Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Lënda: Njohuri për mjetet e transportit rrugor- ligjërata 11

Njësia mësimore: Pjeset e jashte te mjetit (mbrojtesi, anësoret para dhe prapa,
dyert, kapaku i motorit, spojkleret etj.)
Data e paraparë për zhvillim të njësisë mësimore: 02. 06 .2020

DYERT

Dyert duhet të mbajnë të gjitha llojet e goditjeve dhe të pengojnë lakimin e karrocerisë. Në dyer
duhet të instalohet mekanizmi i cili do të bllokojë hapjen e dyerve në çastin e goditjes, por
njëkohësisht do të mundësojnë hapjen e lehtë të dyerve për shpëtimin e të lënduarve. Hulumtimet
kanë treguar se dyert të cilat rrëshqasin nëpër kanalet rrëshqitëse janë më të mirat pasi që
ngurtësojnë pjesën e mesme të karrocerisë. Por kanë të metë, se në rast të ndeshjes, kanalet mund
të deformohen e dyert nuk mund të hapen.

Fig. 1, Dyert e zakonshme Fig. 2. Dyert rrëshqitëse

MBROJTËSIT

Mbrojtësit kanë për detyrë që të marrin (absorbojnë) një pjesë të energjisë kinetike në rast të
ndeshjes. Mbrojtësit janë të përforcuar në pjesën e përparme dhe të prapme të automjetit dhe janë
të pajisur me elemente të gomës. Ka raste kur mbrojtësit janë të pajisur me amortizatorë, të cilët
zvogëlojnë deformimet ose edhe mbesin të pa deformuar gjatë ndeshjes frontale me shpejtësi
deri në 20 km/h. Në automjetet e prodhuara më herët, mbrojtësi i ka edhe dy pjesë dalura të cilat
luajnë rolin e refuzuesit të mbrojtësit.
Fig.3. Mbrojtësi i përparmë dhe i pasmë si dhe absorbimi i energjisë përmes deformimit të
mbrojtësve

Fig.4. Mbrojtësi dhe refuzuesit e përparmë te tipat e vjetra të automjeteve

Fig.5. Mbrojtësi i përparmë te automjetet bashkëkohore

POZICIONI I MOTORIT, REZERVUARIT, RROTËS REZERVË DHE AKUMULATORIT

Pozicioni më i mirë i motorit është në pjesën e përparme të automjetit, pasi që në rast të ndeshjes,
motori merr pjesën më të madhe të energjisë kinetike, e me këtë ruan pjesën e mesme ku janë të
vendosur udhëtarët. Motori dhe akumulatori vendosen në pjesën e përparme, ndërsa rezervuari i
karburantit dhe rrota rezervë në pjesën e prapme. Nëse motori është i vendosur në pjesën e
prapme, rezervuari vendoset në pjesën e përparme. Pra në pjesën e përparme rezervuari dhe rrota
rezervë, ndërsa në atë të prapme motori dhe akumulatori.

Fig.6. Pozicioni i motorit, rezervuarit, rrotës rezervë dhe akumulatorit

Rezervuari për karburant duhet të plotësojë disa kushte:


-të përbëhet nga përforcues të dyfishtë, të cilët duhet ta mbrojnë nga pjesët e tjera të automjetit,
-të jetë i ndarë nga pjesa e mesme me mbështjellës të rezistueshëm në flakë,
-të jetë në anën e djathtë dhe sa më larg nga motori i automjetit,
-gypi i mbushjes së rezervuarit duhet të jetë elastik, duhet të ketë pajisjen për ndërprerjen
automatike të furnizimit me karburant dhe valvolë të sigurisë në apak të rezervuarit.

Rrota rezervë më së miri është të jetën pjesën e përparme me çka zvogëlon dëmtimin e motorit
dhe mbron pjesën e mesme të automjetit. Akumulatori nuk guxon të jetë në hapësirë të njëjtë me
rezervuarin e karburantit, pasi që akumulatori është vetëdjegës. Gjithashtu nuk guxon të vendoset
në pjesën e mesme të automjetit.

SPOJLERËT(DREJTUESIT E AJRIT)

Spojlerët (drejtuesit e ajrit) janë pjesët e karrocerisë së automjetit të cilët duhet jastëkët e ajrit
zvogëlojnë rezistencën e ajrit dhe jastëkët e ajrit rrisin stabilitetin e automjetit gjatë shpejtësive të
mëdha. Me zvogëlimin e rezistencës së ajrit rritet shpejtësia e automjetit e zvogëlohet hargjimi
(konsumimi) i karburantit. Te shpejtësi te mëdha` `zvogëlohet`` pesha e pjesës së përparme
jastëkët e ajrit automjetit, e me instalimin e spojlerëve ajri bën presion në pjesën e përparme
jastëkët e ajri të karrocerisë. Përveç kësaj spojlerët përdoren për drejtimin e ajrit sipas kulmit
(çatisë) në xhamin e pasmë, për këtë shkak ky xham është më i pastër.
Pyetje për diskutim:

1. Çfarë shërbejnë dyert tek automjetet, çfarë lloje të dyerve ekzistojnë sipas mënyrës së
hapjes dhe roli i tyre në sugarin e automjetit?
2. Cili është roli i mbrojtësve tek automjeti, si janë të ndërtuara ata edhe deri ne çfarë
shpejtësie mbesin të pa deformuar?
3. Çfarë dini për kapakun e motorit, pozicionin e motorit në automjet, akumulatorit, gomës
rezerve, demonstro rolin e tyre ne sigurinë e komunikacionit?
4. Cilat kusht duhet ti plotësoj rezervari për karburant?
5. Çka janë spojleret, tregoni çfarë rëndësie kanë ata në sigurinë e komunikacionit dhe si
funksionojnë?

Përgjigjet e pyetjeve të dërgohen në mënyrë elektronike tek profesori i


lindës.

Literatura:

Prof. Dr.sc. Heset CAKOLLI, “Bazat e Automjeteve Motorike”, Prishtinë 2011


Prof. Dr. Todor DAVÇEV, “ Automjetet dhe Makineria”, Shkup 2011
Inxh. i dipl. Xhemil HALITI, Skripta, Bazat e sigurisë në komunikacion, Ferizaj, 2011

You might also like