Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 22

Periudha 2 PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 1

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda:Aftesim teknologjik praktik Shkalla:II Klasa: V

Tematika: Gatimi dhe ruajtja e ushqimeve Situata e të nxënit:

Tema: Veprimtari praktike: "Përgatitja e një sallate me fruta" Si mund të përgatitim një recetë me sallatë
frutash?

Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :

Prezanton raste konkrete të gatimit të perimeve, frutave me mënyra të Recetë gatimi, asortimente, larje, përpunim,
ndryshme për një ushqyerje të shëndetshme. ushqyerje e shëndetshme

Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare:

tabela,foto te ndryshme me mjete gatimi,flete A4,ngjyra etj Gjuhe dhe komunikimi / Shoqeria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve: Bisede e lire/Veprimtari e drejtuar/ Krijim i lire

Hapi I: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Bisede e lire

Rikujtohen njohurite e marra per recetat e ndryshme të gatimit me prejardhje bimore dhe shtatëzore.

Tregohet rëndësia e konsumimit të të gjitha ushqimeve, por duke ndjekur radhën që kanë ushqimet sipas piramidës
ushqimore.

Kërkoj nga nxënësit që të tregojnë rëndësinë e frutave si një ndër ushqimet e pasura me vitamina.

Hapi II: Dhënia e njohurive të reja Veprimtari e drejtuar


Njoh nxenesit me temen e kesaj ore mesimore dhe kërkoj që nxënësit të përshkruajnë një nga sallatat e përgatitura në
familjen e tyre. Nxënësit lihen të pavarur që të përshkruajnë sipas mënyrës dhe dekorimit që I bëjnë këtyre sallatave.

Hapi III: Përforcimi i njohurive Krijim i lire

Ne këtë fazë të mësimit nxënësit krijojnë një recëtë gatimi të sallatës dhe pastaj bëjnë dekorimin e saj me një vizatim
në pamundësi të frutave. Në përfundim të punës nxënësit prezantojnë recetën. Përgëzohen ata për punën e kryer.

Vlerësimi i nxënësit:

N2. Tregon rëndësinë e perimeve për një të ushqyerit shëndetshëm.

N3. Përshkruan një recetë gatimi të një sallate me fruta.

N4. Dekoron bukur sallatën me fruta.


Periudha 2 PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 2

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda:Aftesim teknologjik praktik Shkalla:II Klasa: V

Tematika: Gatimi dhe ruajtja e ushqimeve Situata e të nxënit:

Tema: Shtrimi i tavolinës Si mund të shtrojmë një tavolinë të të ngrënit?

Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :

Tregon mënyrën e të shtruarit të një tavolinë të ngrëni me të gjithë përbërësit Shtrim, vendosje, rregull, paraqitje
e saj.

Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare:

tabela,foto te ndryshme me mjete gatimi,flete A4,ngjyra etj Gjuhe dhe komunikimi / Shoqeria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve: Bisede e lire/Veprimtari e drejtuar/ Krijim i lire

Hapi I: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Bisede e lire

Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të tregojnë se si duhet të ulemi për të ngrënë. Pse është e rëndësishme të ulurit në tavolinë?
Nxirren pamje të ndryshme të shtrimit të tavolinës.

Hapi II: Dhënia e njohurive të reja Veprimtari e drejtuar


Njoh nxenesit me temen e kesaj ore mesimore dhe kërkoj që të përshkruajnë se si shtrohet tavolina e ngrënies në raste
të ndryshme në familjet e tyre. Lihen nxënësit të pavarur që të bëjnë përshkrimin e shtrimit të tryezës.

Hapi III: Përforcimi i njohurive Krijim i lire

Ne këtë fazë nxënësit do ta paraqesin me skicim pamjen e shtrimit të një tryeze. Të përshkruajnë dhe mënyrën e të
vendosurit të pirunit nga e majta e pjatës, e thikës dhe lugës nga e djathta e pjatës. Peceta nga e majta. Gotat për ujin
dhe pijet lart. Në mes të tavolinës një dekor me lule etj.

Në përfundim nxënësit bëjnë leximin e përshkrimit dhe skicimin. Vlerësohen me notë për punën e kryer.

