesh një sipërmarrës i suksesshëm?


Punoi:Meglisa Hamati
Lënda:Ekonomi
Klasa:XII-C
Viti shkollor 2021-2022
Periudha e dytë mësimore(janar-mars)
1. Duhet të prodhosh ide madhështore
Duhet të kërkosh nëse ideja për biznesin
tënd është e realizueshme. Pasi të kesh
mbledhur të gjithë informacionin e
nevojshëm, tani mund të vendosësh nëse
do e ndjekësh këtë ide apo do e ruash për
të ardhmen. E zëmë se ti vendos ta
ndjekësh këtë ide. Pika tjetër ku duhet të
fokusohesh është krijimi i kapitalit që të
nevojitet.Projektet e ndërmarra nga
sipërmarrësit bëhen në një mënyrë shumë
të kujdesshme. Kërkimi në rradhë të parë
është një aspekt shumë i rëndësishëm për
të përcaktuar nëse një biznes është i mundshëm apo jo.Nëse dëshiron të bëhesh një sipërmarrës i
suksesshëm, duhet të punosh me disa koncepte siç është për shembull RIO ose kthimi nga
investimet, kapital i përzier, shkalla e ekonomisë, shpejtësia e ktimit të biznesit dhe shumë të
tjera.Nuk mund të punosh në rrugën e suksesit nëse nuk i njeh këto koncepte. Kështu që të duhet
të studiosh e të mësosh. Nëse mund të studiosh në një kurs biznesi, bëje. Edukimi i duhur në
fushën përkatëse të ndihmon shumë për të patur sukses në botën e biznesit.Sipas shumë
sipërmarrësve ekspertë, dijet nuk mjaftojnë. Si sipërmarrës ti duhet të kesh sjelljen dhe cilësitë e
nevojshme. Cilat janë këto sjellje dhe cilësi? Së pari, duhet të jesh punëtor. Duhet të kesh dëshirë
të punosh shumë orë në ditë dhe gjatë natës sidomos nëse je fillestar.Pothuajse 8% e kohës tënde
do të shkojë për të nxitur klientët dhe ndjekësit në rastin e një biznesi online, ti duhet të tërheqësh
shumë trafik në site-n tënd ose përndryshe biznesi yt do të dështoj.

2. Merr përsipër rrezikun


Shumica e sipërmarrësve nuk kanë
frikë të guxojnë. Kjo nuk do të thotë se
sipërmarrësit i futen biznesit me sy
mbyllur duke shpresuar për sukses.
Sipërmarrësit janë të gatshëm të
marrin rrisqe sidomos pas një
vëzhgimi ku shikojnë se kanë shanse
të mëdha për sukses.Shumë pak
individë guxojnë të marrin rrisqe sepse
ata kanë frikë nga dështimi. Por siç
dihet, një sipërmarrës mëson shumë nga dështimet e së kaluarës. Është e gjitha pjesë e jetës
prandaj ti nuk duhet të friksohesh.3. Tregohu miqësor dhe i sinqertë me klientëtNëse mund të
krijosh dashamirësi dhe të fitosh besimin e klientëve apo ndjekësve, biznesi juaj me siguri do të
korr sukses.Nëqoftëse i zotëron këto karakteristika, atëherë je rrugës për t’u bërë një sipërmarrës i
suksesshëm.Mund të zgjedhësh mes biznesit online apo mund ta fillosh duke vendosur biznesin
tënd në një zonë lokale. Nëse zgjedh këtë të fundit, të duhet të studiosh bizneset e zonës dhe
sigurohu që biznesi jot është i nevojshëm.Nëse pas disa kohësh e shikon se ka ardhur koha për ta
zgjeruar këtë biznes, atëherë bëje dhe do të kesh akoma dhe më shumë përfitime. Opsioni i parë
është më i zgjedhuri në këto kohë sepse ka më shumë mundësi përsipërmarrësit online. Bëj
zgjedhjen tënde.