Vlerësimi i nxënësit:

N2. Tregon rëndësinë që ka të shtruarit të tryezës.

N3. Përshkruan mënyrën e të shtruarit të tryezës.

N4. Shpreh me skicim shtrimin e një tryeze gatimi.


Periudha 2 PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 3

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda:Aftesim teknologjik praktik Shkalla:II Klasa: V

Tematika: Mirëmbajtja e mjedisit shtëpiak, kopshtit Situata e të nxënit:

Tema: Skicimi i mjedisit të ndenjes Si veprojmë për të skiciuar mjedisin e ndenjes?

Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :

 Eksploron mënyra të arredimit të mjedisit së ndenjes dhe fjetjes Skicim, arredim, pajisje, komoditet, rehati
në shtëpi.

 Shqyrton objektet e mjedisit të ndenjes dhe fjetjes në shtëpi.

Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare:

tabela,foto te ndryshme me mjete nga mjediset e ndenjes Gjuhe dhe komunikimi / Shoqeria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve: Bisede e lire/Veprimtari e drejtuar/ Krijim i lire

Hapi I: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Bisede e lire

Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të tregojnë se si janë skicuar mjediset e ndenjes në pamjet e paraqitura.

Nxënësit tregojnë dhe rëndësinë që ka skicimi i mjedisit të ndenjes përpara se të vendosen objektet.

Hapi II: Dhënia e njohurive të reja Veprimtari e drejtuar


Njoh nxenesit me temen e kesaj ore mesimore dhe kërkoj që të tregojnë se si janë vendosur në objektet në mjeisin e
tyre të ndenjes.

Psh kolltuqet ose kënd. Në një faqe të murit vendoset një kënd për televizorin, në mes një tavolinë e vogël, një raft ku
të vendoset një abazhur, perdet të kombinuara me ngjyrën e murit dhe të orendive. Në mure panorama të llojeve të
ndryshme klasike ose moderniste.

Hapi III: Përforcimi i njohurive Krijim i lire


Ne këtë fazë nxënësit do skicojnë mjedisin e ndenjes. në fund
do të paraqesin para klasës skicimet e mjdiseve.

Vlerësohen me notë për punën e kryer.

Vlerësimi i nxënësit:

N2. Tregon rëndësinë që ka skicimi I mjedisit të ndenjes për të jetuar sa më komod.

N3. Përshkruan me fjalët e veta mënyrën e arredimit të një mjedisi të ndenjuri.

N4. Skicon modelin e arredimit të mjedisit të ndenjes sipas dëshirës.


Periudha 2 PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 4

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda:Aftesim teknologjik praktik Shkalla:II Klasa: V

Tematika: Mirëmbajtja e mjedisit shtëpiak, kopshtit Situata e të nxënit:

Tema: Arredimi i mjedisit të ndenjes Si veprojmë për të arreduar mjedisin e ndenjes?

Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :

Heton preferencat e vendosjes së objekteve në mjedisin e ndenjes Skicim, arredim, pajisje, komoditet, rehati
dhe fjetjes në shtëpi duke marrë parasysh rregullat e ndriçimit, të
hapsirës, funksionit, etj

Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare:

tabela,foto te ndryshme me mjete nga mjedisi i ndenjes Gjuhe dhe komunikimi / Shoqeria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve: Bisede e lire/Veprimtari e drejtuar/ Krijim i lire

Hapi I: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Bisede e lire

Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të tregojnë se si janë arreduar mjediset e ndenjes në pamjet e paraqitura.

Nxënësit tregojnë dhe rëndësinë që ka arredimi i mjedisit të ndenjes për tu qetësuar në shtëpi sa më mirë.

Hapi II: Dhënia e njohurive të reja Veprimtari e drejtuar


Njoh nxenesit me temen e kesaj ore mesimore dhe kërkoj që të tregojnë se si janë vendosur në objektet në mjeisin e
tyre të ndenjes.

Psh kolltuqet ose kënd. Në një faqe të murit vendoset një kënd për televizorin, në mes një tavolinë e vogël, një raft ku
të vendoset një abazhur, perdet të kombinuara me ngjyrën e murit dhe të orendive. Në mure panorama të llojeve të
ndryshme klasike ose moderniste.

Hapi III: Përforcimi i njohurive Krijim i lire

Ne këtë fazë nxënësit do skicojnë mjedisin e ndenjes. në fund do të paraqesin para klasës skicimet e mjdiseve.
Vlerësohen me notë për punën e kryer.

Vlerësimi i nxënësit:

N2. Tregon rëndësinë që ka arredimi i mjedisit të ndenjes për të jetuar sa më komod.

N3. Përshkruan me fjalët e veta mënyrën e arredimit të një mjedisi të ndenjuri.

N4. Vizaton modelin e arredimit të mjedisit të ndenjes sipas dëshirës.


Periudha 2 PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 5

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda:Aftesim teknologjik praktik Shkalla:II Klasa: V

Tematika: Mirëmbajtja e mjedisit shtëpiak, kopshtit Situata e të nxënit:

Tema: Skicimi i mjedisit të fjetjes Pse është i rëndësishëm skicimi i mjediseve?

Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :

Heton preferencat e vendosjes së objekteve në mjedisin e ndenjes Skicim, mjedis, mjedisi i fjetjes, arredim
dhe fjetjes në shtëpi duke marrë parasysh rregullat e ndriçimit, të
hapsirës, funksionit, etj

Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare:

tabela,foto te ndryshme me mjete dhe orenditë e mjedisit të Gjuhe dhe komunikimi / Shoqeria dhe mjedisi
fjetjes

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve: Bisede e lire/Veprimtari e drejtuar/ Krijim i lire

Hapi I: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme

Bisede e lire Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të shikojnë pamje nga mjediset e fjetjes. Përshkruhen këto mjedise
nga nxënësit.

Kërkoj nga nxënësit që të tregojnë pse ka rëndësi që në fillim të mobilimit të bëjmë skicimin e mjedisit të fjetjes?

Sepse duke bërë skicimin je më I qartë rreth atyre që të duhen në mjedisin e fjetjes, përcakton se ku do ti vendosësh objektet etj.

Hapi II: Dhënia e njohurive të reja Veprimtari e drejtuar


Njoh nxenesit me temen e kesaj ore mesimore dhe kërkoj që të përshkruajnë mjedisin e dhomës së tyre.

Diskutohet se si mund të skicojmë mjedisin e dhomës së gjumit.

Skicimi nuk është gjë tjetër plani i dhomës së gjumit i parë nga lart.

Hapi III: Përforcimi i njohurive Krijim i lire


Kalohet në skicimin e modelit të mjedisit nga ana e nxënësve. Ne këtë fazë nxënësit do punojnë duke krijuar modele 3D

Në përfundim të modelimit nxënësit prezantojnë punët.

Përgëzohen nxënësit për skicimet e kryera.

Vlerësohen me notë për punën e kryer.

Vlerësimi i nxënësit:

N2. Përshkruan mjedise të ndryshme të mjedisit të fjetjes.

N3. Skicon modele të ndryshme të mjedisit të fjetjes.

N4. Analizon rëndësinë që ka skicimi sa më i qartë i mjedisit të fjetjes.


Periudha 2 PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 6

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda:Aftesim teknologjik praktik Shkalla:II Klasa: V

Tematika: Mirëmbajtja e mjedisit shtëpiak, kopshtit Situata e të nxënit:

Tema: Arredimi i mjedisit të fjetjes Si veprojmë për të arreduar mjedisin tonë të


fjetjes?

Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :

Heton preferencat e vendosjes së objekteve në mjedisin e ndenjes Arredim, mjedis, mjedis fjetje,
dhe fjetjes në shtëpi duke marrë parasysh rregullat e ndriçimit, të
hapsirës, funksionit, etj

Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare:

tabela,foto te ndryshme me mjete dhe orenditë e mjedisit të Gjuhe dhe komunikimi / Shoqeria dhe mjedisi
fjetjes

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve: Bisede e lire/Veprimtari e drejtuar/ Krijim i lire

Hapi I: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Bisede e lire

Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të tregojnë se sa objektë mund të vendosim në mjedisin e fjetjes.