10 cilësitë që i duhen një sipërmarrësi për tu bërë i suksesshëm


Njerëzit e suksesshëm të biznesit kanë shumë tipare të përbashkëta me njëri tjetrin. Ata janë të bindur dhe
optimistë. Janë të disiplinuar dhe të fokusuar në qëllimet e tyre, janë gjithashtu të hapura për çdo ide. Më
poshtë keni 10 tiparet e një sipërmarrësi të suksesshëm.
Disiplina
Këta individë janë të fokusuar në punën e tyre dhe janë të pirur të eliminojnë çdo pengesë. Ata kanë
strategji gjithëpërfshirëse dhe ndjekin taktikat për t'i përmbushur ato. Sipërmarrësit e suksesshëm janë të
disiplinuar sa duhet për të ndërmarrë hapa çdo ditë drejt arritjes së objektivave të tyre.
Besimi
Sipërmarrësi nuk bën pyetje nëse mund të kenë sukses ose nëse janë të denjë për sukses. Ata janë të sigurt
se do t'i bëjnë bizneset e tyre të kenë sukses. Ata kanë besim në vetvete dhe në gjithçka që bëjnë.
Mendje hapur
Sipërmarrësit e kuptojnë se çdo ngjarje dhe situatë është një mundësi biznesi. Idetë vazhdimisht krijohen
në lidhje me rrjedhat e punës dhe efikasitetin. Ata kanë aftësinë të shohin çdo gjë rreth tyre dhe ta
përqendrojnë atë drejt qëllimeve të tyre.
Vetëveprues
Sipërmarrësit e dinë se nëse diçka duhet bërë dhe kur duhet bërë, kështu që janë të gatshëm ta nisin ta
bëjnë vetë. Gjithashtu vendosin parametrat dhe sigurohen që projektet të jenë të sigurta. Ata janë vetë
proaktivë, nuk presin që dikush t'ju japë leje.
Konkurrues
Shumë kompani janë formuar sepse një sipërmarrës e di se ato mund të bëjnë një punë më mirë se një
tjetër. Një sipërmarrës do të nxjerrë në pah rekordin e suksesit të kompanisë së tij.
Kreativiteti
Një aspekt i krijimtarisë do të thotë të jesh në gjendje të krijosh lidhje midis ngjarjeve ose situatave të
cilat në dukje duket sikur nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Sipërmarrësit do të ripërpunojnë produktet për
t'i shitur ato në industri të reja.
Përcaktimi
Sipërmarrësit nuk mërziten nga humbjet e tyre. Ata e shohin humbjen si një mundësi për sukses. Ata janë
të vendosur për të bërë të gjitha përpjekjet e tyre që të kenë sukses, kështu që do të përpiqen të arrijnë atë
që kanë qëllim. Sipërmarrësit e suksesshëm nuk besojnë se diçka nuk mund të bëhet.
Aftësitë e njerëzve të fortë Sipërmarrësi ka aftësi të forta komunikimi, ka aftësi për të shitur produktin
dhe për të motivuar punonjësit. Sipërmarrësit më të suksesshëm dinë të motivojnë punonjësit e tyre në
mënyrë që biznesi të ketë sukses. Ata janë shumë të pritur për të nxjerr në pah më të mirën në çdo lloj
situate.
Etikë e fortë e punës
Sipërmarrësi i suksesshëm shpesh do të jetë personi i parë që do të mbërrijë në zyrë dhe i fundit që do të
largohet. Mendja e tyre është vazhdimisht në punën e tyre, pavarësisht nëse janë ose jo në vendin e punës.
Pasioni
Pasioni është tipari më i rëndësishëm i sipërmarrësit të suksesshëm. Ata vërtet e duan punën e tyre. Janë
të gatshëm të punojnë me orë shtesë për ta bërë biznesin të ketë sukses, sepse gëzimi që iu jep një punë e
mirë, shkon përtej parave. Sipërmarrësi i suksesshëm gjithmonë do të jetë duke lexuar dhe hulumtuar
mënyra për ta bërë biznesin më të mirë. Sipërmarrësit e suksesshëm nuk i gëzohen vetëm një arritje, ata
vazhdimisht kërkojnë shumë më shumë.
Lind apo bëhesh sipërmarrës?
Sipërmarrës i lindur – Gjeni atë gjë
që është e përshtatshme për ju
Çdo sipërmarrës i suksesshëm është
një sipërmarrës i lindur. Megjithatë,
lajmi i mirë është se nuk ka vetëm
një tip sipërmarrësi.
Të jesh një sipërmarrës i lindur nuk
do të thotë të lindësh në një mënyrë
të veçantë, por bëhet fjalë që të gjesh
diçka që është e përshtatshme me
natyrën tuaj.
Ekzistojnë sipërmarrës në sektorë të
ndryshëm si në financë, argëtim,
media, softëare, sport, inxhinieri, në
kujdesin për të moshuarit apo fëmijët; ju do të shihni personalitete të ndryshme të cilët kanë bejxhin e
“sipërmarrësit”.
Sipërmarrësit e suksesshëm mund të jenë tipa introvertë, të marrin përsipër rreziqe, socialë, të ndrojtur,
konservatorë, liberalë, optimistë ose skeptikë në perspektivën e tyre. Çështja është të përshtateni mirë me
personalitetin dhe sipërmarrjen që ndiqni. Ajo që është e përshtatshme për dikë tjetër, mund të jetë një
katastrofë për ju nëse natyra juaj nuk përshtatet me atë lloj biznesi. Ekzistojnë vetëm disa përjashtime që
janë të zakonshme për pjesën më të madhe të sipërmarrësve që ia dalin mbanë…
Së pari është guximi; sipërmarrja ka të bëjë me
një hap drejt së panjohurës. Disa sipërmarrës
ndihen të guximshëm pas një analize të
kujdesshme, disa pas një ngjarje që i bën njerëzit
të flasin. Megjithatë për të qenë i guximshëm,
çdo sipërmarrës duhet të dalë herë pas here nga
zona e tij e komfortit.
Së dyti, sipërmarrësit e duan shumë atë çka
bëjnë, përtej fitimit të parave. Paratë janë një
mënyrë e mirë për të arritur objektivin, por nëse
do të bëhet fjalë vetëm për para, loja e
sipërmarrjes do të gjejë një mënyrë për t’ju
eliminuar. Shumë sipërmarrës fitojnë shumë para
pas dhjetë vitesh përpjekjeje, por nëse paratë janë motivuesi i vetëm, një dekadë është një kohë
tmerrësisht e gjatë për të pritur suksesin tuaj.
Karakteristika e tretë unike e sipërmarrësve të suksesshëm është kokëfortësia. Kjo kërkon aftësinë të
përqendroheni në gjëra që do të kishin ndikim në një periudhë të gjatë. Sipërmarrësit e suksesshëm kanë
një shqisë të gjashtë për problemin më të rëndësishëm që duhet të zgjidhin dhe mund të qëndrojnë me to
për një kohë të gjatë, ndonjëherë edhe dekada.
Të bëhesh sipërmarrës – Zhvillimi i aftësive bazë të një sipërmarrësi
Pasi të gjeni llojin e biznesit që përshtatet më shumë me natyrën tuaj, ju duhet të zhvilloni aftësinë kyçe –
të ndikoni te të tjerët.
Për çfarëdo që të bëhet fjalë – të blini një produkt, të investoni në vizionin tuaj, ju duhet të ndikoni te
mënyra e të menduarit dhe të vepruarit të të tjerëve.
Të drejtosh një biznes është një punë komplekse që përfshin financën, shitjet, komunikimin, pronësinë
intelektuale, krijimin e produkteve, kulturën e kompanisë, marketingun, zhvillimin e teknologjisë etj., etj.
Sipërmarrësit kanë sukses vetëm nëse rrethohen nga njerëz të aftë të cilët u japin burimet që u nevojiten.
Aftësia kryesore e një sipërmarrësi është ndikimi – t’i bësh njerëzit të përdorin kohën e tyre, kreativitetin,
ekspertizën apo burimet në një mënyrë të cilën nuk e kishin menduar më parë. Fatmirësisht kjo është një
aftësi që mësohet, ju mund dhe duhet ta zhvilloni.
Le t’i kthehemi edhe një herë pyetjes, lind apo bëhesh sipërmarrës? Sipërmarrësit duhet të gjejnë diçka
për të cilën ata ndiejnë se janë lindur të më pas të zhvillojë aftësitë në mënyrë që njerëzit të përqafojnë
vizionin e tij.

You might also like