Emërtohen objektet nga ana e nxënësve. Nxënësit do të tregojnë edhe materialet që duhen për ti montuar të gjitha pajisjet.

Si psh. çekiçi, kaçadidë, pinca, darë, punto, kozhgë etj.

Hapi II: Dhënia e njohurive të reja Veprimtari e drejtuar


Njoh nxenesit me temen e kesaj ore mesimore dhe kërkoj që të tregojnë se si e kanë arreduar dhomën e tyre ose si dë
dëshironin ta arredonin dhomën e tyre të gjumit.

Nxënës të ndryshëm përshkruajnë arredimet.


Hapi III: Përforcimi i njohurive Krijim i lire

Ne këtë fazë nxënësit do arredojnë mjedisin e tyre të fjetjes. Lihen të pavarur për ti vizatuar dhe për ti vendosur sipas
dëshirës dhe fantazisë së tyre orenditë.

Lihen për disa minuta. Në përfundim nxënësit nxjerrin përfundimet dhe I prezantojnë sipas Turit të galerisë mjediset e
krijuara. Përgëzohet puna e krijuar nga ana e nxënësve.

Vlerësohen me notë për punën e kryer.

Vlerësimi i nxënësit:

N2. Përshkruan mjedise të ndryshme të mjedisit të fjetjes.

N3. Modelon objektet të ndryshme në mjedisin e fjetjes.

N4. Analizon rëndësinë që ka arredimi sa më i bukur i mjedisit të fjetjes.


Periudha 2 PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 7

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda:Aftesim teknologjik praktik Shkalla:II Klasa: V

Tematika: Mirëmbajtja e mjedisit shtëpiak, kopshtit Situata e të nxënit:

Tema: Rregullat e ndriçimit në mjedisin e ndenjes Pse është i nevojshëm ndriçimi dhe si duhet të
jetë ndriçimi në dhomën e ndenjes?

Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :

Heton preferencat e vendosjes së objekteve në mjedisin e ndenjes rregullat e ndriçimit, të hapsirës,


dhe fjetjes në shtëpi duke marrë parasysh rregullat e ndriçimit, të funksionit, etj
hapsirës, funksionit, etj

Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare:

tabela,foto te ndryshme me mjete dhe orenditë e mjedisit të fjetjes Gjuhe dhe komunikimi / Shoqeria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve: Bisede e lire/Veprimtari e drejtuar/ Krijim i lire

Hapi I: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Bisede e lire

Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të tregojnë se çfarë do të thotë një mjedis i bukur?

Vendosja e objekteve dhe sendeve të ndryshme me rregull, bukur, përshtatje ngjyrash, përshtatje e ndriçimit .

Hapi II: Dhënia e njohurive të reja Veprimtari e drejtuar


Njoh nxenesit me temen e kesaj ore mesimore dhe kërkoj që të tregojnë rëndësinë që ka ndriçimi në mjedisin e
ndenjes.

Një ndriçim i plotë e bën shtëpinë më të gjerë dhe më të bukur. Ndriçimi duhet të jetë i atillë që të qetësojë sytë tanë.

Kërkoj nga nxënësit që të përshkruajnë mjedise të ndryshme të ndenjes.

Hapi III: Përforcimi i njohurive Krijim i lire

Ne këtë fazë nxënësit do krijojnë pamje të mjedisit të ndenjes duke vendosur edhe ndriçimin si pjesë shumë të
rëndësishme.

Në fund nxënësit prezantojnë vizatimet e kryera.

Vlerësohen me notë për punën e kryer.

Vlerësimi i nxënësit:

N2. Përshkruan mjedise të ndryshme.

N3. Tregon rëndësinë që ka ndriçimi në mjedis.

N4. Krijon pamje mbi ndriçimin e mjedisit të ndenjes.


Periudha 2 PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 8

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda:Aftesim teknologjik praktik Shkalla:II Klasa: V

Tematika: Mirëmbajtja e mjedisit shtëpiak, kopshtit Situata e të nxënit:

Tema: Mjetet që përdoren për mirëmbajtjen e shtëpisë Cilat janë mjetet më të rëndësishme për
mirëmbajtjen e shtëpisë?

Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :

Prezanton raste konkrete të përdorimit të mjeteve të nevojshme veglat e punës, kaçavidë, sqepar, bel,
për mirëmbajtjen e shtëpisë dhe kopshtit (veglat e punës, gërshërë e kopshtit,
kaçavidë, sqepar, bel, gërshërë e kopshtit, etj).

Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare:

tabela,foto te ndryshme me mjete që përdoren për mirëmbajtjen e Gjuhe dhe komunikimi / Shoqeria dhe mjedisi
shtëpisë

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve: Bisede e lire/Veprimtari e drejtuar/ Krijim i lire

Hapi I: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Bisede e lire

Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të shikojnë këto mjete në foto dhe të tregojnë dhe të tregojnë se për çfarë I përdorim ato nëpër
shtëpitë tona.

Nxënësit lihen të lirë që të japin mendimet e tyre.

Hapi II: Dhënia e njohurive të reja Veprimtari e drejtuar


Njoh nxenesit me temen e kesaj ore mesimore dhe kërkoj që të tregojnë se çfarë mjetesh përdorni për pastrimin e
objekteve të mjediseve të ndryshme.

Kërkoj që të tregojnë se si veprojnë për larjen e enëve, për larjen e dyshemesë, për larjen e xhamave, për larjen e
tualetit etj.

Hapi III: Përforcimi i njohurive Krijim i lire

Në këtë fazë kërkoj që të përshkruajnë me shkrim një pastrim të mjedisit dhe të vizatojnë mjetet që përdoren për këtë
pastrim.
Në përfundim nxënësit lexojnë plotësimet e kryera.

Vlerësohen me notë për punën e kryer.

Vlerësimi i nxënësit:

N2. Liston mjete të ndryshme që përdoren për mirëmbajtjen e shtëpisë.

N3. Tregon mënyrat e ndryshme të përdorimit të mjeteve.

N4. Përshkruan mënyrën e pastrimit të mjediseve të ndryshme.


Periudha 2 PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 9

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda:Aftesim teknologjik praktik Shkalla:II Klasa: V

Tematika: Mirëmbajtja e mjedisit shtëpiak, kopshtit Situata e të nxënit:

Tema: Mjetet që përdoren për mirëmbajtjen e kopshtit Si veprojmë për mirëmbajtjen e kopshtit?

Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :

Prezanton raste konkrete të përdorimit të mjeteve të nevojshme veglat e punës, kaçavidë, sqepar, bel,
për mirëmbajtjen e shtëpisë dhe kopshtit (veglat e punës, gërshërë e kopshtit, etj).
kaçavidë, sqepar, bel, gërshërë e kopshtit, etj).

Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare:

tabela,foto te ndryshme me mjete që përdoren për Gjuhe dhe komunikimi / Shoqeria dhe mjedisi
mirëmbajtjen e kopshtit.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve: Bisede e lire/Veprimtari e drejtuar/ Krijim i lire

Hapi I: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Bisede e lire

Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të tregojnë se si cilat janë disa nga mjetet që përdoren për mirëmbajtjen e kopshtit.

Nxënësit tregojnë mjetet dhe përdorimet e tyre.

Hapi II: Dhënia e njohurive të reja Veprimtari e drejtuar


Njoh nxenesit me temen e kësaj ore mesimore dhe kërkoj që të përshkruajnë vegla të ndryshme për mirëmbajtjen e
kopshtit.

Tregohet për krasitjen, prerje bari, ujitje, prashitje, kositje etj.


Hapi III: Përforcimi i njohurive Krijim i lire Ne këtë fazë nxënësit do të përzgjedhin 2-3 mjetë që përdoren për
mirëmbajtjen e kopshtit dhe do të tregojnë se për çfarë i përdorim. Në fund ti vizatojnë.

Lexojnë plotësimet e kryera.

Vlerësohen me notë për punën e kryer.

Vlerësimi i nxënësit:

N2. Liston mjete të ndryshme që përdoren për mirëmbajtjen e kopshtit.

N3. Tregon mënyrat e ndryshme të përdorimit të mjeteve të kopshtit.

N4. Përshkruan mënyrën e përdorimit të mjeteve të ndryshme të kopshtit


Periudha 2 PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 10

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda:Aftesim teknologjik praktik Shkalla:II Klasa: V

Tematika: Mirëmbajtja e mjedisit shtëpiak, kopshtit Situata e të nxënit:

Tema: Veprimtari praktike "Mirëmbajtja e kopshtit të shkollës" Si mund të veprojmë për mirëmbajtjen e
kopshtit?

Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :

Prezanton raste konkrete të përdorimit të mjeteve të nevojshme veglat e punës, kaçavidë, sqepar, bel,
për mirëmbajtjen e shtëpisë dhe kopshtit (veglat e punës, gërshërë e kopshtit, etj).
kaçavidë, sqepar, bel, gërshërë e kopshtit, etj).

Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare:

Doreza pune, vegla pune, njohuri paraprake Gjuhe dhe komunikimi / Shoqeria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve: Bisede e lire/Veprimtari e drejtuar/ diskutim

Hapi I: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Bisede e lire

Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të shikojnë pamjet e kopshtit dhe të tregojnë se si veprojnë për mirëmbajtjen e tij.

Tregohen veglat e punës që përdoren për mirëmbajtjen e kopshtit.

Si krehër, gërshërë për prerje, ujitëse kazma të vogla, lopata etj.


Hapi II: Dhënia e njohurive të reja Veprimtari e drejtuar
Njoh nxenesit me temen e kesaj ore mesimore ( kjo orë veprimtarie kryhet në kopshtin e shkollës).

Për të realizuar këtë orë mësimore nxënësit janë porositur një javë më parë.

Nxënësit ndahen në grupe.

Nxënësit do të kryejnë këto veprimtari:

 Heqin barërat e këqija rreth pemëve dhe luleve.


 Prashitin me prashajka të vogla lulet e mjediseve rreth shkollës.
 Mbjellin lule në vendet ku lulet mungojnë.
 Lyejnë me gëlqere pemët dhe pjesët e gurta rreth lulishteve.

Secili nga grupet kalon në kryerjen e veprimtarive. Nxënësit përgatitin veshjet dhe fillojnë nga puna. Mësuesja kalon
nga njëri grup në tjetrin duke i ndihmuar dhe orientuar nxënësit.

Hapi III: Përforcimi i njohurive Krijim i lire

Ne këtë fazë nxënësit do të prezantojnë punën e kryer.

Tregojnë se si vepruan për ta kryer sa më bukur këtë veprimtari.

Vlerësohen me notë për punën e kryer.

Vlerësimi i nxënësit:

N2. Emërton veglat e pnunës që duhen për mirëmbajtjen e kopshtit.

N3. Merr pjesë në veprimtari praktike mbi mirëmbajtjen e kopshtit.

N4. Përshkruan me fjalët e veta mënyrën e kryerjes së veprimtarisë.


Periudha 2 PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 11

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda:Aftesim teknologjik praktik Shkalla:II Klasa: V

Tematika: Mirëmbajtja e mjedisit shtëpiak, kopshtit Situata e të nxënit:

Tema: Rregullat për pastrimin e shtëpisë Si veprojmë për pastrimin e shtëpisë?

Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :

Evidenton rastet e përdorimit të veglave të nevojshme për veglat e punës, kacavidë, sqepar, bel,
mirëmbajtjen e shtëpisë dhe të kopshtit (veglat e punës, kacavidë, gërshërë e kopshtit,
sqepar, bel, gërshërë e kopshtit, etj).
detergjent, peceta, aromatizues etj.

Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare:

tabela,foto te ndryshme me mjete mbi pastrimin e shtëpisë Gjuhe dhe komunikimi / Shoqeria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve: Bisede e lire/Veprimtari e drejtuar/ mendim i lire

Hapi I: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Bisede e lire

Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të tregojnë se cilat janë veglat e punës që përdoren për pastrimin e shtëpisë.

Për të realizuar këtë orë mësimore nxirren para klasës pamjet mbi pastrimin e shtëpisë.

Tregohen mjetet që janë përdorur dhe përdorim për mirëmbajtjen sa më pastër të mjedisit në shtëpi.

Hapi II: Dhënia e njohurive të reja Veprimtari e drejtuar


Njoh nxenesit me temen e kesaj ore mesimore dhe kërkoj që të përshkruhet larja e dyshemesë, larja e divaneve,
kolltuqeve dhe e pajisjeve të tjera.

Klasa ndahet në dy grupe. Do të tregojnë se si veprohet për këto pastrime mjedisesh dhe orendish.

Përshkruaj si veprojmë për pastrimin e kuzhinës si: stufë, lavapjatë, enë etj.

Përshkruaj si veprojmë për pastrimin e mjediseve të tjera, si larje xhamash, pasqyrash, dyshemetë, mbulesat e
ndryshme të divaneve etj.

Hapi III: Përforcimi i njohurive Mendim i lirë.

Në këtë fazë nxënësit do japin mendimin e tyre se si e ndiejnë veten ata gjatë pastrimit të mjedisit.

Mendimet e nxënësve janë të ndryshme.

Psh. një mjedis i pastër është kënaqësi, pastërti dhe shëndet, shplodhje, estetikë, rregull i pashkruar.

Vlerësohen me notë për mendimet e dhëna..

Vlerësimi i nxënësit:

N2. Emërton mjetet që përdoren për pastrimin e mjediseve dhe orendive të ndryshme.

N3. Tregon mënyrën e pastrimit të objekteve dhe mjediseve të ndryshme.

N4. Jep mendimin e tij për rëndësinë e një mjedisi sa më të rregullt e të pastër.
Periudha 2 PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 12

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda:Aftesim teknologjik praktik Shkalla:II Klasa: V

Tematika: Mirëmbajtja e mjedisit shtëpiak, kopshtit Situata e të nxënit:

Tema: Prezantim "Në shtëpinë tonë..." Si veprojmë për ta mirëmbajtur sa më pastër dhe
bukur shtëpinë?

Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :

Evidenton rastet e përdorimit të veglave të nevojshme për veglat e punës, kacavidë, sqepar, bel,
mirëmbajtjen e shtëpisë dhe të kopshtit (veglat e punës, kacavidë, gërshërë e kopshtit,
sqepar, bel, gërshërë e kopshtit, etj).
detergjent, peceta, aromatizues etj.

Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare:

tabela,foto te ndryshme me pastrime mjedisesh, postera. Gjuhe dhe komunikimi / Shoqeria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve: Bisede e lire/Veprimtari e drejtuar/ prezantim diskutim i lire

Hapi I: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Bisede e lire

Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të tregojnë se cilat janë disa nga pajisjet e mjediseve të ndryshme.

Psh. në mjedisin e ndenjes; kuzhinë; dhoma e gjumit etj. Po ashtu dhe për familjet që kanë mjedise kopshtesh.
Hapi II: Dhënia e njohurive të reja Veprimtari e drejtuar
Njoh nxenesit me temen e kesaj ore mesimore. Një orë më parë ata janë porositur që të grumbullojnë pamje mbi punët
që kryhen në familje për pastrimin e mjedisit dhe të kopshtit.

Klasa ndahet në grupe.

Një poster do të ketë të përfshirë:

Pamje mjedisesh të ndryshme nga shtëpia dhe kopshti,

Pamje orendish të ndryshme.

Mjete për pastrimin e mjediseve në shtëpi.

Mjete që përdoren për mirëmbajtjen e kopshtit. Etj. Nxënësit punojnë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Hapi III: Përforcimi i njohurive prezantim –diskutim i lire

Ne këtë fazë nxënësit do të prezantojnë punët.

Secili grup përshkruan pamjet që ka sjellë në poster por dhe element nga familja e tij.

Përgëzohen nxënësit për paraqitjet e punëve.

Vlerësohen me notë nxënësit për punën e kryer.

Vlerësimi i nxënësit:

N2. Emërton mjediset dhe mjetet për mirëmbajtjen e tyre.

N3. Paraqet me poster dhe me përshkrim rolin e mjediseve dhe mjeteve.

N4. Jep mendimin e tij për punët e kryera nga shokët.

You might also like